Perdorimi politik i trupit

7 views
Skip to first unread message

Shemsi Krasniqi

unread,
May 29, 2014, 6:06:16 PM5/29/14
to dsma...@googlegroups.com, dsma11_12
Pershendetje,
http://ici-et-ailleurs.org/spip.php?rubrique42

Ne adresen e mesiperme gjeni informatat per Universitetin Veror te Shqiperise qe do te mbahet ne Korçë. Kjo eshte nje permbledhje shqip e temes qendrore te ketij Universitetit:

Përdorimi politik i trupit 
Filozofi. Sociologji. Antropologji. Politikë. Histori. Kinema. Fotografi. 
25-30 Gusht 2014, Korçë


Shqipëria është një nga vendet më të veçanta dhe interesante të Ballkanit dhe Europës. Një popull nga më të vjetrit e Europës në rrjedhën e historisë, konfliktit, pushtimit, pavarësisë, luftës, çlirimit, totalitarizmit, modernizimit dhe demokratizimit. 

Një popull zyrtarisht i ndarë në katër shtete ballkanike dhe de facto në shtatë shtete duke përfshirë këtu Greqinë, Italinë dhe Turqinë, me komunitete nga më të vjetrat. Një popull me katër përkatësi fetare, i degëzuar në dy dialekte gjuhësore, me një gjuhë krejt unike midis gjuhëve Indo-Europiane, me një identitet dhe pasuri kulturore, folkloristike, normative dhe politike tejet specifike. 

Në këtë kuadër, për herë të parë në historinë e debatit intelektual multidisiplinor shqiptar, universiteti në fjalë do të angazhohet në çështje të kulturës, trashëgimisë, identiteteve, përkatësive, vlerave, tipologjive dhe mekanizmave politike të trajtimit të popullit dhe gjithë materies së tij, duke sjellë analiza e përqasje në raport me proceset modernizuese, teknologjike dhe globale. 

Shqyrtimi i këtyre çështjeve nuk do të bëhet në kornizën e një horizonti të ngushtë kulturor, por do të jetë radikalisht shumëkultural, i hapur ndaj konceptesh të diferencuara të trupit dhe teknikave rreth tij, ndaj qasjesh të shumëllojshme, në pajtim me larminë e theksuar të prejardhjeve dhe mjediseve kulturore, politike e konceptuale të pjesëmarrësve. Përmasa krahasimtare do të jetë pra themelore në këto punime. 

Çështja e mrehtë e politikave migratore do të jetë një objekt i përbashkët reflektimi, sikundër dhe proceset diskriminuese që ato bartin me vete: një vend të veçantë duhet të zënë implikimet bashkëkohore të shenjimit të trupave, para së gjithash ato biometrike, në përmasat e tyre sa juridike dhe ndëshkimore. 

Trupi kulturor i popullit është jo vetëm objekt i abuzimeve politike masive, siç është universaliteti i torturës, por edhe shënjestër e të ashtuquajturit « menaxhim i burimeve njerëzore », që ndërhyn deri në shtresat më të fshehta : që nga projektet e « evaluimit » dhe « ndjekjes » së fëmijëve në moshë të ulët, ato të detektimit të riskut dhe delinkuencës së hershme, deri te dykuptimësia e « vetvrasjes në vendin e punës » si përdorim politik i shkallës së fundit. 

Më në përgjithësi, universiteti do synojë të përshkojë mësymjen e madhe tekno-politike të trupave (nga dietetika dhe mjekësia « përmirësuese » deri te miksazhet mes elektronikës dhe neuronikës), që vë në pikëpyetje tërë konceptimet tradicionale të « trupit » (si trup i gjallë, njerëzor, etj.), si dhe format e reja të normativitetit që imponohen aty. 

Në këtë konfigurim hyn gjithashtu trajtimi i çështjes gjinore si problem që bart në vetvete trashëgimi kulturore dhe normative të së shkuarës së largët, bashkë me proceset e diferencimit, sundimit dhe biologjizimit që veprojnë në të. 

Përdorimet estetike të trupit do të mund të lidhen me përdorimet politike të artit, ku do të shyrtohen fuqitë e trupave si forca qëndrese dhe pushteti mbi trupin si instrument manipulimi. 

--
*Shemsi Krasniqi, PhD*
Department of Sociology
Faculty of Philosophy
University of Prishtina
"Mother Theresa", Nr.1
10000, Prishtine, Republic of Kosovo

Tel.  + 381 (0) 38 222 003
Mob.+ 377 (0) 44 140 161
E-mail:   shemsi.krasniqi <shemsi....@gmail.com>@<shemsi....@gmail.com>
uni-pr.edu <shemsi....@gmail.com>  
             shemsi....@etu.unistra.fr
             shemsi....@gmail.com 

*Ju lutem mendoni për mjedisin para se ta printoni këtë shkresë. *

*Afin de contribuer au respect de l'environnement, merci de n'imprimer ce
courriel qu'en cas de nécessité.*

*Please consider the environment before printing this e-mail.*




Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages