Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

Shtypi: "Gazeta 55", 7.5.1999

30 views
Skip to first unread message

GAZETA 55

unread,
May 7, 1999, 3:00:00 AM5/7/99
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/
Kosovapress http://www.kosovapress.com/
US Information Agency http://www.usia.gov/kosovo/
KOSOVA-INFO http://www.kosovainfo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
_____________________________________________________________________

-------> Want to help the people of Kosova?? <-------

KHAO (Kosova Humanitarian Aid Organization)
URL: http://www.khao.org/
United States: Phone: 1-714-892-7283
Fax: 1-714-898-0740
_____________________________________________________________________

Ne kete numer te Gazetes 55 do te njiheni me:
- Editorial
- Aktualitet
- koment


Qeveria e falenderimeve

Kledi Shegani

E votebesuar per nje program me plane dhe projektplane,qeveria e Majkos e
ka ulur ne minimum aktivitetin e saj.Ata qe kane më shume pune jane
nepunesit e protokolleve qe shenojne data e falenderime.Dhe vetem kaq.
Qeveria mjaftohet me regjistrin e takimeve, nje pafundësi falenderimesh për
KE-në, BE-në,Kryqin e Kuq ,organizma e shtete te tjere dhe per shqiptaret
qeveria nuk bën asgjë.Vazhdon te regjistroje sasine e ndihmave qe sjellin te
huajt per perballimin e krizës dhe bashke me të ndan dhe përqindjen qe i
takon te marrë.
Presidenti Meidani falenderon jo vetem nivele presidenciale, por me shume
pasion edhe OJQ-të qe aktivizohen ne menaxhimin e krizës.Ndersa ai vetë
edhe deklaratat zyrtare i bën me vonesë. Per te mos folur pastaj per
kryeministrin dhe ministrat e tjerë me rradhe,qe vetëm kerkojne dhe
falenderojne,ndërsa prapa skenës vjedhin dhe abuzojne me ndihmat.
Sidomos Milo, qe çalon shumë ne punet e diplomacise, dhe abuzon me fatin
e shqiptareve te lodhur dhe te masakruar nga barbaria serbe.
Monologojne, dialogojne, kerkojne dhe falenderojne.Madje, disa prej
qeveritareve shkojne deri atje sa deklarojne mbeshtetjen e tyre per trupat e
NATO-s dhe për shtetet qe po ndihmojne te debuarit me dhune nga Kosova
qe gjenden ne Shqiperi?! Tamam pune qe duhet te beje qeveria jane keto!
Formulat falenderuese jane bërë aq monotone, sa i kane mesuar permendesh
edhe ata qe kane ardhur më shumë se nje here ne Shqiperi ne kete periudhe
dhe kane qene te detyruar te degjojne koleksionin e falenderimeve te Tiranes
zyrtare.
Normalisht, qeveria shqiptare nuk po ben asgje.Madje edhe rruget me gropa
te Apostolit po i rregullojne trupat e NATO-s qe ne fakt kane ardhur ne
Shqiperi per te ndihmuar kosovaret.Nuk e dimë se deri kur do te vazhdojë
qeveria shqiptare me këtë monotoni shurdhuese falenderimesh qe eshte kthyer
ne fjalekalim te sajin ne keto ditë te veshtira per shqiptarët.
Per te mos folur pastaj per premtimet madhore ne aspektin ekonomik per
kthimin e parave, transparencen e piramidave, vendet e punës përballë
torturës se perditshme te shqiptareve per te siguruar jetesën.
Kështu ne kaq muaj qeverisjeje, shtetarët nuk ka asgjë per t'i thene elektoratit
te tyre, përveçse t'i servirin edhe atij falenderime që i dha votën kur u duhej.
Edhe shqiptareve nuk u mbetet gje tjetër,veçse te regjistrojne falenderimet e
qeverise se tyre.


Faks i hapur

Shiten autorizime per kampingje

Nga burime qe nuk duan te identifikohen rezulton se nje biznesmen nga
Librazhdi ka blere 40 milione leke nje autorizim per te ngritur nje kamping
per kosovaret ne Dragostun.
Ky eshte sinjali i pare i nje korrupsioni te ri.

