Kush është i obliguar me namaz على من تجب الصلاة
Namazi është farzi ajn për atë që është :
1. Musliman (المسلم). Musliman konsiderohet çdo person i cili e
shpreh shehadetin dhe i beson asaj që i është zbritur Muhammedit
s.a.w.s.
2. I mençur (العاقل). I mençur është ai njeri i cili ka
aftësi të bëjë dallimin në mes të mirës dhe të keqës.
3. Madhor (البالغ). Mashkulli konsiderohet se ka hyrë në
moshën madhore kur fillon t’i paraqitet polucioni, ndërsa femra nga
koha kur fillojnë t’i paraqiten menstruacionet.
Shënim:
Fëmija i cili është në moshën shtatëvjeçe nëse e falë
namazin, i tilli ka shpërblimin e Allahut xh.sh. edhepse ende nuk ka
hyrë në moshën madhore. Por, prindërit e kanë për obligim që
fëmijën në këtë moshë ta nxisin për të falë namazin, që
fëmija të jetë në gjendje ta kryejë më lehtë këtë obligim kur
të vijë koha që ai të jetë i obliguar me ibadetin e tillë. Mu
për këtë Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë:
(مُرُوا أَوْلاَدَكُمْ بَالصلاَةِ وَ
هُمْ أَبْنَاءُ سَبْعٍ وَاضْرِبُوهُمْ
عَلَيْهَا وَ هُمْ أَبْنَاءُ عَشْرٍ)
“Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz qysh kur ata janë shtatëvjeç,
e rrahni në moshën dhjetëvjeç (nëse ata nuk falen)”.
Norma e namazit
حكم الصلاة
1. Ai cili e fal namazin e ka shpërblimin e Allahut xh.sh.,
shpërblimin më madhështor.
2. Ai i cili e le pa e falur namazin ndëshkohet në botën tjetër.
Ndërsa sa i përket dënimit në këtë botë, sipas medh’hebit
hanefij, i tilli duhet të burgoset derisa të pendohet dhe të falet,
e nëse nuk pendohet duhet të qëndrojë i burgosur deri në vdekje.
Kohët e namazit
أوقات الصلاة
Allahu xh.sh. ka thënë:
(إنَّ الصَّلاَةَ كَانَتْ عَلَى
الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَوْقُوتًا)
“Vërtetë namazi për besimtarët është me kohë të caktuar“.
Pesë kohët e namazeve farze janë :
1. Namazi i sabahut (صلاة الفجر)
2. Namazi i drekës (صلاة الظهر).
3. Namazi i ikindisë (صلاة العصر).
4. Namazi i akshamit (صلاة المغرب).
5. Namazi i jacisë (صلاة العشاء).
Pesë kohët e namazit janë përcaktuar sipas asaj që Xhibrili a.s. e
ka mësuar Pejgamberin s.a.w.s. Transmetohet nga Ibn Abbasi r.a. dhe
Xhabiri r.a. se Xhibrili a.s. i është bërë imam Pejgamberit
s.a.w.s. dy ditë resht, një ditë ia ka falur namazet në fillim të
hyrjes së kohës, ndërsa në ditën tjetër ia ka falur para mbarimit
të kohës së namazit.
Koha e namazit të sabahut fillon qysh prej agimit e deri pak para sa
të lind dielli.
Koha e namazit të drekës fillon që nga koha kur dielli largohet nga
kupa e qiellit dhe vazhdon deri sa hija e njeriut zgjatet sa dy herë
trupi i njeriut.
Koha e namazit të ikindisë fillon prej atij momenti kur hija e
njeriut është e zgjatur sa dy herë trupi i njeriut dhe zgjatë deri
sa të përëndojë dielli.
Koha e namazit të akshamit fillon që nga perëndimi i diellit e
derisa të largohet kuqërrimi i horizontit.
Koha e namazit të jacisë fillon që prej momentit kur largohet
kuqërrimi i horizontit deri në agimin e parë.
Kohët kur është mekruh për t’u falur
أوقات تكره فيها الصلاة
Të falurit e namazit në disa kohë është mekruhi tahrimen dhe nuk
lejohet kurrësesi të falet as një lloj namazi, ndërsa, në disa
kohë, është mekruhi tenzihen të falen namaze nafile, ndërsa
namazet farze dhe vaxhibe lejohet të falen.
Mekruhi tahrimen është të falet në këto kohë:
1. Duke lindur dielli.
2. Kur dielli është në zenit të qiellit.
3. Duke përenduar dielli.
Në këto kohë nuk lejohet të falet as një lloj i namazit dhe se
namazi i falur në këto kohë nuk pranohet. Po që se ndodhë që duke
u falur hyn njëra prej këtyre kohëve, namazi duhet të ndërprehet
dhe të përsëritet.
Mekruhi tenzihen të falen namaze nafile është në këto kohë:
1.Pasi të ketë hyrë koha e agimit nuk lejohet të falet nafile
përveç dy rekateve sunnet të sabahut.
2. Pasi të falë musaliu farzin e ikindisë.
3. Para se të falet farzi i akshamit.
4. Kur imami ka hypur në minber.
5. Kur është duke u bërë ikamet.
6. Të falurit namaze nafile para se të falet dhe pasi të falet
namazi i bajramit.
EZANI DHE IKAMETI
الأذان و الإقامة
Ezani dhe ikameti janë sunneti muekkede vetëm për meshkujt. Ikameti
duhet të bëhet para se të falet farzi, një gjë të tillë duhet ta
bëjnë vetëm meshkujt.
Të lajmëruarit për namaze të tjera si, f.v., namaz të xhenazes;
namaz për të ra shi; namaz të bajramit etj., nuk bëhet me ezan por
bëhet me shprehjen (الصلاة جامعة).
Forma e ezanit dhe e ikametit:
اَللَّهُ أَكْبَرُ اَللَّهُ أَكْبَرُ
اَللَّهُ أَكْبَرُ اَللَّهُ أَكْبَرُ
أَشْهَدً أَنْ لاَ إلَهَ اِلاَّ اللَّهُ
أَشْهَدً أَنْ لاَ إلَهَ اِلاَّ اللَّهُ
أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ
اللَّهِ
أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ
اللَّهِ
حَيَّ عَلَى الصَّلاَةِ
حَيَّ عَلَى الصَّلاَةِ
حَيَّ عَلَى الْفَلاَحِ
حَيَّ عَلَى الْفَلاَحِ
اَللَّهُ أَكْبَرُ اَللَّهُ أَكْبَرُ
لاَ إلَهَ اِلاَّ اللَّهُ
Në ezanin e sabahut pas fjalëve: (حَيَّ عَلَى
الْفَلاَحِ) duhet të lexohet dy herë fjala:
(اَلصَّلاَةُ خَيْرٌ مِنَ النَّوْمِ). Në
ikamet pas fjalëve (حَيَّ عَلَى الْفَلاَحِ) duhet
të lexohet dy herë fjala : (قَدْ قَامَتِ
الصَّلاَةُ).
