SEXHDETU TILAVETI- Sexhdeja e leximit

781 views
Skip to first unread message

Behar Beqiri

unread,
Dec 25, 2006, 8:02:00 PM12/25/06
to Forumi i të Rinjve Muslimanë
SEXHDETU TILAVETI- Sexhdeja e leximit
سَجْدَةُ التِّلاَوَةِ
Sexhdu tilaveti është ajo sexhde e cila zbatohet kur lexohet apo
dëgjohet ajeti i sexhdes. Zbatimi i sexhdes së tillë është vaxhib.
Sexhden e tillë duhet zbatuar doemos ai që e lexon ajetin e sexhdes
apo e degjon. Veprimi i sexhdetu tilavetit ka bazë në hadithin e
Pejgamberit s.a.w.s. të transmetuar nga Ibn Umeri r.a. i cili ka
thënë: (كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ
عَلَيْهِ وَ سَلَّمَ يَقْرَأُ
الْقُرْآنَ فَيَقْرَأُ سَورَةٌ فِيهَا
سَجْدَةٌ فَيَسْجُدُ وَ نَسْجُدُ
مَعَهُ ...) “Pejgamberi s.a.w.s.duke lexuar Kur’an, kishte
lexuar kaptinën në të cilin kishte sexhde, me ç'rast bëri sexhde e
edhe ne bëmë sexhde me atë…”


Mënyra e zbatimit të sexhde tilavetit

Personi i cili duhet të bëjë këtë sexhde duhet të kthehet nga
kibla të marrë tekbir, pa i ngritur duart, pastaj të bjen në sexhde
dhe e lartësojn Allahun tri herë (tesbih) e pastaj duke thënë
Allahu Ekber e kryen sexhden e tillë.
Ruken i kësaj sexhdeje është të vendosurit e ballit në tokë,
ndërsa dy tekbiret dhe tesbihu janë sunnet. Sexhdeja e tillë mund
të zbatohet edhe duke qenë ulur, por më mirë është që të
ngrihemi e pastaj të bijmë në sexhde.
Mënyra e zbatimit të sexhdetu tilavetit në namaz
Kur ndodhë që ajeti në të cilin ka sexhde të lexohet në namaz,
qoftë namazi më zë apo pa zë, duhet të kryhet sexhdeja e tillë.
Kur ndodhë që të lexohet ajeti i sexhdes në namaz menjëherë pas
fatihasë dhe musaliu mendon të lexojë ende pas ajetit të sexhdes,
duhet të shkojë menjëherë në sexhde, pa shkuar fare në ruku, që
ta kryejë sexhden e leximit, e pastaj të ngrihet dhe ta vazhdojë
leximin dhe ta kryejë rekatin normal. Po nëse ndodhë që ajeti i
sexhdes të jetë ajeti me të cilin mendon të përfundojë musaliu
leximin në namaz, në këtë rast ai ben ruku dhe sexhde normale dhe
me kryerjen e rekatit kryhet edhe sexhdeja e leximit.
Disa rregulla që kanë të bëjnë me sexhden e leximit
1. Sexhdeja e leximit është obligim për secilin që e ka detyrim
faljen namazit. Kjo sexhde nuk është obligim të zbatohet nga
fëmija, gruaja me menstruacine (hajz) dhe në kohën e lehonisë
(nifas).
2. Për zbatimin e kësaj sexhdeje janë të obliguar si lexuesi ashtu
edhe dëgjuesi, pavarësisht nëse dëgjuesi e ka pasur për qëllim
dëgjimin e ajetit apo jo.
3. Kur ndodhë që lexuesi, të lexojë disa herë të njëjtin ajet
në të njëjtin vend, ai duhet të bëjë vetëm një herë sexhde. E
nëse ndodhë që të njëjtin ajet ta lexojë në disa vende,
atëherë duhet bërë sexhde sa herë që është lexuar ajeti.
4. Po që se ndodhë që ajetin e sexhdes e lexojnë vetëm me sy ose,
e mendon por nuk e shqipton me gjuhë, në këtë rast nuk kërkohet
zbatimi i sexhdes.
5. Kur ndodhë që ajeti i sexhdes të lexohet jashtë namazit,
kryerja e kësaj sexhdeje mund të shtyhet për më vonë, por, më
mirë është që ajo të zbatohet menjëherë.
6. Nëse ndodhë që sexhdeja e tillë të bëhet obligim për t'u
kryer në namaz, atëherë, duhet doemos të zbatohet në të njejtin
namaz, pa marrë parasyshë se në këtë namaz lexohet pa zë apo më
zë.
Ajetet në të cilat duhet të bëhet sexhde
Sexhdetu tilaveti kërkohet të bëhet në katërmbedhjetë vende në
Kur’an:
1. إِنَّ الَّذِينَ عِنْدَ رَبِّكَ لاَ
يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ
وَيُسَبِّحُونَهُ وَلَهُ يَسْجُدُونَ
Kaptina El-A’raf, ajeti : 206
2. وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَنْ فِي
السَّمَاوَاتِ وَاْلأَرْضِ طَوْعًا
وَكَرْهًا وَظِلاَلُهُمْ بِالْغُدُوِّ
وَاْلآصَالِ Kaptina Err-Rr’ad, ajeti: 15.
3. وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَا فِي
السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي اْلأََرْضِ
مِنْ دَابَّةٍ وَالْمَلاَئِكَةُ وَهُمْ
لاَ يَسْتَكْبِرُونَ Kaptina En-Nahl, ajeti : 49
4. قُلْ آمِنُوا بِهِ أَوْ لاَ
تُؤْمِنُوا إِنَّ الَّذِينَ أُوتُوا
الْعِلْمَ مِنْ قَبْلِهِ إِذَا يُتْلَى
عَلَيْهِمْ يَخِرُّونَ لِلْأَذْقَانِ
سُجَّدًا Kaptina el-Isra, ajeti: 107
5. إِذَا تُتْلَى عَلَيْهِمْ آيَاتُ
الرَّحْمَنِ خَرُّوا سُجَّدًا وَ
بُكِيًّا
6. وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ اسْجُدُوا
لِلرَّحْمَانِ قَالُوا وَمَا
الرَّحْمَانُ أَنَسْجُدُ لِمَا
تَأْمُرُنَا وَزَادَهُمْ نُفُورًا Kaptina
el-Furkan, ajeti: 60
7.أَلاَّ يَسْجُدُوا لِلَّهِ الَّذِي
يُخْرِجُ الْخَبْءَ فِي السَّمَاوَاتِ
وَاْلأرْضِ وَيَعْلَمُ مَا تُخْفُونَ
وَمَا تُعْلِنُونَ Kaptina en-Neml, ajeti: 25.
8. إِنَّمَا يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا
الَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِهَا
خَرُّوا سُجَّدًا وَسَبَّحُوا بِحَمْدِ
رَبِّهِمْ وَهُمْ لاَ يَسْتَكْبِرُونَ
Kaptina es-Sexhdetu, ajeti: 15)
9. وَظَنَّ دَاوُودُ أَنَّمَا
فَتَنَّاهُ فَاسْتَغْفَرَ رَبَّهُ
وَخَرَّ رَاكِعًا وَأَنَابَ Kaptina Sad, ajeti:
24
10. فَاسْجُدُوا لِلَّهِ وَاعْبُدُوا
Kaptina en-Nexhm, ajeti: 62.
11. وَإِذَا قُرِئَ عَلَيْهِمْ
الْقُرْآنُ لاَ يَسْجُدُونَ Kaptina
el-Inshikak, ajeti: 21
12. كَلاَّ لاَ تُطِعْهُ وَاسْجُدْ
وَاقْتَرِبْ Kaptina el-Alek, ajeti: 19.
13.أَلَمْ تَرَ أنَّ اللهَ يَسْجُدُ لَهُ
مَنْ فِي السَّمواتِ ... Kaptina el-Haxh, ajeti:18
14.لاَ تَسْجُدُوا لِلشَّمْسِ وَ لاَ
لِلْقَمَرِ وَ اسْجُدُوا لِلَّهِ.... Kaptina
Fussilet: 37

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages