Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

SHTYPI: PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

73 views
Skip to first unread message

REPUBLIQUE DE KOSOVE

unread,
Aug 24, 1998, 3:00:00 AM8/24/98
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
Lajme nga TVSH Satelitor http://www.kaqo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova-Info-Line (German) http://www.kosova-info-line.de/
Koha Ditore (ARTA) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
____________________________________________________________________

REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM
Nr. 296/98
Tiranë, 24. 08. 1998.

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Revista KLAN

Në editorialin e saj boton shkrimin me titull ENIGMA ME ÇALLME
shkruar nga Fatos Baxhaku

"Largohu që andej terrorist i dreqit". Fjalia e egër është dëgjuar as në
Iran, as në Afganistan.por vetëm disa ditë më parë mu në zemër të
kryeqytetit tonë në Tiranë. Nuk e ka thënë as ndonjë polic e as ndonjë
nëpunës tjetër, as ndonjë zyrtar, e ka thënë një njeri i thjeshtë, një
lustraxhi fytyra e të cilit ishte po aq e errët sa ajo e arabit që nuk po e
kuptonte se përse një njeri që normalisht duhet të ishte më krah të tij,
ishte acaruar papritur. Bomba terro urrejtje fetare, antiamerikanizëm, të
gjitha këto terma deri para pak kohësh ishin aq të largëta për shqiptarët
sa ishin edhe studimet e fizikantëve të NASA-së mbi Marsin. Tani të gjitha
këto janë bërë papritur jo vetëm familjare por edhe më të "afërta" janë
bërë gati gati të rrezikshme. Çfarë i lidhë shqiptarët me gjithë këto
histori bombash që plasin me mijëra kilometra nga vendi i tyre, me portrete
zeshkanësh paqësor, që vijnë zbarkojnë në vendin e tyre në emër të Allahut,
dhe më tej akoma, me histori spiunësh të rrëzikshëm të gatshëm gjithënjë të
plasin ndonjë bombë saherë që kjo u intereson të mëdhenjve të kësaj bote?
Përgjigjet që mund të jepen në këtë rast janë nga të gjitha llojet. Le ta
nisim nga më e thjeshta. Gushti është një muaj i vdekur për shtypin dhe
zakonisht në këtë muaj synohen një mijë e një histori. Gjatë muajit të
fundit të verës gazetarët dhe përgjithësisht njerëzit e informacionit
ndjehen në siklet. Thuhet se gjatë këtij muaji edhe kriminelët më të
rrezikshëm preferojnë të pushojnë të qetë buzë Adriatikut. Ja përse një
kërcënim që në kohë dimri do të ishte krejt normal. në gusht merr vlera të
tjera dhe shndrrohet në një legjendë së cilës i shkojmë detyrimisht të
gjithë pas. Sikur të ishte vetëm kjo arsye, atëherë gjërat do të ishin më
të thjeshta, por në veshët e gjithësecilit prej nesh ende jehojnë edhe disa
zhurma të tjera, jo edhe aqë paqësore sa vallëzimi i dallgëve të detit. Në
veshët e shqiptarëve jehonë ende gjëmimi i armëve të rënda të Millosheviçit
dhe rënkimi i viktimave të kosovarëve civilë të masakruar, pikërisht tani
që kudo në botë dëgjohen, sllogane nga më tëpaqmit, por vetëm me fjalë. Ja
ku mund të lind një pikëpyetje tjetër. A ka forca të interesuara që ta
trajtojnë Shqipërinë- ku përqindja më e madhe e popullsisë vazhdon të jetë
myslimane- si një fole të mundshme të fondamentalizmit islamik? Ndodhë
nganjëherë që pyetje të tilla të mos kenë nevojë për përgjigje dhe atëherë
fytyra e arabit të shkretë që u çudit kur e ofenduan pa asnjë shkak merr
një kuptim tjetër.
Në gjithë këtë histori të ngatëruar me bomba, kërcënime, vrasjesh, prtrete
terroristësh, rrëmbime enigmatike personash dhe togfjalëshave të ngjashëm
me këto, një gjë mund t'a themi me siguri. Për vite e vite me radhë
Shqipëria nuk i kishte dhe aq të forta rregullat që kontrollonin hyrjen e
të huajve në territorin e saj. Nganjëherë mjaftonte ardhja nga një vend
islamik, një emër dhe mbiemër nga ato me të cilët jemi familjarizuar prej
kohësh dhe mund të udhëtojë kudo nëpër teritorin prej 28 mijë kilomtrash
katrorë. Vetëm një vit e më parë shumë prej njerëzve duke përfshirë edhe
ata që FBI dhe CIA rrëmbyen ditën për diell hynin e dilnin lirshëm në
Shqipëri, megjithëse të gjitha shërbimet e spiunazhit të botës kishin bërë
thirrje: Bëni kujdes. Një hije mosbesimi ndaj Shqipërisë ishte shtuar edhe
pas vendimit të diplomacisë së Tiranës, për tu anëtarësuar në Konferencën
Islamike. Tani që kanë ndodhur plot e plot gjëra Shqipëria e sheh vehten
papritur në qendër të një loje në të cilën e ka të vështirë jo vetëm ta
kuptojë por edhe ta përballojë në të gjitha aspektet. Sikur të kishte
ndodhur ndryshe, më parë do të ishte ndryshe tani. Në Rinas, Durrës apo
kudo gjetkë në të gjitha pikat kufitare të vendit, të huajt do të kalonin
me ballin lartë, pa pasur frikë se ndokush do t'i cilësonte si terroristë
duke u nisur vetëm nga ngjyra e lëkurës.

Në faqe 12-13 botohet shkrimi me mbititullin: Aventura e plagosjes e të
huajit që simpatizonte UÇK-në IVANI MERCENARE, AGJENT APO...

Fati i të huajit të plagosur, që u operua më 16 gusht në spitalin ushtarak
në Tiranë, do të kishte qenë ndryshe sikur në këtë histori të mos ishte
gjetur rastësisht regjisori Pirro Milkani. Shtypi kishte folur për
identitetin gjysëm të paqartë të një të huaji i cili thoshte se ishte çek,
që kishte ardhur urgjent në gjendje shumë të rëndë nga Tropoja me një
helikopterë të qeverisë. Edhe më të paqarta ishin rrethanat e plagosjes së
tij. Aq më tepër që si rralë herë në spitalin ushtarak nuk kishte mundur të
depërtonte asnjë gazetar për të marrë vesh më shumë të dhëna rreth kësaj
ngjarjeje. Disa njerëz që thonin si ishin të UÇK-së, e mbanin në karantinë
të sëmurin. Kaq qe e gjitha me të cilat regjisori Millkani mund t'i
përgjigjej interesimit të disa miqve të tij, gazetarë të televizionit
publik çek, pasi kishin lexuar një njohtim të paqartë të agjencisë gjermane
DPA.
Ata kishin mësuar se një gazetar çek ishte plagosur në frontin e luftës në
Kosovë dhe kërkonin më tepër sqarime. Sepse bëhej fjalë për një qytetar të
tyre e aq më tepër për një koleg. I kërkojnë menjëherë Millkanit të
interesohej më tepër, ndërkohë që ekipi i televizionit çek kishte
planifikuar që të ishte në Tiranë për manovrat e Bizës. të dielen më 16
gusht.
Në kërkim të njeriut të panjohur
Millkani niset me biçikletë e drejt në spitalin ushtarak. Përmes shumë
ndërhyrjeve arrin të hyjë deri në sallën e reanimacionit, ku i huaji kishte
disa orë që kishte bërë operacionin e vështirë, pasojë e së cilës kishte
mbetur me një veshkë. Një plumb e kishte kapur në shpatullë dhe kishte
depërtuar pingul deri në veshka. Millkani thotë se arriti të komunikonte
fare pak me të huajin, i cili nuk fliste gjatë. "Quhem Ivan Dekar, jam i
ditëlindjes 1974, jam çek, kam ardhur nga Hamburgu ku jetoj prej vitesh.Kam
kaluar nga Zvicrra, Italia me një anije deri në Janinë dhe pastaj kam
kaluar pa pasaportë duke paguar 50 marka në Kakavijë. Shkova në Tropojë të
takojë miqtë e mij kosovarë. U plagosa nga një snajper serb duke shetitur
me kalë në kufirin shqiptaro-serb. Nuk jam gazetar, por po më thanë edhe ca
herë gazetarë ndoshta do të jem". Të njejtën gjë ai e tha edhe në
intervistat, pyetjet e mëvonshme. Vazhdimisht si për ta veshur me mister
këtë njeri një njëri i cili thoshte se e quanin Rugovë Dukagjini dhe se
ishte i UÇK-së i rrinte mbi kokë të plagosurit dhe nuk lejonte thuajse
askend që të afrohej e të pyeste. Millkani merr në telefon gazetarët çek
për të gjitha, ndërkaqë ato gjenden në fund të javës në Tiranë, për të
pasqyruar stërvitjen e BIzë '98.
Çekia kërkon qytetarin e vet
Të dielen në mbrëmje nga edicioni qendror i lajmeve të televizionit
shtetëror çek, gjithë Çekia njihet me një raport tronditës direkt nga
Tirana. Një qytetar çek, Ivan Dekar, ndodhej i plagosur dhe i operuar në
spitalin ushtarak të Tiranës në kushte shumë të vështira dhe në gjendje të
rëndë shëndetësore. Dekar e kishte marrë plagën në rrethana të paqarta në
Tropojë, por gazetari jepte edhe versione të tjera. Raporti i përkiste dy
autorëve. Martin Jazairi, gazetar i redaksisë së jashtme të televizionit
nacional dhe operatorit të tij Odrih Kutillek. Një solidaritet i madh
përfshin opinionin vendas dhe autoritetet. Të hënën një seri telefonatash
nga ministri çek i mbrojtjes për kolegët shqiptarë. Me shpejtësi përgatitet
operacioni i marrjes në Çeki i të plagosurit, që përfundon të martën më 18
gusht me dërgimin e një avioni special. Aty gjendej dhe ambasadori çek në
Shqipëri, i gjendur në pushime në Pragë. Dekar ishte pa pasaportë dhe
largimi i tij u bë i mundur vetëm me lejen e Drejtorit të policisë.nën
garancinë e ambasadorit çek. I plagosuri përfundon në spitalin ushtarak të
Çekisë, ku tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë çdo
rreziku.
Cili ishte Dekar dhe ku u plagos ai
Në fakt versioni i plagosjes dhe i identitetit, që vetë i plagosuri rrëfeu
nuk ka bindur deri tani askend. Sepse të dhënat kanë qenë kontradiktore dhe
të paqarta. Pse nuk erdhi me pasaportë të rregulltë ky njeri nga Gjermania
por hyri klandestin në Shqipëri, duke u përpjekur të mos linte asnjë shenjë
identiteti në kufinjë për policinë shqiptare. Çfarë e lidhte atë me
njerëzit e UÇK-së dhe pse përpiqeshin UÇK_istët që ta mbanin sa më larg
njerëzve dhe absolutisht larg gazetarëve? Ku u plagos dhe pse? Mënyra se si
e ka marrë plagën nga shpatulla deri në veshka është domethënëse.
Normalisht një plagë e tillë merret vetëm në pozicion luftimi dhe jo duke
shetitur.
Çfarë ishte ky njeri. Versione mund të ngrihen disa. Mbase i plagosuri
ishte ndonjë mik i emigrantëve kosovarë në Gjermani, të cilët tani janë
kthyer në Kosovë për tu futur në UÇK. Por pse u kujdes të mos linte asnjë
gjurmë identiteti në Shqipëri?
Mbase ishte agjent i shërbimeve sekrete gjermane, përderisa nuk kishte
hasur në armiqësinë e njerëzve të UÇK-së, zakonishtë vigjilente ndaj të
tillëve. Përkundrazi kishte mbrojtjen e tyre. Apo mos ishte mercenarë në
luftën në Kosovë i paguar nga kosovarët për të luftuar në front. U plagos
vërtetë në kufirin me Serbinë, apo u plagos brenda në Kosovë. Dhe e fundit
ishte vërtetë IVan Dekar dhe a ishte vërtetë një çek? Të gjitha këto mund
të qëndrojnë ashtu si edhe mund të rrëzohen. Të vërtetën e di vetë i
plagosuri dhe miqtë e tij të UÇK-së.
Për gazetarin Martin Jazari këto nuk kanë rëndësi. "E rëndësishme është që
ne dhe shqiptarët u përpoqën të shpëtonim një jetë njeriu" thotë ai.
Sot gazetat shqiptare nuk dalin pos gazetës ALBANIA që doli në numër
special me 4 fleta si reagim ndaj burgosjeve të parmbrëmshme të ish
ministrave Zhulali, Shamata, Blerim Çelës,Sokol Mulosmanit,ish zëvendësit
të SHIK-ut të Gazidedes dhe një tjetër.Në katër faqe të gazetës protestohet
për burgosjet e opozitës dhe për sot janë ftuar qytetarët e Tiranës në
protesta në qendër të qytetit.Sigurisht këto burgosje do ta tendosin edhe
më gjendjen edhe ashtu të tensionuar pas kërcënimeve të shqiptarëve ndaj
islamikëve.

------------------------------------------------------------------------
http://www.kosova-state.org
------------------------------------------------------------------------

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "KCC (Kosova Crisis Center)"
http://www.alb-net.com/html/kcc.html
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu

REPUBLIQUE DE KOSOVE

unread,
Aug 25, 1998, 3:00:00 AM8/25/98
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
Lajme nga TVSH Satelitor http://www.kaqo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova-Info-Line (German) http://www.kosova-info-line.de/
Koha Ditore (ARTA) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
____________________________________________________________________

REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM

Nr. 297/98
Tiranë, 25. 08. 1998.

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Tema kryesore në shtypin e sotëm shqiptar ishin:

1.Kthehet burgu për politikanët. Gjykata në qeli pa afat Zhulali, Shamata,
Çela, Mulosmani e Rama.Prokurori Agim Tirana:Do të ketë arrestime të tjera
për fajtorët e marsit.Lideri i PD, Berisha i shpall luftë qeverisë:"Vdekje
vrasësve dhe kriminelëve". (Gazeta Shqiptare faqe 2-3.). Arrestimet
bashkuan opozitën.Rreth 50 mijë vetë, në sheshin Skënderbej, nisën dje
betejën e fundit me qeverinë.Kryeministrit Nano i kanë mbetur Skënder
Gjinushi, Neritan Ceka dhe Albert Shyti. Berisha: Ne prisnim kryeministrin
në tryezë, ai na erdhi me pranga dhe policë.(Albania faqe 3).Tirana
thërret: Vdekje komunizmit. Mijërat e protestuesve rrethojnë
Kryeministrinë, ministrinë e Brendshme, vilën e Nanos dhe selinë e Partisë
Socialiste.(Rilindja demokratike faqe 2.3,4,5.) Gjykata firmos arrestin për
6 ministra e ushtarakë të lartë të PD. Zhulali: Ne ishim kukulla, urdhrat i
jepte Berisha.(Shekulli faqe 2,3,4,e 5).Dje ish ministrat e Berishës para
gjykatës ushtarake.Të gjithë në burg. PD dëshmon krimet.Mbi gjashtë orë në
sallën e gjyqit.(Koha jonë faqe 2). Krime kundër njerëzimit, në burg
Zhulali, Shamata,Mulosmani,Çela,Rama e Lushaj. Prokurori Rakipi:Politika të
heshtë. Drejtësia:Gati fletët e arrestit për bashkëpunëtorët e të
arrestuarve.(Zëri i Popullit faqe 3). Berisha: Nano na shpalli luftë, ne e
pranojmë luftën.Edhe 12 për tu arrestuar. Provat e paraqitura nga
prokuroria:Dy urdhra dhe dëshmia e qytetarit që ka pare Blerim Çelën të
hipur në helikopterin e mbushur me armë.Dëshmia e Meksit:Katrahura nisi pas
dorëheqjes.Zhulali:Kanë dashur të më eliminojnë fizikisht (republika faqe
3).

2.Maqedoni, pas takimit flasin dy kryeministrat Nano-Cërvenkovski:"Ballkani
rajon i stabilitetit".(Zëri i Popullit faqe 6).

3.Mbi 60 orë pas ndalimit, akoma s'është dhënë masa e arrestit për 10 të
dyshuarit e së premtes. "terroristët, ekstradim i fshehtë".Ministria:Kështu
u bë edhe me egjiptianët.Të shtunën burime policore thanë se disa prej të
ndaluarve ishin iranianë, por ndërkohë Ambasada e republikës islamike të
Iranit e demantoi këtë fakt duke ngritur pyetjen kush janë të arrestuarit
dhe a janë ekstraduar.(Gazeta Shqiptare faqe 12)

4.Sulm trafikantëve të armëve.Bllokohet kamioni me armë: 3 arreste.
Në Has, policia shqiptare i ka dhënë një goditje të fortë trafikantëve të
armëve në veri të vendit. Një kamion me armë është kapur, si dhe janë
arrestuar tre vetë që dyshohet se merreshin prej kohësh me këtë
aktivitet.Në mbrëmjen e datës 22 gusht, ditën e shtunë, në dalje të qytetit
të Krumës, forcat policore të Komisariatit të Hasit, në bashkëpunim me ato
të FNSH Kukës, kanë ndaluar automjetin kamion "Fiat Iveco" me targë të
Durrësit, të ngarkuar me një sasi të madhe armatimi dhe municioni.Eshtë
ndaluar drejtuesi i mjetit Azem halili si dhe personat që e shoqëronin
Baftjar Berisha dhe Bajram Hajredini që të tre nga Durrësi.Për këtë arsye
çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit të Durrësit.
Aksioni kundër trafikut të armëve në veri të Shqipërisë, nisi rreth një
muaj më parë me një vendim të posaçëm të qeverisë, që urdhëronte policinë
të ndërmerrte një ofensivë kundër krimit të organizuar në zonat
veri-lindore. Me këtë kihej parasysh kryesisht trafiku i armëve dhe pasojat
që rrjedhin prej tij.Vetë fakti se të tre të arrestuarit janë nga Durrësi,
tregon se më së shumti ky trafik e ka origjinën në këtë qytet. Kjo për
faktin se armët në më të shumtën e rasteve vijnë nga jashtë vendit. (Koha
Jonë faqe 13)

5.Në mbledhjen e fundit të qeverisë, ministrat kundër drejtësisë:Na
mungojnë njerëzit për të bërë shtet.(Koha Jonë faqe 32).

REPUBLIKA
HAKMARRJA E VONUAR DHE ALIBIA E NANOS
editorial:
Më në fund Nano u zgjua nga gjumi letargjik. deri të shtunën në mbrëmje ai
i gjasonte ariut polar që flinte e flinte dhe nuk i merrej me mend
kohëzgjimi, por çuditërisht kryeministri ynë
pati një zgjim të trembur, të frikshëm agresiv dhe kafshues njëkohësisht.
Ç'pati perandori i perandorisë së vogël që u zgjua i trembur? Deri dje ai
dukej paqësor, indiferent, shpotitës, ironik, gjithçka veç agresiv jo.
Madje ithtarët e tij po reklamonin fitoren mbi kundërshtarin e vet politik
me armën e ftohtë të indiferencës.Berisha dukej i vetmuar në sheshet që i
la në dispozicion Nano, në rrugët dhe sallat e boshatisura.
Socialistët e prisnin hakmarrjen por ndoshta jo kaq vonë. Kryeministri gati
e kishte vënë në gjumë kundërshtarin, athua se kishte harruar ndëshkimin,
por veprimi i së dieles vërteton thënien se Nano e fut vehten te ajo
kategori njerëzish që vonon,por nuk harron. Ndëshkimi i tij ra mbi njerëzit
e Berishës i menjëhershëm, befasues, tronditës dhe cinik.Në të gjitha
veprimet kryeministri duket shumë i nxituar. Nga fjalimi i tij në ekranet e
televizionit e deri te arrestimi i kundërshtarëve nuk kaluan më shumë se 24
orë. Dhe ajo që të habit më shumë në tërë skenarin e realizuar, është
alibia e kreut të shtetit. Përse iu desh largimi në Maqedoni në kohë
arrestin e Zhulalit e Blerim Çelës? Për t'u thënë shqiptarëve se drejtësia
është e pavarur? Gjepura, askush nuk i beson këto përralla, ndonëse as vetë
zoti Nano.
Kryeministri pa dashje topin e kaloi në fushën e Berishës, i cili po jepte
shenja se mund të bashkëpunojë në tryeza e gjetiu. Tani Berisha do t'u
rikthehet shesheve, dhe sheshet do apo s'do Nano do të mbushen.
Kryeministri nuk është pa përvojë në forcën përmbysëse që kanë sheshet në
Shqipëri. Ata e sollën atë në pushtet. Mbrëmë, Berisha i tha Nanos: e sheh,
sheshi "Skenderbej" është imi. Dhe vërtetë dje sheshi ishte i karizmatikut
Berisha. Kundërshtari i Nanos, tani duket tepër i sigurtë, ndërsa vetë kreu
i socialistëve me veprimet e shpejtuara po tregon se ka humbur kontrollin e
vetes, ndryshe nuk ka si shpjegohen vendimet e marra në këmbë, vendime që
ashpërsojnë klimën sociale.
Po pse nxiton kaq shumë kryeministri i ynë? Ndërkohë që figura e krimit
është e konsumuar që para një viti, veprimet e shtetit të Nanos kryhen me
atë intensitet sa të lë të kuptosh se është në rrezik vetë karriga e tij.
Në të gjitha veprimet e veta kreu i shtetit socialist nuk i ka lënë gjë
mangut veprimeve të paraardhësve të vet ideologjik: fjalimi kërcënues në
ekranin e televizionit, mallkimi dhe sharja kundër opozitës, pohimi i
ekzistencës së dosjes së "terrorit", paralellet e hequra mes Berishës dhe
mafies, alibia e largimit nga vendi i ngjarjes (Shqipëria) arrestimet në
mesnatë etj.Të gjitha këto veprime e mjegullojnë optikën e Nanos për
bashkëekzistencë pluraliste. Ndoshta nesër ai do të flasë me gjuhën e
fakteve, ndoshta nesër ai do të verë në bankën e të akuzuarve edhe palën
tjetër, ndoshta...le të presim! Shqipërinë nuk e dogji vetëm një palë, edhe
miqtë e nanos kanë patur dorër tek krimi.