Disa rregulla që kanë të bëjnë me ezanin
1. Nëse është thirrur ezani në qytet të vogël apo fshat, mjafton
që të tjerët të falin namaz duke mos e përsëritur edhe një here
ezanin, por, nëse e përsërisin ezanin secili xhemat në vete,
lejohet dhe është gjë e pëlqyer (mendub).
2. Në qytetet e mëdha nëse ezani nuk arrin të dëgjohet nga të
gjithë, atëherë është sunnet që çdo xhemat që nuk e dëgjon,
të thërrasë ezanin.
3. Nëse dikush deshiron për të falur namaze kaza është sunnet të
thërrasë ezanin dhe të bëjë ikamet. Po që se ka për t'i bërë
kaza disa namaze, mundet vetëm me një ezan.
4. Ai i cili i falë namazet e mbetura (kaza) në xhami nuk duhet të
bëj ikamet e as të thërrasë ezanin.
5. Nëse ndodhë që namazi të prishet dhe duhet të përseritet, nuk
duhet as të thirrët ezani dhe as të bëhet ikameti.
6. Nuk është kusht për të pasur abdest kur të thirret ezani, por,
nëse merret abdest para se të thirret është veprim i pëlqyer.
7. Ezani mund të thirret edhe kur njeriu është i papastër
(xhunub), por një veprim i tillë është mekruh.
8. Vlen ezani nëse është thirrur nga fëmija i moshës shtatëvje.
9. Sunnet është të përcillet në heshtje muezini duke e thirrur
ezanin.
10. Dëgjuesi duhet ta thotë atë që thotë muezini, mirëpo, kur të
arrijë muezini të fjala (حي على الصلاة) duhet të thuhet:
( لا حول و لا قوة الابالله), po ashtu edhe pas
fjalëve: (حي على الفلاح) duhet të thuhet: (لا حول و
لا قوة الابالله).
11. Kur të kryhet ezani është sunnet që muezini dhe dëgjuesi i
ezanit të lexojnë këtë dua:
اللّهُمَّ رَبَّ هَذِهِ الدَّعْوَةِ
التَّامَّةِ وَ الصَّلاَةِ
الْقَائِمَةِ آتِ مُحَمَّداً
الْوَسِيلَةَ وَ الْفَضِيلَةَ
وَابْعْثْهُ مَقَامًا مَحْمُودًا
الَّذِى وَعَدْتَهُ اِنَّكَ لاَ
تُخْلِفُ الْمِيعَادْ
Kushtet dhe pjesët përbërëse (ruknet) të namazit
شروط الصلاة و أركانها
Veprimet dhe shprehjet që janë brenda në namaz ndahen në këto
kategori:
1. Veprimet dhe shprehjet që janë farz doemos duhet të zbatohen, e
po që se njera prej tyre nuk zbatohet pa kurrëfarë arsye, atëherë
namazi duhet të përsëritet.
2. Veprimet dhe shprehjet që janë vaxhib, nëse ndonjëri prej
këtyre veprimeve lëshohet pa u zbatuar, pavarësisht a është
lëshuar qëllimisht apo nga harresa, duhet të bëhet sehvi sexhde.
3. Veprimet dhe shprehjet që janë sunnet, nëse zbatohen ka
shpërblim, e nëse lihen më qëllim, është gjë e urrejtur.
4. Veprimet dhe shprehjet që janë të rekomanduara (mendub) po që se
zbatohen ka shpërblim e nëse nuk zbatohen nuk ka qortim.
Kushtet e namazit
شروط الصلاة
Kushtet e namazit janë parapërgatitje për të hyrë në namaz.
Kushtet e tilla janë:
1. Të qenët i pastër nga ndytësirat e padukshme
(الطهارة عن الحدث). Si ndytësirë e padukshme
konsiderohet kur njeriu është pa abdest, i papastër (xhunub) dhe
femra kur është me menstruacione apo në kohën e lehonisë.
2. Të qenët i pastër nga ndytësirat e dukshme (الطهارة عن
الخبث). Me ndytësirat e dukshme nënkuptojmë ato ndytësira
lëndore që e godasin trupin apo vendin ku duhet të falemi.
Shënim:
Toka e tharë gjithmonë konsiderohet si vend i pastër për namaz, me
përjashtim nëse në të ka ndytësirë. Kur thuhet të jetë vendi i
pastër, nënkuptojmë vendin ku do të bihet në sexhde, të
qëndrohet ulur dhe në këmbë. Nëse ndodhë që udhëtari nuk gjenë
ujë për të evituar ndytësirën dhe nuk i mjaftojnë rrobat për të
mbuluar pjesët e turpshme, atëherë ai duhet të falët me
ndytësirë, dhe nuk duhet ta përsërisë namazin. E po që se ndodhë
që vendasi (mukimi) ka ndytësirë dhe koha e namazit është afër
për të përfunduar, i tilli nuk duhet të falet edhe po që se kalon
koha pa u pastruar. Sahibi yzri (صَاحِبُ عًذْرٍ), i
sëmuri dhe plaku i moshës së thellë po që se ka ndytësirë dhe,
përdorimi i ujit u bënë dëm, të tillët duhet të falen me të dhe
nuk duhet të përserisin namazin.
3. Të jetë i mbuluar trupi (ستر عورة). Meshkujt duhet doemos
të kenë të mbuluar trupin prej gjunjve deri në kërthizë. Te
femrat krejt trupi duhet të jetë i mbuluar përveç fytyrës, duarve
dhe shputave të këmbëve deri në zogj.
Ai i cili është i burgosur, apo është në aso rrethanash në të
cilat nuk mund të gjejë rroba, atëherë ai falet pa rroba, këmbët
e shtrira kah kibla dhe namazin e tillë nuk duhet ta përsërisë.
4. Të drejtuarit nga kibla (إِسْتِقْبَالُ
الْقِبْلَةِ) . Ai i cili gjendet në Qabe duhet të kthehet
drejtë nga Qabeja, ndërsa ai i cili është larg Qabesë duhet të
drejtohet nga ana e caktuar e kibles, nëse e di. Po që se ndodhë që
nuk dihet nga është kibla dhe, nuk di kah të orientohet, duhet të
falët kah ia merr mendja se është kibla. Ai i cili është i
sëmurë dhe nuk mund të drejtohet nga kibla, ose, kthyerja nga kibla
e dëmton, atëherë i tilli do të falët në atë kahje në të
cilën gjendet. Kur ndodhë që njeriut duke u falur i kujtohet se
kibla është në anën tjetër, i lejohet të tillit të kthehet nga
kibla duke mos e ndërprerë fare namazin.
5. Të jetë koha e namazit (وقت الصلاة) . Namazi për të
qenë i kryer duhet doemos të falet në kohën e duhur, e po që se
falet para se të hyjë koha, namazi i falur konsiderohet si namaz
nafile, ndërsa namazi farz duhet të falet përsëri kur të hyjë
koha e namazit të tillë.
6. Të bërit nijjet (اَلنِّيَّةُ). Nijjeti është kusht
të bëhet vetëm me zemër. Parimore tek nijjeti është që musaliu
të dijë se çfarë namazi mendon të falë.
Shënim: Tek namazet farze dhe vaxhibe musaliu duhet ta përcaktojë
nijjetin me zemër se, cilin farz apo vaxhib ka për ta falur, f.v.,
të përcaktojë se do ta falë farzin e drekes apo të ikindisë apo
farzet e tjera. Sa i përketë faktit nëse duhet të bëjë nijjet
numrin e rekateve të namazeve farze dhe vaxhibe, një gjë e tillë
nuk kërkohet të zbatohet. E po që se falë namaze nafile apo
sunnete, nuk ka nevoj ta përcaktojë në nijjet se çfarë sunneti
është duke falur, por mjafton që nijjeti të jetë për namaz. Po
ashtu, nijeti për farz dhe vaxhib, mund të bëhet para se të
shprehet tekbiri fillestar ose duke u shprehur, nëse ndodhë që pasi
të hyjë në namaz të përcaktojë musaliu se cilin farz apo vaxhib
është duke e falur, në këtë rast namazi i tillë shndërrohet në
namaz nafile dhe se nijjeti i tillë nuk vlen për t'u falur farzi apo
vaxhibi. Nuk kushtëzohet të bëhet nijjeti para tekbirit fillestar,
por nijjeti mund të behet edhe prej momentit kur është duke marrë
abdest apo është duke i veshur rrobat për të falur namazin. E, po
që se ndodhë që musaliu pasi të ketë bërë nijjet, është marrë
me ndonjë veprim si, f.v., ka ngrënë ushqim, apo ka bërë ndonjë
bisedë të zakonshme, i tilli duhet të përsërisë nijjetin me
zemër.
Disa rregulla që kanë të bëjnë me nijjetin
1. Nijjeti është veprim që bëhet me zemër, ndërsa nëse musaliu
me gjuhë shpreh gabimisht nijjetin si, f.v., e ka bërë nijjet me
zemër për të falur drekën, ndërsa me gjuhë gabimisht thotë se po
e bëjë nijjet për të falur ikindinë, në këtë rast nijjeti
është i vlefshëm.
2. Musaliu kur të hyjë në namaz nuk mund ta ndryshojë nijjetin si,
f.v., ka bërë nijjet për ta falur farzin e sabahut dhe, kur hyn në
namaz, bën nijjet për të falur sunnetin e sabahut, në këtë rast
do të konsiderohet se e ka kryer farzin e sabahut edhe pse musaliu ka
dashur të ndyshojë nijjetin.
3. Ai i cili e ka bërë nijjet për të falur namaz farz, e pastaj,
mendon se është duke falur sunnet dhe e plotëson namazin duke
menduar se ka falur sunnet, mirëpo, më vonë i kujtohet se e ka pasur
nijjetin për të falur farz, atëherë namazi i tij është kryer si
farz dhe nuk ka nevojë të përsëritet.
4. Është vaxhib (obligim) për imamin, nëse në xhematin e tij ka
femra, të bëjë nijjet se është imam edhe i femrave.
Kushtet mbrenda në namaz
أَرْكَانُ الصَّلاَةِ
Kushte të brendshme të namazit konsiderohen ato veprime të cilat
doemos duhet të zbatohen dhe, po që se lëshohet ndonjëri prej tyre,
namazi është i prishur dhe duhet të përsëritet.
Kushtet e tilla janë:
1. Tekbiri fillestar (التحريمة) . Nuk mund të hyhet në namaz
pa u thënë tekbiri fillestar, sepse me këtë tekbir fillon namazi.
Kushtëzohet që tekbiri fillestar të shprehet me sinqeritet të
plotë dhe me shprehje që e lartësojnë dhe e madhërojnë Allahun e
Lartësuar si, f.v., اللهُ أَرْحَمُ، اللهُ
أَعْظَمُ، اللهُ أَكْبَرُ , mirëpo, shprehja
اللهُ أَكْبَرُ është vaxhib të thuhet në namaz dhe e
tilla duhet të përdoret në të shprehurit e tekbirit fillestar. Po
që se musaliu e fillon namazin me shprehje të cilat nuk shprehin
madhërimin e Allahut si, f.v. بِسْمِ اللهِ (Me emër të
Allahut) ; أَسْتَغْفِرُ اللهَ (Kërkoj falje prej
Allahut) etj., namazi i tillë nuk vlen dhe duhet të përsëritet. Ai
që i shurdhurë ose i sëmurë dhe nuk mund të shprehë tekbirin me
zë, mjafton nijjeti i bërë më zemër.
2. Të qëndruarit në këmbë (القِيام) . Me të qëndruarit
në kembë nënkuptohet qëndrimi drejtë, në mënyrë të zakonshme.
Po që se ndodhë që musaliu duke e falur farzin i paraqitet
marramendja apo ndonjë plogështi dhe nuk mund të qëndrojë në
këmbë, i tilli duhet të vazhdojë namazin ulur. Të qëndruarit në
këmbë është rukn vetëm për namazet farze, ndërsa namazet nafile
mund të falën edhe pa qendruar në këmbë, mirëpo shpërblimi në
këtë rast është i përgjysmuar.
3. Leximi i ndonjë pjese të Kur’anit (القِرَاءَةُ) .
Leximi në namazet farze është rukn në dy rekatet e para, ndërsa
në namazet vaxhibe, sunnete dhe nafile është rukn në të gjitha
rekatet. Gjatë leximit kushtëzohet që fjalët të shqiptohen qartë
në heshtje, sa e dëgjon vetë musaliu.
4. Të bërit ruku në çdo rekat (الركوع) .
5. Të bërit sexhde dy herë në çdo rekat (السجود) Farz në
të zbatuarit e sexhdes është që balli të prekë në tokë.