Kryeqyteti i Kosoves eshte Tirana, jo Beogradi

Godo: Keto jane manovra te Millosheviçit

Takimi mes perfaqesuesve politik te Kosoves, pjesmarres ne
konferencen e Rambujese duhet te behet ne Tirane pasi ky eshte
kryeqyteti i shtetit ame. Edhe nese ky takim do te realizohet
ne Shkup nuk do te kete ndonje problem te madh.
Ky deklarim i kryetarit te komisionit parlamentar per
politiken e jashtme behet menjehere pas lirimit te Presidentit
te Kosoves Ibrahim Rugova, e ku takimi i politikaneve kosovare
eshte edhe me i mundshem.
Pse u lirua Rugova nga Millosheviçi?
Presidentit te Jugosllavise po i mbarohen edhe kartat e fundit
me te cilat po luan edhe pse fundi i tij i trishuedhem eshte i
pashmangshem. Loja e Millosheviçit dukes se mbaroi me lirimin
e tre ushtareve amerikan e se fundi me lirimin e Presidentit
te Kosoves, pra kartat e Presidentit Jugosllav moren fund, gje
qe tregon se zgjidhja e problemit te Kosoves eshte shume e
afert. Me lirimin e Rugoves, Millosheviçi kerkon te beje nje
gjest paqesor sikur ai i lirimit te tre ushtareve amerikan tha
dje Sabri Godo. Sipas republikanit Godo, manovrat e
Milosheviçit jane te pa fundme sa djallezore po dhe aq te
rrezikshme. Kur perpara nje dite Godo deklaron se Rugova nuk
ka me mandat per te folur si president i Kosoves e per te
perfaqesuar popullin shqiptare atje, deklarata e tij e djeshme
ishte krejt e kundert. Ne presim qe Rugova te vije ne Shqiperi
ku te mesojme me shume rreth mistereve te deritanishme, ku dhe
te takohen te gjitha forcat politike te Kosoves, takim ky qe
te sjelle qeverine e perkohshme te Kosoves.
Per lirimin e Presidenytit te Republikes se Kosoves z. Rugova
u shpreh edhe Kryetari i parlamentit Gjinushi. Aq me shume qe
re vonohet deklarata e Rugoves aq me i dyshimte behet
personaliteti i tij.
xhevahir OSMANI

Gjinushi: T'u heqim mandatin demokrateve, pastaj te merremi me
Kosoven

Gjimushi: Kam frike nga demokratet

Raporti i kryetarit te parlamentit Skender Gjinushi perpara
gezetareve kishte dy sqarime, qe benin fjale per heqjen e
mandateve deputeteve te PD-se. Pozicioni im si kryetar
parlamenti duhet t'i referohet kushtetutes, mandatet e
deputeteve merren nga vota e popullit, por edhe kushtetuta ka
marre mandatin e popullit duke u votuar nga shumica e
shqiptareve, tha Gjinushi. Heqja e mandateve ndaj deputeteve
te Partise Demokratike do te behet, pasi ky eshte ligj
kushtetues dhe do te zbatohet, vazhdoi Gjinushi.
Askush nuk ka pune me kryetarin e parlamentit, por me
kushtetuten, demokratet duhet te kishin marre pjese ne
hartimin e kushtetutes pasi mund te kishin kerkuar heqjen e
ketij ligji, shprehet Gjinushi me ironin e tij te zakonshme.
I vetmi organ qe ben interpretimin e ketij ligji eshte Gjykata
Kushtetuese, nenvizoi ai. A i sherben situates politike ne
vend e sidomos gjendjes se krijuar nga te shperngulurit e
Kosoves ne Shqiperi, heqja e mandatit parlamentar deputeteve
te PD-se dhe sa do te sherbeje bashkepunimit pozite-opozite
zbatimi i kushtetutes, per problemin mbare kombetar?
Pa e zgjatur shume Kryetari i parlamentit shprehet se
Kushtetuta do te zbatohet, ne nuk do te presim te qetesohet
gjendja politike ne vend e nuk do te presim gjere sa te
zgjidhet problemi i Kosoves. Zbarimi i Kushtetutes nuk eshte
percaktuar te kryhet me afate, tha Kryetari i Parlamentit
Gjinushi. Deklarimet e Gjinushit perpara gazetareve lidhur me
punimet e mbledhjes se Keshillit Kombetar te PD-se beheshin
sikurse ai te kishte qene prezent ne mbledhje. Per heqjen e
mandatit parlamentat deputeteve te PD-se i morem nje prononcim
edhe kryetarit te Gjykates Kushtetuese z.Femi Abdiut.
Ai deklaron se nuk mund te them asgje perderisa ne kete
gjykate nuk ka ardhur asnje padi nga asnjera pale.
Nese parlamenti vendos prerjen e rrogave per deputetet e PD-se
ne do bejme ate ne rruge ligjore. Por nga ana tjeter nese do
te kemi ankesa nga deputetet edhe ne kete rast do te veprojme
ne te njejen menyre sikurse edhe me pare.
xhevahir OSMANI


Berisha takon perfaqsuesen speciale te Keshillit te Europes

Dje kryetaei i Partise Demokratike Prof.Dr. Sali Berisha priti
ne nje takim Perfaqsuesen Speciale te Keshillit te Europes,
zonjen Rehan Arkan. Zoti Berisha ne kete takim shprehu
kenaqsine per bashkpunimin e ngushte me Keshillin e Europes e
gjithashtu falenderimet per Asamblene Parlamentare,
Presidentin e Aasmblese Parlamentare te Keshillit te Europes
per sesionin e fundit dhe rezoluten kushtuar KOsoves, si dhe
per mbeshtetjen qe kane treguar per presindetin Rugova. Ai
pershendeti idene per hapjen ne Kosove te nje zyre te
Keshillit te Europes.
Zoti Berisha beri nje ekspoze te zgjeruar per zhvillimet e
fundit ne Shqiperi, per krizen si pasoje e spastrimit etnik te
MIlosheviçit ne Kosove dhe domosdoshmerine e bashkpunimit te
faktorit shqiptar ne Shqiperi e ne Kosove per kapercimin e
kesaj krize qe eshte me e renda ne historine tone kombetare.
Berisha foli gjithashtu edhe per perpjekjet qe ka bere Partia
Demokratike e Shqiperise dhe opozita ne pergjithsi per
vendosjen e dialogut me qeverine per gjetjen e rrugeve e
marrjen e pergjegjesive per kapercimin e kesaj situate, por
kerkesat tona kane mbetur pa pergjigje. Perkundrazi,
perdjekjet ndaj opozites kane marre permasa te reja dhe fakt
eshte gjyqi qe u hap sot per gjoja grushtin e shtetit te 14
shtatorit 1998.
Perfaqesuesja Speciale e Keshillit te Europes u interesua per
qendrimin e Partise Demokratike ndaj Parlamentit, per
mundesine e bashkpunimit opozite-pozite per kapercimin e
gjendjes teper serioze qe po kalon Shqiperia, per te cilat
gjeti predispozicionin e plote te Partise Demokratike te
Shqiperise nese pozita ben hapa konkrete dhe eshte vertet e
gatshme per bashkpunim dhe marrjen e pergjegjesive.

B. Agolli

10 predha të artilerisë serbe bien në fshatin Perollaj të Hasit

-Predha të artilerisë serbe
kanë rënë mengjezin e së enjtes në afërsi të fshatit Perollaj të
rrethit të Hasit.
Zëdhënësi i komisariatit të policisë së rrethit bëri të
ditur për -në se, 10 predha të artilerisë serbe kanë rënë në
orët e para të ditës së sotme në afërsi të fshatit Perollaj të
rrethit të Hasit.
Sipas tij bombardimi me artileri ka qenë i ashpër rreth
orës 04.30-05.00 të mëngjesit.
Ndonëse nuk ka njoftime për dëme bombardimi në këtë fshat,
i cili ndodhet gjithsesi larg vijës kufitare (rreth 10 km), ka
ngjallur shqetësim tek banorët e tij dhe të fshatrave përreth.
Ndërkohë sot forcat ushtarake të brigadës së Krumës kanë
filluar një stërvitje taktike me trupa të këmbësorisë dhe të
artilerisë, e cila po ndiqet nga afër edhe nga Ministri i
Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Me se hapen sheshet me berryla apo me skrep

(Pervoja nga Saranda)

Burime nga Bashkia e Sarandes por edhe nga qytetare qe nuk
duan te identifikohen pohojne se ne Sarande ka ende sheshe
per t'u hapur. E pabesueshme. U tha nje here se kush
desheron te mbushe nje flete-ankete te thjeshte dhe me kete
merr shesh. Qytetaret, qe kane vuar si dreqi me te birin,
shtremberuan buzet me mosbesim, mbasi ata kane disa vjet,
qe bejne me dhjetra dokumenta dhe meazallah se hapet
shesh. Por ja sheshet hapen edhe me berryla, duke ngushtuar
hapesirat brenda shesheve ekzistuese, duke i shtyre ato
nga te kater anet e horizontit dhe keshtu del sheshi, por
ama jo pa gje, por duke hedhur ne mes te sheshit 800 mije
dhrahmi greke. Keshtu ka deklaruar nje qytetar sarandiot
per pergjegjesen e zyres se urbanistikes se bashkise, zonjen
Ervehe Çumani. Ja pra dhrahmite dhe berrylat jane me te
forte se skrepet, çekiçet dhe dinamiti.

Z.V.
fund.

Zbulohet

Kuçedra me 12 koke ne ujesjellesin e Sarandes

* Per njoftim, Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve
si dhe Parkut Zoologjik te Tiranes per te terhequr kete
ekzemplar te rralle.

