DEROGIMI (NES’HI) NË KUR’AN DHE SUNNET

313 views
Skip to first unread message

Behar Beqiri

unread,
Dec 25, 2006, 8:13:05 PM12/25/06
to Forumi i të Rinjve Muslimanë
DEROGIMI (NES’HI) NË KUR’AN DHE SUNNET
النسخ فى القرآن و السنة
Fjala nes’h në vetë përmban disa kuptime si;
1). إِزاَلَةٌ ; mënjanim, (El-Haxhxh:52),
2). تَبْدِيلٌ ; ndryshim, zëvendësim, (En-nahl:101),
3) . تَحْوِيلٌ ; ndërrim,
4). نَقْلٌ ; transferim, bartje.
I pari dijetarë që ka shkruar rreth nes'hit është imam Shafi'u
r.a. në broshurën e tij të njohur (رسالة) , dhe se ky imam
nes'hin-derogimin nuk e konsideron si menjanim të teksteve(إلغاء
النصوص) , por si sqarues i normave (بيان الأحكام) dhe
si përfundim i aplikimit të normes së tekstit (إنهاء لحكم
النص ), i këtij mendimi është edhe Ibn Hazmi .
Dijetarët muslimanë rreth asaj se a ka nes’h në Kur’an janë
ndarë në dy grupe; disa mendojnë se ka, e disa jo. Mospajtimet
rrjedhin nga ajo se si dijetarët e kuptojnë termin en-Nes’h.
Disa nga dijetarët e rinj konsiderojnë se në Kur’an nuk ka
nes’h (derogim), por ekziston ngushtimi i rregullave, pezullimi i
tyre, menjanimi ose ndryshimi.
Zerkeshiu në librin e tij “EL-Burhanu” diskuton rreth derogimit
(nes’hit), dhe pohon se shumica e dijetarëve klasikë kanë shkruar
vepra të shumta rreth nes’hit. Gjithashtu ky dijetar pohon se të
gjithë dijetarët pajtohen se nuk lejohet komentimi i Kur’anit pa
njohjen e ajeteve deroguese dhe të deroguara.
Nes’hi nuk duhet të kuptohet si sqarim ( بَياَنٌ ), ngase
sqarimi i behët ndonjë rregulle që është e pa qartë, kurse
nes’hi gjithmon vije në lidhje me ndonjë rregull të më parshëme
që është në fuqi. Gjithashtu nes’hi nuk mund të kuptohet si
specifikues (تَخْصِيصٌ ), ngase ajetet deroguese vendosin
rregulla të reja më vlerë të posaçme, e nuk specifikojn kuptimin e
ndonjë rregulle. Nes’hi i ndonjë dispozite nuk mund të
përcaktohet ndryshe vetëm më sened të vërtetë, kurse tahsisi
mund të përcaktohet edhe racionalisht.
Ata dijetarë të cilët nuk e pranojnë nes’hin, mbështetën në
atë se derogimi (nes’hi) në tekstet e shpallura nuk ekziston, e po
të ekzistojë, atëherë dituria absolute e Zotit ku do mbetej, e
përse të flitet për diturinë e Tij apsolute. Mirëpo dijetari i
mirënjohur Musa Shahin Lashini thotë: se nes’hi nuk është për,
ose për shkak të Zotit, por është për shkak të njerëzeve dhe jo
përsosmërisë së tyre. Kuptimin e vërtetë të nes’hit Lashini e
sheh në qëllimin e Zotit që njerëzeve t’ua lehtësoj obligimet.
Si psh. urdhri që iu dha Ibrahimit a.s. që ta bëjë kurban birin e
tij, është tërhequr ky urdhër vetëm që njerëzeve t’u
lehtësohen obligimet dhe gradualisht të vendosen normat fetare. Ose,
namazi që u bë obligim në mi’raxh ishte pesëdhjetë kohë namaz
në ditë dhe kjo konsiderohet një lloj nes’hi dhe lehtësimi.
Sipas Imam Ebu Zehres ka ekzistuar nes'hi në sheriatin Islam ngase
Muahmmedi a.s.w.s. është dërguar si pejgamber të një popull që
nuk kanë pasur fe të posaqme e as ndonjë sistem dhe ligj që ata i
kanë rregulluar çështjet e tyre shoqërore, familjare, private etj.
Sikur të zbritenin të gjitha normat-dispozitat (الأحكام)
menjëher ata nuk do të mund t'i bënin ballë atyre (normave), e
përkëtë urtësia e Allahut xh.sh. ishte që rregullat-normat e
sheriatit të vendohen në mënyrë graduale (التدرج) derisa
muslimanët u bënë të paluhatëshem në islam. Për mënyrën
graduale të vendosjes së normave (التدرج فى سن
الأحكام) ky dijetarë sjell disa shembuj si:
1. Mushrikët (politesitet) e injorancës adhuronin idhujt, e
Pejgamberi s.a.w.s. iu ndaloi muslimanëve të atëhershëm që t'i
vizitonin varrët ngase disa prej tyre (muslimanëve) ngase ishin të
dobët në besim dhe friksohej se po t'i vizitonin varrët do të mund
të bënin ndonjë vepër që t'i hudhë në mosbesim. Kjo ndales ka
zgjatur deri atëher kur ka vërejtur Pejgamberi s.a.w.s. se mbeturinat
e shirkut janë menjanuar në mesin e muslimanëve dhe se më vonë
Pejgamberi s.a.w.s. lejon që t'i vizitojn varrët . Këtë probelamtik
mund ta vërejm shumë qartë nga thënia e Pejgamberit s.a.w.s. :
كنت نهيتكم عن زيارة القبور ألا فزوروها
" Unë iu kam ndaluar që t'i vizitoni varrezat, pra vizitoni ato"
2. اështja e trashigimis në kohën e injorancës nuk ka qenë e
rregulluar sipas ndonjë sistemi, por djali i madh ka trashëguar
pasurin, e nganjëher trashëgimitari ia ka lenë vasijet (testament)
kujt ka dashur pasurinë kurse femra nuk ka pasur kurrëfarë të
drejtë në trashigimi. Islami në ditët e para e ka bërë obligim
testamentin për prindërit dhe të afërmit deri kur u shpallë
dispozita rreth të drejtës së trashëgimisë.