6. Ulja e fundit në çdo namaz (اَلْقُعُودُ
الأَخِيرُ)
V A X H I B E T E N A M A Z I T
وَاجباتُ الصلاةِ
Vaxhibet e namazit janë:
1. أَنْ تَكُونَ التَّحْرِيمَةُ
بِلَفْظٍ أَللهُ أَكْبَرُ- Që tekbiri fillestar
të shprehet me fjalën (اَللهُ أَكْبَرُ). Nëse ndodhë
që musaliu të harrojë apo gabimisht të fillojë tekbirin fillestar
me ndonjë shprehje tjetër, f.v. (اَللهُ أَرْحَمُ), apo
me diçka të ngjashme, i tilli, nëse në fillim të tekbirit e vëren
se ka gabuar, mund ta përsërisë tekbirin edhe një herë, mirëpo,
nëse e fillon namazin pa e vërejtur gabimin duhet vazhduar namazin
por në fund duhet bërë sehvi sexhde.
2. قِرَاءَةُ الْفَاتِحَةِ -Leximi i Fatihasë.
Leximi i fatihasë në dy rekatet e namazeve farze është vaxhib, në
rekatet e fundit është sunnet, ndërsa në namazet nafile dhe në
vitër është vaxhib të lexohet në të gjitha rekatet.
3. ضَمُّ سُورَةٍ -Sasia e të lexuarit nga Kur’ani së
paku një ajet i gjatë, apo tre të shkurta, apo një sure e shkurtër
pas fatihasë. Leximi i Kur’anit në namazet farze bëhet vetëm në
dy rekatet e para, ndërsa, te namazet nafile dhe në vitër në të
gjitha rekatet.
4. التَّرْتِيبُ فِى الْقِرَاءِةِ -Rradhitja
e leximit. Do të thotë të lexohet një herë fatiha e pastaj diç
nga Kur’ani. Nëse ndodhë që musaliu harron dhe e lexon suren para
fatihas, e po qe se ka shkuar në ruku dhe nuk e ka përseritur
kiraetin i tilli e vazhdon namazin dhe në fund bënë sehvi sexhde.
5. السُّجُودُ عَلَى اْلأَنْفِ أَيْضًا
مَعَ الْجُبْهَةِ-Të vendosurit e hundës në sexhde
bashkë me ballin. Dihet që të vendosurit e ballit në sexhde është
farz, ndërsa vendosja e hundës është vaxhib.
6.اَلْقُعُودُ اْلأَوَلُ -Të qëndruarit në uljen
e parë në namazet që kanë tri e më shumë rekate . Nëse ndodhë
që musaliu të harrojë të qendrojë në këtë ulje, duhet doemos
të bëjë sehvi sexhde.
7. قِرَاءَةُ التَّشَهُدِ فِى
الْقُعُودَيْنِ اْلأَوَلُ وَ
اْلأَخِيرُ- Leximi i teshehudit në uljen e parë dhe të
fundit.
8. اَلْقِيَامُ بَعْدَ التَّشَهُدِ
اْلأَوَّلِ اِلَى الرَّكْعَةِ
الثَّالِثَةِ دُونَ تَأْخِيرٍ- Të ngriturit
pas teshehudit duke mos u vonuar në rekatin e tretë. Nëse musaliu
vonohet aq sa mund ta kryejë ndonjë rukn atëhere ai duhet të
bëjë sehvi sexhde, ngase e ka vonuar rekatin e tretë.
9. إِنْهَاءُ الصَّلاَةِ بِالتَّسْلِيم-
Të përfunduarit e namazit me selam .
Vaxhib është të shprehet vetëm fjala (السلام), ndërsa fjala
(عليكم و رحمة الله) është sunnet.
10.اَلإِطْمِئْنَانُ عِنْدَ أَدَاء
فَرَائِضِ الصَّلاَةِ - Të qenët i qetë duke i
zbatuar ruknet e namazit. Ky rregull nënkupton atë që musaliu
gjatë kohës së faljes së namazit nuk duhet të nxitojë në
kryerjen e rukneve të namazit, por ai duhet të qëndrojë i qetë dhe
t’i zbatoj ashtu si duhet, f.v., kur të shkohet në ruku të bëhet
rukuja ngadalë dhe qetë etj.
11. تَعْدِيلُ الأَرْكَانِ - Të zbatuarit e
rukneve në mënyrë të rregullt .
12. يَجِبُ عَلَى اْلإِمَامِ اْلجَهْرُ
فِى الصَّلَوَاتِ الْجَهْرِيَّةِ وَ
اْلأَسْرَارُ فِى الصَّلَوَاتِ
السِّرِّيَّةِ – Që imami të lexojë në heshtje në
namazin e drekës dhe të ikindisë, ndërsa në namazin e sabahut,
akshamit dhe të jacisë më zë.
13. يَجِبُ عَلَى الْمُقْتَدِي أَنْ
يَنْصِتَ وَرَاءَ إِمَامِه – Që muktediu të
heshtë kur të falet pas imamit . Ai i cili është duke u falur pas
imamit nuk i lejohet të lexojë fatihanë dhe as suren apo ajetin kur
të qëndrojë në këmbë, pavarësisht se a është namaz që imami
lexon më zë apo pa zë, ndërsa duatë dhe shprehjet tjera duhet
t’i lexojë.
14. يَجِبُ عَلَى الْمُقْتَدِي
مُتَابَعَةُ إِمَامِهِ - Duhet që muktediu ta
ndjekë imamin dhe nuk lejohet të shkojë para apo të vonohet shumë
pas imamit.
15. اَلْقُنُوتُ وَ التَّكْبِيرُ فِي
صَلاَةِ الْوِتْرِ -Të bërit kunut dhe tekbir në
namazin e vitrit. Këndimi i duasë se kunutit është sunnet, ndërsa
të bërit kunut dhe tekbir në namazin e vitrit konsiderohet vaxhib.
SUNNETET E NAMAZIT
سُنَنُ الصَّلاَةِ
Sunetet e namazit janë:
1.رَفْعُ اليَدَيْنِ للتَّحْرِيمَةِ -Të
ngriturit e duarve deri në laprat e vesheve në tekbirin fillestar .
Sa i përket femrës ajo i ngre duart deri të supet.
2. نَشْرُ أَصَابِعِهِ – Të zgjeruarit e gishtave
gjatë ngritjes në tekbirin fillestar.
3.جَهْرُ اْلإِمَامِ بِالتَّكْبِيرِ –
Që imami t'i shprehë tekbiret në namaz. Thënia e tekbireve me zë
nga ana e imamit është sunnet gjatë gjithë namazit.
4.وَضْعُ الْيَدِ الْيُمْنَى فَوْقَ
الْيُسْرَى تَحْتَ السُّرَّةِ - Të
vendosurit e dorës së djathtë mbi të majtën nën kërthizë . Kur
të lidhen duart për namaz, dora e djathtë duhet të vendoset mbi
shpinën e dorës së majtë dhe me gishtin e madh e të vogël të
përthekohet unaza e dorës së majtë. Femrat duart duhet t’i lidhin
mbi gjoks.
5.اَلتَّرْوِيحُ بَيْنَ الْقَدَمَيْنِ
عِنْدَ إِطَالَةِ الْقِيَامِ - Të larguarit e
këmbëve mes veti gjatë qëndrimit në këmbë në masën e katër
gishtave.
6. قِرَاءَةُ دُعاَءِ الثَّنَاءِ – Të
lexuarit e subhanekes .
7. قِرَاءَةُ التَّعَوُّذِ وَ
الْتَّسْمِيَّةِ وَ التَّأْمِينِ
سِرًّا –Të lexuarit e eudhubesmeles dhe aminit pa zë.
8. أَنْ يُكَبِّرَ الْمُصَلِّيُ لَهُ
عِنْدَمَا يَتَّجِهُ اِلَى الرُّكُوعِ
– Që musaliu kur të shkojë në ruku të thotë tekbirin.
9. أَنْ يُسَوِيَ ظَهْرَهُ فَيَجْعَلُهُ
مُسْتَقِيمًا حَالَ رُكُوعِهِ – Që musaliu
kur të shkojë në ruku ta drejtojë shpinën drejt.
10. أَنْ يَقُولَ سُبْحَانَ رَبِّيَ
العَظِيمُ ثَلاَثًا – Që musaliu të thotë tri
herë subhane rabbijel adhim.
11.قَوْلُ سَمِعَ اللهُ لِمَنْ حَمِدَهَ -
Të thënit semiallahu limen hamideh kur të ngrihet musaliu nga
rukuja.
12. قَوْلُ رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ – Të
thënit rabbena lekel hamd kur të drejtohemi në këmbë pasi të
ngritemi nga rukuja.
13. أَنْ يَنْزِلَ فِى السُّجُودِ عَلَى
اْلأَعْضَاءِ اْلأَقْرَبِ اِلَى
اْلأَرْضِ – Të rënët në sexhde me pjesët e trupit që
janë më afër tokës, d.t.th. në fillim t’i lëshojmë gjunjtë e
pastaj duart e pastaj fytyrën.
14. أَنْ يَكُونَ السُّجُودُ عَلَى
الْعِظَامِ السَّبْعَةِ – Që sexhdja të bëhet
me shtatë gjymtyrë të trupit, e ato janë: balli, dy duartë,
gjunjtë, dhe këmbët.
15.أَنْ يُجَافِيَ الرِّجْلَ
مِرْفَقَيْهِ عَنْ جَنْبَيْهِ وَ أَنْ
يُجَافِيَ بَطْنَهَ عَنْ فَخِذَيْهِ
فَلاَ يَلْزِقُ بِهِمَا – Që musaliu kur të
bjerë në sexhde t’i largojë këmbët mes veti dhe barkun mos ta
bashkojë me kofshët. Sa i përket femrës, ajo duke u falur duhet të
jetë sa më e strukur dhe duhet të bashkojë barkun me gjunj kur të
bijë në sexhde .
Shënim: Po që se është grumbull i madh i xhematit, në këtë rast
edhe meshkujt duhet të ngushtohen dhe, në qoftë nevoja, duhet
mbledhur këmbët duke vepruar në atë mënyrë që mos ta pengosh
atë që e ke afër.
16. أَنْ يَنْصَبَ قَدَمَيْهِ
قَائِمَتَيْنِ مُوَجَّهًا
أَصَابِعَهُمَا نَحْوَ الْقِبْلَةِ - Që
këmbët të mbahen në mënyrë vertikale kur të bjerë në sexhde
dhe gishtat e këmbëve të jenë të kthyer nga kibla.
17. قَوْلُ سُبْحَانَ رَبِّيَ اْلأَعْلَى
ثَلاَث مَرَّاتٍ – Të thënët tri herë në sexhde
subhane rabbijel e’ala.
18. أَنْ يُكَبِّرَ لِلْجُلُوسِِ وَ هَوَ
رَافِعٌ مِنَ السَّجْدَةِ اْلأُولَى -
Që të bëjë tekbirin për të shkuar në sexhde.
19. أَنْ يَكُونَ الْجُلُوسُ بَيْنَ
السَّجْدَتَيْنِ- Të qëndruarit ulur për disa çaste
në mes dy sexhdeve.
20.اَلتَّكْبِيرُ لَلْقِيَامِ - Të bërët
tekbir për t'u ngritur nga sexhdeja për të qëndruar në këmbë.
21. أَنْ يَبْدَأَ الْقِيَامُ مِنَ
السُّجُودِ بِشَكْلٍ مُرِيحٍ - Që ngritja
prej sexhdes për të shkuar në kijam të bëhët ne mënyrë të
qetë.
22. اَلإِفْتِرَاشُ – Të ulurit në atë mënyrë që
këmba e majtë të shtrihet nga këmba e djathtë, ndërsa këmba e
djathtë duhet të qendrojë në mënyrë vertikale që gishtat të
jenë të kthyerë nga kibla ndërsa duart duhen vendosur mbi gjunj.
Ky rregull vlen vetëm për meshkujt.
23. اَلتَّوَرُّكُ – Që femrat kur të ulen këmbët
duhet t’i shtrijnë në anën e djathtë.
24. عِنْدَ اَلنُّطْقِ
بِالشَّهَادَتَيْنِ مِنَ
التَّحِيَّاتِ أَنْ يَطْوِيَ أَصَابِعَ
يُمْنَاهُ وَ يَنْشُرُ السِّبَابَةَ
فَيْرْفَعُهَا عِنْدَ النَّفْيِّ (لا)
وَ يَنْزِلُهَا عِنْدَ اْلإِثْبَاتِ
(إِلاَّ) – Që kur të lexohet shehadeti në ulje, dora e
djathtë duhet të mbështillet, e kur të thuhet shprehja (لا) të
ngrihet gishti tregues, ndërsa të ulet tek shprehja (إِلاَّ).
25. قِرَاءَةُ الصَّلَوَاتِ
اْلإِبْرَاهِيمِيَّةِ – Të lexuarit e salavateve.
26. قِرَاءَةُ اْلأَدْعِيَّةِ – Të lexuarit e
duave.
27.أَنْ يَلْتَفِتَ اِلَى الْيَمِينِ وَ
الْيَسَار اِلْتِفَاتًا وَضِحًا -Që kur
të japë selam duhet kthyer fytyrën nga ana e djathtë dhe nga e
majta në mënyrë që, kur të kthehet fytyra, të duken mollëzat e
fytyrës nga ai që është prapa.
A D A B E T E N A M A Z I T
آدَابُ الصَّلاَةِ
Musaliu duhet të jetë sa më i koncentruar në namaz, dhe, mu për
këtë, ai duhet t’u përmbahet disa rregullave të quajtura adab ,
të cilat i mundësojnë musaliut që të jetë sa më i disiplinuar
në namaz.
Adabet e namazit janë:
1. أَنْ يَقُومَ اِلَى الصَّلاَةِ
عِنْدَمَا يَقُولُ الْمُقِيمُ (حَيَّ
عَلَى اْلفَلاَحِ) – Që musaliu të ngritet për të
hyrë në namaz, kur muezini, duke bëre ikamet, thotë “hajje alel
felah” .
2. أَنْ يَنْظُرَ اِلَى مَوْضِعِ
سُجُودِهِ- Që musaliu duke u falur të shikojë vendin se ku
do të bjerë në sexhde.
3. أَنْ يَكْظمَ فَمَهُ عِنْدَ
التَّثَاؤُبِ –Që musaliu mundësisht të mbyllë gojën
nëse i hapet.
4.أَنْ يُخْرِجَ كَفَّيْهِ مِنْ
كُمَيْهِ عِنْدَ التَّكْبِيرِ- Që t’i
shtrijë mëngët e rrobëve nga dora para se të marrë tekbirin.
5. أَنْ يَحْصُرَ ذِهْنَهُ فِى
مُتَابَعَةٍ مَا يَقْرَؤُه أَوْ
يَفْعَلُهُ مَنَ اْلأَفْعَالِ وَ
اْلأَقْوَالِ - Që musaliu të përqendrojë të menduarit
në atë që është duke e lexuar dhe në atë çka është duke folur
dhe vepruar në namaz.
LUTJET PAS NAMAZIT
اَلأَذْكَارُ الْوَارِدَةُ بَعْدَ
الصَّلاَةِ
Rekomandohet që musaliu pasi ta ketë kryer namazin, të bëj disa
lutje që të arrijë shpërblim nga Allahu xh.sh. Lutjet që i ka
përdorur Pejgamberi s.a.w.s. janë të shumta.
Lutjet më të njohura janë:
1. Që të kërkohet falja nga ana e Allahut xh.sh. tri herë dhe të
lexohet : (اَللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلاَمُ
وَ مِنْكَ السَّلاَمُ تَبَارَكْتَ يَا
ذَاالْجَلاَلِ وَ اْلإِكْرَامِ).
2. Të lexohet ajeti Kursijja:
اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ
الْحَيُّ الْقَيُّومُ لاَ تَأْخُذُهُ
سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ لَهُ مَا فِي
السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي اْلأََرْضِ
مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ
إِلاَّ بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ
أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلاَ
يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ
إِلاَّ بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ
السَّمَاوَاتِ وَاْلأَرْضَ وَلاَ
يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ
الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ.
Kaptina el-Ihlas:
(قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ اللَّهُ
الصَّمَدُ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ
وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ).
Kaptina el-Felek:
(قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ مِنْ
شَرِّ مَا خَلَقَ وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ
إِذَا وَقَبَ وَمِنْ شَرِّ
النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ وَمِنْ
شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ),
Kaptina en-Nas:
(قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ مَلِكِ
(النَّاسِ إِلَهِ النَّاسِ مِنْ شَرِّ
الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ الَّذِي
يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ مِنْ
الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ.
3. Të thuhet 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulilah dhe 33 herë
Allahu Ekber, e pastaj të lexohet:
(لاَ اِلَهَ اِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لاَ
شَريكَ لَهُ لَهُ الْمُلْكُ وَ لَهُ
الْحَمْدُ وَ هُوَ عَلَى كُلِّ شَيْئٍ
قَدِيرٌ) .
4. Të bëhet duaja duke u lutur për vete dhe për besimtarët dhe se
duaja duhet të përfundojë me ajetet kur’anore:
(سُبْحَانَ رَبِّكَ رَبِّ الْعِزَّةِ
عَمَّا يَصِفُونَ وَسَلاَمٌ عَلَى
الْمُرْسَلِينَ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ
رَبِّ الْعَالَمِينَ)
GJËRAT QË E PRISHIN NAMAZIN
مُفْسِدَاتُ الصَّلاَةِ
Gjërat që e prishin namazin janë:
1.اَلْحَدَثُ فِى الصَّلاَةِ- Të prishurit e
abdestit . Nëse ndodhë që duke u falur të shkaktohet prishja e
abdestit, në atë moment edhe namazi konsiderohet i prishur, ngase,
në këtë moment, nuk plotësohet kushti namazit- abdesti.
2. طُرُوءُ النَّجَاسَةِ – Të paraqiturit e
ndytësirës. Nëse musaliu hyn në namaz e pastaj e godet ndytësira,
qoftë trupin e tij apo vendin ku do të falet dhe ndytësira është e
lëngët, atëherë duhet prishur namazin dhe duhet përsëritur. E
nëse ndytësira është e ngurtë dhe ka mundësi për t'u evituar
menjëherë, musaliu e vazhdon namazin; e nëse nuk mund ta evitojë
menjëherë, por vonohet, sa të thuhet tri herë subhanallah, duhet
përsëritur namazin.
Ai person i cili, pasi është falur, vëren se ka pasur ndytësirë
dhe nuk e di se kur e ka goditur ndytësira, duhet të veprojë sipas
asaj që ia merr mendja e tij; e nëse mendja e tij anon më shumë kah
ajo se ndytësira e ka goditur pasi e ka kryer namazin, nuk e
përsërit namazin, e nëse mendja e tij anon kah ajo se ndytësira ka
mundësi ta ketë goditur gjatë kohës sa ka qenë në namaz, duhet ta
përsërisë namazin.
Në rast se ndokush e sheh dikë tek falet në ndytësirë e cila
pengon kryerjen e namazit, pas kryerjes së namazit duhet lajmëruar se
në ç'kushte e ka falë namazin, por me kusht që të ketë bindje se
musaliu do ta përsërisë faljen e namazit, e nëse nuk ka bindje se
ai do ta përsërisë faljen e namazit, më mirë është të mos e
lajmeroje. Sidoqoftë namazi i këtij është i kryer.
3. اِنْكِشَافُ شَيْءٍ مِنَ الْعَوْرَةِ
- Të zbuluarit e ndonjë pjesë të trupit që konsiderohet avret .
Kur ndodhë që gjatë kohës kur musaliu është në namaz ta ketë
të zbuluar ndonjë pjesë të trupit, qoftë nga harresa apo
rastësisht, i tilli duhet të shikojë vendin e zbuluar se a është
zbuluar ¼ e ndonjë pjesë të trupit që është avret, e nëse
ështe kështu, duhet ta mbulojë menjëherë pjesën e zbuluar duke
mos u vonuar aq sa mund të thuhet tri herë subhanallah. Në këtë
rast namazi nuk konsiderohet i prishur dhe duhet të kryhet pa e
ndërprerë fare. Nëse vonohet mbulimi i pjesës e cila është
zbuluar në namaz më tepër sesa që të thuhet tri herë subhanallah,
namazi konsiderohet i prishur dhe duhet të përsëritet. Kur ndodhë
që musaliu me qëllim e zbulon pjesën e trupit që konsiderohet
avret, namazi i tij konsiderohet i prishur, pavarësisht sa ka zgjatur
e zbuluar pjesa e trupit, qoftë edhe më pak se të thuhet tri herë
subhanallah.
4. تَحْوِيلُ الصَّدْرِ عَنِ
الْقِبْلَةِ- Largimi i gjoksit prej anës së kibles. Nëse
musaliu ndodhë që gjoksin e tij ta kthejë nga ndonjë anë tjetër
duke u falur, namazi i tij konsiderohet i prishur dhe duhet
përsëritur atë.
5. اَلْكَلاَمُ اْلخُارِجُ عَنْ
أَقْوَالِ الصَّلاَةِ – Të folurit në namaz.
Pavarsisht nëse musaliu flet nga harresa apo gabimisht, namazi i tij
konsiderohet i prishur.
Në të folurit që e prish namazin bëjnë pjesë edhe këto veprime:
a. اَلتَّوَجُّعُ مِنْ أَلَمٍ أَوْ
تَذَكُّرُ مُصِيبَةٍ إِذَا نَطِقَ
بِحَرْفَيْنِ- Të shprehurit e dhimbjes apo të
përkujtuarit e fatkeqësisë duke thënë qoftë edhe ah, uh e të
ngjashme.
b. تِلاَوَةُ الْقُرْآنِ بِقَصْدِ
مُخَاطَبَةِ الْغَيْرِ –Të lexuarit e Kur’anit
më qëllim që t’i flasë tjetrit si, f.v., të lexohet ajeti:
(اُدْخُلُوهاَ بِسَلاَمٍ آمِنِينَ) “Hyni
në të me paqë dhe siguri”, më qëllim që t'u jepet selam
musafirëve etj.
6. اَلأَكْلُ وَ الشُّرْبُ- Të ngrënit dhe pirja.
Nëse ndodhë që të gëlltitet një grimcë e ushqimit e mbetur mes
dhëmbëve, qoftë edhe sa kokrra e bizeles, namazi konsiderohet i
prishur; e nëse grimca e ushqimit është më e vogël se kokrra e
bizeles namazi nuk prishet, por, një veprim i tillë konsiderohet
mekruh. Po ashtu nëse ndodhë që musaliu të kapërdijë ndonjë
pikë uji apo ndonjë lloj pijeje, namazi i tillë është i prishur.
7. اَلْعَمَلُ الْكَثِيرُ اْلخَارِجُ
عَنْ أَعْمَالِ الصَّلاَةِ- Të bërët e ndonjë
veprimi të tepërt sa që tjetri konsideron se i tilli nuk është në
namaz. Nëse musaliu bën lëvizje të shumta në namaz sa që tjetrin
e shtie të dyshojë nëse ky është në namaz, në këtë rast,
namazi konsiderohet i prishur dhe duhet përsëritur.
8. طُلُوعُ الشَّمْسِ وَهُوَ فِى
صَلاَةِ الصُّبْحِ- Të lindurit e diellit në kohën
kur musaliu është duke e falur farzin e sabahut. Kur ndodhë që të
falet sabahu dhe duke u falur fillon të lindë dielli, namazi i tillë
konsiderohet i prishur.
9.اَلْخَطَأُ الْفَاحِشُ فِى تِلاَوِةِ
الْقُرْآنِ – Leximi i Kur'anit gabimisht aq sa humb kuptimi
i ajetit apo ndërrohet.
10. اَلضَّحْكُ فِى الصَّلاَةِ- Të qeshurit në
namaz. Me të qeshurit në namaz nënkuptohet kur musaliu e dëgjon
veten që është duke qeshur por edhe ai që është afër e dëgjon.
Në këtë rast namazi është i prishur dhe duhet përsëritur.
Ndërsa, sa i përket buzëqeshjes namazi nuk prishet.
11. اَلْقَهْقَهْةُ فِى الصَّلاَةِ- Të
qeshurit duke bërë haa…haa… në namaz. Ky lloj i të qeshurit
duke bërë haa…haa…e prish namazin po edhe abdestin.
12.قِرَاءِةٌ مَالاَ يَحْفَظُهُ مِنَ
الْقُرْآنِ مِنْ مُصْحَفٍ أَمَامَهُ- Të
lexuarit e asaj pjese të Kur’anit që nuk është mësuar
përmendësh duke e pasur mus’hafin të hapur para vete. Po që se
musaliu deshiron ta zgjasë namazin dhe e vendos mus’hafin anash për
të lexuar, në këtë rast, namazi konsiderohet i prishur, ngase
namazi është ibadet e nuk është vend mësimi.
13.زِيَادَةُ رَكْعَةٍ فِى صَلاَةِ
الْفَرْضِ فَقَط إِذاَ كَانَ لَمْ
يُؤَدِّ الْقُعُودُ اْلأَخِيرُ- Të shtuarit
e rekatit vetëm në namazet farze nëse nuk ka qëndruar në uljen e
fundit. Nëse musaliu ka qëndruar në uljen e fundit e pastaj është
ngritur, namazi i tillë është i vlefshëm por duhet bërë sehvi
sexhde .
14. مُحَاذَاةُ الرَّجُلِ صَبِيَّة
مُشْتَهَاة أو امْرَاْة - Që mashkulli të falet
krah për krah me femër e cila ka hyrë në moshën madhore, me gruan
dhe me çdo femër, pavarësisht se ai i lejohet për t'u martuar apo
jo. F.v., namazi konsiderohet i prishur edhe nëse falemi krah për
krah me nënën, motrën etj.
15. لاَ يَصِحُّ قَضَاءُ شَيْءٍ مِنَ
الْفُرُوضِ الْفَائِتَةِ فِي
أَوْقَاتِ كَرَاهَةِ التَّحْرِيمِ – Nuk
është i vlefshëm namazi farz i bërë kaza në kohët kur është
mekruhi tahrimen për t'u falur.
ÇKA NUK E PRISH NAMAZIN
مَالاَ يُفْسِدُ الصَّلاَةَ
Namazin nuk e prish:
1.Kur kalimtari kalon në vendin e sexhdes, në këtë rast namazi i
musaliut nuk prishet, por kalimtari konsiderohet mëkatar.
2. Nëse e gëlltitë atë që i ka mbetur mes dhembëve e cila
është më e vogël se kokrra e bizeles, por, pa përtypje të shumta.
3. Shikimi në diçka që është e shkruar dhe të cilën e kupton,
por me kusht që të mos e shqiptojë.