Kete behar qe kemi perpara, qytetaret sarandiote do ta
pesojne si ne Qerbela, do thahen per uje. Ujet e ka zene
Jeziti i Mavijese, Kuçedra me 12 koke, ne Qafe te Gjashtes,
drejtori i ndermarrjes Kristaq Kali. Jo vetem qytetaret
sarandiote, por edhe 3000 kosovaret e ardhur. Qendra e qytetit
ka nje 24 ore kurse periferia ku banon 95% e qytetit ka
apo s'ka dy ore ne dite. Jane ankuar pronaret e lokaleve
se nga mungesa e ujit dhe e drites u humbet xhirua dhe
paguajne tatimet kot, por u prishet edhe ushqimi ne
frigorifere. Mire, por po qytetaret qe s'kane uje per te
pire e per te lare? Qytetaret thone se çoç merr nen dore
drejtori. Por qytetaret thone edhe tjetren. Ne lagjen 1
digjet pompa çdo muaj. Paguhen para per riparim. Jashte
afateve, pa garanci, pa dokument. Ku vene parate?
Por kjo kuçeder nuk ka zene vetem ujet por i ka hedhe
dhembet ne gryke shtetit dhe punetoreve. Se pari, pas nje
kritike qe ju be ne gazete per mosderdhjen e 11.7% te
sigurimeve shoqerore - shendetesore qe u mbahet punetoreve.
Pas nje kritike ne gazete ky shkoi me vrap dhe derdhi 7
milione, leke, kur ka per te derdhur rreth 60 milione, prej
6 vjetesh. Skandal, kulmi i korrupsionit. Pa kontrolluar
asnjehere as nga bashkia, as nga rrethi e as nga Kontrolli i
Shtetit. Ç'ben ky drejtor me keto para? Pse i mban ne
shtepi? Ku i investon? Dhe "pse-te" vazhdojne. Punetoreve u
humbet vjetersia ne pune, s'marrin dot libreza
shendetesore per terheqjen e ilaçeve me vlere te ulet.
Se dyti, komuna e Alikos, me 24 ore uje te panderprere, prej
6 vjetesh nuk paguan asnje leke, sikur qe me Delvinen edhe
tani qe eshte me Saranden, mbasi ishte dhe eshte po i
njejti drejtor. Ku vene leket? Mos i ha drejtori me
kryetarin e komunes? E dine ata qe jane caktuar per tu dhene
perjgigje ketyre pyetjeve.
Se treti, reparti mekanik u eshte dhene privateve, ofiçine
s'ka fare. S'kam ç'bej thote drejtori, s'ka shtet. Si mund
t'ia hedhesh fajin shtetit kur ti i ke futur vete per
para?
Se katerti, materialet e ndermarrjes jane tek mbesa e
magazinjerit sepse magazinjeri eshte kusheri i pare i
drejtorit. Ka inventar kjo ndermarrje, si administrohen
materialet? Ç'ben dega ekonomike dhe kryetarja e saj, kur
shikon se shkelen ligjet.
Zoterinj pushtetare: - Mereni kete lloj kuçedre apo Kali dhe
çojeni ne Parkun Zoologjik te Tiranes, ne qofte se ka, qe
ta keni afer te zbaviteni me te.
fund.

Tate Shkurti

Ne Konispol duhet zbatuar simbioza Parti Komuniste - Omonia
- Parti Socialiste

Me nje autobuz udhetaresh Shijak-Tirane midis dy personave
te cileve per fat te keq nuk ua mesuam dot emrin, po
zhvillohej gjate gjithe ruges nje bisede kaq e ndezur, kaq
e tensionuar sa qe nga çasti ne çast thoshje se mund t'ja
hiqnin njeri-tjetrit. Por jo, biseda kishte brenda nje
tundim, nje trishtim, nje revolte te justifikuar, nje
ambicje atdhetare me theks te fuqishem te shqiptarizmes.
Nga dialekti mundem te kuptonim se qe te dy ishin çamer,
mesoburra qe patjeter ose do te ishin nga Konispoli ose
kishin qene si miq tek njerezit e tyre ne Konispol.
Sidoqofte ishin çamer, intelektuale te formuar deri ne nje
fare mase. (Me nje bisede nuk mund te vleresosh masen e
kapacitetit te nje intelektuali), por ndersa njeri ishte i
qete dhe me i matur e i ekuilibruar, tjetri ishte mjaft
kolerik ne bisede.
Po riprodhojme ne esence çeshtjet dhe disa emra (aq sa na
kujtohen) pa i njohur per aq sa degjuam dhe ketyre nuk
duhet tu mbetet qejfi, se jane nga goja te tjereve.
1. Kur do te behej memoriali kushtuar masakrave te
shovinisteve greke kunder çameve, nje shovenist ngas
Kamati (fshat minoritar grek ne rrethin e Sarandes), ka
deklaruar per Fadil Kason:"Jo sa te jem une kryetar komune,
por sa te jem gjalle, nuk behet memoriali ne Konispol". Me
tej greku Spiro Miçoni pohon perseri me kembengulje ne
ligjerate te drejte:"Kete Fadili e ka shprehur edhe ne
prezencen e Vasil Çakes, kemi qene bashke te tre". Ish
kreu i komunes ka perdorur edhe shprehjen "mishi te piqet e
helli te mos digjet". Mire po qe keshtu por ç'ti besh kur
digjet mishi e ... pastaj ç'na duhet helli? Shuaip Beqiri
nuk rri dot pa vajtur ne Hoxhe (nenteksti: te takohet me
OMONISTET).
2. Shuaip Beqiri eshte nipi i Mufit Husit. Cili qe Mufit
Husi e cili qe Madan Husi! (Gjithmone kemi parasysh
rregullat si zhvillohet biseda midis dy a me shume
personave pa permendur detyrat (rralle) emrat e tyre
(bashkebiseduesve), pa narracion etj). Resmi Bejko eshte
kryetar i partise komuniste te Konispolit. Po eshte edhe
Dilaver Veliu nga Verva, por qe rri ne Konispol, Nevruz
Beqiri, Fatriu i Madan Kasos e sa ka akoma? Kur u krijua
Partia Demokratike ne Konispol nga Ulmi Jupe me shoke, ne
ate kohe Shuaipi mbaroi per mjekesi. Beri kerkese per
specializim, po nuk ia dhane se i doli rrere, se e kish
marre me pahir shkollen e i thane:"Po ku vete ose korbosh?
Pse pak veta mori e ka marre OMONIA ne Konispol, mo? Nuku
thosh Vasil Çakua do tu bej kete e do tu bej ate; haj me
viza e haj atej e haj ketej, nuk na genjeu gjisej? Keta
jane fare batalçinjsh, te bijne hupin!
3. Pas ketyre fjaleve biseda pushoi sepse ne nje qender te
banuar autobuzi ndaloi me shenjen e policit rrugor. Polici
e kish bilbilin ne goje dhe i foli shoferit. Ne kohen qe i
foli shoferit i ra bilbili nga goja ne nje pellg me uje
perpara kembeve. Nje golemas (nga Golemi i Gjirokastres)
qeshi dhe tha:"Merre, merreeee... pandehu se e kishte te
ngjitur per buze, i vraari!" Qeshem te tere. Pas pak biseda
u ndez prape... Ti thua pluralizmi? Po! Perse e beme
pluralizmin? Per te rrezuar komunizmin, monizmin, diktaturen?
Po, shume dakort. Atehere pluralizmi e permbysi monizmin,
Partine Komuniste, atehere, i dashur mik, ç'na duhet? Ja
pime lengun per 50 vjet! Pastaj a mund te bashkejetoje
pluralizmi (demokracia) me monizmin (diktaturen)? Si mendojne
disa kur thone:"E mos, pluralizem eshte do kete dhe parti
komuniste". Jo, or birazer, nuk mund te bashkejetoje i
paudhi me Pejkamberin. - He. ç'ish thua? Jem ajar njam
ketu, kepton?! E leme kete. Po Omonia, ç'ish pune ka ne
Konispol? Pak holqi çami, ka greku, ka Zerva, ka Enveri, a? E
din ti qe ate qe bin serbi me kosovaret sot, e ka bene
edhe greku njedizaj me çamer, me ne, or me ne, ndien a jo?
Njesoj, mo? Mos shpuri njonje ka keta grekerit Enveri a
Stalini ne Gjyqin e Hages? Ku i shpie arabaja ca nga tanet?
U beç derr di dite qe denja. Keshtu e perfundoi biseden
njeri çam, i bere flake i kuq nga qe i kish vajtur ne maje
te hundes kurse tjetri kishte ulur koken nga turpi sikur ti
kish bere vete keto faje. Mua mu drodh mishte dhe u mata
nje here te afrohesha por u pendova, sepse mos ndryshonte
biseda, prandaj i lashe te vazhdonin. Nderkohe ne pasqyren
e imagjinates me shfaqeshin skenat e llahtarshem, te
historise tragjike te shqiptareve, dje dhe sot, gjithe jeten.
Ne nje moment vura duart ne koke dhe mbylla syte me duar.
Aty ne mikroerresire pashe Stalinin, Titon, Enverin, 1878,
1913, lloje kafshesh me fytyre njeriu, por me meçke
gorille, ku "me te bukrit" gjitonet. Por pashe edhe shoket e
mi, shqiptaret e vertete, shqiptaret dhe jo sharlatanet,
pashe edhe konispolatet, konispolatet e mi, shoket e miqte e
mi dhe perseri "m'u drodh mishte". Po, po konispolatet e
vertete dhe jo korfiatet, jo renegatet. A kane vatan ne
Konispol keta njerez. Perse bejne konispolatet dhe gjithe
shqiptaret:"Per kete buke, per kete zjarr"? Per buken e
zjarrin ketej, apo andej matane? Ekuacioni komunisto-sllavo-
omonist duhet te precipitoje ne uje dhe gaz karbonik me ane
te reaksioneve te reduktimit.


14 Shtatori, akuza pergjysem

Ne nje moment jo dhe aq komod "drejtesia shqiptare' i eshte
rikthyer procesit te te akuzuarve te "grushtit te shtetit" te
14 Shtatorit. Sikurese ngjet rendom, ne nje shtet qe
institucionet e drejtesise jane te ndervarura direkt nga
politika, per te mos thene se dirigjohen prej saj, ne banken e
te akuzuarve kane qene vetem ata qe shteti mundi t'i
etiketonte si organizator te "grushtit te shtetit". Jo çdokush
ka vene re se ne banken e te akuzuarve ishin te gjithe ata qe
"duhet" te pergjigjen per ate çfare ka qene pasoja e atij
shtatori te pashlyer per kujtesen e shqiptareve. Eshte
"harruar" duke lene 14 Shtatorin, si nje akuze pergjysem, kjo
per faktin se shteti ka vendosur te mohoje shkakun dhe te
merret vetem me pasojen. Ne kete banke nuk mungonte vetem
vrasesi i Heroit te Demokracise, liderit te levizjes Dhjetori
'90-te, deputetit Azem Hajdari, por dhe vrasesit e Skender
Kalenjes, ata qe plagosen dhjetra protestuaes, ata qe
urdheruan nje Tjenanmen te dyte. E nuk kishte se si te ndodhte
ndryshe, vetem se keshtu, per te kuptuar se ky proces vazhdon
te mbetet totalisht nje proces politik dhe vazhde e dinamikes
se anatemimit qe pozita kerkon t'i beje opozites, qofte dhe
duke perdorur si mashe drejtesine. Duke u kthyer 14 Shtatorit
ne kujtesen e zhvendosur tek tragjedia kosovare, kemi kuptuar
shumeçka. Dhe vemendjen qe ka shteti shqiptar tek kjo situate,
e cila mund te eksplodoje nga momenti ne moment. Kjo eshte nje
tjeter deshmi qe te kuptojme tek manovrat politike te
qeverisjes nje tjeter qellimsi te lig. Ndoshta nuk do te
sherbente si nje grusht gjunjezues per opoziten, akuza e
"grushtit te shtetit", por gjithsesi nje goditje per hapat
perspektiv ne lidhje me situaten, natyrisht qe po. A duhet te
mendojme se kjo kaste politike, qe hap procese politike ne
keto momente delikate, eshte e angazhuar per te zgjidhur
diçka, a per te gremisur gjithçka ne rrepiren e fataliteteve,
qe ka hapur vete ajo. Kjo akuze gjithsesi ka mbetur pergjysem,
per te qartesuar shume gjymtime qe pjell farsi politik i
qeverisjes se sotme, ne kuadrin e gjoja ruajtjes se "vlerave
te demokracise". Kjo per te fshehur shume mekate, qe kjo
praktike politike ka vene ne veprim qe ne tentativat per te
marre pushtetin, dhe qe jane te fresketa per te gjithe
shqiptaret. Procesi ndaj nje pale, ngushton pretendimet e
aspiratave te drejtesise, perkundrazi shtyn ate ne hullite e
te qenit procese politike, sikurese dhe u etiketuan.
Megjithese procesi eshte shtyre, kjo nuk na shtyn te
komentojme kete, si nje precedent qe jo vetem kercenon
situaten por e instalon faktorin politik ne zona te
tensionuara.
Al.Va

