Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

lajme: kosovapress - 2 maj

10 views
Skip to first unread message

Dardan Blaku

unread,
May 2, 1999, 3:00:00 AM5/2/99
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/
Kosovapress http://www.kosovapress.com/
US Information Agency http://www.usia.gov/kosovo/
KOSOVA-INFO http://www.kosovainfo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
_____________________________________________________________________

-------> Want to help the people of Kosova?? <-------

"Vendlindja Thœrret"/"Homeland Calls"
United States: Phone: 1-718-563-7083
For bank accounts around the world visit:
http://www.alb-net.com/kosovahelp/fight.htm
_____________________________________________________________________

U dogj një kamion dhe u vra një polic serb
Deçan, 2 maj (Kosovapress)

Dje, njësitet e Brigadës 135 "Agim Zeneli", në Buqan, kanë vrarë një polic
serb dhe e kanë djegur një kamion, me të cilin pesë policë serbë kishin
tentuar të shkojnë për të plaçkitur shtëpitë shqiptare në këtë fshat. Me
këtë rast është zënë një sasi e armatimit, kurse ushtarët e UÇK-së, janë
kthyer në bazë pa humbje.


U vra eprori Agim Ali Selmanaj
Deçan, 2 maj (Kosovapress)

Dje, në fshatin Ratishë, u vra eprori Agim Ali Selmanaj (21), nga Gllogjani
i Deçanit. Ishte ishte ndër luftëtarët më të denjë të UÇK-së, në ZO të
Dukagjinit dhe njëri ndër luftëtarët më në zë të aksioneve guerile në këtë
anë dhe pjesëmarrës në të gjitha frontet, në rrafshin e Dukagjinit. Që nga
fillimi i luftës, bënte pjesë në njësitë "Komando". Ishte zëvendëskomandant
i Policisë Ushtarake, në kuadër të Brigadës 131 "Jusuf Gërvalla" dhe njëri
nga punëtorët më të palodhshëm, në të gjitha drejtimet. Agimi, mori pjesë
në plejadën e luftëtarëve të denjë të UÇK-së bashkë me dëshmorët Shkëlzen
Haradinaj, Fatmir Nimonaj, Luan Nimonaj, Hasim Halilaj e shumë të tjerë, të
cilët luftën për liri të këtij trolli e kishin mbi të gjitha. Ishte
luftëtar i përbetuar, i cili nuk u luhat asnjë çast, me qëllimin për ta
quar deri në fund luftën për çlirim nga pushtuesi serb.


Është qëlluar autobusi civil me ushtarë serbë
Podjevë, 2 maj (Kosovapress)

Dje, rreth orës 13&deg;&deg;, aviacioni i NATO-s, e ka bombarduar urën mbi
lumin Llap dhe mbi hekurudhë, në Lluzhan në rrugën Podjevë-Prishtinë. Në
atë moment në urë ka hyrë një autobus i &bdquo;Nish Ekspres"-it, që po
qarkullonte në relacionin Prishtinë-Beograd. Dëshmitarët vërtetojnë se, në
autobus kishte ushtarë e civil serbë dhe disa civilë. Predha ka rënë mbi
autobus me ç&rsquo;rast e ka shkatërruar ate tërësisht, si dhe urën e ka
dëmtuar. Me rastin e inçizimit të rasti, organet hetimore serbe, i kanë
tërhequr ushtarët e vrarë të uniformuar, kurse i kanë fotografuar vetëm
udhëtarët civilë.

Afër urës së qëlluar ekziston edhe një urë rezervë vjetër, të cilën forcat
serbe mund ta shfrytëzojnë për kalim.

Dje gjithashtu është goditur nga aviacioni i NATO-s edhe një urë tjetër mbi
lumin Llap, po në këtë rrugë afër fshatit Progoc, komuna e Prishtinës.


Dy aeroplanë të NATO-s u rrëzuan gjatë natës së kaluar
Bruksel 02,maj (Kosovapress)

Sot herët në mëngjes nji aeroplan amerikan Harrier është rrëzuar, në detin
adriatik, 40 kilometra larg Brindisit të Italisë. Burimet e NATO-s në SHAPE
të Belgjikës, thonë se aeroplani është rrëzuar për shkaqe teknike,
përderisa po bënte ushtrime dhe se piloti amerikan është shpëtuar nga
ekipet shpëtuese.

Në ndërkohë edhe nji aeroplan tjetër i NATO-s, është rrëzuar në Serbi, 48
kilometra nga kufiri perëndimor me Kroacin. Edhe kësaj here piloti i
aeroplanit amerikan F-16 është shpëtuar dhe tash është nën përkujdesjen
mjekësore. Zyrtarët e NATO-s thonë se janë duke punuar për të gjetur
shkaqet e rrëzimit. Ky është aeroplani i dytë i aleancës, i cili rrëzohet
gjatë misionit mbi Serbi. Më 27 mars, nji aeroplan, poashtu amerikan i
tipit F1-17 është rrëzuar. Edhe atëherë piloti ishte shpëtuar nga ekipet
shpëtuese të aleancës.


Mbi 70 000 shqiptarë në malet e Budakovës buzë vdekjës nga uria dhe sëmundjet
Suharekë, 2 maj (Kosovapress)

Në grykat e maleve të Budakovës, ku janë strehuar rreth 70 000 banorë, të
zhvendosur nga mbi 40 fshatra të komunës së Suharekës, gjendja e popullatës
është mëse alarmuese. Tani janë regjistruar rastet e para të vdekjes nga
uria dhe nga mungesa e ilaqeve.

Popullata është e rrethuar nga të gjitha anët, nga forcat militare e
paramilitare serbe dhe gati për çdo ditë kërcënohet e rrezikohet prej
granatimeve të tyre.

Është koha e fundit që të intervenohet, nëse nuk pajtohemi me faktin se aty
do të mund të ndodhte katastrofë e vërtetë humanitare.

U vranë shtatë ushtarë serb në brezin kufitar
Junik, 2 maj (Kosovapress)

Mbrëmë dhe sot, kanë vazhduar luftimet në mes të UÇK-së dhe forcave
ushtarake serbe, në brezin kufitar me Shqipërinë. Luftimet janë zhvilluar
dhe po zhvillohen kryesisht në jug të bjeshkëve të Junikut, ku forcat serbe
kanë tentuar të depertojnë në zonën që kontrollohet prej forcave të UÇK-së.
Në atë rast janë ndeshur me njësitin komando &bdquo;Delta". Në këtë
ballafaqim janë vrarë më së paku shtatë trupa serbe dhe disa të tjerë janë
plagosur.

Granatime nga ana e forcave serbe, ka pasur përgjatë tërë vijës së frontit
dhe ato po vazhdojnë.

Njësitet e UÇK-së po rezistojnë me sukses, ku gjatë luftimeve të djeshme e
as të sotëme, nuk kanë pasur humbje.


U identifikuan edhe katër viktima të masakrës së Poklekut
Gllogoc, 2 maj (Kosovapress)

Burimet tona në Gllogoc kanë njoftuar se janë identifikuar edhe katër
viktima të masakrës në Poklek të Vjetër të Drenicës, më 17 prill të këtij
viti, kurse një viktimë tjetër mbetet ende e paidentifikuar. Kështu numri i
viktimave të masakrës, të gjetura e të identifikuara deri tani, bëhet 58.

Janë identifikuar: Naile Elshani, nga Korrotica e Poshtëme; Halim Kluna,
nga Pokleku i Vjetër; Sala Muqolli (60), nga Pokleku i Vjetër dhe Muhamet
Misin Misini (37), nga Korrotica e Poshtëme. Gjithashtu është gjetur edhe
një kufomë tjetër, deri tani e paidentifikuar që kishte moshën 35-40 vjeçare.

Njoftohet se kufomat e Naile Elshanit, të Halim Klunës dhe të Sala Muqollit
janë gjetur të lidhura dhe të hedhura në një bunar të fshatit.


Rreziku nga minat
2 maj (Kosovapress)

Natyrën e vet terroriste, forcat militare e paramilitare serbe, po e
dëshmojnë edhe me rastin e tërheqjes që po e bëjnë nga vendbanimet e
fshatrat e caktuara shqiptare. Ato kudo që janë tërhequr deri më tani,
nëpër rrugë e rrugica, në oborre e shtëpi të shqiptarëve, kanë vendosur
mina befasuese dhe nga ngutia apo pakujdesia, viktima të tyre janë bërë
pjestarë nga popullsia civile, shpesh edhe gra e fëmijë.

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Kosovapress"
http://www.kosovapress.com/
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu

0 new messages