Kryetari i Komisionit Parlamentar pjr Hetimin e ngjarjeve
shkurt-mars '97 flet pjr pengesat qj shkaktojnj segmente tj
caktuara
TIRANE, 18 mars /ATSH-A. Haxhiu/ - Segmente te caktuara nuk
jane te interesuara per ecjen perpara te hetimeve te Komisionit
Parlamentar per ngjarjet e janar-marsit te 1997, deklaroi tj
mjrkurjn Spartak Ngjela, Kryetar i Komisionit pjr Hetimin e
ngjarjeve janar-mars '97.
"Sipas hetimeve paraprake deri ne 28 shkurt te vitit te
kaluar shteti, apo me mire individe te caktuar te tij ishin te
implikuar ne keto ngjarje e me pas kemi edhe implikimin e
opozites se atehershme"- tha Ngjela.
Ne raportin qe Ngjela mbajti ne Parlament mj 11 shkurt '98
tha se tragjedia e atehershme mund te ishte evituar nga
ish-presidenti Berisha dhe parlamenti i asaj kohe. Deputetet
shqiptare shprehen rezerva per raportin, te cilin e konsideruan
te vaket dhe jo te plote, si dhe faktin qe ish-presidenti Berisha
nuk ishte perfshire ne listen e personave qe komisioni kishte
thirrur per te deshmuar rreth ketyre ngjarjeve.
/mima/
Nano e Bukoshi diskutojne per gjendjen ne Kosove
TIRANE, 18 Mars/ATSH/- Kryeministri shqiptar, Fatos Nano
dhe ai i qeverise se Kosoves, Bujar Bukoshi, kane diskutuar se
bashku te merkuren per gjendjen ne Kosove.
Gjate takimit, sikurse ben te ditur departamenti i
informacionit e medias prane Keshillit te Ministrave,
kryeministrat Nano e Bukoshi shkembyen informacione e mendime
rreth ngjarjeve me te fundit ne Kosove, per gjendjen e rende qe
ekziston atje si dhe per aktivitetin nderkombetar ne drejtim te
Kosoves, Serbise e me gjere.
Te dy kryeministrat, thekson njoftimi i mesiperm,
nenvizuan frymen thellesisht demokratike e paqesore te levizjes
se protestes mbarepopullore ne Kosove, e cila ne menyre
shembullore, demokratike e europiane, po shpreh qarte opsionet e
veta per zgjidhjen e krizes.
/A.KE/
Meidani priti drejtorin e pergjithshem te kompanise franceze,
Cossanex
TIRANE, 18 Mars/ATSH/- Presidenti i Republikes, Rexhep
Meidani, priti te merkuren Drejtorin e Pergjithshem te kompanise
franceze Cossanex, Filip Anizan, njekohesisht edhe keshilltar per
tregtine e jashtme i qeverise franceze, ben te ditur zyra e
shtypit dhe informacionit prane Presidentit.
Gjate takimit u shkembyen mendime per nxitjen e pranise se
kompanive franceze ne tregun dhe ekonomine shqiptare.
Anizan e njohu Presidentin Meidani me objektivat e kompanise
dhe kontaktet e tij te deritanishme me administraten shqiptare,
duke sjelle gjithashtu vemendjen e qeverise dhe biznesit francez
ne forcimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.
Ai theksoi se, inkuadrimi i Shqiperise ne lidhjen
Frankofone po vleresohet si nje aresye me teper per shtimin e
shkembimeve te ndryshme me gjithe hapesiren e shteteve qe
perfshihen ne kete lidhje.
/s.s/mima/
Per 100 vendet ne parlamentin e Kosoves - 482 kandidate
PRISHTINE, 18 mars- Korrespondenti i ATSH-se, Behlul
Jashari, njofton nga Prishtina:
Ne zgjedhjet e 22 marsit ne Kosove, dr. Ibrahim Rugova
eshte kandidati i vetem per president i kandiduar nga Lidhja
Demokratike, ndersa per 100 vendet ne parlament do te konkurojne
me votim te drejteperdrejte 482 kandidate te partive, shoqatave
dhe te pavarur. Tadej Rodiqi, kryetar i Komisionit republikan te zgjedhjeve.
Kryetari i Komisionit republikan te zgjedhjeve, Tadej
Rodiqi beri te ditur nj njj konference shtypi se kryetarja e
njerit krah te Partise Socialdemokrate, Luljeta Pula-Beqiri, ka
terhequr kandidaturen e vet per postin e presidentit dhe partia
e saj nuk do te marre pjese ne zgjedhjet e 22 marsit. Partia
Parlamentare, partia me e madhe e opozites, nuk ka paraqitur
kandidate, ndersa disa parti te tjera me te vogla, te cilat kane
deklaruar se nuk do te marrin pjese ne zgjedhjet e 22 marsit,
kane kerkuar shtyrjen e tyre per shkak te gjendjes ne Drenice
dhe ne Kosove.
/P.Ta/mima/
Fillon hartimi i kushtetutes shqiptare
Tirane, 18 Mars /ATSH - K. Kostreci/ Komisioni Parlamentar
per hartimin e projektkushtetutes miratoi te marten preambulen
(hyrjen) e Kushtetutes shqiptare si edhe filloi debatin per kreun
e pare te saj qe permban parimet themelore.
Komisioni kushtetues ka miratuar formen e ardhshme te
shtetit shqiptar, e cila do te perfshihet ne draftin e
kushtetutes se re. Sipas tij, Shqiperia do te jete republike
parlamentare dhe do te kete nje shtet unitar.
Po ne baze te draftit te miratuar te merkuren ne komisionin
kushtetues, "qeverisja ne Shqiperi do te bazohet ne nje sistem
zgjedhjesh te lira, te barabarta, te pergjithshme dhe periodike".
Ne parimet themelore percaktohet gjithashtu se sovraniteti
ne Republiken e Shqiperise i perket popullit, te cilin ai e
ushtron drejtpersedrejti ose nepermjet perfaqesuesve te tij.
Ne baze te shtetit shqiptar, sipas projektkushtetutes,
jane pavaresia dhe teresia e territorit, dinjiteti i njeriut, te
drejtat dhe lirite e tij, drejtesia shoqerore, rendi kushtetues,
pluralizmi, bashkejetesa fetare, identiteti kombetar dhe
trashegimia kombetare.
Nje pike e nenit 4 qe ka te beje mundesine e Shqiperise per
te marre pjese ne nje sistem sigurimi kolektiv, u la te
diskutohej me tej, pas debateve te zhvilluara ne mbledhje.
Pandeli Majko i Partise Socialiste shprehu mendimin qe kjo
pjesemarrje te vendoset ne baze te nje ligji te miratuar me 2/3
nga parlamenti, nderkohe qe drafti i pergatitur thoshte ligji
duhet te miratohet me shumicen e anetareve.
Partite e grupimit Bashkimi per Demokraci nuk moren pjese
ne mbledhjen e komisionit qe shenon edhe fillimin e punes per
permbajtjen e kushtetutes shqiptare.
/mima/
Ligji mbi bazen e te cilit u shkarkua Kryetari i Gjykates
Kushtetuese - ne perputhje me dispozitat kushtetuese
Tirane, 18 Mars /ATSH - Keida Kostreci/ Kryesia e Kuvendit
Popullor beri te ditur te merkuren nepermjet nje njoftimi se
ligji ne baze te te cilit u shkarkua ish-Kryetari i Gjykates
Kushtetuese, Rustem Gjata eshte konsideruar nga kjo gjykate ne
perputhje te plote me dispozitat kushtetuese dhe si rrjedhim
vendimi per lirimin e tij eshte i drejte dhe ne perputhje me
ligjet ne fuqi te Republikes se Shqiperise.
Ky njoftim behet pas pretendimeve te Gjates, se vendimi i
parlamentit per lirimin e tij nga detyra nuk ka mbeshtetje ne
dispozitat kushtetuese.
Vendimi i parlamentit shqiptar u mor ne baze te ligjit "Per
kontrollin e figures se zyrtareve dhe personave te tjere qe
lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik", i cili eshte
konsideruar ne perputhje me dispozitat kushtetuese me 31 janar
1996 nga Gjykata Kushtetuese.
"Problemi i zotit Gjata nuk ka te beje aspak me ushtrimin e
funksioneve te tij apo imunitetin, por me papajtueshmeri ligjore
me ate funksion. Vez kesaj Gjata nuk eshte proceduar, ndaluar,
arrestuar apo denuar, por vetem eshte liruar nga detyra",- sqaron
Kryesia e Kuvendit Popullor.
Nenkryetari i parlamentit shqiptar Namik Dokle i tha te
merkuren ATSH-se se Kuvendi Popullor nuk mund te merrte autorizim
nga Kushtetuesja per te vepruar ne rastin e Gjates, pasi Ligji
Kushtetues per kete Gjykate thote se "Gjyqtari Kushtetues nuk ka
pergjegjesi per vendimet dhe per mendimet e dhena ne ushtrim te
funksioneve te tij".
Dokle theksoi se pas ketij sqarimi publik parlamenti nuk
do t'i kthehet me zeshtjes Gjata.
Parlamenti shqiptar vendosi te shtunen lirimin nga detyra
te Kryetarit te Gjykates Kushtetuese Rustem Gjata, pasi ka qene
bashkepunetor vullnetar i ish-Sigurimit te Shtetit.
Kerkesa per lirimin e tij ishte bere nga Komisioni i
Verifikimit te Figures se Zyrtareve ne janar te ketij viti.
/mima/
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu