Diplomacia Serbe ne funksion te "pajtimit nderetnik" permes demonizimit dhe shtremberimit te vertetes

2 views
Skip to first unread message

Arben

unread,
Mar 25, 2011, 5:43:43 PM3/25/11
to Drejtimi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i FJ të UP-së - 2007
Chicago
17 Mars 2011
Vuk Jeremic dhe diplomacia serbe në funksion të dezinformimit
Me datën 17 Mars 2004 në kolegjin Ëheaton të shtetit të Ilinoisit,
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, z. Vuk Jeremic dhe stafi
përcjellës i përfaqësuesve të shtetit Serb në SHBA (ambasadori serb në
SHBA, konsuli në Chicago dhe kleriku ortodoks) ashtu siq kishin
planifikuar me mjaft mjeshtri mbajten një ligjerate me temë
“Identiteti, pajtimi dhe lufta për Kosovën”. Fjalimi kishte përmbjatje
të zgjedhur me kujdes nga diplomacia serbe që të arrihej efekti i
caktuar për audience shumë specifike në këtë kolegj. Kolegji Ëheaton
është njëri nga kolegjet më të njohura evangjeliste në SHBA dhe
mësimet të cilat zhvillohen në këtë kolegj në thelb e kanë
krishterimin dhe Jezu Krishtin si udhërrëfyes. Siq u pa më vonë
audienca ishte e përbërë kryesisht nga pjesëtar të komunitetit serb në
Illinois i cili njihet si një nga komunitetet më të mëdha serbe në
mërgatë.
Ligjerata filloj me një video e cila zgjati përafërsisht 10 minuta ku
shiheshin xhirime specifike nga trazirat e 17 dhe 18 Marsit të vitit
2004. Menjëherë pas kësaj videoje Z. Jeremic mbajti një fjalim i cili
fund e krye ishte fjalim I shpërndarjes së gënjeshtrave, shtremberimit
të fakteve dhe ngjyrimit të konfliktit në mes të Kosovës dhe Serbisë
me karakter fetar dhe urrejtje ndëretnike natyrisht me perjashtim të
disa fjalive ku kërkonte pajtimin dhe kompro misin në mes serbëve dhe
shqiptarëve. në këtë ligjeratë spontanishtë të organizuar morën pjesë
edhe tre Kosovar që janë duke studiuar dhe punuar përkohesishtë në
SHBA, duke perfshirë këtu vehten time, mjekët kosovar Dr. Ekrem Maloku
dhe Dr. Avni Thaçi, dhe Z. David Goatas, I diplomuar nga kolegji
Ëheaton dhe njëherit Udheheqës i Komitetit të Fondit Kosovaro Amerikan
për Edukim.
Z. Jeremic filloj fjalimin duke i quajtur trazirat e 17 dhe 18 Marsit
2004 si sulm të organizuar ndaj serbëve dhe kishës ortodokse nga ana e
shqiptarëve të Kosovës. Ai i përshkruante këto sulme si mire të
organizuara si nga aspekti i logjistikës dhe mediave në Kosovë gjoja
të mbështetura edhe nga sturkturat e caktuara politke të shqiptarëve.
Ai nuk hezitoj aspak që këto ngjarje ti kualifikoj si sulm ndaj
krishtërimit dhe kishave të cilat për mission kanë dashurin ndaj zotit
dhe paqen. Paraqiste Kosovën si vend I cili gjithmon ka qenë
problematik dhe shqipaterët të cilët kurr nuk rreshtën duke perdorë
dhunën ndaj kishës ortodokse dhe serbëve në Kosovë dhe se ngjarjet e
organizuara më 17 dhe 18 Mars 2004, sipas tij, kishin për qëllim
spastrimin kulturor dhe identitetit serb. Përmendi ngjarje, sipas tij,
shumë të dhimbshme nëpër të cilat kaloi ushtria serbe gjatë rrugës për
Shqipëri nëpër Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe betejën e
vitit 1389 në mes ushtrisë serbe dhe asaj Osmane. Ai e quajti Kosovën
“drita e syrit” dhe “Jerusalemi i Serbisë”. Në vazhdim të përpjekjeve
të Jeremicit për të “përshkruar” ngjarjet e Marsit 2004 ai përdorte
thënie nga Bibla, Solomoni, Abraham Linkolni e Martin Luther Kingu dhe
krahasonte qëndrimet dhe veprimet e Serbisë në frymën e këtyre
aspiratave. Gjithashtu nuk la pa përmendur se, sipas tij, disa njerëz
të UNMIK-ut të atëhershëm i quajtën këto trazira me emrin
“Kristllnight”, term ky i cili përshkruan krimin dhe gjenocidin nacist
mbi Jevrenjet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Z. Jeremic përmendi
gjithashtu raportin e Dick Martyt të cilin e karakterizoi si raport i
aprovuar nga Parlamenti Evropian i cili përbëhet nga një numër i madh
shtetesh demokratike të Evropes dhe pa hezitim konkludoi se këto krime
janë kryer dhe se fajtorët duhet të nxirren para drejtesisë.