Gazeta Republika në faqen 7 boton shkrimin 150 kosovarë në Elbasanë. Bukë,
kripë e zemër. Mungon ndihma nga qeveria. deputeti i zonës nuk preferon të
takojë të ardhurit.
150 kosovarë janë vendosur në rrethin e elbasanit pas ikjes së tyre nga
Tropoja, kushtet si4 kanë pohuar ata vetë kanë qenë tepër të rënda. Të
ndodhur në një situatë tepër tragjike të 150 kosovarët gjetën përkrahje në
mikëpritjen e popullit të varfër Elbasanas duke i strehuar kësisoj në
banesat e tyre. Megjithëse numri i tyre sa vjen e rritet është fakt
indiferenca që po tregohet nga qeveritarët të cilët nuk kanë sjellë asnjë
ndihmë në këtë qytet. Me përjashtim të ndonjë asistence prej 3.000. lekësh
të reja në muaj (83 lekë=1 DM), ndihmë kjo për çdo person e dhënë nga fondi
i emergjencës së Bashkisë së Qytetit dhe disa ndihma nga Kryqi i Kuq, asnjë
ndihmë tjetër për ta. deputeti i Zonës 65 z. Skënder Katana nuk ka
preferuar të kontaktojë me të ardhurit për të pyetur për nevojat e tyre.
Ndërkohë që ata vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e qytetarëve të varfër për
të ndarë kafshatën e gojës me ta.Numri i të ardhurve nga Kosova pas dhunës
dhe represionit serbë në zonë, ka rënie ditët e fundit, ndërkohë që flitet
për një numër të madh shqiptarësh që jetojnë maleve që ndajnë Shqipërinë me
Kosovën, në gjendje të tmerrshme.
A.Roshi

GAZETA SHQIPTARE
Pesë pikëpyetje për arrestimet
METRI I DREJTESISE
Editorial:
Fatos Baxhaku
Marsi më i përgjakur i Shqipërisë është rikthyer edhe një herë në skenë.
Kur të gjithë mendonin se tashmë plaga e vitit të mbrapshtë, atij të
shkuarit, kishin nisur të zinin kore, gjashtë emra të njohur kanë
përfunduar në burg. Zhulali, Shamata,Çela,Mulosmani,Lushaj dhe dy ish
zyrtarë të tjerë të lartë të kohës së Berishës, tani duhet të përgjigjen
para drejtësisë për ato që kanë bërë një vit e ca më parë, por edhe për ato
që nuk kanë bërë. Që të dielen në mëngjes kohë në të cilën u mësuan
arrestimet që shkaktuan një tjetër zhurmë në opinionin shqiptar, shumë vetë
kanë pyetur vehten: Përse tani dhe jo më parë, dhe a mjafton kjo që të
vendoset drejtësia, ajo me "D" të madhe dhe jo me "d" të vogël me të cilën
jemi mësuar deri më sot.
1. Duke shpresuar në një ide gjithënjë të largët, sikurse është pavarësia e
drejtësisë shqiptare nga politika dhe pa dashur të paragjykojmë askënd, na
lindë e drejta të pyesim: A ka në shqipëri një metër për të gjithë
fajtorët? A do të dalin të prangosur para gjykatsve- pa dallim përkatësie
politike- e gjithë tufa e njerëzve gjakatarë që përgjakën Shqipërinë, që i
mbyllën njerëzit e këtij vendi të varfër nëpër ca rrethime krismash të
papara ndonjëherë, që vollën e vollën urrejtje të pakuptimtë, e cila
ndjehet edhe sot e kësaj dite? Përse të akuzuarit më të fundit duhet t'i
përkasin vetëm një ane, ndërsa e gjithë shqiptaria e di se, që të dy palët
i hodhën me një zellë të pazakontë benzinë zjarrit, vetëm e vetëm që njëra
palë të ruante pushtetin ndërsa tjetra ta merrte atë. Nëse Drejtësia-
gjithënjë me D të madhe- do të vendoste të marri të pandehur edhe fajtorët
nga ana e fitimtarëve të sotëm, atëherë e gjithë shoqëria do të kishte në
dorë një provë lehtesimi. Kështu më në fund do të kishim në dorë një sinjal
se Gjykata dhe Prokuroria nuk kanë edhe aq lidhje me partitë, por ata i
takojnë të gjithë shqiptarëve.
2.Opozita po i mëshon fort faktit se mes tyre dhe pozitës së tanishme është
nënshkruar një pakt xhentlmenësh, të cilin Nano dhe njerëzit e tij tani e
paskan shkelur. Të jetë vërtetë kështu ? Aq fort sa bërtasin të dy palët
është shumë e vështirë të kuptosh se cila prej të dyjave e ka hedhur e para
hapin e shkelmimit.
3. Shqipëria është ende pa Kushtetutë. Tani që nisën proceset, të cilat
opozita i quan "politike dhe të montuara", duket si e pamundur që dokumenti
bazë i shtetit shqiptar të ketë koncensusin e forcës më të rëndësishme
opozitare në Shqipëri. Ja përse na vjen ndërmend një pyetje tjetër. A
duheshin këto procese tani? Ndokush mund të përgjigjet se kjo nuk është
punë e Drejtësisë së pavarur. Por kjo përgjigje për fat të keq ende nuk
është bindëse.
3. Deri të dielen dukej sikur Berisha, Pollo, Hajdari dhe të tjerët nuk
kishin më asnjë argument bindës në dorë për të mbështetur politikën e tyre
të bojkotit. Tani e gjithë kjo situatë ndryshon pavarësisht nga
besueshmëria e deklaratave të krerëve të opozitës.
5. "Krime kundër njerëzimit kështu ka qenë akuza fillestare e cila ka çuar
në burg Zhulalin e Çelën. A do të arrijë Prokuroria të mbështesë një akuzë
për të cilën edhe vetë gjyqtarët ndërkombëtarë të Hagës, megjithë
mbështetjen e gjysmës së botës, dërsijnë ende për t'ia mveshur gjakatarit
Milloshevoç? Mbase dosja e të akuzuarve të djeshëm është aq gjigande sa ta
mbështesë vërtetë këtë akuzë. Por nëse nuk është kështu atëherë çdo të
ndodhë? Kjo ishte një tjetër pikëpyetje ndoshta jo e fundit.
----------------------------------------------------------------------------
-------------------------
http://www.kosova-state.org
----------------------------------------------------------------------------
-------------------------

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "ALBANIA - A Country Study"
http://lcweb2.loc.gov/frd/cs/altoc.html

REPUBLIQUE DE KOSOVE

unread,
Aug 29, 1998, 3:00:00 AM8/29/98
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
Lajme nga TVSH Satelitor http://www.kaqo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova-Info-Line (German) http://www.kosova-info-line.de/
Koha Ditore (ARTA) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
____________________________________________________________________

REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM

Nr. 301/98
Tiranë, 29. 08. 1998.

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

tema kryesore në shtypin e sotëm shqiptar ishin:

1.Kryediplomatja amerikane kalon në revistë kryeministrin, ministrat e
Rendit, Mbrojtjes, Lino Nanos:Vendos rendin.Mariza Lino ambasadore
amerikane:Qetësoni situatën ndryshe...
Mblidhet koalicioni, aleatët i hapin punë Nanos. Ceka, mitingu ishte i
ligjshëm. Vasil Melo: Arrestimi, i nxituar. Nano: Berisha financon krimin
me paratë e krimit. Minarolli:Nano po na provokon me agjentët e SHIK-ut.
Kryeministri: Berisha po na provokon me kontigjente kriminelësh.Fjalori
politik i koalicionit qeveritar është i mbushur me doza revolucionare dhe
fondamentalizëm, thuhet në editorialin e gazetës Republika.Për të provokuar
shqipotarët dhe opinionin ndërkombëtar është nxjerrë ideja për nxjerrjen
jashtë ligjit të PD... PD: Nuk e kemi ndërprerë punën për Kushtetutën.
Obsionet janë në zyrën e Nanos. Vili Minarolli funksionar i lartë i PD-së:
Po nuk u liruan të arrestuarit, situata do të tensionohet më keq. Emra të
rinj në listën e të akuzuarve. Shtohet numri i demokratëve që kanë punë me
drejtësinë. Kryesia e PD dërgoht në Prokurori. 7 demonstrues të denoncuar
nga policia, ata na kanë plagosur. PD kemi prova ishin të SHIK-ut.Sabri
Godo: Ligji vepron mbi individët, jo mbi partitë. Eshtë histeri politike të
kërkosh të nxjerrësh jashtë ligjit një parti që ka 27% të elektoratit.Leka
Zogu: Me kriminelët nuk ka kompromis. Partia e Legalitetit:Meidani të marrë
në dorë situatën. Mbreti kështu do të bënte.
Qëndrimi i politikës shqiptare ndaj çështjes së Kosovës dhe pafuqia e
socialistëve për të ndërtuar shtet kanë vërtetuar përfundimisht
domosdoshmërinë e kthimit të Mbretit.Leka Zogu I,janë shprehur udhëheqësit
eë Partisë së Legalitetit. PD mobilizon gratë. Kryesia shpërndahet
përsëri:Vazhdoni protestat.
Arkivë:Zhulali::Berisha i tregoi Amerikës Qafën e Thanës,(Republika faqe
2.3, 10.) Mitingu i paligjshëm i PD, nisin hetimet. Kanë qëlluar mbi
policinë, në kërkim 18 shtetas. Pas vendimit të Drejtësisë shqiptare, dje
mbledhje e kabinetit qeveritar dhe partive të koalicionit. Gjyqi i të
gjashtëve vëzhgohet nga bota.Procedurat hetimore do të monitorohen nga
ekspertë të huaj e vendas. Për 24 orë gati masat për rendin. Të raportojë
në Parlament Prokurori Rakipi. Alarm në Ministrinë e Rendit:Sigurohen
objektet e rëndësisë së veçantë. Flet Neritan Ceka, kryetar i Komisionit
parlamentar të rendit dhe SHIK-ut. Në gjyq organizatorët e dhunës. ( Zëri
i Popullit faqe 2,3 dhe 6). Mbledhje urgjente e qeverisë. SHIK tregon
planin e destabilizimit të përgatitur nga PD. Nano kërcënon Berishën.
Dhunës që po përgatitet në 31 gusht, policia t'i përgjigjet me dhunën e
ligjit. Në editorialin e saj Koha Jonë kritikon Presidentin meidani pse nuk
prononcohet lidhur me rrjedhat e fundit në Shqipëri. Ndiqen penalisht nga
Prokuroria pjesëmarrësit e demonstratave të PD. KISHTE EDHE KOSOVARE.
Lirohen të ndaluarit e mitingjeve. (Koha Jonë faqe 9). Nano: Berisha
dollarë për të përmbysur qeverinë.Operacion i shërbimeve sekrete. Agjentët
infiltrojnë tek komplotistët. Të gjitha strukturat e shtetit, në gatishmëri
për të neutralizuar "tentativën për provokimin e një 2 prilli të ri nga PD
dhe Sali Berisha". Policia dhe SHIk të ushqyer nga të dhëna të shërbimeve
të huaja sekrete, po "ç'aktivizojnë komplotin" kundër qeverisë. Qeveria dhe
koalicioni ndal destabilizimit të rendit publik nga PD.( Shekulli faqe
2,3,4).Kërcënim në Kryeministri: "Do ju djegim të gjallë" telefonatat
anonime frikësojnë policinë. Mitingjet e PD, ministrat raport në
Qeveri.Mblidhet urgjent koalicioni. Gjyqi, të hetojë Evropa. Nano:Të
monitorohet procesi i marsit.Sabit Brokaj :Politika duhet të mbyll gojën,
ligji të merret me Berishën". Bashkim Kopliku:Berisha s'meriton të
dëgjohet. Për marsin duhet të hetohen ish ministrat por të lirë tha ish
zëvendëskryeministri shqiptar në kohën e PD-së Bashkim Kopliku). PD më
dysh për Zhulalin. Arbnori:"Të mos i falen gabimet e bëra". "Asnjëherë nuk
e dinim arsyet përse Berisha ndërhynte kundër të gjithë atyre që nuk e
donin Zhulalin". (Gazeta Shqiptare faqe 2-3). Qeveria dje mbledhje
urgjente për ofensivën shtetërore kundër opozitës. SHIK: Duar të lira
kundër opozitës. SHIK-u zyrtarisht polici politike. SHIK-u dhe
"rezervistët" nga Vlora gjakosën opozitën. rebelohen policët e Drejtorisë
së Policisë së Tiranës:"Ose ne ose SHIK-u në ruajtjen e rendit". Alarm në
kazermën greke në Yzberisht. Gabim shfaqja para demonstruesve. Kompania
vendosi të mos dalë më nga kazerma deri në një urdhër të dytë.Kush janë
kryebanditët e marsit '1997 ?:Tetëmbdhjetë ministrat, autorë të krimeve
kundër njerëzimit: Arben Malaj, Zabit Brokaj, Gramoz Ruçi, Bashkim Fino,
Kastriot Islami, Perikli Teta, Skender Gjinushi,Neritan Ceka ,Arben Imami,
Paskal Milo dhe 40 të tjerë janë kryeorganizatorët e bandave të
shkurt-qershor 1997. Për të vërtetuar inkriminimin e tyre në dorë të
opozitës dhe të medias së pavarur janë me qindra fotografi dhe me mijëra
metra shirit filmi që vërtetojnë tërë inkriminimin e tyre.Por tërë këtë
Fatos Nano kërkon t'ua faturojë 185 zyrtarëve të PD-së.SHIK-u atentat ndaj
zonjës Arbnori.PD:Tirana nuk toleron banditët. Minarolli:Jemi të vendosur
për protesta paqësore. Demokratët do të vazhdojnë protestat paqësore deri
në fitore.Opozita jo shtetit policor. Drejtuesit e opozitës mes
personaliteteve më të larta të politikës gjermane. Gjermania: Nano rikthen
të kaluarën. Dhjetëra personalitete europiane shprehin mirëkuptimin për
veprimet energjike të opozitës për të frenuar arrestimet politike të
kryeministrit Fatos Nano. (Albania faqe 2-3.)Amerikanët shtojnë presionin
mbi qeverinë Nano. Lino dy orë vetëm me Nanon. Lino:" Nano prano fajin".
Nano përballë tri alternativave: Ose shkarkim të prokurorëve për mungesë
provash dhe shkelje procedurash, ose lirimi i gjashtë ish zyrtarëve në
Gjykatën e Apelit, ode dorëheqja e qeverisë dhe fillimi i dialogut politik
mbi bazën e një qeverie të pranuar nga të gjitha palët.Avokatët e të
arrestuarve provojnë procesin politik kundër opozitës.Arrestimet hakmarrja
e kryeministrit. Shkrimtarët dhe artistët shqiptarë fajësojnë kryeministrin
për hakmarrje politike: Bardhyl Londo, Zija Çela, Fatos Kongolli,Zyhdi
Morava, Lazër stani, Besnik Mustafaj, Agim Shehu, Teodor Laço, Rikard
Larja, Gjergj Zheji, Tinka Kurti, Skënder Zogaj,Ramadan Musliu, Filip
Çakuli,Bujar Lako, Ndriçim Xhepa etj.- (Albania faqe 2-3).

2. Policia: E gjetëm në afërsi të kufirit, Granata vrasëse ishte vënë për
refugjatët. Granatë me tel në të dy anët e rrugës.Më datën 26 gusht,
ekspertë të eksplozivit kanë ç'aktivizuar një granatë difensive serbe të
lidhur me tel në të dy anët e një rruge në rajonin e piramidës C3 Padesh,
rreth 25 metra brenda teritorit shqiptar.Granata ishte vendosur në mënyrë
të tillë që të shpërthente sapo kalimtari më i parë të ngatërrohej me këmbë
nëpër telin që e përshkonte gjerësinë e rrugës.Policia tha nëpër këtë rrugë
ecnin vazhdimisht refugjatët kosovarë të dëbuar nga lufta dhe ka të ngjarë
që granata të kishte destinacion ndonjë grumbull prej tyre.Nuk është hera e
parë që mjetet e shfarosjes në masë të ushtrisë jugosllave synojnë
refugjatët. E para herë është që këto mjete montohen brenda tokës së
Shqipërisë.(Gazeta Shqiptare faqe 4).

3. Lind Ushtria Antikomuniste. Ushtria antikomuniste shkarravitje në mure
kundër Nanos, në Librazhd e Prenjas policia në aksione me furça e
gëlqere.Shkarraviten dyqane e fasada rrugësh:"Poshtë Nano" (Koha Jonë faqe
11).

4. Ish Presidenti Ramiz Alia, presidenti i parë pluralist, në
Greqi:Kontroll shëndetësore për të parë rezultatin e operacionit. Ramiz
alia, takim i mundshëm me krerët e PASOK. Pas takimit me ambasadorin e
OSBE-së në Tiranë, Everts, realizimi i një takimi të tillë e rikthen sërish
në politikë, të njeriut që ka qëndruar për gjysëm shekulli në majen e saj
në Shqipëri. Rikthim i panjohur për praktikën e politikës bizantine
shqiptare, por aq të natyrshëm për praktikën perëndimore, me ish
presidentët.(Shekulli faqe 7)

SHEKULLI
NË FAQEN 8 BOTOHET SHKRIMI: pAGUAN udb DHE SHËRBIMET TË TJERA. islamiket te
rekrutuar per te prishur imazhin e UÇK
Zbulimi më i fundit rreth rolit real të islamikëve në radhët e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. "Ka dy linja të njerëzve nga njerëzit e botës arabe
islame, që luftojnë apo bashkëpunojnë me luftëtarët në Kosovë. Një numër i
vogël e bënë atë për solidaritet njerëzor, ndërsa të tjerët për t'i dhënë
luftës atje, një imazh me linja islamike, që do ta komprometonteatë. Për
këtë paguan mbi të gjitha UDB". Në Tiranë zbulohen bazat që rekrutojnë
agjentë për depërtim brenda ushtrisë së Kosovës. Oslamikët për diversion në
UÇK. Luftë në emër të Allahut", apo për para të pista? Në rrjetin e këtyre
shërbimeve duket se janë rekrutuar edhe kosovarë me banim të përkohshëm në
Tiranë, të cilët nën petkun e nacionalizmit dhe patriotizmit kanë
organizuar një rrjetë të tërë njerëzish që përzgjedhin agjentë dhe i nisin
drejtë Kosovës si ushtar të UÇK-së në emër të Allahut.Burime të shërbimeve
sekrete shqiptare kanë bërë të ditur se se një pjesë e mirë e ushtarëve nga
vendet arabe, që nisen vullnetarisht për në frontin e luftës në Kosovë,
janë të paguar nga agjenturat e huaja për të diskredituar qëllimisht luftën
e vërtetë të shqiptarëve të Kosovës..Në rrjetin e tyre ka shqiptarë nga
Kosova dhe Shqipëria., të cilët nuk përfillin interesat kombëtare përballë
fitimeve materiale.Në këtë grup, duket se kanë bërë pjesë edhe personat e
ndaluar para një jave nga policia e Tiranës brenda të cilëve kishte
egjiptas dhe shtesaj jugosllavë.Disa prej këtyre personave ishin pikërishtë
organizatorë të linjës së diversionit në radhët e UÇK-së.Këta përpiqen ti
japin luftës në Kosovë karakterin e luftës mysliman me ortodoks.

Në faqe 6 të gazetës Shekulli botohet shkrimi me titull:
KOSOVA NE MJEGULL
Ndërsa predhat serbe vranë para tre ditësh njëmbdhjetë gra e fëmijë
shqiptarë mungesa e idev etë reja dhe pasiviteti në radhët e komunitetit
ndërkombëtar duket se po ia arrijnë të krijojnë në Kosovë një situatë
identike me atë në Bosnje. Tashmë nuk mund të flitet më për ngjashmëri se
sa për simetri në dy tragjeditë më të mëdha që shkaktoi shembja e shtetit
jugosllav. Por, ndërsa Bosnja përbën tani shembullin klasik dhe të
arshivuar të përmasave që mund të marrë çmenduria e urrejtjes etnike,
Kosova duket se po kthehet në" laboratorin", ku diplomacia perëndimore dhe
të gjitha levat e saj, po provojnë përfundimisht se janë të pafuqishme
përballë krizave të komplikuara. Koosva i ka të gjitha gjasat për të qenë e
tillë. ndërkohë që gjeopolitik ae vjetër dhe e re vazhdon të mbetet në
këmbë, për të zgjatur tej mase një konflikt, që shpejt mund të kthehet në
një tragjedi shumëplanëshe ushtarake, etnike ,humanitare.
Politika kosovare njëri ndër segmentet që influencon mbi krizën, vazhdon të
mbetet e bllokuar në momentin e bashkimit në një grup të vetëm përfaqësues.
Ky është një problem i ngjashëm, me atë të pjesës tjetër të kombit në
Shqipëri, por i vendosur në sfondin e një lufte të mirëfilltë me një regjim
të huaj diktatorial, merr përmasa tejet urgjente dhe absurde njëkohësisht.
Që prej disa javësh kur UÇK deklaroi se nuk do ta njihte qeverinë e
shpallur nga Rugova, situata politike në Prishtinë nuk ka lëvizur nga uji i
ndejur i polemikave personale dhe negociatave të dështuara. Lajme të fundit
nga Kosova flasin për një statusquo totale në bisedimet për afrimin e
palëve, ndërkohë që luftimet vazhdojnë. Kjo kohë e harxhuar kotë e ka
çmimin e saj i cili tani nuk konvertohet në para, por në gjakë civilësh të
pafajshëm dhe dhe mijëra refugjatë që enden rrugëve. Ekipi i dytë
negociator i Rugovës ashtu si përfaqësuesi politiki UÇK-së Demaçi, janë më
të ndarë se kurrë në arritjen e një kompromisi që do të shënonte faën e
shumëpritur të homogjenizimit të pozicionit shqiptar përballë politikës së
Beogradit. Në këtë aspekt kosovarët janë shumë më të vonuar sesa
kundërshtarët e tyre, të cilët duket e gjetën shpejt paqen mes tyre.
Diferencat e zbutura mes millosheviçit, Drashkoviçit ,Sheshelit folën
shpejt për krijimin e një fronti unik serb i cili tani ka mundësitë të
flasë para botës për mungesën e një pale serioze me të cilën të fillojë
bisedimet për të ardhmen e Kosovës. jo ndodhi pasi nga ana tjetër e
barrikadës nuk qëndron një por disa personazhe të cilët pretendojnë të kenë
monopolin e përfaqësimit të dy milionë shqiptarëve në tryezën e dialogut me
Beogradin. Një gabim historik i një klase të papjekur politike, që po i
"faturon" popullit të saj një humbje të strëmadhe në jetë njerëzish dhe
energjish të çuara dëm.
----------------------------------------------------------
http://www.kosova-state.org
----------------------------------------------------------

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Albania - Land of the Eagles"
http://www.albania.co.uk/

REPUBLIQUE DE KOSOVE

unread,
Aug 30, 1998, 3:00:00 AM8/30/98
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
Lajme nga TVSH Satelitor http://www.kaqo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova-Info-Line (German) http://www.kosova-info-line.de/
Koha Ditore (ARTA) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
____________________________________________________________________

REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM

Nr. 302/98
Tiranë, 30. 08. 1998.

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Tema kryesore në shtypin e sotëm shqiptar ishte burgosja e 6 funksionarëve
të PD-së, protestat e paralajmëruara dhe polemikatrreth kësaj çështje:
Në Kuvend dhe qeveri mbërrin alarmi nga SHIK-u. Nesër trazira demokratët.
PD me armë parlamentit. Kryeparlamentari Gjinushi:"Le ta provojnë". Dy
kongresmenë anullojnë vizitën në Tiranë, SHBA shtyjnë takimin
Nano-Berisha.Perëndimi do të monitorojë procesin.OSBE dhe KE kundër PD.
Merret në pyetje në spital ish ministri Zhulali:"Kam zbatuar ligjin".(Koha
Jonë faqe 2,3,4).
OSBE dhe KE: Partitë mjaftë më me deklarata. Jo politizimit të procesit
gjyqësor ndaj të gjashtëve". Rakipi, raport në Parlament. Skender
Gjinushi:Parlamenti nuk ndërhynë në drejtësi.Parlamenti nis punimet PD
kërcënon. Gjinushi:"Na mbron Kushtetuta, PD të mos guxojë". Deklaratë e
tryezës së partive të koalicionit qeveritar:"Denojmë dhunën e Partisë
Demokratike". Prokurorët u përgjigjen avokatëve të gjashtë të arrestuarëve:
Akuzat qëndrojnë, lexoni kodin penal. Arben Malaj ministër i
financave:"Berisha synon të shkaktojë krizë të rëndë ekonomike. Kriza
politike ka kosto financiare. Qeveria të tregojë vendosmëri. Të reagohet
fort ndaj veprimeve joligjore të politikës. Koston financiare do ta
paguajnë shqiptarët. Malaj:" Mos i shkoni pas Berishës, do ju lerë pa një
lekë në xhep... Grupimi i Berishës ka kriminelë politikë dhe kriminelë
ordinerë. Marrëveshje e forte mes krimit ekonomik e krimit ordiner. (Zëri
i Popullit faqe 2,3,6).
KE dhe OSBE vënë kushte. "Gjyqi i 6 njerëzve të PD të mos preket" Berisha
të ndalë dhunën. Evropa:Partitë të heshtin për Marsin".
Pas kërkesës së bërë nga Prokuroria. Parlamenti: Japim leje për hetimin e
deputetëve të PD të cilësuar si organizatorë të mitingjeve.(Gazeta
Shqiptare faqe 3).
Shteti smbrapset. Nano liron vilën. PD miting me çdo kusht. Teta nuk i
dihet.Luftë politike e PD dhe PS pa alternativa.Krerët e shtetit lëshojnë
pe Nano, lamtumirë vilë e Bllokut.Partia republikane pozicionon qëndrimin
dhe ashpërson akuzat ndaj socialistëve dhe demokratëve. KANE KONCEPT
LENINIST PER PUSHTETIN DHE POLITIKEN. Fatmir Mediu Kryetar i PR: Tragjedia
e 1997 nuk ishte tragjedi e klasës politike, por e popullit shqiptar, ndaj
forcat politike duhet të shprehen hapur nëse janë, apo jo për dënimin e
gjithë protagonistëve të kësaj tragjedie"Berisha gjermnatë na dhanë të
drejtë.Avokatët e 6-shes, për Nanon: "Ai është dinak, me atë deklaratë
tejkaloi prokurorinë". (Republika faqe 3).Kërkesa e PD mbërrin në Polici.
Të hënën na duhet Sheshi. Policia:Lërini rrugët ruani dikasteret. Alarmi
ngjit shkallët e Kryeministrisë. Nano kërkon raport për situatën. Dua emrat
e atyre që financojnë Berishën. Urdhëri i rëndë në qafën e Klosit shefit të
SHIK-ut. Qeveria vendos të zgjidhë qesen:Hapni gojën, do t'u japim ç'të
doni. Ministart e Mbrojtjes dhe Policisë Hajdaraga dhe Teta paraqesin
kërkesat. Evropa i heq veshin politikës shqiptare:Mos politizoni
procesin.Jepuni fund deklarimeve të dhunshme".Presidenca thërret në zyrë
qeverinë.Nano dërgon në takim Kastriot Islamin zëvendsin e tij.
Meidani:"Dakort me monitorimin ndërkombëtar të procesit gjyqësor kundër të
6-tëve.nga PD. Fatmir Mediu Kryetar i PR:"Heshtja e Meidanit deri tani
është komoditet i dëmshëm". Minarolli sekretar i PD-së:" Pa u liruar
gjashtët nuk ka tryeza".(Republika faqe 3,4).
PD injoron kërcënimet e Kryeministrit dhe të klanit të tij mafioz.
Berisha:"Sheshet e lirisë janë tonat. Askush nuk e ndalë protestën e
opozitës". Nesër nis rrëzimi i Nanos. Kryeministri ka firmosur vetë për
arrestimet e ish zyrtarëve të PD. Qeveria provon se ka ndërsyer SHIK-un
kundër opozitës. Shefi i ShIK-ut, Fatos Klosi duhet të ndiqet penalisht.
Kryesia e Partisë Demokratike vendos përshkallëzimin e protestave. Të
shpëtojmë Shqipërinë nga neodiktatura. Përfaqësuesit e PD takohen me
ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Everts. OSBE:Shqetësim për situatën në
Shqipëri. PJetër Arbnori takohet me ambasadoren e SHBA në Tiranë,Mariza
Lino: Shqetësim i përbashkët për arrestimet e opozitarëve".
Deklaratë për shtyp e Kryetarit të PD, Sali Berisha:"Perëndimi mbështet
platformën e PD-së". Sot në Kavajë nesër në Tiranë paralajmërohet
protestat.(Rilindja demokratike faqe 3).
Koalicioni qeveritar në ofensivë të plotë kundër opozitës. Në rresht
diplomacia, SHIK-u dhe shtypi qeveritar. Nano:"Hiqni policët e Berishës.
Prej nesër fillon spastrimi i 800 policëve të dyshuar se nuk do t'u binden
urdhërave të eprorëve për shtypjen e opozitës.
Një grek kryeson delegacionin që do të monitorizojë, gjyqin e të gjashtëve.
Lukrecioz, avokati i Nanos, kundër gjashtëve. Më 1995 ka qenë avokati i të
pestëve, të akuzuar për spiunazh në favor të Greqisë". Gjirokastër:"Nano të
rrëzohet me zgjedhje jo me revolucion. Berat:"Protesta deri në rrëzimin e
Nanos".(Albania faqe 2-3). Opozita një hap prapa qytetarëve dhe
qeverisë(...)Në mënyrë të paprecedent, Ministri i Jashtëm Shqiptar Paskal
Milo është kthyer në Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare, të Partisë
Socialiste, dhe në vend që të thërras ambasadorët për situatën në Kosovë
apo të hedhë hapa dinjitozë në marrëdheniet me fqinjin jugor, i thërret ata
për të justifikuar arrestimet e urdhëruara, nga Fatos Nano, duke iu betuar
atyre se shefi i tij nuk ka faj",thotë Mero Baze në komentin e tij në
gazetën Albania.
Telegram faleminderimi i millosheviçit për arrestimin e gjashtë
demokratëve.(Pesëdhjetë e pesë "55" faqe e parë).
Fundi i ëndrrës për tolerancë. Burgosja e gjashtë PD-istëve shënon fundin e
angazhimit të Nanos për mosdenimin e kundërshtarëve. Dhe së bashku me të
edhe dështimin e të gjithë atyre, që me ardhjen në pushtet të tij,
shpresuan se kishin gjetur njeriun që do të thoshte:" I kam falur
paraardhësit, le të shohim përpara", thotë Andi Bejtja në editorialin e tij
në revistën Klan).
Ndërkaq në editorialin e revistës Blic shkruar nga Ilir Yzeiri thuhet për
arrestimin e 6 udhëheqsve të PD-së: " Ky gusht i nxehtë hakmarrjesh".

2. Një kryqëzatë mesjetare e qeverisë socialiste kundër myslimanizmit.
Kryeqyteti me aeroportin më racist të botës.
Po shqiptarët myslimanë, që kanë shtetësi tjetër, a do t'i lejojë qeveria
Nano të hyjnë në Shqipëri?
Racizmi fetar-politikë zyrtare e qeverisë Nano.(Pesëdhjetë e pesë "55").

3.Shkodra lutet për Kosovën, është titulli i një shkrimi të vogël në faqe
19 në gazetën Republika
Lutje dhe koncert për të ardhurit nga Kosova. Ditën e Premte pasdite në
Kishën Katolike tek Arra e Madhe, tashmë edhe strehim për të
shpëtuarit.(...)u dha një koncert. Kjo u organizua me rastin e festës së
mikpritjes. Arqipeshkvi Masafa udhëhoqi meshën e posaçme të lutjes për
vëllezërit kosovarë duke ndarë dhembjen me to e duke shpresuar se në një të
ardhme jo të largët kosovarët do të rikthehen përsëri në shtëpitë e tyre.
Më pas për të pranishmit u dha një koncert me këngë popullore shkodrane. Më
pas aktorët e teatrit recituan vargje të poetit të Rilindjes që i kushtohen
luftës heroike të popullit shqiptar. Ky spektakël ishte titulluar "jemi
vëllezër të një gjaku", ku morën pjesë këngëtarët e njohur Bik Ndoja,
Merita Alia,dhe Neriketa Kucani, aktori Drita Xhepa dhe Et'hem Kola. Në
këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe
përfaqësuesit e tre besimeve fetare. Janë 170 të ardhur deri tani që janë
sistemuar në këtë vendstrehim, ku garantohen të gjitha kushtet e nevojshme
të jetesës.
BLedar Hoti

Revista BLIC
Në faqe 6,7,8 dhe 9 botohet një shkrim i deputetit Azem Hajdari me titullin
FALEMINDERIT VENDLINDJA IME kushtuar të shpërngulurve nga Kosova në tropojë
dhe përgjithësisht në Shqipëri.
Në mes tjerash zoti Hajdari shkruan:" Fati i shqiptarëve paska qenë i
tillë. Lufta në Kosovë ka filluar, kjo ka shumë kohë që ka ndodhur.
Shqiptarët po vriten e po masakrohen nga regjimi kriminal i Millosheviçit.
Ditët që kalojnë shtojnë numrin e viktimave, numrin e fshatrave të djegura
tërësisht, numrin e fëmijëve që ngelën jetimë apo të prindërve që kanë
mbetur pa fëmijë. E ardhmja do të jetë e shqiptarëve e për këtë më së miri
flet mikëpritja e tropojanëve që u bënë mijëra të ardhurve nga Kosova.
Natën ditën të lodhur të rraskapitur e kanë kaluar kufirin ndërmjet
Tropojës e Rekës së Keqe dhe kanë ardhur në Tropojë. Aty gjetën: bukën,
ujin vendin për të fjetur dhe bujarinë karakteristike të shqiptarit të
shfaqur në të gjitha përmasat e e madhështisë në Tropojë. Shteti dhe
pushtetarët nuk duhet ta lënë kështu Kosovën të digjet e të vritet, nuk
duhet t'i lenë pa ndihma e mbështetje ata që kanë ikur nga tmerri i luftës
dhe që kërkojnë ndihmë. Ardhjet kanë filluar qysh në fillim të vitit
1998.Qeveria mbyll sytë për ato që po ndodhin. Kontradikta në mes pushtetit
qendror dhe lokal në Tropojë. Asnjë nga përfaqësuesit e opozitës nuk është
ftuar nga pushtetarët e sotëm asnjëherë në tropojë.Në Tropojë janë ulur
këmbkryq agjenturat e huaja të cilat interesohen për UÇK-në, bazat, armët,
organizimin etj.Këta flasin gjuhë të ndryshme:anglisht,greqisht.italisht
etj.Shteti shqiptar nuke ka vënë fare ujin në zjarr për të parë një situatë
të tillë dhe për të pasur nën kontroll situatën. Në Tropojë vidhen makinat
e të huajve, grabiten gazetarët, në shumicën e rasteve janë kërcënuar
gazetarët që kanë informuar objektivisht...

Në faqe 17 e 18 botohet shkrimi me mbititullin: Gazeta më e madhe ditore në
Prishtinë(Rilindja) rreth qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj Kosovës.dhe
titulli KOSOVA NJE LUFTE TJETER PER PUSHTET

në fjalimin programatik që Nano i drejtoi kombit nga mbledhja e parë e
qeverisë pas pushimeve në Greqi, del i lexueshëm, mesazhi që iu drejtua
opozitës, kurse për Kosovën porosia cinike del nga nënteksti as kemi bërë
dhe as kemi ndërmend të bëjmë gjë.
Në ditët e para të gushtit pikërisht atëherë kur ofensiva serbe në Kosovë,
morri përmasa gjithëpërfshirëse, Parlamenti i Shqipërisë mbylli punimet e
sezenit dhe shkoi në pushim kolektiv. Po këtë e bënë edhe qeveritarë e
tjerë. Përfshirë dhe kryeministrin Nano, shenjë kjo që tregonte se
Shqipëria në këtë pikë sillet si shett normal, ose dëshiron të bëhet e
tillë. Ndërkohë, ende pa u bërë muaji, u pa se normaliteti i Shqipërisë,
përfshirë rrethanat e brendshme dhe të jashtme, është ëndërr e një nate
vere dhe se pushtetarët e këtushëm me shumë janë të prirur t'a improvizojnë
normalitetin se sa të bëjnë atë me të vërtetë. Pikërisht në këtë kohë lufta
në Kosovë, më zhurmshëm se çdo herë tjetër më parë, trokiti në kufirin
verior të vendit, duke lënë prapa gjurmët e 18 granatave serbe në thellësi
të teritorit të Shqipërisë dhe duke detyruar të evakuohen banorët e
fshatrave kufitare. Po në këtë kohë Shqipëria u përfshi në gjendjen e
terrorizmit fondamentalist islamik që si pasojë, solli mbylljen e ambasadës
amerikane në Tiranë dhe kërcënimin serioz se shembullin e saj mund ta
ndjekin edhe shtetet e tjera perëndimore.
Vorbulla vetëshkatërruese
Në këtë rrethanë, partitë politike të opozitës dhe shtypi joqeveritar
filluan të nxirrnin në pah papërgjegjshmërinë e qeverisë të klasës të
pushtetarëve përfshirë këtu edhe një gjendje të brendshme aspak të mirë,
veçanrisht kur është fjala tek krimi i organizuar, kontrabanda dhe ekonomia
në rënie të vazhdueshme. Për të qenë në rrjedhë me situatën, në mënyrë që
inisiativa të mos kalojë në anën tjetër, që dmth. në anën e opozitës,
pushtetarët e këtushëm bënë si bënë dhe improvizuan një shqetësim të
ligjshëm përmes mediave elektronike dhe shtypi u paralajmërua zhurmshëm se
Parlamenti do të mblidhet në një seancë plenare të parakohshme, me një
shtator, për të shqyrtuar gjendjen në Kosovë dhe natyrisht për të miratuar
një Rezolutë të re për Kosovën, të cilën pritet ta paraqesë Kryetari i
komisionit për Politikë të Jashtme, "mjeshtri i rezolutave", Sabri Godo. Në
këtë shqyrtim pritet të diskutohet edhe gjendja e të ardhurve nga Kosova në
Shqipëri, sikundër edhe problemet e sigurisë në kufirin verior, jo për të
ndryshuar diçka,por kryesisht për t'i thënë opozitës dhe opinionit se këtu
ka një qeveri dhe këtu janë institucionet e shtetit që bëjnë punën e tyre.
Sepse ishte pikërisht opozita ajo që " shfrytëzoi" zbrastësirën e krijuar
dhe i ngriti këto probleme, duke hartuar madje edhe në deklaratë për
Kosovën të cilën, ua ofroi ta nënshkruanin të gjitha partitë politike. E
vërteta është se kjo deklaratë e Berishës dhe e aleatëve të tij, nuk ofron
ndonjë element të ri, me përjashtim të kërkesës që të ardhurit nga Kosova,
përshkak të kushteve të vështira në Tropojë dhe të dimrit që është në prag,
të zhvendosen në thellësi të vendit.
Mirëpo, as Nano e as socialistët nuk e kanë ndërmend të pajtohen me
Berishën dhe opozitën, madje as atëherë kur bëhet fjala për Kosovën. Tashmë
u bë e njohur,se edhe përkundër disa toneve miratuese të njërit nga liderët
e socialistëve, Namik Dokle,deklarata "Bashkimit për Demokraci" rreth
Kosovës nuk do të nënshkruhet nga partitë e koalicionit qeveritar, edhe
përkundër faktit se aty i bëhet thirrje NATO_s, të ndërhyjë në Kosovë dhe
Rugovës e Demaçit të pajtohen me njëri tjetrin. Arsyet janë të thjeshta:
pozita dhe opozita, jo vetëm që nuk mendojnë njësojë për Kosovën, por nuk
dëshirojnë të jenë afër njëra tjetrës as në këtë rrethanë. Nano nuk
nënshkruan deklaratën e Berishës për Kosovën, PS i përgjigjet PD-së me tone
të ashpra, kurse Berisha, ndoshta për inerci, ndoshta si kundërpërgjigje,
apo më shumë për të dëshmuar se edhe ai i takon vorbullës vetshkatërruese
të politikës shqiptare,nuk do të shkojë në mbledhjen e parlamentit ku do të
diskutohet për Kosovën, gjë që njëherë e ka bërë.
Cinizmi iritues
Përkundër kësaj, një fjalim i Nanos i mbajtur në mbledhjen e parë të
qeverisë pas pushimeve, para kabinetit dhe kamerave televizive,
paralajmëron vazhdimësinë e kursit të ashpër politik ndaj opozitës, madje
edhe kur bëhet fjalë për Kosovëm. Por, ky fjalim për shkak të konatacionit
"programatik" meriton të shikohet në mënyrë të veçantë, jo vetëm për
indiciet e përmendura. Nano tashmë e ka bërë zakon që për çështje madhore,
çdo dy ose tre muaj, përmes fjalimeve elokuente, t'i drejtohet kombit dhe
t'i bëjë me dije se qeveria që drejton ai është e" impenjuar maksimalisht"
për ta bërë Shqipërinë shtet ligjor, për ta bërë Shqipërinë Europiane dhe
shoqërinë shqiptare për ta bërë shoqëri civile. Kësaj radhe në fokus të
interesimit të Nanos ishte Kosova, kryesisht Kosova dhe fare pak çështja e
ambasadës amerikane dhe e terrorizmit islamik. Edhe në këtë rast siç ka
bërë kur ka folur për ekonominë ose kontrabandën, Nano foli për punën e
shkëlqyer të qeverisë që drejton ai,e cila thekson Nano,"do të vazhdojë të
bashkëpunojë me të gjitha institucionet e vendit dhe partnerët ndërkombëtar
për të përballuar me përgjegjësi pasojat e krizës në Kosovë". Më tej erdhën
disa fraza që kishin të bënin me përballimin e gjendjes në Shqipërinë
verilindore, për të përfunduar " se bombat serbe kanë mbërritur edhe n
ëterritorin e Republikës së Shqipërisë, duke krijuar elemnt tjetër
kërcënues për stabilitetin e Shqipërisë dhe të rajonit". Kjo ishte pjesa"
parimore" e fjalimit, për t'ia lënë vendin pastaj akuzës se disa forca
politike, si ajo e Berishës, "kërkojnë të shfrytëzojnë konfliktin në Kosovë
për tu ringjitur në pushtet. Ky takëm shkatërruesish të vendit, vazhdoi
Nano, që i solli fatëkeqësinë më të madhe Shqipërisë së re, tani ka arritur
deri në hedhjen e idesë së shtrirjes së konfliktit të armatosur edhe në
Shqipëri, kundër qeverisë së ligjshme demokratike të koalicionit".
Kryeministri Nano shtoi se qartësia me të cilën ka punuar qeveria, ka bërë
të mundur që problemi i Kosovës të përballohet "në vazhdimësi dhe me
efikasitet, me realizëm dhe me synime me perspektivë". Diplomacia jonë,
shtoi Nano, falë zotit nuk qëndroi në skemat e ngushta berishiane, por u
impenjua në përballimin real të çështjes.
Pra thënë me një fjalë, mesazhet më të qarta Nano i drejtoi Berishës se sa
Kosovës dhe vetëm këtë mesazh duhet marrë seriozisht. Meqë fjalët e Nanos,
të përdorura në kontekstin e politikës shqiptare, kërkojnë një përkthim,
siç e thotë ai, atëhere nga fjalimi i tij del e qartë se qeveria që ai
drejton as ka bërë e as e ka ndër mend të bëjë gjë për Kosovën dhe ju që
dëgjoni mbani vesh mirë: Berisha i dëshiron luftë Shqipërisë, prandaj
kujdes! Ndërsa për Kosovën që digjet, le të vazhdojë të digjet, le të
vazhdojë edhe krimi i organizuar dhe kontrabanda, edhe rënia ekonomike,
mjafton që ne kemi krijuar një "oazë paqeje e lumturie" për popullin e
shumëvuajtur nga qeverisja e mbrapshtë e Berishës.
Dikujt, nga ata që i dëgjojnë fjalët e pushtetarëve të Shqipërisë nga
përtej kufirit, pra edhe në Kosovë, ky interpretim i fjalëve të
kryeministrit të Shqipërisë mund të duket cinik. Por Nano vërtetë është
cinik, madje edhe kur është fjala për Kosovën dhe për luftën që bëhet atje,
njësojë siç janë cinikë, djallëzorë dhe të papërgjegjshëm krejt pushtetarët
shqiptarë, që të gjithë pa përjashtim, ata që ishin dje, ata që janë sot
dhe ata që mund të vijnë në një të nesërme të afërtë.
RILINDJA

PS.Ky shkrim nuk është botuar në Rilindjen që botohet në Tiranë, mundë të
jetë botuar në Rilindjen në Zvicër apo Gjermani apo mund jetë botuar në
Bujku në Prishtinë? (Nënvizimi im F.SH).

----------------------------------------------------------------------------
------------------
http://www.kosova-state.org
----------------------------------------------------------------------------
------------------

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Albanian Home Page"
http://www.albanian.com/main

REPUBLIQUE DE KOSOVE

unread,
Sep 2, 1998, 3:00:00 AM9/2/98
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
Lajme nga TVSH Satelitor http://www.kaqo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova-Info-Line (German) http://www.kosova-info-line.de/
Koha Ditore (ARTA) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
____________________________________________________________________

REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM

Nr.264/98
Tiranë, 02.08.1998.

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Tema kryesore në shtypin e sotëm shqiptar ishin:

1. Kontrabanda detyron kryeministrin të bëjë ndryshimet në shtator
GATI QEVERIA" NANO 5". Largohen Fino, Malaj, Ruka dhe Xhuveli. Ngrihen Bufi
e Angjeli. Prerja e ndihmës financiare nga organizmat ndërkombëtarë,
detyrojnë Nanon të skicojë ndryshimet: Fino i lë vendin Ylli Bufit. Malaj
merr me vete edhe Bletën. Apostoli e Meksi ndajnë bashkë një ministri, ikën
Ruka, Xhuveli jep dorëheqjen për t'u bërë ambasador në FAO. (Shekulli faqe
3)

2.Digjet njëri prej transformatorëve të hidrocentralit të Fierzës. Një
defekt teknik i aparaturës gjigante apo një zjarrë i qëllimshëm kanë
rrezikuar shkatërrimin e të gjithë sallës së makinerive. Që dje nisi
ndërprerja e dritave,garantohet furnizimi vetëm për spitalet dhe refugjatët
e Tropojës.(Gazeta Shqiptare faqe 3)

3.Paradoksi i radhës kryeministri zhvendos krimin në Veri, kur dihet se në
juglindje është shumë më i madh krimi e kontrabanda. është qëndrim i
Partisë Republikane shqiptare (Republika faqe 3)

4. Përse nuk arrestohen fajdexhinjtë Shehaj, Leka, Cenaj, Kamberi.Farudin
Arapi kryekontrollor i firmave piramidale sulmon presidentin Meidani dhe
kryeprokurorin Rakipi. Prej tre muajsh kam bërë denoncimet në prokurori.
Prej tre javësh i kam kërkuar Meidanit të shkundë Prokurorinë. të dy
heshtin. Hetimet mbi transfertat e vlerave financiare janë vonuar.Për mua
tashmë megjithë procesin e transparencës, nuk kanë më vlerë veprime për
shou, të cilat lidhen me deklaratat për pastrim parash, trafik, por vlerë
merr zbulimi i vendndodhjes së vlerave financiare që ndodhen jashtë
Shqipërisë tha Farudin Arapi. kryekontrollor i firmave piramidale. (Zëri i
Popullit faqe 6)

GAZETA SHQIPTARE
KOSOVA LUFTA QE PO HUMBET NGA TE GJITHE
Edhepse e pashpallur dejure, ajo e Kosovës është një luftë e vërtetë: me dy
palë në konflikt, me armë, bombardime, beteja e me të vdekur. Ka muaj që
shqiptarët janë shtrënguar që të veprojnë me armë për arritjen e qëllimit
të tyre.
Po kush do të dal i fituar nga më i fundmi duel në Europë., nga vatra e
zjarrit të cilën të gjithë e shohin me frikën e një Bosnje të dytë? Po të
flasësh me shifra pa dyshim që serbët duke pasur epërsi absolute si në
numër ashtu edhe në sasinë dhe në llojllojshmërinë e armëve, dalin
automatikisht ngadhnjimtar.Për ta nuk është e pamundur që me gjithë humbjet
e mëdha që mund të pësojnë të riposedojnë bastionet e UÇK-së. Po më pas çdo
të ndodhë? Ç'do të ndodhë kur shqiptarët që do të mbesin pas betejave do të
riorganizohen do të shtien në dorë armë të tjera dhe do të sulmojnë sërish
tokën e tyre me po të njejtin vrull dhe mospasje frikë nga disfata për të
vetmin fakt se nuk kanë se çfarë të humbin? Atëherë do të ketë sërish
përgjakje dhe dhe ditari i luftës ditë pas dite do të shenojë tragjedi të
reja. Tani shqiptarët e kanë ndarë mendjen se me serbët nuk mund të
përdoret më gjuha e dialogut. Edhepse ndoshta mund të bëjë gabime, si çdo
fillestare, radhët e UÇK po furnizohen përditë nga një milionë e ca të
krahinës. Tanimë ajo është shpresa e të gjithëve dhe t'i vihesh asgjësimit
të saj do të thotë të asgjësosh vetë kosovarët, të asgjësosh një popull
qindra mijëra vetë. Nga sa duket kjo do të ishte një luftë që nuk do të
kishte të humbur e të fituar, por pirgje të vrarësh, toka të djegura e mbi
të gjitha nuk do të kishte atë që në fund të fundit kërkohet të arrihet:
një zgjidhje. Pasi nuk mund të luftosh pafundësisht edhe kur posedon armë e
njerëz me shumicë ndaj një kundërshtari, ushtria e të cilit përbëhet nga i
gjithë populli e mbi të gjitha ndaj një kundërshtari i cili ka me vete të
gjitha të drejtat për të kërkuar me armë atë që i është mohuar dhe të
gjitha arsyet për të pretenduar edhe ndihmën e mbështetjen e të tjerëve, pa
të cilën ky konflikt nuk do të mund të shoh kurrë zgjidhje dhe do të quhej
një luftë e humbur për të gjithë.
Do.LI.

Në faqe 1-2 botohet komenti me titullin:
KOSOVA NJE HISTORI E GJATE E SHKRUAR VETEM NGA HUMBJE
Mirosh Sako
Historia e deshi që populli shqiptar në vazhdimësinë e tij të bashkëjetonte
me sllavët e Jugut. Në të mirë e në momente të vështira ai ju ka afruar
fqinjve bashkëjetesën. Ndonëse me shumë probleme të krijuara që nga 1913
kombi shqiptar në të dy anët e kufirit nuk ka demonstruar asnjëherë nevojën
e përdorimit të dhunës për ndryshimin e statusit të ekzistencës së vet të
ndarë në disa pjesë midis fqinjve. Partizanët kosovarë të cilët arritën të
krijojnë ushtrinë çlirimtare me mbi 50 mijë forca, gjatë Luftës së Dytë,
ndonëse në Bujan u deklaruan për vetvendosje, nuk e përdorën këtë fuqi
ushtarake për ndryshimin e kufijve me dhunë. Po kështu partizanët shqiptarë
qëmorrën pjesë në çlirimin e tokave deri në Sanxhak u tërhoqën në mënyrë
paqësore duke mbështetur principin e demokracive të mëdha se problemet do
të zgjidheshin pas luftës. Edhe Shqipëria asnjëherë nuk i ka shfrytëzuar
marrëdheniet me miqtë dhe superfuqitë për ndryshimin me dhune të kufijve.I
theksuam këto argumente për të argumentuar pozicionin historik të kombit
shqiptar ndaj çështjes së kufijve. Po veçanrisht vlen të nënvizohet ideal
politika e ndjekur nga udhëheqësit federalist kosovar që i shtyri të
mendojnë se rruga më e mirë do të ishte thellimi i bashkëjetesës për të
siguruar po ato të drejta që kishin edhe kombet e tjera në Jugosllavi. Në
1968 ishte Lëvizja Studentore që i dha shtytjen më të fuqishme
bashkëjetesës në Jugosllavi. Kujtojmë që në këtë vit që njihet si vit i
lëvizjes studentore europiane, Prishtina njihet si një nga vatrat më të
fuqishme të kësaj lëvizje krahas asaj të Parisit, Zagrebit dhe Beogradit.
Ajo i dha shtytjen kryesore rrëzimit të klikës së Rankoviçit që e kishte
kthyer në një burg për popujt federatën dhe hartimit të kushtetutës më
demokratike të të gjithë kohëve ku u sanksionua idealizma e "BASHKIM
VELLAZERIMIT". Meqenëse jemi në terrenin e nacionalizmit kujtojmë një fakt
sinjifikativ të qëndrimit shqiptar ndaj bashkëjetesës, Serbët në kohën kur
u krijuan si komb ju besuan shqiptarëve në trojet e tyre ndërtimin e dy
prej objekteve më të rëndësishme fetare kishën e Pejës dhe Manastirin.
Ndonëse pas kësaj në një terren tërësisht musliman, që nga terri i
imesjetës e deri në ditët tona shqiptarët i ruajtën ato si ura të
bashkëjetesës. Kujtojmë se gjatë luftës së Bosnjes kroatët shkattëruan në
Mostar 11 objekte të kultit mesjetare të muslimanëve, përfshirë edhe urën e
Mostarit që ishte simbol i origjinës së tyre.
Që pas Luftës së Dytë, politikanët kosovarë që përfaqësuan konceptet
ferderaliste zgjodhën si rrugë për të siguruar të drejtat e shqiptarëve dhe
bashkëjetesën e barabartë të shqiptarëve, dialogun. Për të gjithë tashmë
sillet në kujtesë se askush nuk besonte se grupi i Fadil Hoxhës do të
bindte të gjitha forcat politike përfshirë edhe ato serbe që më 1974 Kosova
të kishte Kushtetutën e saj si element konstitutiv federativ dhe të njihej
si kombësi një status i ndryshëm nga ai i pakicave nacionale, që ajo të
kishte të drejtë të njehsonte gjuhën e saj letrare me ate të shtetit amë,
që të kish Universitetin e saj të pavarur, RTV të pavarur në gjuhën shqipe,
që intelektualët shqiptarë të gëzonin një të paparë në historinë e kulturës
shqiptare me botën që ja kishin zili edhe kolegët e tyre në Shqipëri. Këtë
rrugë zgjodhi edhe Rugova. Por ndryshe nga paraardhësit e tij ai siguroi
mbështetjen e administratës amerikane dhe ate të komunitetit ndërkombëtar.
Me këtë rrugë ai mundi të shmang edhe zhvendosjen e luftës në jug dhe të
shpëtojë edhe demokracinë e brishtë në Tiranë që do të ndodhej para shumë
të panjohurave e pasigurish. Kujtojmë se para tre vjetësh të gjithë flisnim
për këtë rrezik që sot është prezent në Kosovë me të gjitha pasojatr që
synojnë ta kthejnë atë në një Bosnje. Prandaj është plotësisht e drejtë ta
themi se gandizmi kosovar triumfoi përballë dhunës që zgjodhën si rrugë të
zgjidhjes së problemeve dhe popujt e tjerë të Jugosllavsë së pas Titos. Në
këtë kuptim na duket se do të ishte në nderin e institucionit shqiptar
kushtetues që t'i akordojë Prof. Rugovës titullin e lartë "Nderi i Kombit"
si një mbështetje në këto momente kaq të vështira.. Në qëndrimin ndaj tij
nuk duhet të ketë dualitete dhe as frikë, sepse nuk duhet të jemi dualist
në qëndrimin ndaj principit kryesor për rrugën e zgjidhjes së krizës.
Dalja në skenë e UÇK i erdhi në ndihmë dialogut Lëvizja ushtarake shqiptare
u paraqit krejt e ndryshme nga ajo e irlandezëve, baskëve dhe
islamiko=palestinezëve, që u bazuan tek presioni nëpërmjet armës së
terrorizmit dhe erdhën tek dialogu pas veprimit ushtarak. Ajo që nuk pritej
nga askush ishte shpejtësia që ajo u shndërrua në një lëvizje popullore më
e madhe e këtij lloji në kontinent që pas Mbarimit të Luftës. Pozicioni i
saj vetëm për vetëmbrojtje nga dhuna ushtarake serbe bëri që ajo të gjente
hapësirën e saj në politikë. Eshtë kjo arsyeja që ajo nuk e spostoi
dialogun dhe nuk e izoloi çështjen kombëtare por e rriti impenjimin e
Komunitetit nga Vashingtoni në Bruksel, nga Boni në Romë, nga Londra në
Paris e Athinë. Fakti që ajo vazhdon të qëndrojë në pozitat e rezistencës
dhe jo të kthehet në një lëvizje të dëshpruar terroristësh tregon se ajo
udhëhiqet nga intelektualë me eksperiencë dhe mençuri, prandaj dhe
diplomacia ndërkombëtare nuk duhet të frigohet prej saj se mos hapet kutia
e Pandorës.
Në Kosovë banon një etni dhe jo një minoritet që popullon një teritor të
tij prej 10 mijë km katror me një treg të saj ekonomik, me një
inteligjencë të formuar me statiste e diplomate të aftë për të menaxhuar
fatet e historisë së gjysmës së kombit. Këtë e tregoi më së miri edhe
turneu historik i Rugovës me ftesë të Klintonit, i pari politikan shqiptar
i ftuar nga presidenti amerikan në historinë e kombit shqiptar. Në këto
takime ato ofruan opsionet e tyre. Fakti që ata kanë nxjerrë disa opsione
tregon mençuri sepse është në natyrën e dialogut që duhesh të ofrosh sa më
shumë formula se ndryshe ngurtësia në një opsion në një moment kthehet me
pasoja të errëta për fatin e bisedimeve.
Duke qenë një etni dhe raportet Shqipëri Kosovë nuk janë ato midis shtetit
amë dhe minoritetit. Prandaj na duket që në ndonjë rast opsionet e dala nga
institucionet shqiptare kanë qenë në pozita paternaliste e pse jo edhe
ndonjë disonance gjë që nuk i ka dhënë shanse edhe diplomacisë
ndërkombëtare për të mbështetur formulën themelore të zgjidhjes së krizës.
Na duket e arsyeshme të përmendim në këtë rast se principi që ofron të
drejta ndërkombëtare moderne se shteti amë mbron kërkesat e drejta që etnia
e saj në shtetin fqinj të ketë po ato të drejta as më shumë e as më pak se
popujt e tjerë në atë shtet fqinj është adekuate për raportet Kosovë
Shqipëri. Kjo edhe për një arsye tjetër që diplomacia e shtetit amë të mos
bjerë në dosonancat e forcave politike. E themi këte se dihet nga të gjithë
që politika e institucioneve shtetërore e synon qëllimin e lëvizjes
nacionaliste por në taktikat dhe strategjinë e saj ka ndyshimet e veta. Një
pozicion i qartë i kësaj çështje na u duk se u bë me vend në dialogun e
kryeministrit me deputetët në parlament. Ky pozicion merr rëndësi akoma më
të madhe dhe krijon influencë në diplomacinë perëndimore që ndjek këtë
krizë për ta zgjidhur.
Në diplomaci ndryshe nga shkencat ekzakte rezultatet më të mira i japin ato
konkluzione që nxirren nga paralelizmat e historisë. Kështu detanta i dha
më shpejtë rezultatet se presioni i Luftës së Ftohtë për eliminimin e
ndarjes ideologjike sepse u mbështet në bashkëjetesën. Me takimin e Kretës
dhe të Njujorkut u duk se diplomacia shqiptare po hynte me shumë sukses në
diplomacinë moderne. Principi i saj i integrimit në Europë kërkonte në
radhë të parë vendosjen e kontakteve me vendet fqinje për t'i hapur rrugën
zgjidhjes së problemeve. Pa dialogun me ta nuk mund të zgjidheshin as
problemet historike e as ato aktuale dhe nuk mund të bëhej fjalë për
integrim. Duket pozicioni i qeverisë shqiptare për dialog bëri që
kryeministri shqiptar të ftohej në Bon me rastin e mbledhjes së ministrave
të jashtëm të Grupit të Kontaktit, aktivitet që për mendimin tonë ishte
tejet i suksesshëm për çështjen kombëtare. Por diplomacia shqiptare pas
sukseseve të mësipërme duhet të gjente rrugë për zhvillimin e kësaj
inisiative dhe shpresojmë që këto rrugë do të gjinden edhe në këto momente
për t'a shtyrë përpara dialogun dhe mos krijohen boshllëqe. Diplomacia
është si loja e shahut që po nuk lëvize në kohë bie në ceittnot që me fjalë
të thjeshta është që humbja e kohës kthehet me bumerang. Ka edhe një parim
në dialog palët mund të ndahen edhe me qëndrime të njëanshme por kontaktet
i ruajnë dhe është koha ajo që i afron pikëpamjet. Edhe një çështje tjetër
Rugovës i kërkohet të dialogojë me Beogradin, diplomacia ndërkombëtare
duhet të zhvillojë bisedime me Millosheviçin për zgjidhjen e çështjes së
Kosovës ndërsa politika shqiptare duhet të presë, boshëllëku i krijuar nga
Kreta mendojmë se nuk gjen justifikim sepse humb në arenën ndërkombëtare
inisiativën e fituar. Po të kujtojmë historinë e marrëdhenieve në mes të dy
vendeve sa herë jemi afruar aq më tepër është vënë në vështërësi
nacionalizmi serb. Prandaj nuk i duhet lënë atij hapësirë por gjithëmon
duhet mbajtur me inisiativën tonë në hapësira sa më të ngushta që e vënë në
vështirësi lëvizjeje. Shpresojmë se inisiativa të reja do të sjellin këtë
vit kontakte diplomatike në OKB dhe ndofta dhe me ministrin e jashtëm të
Beogradit. Në rast se fitohet në këto momente fitorja do të jetë më e
qëndrueshme se në çdo rast tjetër. Ardhja në një moment e demokratëve edhe
në beograd do të jipte shanse edhe më të mëdha sepse ata do të ishin më të
lirë përballë nacionalizmit që ka firmosur "mirëkuptimin".

SHEKULLI
Në faqen 4 boton letrën e hapur të Dr. Fatos Arapi, drjetuar zotit Massimo
D'alema, Sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të majtë (PDS)në
Itali.
I nderuari zoti Massimo D'alema, në masakrat e policisë dhe ushtrisë dhe
paramilitarëve serbë kundër popullsisë shqiptare të Kosovës, bombardimet
dhe djegijet e fshatrave dhe qyteteve, pastrimet e dhunshme etnike ( të
cilat si rregullë serbia i kryen në çdo 10 vjeçar) të bindin se për tu
mbajtur në këmbë "arkitektura e vjetër e Ballkanit" Serbia ka edhe
aprovimin qoftë edhe të heshtur të politikës europiane edhe asaj italiane.
Po çështë kjo "arkitekturë e sotme e Ballkanit" dhe çfarë kërkojnë
shqiptarët sot ?
1. Shqiptarët sot kërkojnë një Shqipëri të qëndrueshme, të ngritur mbi
këmbë të veta, e cila do të mundte të zhvillohej dhe të përparohej krahas
vendeve tjera, do të mund tu siguronte fëmijëve të vet një të ardhme në
atdhe të lirë ku mund të jetonin ndershmërisht me punën e tyre dhe në
dinjitetin njerëzor.
2. Shqiptarët nuk kanë përse të destabilizojnë Maqedoninë. Shqiptarët të
cilët atje përbëjnë rreth 40% të popullsisë (të dhënat zyrtare janë 23%) e
dinë se një Maqedoni demokratike që respekton dhe mbron qytetarët e saj, që
zbaton rigorozisht në jetën e përditshme normat dhe standardet
ndërkombëtare është në përfitime edhe për gjithë popullin dhe kombin
shqiptar në Ballkan.
3.Shqiptarët nuk kanë përse të destabilizojnë Malin e Zi, ku në republikën
e vogël ata përfaqësojnë 10-15% të popullsisë. Bashkëjetesa e qytetëruar
dhe e barabartë e komuniteteve të ndryshme aetnike atje, e siguruar me
zbatimin e ndershëm të normave ndërkombëtare është në përfitime edhe për
gjithë popullin dhe kombin shqiptar në Ballkan.
4.Shqiptarët kërkojnë që Kosova ME MBI 2 MILIONË E GJYSMË BANORË (MBI 90%
SHQIPTARË ETNIKË), TË JETË NJË REPUBLIKË E LIRE, SOVRANE E PAVARUR,
NEUTRALE dhe e hapur si ndaj serbisë ashtu edhe ndaj Shqipërisë. E vërteta
është që shqiptaërt synojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, në mënyrë që
të bashkohen të gjithë rësurset e natyrshme materiale dhe njerëzore edhe të
kombit tonë, dhe në të mund të zhvillohen bashkërisht si një popull dhe një
komb që ka vendin e vet midis popujve të tjerë të qytetëruar demokratik të
Europës. Por ky bashkim i Kosovës me Shqipërinë konsiderohet prej fqinjëve
tanë ballkanikë si një "Shqipëri e Madhe". Ndërsa e vërteta është se Serbia
duke mbajtur me dhunë nën sundimin e vet Kosovën, nuk është sot gjë tjetër
veçse një "Serbi e Madhe". Në këto kushte shqiptaërt po i lanë kohës
bashkimin me Kosovën, por ata kërkojnë domosdoshmërisht një Kosovë
Republikë, të lirë e neutrale në Ballkan. Pse? Sepse, i dashur D'Alema, sa
kohë që Serbia do mbajë nën thundrën e vet Kosovën. këtë koloni të zymtë në
zemër të Evropës, për forcë të logjikës së sundimit dhe shfrytëzimit të
dhunshëm të pasurive ekonomike dhe njerëzore atje, Serbia do të kërkojë dhe
kërkon vazhdimisht pa ndërprerje, duke përdorur të gjitha mjetet që ka në
dorë, të destabilizojë në radhë të parë vetë Shqipërinë.. Apsurdi ku ka
hyrë sot politika europiane është ky: ajo politika Europiane sot kërkon
sinqerisht një Shqipëri të stabilizuar të qetë,dhe me një jetë shoqërre
normale. Por këtë nuk e pranon asesi Serbia. Për vetë logjikën e sundimit
të padrejtë të Kosovës, pra për të mbajtur në këmbë "arkitekturën e sotme
të Ballkanit", Serbia nuk mund të pranojë një Shqipëri të stabilizuar dhe
të përparuar. Për të qenë më të sinqertë jo vetëm Serbia, por edhe shtetet
e tjera fqinje, të cilët janë ushqyer e formuar edhe në kuptime e qëndrime
nacionalizmash të skajshme, shpesh shoviniste ndaj shqiptarëve qoftë edhe
në errësirë. e mbështesin Serbinë në destabilizimin kronik të Shqipërisë.
Gjithë shekulli XX, qëkurse u shpall shteti i pavarur shqiptar 1912, tregon
këtë kalvarë nga më tragjikët që i është përcaktuar popullit shqiptar në
Evropë. Vetëm në këto dhjetë vjetët e fundit të "ndryyshimeve demokratike
në Shqipëri, kur gjithë komuniteti Ndërkombëtar edhe Italia është angazhuar
sinqerisht për ta nxjerr vendin nga kriza e rëndë ku ndodhet, Serbia
nëpërmjet agjenturave të saj sekrete, harxhon miliona dollarë që të
shkatërrojë dhe sabotojë ekonominë, të provokojë të brendshme, të ngrejë
Veriun kundër Jugut shqiptar, të kundërvëjë myslimanët kundër të
krishterëvë shqiptarë etj. gjëra të cilat besojë se janë fare të njohura
për të gjitha shërbimet sekrete të Evropës edhe për shërbimet sekrete
italiane.
Kështu padrejtësia historike e kryer nga fuqitë e mëdha europiane ndaj
Shqipëisë në Konferencën e Londrës më 1913 (atëherë politika italiane ka
qenë shumë më pranë kuptimit të drejtë të fateve të kombit shqiptarë në
Ballkan),sot është kthyer në paradoksin që ndërsa politika euroatlantike
kërkon me të vërtetë stabilitetin e Shqipërisë, këtë nuk e do, nuk e pranon
dhe ska për ta pranuar kurrë Serbia ajo bën çmos dhe do të bëjë ç'të
mundet, që Shqipëria të jetë gjithëmonë një shtet i dobët, pseudoshtet, me
ekonomi raktike, me klasë politike raktike, me të ardhme mjerane, një vend
që prodhon dhe do të prodhojë vetëm emigrantë prej Kosove, Maqedonie, Malit
të Zi, Shqipërie, të cilët marrin rrugët e mërgimit nëpër brigjet italike
dhe rrugëve të Evropës, shpesh të organizuara prej UDB-së si shpërndarës të
drogës, kontrabandist, të prostitucionit etj. rreth një milionë dje e vajza
shqiptare sot enden nëpër kontinentin e vjetër, pa atdhe, të rraskapitur
për bukën e gojës. Për të mbajtur nën sundimin e vet kolonial Kosovën,
Beogradi përcakton si prioritet të politikës së tij të jashtme,
destabilizimin dhe dobësimin e Shqipërisë. Kështe ai vetiu mbjell nxitë
rrymat e skajshme nacionaliste edhe në maqedoni e në Mal të Zi nuk lejon që
këto shoqëri të çlirohen prej anktheve antishqiptare të trashëguara. Kosova
nën Serbinë do të thotë të mos krijohen dot shoqëri të vërteta demokratike
dhe civile në këto vende. Serbia kurrë nuk mund të demokratizohet, sa kohë
që asaj t'i lejohet prej Komunitetit ndërkombëtar të shtyp me zjarr e hekur
vullnetin e një populli që shkon drejt lirisë së vet.
I nderuari zoti Massimo D'Alema,
Nuk janë shqiptarët ata që sot rrezikojnë të destabilizojnë Maqedoninë e
Malin e Zi, përkundrazi, për logjikë të "arkitekturës së vjetër" të
Ballkanit, atje në Kosovë mbahet peng fati i gjithë popullit dhe kombit
shqiptar, mbahet peng gjithashtu zhvillimi demokratik i shoqërive civile në
Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, pra të gjithë rajonin. Nuk është e rastit
që sot Millosheviçi është kthyer në xhandarin e urryer të Ballkanit, nuk
është e rastit që sot kriminelët më të neveritshëm të luftës shfaqen sot në
Serbi.
Për këtë gjendje tashmë populli shqiptarë është ndërgjegjësuar, është
kthjelluar ndërgjegja kombëtare shqiptare dhe është e natyrshme që sot
populli i ynë të vendoset në luftë, qoftë dhe me çmime të larta të jetës
njerëzore, për të shpëtuar dhe për të dalë prej kësaj situate absurde, me
të vërtetë të çmendur.

Ballkani i ri kërkon detyrimisht edhe një arkitekturë të re të shteteve, e
ngritur mbi respektin e ndërsjellë dhe lirinë e gjithë popujve dhe kombeve.
Vetëm kjo do të mund të sjellë më në fund paqe, mirëkuptim e prioritet në
këto anë. Ne i kuptojmë mirë interesat e shumta e të gjera që ka Italia me
fqinjët e saj në Ballkan. Urojmë sinqerisht që ato të thellohen vazhdimisht
në funksion të zhvillimit dhe prosperitetit të popullit mik italian. Por,
ne mendojmë gjithashtu se një popull e një komb i lirë shqiptarë, i
barabartë me të tjerët, i fuqizuar ekonomikisht, politikisht dhe
kulturalisht, është jo vetëm një detyrë fisnike e humane, por në të njejtën
kohë është një nga investimet më frytëdhënëse e të qëndrueshme të Italisë
dhe të Evropës Perëndimore në Ballkanin Jugor.
Me respektin më të thellë
Dr. Fatos Arapi
----------------------------------------------------------------------------
----
http://www.kosova-state.org
----------------------------------------------------------------------------
----

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "University of Calabria, Faculty of Albanology"
http://www.arber.unical.it/

0 new messages