Kontrata eshte veprimi juridik i dyanshëm me anë të të cilit një ose disa palë krijojnë, ndryshojnë, ose shuajnë një marrëdhënie juridike.Pra kontrata ështe rezultat i dëshirës së palëve kontraktuese dhe se ato ekskluzivisht e përcaktojne këtë dëshirë që në shkencën juridike quhet parimi i autonomisë së vullnetit.Qarkullimi i mallrave dhe sherbimeve, perkatesisht ushtrimi i veprimtarise tregtare, qe eshte thelbi i puneve ekonomike, realizohet me ane te kontratave. Kontratat perbejne punet me te shpeshta juridiko-ekonomike. Kontratat klasifikohen ne disa kategori ku me kryesoret jane : kontratat tipe dhe kontratat atipike,kontrata kryesore dhe kontrata aksesore;kontrata te negociueshme dhe kontrata me kushte standarte,kontrata te njeanshme dhe kontrate te dyanshme .Nje nga klasifikimet e kontratave behet ne baze te menyres se lidhjes se tyre qe i klasifikon ato ne kontrata te pergjithshme dhe kontrata te vecanta.Kontratat e vecanta klasifikohen ne: kontrata e shitjes, e shkembimit, furnizimit, sipermarrjes, transportit,kontrata e Qirase Financiare(Leasing), kontrata Faktoring; kontrata Franchaising.
Kontrata e qirase financiare eshte e njohur me termin leasing financiar.Fillesat e saj kjo kontrate i ka ne SHBA nga fundi i shekullit te 20-te.Leasing eshte marreveshja midis dy paleve qeradhenesit dhe qiramarresit sipas te ciles i pari ve ne dispozicion te te dytit per nje kohe te caktuar nje send te luajtshem ose te paluajtshem, kundrejt nje pagese te caktuar ne marreveshje por qe paguhet me afate periodike te percaktuara edhe keto ne marreveshje, qe i dyti duhet ti paguaje te parit.Ne perfundim te periudhes se qiramarrjes,qiramarresi mundet ose te bleje sendin objekt kontrate zakonisht me nje cmim simbolik qe shpesh perfaqesohet nga qiraja e fundit ose te zgjedhe me qiradhenesin nje alternative tjeter e cila parashikohet si e tille ne permbajtjen e kontrates se nenshkruar midis paleve.Qiramarrja e financuar eshte nje metode bashkekohore e financimit afatmesem dhe afatgjate te ndermarrjeve dhe profesionisteve per fitimin e elementeve solide,pajisje dhe pasuri te patundshme per perdorim profesional.Qiraja financiare eshte ideale per bizneset e vogla dhe ato mesatare,dhe eshte nje mjet shume efikas per bizneset fillestare ne nevoje per tu modernizuar dhe pershtatur me nevojat e tregut.Kjo forme financimi mund te perdoret nga cdo profesionist dhe nga cdo ndermarrje pavaresisht formes ligjore dhe madhesise.
Objekti i kontrates se qirase financiare mund te jene si sendet e luajtshme ashtu edhe ato te paluajtshme ,te konsumueshme dhe te pakonsumueshme ,me kusht qe te jene individualisht te percaktuara sepse ne rastin kur palet nuk kane parashikuar te drejten e qiramarresit per te blere sendin ,do te kthehet i njejti send.Ne qofte se objekt do te ishin sende te percaktuara ne gjini nuk do te kishim kontrate te qirase por kontrate te huase.Objekti i kontrates duhet te jete i mundshem,i ligjshem,i caktueshem ose qe mund te caktohet.Respektimi i kesaj dispozite te Kodit Civil perben nje kusht te nevojshem per lidhjen dhe vlefshmerine e kontrates(neni 663 KC).
Subjekte te kontrates se qirase financiare jane:qiramarresi,qiradhenesi dhe furnizuesi.Qiradhenes eshte personi juridik qe ka dhe ruan te drejten e pronesise mbi sendin dhe qe i jep qiramarresit te drejten te mbaje dhe perdore sendin gjate afatit te kontrates se qirase,sipas kushteve te percaktuara ne kontrate.Qiramarres eshte personi fizik ose juridik qe mund te fitoje te drejten e pronesise pasi ka mbajtur ne perdorim sendin gjate tere afatit te kontrates se qirase dhe pasi ka shlyer te gjitha pagesat e qirase dhe cmimin perfundimtar te blerjes.Furnizuesi eshte personi fizik ose juridik qe ne baze te kontrates se furnizimit,i shet qiradhenesit sendin qe i jepet me qira qiramarresit.Per sa i perket qiradhenesit eshte e domosdoshme qe ai te jete pronar i sendit qe jep me qira.Natyrisht kete pronesi ai e fiton nga furnizuesi i cili e nderton sendin sipas kerkeses se qiramarresit dhe ia shet ate me pas qiradhenesit duke i kaluar keshtu te drejten e pronesise.Kjo eshte vecori e qirase financiare me tre pale sepse mund te ndodhe qe vete qiradhenesi te ndertoje ose te prodhoje sendin qe jep me qira.Ne kete rast kemi te bejme me kontraten e drejtperdrejte te qirase financiare(pa pale ndermjetese).
Qiradhenesi qe kerkon te zgjidhe kontraten per shkaqet e mesiperme eshte i detyruar te njoftoje qiramarresin shtate dite para fillimit te procedures se rimarrjes se sendit.Kjo behet me qellim qe ti jepet mundesi qiramarresit te shlyeje pagesen e qirase ose te permbushe ndonje detyrim tjeter.
Zgjidhja e kontrates per mospermbushje te detyrimeve ka efekt prapaveprues midis paleve,pervec kontratave me ekzekutim te vazhduar dhe periodik per te cilat efekti i zgjidhjes nuk shtrihet ne veprImet e kryera me pare.Keshtu pasojat e zgjidhjes se kontrates se qirase financiare nuk do te shtrihen ne veprimet e kryera me pare midis qiramarresit dhe qiradhenesit.Ky i fundit edhe kur kontrata zgjidhet per shkak te nje mospermbushje te rendesishme nga ana e tij,nuk eshte i detyruar ti ktheje qiramarresit pagesat e meparshme te qirase qe ai ka bere.Neni 30 i "Ligjit per Qirane Financiare" ka parashikuar te drejtat e qiradhenesit ne rastin e zgjidhjes se njeanshme te kontrates.Ne kete rast ai ka te drejte:te rimarre sendinte kerkoje shlyerjen e menjehershme te te gjithe shumes se papaguar te qirasete zhdemtohet per demet e pesuarate marre te gjitha shpenzimet shtese te bera per shkak te mospagimit te detyrimeve nga ana e qiramarresit,duke zbritur shumen e vleres se tregut te sendit te rimarre.Ligji ka parashikuar ne favor te qiradhenesit edhe proceduren e marrjes se sendit me ane te sekuestrimit ne ato raste kur qiramarresi nuk e dorezon sendin vullnetarisht brenda afatit 10 ditor nga data e njoftimit.Kjo procedure bazohet tek fakti se kontrata e qirase financiare eshte titull ekzekutiv(kusht sipas nenit 510 KC).Neni 33 i ligjit mbron palet e treta te cilave ju cenohen te drejtat nga sekuestrimi i sendit.Ne kete rast keto pale mund ti kerkojne gjykates kompetente:te pezulloje procedurat,kur provohet se qiramarresi nuk eshte ne rrethana te mospermbushjes se detyrimeve te kontrates dhe as te shkeljeve te dispozitave te ketij ligji dhe te urdheroje kthimine sendit qiramarresit.ti kerkoje qiradhenesit te zbatoje nje ose disa kerkesa procedurale te ketij ligji.te heqe detyrimin e cdo personi per te zbatuar nje ose disa kerkesa procedurale ,kur ky detyrim eshte i panevojshem.ti kerkoje nje personi te rimbursoje shpenzimet e kryera nga nje person tjeter per procedura gjyqesore te nisura pa patur asnje baze.