MEKRUHET E NAMAZIT
مَكْرُوهَاتُ الصَّلاَةِ
Mekruh në namaz është:
1.تَرْكُ وَاجِبٍ مِنْ وَاجِبَاتِ
الصَّلاَةِ عَمْدًا - Të lëshuarit e ndonjë vaxhibi
në namaz, me qëllim. Kur ndodhë që dikush ta lëshojë ndonjë
vaxhib të namazit qëllimisht, konsiderohet mëkatar dhe nuk duhet
bërë sehvi sexhde por duhet ta përsërisë namazin nëse ka kohë, e
nëse kalon koha, namazi nuk duhet bërë kaza.
2. تَرْكُ سُنَّةِ مِنْ سُنَنِ
الصَّلاَةِ عَمْدًا- Të lëshuarit e ndonjë sunneti
të namazit me qëllim. Nëse ndodhë që nga harresa të lëshohet
ndonjë sunnet në namaz, në këtë rast lëshuarja e sunnetit nga
harresa nuk konsiderohet mekruh.
3. الصَّلاَةُ مَعَ حَصْرِ بَوْلٍ أَوْ
مُدَافَعَةِ غَائِطٍ أَوْ رِيحٍ- Të falurit
e namazit duke e mbajtur nevojën e vogël, apo duke pasur presion prej
nevojës së madhe ose gazrave.
4.اَلصَّلاَةُ إِلَى نَارٍ أَوْ
مَدْفَأَةٍ فِيهَا نَارٌ- Të falurit para zjarrit.
5. اَلصَّلاَةُ إِلَى صُورِةٍ ذِى رُوحِ
إِنْسَانِ أَمْ حَيْوَانٍ- Të falurit para
fotografisë së njeriut apo gjallesave që kanë shpirt.
6. اَلصَّلاَةُ عَارِي الْكَتِفَيْنِ
أَوْ فِي ثِيَابٍ مُبْتَذِلَةٍ- Të falurit
duke i pasur supet e zbuluar, apo duke pasur të veshura rroba me të
cilat nuk dëshirojmë të na shohin njerëzit .
7. قِرَاءَةُ الْقُرْآنِ بِقَصْدِ
تِلاَوَةٍ فِي غَيْرِ الْقِيَامِ- Të
lexuarit e Kur’anit me qëllim të leximit përveç kur qëndrohet
në këmbë. Kur dikush lexon Kur’an në ruku, sexhde, ulje etj. më
qëllim të leximit e jo për qëllim të duasë, një veprim i tillë
konsiderohet mekruh.
8. تَغْمِيضُ الْعَيْنَيْنِ أَوْ رَفْعُ
البَصَرِ إِلَى السَّمَاءِ – Të mbyllurit e
syve dhe të ngriturit lart kah qielli.
9. اَلصَّلاَةُ مَعَ حُضُورِ طَعَامٍ
يَشْتَهِيه إِِذَا كَانَ الْوَقْتُ
مُتَّسِعًا- Të falurit e namazit kur ushqimi është gati
dhe musaliu është i uritur, me kusht që namazi të ketë kohë për
tu falur.
10. اَلصَّلاَةُ مَعَ وجُودِ
مَايَشْغَلُ اْلبَال –Të falurit e namazit duke
pasur diçka që të largojë vemenendjën në namaz. Si, f.v., ndonjë
lojë; bisedë që ke deshirë për ta degjuar; kur telivizioni dhe
radio janë të lëshuara dhe ta largojnë vëmendjen prej namazit etj.
11. قِرَاءَةُ الْقُرْآنِ عَكْس
تَرْتِيبِ اْلمُصْحَفِ – Të lexuarit e Kur’anit
duke mos iu përmbajtur radhitjes së Mus’hafit. F.v. është mekruh
të lexohet në rekatin e parë kaptina “el-Ihlas” e pastaj kaptina
“el-Kevther”.
12. تَطْوِيلُ الرَّكْعَةِ
الثَّانِيَّةِ عَنْ الرَّكْعَةِ
اْلأُولَى – Të zgjaturit rekatin e dytë më tepër sesa
rekatin e parë.
13. قِرَاءَةُ نَفْسِ السُّورَةِ فِي
الرَّكْعَتَيْنِ فِي الْفَرْضِ – Të
lexuarit e kaptinës së njejtë në të dy rekatet në namazet farze.
F.v. të lexuarit e kaptinës “el-Kevther” në të dy rekatet. Sa i
përket leximit të kaptinës së njëjtë ne disa rekate në namazet
sunnete nuk konsiderohet mekruh.
14. اَلصَّلاَةُ فِي الْمَوَاطِن
الَّتِي لاَ تَتَنَاسَبُ مَعَ
طَبِيعَةِ الصَّلاَةِ – Të falurit në ato vende
që nuk i përshtaten natyrshmërisë së namazit. Si psh. të falurit
nëpër rrugë, vende të ndyta etj.
15. كُلُّ فِعْلٍ يُعْتَبَرُ عَبَثًا- Çdo
lëvizje e cila konsiderohet e panevojshme si, f.v., të luajturit me
rroba; me orë; me mjekër, mustaqe, flokë etj.
16. اَلتَّثَاؤُبُ فِي الصَّلاَةِ- Të
hapurit e gojës në namaz.
17. رَدُّ السَّلاَمِ بِالْيَدِ- Të kthyerit e
selamit me dorë.
18. كُلُّ مَا يُنَافِي اْلأَدَبِ- Çdo veprim
jo i hijshëm. Si, f.v., të kërsiturit e gishtave, të lëvizurit e
qafës etj.
Shënim: Thënë shkurt çdo lëshuarje e sunnetit në namaz
konsiderohet mekruh. Dijetarët e fikhut kanë përmendur më shumë se
70 mekruhe të namazit, ndërsa ne i kemi përmendur vetëm disa prej
tyre.
ÇKA NUK ËSHTË MEKRUH NË NAMAZ
مَا لاَ يُكْرَهُ فِي الصَّلاَةِ
Sipas mendimit të fukahenjeve nuk është mekruh veprimi i këtyre
gjërave në namaz:
1. Po që se gjatë namazit musaliut i paraqitet nevoja për kruarje,
por kruarja të mos jetë e tepruar.
2. Nuk është mekruh të bëhet sexhde në ndonjë sexhade ku ka
fotografi.
3. Nëse gjatë namazit musaliu i kapë rrobat me dorë që të mos i
ngjiten për trupi.
4. Nuk është mekruh që të falet namazin në ndonjë shtrojë, porse
më prioritare është falja e namazit në tokë
5. Nuk është mekruh të shtrëngohet rrypi në brez apo mënjanimi i
armës, por që të mos bëhet levizje e madhe në namaz.