Greqia brenda NATO-s prane Serbise

- Ne shtypin lokal ne Greqi jane botuar lajme qe bejne fjale
mbi materialet mjekesore dhe farmaceutike te mbledhura ne
spitalin e Selanikut për të demtuarit nga sulmet ajrore të
NATO-s të cilat u derguan ne date 6 prill ne Beograd, për
kontaktet e vazhdueshme të Shoqates shendetesore të Selanikut
me spitalet e Serbise dhe për krijimin e grupeve me mjeke
dhe infermiere vullnetare ne ndihme të viktimave "të luftes
se pashpallur" të NATO-s mbi Jugosllavine ne rastet kur
eshte pare e nevojshme (Media e Selanikut 7 prill).
- Në boletinin kryesor të lajmeve të dates 8 prill njoftohet
për viziten e ekipit grek të futbollit AEK ne Beograd, i
cili do te zhvillonte nje ndeshje miqesore me ekipin
jugosllav "partizani" ne kuadrin e mbështetjes, paqes dhe
pajtimit me kete vend, për shkak te sulmeve te NATO-s mbi
Jugosllavine. Ky ekip dhe shoqeruesit e tyre, të cilët u
priten personalisht nga kryetari i qeverise serbe
Milosheviç dhe mijra njerez të tjere u shoqeruan nga
interesimi i madh edhe i qytetareve të Novi Sad dhe
Vojvodines, ku u detyruan të strehoheshin.
Nje lajm tjeter qe ze vend ne Buletin edhte edhe ai mbi
viziten ne Beograd të kengetarit grek Giorgos Dalaras, i
cili se bashku me kompozitorin serb Goran Bregoviç dhe
kengetare nga disa vende të tjera te Ballkanit do te
organizojne nje koncert proteste kunder luftes.
- Në artikullin me titull "Ne Elassona nuk duan myslimane"
te gazetes Eleftheros, të dates 8 prill zene vend shprehje
të tilla si:"Nuk duam duam myslimanet ketu. Por ne rast se
behet fjale për ardhjen e serbeve, me kenaqesine me te
madhe do ti mbajme me shpenzimet tona ne shtepite tona".
Ky mesazh i banoreve të Kokkinopulos se Elassonas i eshte
derguar organeve kompetente nepërmjet kryetarit të
bashkise se Olimpos Yiorgos Kastanaras.
Kokkinopulos eshte zona e zgjedhur për ngritjen e nje kampi,
ku do te strehoheshin rreth 200 refugjate kosovare. Banoret e
zones duke treguar "karten e kuqe" për kete kanë paraqitur
si shkak "vuajtjet e medha qe i kanë shkaktuar atyre
refugjatet e paligjshem shqiptare gjate ketyre viteve të
fundit dhe deklaratat e bera nga shqiptaret ne kanalet
televizive greke se do te luftonin me kenaqesi përkrah
turqeve kunder vendit që i ka pranuar ata si mysafire.
Kryetari i bashkise se qytetit Olimbu, ku do te strehohen
refugjatet, ka deklaruar se banoret e fshatrave
Kokkinopulos, Pithio dhe Kalivia kane shprehur haptas
kundershtimin e tyre për pranine e shqiptareve ne zone
duke thene se "sillni refugjate serbe ne shtepite tona. Ne
do ti pranojme menjehere. Kosovaret nuk i duam". Kryetari i
bashkise ne fjale eshte shprehur se kampi për pritjen e
refugjateve kosovare eshte gati, por ai ndjehet tejet i
shqetesuar për qendrimin negativ të banoreve të zones
kundrejt kesaj çështjeje, qendrim qe sa vjen e shfaqet me
tepër (gazeta Makedonia, përkrahese e qendres se djathte).
- Ne numrin e saj te dates 9, gazeta opozitare Vradini
boton artikullin me titull "Terroristi i ri" ne te cilin te
terheqin vemendjen shprehjet e meposhtme:
"Nga historianet bashkekohes Atilla eshte cilesuar si nje
bela e Zotit. Ne te njejten menyre mund të cilesohet edhe
presidenti amerikan Klinton. Klinton eshte presidenti me
antipaktik i Amerikes, i cili po ben përpjekje të shumta për
të zënë vendin e terroristit me te madh të botes".
Eshte e veshtire të shprehet konsiderata mbi Klintonin.
Klintoni po mban nje qendrim të pallogjikshem të pashpirt
dhe barbar. Refuzimi qe presidenti amerikan dhe partnere e
tjere të "qyteteruar" i bene thirrjes se Milosheviçit për
armepushim tregon se ata ne te vertete nuk po mbrojne
kosovaret.
Qellimi i vertete i NATO-s qe ndodhet nen kontrollin e plote
të SHBA-se eshte zhdukja e popullit serb duke sheshuar
Serbine dhe Beogradin.
Lideri amerikan do te hyje ne histori si nje udheheqes qe
spekullon shtetasit civile me epoken e paqes dhe ditet e
festave fetare. Klinton eshte nje mallkim i ri për
njerezimin. Ai duhet te gjykohet ne Gjykaten e Hages.
- Në numrin e saj te dates 8 prill, gazeta e pavarur
Kathimerini botoi artikullin me titull "Roli grek" ne te cilin
dallohen shprehje të tilla:
"Për shkak te sulmeve qe bejne mbi Jugosllavine NATO dhe
SHBA po shtohen çdo dite rreziqet dhe veshtiresite me te
cilat po ndeshet vendi yne. Greqia, ndodhet ne mes të nje
luftes zhvillohet ndermjet nje vendi, mik tradicionaol të
saj dhe aleateve. Përveç kesaj Greqia i trembet rrezikut se
kjo lufte ne vend që të jete nje ndihme ne zgjidhjen e
çështjes se shqiptareve të Kosoves, do ti hapë rruge
zhvillimeve të tilla ne Ballkan qe do te jete e veshtire
te kontrollohen".
- Ne shtyp zene vend lajme te tilla si manifestimet qe
behen çdo dite kunder NATO-s, të cilat po marrin karakter
militant, ndalimi ne daten 15 prill i nje karvani me makina
franceze qe dergonin ndihma ne Maqedoni si dhe zenia nga
manifestuesit e aeroportit të Korfuzit, me mendimin se ky
aeroport mund te përdorej nga avionet e NATO-s (AP 16 prill
1999).
- Me mendimin se ngjarjeve ne Kosove do te rrezikojne paqen
ne ballkan, me inisiativen e kryetarit të bashkise Neapolis
Selanik dhe Komisionit te organizatave të punetoreve të
Selanikut, Bashkia e qytetit te Selanikut dhe bashkesia e
komunave organizoi nje mbledhje ku ishin të ftuar të gjithë
kryetaret e bashkive të shteteve të Ballkanit. Ne mbledhje
eshte aprovuar nje deklarate qe u vendos ti dergohej të
gjitha vendeve të përziera ne konflikt, Bashkimit Europian
dhe organizmave të ndryshme nderkombetare. Në deklarate eshte
shprehur deshira e popujve për të jetuar ne paqe,
pamundesia për tu zgjidhur me arme mosmarreveshjet politike
ndermjet shteteve dhe mospranimi i veprimeve qe nuk marrin
parasysh interesat e të gjithë popujve të Ballkanit. (Gazeta
Makedonia, me pikpamje të qendres se djathte 15 prill 1999).

IV. Kisha

Eshte verejtur se Kisha greke nen drejtimin e Hristodolulos
ben thirrje për të mbeshtetur Serbine, denon sulmet e NATO-s
dhe fton masat ne mbështetje të serbeve.
Kjo teme pasqyrohet si me poshte ne shtypin vendas:
- Behet e ditur se kryepeshkopi i Athines, dhe i gjithë
Greqise, Hristodoulos ka thene "Shtete e medha që kane sulmuar
Serbine jane të gjitha dyfytyreshe. Më vjen turp nga sulmet
qe i bejne keta njerez te se njejtes fe, nje populli trim
si ai serb. Nga pozicioni ku ndodhem i përkrah plotesisht
serbet (gazeta Eleftheros Tipos 26 mars).
- Gjithashtu behet e ditur se nje delegacion i përbere prej
tre vetesh, përfaqesues të Kishes Ortodokse Autoqefale
greke do te kaloje nga Stambolli ku do te takohet me nje
përfaqesi te kishes "Egumenike" për të vazhduar me tej për
ne Beograd. Kisha greke do ti dorezoje asaj serbe ndihma ne
materiale shendetesore dhe shtreter (Shtypi grek 1 prill)
- Delegacioni Sen Sinod Autoqefal grek i cili shkoi ne
Beograd me date 31 mars ka zhvilluar nje bisede 30
minuteshe me presidentin e Jugosllavise Milosheviçin. Me pas
ky delegacion i dorezoi patriarkanes serbe nje çek me vlere
30.000 dollare. (Shtypi grek 1 prill).
- Ne shtypin grek te dates 2 prill 1999 ze vend lajmi mbi
mesazhin e solidarizues të Kishes greke drejtuar popullit
serb dhe ndihmen me para ne dore ne nje shume prej 10.000
dollare qe kisha i dergon atij.
- Ne lajme përmendet thirrja qe Kryepeshkopi grek
Hristodoulos, ne kuadrin e "padrejtesise nderkombetare" i
drejton të gjithë grekeve që të shpalosin të gjitha
traditat kristiane të vendit dhe se bashku me udheheqesit
shpirterore të ngrihen ne manifestime proteste.
Gil.Bushati

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Kosova-Info-Line (Germany)"
http://www.kosova-info-line.de/
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu

0 new messages