Neni 38 i ligjit ka parashikuar sigurimin e sendit objekt kontrate kunder cdo lloj demi qe ka lidhje me rrezikun e shkaterrimit,humbjes,vjedhjes,prishjes ose vjeterimit te parakohshem.Qiramarresi si perdorues i sendit eshte i detyruar te garantoje sigurimin e sendit ne mungese te parashikimeve ne kontrate.
Kontrata e qirase financiare megjithese eshte ne vetvete nje kontrate qiraje ndryshon nga kontrata tradicionale e qirase.Ne kontraten tradicionale te qirase qellimi i vetem eshte perdorimi i sendit nga qiramarresi,pe nje periudhe te caktuar dhe kundrejt nje shperblimi te percaktuar ne marreveshjen e paleve.Ndersa persa i perket kontrates se qirase financiare(Leasing).ndonese edhe ketu qellimi eshte perdorimi i nje sendi te luajtshem ose te paluajtshem, ne ndryshim nga kontrata tradicionale e qirase rezultati perfundimtar i marreveshjes se paleve eshte e drejta e qiramarresit per tu bere pronar i sendit.Qiraja financiare ngjan edhe me sipermarrjen sepse ajo mund te parashikoje kushte per ndertimin e nje sendi nga ana e qiradhenesit,sipas kerkesave te qiramarresit.Por qiraja financiare ndryshon ne disa elemente thelbesore me kontraten e sipermarrjes qe jane :ndryshimi i pare eshte ne objektin e ketyre kontratave.Tek qiraja financiare objekt eshte gjithmone nje send i luajtshem ose i paluajtshem ndersa tek sipermarrja objekt eshte teresia e veprimeve dhe sherbimeve te sipermarresit per krijimin e nje vepre.Ne kontraten e qirase financiare qiramarresi fiton menjehere nedoresine dhe perdorimin e sendit.Tek sipermarrja kjo ndodh vetem pasi vepra te jete materializuar(ndertuar dhe te jete marre ne dorezim).Ne lidhje me menyren e pagimit tek qiraja financiare ajo realizohet me qira periodike dhe duke paguar ne fund (ne rastin e kalimit te pronesise)nje cmim simbolik te paracaktuar ne marreveshjen e paleve.Tek sipermarrja pagesa mund te behet teresisht ose me keste,ne varesi te marreveshjes se paleve.Kur behet me keste ne praktike aplikohet pagesa me kater keste,i pari ne momentin e lidhjes se kontrates dhe i fundit ne castin e marrjes ne dorezim te sendit.Kalimi i te drejtes se pronesise tek qiraja financiare behet ne castin e mbarimit te afatit te kontrates ,ne castin e realizimit te ndonje rrethane apo kushti te vendosur nga ligji ose marreveshja e paleve,por gjithmone pasi te jete paguar diferenca e cmimut te sendit.Tek kontrata e sipermarrjes e drejta e pronesise kalon vetem pasi vepra e ndertuar te merret ne dorezim dhe te kryhen formalitetet perfundimtare.E perbashketa midis ketyre dy kontratave eshte ne faktin se te dyja e realizojne kalimin e pronesise praktikisht me dy faza.Kontrata Leasing ka ngjashmeri edhe me kontraten paraprake te shitjes.Kontrata Leasing luan roline nje marreveshje apo kontrate paraprake shitje.Megjithate ndryshojne nga njera tjetra per faktin se kontrata paraprake e shitjes perben vetem nje premtim te dyanshem te paleve per nje shitje qe do te realizohet ne te ardhmen dhe sjell per palet vetem detuyrimin qe me kalkmin e nje afati te caktuar te lidhin kontraten perfundimtare te shitjes.Ndersa kontrata Leasing sjell detyrime qe ne fazen e pare te saj .Nje tjeter kontrate me te cilen kontrata Leasing ngaterrohet shpesh ne praktike eshte kontrata e shitjes me rezerve pronesie ,te cilat ndryshojne nga njera tjetra per faktin se ne kontraten Leasing qiradhenesi edhe kur kontrata zgjidhet nuk eshte i detyruar ti ktheje qiramarresit pagesat e meparshme te qirase qe ai ka bere.
aa06259810