3. Sa i përketë çështjes së verës dhe bixhozit dihet qartë se
këto dy gjëra kanë qënë shumë të përhapura në mesin e arabëve
dhe se ata u mburrënin më përdorimin e verës dhe bixhozit, për
këtë se ishin shumë të përhapura në mes tyre Islami nuk i ndaloj
menjëher por në mënyr graduale .
Nga të gjithë këta shembuj mund të vërejm se si ka qenë vendosja
e normave në mënyrë graduale (التدرج فى سن
الأحكام).
Nes'hin-derogimin e normave e hasim në disa raste si:
1. Nes'hi i disa normave të përcaktuar në librat e më hershme
hyjnor si në Tevrat dhe Inxhil. Për jehudit kanë qenë të ndaluar
(haram) disa ushqime si dënim për ta, e të cilat ushqime islami i ka
lejuar , ku këtë çështje shumë qartë e potencon edhe Kur'ani
a.sh. :
{ وَعَلَى الَّذِينَ هَادُوا حَرَّمْنَا
كُلَّ ذِي ظُفُرٍ وَمِنْ الْبَقَرِ
وَالْغَنَمِ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ
شُحُومَهُمَا إِلاَّ مَا حَمَلَتْ
ظُهُورُهُمَا أَوْ الْحَوَايَا أَوْ
مَا اخْتَلَطَ بِعَظْمٍ ذَلِكَ
جَزَيْنَاهُمْ بِبَغْيِهِمْ وَإِنَّا
لَصَادِقُونَ}
"E ndaj atyre që janë jehudi Ne u kemi ndaluar çdo (kafshë)
thundrake; nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjamin e tyre, përveq
atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe përveq atij të
përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si
ndëshkim për shkak të mëkatit të tyre. Vërtetë Ne jemi të
sinqertë (në atë çka rrëfejmë)" (El-En'am:146)
Nga këto raste mund të kuptojm se Kur'ani a.sh. është derogues i
librave të më hershme hyjnore, mirëpo derogimi i tillë ndodhë
vetëm në ato çështje dytësore që nuk kanë të bejnë më
besimin, ndërsa sa u përketë çështje të besimit ato janë të pa
ndryshuara e këte e vërejm nga ajeti kur'anor:

{ شَرَعَ لَكُمْ مِنْ الدِّينِ مَا
وَصَّى بِهِ نُوحًا وَالَّذِي
أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ
وَمَا وَصَّيْنَا بِهِ إِبْرَاهِيمَ
وَمُوسَى وَعِيسَى }
" Ai iu përcaktoi për fe (besim) juve atë që i pat përcaktuar
Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm
porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain…" (Esh-Shura: 13)
2. Nes'hi i disa normave islame si f.v. kibla e muslimanëve pas
hixhretit ka qënë Kudsi rreth gjashtëmbëdhjet muaj e pastaj
është bërë nes'h dhe është urdhëruar që të kthen muslimanët
kah Qabja, këtë çështje vetë Kur'ani a.sh. e potencon:
{قَدْ نَرَى تَقَلُّبَ وَجْهِكَ فِي
السَّمَاءِ فَلَنُوَلِّيَنَّكَ
قِبْلَةً تَرْضَاهَا فَوَلِّ وَجْهَكَ
شَطْرَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ
وَحَيْثُ مَا كُنتُمْ فَوَلُّوا
وُجُوهَكُمْ شَطْرَهُ وَإِنَّ
الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ
لَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِنْ
رَبِّهِمْ وَمَا اللَّهُ بِغَافِلٍ
عَمَّا يَعْمَلُونَ}
"Vërtetë Ne po shohim të kthyerit e fytyrës tendë kah qielli, e Ne
gjithësesi do të drejtojmë ty në drejtim të kibles (Qabes) që ti
e do atë. Pra kthehu kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabeja), dhe ku
do që të jeni (o besimtarë) ktheheni fytyrat tuaja kah ajo anë, Në
të vërtetë atyrë që u është dhenë libri, e dinë sigurt se kjo
(kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. Pa dyshim Allahu nuk
është i pakujdesëshem ndaj asaj që veprojnë ata" (El-Bekare: 144)
Përveq ajetit kur'anor kthimin e kibles prej Kudsit kah Qabeja e
vërteton edhe Sunneti i Pejgamberit s.a.w.s.
Poashtu ajetet e vasijetit janë deroguar me ajetet e mirathit
(trashigimisë) dhe më sunnetin e Pejgamberit s.a.w.s.

DEFINICIONI I NES’HIT تعريف النسخ
النسخ: رفع الشارع حكما من أحكامه بخطاب
متأخّرعنه
“Nes’hi është ngritja-shfuqizimi i një norme nga Allahu xh.sh.
dhe vendosja e një norme tjetër nga Ai”.
Nga ky definicion mund të kuptojm se vetëm me urdhërin e Allahut
xh.sh. shfuqizohet një normë (dispozitë) dhe vendoset një normë
tjetër.Me vdekjen e Pejgamberit s.a.v.s. asnjë normë nuk mund të
derogohet, ngase shpallja është ndërpre, dhe normat e sheriatit
janë plotësuar krejtësisht, si argument për këtë e kemi fjalën e
Allahut xh.sh.:
{ الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ
دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ
نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمْ
اْلإِسْلاَمَ دِينًا}
“Sot, ua kam përsosur juve fenë tuaj, dhe ua kam plotësuar juve
begatinë Time, dhe jamë i kënaqur që për ju Islami të mbetet
fe...”
(El-Maide:3)
NDARJA E NES'HIT أقسام النسخ
Nes'hi ndahet në dy grupe:
1. نسخ صريح-Nes'hu Sarih konsiderohet ai nes'h i cili qartë
shpjegon se norma është e deroguar si psh. ajetet që flasin për
ndërrimin e kibles prej Kudsit kah Qabeja; hadithi i Pejgamberit
s.a.w.s. i cili lejon vizitimin e varrezave pasiqë më herët kishte
ndaluar vetë Pejgamberi s.a.w.s. etj .
2. نسخ ضمنى -Nes'hi Damenij është ai nes'h që nuk shpjegon
qartë se norma është e deroguar, mirëpo sjellë një normë e cila
është në mospajtim më normën e mëhershme dhe kurrësesi nuk mund
të bëhët bashkimi në mes dy teksteve (الجمع بينهما) dhe
se norma e mëvonshmë është deroguese (ناسخ) e normës së
mëhershmë ( منسوخ) . Fukahat thonë se i këtij
lloji të nes'hit është derogimi i ajeteve të vasijjetit me ajetet e
trashigimis (mirathit) .
Ky lloj i nes'hit ndahet në dy grupe:
a. النسخ الجزئي Nes'hi i pjesërishem,
b.النسخ الكلي Nes'hi i krejtësishëm.
Nes'h i pjesërishem (النسخ الجزئي) konsiderohet ai lloj i
nes'hit i cili e derogon normën e mëhershme pjesërisht e jo
krejtësisht dmth. me normën e tillë nuk përfshihën të gjithë të
ngarkuarit (mukel-lefet) si psh;
{وَالَّذِينَ يَرْمُونَ الْمُحْصَنَاتِ
ثُمَّ لَمْ يَأْتُوا بِأَرْبَعَةِ
شُهَدَاءَ فَاجْلِدُوهُمْ ثَمَانِينَ
جَلْدَةً وَلاَ تَقْبَلُوا لَهُمْ
شَهَادَةً أَبَدًا وَأُوْلَئِكَ هُمْ
الْفَاسِقُونَ}
" Ata të cilët i shpifin gratë e ndershme e pastaj nuk i sjellin
katër dëshmitarë, t'i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna, dhe
atyre mos u pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë
ngatërrestarë"
(En-Nur:4)
Sipas normës së ketij ajeti të gjithë ata që i shpifin gartë e
ndershmë duhet t'i nenshtrohen dënimit dhe sanksioneve pa përjshtim
të askujt. Mirëpo norma e këtij ajeti pjesërisht është deroguar
me ajetet:
{ وَالَّذِينَ يَرْمُونَ أَزْوَاجَهُمْ
وَلَمْ يَكُنْ لَهُمْ شُهَدَاءُ إِلاَّ
أَنفُسُهُمْ فَشَهَادَةُ أَحَدِهِمْ
أَرْبَعُ شَهَادَاتٍ بِاللَّهِ إِنَّهُ
لَمِنْ الصَّادِقِينَ وَالْخَامِسَةُ
أَنَّ لَعْنَةَ اللَّهِ عَلَيْهِ إِنْ
كَانَ مِنْ الْكَاذِبِينَ وَيَدْرَأُ
عَنْهَا الْعَذَابَ أَنْ تَشْهَدَ
أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ بِاللَّهِ إِنَّهُ
لَمِنْ الْكَاذِبِينَ وَالْخَامِسَةَ
أَنَّ غَضَبَ اللَّهِ عَلَيْهَا إِنْ
كَانَ مِنْ الصَّادِقِينَ}
" Dhe ata të cilët shpifin për grat e veta dhe nuk kanë
dëshmitarë tjetër përveç vetës dëshimi i çdonjërit prej tyre
është: të betohët katër herë në Allahun se ai është prej atyre
që e thonë të vërtetën. E pesta (herë e betimit) është ;
mallkimi i Allahut qoftë mbi të, nëse ai gënjen. Largohet nga ajo
(gruaja e shpifur) dënimi, nëse katër herë betohet në Allahun se
ai (shpifësi) është prej gënjeshtarëve. E pesta herë e betimit
të jetë që ta godisë pezmia e Allahut, atë (gruan) nëse ai ka
qenë prej të sinqertëve. "
(En-Nur: 6-8)
Nga këto ajete derogohet pjesërisht norma e ajetit të mëhershëm,
dhe se kjo normë ka të bëje vetëm përsonin e caktuar e jo edhe
përsecilin që shpifën.
Nes'hi i krejtësishëm (النسخ الكلي) është ai lloj i
nes'hit i cili e derogon krejtësisht normën e më hershme duke i
përfshirë që të gjithë mukel-lefet, si psh: derogimi i normës se
testamentit (vasijetit) me ajetet e mirathit dhe me hadithin e
Pejgamberit s.a.w.s.; derogimi i normës së i'ddetit prej nje viti
pritje në katër muaj e dhjetë ditë, e këte e shohim qartë nga
ajetet:
{وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ
وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا وَصِيَّةً
لِأَزْوَاجِهِمْ مَتَاعًا إِلَى
الْحَوْلِ غَيْرَ إِخْرَاجٍ}
" Dhe ata të cilët vdesin nga mesi i juaj dhe lenë pas vete gra, le
të lenë vasijjet (porosi-testament) për gratë e tyre, furnizim për
një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë…" (El-Bekare: 240)
Ky ajet është deroguar me ajetin:
{وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ
وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ
بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ
وَعَشْرًا}
"E ata të cilët vdesin nga mesi i juaj dhe lenë gra pas vete, ato
(gartë) duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë …"(El-Bekare:
234)
LLOJET E NES’HITالنسخ على أنواع
Llojet e nes’hit janë;
1). نسخ التلاوة دون الحكم : “TEKSTI (LEXIMI)
ثSHTث DEROGUAR KURSE NORMA VLENث”. Si shembull të këtij nes’hi
mund të përmendim ajetin e rexhmit. Sipas asaj që transmetohet prej
Umerit r.a. ajeti i rexhmit është ky: (الشيخ و الشيخة
إذا زنيا فارجموهما البتة نكالا من الله
و الله عزيز حكيم) “I martuari dhe e martuara kur të
bëjnë zina, goditëni-mbytëni me gurëzim, si ndëshkim prej
Allahut. E Allahu është i Plotëfuqishëm dhe i Urtë.”
2). نسخ الحكم دون التلاوة : “NORMA ثSHTث E
DEROGUAR NDERSA LEXIMI MBETET (në gjuhën arabe)“. Sipas Zerkeshiut
të këtilla derogime kemi në 63 sure. Ai bie edhe shembullin se ajeti
240 i sures Bekare është i deroguar me ajetin e 234 të kësaj sure.
Gjithashtu pohon Zerkeshiu se këtu ajeti derogues sipas radhës i
paraprinë ajetit të deroguar, e kjo është e rrallë.
3). نسخ التلاوة و الحكم جِيــعا : “EDHE TEKSTI
EDHE NORMA JANث Tث DEROGUARA”. Zerkeshiu thotë për këtë lloj
të nes’hit, se nuk është e lejuar as të lexohet e as të
veprohet sipas normës së tekstit. Autori i “Mir’atit” përmend
se i këtij lloji të nes’hit kanë qenë edhe suhufet (fletushkat) e
Ibrahimit a.s. dhe Musaut a.s. të cilat janë lexuar dhe është
vepruar sipas tyre e që u është deroguar edhe norma e edhe leximi.
Këtë lloj të nes'hit nuk e pranojn vëtëm një pjesë e
Mu'tezilëve.
Ata dijetarë musliman që menodjn se ekziston ky lloj i nes’hit e
marrin si argument ajetin e 6-7 të sures el-e’Ala;
{ سَنُقْرِئُكَ فَلاَ تَنسَى}
“Ne do ta lexojmë ty (Kur’anin), e ti nuk do të harrosh,
përveç asaj që do Zoti...”
MثNYRAT E NES’HIT
Mënyrat e nes’hit janë:
1. نسخ القرآن بالقرآن ; Kur’ani derogohet me
Kur’an,
2. نسخ السنة بِلقرآن ; Kur’ani e derogon Sunnetin,
3. نسخ القرآن بالسنة ; Sunneti e derogon Kur’anin,
4. نسخ السنة بِالسنة ; Sunneti e derogon Sunnetin.
Të gjithë dijetarët janë të një mendimi se ekzistojnë këto
mënyra të nes’hit, përveç asaj se sunneti a mundet me derogu
Kur’anin.
Esha’aritët, Maturiditët, Mu’tezilët, imam Maliki dhe ithtarët
e Ebu Hanifes konsiderojnë se me hadith mutevatir mund të derogohet
Kur’ani duke u mbështetur në atë se Muhammedi s.a.v.s. nuk fletë
sipas dëshirës së tij, por vetëm ajo çka i shpallet. Ndërsa imam
Shafi’iu r.a. e mohon derogimin e Kur’anit me Sunnet dhe thotë se
Kur'ani a.sh. duhet të derogohet vetëm me Kur'an
(لا ينسخ كتاب اللَّه تعالى اِلاَّ
كتابه). Gjithashtu imam Shaf'iu r.a. mendon se sunneti duhet të
derogohet vetëm me sunnet.
Sipas xhumhurit Kur'ani a.sh. nuk derogohet me hadithe ahad, ndërsa
sipas dijetarit Ibn Hazm Endelusit Kur'ani a.sh. mund të derogohet
edhe me hadith ahad.
Si derogim të Kur’anit me Sunnet dijetarët muslimanë përmendin
këtë; ajeti i 118 i sures Bekare është deroguar me sunnet;
لا وصية لوارث ; ”nuk ka testament për
trashëguesin”, mirëpo ky ajet është deroguar edhe me ajetet e
mirathit (trashigimisë).

MثNYRAT E NJOHJES Sث NES'HIT طريق معرفة النسخ
Usulijjinët i përmendin gjashtë mënyra të njohjës së nes'hit
e ato janë si vijojn:
1.Kur teksti kur'anor qartë argumenton për nes'hin, si psh. ajeti:
{يَاأَيُّهَا النَّبِيُّ حَرِّضْ
الْمُؤْمِنِينَ عَلَى الْقِتَالِ إِنْ
يَكُنْ مِنْكُمْ عِشْرُونَ صَابِرُونَ
يَغْلِبُوا مِائَتَيْنِ وَإِنْ يَكُنْ
مِنْكُمْ مِائَةٌ يَغْلِبُوا أَلْفًا
مِنْ الَّذِينَ كَفَرُوا بِأَنَّهُمْ
قَوْمٌ لاَ يَفْقَهُونَ}
" O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse janë prej jush
njëzet të durueshëm, do t'i mundin dyqind, e nëse janë njëqind,
do t'i mundin një mijë sish që nuk besuan, përshkak se ata janë
njërzë që nuk kuptojnë" (El-Enfal:65)
{ الْآنَ خَفَّفَ اللَّهُ عَنكُمْ
وَعَلِمَ أَنَّ فِيكُمْ ضَعْفًا فَإِنْ
يَكُنْ مِنْكُمْ مِائَةٌ صَابِرَةٌ
يَغْلِبُوا مِائَتَيْنِ وَإِنْ يَكُنْ
مِنْكُمْ أَلْفٌ يَغْلِبُوا أَلْفَيْنِ
بِإِذْنِ اللَّهِ وَاللَّهُ مَعَ
الصَّابِرِينَ}
" Tashë iu bëri lehtësim Allahu duke e ditur se në mesin e juaj ka
dobësim. Nëse janë prej jush njëqind të durueshëm, do t'i mundin
dyqind, e nëse janë prej jush një mijë, do t'i mundin dy mijë me
lejen e Zotit. Allahu është me ata që janë të durueshëm"
(El-Enfal: 66)
Nga këto dy ajete qartë vërejm nes'hin-derogimin ngase në ajetin
e parë përmendet se një besimtarë do t'i munde dhjetë pabesimtarë
derogohet më ajetin e dytë që në të përmendet se një besimtarë
do t'i mund dy pabesimtarë.
Ose p.sh. ajeti:
{يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا
نَاجَيْتُمْ الرَّسُولَ فَقَدِّمُوا
بَيْنَ يَدَيْ نَجْوَاكُمْ صَدَقَةً
ذَلِكَ خَيْرٌ لَكُمْ وَأَطْهَرُ
فَإِنْ لَمْ تَجِدُوا فَإِنَّ اللَّهَ
غَفُورٌ رَحِيمٌ}
" O ju që keni besuar, kur të bisedoni me të dërguarin, jepne një
sadaka para bisedës suaj. Kjo është më mirë për ju dhe më
pastër; e nëse nuk gjeni (çka të jepni). Vërtetë Allahu është
falës i madh dhe i mëshirshëm". (El-Muxhadele: 12)
{أَأَشْفَقْتُمْ أَنْ تُقَدِّمُوا
بَيْنَ يَدَيْ نَجْوَاكُمْ صَدَقَاتٍ
فَإِذْ لَمْ تَفْعَلُوا وَتَابَ
اللَّهُ عَلَيْكُمْ فَأَقِيمُوا
الصَّلاَةَ وَآتُوا الزَّكَوةَ
وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ
وَاللَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ}
" A u friksuat të jepeni para bisedes suaj sadaka? E kur ju nuk e
bëtë dhe Allahu ju fali juve, atëher pra, falnie namazin, jepnie
zeqatin, rrespektonie Allahun dhe të dërguarin e Tij. Allahu
hollësisht është i njoftuar për atë çka punon ju"
(El-Muxhadele:13)
Poashtu në ajetin e parë përmendet urdhëri që besimtarët kur të
deshirojnë të bisedojnë me Pejgamberin s.a.w.s. duhet të japin
sadaka, ndërsa ajeti i dytë e derogon këtë urdhër d.m.th. kur të
deshirojn besimtarët të bisedojn me Pejgamberin s.a.w.s. nuk e kanë
obligim më dhenë sadaka.
2. Kur qartë Pejgamberi s.a.w.s. thotë se kjo çështje është e
deroguar, ose e vërehet nga fjalët e Pejgamberit s.a.w.s. se në të
ka nes'h si psh: كنت نهيتكم عن زيارة القبور
ألا فزوروها "Unë ua kam ndaluar që t'i vizitoni varrezat, e
pra tash vizitoni ato". Nga vetë teksti i hadithit kuptohet qartë
se ekziston nes'hi ngase norma e vizitës së varrezave në fillim ka
qenë e ndaluar e më vonë Pejgamberi s.a.w.s. e ka lejuar.
3. Me anë të veprimit të Pejgamberit s.a.w.s. si.psh. të bërit
"rexhm" Ma'izin , e derogon hadithin e Pejgamberit s.a.w.s. :
الثيِب جلد مائة ثم رجم بالحجارة"I martuari
që bënë zina dënohet me njëqind të rena "xheld" dhe pastaj
bëhet "rexhm". " Pra, Pejgamberi s.a.w.s. më anë të rexhmit që e
zbaton ndaj Ma'izit e derogon normën hadithit që e kishte thenë
Pejgamberi s.a.w.s. ngase sipas hadithit të cituar më lartë shihet
se dënimi për të martuarin që bënë zina ka qenë "xheldi"dhe
"rexhmi" bashkarisht dmth. një herë është bërë "xheld" e pastaj
menjëher "rexhm", kurse sipas asaj që vepron Pejgamberi s.a.w.s. ndaj
Ma'izit kuptohet se dënimi për të martuarin që bënë zina është
vetëm "rexhmi" e jo edhe "xheldi".
4. Me ixhma të sahabëve se ky tekst është derogues e ky i deroguar
si.psh. derogimi i agjërimit të ditëve të Ashuras me muajin e
ramazanit.
5. Transmetimi i ndonjë sahabiut duke treguar se ky tekst është
zbritur më herët e tjetri me vonë, e që në këtë çështje nuk ka
hapsirë për ixhtihad, f.v. psh. ky tekst është zbritur pas këtij
teksti, ose ky hadith është thenë në luften e Bedrit e ky tjetri
në luftën e Uhudit d.m.th.teksti i mëvonshme është derogues i
tekstit të me hershëm. Gjithashtu mund të përmendim trasnemtimin e
Xhabirit r.a. i cili thotë:(كان آخر الأَمرين من
رسول اللهِ صلى الله عليه وسلم ترك
الوضوء مما مست النار) "Njerën prej dy punëve të
fundit që e ka zbatuar Pejgamberi s.a.w.s. ka qenë ajo se nuk ka
marrur abdest kur i ka ngrenë ato ushqime që janë pjekur me zjarr "
Ky hadith është derogues i hadithit: (توضؤوا مما مست
النار) "Merreni abdest për atë që e ka prekur zjarri(kur të
hani ato ushqime që janë pjekur më zjarr)"
6, Më ixhma(koncenzus), se cilat tekste janë nasih e cilat mensuh.
7. Kur njëra prej dy normave është normë e sheriatit, e tjetra
është në përputhje me traditën e mëhershme atëherë norma e
sheriatit e derogon traditën.
MثNYRAT ME Tث CILAT NUK MUND Tث KONSTATOHET NES'HI الطرق ما
لا يثبت النسخ
Mënyrat më të cilat nuk mund të konstatohet nes'hi janë të
shumta, mirëpo ne do t'i përmendim disa prej tyre:
1. Sipas shafi'iteve nes'hi nuk mund të konstatohet nëse sahabiu
thotë: kështu ka qenë norma e tekstit e pastaj është deroguar,
ngase thenja e sahabiut mundët më qënë nga ixhtihadi i tij e jo nga
teksti direkt. Ndërsa sipas hanefitëve mund të konstatohet nes'hi
në këtë mënyrë, ngase sahabiu është i drejt dhe se atë çka e
fletë e ka të ndegjuar nga Pejgamberi s.a.w.s.
2. Nuk mund të konstatohet nes'hi duke u bazuar në rradhitjen e
ajeteve në mus'haf, ngase rradhitja e ajeteve nuk është bërë sipas
kohës së zbritjes.
3. Nuk mund të konstatohet nes'hi nëse njeri prej teksteve është
i pëlqyer më logjikën dhe rregullën e ashtuquajtur
"براءة الأصلية-عدم الأصلى " (Pafajësia
juridike) , ngase është e mundur që norma e tillë të jetë e
deroguar.
4. Nuk mund të konstatohet nes'hi nëse transmetuesi e ka pranuar
islamin në vitin e çlirimit të Mekkes dhe nuk tregon se këtë e kam
ndëgjuar në vitin e çlirimit të Mekkes, ngase është e mundur që
këtë ta e ketë ndëgjuar kur ka qenë pabesimtarë ose e ka
ndëgjuar prej dikujt që e ka pranuar islamin më herët se ai.
5. Nuk konstatohet nes'hi nëse transmetuesi është prej sahabëve
që ka pranuar islamin vonë.
6. Nes'hi nuk mund të konstatohet nëse transmetuesi e ka ndegjuar
hadithin e pastaj për shkaqe të udhëtimit ose shkaqe tjera e ka
ndërpre shoqërimin me Pejgamberin s.a.w.s. Mundët që transmetuesi
të mendoj se hadithin që e ka ndegjuar ai është i më hershëm
ngase ata që kanë shoqëruar pas tij Pejgamberin s.a.w.s. mund të
kenë ndegjuar hadith tjetër që është thenë më vonë. Nuk mund
të përcaktohet në këtë mënyrë nes'hi.
KUR VثRTETOHET NORMA DEROGUESE متى يثبت حكم الناسخ
Janë në ujdi të gjithë dijetarët e Usulit se norma deroguese
(حكم الناسخ) nuk mund të vërtetohet para se Xhibrili a.s.
t'ia transmetoj Pejgamberit s.a.w.s.
Xhumhuri (Hanefitët, Hanbelitët dhe Malikitët) janë të mendimit
se norma deroguese(حكم الناسخ) nuk mund të vërtetohet të
muslimanët para se Pejgamberi s.a.w.s. t'ia transmetoje këtë atyre,
dhe se për ketë ummeti i tij janë të ngarkuar të veproj sipas
normës së më hershme përderisa tu transmetohet atyre nga ana e
Pejgamberit s.a.w.s. norma deroguese (حكم الناسخ). Sipas
këtyre poqëse nes'hi vërtetohet edhe para se të transmetoje
Pejgamberi s.a.w.s. normën e tillë ummetit të tij, atëherë do të
hapët mundësia që një çështje mbrenda një kohe të e ketë
normën e haramit dhe të farzit. Nëse lehet veprimi i ndonjë
çështje duke menduar se çështja është e deroguar mirëpo duke
mos qenë sigurt në këtë (në derogimin e normës), atëherë ai i
cili e le pa e kryer veprimin e tillë konsiderohet mëkatar edhe
poqëse mëvonë e vërteton se norma e tillë është e deroguar.
Shafi'itët thonë se nes'hi mund të vërtetohet edhe para se
Pejgamberi s.a.w.s. t'ua transmetoj ummetit tij. Divergjenca
(الإختلاف) në mes xhumhurit dhe shafi'tëve rrjedh nga ajo se
si e kanë kuptuar vërtetimin e normës derogues, ngase shafi'tët kur
shprehen se norma e nes'hit mund të vertetohet edhe para se Pejgamberi
s.a.w.s. t'ua transmetoj umetit tij normën e deroguar kanë për
qëllim vërtetimin e vetë nes'hit(ثبوت النسخ فى ذاته)
e jo që mukelefi të ngarkohet më zbatimin e tillë. E pra si është
e mundur që njeriu të ngarkohet më diçka që nuk i është sqaruar
apo transmetuar, pra në këtë mënyrë të ngarkuarit me obligime
(التكليف) është e pamundur.

KUSHTET E NES'HIT شروط النسخ
Kushtet e nes'hit janë:
1. أن يكون الحكم المنـسوخ غير مقترن
بعبارة تفيد أنه حكم أبـدي خالـد Që
norma-dispozita e deroguar (الحكم المنسوخ) të jetë e
përhershme dmth. të mos ketë ndonjë normë apo rregull tjetër që
mund vij dhe ta e konsideroje normën e tillë të pa deroguar,
përndyshe norma e tillë nuk konsiderohet e deroguar.
2. ألا يكون الحكم المنسوخ من الأمور
التى اتفق العقلاء علي حسنها أو قبحها Që
norma e deroguar (الحكم المنسوخ) të mos jetë prej
çështjeve që kanë të bëjn më gjërat për të cilat dijetarët
janë unanim si psh. besimi në Allahun xh.sh., mirësjellja ndaj
prindërve, sinqeriteti, rrëna, drejtësia, tirania etj. Këto
çështje nuk e pranojn nes'hin por mbesin ashtu siq janë përcaktuar
nga Ligjdhënesi f.v. rrena sipas sheriatit konsiderohet e keqe dhe
kurrësesi nuk mund të derogohet kjo dhe të konsiderohet e mirë;
drejtësia konsiderohet e mirë dhe kurresesi nuk mund të derogohet
dhe të konsiderohet e keqe, e të ngjashmë .
3. أن يكون الناسخ متأخرا عن المنسوخ Që
teksti derogues (الناسخ) të jëtë shpallur më vonë se teksti
i deroguar (المنسوخ)
4.أن يكون الناسخ مثل المنسوخ في القوة
أو أقوى منه Që të dy tekstet i deroguari (المنسوخ)
dhe deroguesi(الناسخ) të jenë të një kategorie në formë e
argumentimit ose deroguesi mundet më qenë i kategoris më të fortë
se sa i deroguari në formën e argumentimit dmth. të dytë tekstet
duhet më qenë në formën e prerë (قطعية) ose deroguesi më
qenë i fomës së prerë(قطعية) e i deroguari i formës jo të
prerë (ظنية). Gjithashtu mundën më qenë edhe deroguesi dhe i
deroguari i formës jo të prerë (ظنية).
5. أن يكون الجمع غير ممكن في النسخ
الضمني Që në Nes'hin Damenijj të jetë e pamundur të bëhet
bashkimi në mes dy teksteve(الجمع بينهما), se poqëse
është e mundur bashkimi ne mes dy teksteve (الجمع بينهما)
atëherë nuk ekziston nes'hi.
6. أن يكون المنسوخ حكما شرعيا لا عقليا
Që norma e deroguar të jetë normë e sheriatit e jo e vendosur sipas
mendjes.
7.أن يكون النسخ بخطاب شرعي Që të jetë nes'hi
urdhër i sheriatit. Si psh. norma nuk mund të ngritet me vdekjen e
mukel-lefit dhe të bëhet nes'h ngase i vdekuri më nuk konsiderohet
mukel-lef.
8. ألا يكون المنسوخ مقيداً بوقت Që të mos
jetë norma e deroguar e përkufizuar më kohën. Nëqoftëse norma e
deroguar është e përkufizuar më kohën atëherë norma e tillë
mbrenda kohës së kufizuar konsiderohet e deroguar, ndërsa gjatë
kohës tjetër jo të kufizuar jo e deroguar, e që kjo nuk i
përketë.
9.أن يكون المقتضي للمنسوخ غير المقتضي
للناسخ Që norma e tekstit të deroguar të mos jetë sikurse
norma e tekstit derogues.
10. أن يكون الناسخ منفصلا عن المنسوخ Që
deroguesi të mos gjendet në tekstin e deroguar, se poqëse gjendet
deroguesi në vetë tekstin e deroguar atëher nuk kemi të bejmë më
nes'hin por me tahsisin (specifikim e kuptimit të përgjithëshem të
normës).
KOHA E NES'HIT زمن النسخ
Nes'hi nuk mund të ndodhë pas vdekjes së Pejgamberit s.a.w.s. ,
ngase nes'hi është përcaktuar me anë të shpalljës (الوحي), e
pas vdekjes së Pejgamberit s.a.w.s. më nuk ka shpallje. Bazuar në
këtë nuk mund të bëhet nes'h ndonjë rregull e sheriatit pas
vdekjes së Pejgamberit s.a.w.s. Të gjitha rregullat e sheriatit të
cilat nuk janë deroguar gjatë kohës së Pejgamberit s.a.w.s., pas
vdekjes së tij konsiderohen të qarta dhe me kuptim të prerë
(محكمة) .

NORMAT Tث CILAT MUND Tث DEROGOHEN DHE ATO Tث CILAT NUK MUND Tث
DEROGOHEN ما يقبل النسخ وما لا يقبله
Normat të cilat mund të derogohen janë normat e sheriatit që kanë
të bejnë me ligjislaturen islame (الأحكام الفرعية),
ndërsa normat që nuk e pranojn nes'hin janë:
1.الأحكام الأساسية فى الشرائع Normat të
cilat janë thelbësore në sheriat të cilat nuk mund të ndryshohen
asnjëher nëpër etapat kohore të kësaj bote, e ato janë;
a. الأحكام المتعلقة بأصول الدين Normat që
kanë të bejnë çështjet e besimit (akides) si psh. nuk mund të
derogohet besimi në Allahun xh.sh.; nuk mund të derogohet shirku (të
bërit rival Allahut xh.sh.) etj.
b. الأحكام المتعلقة بمبادئ الإسلام
الكبرى Normat të cilat kanë të bejnë më parimet e islamit
madhështor si: konsultimi (الشورى), drejtësia (العدل) etj.
c. الأحكام المتعلقة بالأخلاق Normat të cilat
kanë të bejnë me moralin si psh: sinqeriteti, besnikëria, rrëna,
tradhëtia etj.
ç. النصوص التى اقترنت بما يفيد التأبيد
Tekstet të cilat tregojn se diçka është e përhershmë si psh.
{خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا} " …dhe në të
(xhennet)do të jenë përgjithmonë (besimtarët)" (El-Bejjinetu: 8),
{وَلاَ تَقْبَلُوا لَهُمْ شَهَادَةً
أَبَدًا} " …dhe mos iu pranoni atyre (shpifëseve të grave
të nderëshme) dëshmin kurrë…" (En-Nur: 4),
{وَجَاعِلُ الَّذِينَ اتَّبَعُوكَ
فَوْقَ الَّذِينَ كَفَرُوا إِلَى
يَوْمِ الْقِيَامَةِ}"…e ata të cilët të ndogjën
ty, do t'i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e
kijametit…" (Ali Imran: 55). Gjithashtu mund të përmendim edhe
hadithin e Pejgamberit s.a.w.s. : (الجهاد ماض الى يوم
القيامة) "Xhihadi është i vazhdueshem deri në ditën e
kijametit" . I këtij lloji është edhe sheriati i cil i është
zbritur Muhammedit s.a.v.s. e i cili është i pa deroguar deri në
ditën e kijametit.
d. الإخبار عن مضمون أمور ماضية Lajmet të cilat
tregojn për ndodhitë e kaluara si psh. tregimi për popullin e
Themudit, Firaonin etj.
{فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهْلِكُوا
بِالطَّاغِيَةِ وَأَمَّا عَادٌ
فَأُهْلِكُوا بِرِيحٍ صَرْصَرٍ
عَاتِيَةٍ} " E sa i përketë Themudit
, ata u shkatërruan më krismë të tmershme. Ndërsa Adi është
shkatërrua me një erë të fortë, të pakufishme" (El-Hakka: 5-6)

MUNDثSIA E DEROGIMIT Tث NORMثS PARA SE T'U KOMUNIKOHET Tث
NGARKUARثVE النسخ قبل التمكن من الفعل
Usulijtë janë në ujdi se ekziston mundësia e derogimit pasi t'u
komunikohet të ngarkuarve norma me kusht që të kaloje një kohë sa
që ka mundësi me u zbatuar vepra. Ndërsa Usulijtë nuk janë të
pajtimit rreth asaj se a mund të derogohet norma para se t'u
komunikohet të ngarkuarëve sikur që ka ndodhë që Xhibrili a.s. të
e urdhëroj Pejgamberin s.a.w.s. që t'i tregoj apo komunikoj ummetit
për normën e ndonjë çështje, e pastaj e derogon normën e tillë
para së t'ia komunikoj të ngarkuarëve.
Sipas shumicës së Mu'tëzilitëve nuk lejohet derogimi i normës
para se të e zbatojnë mukelefët qoftë edhe një kohë të shkurt.
Henefitët mendojnë se nuk është kusht veprimi i normës e pastaj
që të bëhët nes'h, norma mund të derogohet edhe para se t'u
komunikohet të ngarkuarëve, por kusht është që në ekzistimin e
tij të besohet ngase besimi dhe bindja është bazë e nënshtrimit
ndaj Allahut xh.sh.
Xhumhuri mendimin vetë e mbështesin në shumë argumente, mirëpo
dy prej tyre janë me më rendësi:
1.الدليل العقلي Argumenti logjikë. As në aspektin
fetar e as në atë logjik nuk ka pse të mos ekzistoje i tilli nes'h,
ngase norma është e përcaktuar e mandej është e deroguar e që
veprimi i tilli plotëson kushtet për t'u konsideruar nes'h. Mundët
që urtësia e këtij lloji të nes'hi të jetë sprovë për mukelefin
që të besojë në ekzistimin e tij dhe së çdo urdhëri t'i
nënshtrohet me rrespekt dhe bindje për ta zbatuar.
2. الدليل الفعلي Argument i cili tregon për ndodhinë e
këtij nes'hi në vepër. Si të këtij lloji të nes'hi xhumhuri
përmendin bërjen farz të namazit në Mi'raxh, ku në fillim namazi u
bë obligim për Pejgamberi s.a.w.s. dhe ummetin e tij pesdhjetë kohë
në ditë, e pastaj u derogua në katërdhjetë e pesë kohë derisa u
përcaktua në mënyrë definitive në pesë kohë. Pra, ky lloj i
nes'hit ndodhi para se t'i jepët mundësia Pejgamberit s.a.w.s. dhe
umetit tij ta e zbatojn këtë urdhër dhe gjithashtu ndodhi para se
të informohet ummeti për obligushmerin e namazit në pesdhjetë
kohë. Gjithashtu xhumhuri si argument e marrin rastin e Ibrahimit
a.s.kur urdhërohet prej Allahut xh.sh. për ta bërë kurban birin e
vetë, e pastaj e derogohet urdhëri para se ta e zbatoje atë Ibrahimi
a.s.
DEROGIMI I VEPRAVE DHE FJALثVE Tث PEJGAMBERIT S.A.W.S. نسخ
الفعل و القول فى السنة النبوية
Imam Shafi'u r.a. dhe dijetari hanbelitë Ibn Akili mendojnë se fjala
e Pejgamberi s.a.w.s. derogohet vetëm më fjalë, gjithashtu edhe
vepra e Pejgamberi s.a.w.s. mund të derogohet vetëm më vepër dmth.
fjala (القول) e Pejgamberit s.a.w.s. nuk mund të derogohet me
veprën (الفعل)e Pejgamberit s.a.w.s. dhe anasjelltas vepra nuk
mund të derogohet më fjalë.
Xhumhuri mendojnë se mundet fjala e Pejgamberit s.a.w.s. ta e
derogojë veprën sikurse vepra që mundet ta e derogojë fjalën. Ku
për këtë problematik sjellin këto argumente:
1. Pejgamberi s.a.w.s. për çështjen e vjedhësit ka thënë:
فإن عاد في الخامسة فأقتلوه "E nëse përserit
për të pësten herë (vjedhjen), mbytëne atë" E sipas asaj që
transmetohet në kohën e Pejgamberit s.a.w.s. njëri ka vjedhur për
të pestën herë dhe nuk e ka mbytur, pra veprimi i tillë e derogon
fjalën e Pejgamberit s.a.w.s.
2. Transmetohet se Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë:
الثيِب جلد مائة ثم رجم بالحجارة"I martuari
që bënë zina dënohet me njëqind të rena "xheld" dhe pastaj
bëhet "rexhm". " Ky hadith është deroguar më rastin e Ma'izit kur
urdhëron Pejgamberi s.a.w.s. që të behet menjëher rexhem duke mos e
zbatuar xheldin ndaj Ma'izit.
3. Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë: صلوا كما رأيتموني
أصلي "Faluni ashtu si më shihni mua" . Pejgamberi s.a.w.s.
është falur një herë është falur në një mënyrë, e pastaj e ka
ndryshuar mënyrën e të falurit e kjo konsiderohet nes'h.
Shënim:
Kur e analizojm rregullën :(دليل الناسخ يجب أن
يكون فى قوة الدليل المنسوخ أو أقوى منه
و أن يرد بعده لا قبله) "Argumenti i deroguesit duhet
të jetë i të njejtës kategori në argumentim me argumentin e normes
së deroguar, apo më i fortë se norma e deroguar dhe duhet të jetë
me i vonshëm deroguesi se i deroguari" na dalin në sheshë në këto
çështje :
1. Tekstet kur'anore lejohet ta e derogojn njeri-tjetrin, ngase janë
të një kategorie në argumentim.
2. Lejohet derogimi i Kur'anit a.sh. me sunnet mutevatir dhe
anasjelltas, ngase sunneti mutevatir në aspektin e të vërtetuarit
është i formës së prerë (قطعية الثبوت) sikurse edhe
Kur'ani a.sh.
3. Hadithi ahad derogohet me hadith ahad, ose me hadith që është i
kategoris më të fortë ne argumentim se hadithi ahad si psh. me
hadith mutavetir.
4. Ixhmai nuk mund të konsiderohet si derogoues i tekstit kur'anore
apo sunnetit, se nëse teksti (kur'anor apo sunneti) është i formës
së prerë në argumentim (قطعية الدلالة ) ateherë nuk
lejohet që ixhmai të jepë konkluzë që vije në kundërshtim me
tekstin e kategorisë së tillë. Poqëse, teksti (kur'anor apo
sunneti) është i formës jo të prerë në argumentim (ظنية
الدلالة) dhe se ixhmai sjell konkluzë që vije në kudërshtim
me tekstin i cili është i formës jo të prerë në argumentim
(ظنية الدلالة), atëherë duhet patur parasysh se ixhami nuk
është derogues i tekstit të tillë por derogues është argumenti
në të cilin është mbështetur ixhmai.
5. Nuk është e mundur që teksti kur'anor apo sunneti ta e derogojn
ixhmain, ngase siq është përmendur prej kushteve të nes'hit
është që deroguesi duhet të jetë më i vonshëm se i deroguari, e
ixhmai është me i vonshëm se tekstet kur'anore apo sunneti.
Gjithashtu duhet përmendur këtë se ixhmai nuk konsiderohet si burim
i sheriatit gjersa ka qenë gjallë Pejgamberi s.a.w.s., por ai vijë
në shprehje menjëher pas vdekjes së tij.
6. Ixhmai i cili është i mbështetur në Kur'an apo sunnet nuk mund
të derogohet me ixhma tjetër. E sa i përketë ixhmait i cili është
i mbështetur në interesin e përgjithëshem (المصلحة) mund të
derogohet me ixhma tjetër nëqoftëse ndryshojn rrëthanat dhe shihet
interesi i përgjithëshme në diçka tjetër.
7. Kijasi nuk mundët të derogoje Kur'anin, sunnetin e as ixhmain,
ngase kijasi vjenë në shprehje vetëm atëherë kur nuk ka tekst
kur'anor, nuk ka sunnet e as ixhma. Kushtë për të qenë kijasi i
plotë është që ai të mos jetë në kundështim me Kur'anin,
sunnetin dhe ixhmain.
8. Kijasi nuk mund të jetë derogues i kijasit tjetër , për atë se
kijasi është i mbështetur në ixhtihad. Norma e përcaktuar me kijas
është argument për vëtë muxhtehidin i cili ka bërë kijas,
ndërsa të muxhtehidet tjerë norma e tilla nuk konsideroeht si
argument.
Nëse ndodhë që dy kijasa të jenë në kundërshti mes vete,
atëherë nuk mund të themi se njeri kijas është derogues i kijasit
tjetër, por këtu kemi të bejmë me dhënien përparsi në argumentim
njërit kijas ndaj tjetrit siq ndodhë që kijasit hafij t'i jepët
përparësi ndaj kijasit xhelij

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages