NAMAZI I UDHËTARIT

1,161 views
Skip to first unread message

Behar Beqiri

unread,
Dec 25, 2006, 8:05:50 PM12/25/06
to Forumi i të Rinjve Muslimanë
NAMAZI I UDHËTARIT
صَلاَةُ الْمُسَافِرِ
Udhëtar në terminologjinë e fikhut konsiderohet personi që vendos
të bëjë një udhëtim në një distancë ecjeje në këmbë tri
ditë apo përafërsisht 81.km. Personi që konsiderohet udhëtar, prej
momentit kur largohet prej lagjes së tij duhet ta shkurtojë namazin
deri kur të arrijë në vendin në të cilin synon të shkojë dhe,
nëse vendos që atje të qëndrojë më pak se pesëmbëdhjetë ditë,
i tilli, duhet t’i falë namazet e shkurtuara, e nëse ndodhë që
personi ka vendosur të qëndrojë pesmbëdhjet , atëherë duhet të
falë namaz normal pa e shkurtuar.
Të shkurtuarit e namazeve katër rekatësh në dy rekate gjatë
udhëtimit është vaxhib . Sa i përket namazeve që janë tre
rekatësh ato nuk duhet të shkurtohen.

Kur musaliu konsiderohet udhëtar?

Musaliu konsiderohet udhëtar dhe duhet ta shkurtojë namazin kur
vendos që të udhëtojë në një distancë ecjeje tri ditë në
këmbë apo përafërsisht 81.km. Musaliu kur është udhëtar duhet
të fillojë shkurtimin e namazit sa po të jetë larguar nga lagjja e
tij.

Kur musaliu pasi ka qenë udhëtar mund të konsiderohet
vendës(mukim)?

Musaliu udhëtar konsiderohet vendës (mukim) atëherë kur të
kthehet në vendbanimin e tij të përhershem apo nëse vendosë që
në vendin në të cilin ka shkuar, të qëndrojë pesëmbëdhjetë
ditë e më tepër. Po që se musaliu vendosë të qëndrojë si
udhëtar më pak se pesmbëdhjet ditë, i tilli duhet të shkurtojë
namazin, por nganjëherë mund të ndodhë që musaliu të mos mund të
vendosë se sa do të qëndrojë në mënyrë të prerë, f.v., musaliu
vendosë të qëndrojë dy ditë në ndonjë vend dhe pas dy ditëve
prapë vendosë të qëndrojë edhe dy ditë të tjera dhe në këtë
mënyrë mund të zgjas koha e qëndrimit me vite e musaliu të
konsiderohet si udhëtar.
Norma e të falurit pas personit i cili është udhëtar?
Lejohet që vendësi (mukimi) të falet pas imamit që është
udhëtar (musafir) pavarësisht nëse është koha e namazit apo ka
kaluar koha e tij. Kur ndodhë që udhëtari të bëhet imam duhet
t’i paralajmërojë xhematin se është udhëtar dhe se ata që janë
vendës duhet të vazhdojnë namazin deri në fund. Se duhet
paralajmëruar xhematin kemi argument rastin kur Pejgamberi s.a.w.s.
në vitin e çlirimit të Mekkës, ishte bërë imam dhe kishte
shkurtuar namazin, por banorëve të Mekkës u kishte thënë:
(أَتِمُّوا صَلاَتَكُمْ يَا أَهْلَ
مَكَّةَ فَإِنَّا قَوْمُ سَفَرٍ)
“Plotësoni namazin tuaj o banorë të Mekkës, se ne jemi
udhëtarë”.
Musaliu i cili është falur pas imamit udhëtar, kur t’i
plotësojë dy rekatet e fundit nuk duhet të lexojë asgjë derisa të
jetë në kijam, por do të qëndrojë në heshtje sikur të ishte pas
imamit, ose mund vetëm ta mendojë fatihanë, por jo edhe ta lexojë
në mënyrë që të mos e humb koncentrimin në namaz.

Norma e të falurit të udhëtarit pas vendësit?
Lejohet që udhëtari të falet pas vendësit, mirëpo musaliu
udhëtar në këtë rast doemos duhet ta ndjekë imamin deri në fund
të namazit dhe nuk i lejohet ta shkurtojë namazin. Po që se musaliu
udhëtar dëshiron të falet pas vendësit, por koha e namazit ka
kaluar, nuk i lejohet udhëtarit të falet pas vendësit.

Disa rregulla që kanë të bëjnë me namazin e udhëtarit
1. Vaxhib është që namazet katër rekatësh të shkurtohen në dy
rekate.
2. Të shkurtuarit e namazit vlen vetëm për namazet farze që janë
katër rekatësh, ndërsa për farzin e akshamit që është tri
rekate, vitrin dhe namazet sunnete, të shkurtuarit e namazit nuk
lejohet.
3. Kur udhëtari e bën nijjet që ta falë drekën, ikindinë apo
jacinë nga katër rekate, por, duke u falur i kujtohet se është
udhëtar, i tilli në këtë rast do t’i falë nga dy rekate
pavarësisht nga nijjeti se si e ka shprehur.
4. E nëse udhëtari harron se duhet ta shkurtojë namazin dhe e falë
të plotë, namazi në këtë rast konsiderohet i vlefshëm. Po që se
musaliu është ulur në uljen e parë, atëherë dy rekatet e mbrama
konsiderohen namaz nafile, ndërsa, nëse harron të ulet në uljen e
parë atëherë, namazi i tillë konsiderohet krejtësisht si nafile
dhe farzin duhet doemos ta falë edhe një herë.
5. Kur ndodhë që udhëtarit i kalon ndonjë namaz pa e falur, atij
nuk i lejohet të bëjë kaza pas atij që është vendës edhe nëse
kategoria dhe namazi janë të njëjtë, f.v., udhëtarit i ka kaluar
pa e falur drekën, po ashtu edhe vendësit i ka kaluar pa e falur
drekën, në këtë rast udhëtari nuk mund të falet pas vendësit.
6. Po që se ndodhë që udhëtari duke u falur e bën nijjet që të
qëndrojë pesëmbëdhjetë ditë e më tepër atëherë, i tilli,
namazin e falë të plotë, d.t.th., nuk e shkurton.
7. Nëse ndodhë që namazi i kalon pa u falur, atëherë namazi i
tillë duhet të bëhet kaza ashtu si ka mbetur pa u falur, f.v., nëse
musaliut i ka kaluar pa falur dreka duke qenë vendës, i tilli nëse
është udhëtar duhet të bëjë kaza katër rekate, apo anasjelltas,
nëse ndodhë që t’i kalojë ndonjë namaz pa e falur duke qenë
udhëtar, i tilli kur ta bëjë kaza duhet ta bëjë të shkurtuar.
8. Po që se që dikush ka familje në dy vende dhe distanca në mes
atyre është aq sa njeriu mund të konsiderohet udhëtar, ndërsa në
të dy vendet konsiderohet vendës (mukim).
9. Kur ndodhë që dikush është vendas (mukim) në një vend, por
punon në ndonjë vend të largët dhe ky blen shtëpi tek ai vend, në
këtë rast i tilli në vendin ku ka blerë shtëpinë konsiderohet
udhëtar përveç nëse vendos të qëndroj në atë vend
pësëmbëdhjetë ditë e më tepër.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages