Norma e namazeve nafile
Muslimanit i rekomandohet që t'i zbatojë namazet nafile dhe po qe se
i zbaton ka shpërblimin e Allahut xh.sh., e nëse nuk i zbaton nuk
ndëshkohet nga Ai.
Namazet sunnete dhe llojet e tyre
Namazet sunnete ndahen në dy lloje:
1. السُّنَنُ الرَّوَاتِبُ Sunnetet e radhitura.
Në këtë grup të sunneteve bëjnë pjesë ato namaze të
vullnetshme-jo obligative, të cilat Pejgamberi s.a.w.s. i ka falur
para dhe pas namazeve farze. Këto lloje të namazeve sunnete ndahen
në dy grupe:
a. اَلسُّنَنُ الْمُؤَكَّدَة- Sunnetet e forta.
Si sunnete të forta konsiderohen ato sunnete të cilat Pejgamberi
s.a.w.s. i ka kryer gjithmonë dhe rrallë herë ka ndodhur t'i ketë
lënë pa falur. Si sunnete të forta konsiderohen:
1. Sunneti i sabahut . Po që se namazi i sabahut falet me xhemat dhe
personi e gjen xhematin në farz, atëherë, nëse fiton bindje se do
ta arrijë imamin, do ta falë sunnetin dhe do t’i bashkohet imamit
qoftë edhe në rekatin e dytë. E nëse frikësohet se do t’i
kalojë falja me xhemat, në këtë rast nuk e falë sunnetin por i
bashkohet xhematit, kurse sunnetin e sabahut e falë si kaza pas
lindjes së diellit.
2. Katër rekatet e para të drekës.
3. Dy rekatet e mbrama të drekës. RekomandohetE preferuar është që
këtyre dy rekatëve t'u bashkangjiten edhe dy rekate të tjera të
bëhen katër.
4. Sunneti i akshamit.
5. Dy rekate sunnet pas farzit të akshamit.
6. Dy rekate sunnet pas farzit të jacisë.
Shënim:
Vlera e faljes së këtyre sunneteve mund të argumentohet vetëm me
hadithin:
(مَنْ صَلَّى فِي يَوْمٍ وَ لَيْلَةٍ
ثِنْتَيْ عَشْرَةَ رَكْعَةً بُنِيَ
لَهُ بَيْتٌ فِي الْجَنَّةِ)
“Ai i cili gjatë ditës dhe natës falë dymbëdhjet rekate, atij i
është ndërtuar një shtëpi në Xhennet”. (Transmeton Muslimi).
Në këtë hadith me shprehjen dymbëdhjetë rekate përfishihen
këto sunnete: dy rekate para farzit të sabahut, katër rekate para
farzit të drekës, dy rekat pas farzit të drekës, dy rekate pas
farzit të akshamit dhe dy rekate pas farzit të jacisë.
7. Katër rekate para farzit të xhumas dhe katër pas farzit të
xhumasë me një selam. Pejgamberi s.a.w.s. gjithmonë ka falë katër
rekate sunnet para farzit të xhumasë me një selam e ngjashëm edhe
pas farzit të xhumasë.
b. اَلسُّنَنُ غَيْرُ الْمُؤَكَّدة- Sunnetet
jo të forta. Sunnete jo të forta konsiderohen ato sunnete të cilat
nganjëherë Pejgamberi s.a.w.s. i ka lënë pa i falur. Sunetet të
tilla konsiderohen:
1. Të falurit e katër rekate dy sunnetet e mbrama të drekës.
2. Katër rekate sunnet para farzit të ikindisë.
3. Katër rekate para farzit të jacisë .
2. -السُّنَنُ غَيْرُ الرَّوَاتِبSunnete jo
të radhitura. Në këtë grup të sunneteve bëjnë pjesë ato sunnete
të cilat nuk kanë lidhmëri me atë se a duhen falur para ose pas
farzeve. Edhe sunnetet e tilla mund të jenë sunnete të forta dhe jo
të forta. Si sunnete të tilla mund të përmendim:
1. صَلاَةُ التَّرَاوِيحِ- Namazi i teravisë. Ky
lloj i namazit është sunneti muekkede-sunnet i fortë. Këtë lloj
të namazit është sunnet për ta kryer si meshkujt ashtu edhe femrat.
Ky lloj i namazit përbehet prej njezetë rekateve duke u bazuar në
veprimin e tre hulefai rrashidinëve, Umerit r.a., Uthmanit r.a. dhe
Aliut r.a. dhe; po ashtu për këtë janë unanimë që të katër
imamët e medh’hebeve.
Koha e faljes së këtij namazi është pas namazit të jacisë dhe
para namazit të vitrit. Mundë të falet në atë mënyrë që në
çdo dy rekate të jepet selam, por mund të jepet selam edhe në çdo
katër rekat. Po që se falët nga katër rekate falet njësoj si
sunneti i ikindisë, d.t.th. në uljen e parë lexohen salavatet kurse
në fillim të rekatit të tretë kur qëndrojmë në kembë, të
këndohet subhanekeja para fatihasë. Ky namaz mund të falet vetmas
dhe me xhemat, por më mirë është të falet me xhemat. Të falurit e
teravisë me xhemat konsiderohet sunneti kifaje.
2. صَلاَةُ الضُّحَى- Namazi duha. Koha e këtij namazi
është me zbardhjen e ditës, afërsisht njëzet minuta pas lindjes
së diellit dhe zgjat deri para drekës. Mund të falen dy rekate,
katër rekate më së shumti tetë rekate. Për këtë lloj namazi kemi
transmetimin e Aishes r.a. e cila tregon: (كَانَ رَسُولُ
اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَ
سَلَّمَ يُصَلِّي صَلاَةَ الضُّحَى
قَالَتْ أَرْبَعَ رَكْعَاتٍ وَ يَزِيدُ
مَايَشَاءُ) “Pejgamberi s.a.w.s. e falte namazin e duhasë
katër rekate, ndonjëher shtonte sa dëshironte”.
3. صَلاَةُ التَّهَجُّدِ- Namazi tehexh-xhud. Ky lloj
i namazit falet natën dhe ky namaz ka vlerë dhe shpërblim të madh.
Për vlerën e këtij namazi Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë:
(أَفْضَلُ الصَّلاَةِ بَعْدَ
الْفَرِيضَةِ صَلاَةُ اللَّيْلِ) “Ma i
vlefshmi namaz pas farzeve është namazi i natës”
4. سُنَّةُ الْوُضُوءِ- Namazi pas abdestit. Ky namaz
mund të kryhet pasi të merret abdest dhe përbëhet prej dy rekateve.
5. تَحِيَّةُ الْمَسْجِدِ- Namazi për nderim të
xhamisë. Ky namaz falet kur hyhet në ndonjë xhami dhe i ka dy
rekate.
6. صَلاَةُ اْلإِسْتِخَارَةِ- Namazi istihare. Ky
namaz është dy rekatësh, falet në rast se njeriu, në ndonjë gjë
të lejuar nuk e di se ku është interesi i tij. Psh., kur njeriu
dëshiron të fejohet dhe nuk di se a është në dobi të tij fejesa
apo jo, e të ngjashme.
7. صَلاَةُ الْحَاجَةِ- Namazi haxheh. Ky namaz
përbëhet prej dy rekateve. Ketë namaz mund ta falë musaliu që
Allahu t’ia lehtësojë veprimin e ndonjë gjëje.
8.صَلاَةُ التَّسْبِيحِ- Namazi tesbih. Ky namaz
përbëhet prej katër rekateve por mund të falë edhe dy rekate. Ky
lloj i namazit falet në këtë mënyrë: pasi të lexohet subhaneke
thuhet pesëmbëdhjetë herë kjo shprehje:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
e pastaj lexohet fatiha dhe një sure dhe pastaj prapë dhjetë herë
lexohet:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
e kur të shkohet në ruku dhe të lexohet tri herë ajo çka lexohet
në ruku, duhet të lexohet dhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
e pasi të ngrihemi prej rukus, lexojmë dhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
pastaj kur të shkohet në sexhde dhe të lexohet ajo që lexohet në
sexhde pastaj duhet të thuhet dhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
e pastaj në uljen në mes dy sexhdeve lexojmë dhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
poashtu në sexhden e dytë veprojmë njejtë si në sexhden e parë,
d.t.th. lexojmë dhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ)
Në këtë mënyrë veprohet gjatë gjithë namazit. Duhet patur të
qartë që kur ngrihemi në rekatin e dytë nuk lexojmë subhaneken por
para fatihasë lexojmë pesëmbëdhjetë herë:
(سُبْحَانَ اللهِ وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ
وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَ اللهُ
أَكْبَرُ).
Disa rregulla të veçanta që kanë të bëjnë me namazet sunnete dhe
nafile
Namazet nafile i kanë rregullat e njejta me namazet farze, por disa
rregulla në namazet nafile mund të mos zbatohen sa për lehtësim.
Përjashtimet e tilla janë:
1. Të qëndruarit në këmbë në namazet farze është rukn dhe ai
që ka mundësi duhet doemos ta kryejë këtë ruken, mirëpo në
namazet nafile, musaliu mund të falet ulur dhe të mos qendrojë në
këmbë por thevabi është përgjysmë. Se namazet nafile mund të
falën ulur argumenton hadithi:
(مَنْ صَلَّى قَائِمًا فَهُوَ أَفْضَلُ
وَ مَنْ صَلََّى قَاعِدًا فَلَهُ نِصْفُ
أَجْرِ الْقَائِمِ) “Kush falet në këmbë është
më mirë, ndërsa ai që falet ulur ka gjysmën e shpërblimit”.
2. Kur musaliu të fillojë faljen e namazit nafile, apo sunnete,
doemos duhet ta kryejë, e nëse e prish, duhet ta përsërisë.
3. Sunnetet e radhitura gjithmonë falen pa zë pavarësisht a falen
natën apo ditën. Ndërsa, sa u përket sunneteve tjera ato mund të
falen më zë dhe pa zë, do të thotë varet kryesisht prej deshirës
së musaliut.
4. Në parim, namazet nafile falen nga dy rekate, por nëse ndodhë
që musaliu t'i falë namazet nafile nga katër rekate duhet që pas
fatihasë të lexojë edhe suren në rekatin e tretë dhe të katërt.
5. Nëse ndodhë që musaliu në sunnetet katër rekatësh të ulet në
uljen e parë, e pastaj e bën ndonjë gabim i cili e prish rekatin e
tretë ose të katërt, në këtë rast dy rekatet e para janë të
vlefshëm.
6. Kur ndodhë që musaliu të bëjë nijjet për t'i falur katër
rekate sunnet por i falë vetëm dy rekate, namazi i tij konsiderohet i
vlefshëm.
7. Në sunnetet e natës rekomandohet që në kijam të qëndrohet më
gjatë se sa në ruknet e tjera.