Ligjerata e tij vazhdoi me konluzionet e Z. Jeremic se shteti i
vetëshpallur i Kosovës sot njihet vetëm nga 1/3 e venedeve anëtare të
OKB-së, ka një ekonomi të shkatërruar dhe jofunksionale, institucione
të korruptuara fund e krye dhe kulturë të mos-ndeshkimit juridik dhe
se është kryekëput i bazuar në pastrimin etnik dhe krimet kundër
njerëzimit të kryera ndaj serbëve të Kosovës. Për në fund ai foli se
si sot demokracia në serbi lulëzon dhe se shteti serb prodhon vetëm
politike konstruktive ndaj problemit të Kosovës dhe se është e
vendosur që shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga shqiptarët ti
kundervihet me mjete ekskluzivisht paqësore. Ai tha se Serbia ka
ndryshuar dhe nuk do të duhej që çmimi i disa gabimeve nga politikanët
e së kaluarës të paguhet nga populli serb me humbjen e territorit të
vet historik. Zgjidhja e vetme sipas tij është dialogu dhe kompromisi
dhe rruga e vetme për paqe është pajtimi i shqiptarëve dhe se politika
e Serbisë është e fokusuar për të arritur këto standarde.
Ligjerata ishte paraparë të përcillej me pyetje menjiher pas fjalimit
të Z. Jeremic dhe diskutim nga të pranishmit. Pas disa pyetjeve nga
disa te pranishëm lidhur me numrin e pergjithshem te serbeve te debuar
nga Kosova (që për befasi Z. Jeremic nuk e dinte këtë numër dhe tha se
i duhet të shkoj ta kerkoj dhe ti kthej pergjigjje zotëriut që bëri
peytjen një herë tjetër!) fjala ju dha Z. David Goatas I cili tha se
si mik si I shqipaterëve poashtu edhe serbëve dhe I cili kishte
vizituar rajonin shumë herë deri më tani, bëri dy pyetje për Z.
Jeremic; pse diplomacia serbe në krye me Jeremicin gjatë takimeve me
botën arabo-muslimane mundohet ti paraqes shqiptarët e Kosovës si jo-
musliman të denje dhe miq të SHBA-ve dhe perendimit ndërsa në anën
tjetër, gjatë takimeve me botën perëndimore mundohet ti paraqes ata si
fundamentalist dhe terrorist islamist të cilët janë kundër civilizimit
të krishter dhe atij perendimorë? Kur do të ketë politika e jashtme
Serbe një qëndrim të vetëm dhe principiel ndaj shqiptarëve të Kosovës?
Dhe e dyta ishte kur ai citon krahasimet e ngjarjeve të Marsit 2004 me
“Kristallnight”-in a e merr parasyh Z. Jeremic faktin se i vetmi vend
ku asnjë çifut nuk u vra dhe nuk ju dorezua nacistëve gjatë Luftës së
Dytë Botërorë ishte Shqipëria dhe territoret e banuara me shqiptarë?.
Z. Goatas në vazhdim foli për vizitat e tij në Ballkan dhe tha se ajo
qe u mundua të paraqitej këtu ishte jashtëzakonisht e njëanshme dhe e
tejfryer nga Z. Jeremic dhe politika e jashtme serbe. Në mesin e
pjesemarrësve kishte edhe figura të atilla të cilat e kishin humbur
krejtësisht lidhjen me realitetin. I tillë ishte rasti I një
pjesëmarresi amerikan me origjinë holandeze I cili nuk hezitoj ti
kualifikonte shqiptarët me terme shumë të rënda bërlloke, njerëz me
mungesë edukate e arsimi dhe rrugaqë. I njëjti person deklaronte se
nuk ishte serb dhe se asnjehere nuk kishte qenë në Serbi por keshtu
kishtë degjuar nga të tjerët.
Në vazhdim siq dukej nuk ishte pritur që të pranishëm të kishte edhe
shqiptarë nga Kosova dhe posa morëm fjalën disa nga ne dhe kerkuam të
na lejohet kohë të paraqesim disa kundërargumente dhe demantime të
tentimit të demonizimit të shqiptarëve nga politika e jashtme serbe
shumë nga të pranishmit reaguan me interesim dhe kurreshtje. Ndjehej
edhe befasia dhe pakënaqsia e diplomacisë serbe dhe komunitetit serb
të pranishëm pasi që siq dukej nuk kishin planifikuar të kenë
kundërshtime gjatë kësaj afere dezinformimi. Mikepritesi I takimit
përkunder kundërshtimeve të masës (kryesisht serbëve) për të mos
lejuar komente por vetëm pyetje, lejoi që të kemi një kohë të shkurtër
në dispozicion. Të pranishmit nga Kosova pas nje diskutimi 5-10
minutesh paraqitën një fotografi tjetër nga ajo e Jeremicit me
argumente dhe fakte të cilat jo vetem që rrëzuan dhe zbuluan të gjithë
këtë farsë dezinformuse por gjithashtu zgjuan kurreshtje tek një pjesë
e konsiderueshme e të pranishmeve për të bërë pyetje shtesë lidhur me
ngjarjet e 17-18 Marsit 2004 dhe poashtu edhe lidhur me historikun e
mehershëm të këtij konflikti. Kishte edhe moment kur te pranishmit
ishin aq shumë të revoltuar me argumentimet e Kosovarëve saqë kërkonin
të “mbyllim gojën” dhe të “mos flasim më shumë”. Kjo nxiti edhe më
shumeë debatin nga anetareët e Kolegjit Ëheaton që të bëjnë pyetje
lidhur me të vërtetën në Kosovë dhe bëri që Z. Jeremic të ndihet
mjaftë “I nxënë ngusht” dhe në shumicën e pyetjeve të ju shmanget
pergjigjjeve direkte.
Z, Jeremic dhe audiences ju shpjegua se në çfarë realisht bazohet
shpallja e pavarësisë së Kosovës, se si është kualifikuar kjo shpallje
nga Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë, si është zhvilluar historia e
shtypjes dhe terrorit të organizuar shtetëror serb ndaj shqiptarëve në
Kosovë dhe Jugosllavi jo vetëm në vitet e 80-ta dhe 90-ta por shekuj
me radhë. U argumentua se konflikti në mes shtetit serb dhe popullit
shqiptarë në Kosovë kurr nuk ka qenë me ngjyrime religjioze dhe se
kisha ortodokse serbe vuan pasojat e politikës së saj shekullore të
artikuluar edhe në programet akademike serbe e të zbatuara nga shteti
serb ndaj shqiptarëve. Gjithashtu u permend tolerancea fetare që ka
mbizoteruar në mesin e shqiptarëve gjithmonë dhe se intervenimi I NATO-
s dhe bashkesisë ndërkombëtare në Kosovë ka patur për bazë pikerishtë
të kundërtën e asaj qka Z. Jeremic mundohej të argumentonte e qe ishte
spastrimi etnik dhe krimet kundër popullsisë civile në Kosovë dhe
shkelja e të drejtave elementare të njeriut e organizuar nga shteti
serb. Gjithashtu u fol për përpjekjet dhe arritjet e mëdha në
integrimin e serbëve ne jeten politike dhe ekonomike te Kosovës nga
institucionet e shtetit te pavarur te Kosovës te cilat në krahasim me
9 vite te misionit te UNMIK-ut jane shume me te medha vetem në 3 vite
te ekzistences se shtetit te pavarur te Kosovës. Iu be me dije Z.
Jeremic se ka harruar te permend krimet e kryera gjate luftrave në ish-
Jugosllavi në te cilat Serbia ishte agresore dhe mbështëtese kryesore,
krimet e kryera në Kosovë nga aparati shtetëror serb në mënyrë të
organizuar dhe sistematike dhe perpjekjet e parreshtura të Serbisë që
të minoj çfarëdo lloj stabiliteti në Kosovë dhe Ballkan permes
financimit të strukturave kriminale paralele. Masës iu potencua fakti
se raporti i Martyt është aprovuar nga Parlamenti Evropian për hetime
të mëtutjeshme dhe jo si diqka që është vërtetuar, megjithë faktin se
këto pretendime janë hetuar edhe nga Tribunali i Hagës për Krime të
Luftës në Ish-Jugosllavi dhe Misioni i UN-it në Kosovë e të cilët nuk
kanë gjetur fakte për të mbështëtur këto pretendime me procese
gjyqësore. Në fund pjesemarrësit Kosovarë u interesuan të mesojnë se
si Z. Jeremic ka si pikësynim pajtimin kur politika të cilën ai e
përfaqëson merret vetëm me shperndarje të dezinformatave dhe
demonizimin e popullit shqiptarë në Kosovë, është e njeanhsme dhe
shperndan urrejtje etnike, fetare dhe kulturore në mes shqiptarëve dhe
serbëve në Kosovë? Ai me kete rast u pergjigjë shumë shkurt se une jam
këtu të tregoj anën time të tregimit, e anën tjetër mund ta gjeni duke
percjellur kanalin televiziv CNN për qdo ditë.
Siq duket konkludimi i të pranishmive nga Kosova që në fillim të kësaj
ligjerate se e vërteta nuk nxirret në pah me diskutim të njëanshëm dhe
lejimi i debatit nga mikëpritësi e “prishi” të gjithë atë konstruktim
dezinformues të përgatitur mirë qeë më parë dhe bëri që të pranishmit
të shprehin interesim për tu informuar drejt duke shfaqur rezerva të
mëdha dhe dyshime thelbësore për atë që u paraqit nga Z. Jeremic. Për
befasi kishte edhe nga serbët e pranishëm të cilët pas përfundimit
dëshironin të bisedonin me ne dhe të na thonë se janë të vetëdijshëm
se kjo qka u tha këtu është ekstreme dhe se “politikanët kanë për
detyrë të na thonë ashtu” edhe pse ne qytetarët e dimë se është pak
më ndryshe. Pjesemarrësit Kosovarë dhanë edhe intervistë për radiot
lokale dhe zhvilluan bisedë të gjerë me studentët dhe pjesemarrësit
tjerë në një koktej rasti të organizuar pas fjalimit.


Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages