Have you called your local newspapers and media to let
them know that there is genocide happening in Kosova?!
____________________________________________________________________
Radio 21 (Prishtina) http://www.radio21.net/
Koha Ditore (Prishtina) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova Info Line (German) http://www.dardania.com/kosova-info/
____________________________________________________________________
REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM
Nr.237/98
Tiranë, 25. 06. 1998
PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR
Tema kryesore në shtypin e sotëm shqiptar ishte Kosova dhe komentet rreth
zgjedhjeve lokale të pjesëshme, të së dieles për të cilat deputeti
socialist dhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli tha:"Militantët që u shan
dhe u fyen nga krerët, shpëtuan socialistët. Agolli edhe PS gënjen
popullin. Votuesit e së majtës abstenuan se nuk i besojnë Nanos". Edhe
Kryetari i PAD,Neritan Ceka,partner i koalicionit qeveritar tha se Aleanca
për shtetin ka humbur në zgjedhje,edhepse fitoi Aleanca për shtetin thotë
Ceka, esencial është fakti se shumica e qytetarëve refuzuan kutitë e
votimit, çka dmth. se ka humbur besimi te politika dhe në përgjithësi te
qeverisja.(Gazeta Shqiptare faqe 2-3).
KOHA JONE
UÇK, POLITIKE PA RUGOVEN
editorial nga BLENDI FEVZIU
Rugova ka bërë dje hapin politik më të pritur të ditëve të fundit. Në një
intervistë për shtypin kosovar i ka ofruar UÇK-së shërbimet e tij dhe i ka
kërkuar asaj që të vihet në kontrollin politik. Ftesa e komentuar gjatë nga
analistët dhe agjencitë e lajmeve, qe një lëvizje e pritshme, e diktuar më
me ngutë nga zhvillimet e fundit në Kosovë. Pas 22 marsit ndikimi i Rugovës
është shumë më i zbehtë dhe UÇK nga një organizatë lokale është shëndrruar
në një faktor politik vendimtar në krahinë. Mjafton të kujtohet se ajo
zotëron një pjesë të teritorit dhe kontrollon disa segmente të rrugës
nacionale. Por, fatkqesësiht, fuqizimi i saj nuk ka ardhur në rrugë
normale. Rritja e rolit të UÇK është diktuar nga dhuna serbe dhe kjo ka
bërë që organizimi të jetë ende në nivele lokale. Nuk ka se si të ndodhë
ndryshe me një organizatë, që brenda 3 muajsh 100 fishohet në numër dhe
transformohet në një faktor të rëndësishëm politik në vend. Si rëndom në
këto raste, kontrolli zhvendoset nga qendra në bazë dhe nën flamurin e UÇK
luftojnë tashmë gjithë shqiptarët që mbrojnë fshatrat dhe tokat e tyre.
Pavarësisht se shumica e tyre nuk drejtohen nga një komandë dhe nuk i
nënshtrohen një rregullore të përbashkët. Dalja e UÇK nga anonimati dhe
legalizimi i saj, dy veprime të kërkuara, duket se nuk mund të realizohen
aq lehtë. Një gjë e tillë mund të provokojë një situatë kaotike, si
gjithmonë në ato vende, ku automatiku nuk vihet në funksion të politikës,
por politika në funksion të automatikut. Shembulli më i mirë për këtë është
Afganistani, ku tërheqja e trupave ruse dhe mungesa e një drejtimi politik,
provokuan një ndeshje të vazhdueshme 9 vjeçare, midis grupeve që secili për
hesap të vet kishin mbrojtur atdheun deri atë ditë. Lëvizja e Rugovës synon
pikërisht disiplinimin e lëvizjeve të armatosura në vend dhe vënien e tyre
nën kontrollin e drejtuesve të dalë nga një votë legale si ajo e 22 marsit.
Por nëse deri këtu gjithçka ngjan normale, zgjatja e kësaj logjike të bënë
të mendosh ndryshe. Rugova i ka fituar votat si ithtar i politikës paqësore
dhe po si ithtar i kësaj politike kërkonte të gjejë një zgjidhje
diplomatike në zyrën e Millosheviçit. Fatkeqësiht ngjarjet precipituan me
shpejtësi dhe Kosova numëron sot disa mijëra viktima, dhjetëra fshatra e
shtëpi të shkatërruara dhe mbi 90 mijë refugjatë. Ky bilanc shifrash e bën
zgjidhjen diplomatike një iluzion dhe të gjithë jemi realistë, se sot rruga
e vetme e Kosovës është ndeshja e armatosur. Në një rast të tillë UÇK duhet
të organizohet si një grupim unik, të përpunojë një platformë politike dhe
të verë veprimet e saj të armatosura nën kontrollin e politikanëve. Të
atyre politikanëve që nuk kanë dështuar në opcionet e tyre, siç ka ndodhur
fatkeqësisht deri tani me Rugovën.
SHEKULLI
PASAPORTA AMERIKANE
Editorial
Diplomati i lartë amerikan e ka kujtuar shpesh Bosnjen në 24 orët e fundit.
I shoqëruar nga ambasadori Kristofer hill dhe dy përfaqësues shqiptarë të
G-15, ai ka parë me sy të tij se si çmenduria e një njeriu vazhdon të
shkatërrojë kë të pjesë të Ballkanit që s'dihet më se kujt i përket-
autoritetit të Beogradit, vullnetit të kancelarive perëndimore, inatit
gjenetik të Kremlinit apo UÇK-së. Një mision i ngjashëm ky i Hollbruk, me
ecejaket e pafund që paraprinë paqen e vështirë të tre vjetëve më parë, e
cila siqë e dimë të gjithë tashmë, përfundoi me imazhet historike të
Millosheviçit që nënshkruante kapitullimin e parë të tij në kazermat e një
baze ushtarake amerikane. Kësaj radhe Hollbruk ka marrë përsipër të
riparojë gabimet që bëri në tentativën e parë për të ulur palët në
bisedime. Deklaratat e tij të kësaj radhe, pas takimeve me millosheviçin
dhe Rugovën, nuk folën për disa data konkrete negociatash e as për nxitimin
e diplomacisë amerikane për ta bërë diçka të tillë. Shumëkush mendon sot se
misioni i parë i Hollbrukut, më shumë se përmirësoi e keqësoi situatën, me
ngulmimin për të inicuar me çdo kusht një dialog, që rezultoi plotësisht
steril dhe i padobishëm.
Në të kundërtën, ai duket se ka vendosur të shkelë një rrugë tjetër, shumë
më spektakolare se e para. Megjithëse burime nga Uashingtoni e konsideruan
si" të rastësishëm" takimin e tij dje në Deçan me dy ushtarakë të UÇK, nuk
është e vështirë të shihet se si një gjest i tillë përbën investimin më
serioz direkt të diplomacisë perëndimore në favor të një kontigjenti
radikalë, i cili deri tani, në rastin më të mirë, është parë si politikisht
i papranueshëm. Që takimi i Hollbrukut nuk qe i rastësishëm, këtë e
konfirmuan po dje deklaratate hapura të Departamentit të Shtetit në favor
të UÇK. Zëdhënësi Rubin tha se SHBA kurrë nuk e kishin konsideruar UÇK si
organizatë terroriste. Përgjigje më e qartë për propagandën serbe nuk mund
të ketë.
Dalja sërish në skenë e Hollbrukut në një pozicion të ri në skenën e krizës
kosovare, vjen menjëherë pas misionit të përforcuar të diplomacisë ruse në
rajon. Ndërkohë që dy zëvendësministra të jashtëm të Moskës erdhën në
kryeqytetet më të prekura nga kriza për të reklamuar rezultatet shterpe të
vizitës së Millosheviçit në Moskë, amerikanët reagojnë me " turbo "
diplomacinë e Riçard Hollbrukut. Duket qartë se një lëvizje e tillë synon
të nxjerrë jashtë loje iniciativën ruse, duke dëshmuar edhe një herë se
kriza e Kosovës është diçka më tepër se një konflikt rajonal. Gjithënjë e
më shumë me përmasat globale që po merr, ajo po kthehet në përplasjen e
madhe të rusëve dhe amerikanëve për të rindarë Ballkanin. Shqiptarët e
ndodhur në anën e SHBA, duket se kanë tani shanset për të dalë të fituar
nga konflikti vednimtar i historisë së tyre të re dhe të vjetër. Mbetet të
shihet se cili do të jetë çmimi. loja ka filluar me " rehabilitimin" që UÇK
mori dje zyrtarisht nga qeveria amerikane,diplomacia e përtej detit.
REPUBLIKA
NATO I KERKON NDIHME MILLOSHEVIÇIT PER TE SULMUAR UÇK-në
Ky është titulli i editorialit të kësaj gazete
NATO shpërndan dje një mesazh prej kasandre, që shënon fillimin e
zhgënjimeve nga moria e tërë atyre projekteve për ndërhyrje ushtarake në
Kosovë. Sekretari i NATO-s, Solana, në takimin me Rugovën në Bruksel, i tha
rugovës se NATO nuk përkrah pavarësinë e Kosovës. dhe se shqiptarët duhet
të rifillojnë dialogun me palën serbe menjëherë dhe pa parakushte!" Këtë
ultimatum nuk ka mundur ta formulojë deri sot grupi i Kontaktit dhe as
organizmat e tjera ndërkombëtare. Dihet se shqiptarët kanë shprehur
vullnetin e mirë për të ofruar të parët idenë e kompromisit për një
zgjidhje të qëndrueshme, por ishte pala serbe që e injoroi procesin e
dialogut, duke mos plotësuar asnjë nga kërkesat e palës shqiptare. Vetë
Komuniteti Ndërkombëtar është shprehur se Millosheviçi ka dashur të
spekulojë me dialogun dhe shqiptarët nuk kanë arsye për të vazhduar
bisedimet në kushtet e përshpejtimit të sulmeve ushtarake serbe. Por
presioni ndaj Millosheviçit për çudi po konvertohet papritur në presion
ndaj shqiptarëve. Ndërsa udhëheqës të rëndësihëm perëndimorë bëjnë thirrje
për presion maksimal ndaj Beogradit, Solana gjen kohë të replikojë me
Rugovën, me qëllim që ky i fundit të bjerë në gjunjë para serbëve.
Tashmë është e qartë se për të ripërtrirë bisedimet duhet përcaktuar më
parë një status për të ardhmen e Kosovës Dhe këtë duhet ta bëjë komuniteti
ndërkombëtar. deklarimet evazive për autonomi janë thjeshtë shprehje
diplomatike për të precizuar një formulë ekuilibri mes palëve. Ashtu si tha
Hollbruk gjatë vizitës së fundit në Jugosllavi,"Millosheviçi duhet të
bindet me të gjitha mënyrat të plotësojë kërkesat e Grupit të Kontaktit, i
cili po shqyrton mundësinë e ngritjes së një misioni të ri diplomatik në
Kosovë. Paralelisht, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë paralajmëruan
se nëse NATO nuk angazhohet, SHBA do të ndërmarrin vetë realizimin e një
iniciative ushtarake. Millosheviçi ka treguar se njeh vetëm gjuhën e forcës
dhe jo atë të marrëveshjeve dhe dialogut. Takimi i zotit Hollbruk me
përfaqësues të UÇK-së është një sfidë për Solanën. E vetmja ndihmë që mund
të japë NATO është alternativa e ndërhyrjes së menjëhershme ushtarake, në
rast se Millosheviçi nuk tërheq menjëherë forcat luftarake nga Kosova. Pra
ultimatumi duhej t'i drejtohej Millosheviçit dhe jo Rugovës. NATO nuk mund
të marrë përsipër të ndryshojë strategjinë e politikës perëndimore për t'i
dhënë fund një lufte dhe genocidi mesjetar. Nëqoftëse gjeostrategjia e
Perëndimit do të ndryshojë në favor të vazhdimit të dhunës, UÇK do i
kundërvihet e vetme ushtrisë serbe dhe shumë shpejt fuqizimi i saj mund ta
nxjerrë jashtë loje diplomacinë ndërkombëtare.. Në rast se NATO nuk është
në gjendje të kontrollojë situatën dhe të ndajë fajtorët nga ata që
luftojnë për lirinë e tyre, atëherë le t'ia lerë iniciativën ushtarake
SHBA-së.
Në FAQEN 11 BOTOHET Letra e hapur nga Kosova JO BERISHE, UÇK NUK SHKON TE
RUGOVA, SI CJAPI TE KASAPI . SOFER PAS SOFRE MUND TE SHTROHET NESE SOFRA
PARAPRAKE KA QENE APO ESHTE E VARFER, POR JO EDHE TE SHTROHET SOFER MBI
SOFER...
Shkruajne letër në një faqe te gazetës: Për Zërin e Arsyes së Popullit":
1.Abdyl Krasniqi, 2.Faridin Tafallari dhe 3.Shaip Zeqiri.
Në faqen 4 gazeta republika boton deklaratën e Deputetit Sabri Godo i cili
është edhe Kryetar i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, lidhur
me pritej e takimit të kryeministrit shqiptar Fatos Nano dhe homologut të
tij serbë të premten në Zvicër. GODO: SNOBIZMI I NANOS I BEN DEM KOSOVES.
ESHTE NJE INICIATIVE E TEPRUAR. NANO DUHET T'I PERMBAHET DEKLARATAVE TE
KUVENDIT.
RILINDJA DEMOKRATIKE
në faqen 3 boton komentin NANO NE BOSHTIN SLLAV KUNDER KOSOVES
shkruar nga ABDI BALETA
Për zgjidhjen e problemit Kosovës po punohet në dy fronte: nga diplomacia
ndërkombëtare dhe ajo shqiptare.Këto dy fronte i ngjajnë të njejtit lumë i
cili po kërkohet që të derdhet në detin sllav.(...)Aktualisht nga
diplomacia shqiptare po punohet që edhe lumenjtë e Shqipërisë të derdhen në
Rusi.Kemi dy diplomaci të angazhuara për zgjidhjen e problemit atë
Perëndimore dhe Lindore të përfaqësuar nga Rusia, kemi linjën katolik edhe
ate ortodokse.
Në këto dy diplomaci njëra thërret Rugovën për takim ndërsa tjetra Nanon.
Pra tanët po i thërrsain të dy krahët dhe ajo po u shërbenë të dy këtyre
krahëve.
Qeveria Nano dihet se është mbrojtëse e interesave sllave e greke, është
aleate e Moskës, Athinës dhe Beogradit.Rugova nuk po e kupton këtë linjë
ose më mirë me thënë nuk don që ta kuptojë.Diplomacia e tij është një pesë
me hiç. Ajo çka është më e keqja është se Perëndimi po i le frenat e
zgjidhjes problemit Kosovës,në duart e Rusisë.Arsyet janë se perëndimi nuk
po kërkon të ketë telashe me çështjen e Kosovës.
Fluturimet e NATO-s. po përdoren për të krijuar perden e tymit, për një
sulm të kësaj aleance në Kosovë. Në të vërtetë Perëndimi duket i knaqur nga
ndarja aktuale e Ballkanit, e cila ka realizuar ndarjen sipas vijës së
Vjetër të Theodhosit, që nuk është gjë tjetër veçse konkretizimi i
interesave të perëndimit, për pjesët e tjera të Ballkanit përveç Shqipërisë.
Takimi i para disa viteve në Tiranë i Zhulalit me ministrat e mbrojtjes së
vendeve të Ballkanit të Jugut, synonte pikërisht të tregonte se Ballkani
nuk mund të ndahet më sipas vijës së vjetër të Theodhosit.
Vetë perëndimi duket se është i knaqur me ndarjen e Ballkanit, pas
shpërbërjes së Jugosllavisë. Ndërsa po vërehet një humbje totale e
interesave të Perëndimit në Kosovë, çka vërehet me lënien e zgjidhjes së
problemit të Kosovës në duart e rusëve.
Takimi Jelcin Millosheviç të kundërtën e fryteve të parashikuara. Në të
vërtetë Jelcini dhe Millosheviçi po i tregojnë vendin Perëndimit".
Ndërkaq ky i fundit duket se është tërhequr nga synimet e tij dhe tashmë po
ndihmon vetë diplomacinë e Jelcinit që ajo të marrë përsipër zgjidhjen e
çështjes së Kosovës.
Aktualisht shqiptarët janë të ribraktisur sërish nga Perëndimi, kjo ka
ngjarë edhe më parë që nga koha e Skënderbeutpër tu vazhduar më vonë në
Konferencën e Londrës atë të Parisit, në 46 kur Shqipëria ju la Perandorisë
së Lindjes, u la edhe në kohën e demokracisë kur u harxhuan miliarda
dollarë për të sjellë në pushtet komunistët.Rikthimi i komunistëve në
pushtet tani iu nevoitet atyre, që i risollën në pushtet për ti shërbyer në
këtë mënyrë sot, duke e shitur çështjen kombëtare.
Çdo gjë ka qenë e përgatitur dhe e sponsorizuar prej kohësh nga qarqet
sllavo-greko-file për ardhjen e kësaj qeveria në pushtet.Mjafton se gjatë
një takimi të një delegacioni parlamentar në Moskë '91, Ramizë Alia që
ishte president, i ka dërguar një mesazh sekret, Gorbaçovit. Në këtë
delegacion kanë qenë: Kastriot Islami, Namik Dokle, Ali Spahia. Mesazhi i
Ramizë Alisë për Gorbaçovin është dhënë nga kastriot Islami, në një takim
të fshehtë dhe pa dijeninë e dy anëtarëve të tjerë.
Aktualisht mesazheri i atëhershëm është sot, zëvendëskryeministër, ose më
saktë kryeministri defacto i vendit.
Kam mësuar gjatë kohës që kam qenë në studime në Moskë një teori të
politikës ruse "politika balshoi dublinki" që dmth. politika e dajakut.
Këtë politikë po përdorë sot Rusia ndaj shqiptarëve.
Nga të dy krahët e angazhuar për zgjidhjen e problemit të Kosovës po
punohet me diplomaci për të shuar luftën çlirimtare të popullit shqiptar.
Pas takimit të Kretës, mes Millosheviçit e Nanos, u prish statukuoja, "as
luftë as paqe" me qëllim që t'i hapej rruga zgjidhjes së këtij problemi me
anë të luftës, që ndoshta ishte parashikuar shumë ë heret dhe me një fitore
të shpejtë të Millosheviçit. Në të vërtetë këto plane për shuarjen e
Kosovës u prishën nga lindja dhe aktiviteti tepër intensiv i UÇK-së.
Drenica, Deçani dhe gjithë Kosova i prishën këto plane të mbrapshta. Nano
do të shkojë të takohet me Kontiçin (Bullatoviçi duhet jetë nënvizimi im
F.SH.) vetëm duke pasur si synim të shpëtojë Millosheviçin nga rreziku i
një ndërhyrje ushtarake të NATO-s, në Kosovë, e cila ka pak mundësi të
realizohet. Ky ka qenë dhe mbetet i vetmi qëllim i politikës së Nanos:të
shpëtojë Millosheviçin.
ALBANIA
NE TROPOJE PO "INJEKTOHET" URI NGA TIRANA
Editorial nga MERO BAZE
Mijëra të ardhur nga Kosova në Tropojë, po ndeshen me shenjat e para të
urisë, përkundër solidaritetit të familjeve Tropojane, dhe gadishmërisë për
ndihma për të ardhurit. Ditët e fundit po bëhen autoritare struktura të
padukshme, të cilat po pengojnë furnizimin ritmik të familjeve shqiptare me
ndihma dhe po krijojnë një gjendje tensioni me stë ardhurve. Konkretisht
qindra familje të Tropojës po shkojnë drejt një varfërie ekstreme për shkak
se instancat qeveritare të ndihmës nuk po furnizojnë familjet që kanë hapur
dyert për të ardhurit nga Kosova. Por më e keqja që është se ndihmat që
shkojnë në Tropojë ekspozohen para të ardhurve dhe më pas nuk shkojnë në
shtëpitë e tyre, por në duart e disa klaneve mafioze, që kanë nisur t'i
përshtaten situatës së re të luftës në Veri të Shqipërisë.Tensioni është
rritur dukshëm dhe rrezikon të krijojë një luftë të ftohtë ndaj të
ardhurve. Sipas dëshmive të shumë banorëve të Tropojës, por edhe disa
organizatave humanitare që kanë quar atje ndihma po krijohet një klimë
tensioni ndaj organizatave humanitare dhe po shtohen kërcënimet anonime për
sulme ndaj karavaneve të ndihmave.
Tensioni po ngrihet për shkak se ka një diferencë të madhe mes paraqitjes
publike të ndihmave për Kosovën dhe ndihmës konkrete që mbërrin në duart e
shqiptarëve të Kosovës në Tropojë. Nga ana tjetër rrugëve të Tropojës dhe
fshatrave përrreth, po enden emisarët të cilët po përhapin opinione se
"ndihmat i marrin familjet tropojane por nuk duan tua japin ushqimet
kosovarëve". Kjo luftë speciale psikologjike, të cilë si bashkohet
indiferenca totale e qeverisë shqiptare për të pasur situatën nën kontroll
në atë zonë, po rrit ndjeshëm tensionin. Presioni psikologjik që po
ushtrohet ndaj qindra të ardhurve nga Kosova në Tropojë, duke i çuar në
buzë të urisë kronike, spekulimi që po bëhet me shtypin shqiptar duke
paraqitur fluksin e të ardhurve nga Kosova si shkaktarë të ngritjes së
çmimeve në Shqipëri dhe më tej akoma propaganda zyrtare që nxjerr një xhuxh
me mjekërr në Kukës si komisar qeverie, për të na mbushur mendjes se
qeveria është afër të ardhurve, në fakt po e thellojnë krizën. Po ashtu në
mes të Tiranës një organizatë proqeveritare e quajtur Këshilli Rinor që
komandohet nga qifti Gonxhe-Rama, mbledhin para për hesap të ryre në emër
të Kosovës, dhe shkruajnë me germa të mëdha në anglisht fjalën " Kosovo",
duke fyer ata që janë ngritur në luftë për të ndryshuar fatin që u kanë
caktuar serbët, përfshi dhe këtë fjalë. Nga ana tjetër gazeta afër
Presidentit Meidani dhe kryeministrit Nano, po mbushin faqet përditë me
lajme se mes të ardhurve nga Kosova dhe sidomos atyre që kanë ikur nga
Tropoja drejt Tiranës, ka spiunë dhe bashkëpunëtorë të UDB-së, duke u
përpjekur të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj tyre. Kjo është një tezë që
fillimisht është hedhur nga këshilltari i Kryeministrit nano, Blushi dhe
është pasuar më pas nga pasuesit e tij në gazetat e tij. Tani efekti i
kësaj teze është bërë i plotë dhe të ardhurit nga Kosova, po i ekspozohen
një terrori të bardhë, ku dikush i çon në çezmë, dhe nuk i lë të pijnë ujë.
Fëmijët e tyre po vazhdojnë të shtrëngojnë dhëmbët nga uria dhe të mos
tregojnë se janë pa ngrënë, ndërsa nënat e tyre vazhdojnë të gëdhihen me sy
të enjtur për të mos u shfaqur dëshprimin tek njerëzit që i kanë hapur
shtëpitë. Praktikisht në Tropojë po injektohet uri nga Tirana zyrtare dhe
njerëzit e saj në terren. ky injektim synon vendosjen e kontrollit mbi të
ardhurit jo përmes autoritetit shtetëror, por urisë dhe poshtërimit, e cila
është e vetmja mënyrë që i bën të sigurtë qeveritarët e Tiranës,se
"kosovarët pas kësaj do t'i duan". Ekonomia e luftës e pashmangshme për
vendet që hyjnë në kriza të thella siç ka hyrë Shqipëria, pjellë çdo orë
një sistem të ri mbijetese, në shoqëri i cili është kryesisht jolegjitim.
Por ajo që po ndodhë në Tropojë nuk është një ekonomi lufte, por një
spekulim i hapur qeveritar me fatin e luftës që sot u ka rënë në shpinë
fëmijëve të Kosovës, por nesër mund të na bjerë të gjithëve, bile edhe
fëmijëve apo nipave të Shuteriqëve, që po organizojnë këtë maskaradë.
----------------------------------------
____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "KCC (Kosova Crisis Center)"
http://www.alb-net.com/html/kcc.html
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu
Another genocide is happening, another holocaust...
It is 1998....
It is Kosova....
UN, EU, US and the world are letting it happen....
____________________________________________________________________
Radio 21 (Prishtina) http://www.radio21.net/
Koha Ditore (Prishtina) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova Info Line (German) http://www.dardania.com/kosova-info/
____________________________________________________________________
REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM
Nr.238/98
Tiranë, 26. 06. 1998
PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR
Tema kryesore në shtypin e sotëm shqiptar ishin:
KOHA JONE
Në faqen 7 botohen dy shkrime për prostitucionin:
Zbulohet në Greqi,janë 6 shqiptare dhe 6 greke që kontrollojnë një trafik
gjigand. ORGANIZATE VAJZASH DREJTOJ NJE RRJET PROSTITUCIONI. emrat e tyre
mbërrinë në zyrat e antikrimit shqiptar.
Po në këtë faqe botohet shkrimi tjetër STATISTIKAT E PROSTITUCIONIT:NE
TROTUARE GREKE 20 MIJE SHQIPTARE
Statistikat e policisë greke tregojnë se në Greqi janë 12 mijë prostituta
shqiptare. Mosha e tyre variron prej 14-35 vjeç. Rreth 75% i përkasin
shtresës së varfër fshatare të paarsimuara, 15 % rrjedhin nga
intelektualët kurse 5% jetime.
Numri më i madh i tyre e ushtrojnë detyrën me vetdashje me qëllim
përfitimi. Joshja zë vendin e parë në shkakun pse vajzat kanë pranuar të
bëjnë prostitucion.Ka rënë ndjeshëm numri i atyre që merren me forcë me
prostitucion. Më tepër janë mashtruar ose me kompromis të heshtur mes dy
palëve kanë bërë sikurse janë mashtruar...
A.PR.
Në faqen 3 të kësaj gazete botohet shkrimi LIGJI PER SHTETESINE KA HUMBUR
Nuk dihet se ku ka përfunduar projektligji për dyshtetësinë,ndërkohë që
Presidenti për 6 muaj mban në sirtar mijëra kërkesa për shtetësinë
shqiptare.Pothuaj të gjitha dikasteret me këtë projektligj të inicuar nga
një grup deputetësh dhe kanë paraqitur vërejtjet e tyre, por duket se
Projektligji ka përfunduar në ministrinë e Drejtësisë për tu shqyrtuar nga
një grup i posaçëm pune. Vërejtjet e Ministrive kanë ardhur në komision që
prej 3-4 muajve dhe nuk e kuptoj sepse projekti ka mbetur i bllokuar për
kaq kohë tha dje ish Kryetari i komisionit të ligjeve Fehmi Abdiu,
aktualisht Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Ai nuk pranon të shprehet nëse
Presidenti ka të drejtë të bllokojë dhënien e shtetësisë, përsa kohë nuk
është miratuar ligji i ri, pasi detyra aktuale nuk ia lejon të bëjë komente
për këtë problem.
Kryetari i Parlamentit Gjinushi tha se Ministria e Drejtësisë ka marrë
përsipër të organizojë një tryezë të rrumbullakët, për të diskutuar këtë
projektligj ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e jashtme, e
Rendit,e Reformës Institucionale, specialistë nga Presidenca si dhe
anëtarët e Komisionit të Ligjeve.
Eshtë normale që Presidenti të presë derisa të miratohet ligji i ri për të
dhënë shtetësinë. Ligji ekzistues që i jep të drejtën Presidentit të
dekretojë dyshtetësinë është shumë i mangët dhe do të krijonte shumë
probleme dhënia e saj me këtë ligj, për tu riparë më pas me ligjin e
ri",tha Gjinushi. Gjithsesi ai shton se askujt nuk ia merrte mendja rruga e
projektligjit drejt sallës së parlamentit se do të zgjasë kaq shumë.
Edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS - Pandeli Majko, anëtar i
Komisionit të Ligjeve, tha se vakumi që përmban ligji ekzistues, i jep të
drejtë Presidentit që të mos e përdor atë për të dhënë dyshtetësi. Nga ana
tjetër një nga juristët që kanë qenë pranë ish Presidentit Sali Berisha, i
cili me ligjin ekzistues i ka dhënë një numri të madh personash
dyshtetësinë, është shprehur se bllokimi që i bënë presidenti Meidani
ligjit përbën një precedent dhe shkelje ligjore.
KEIDA KOSTRECI
AMERIKA, UÇK PER RUGOVEN
Editorial shkruar nga ANDI BEJTJA
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit bëri të ditur dje se SHBA do ta
mirëpriste vënien e UÇK-së nën kontroll nga lideri i shqiptarëve të Kosovës
Ibrahim Rugova. Kjo deklaratë vjen një ditë pas takimit të ambasadorit
amerikan në Kombet e Bashkuara Hollbruk me përfaqësues të njësiteve të
armatosura të UÇK-së. Ndonëse departamenti i Shtetit, kujdeset ta paraqis
takimin e paradyditshëm si të rastësishëm, e pranon se në një moment të
përshtatshëm SHBA mund të vendosë kontakte të mirëfillta politike me të
gjithë elementet e jetës kosovare. Midis të tjerave këtë herë amerikanët
janë shprehur fare hapur se Departamenti i Shtetit nuk e konsideron aspak
UÇK-në organizatë terroriste, çka do të thotë përveç të tjerave, që në
Amerikë nuk ndalohet mbledhja e fondeve për këtë organizatë. Ka shumë
mundësi që këto deklarata të keqinterpretohen dhe të konsiderohen nga
shqiptarët e Kosovës si mbështetje për UÇK-në që lufton për pavarësinë e
Kosovës, apo dhe më larg bashkimin e saj me Shqipërinë. Amerikanët janë të
detyruar ta zyrtarizojnë UÇK-në dhe ta afrojnë atë me Rugovën, jo vetëm për
faktin se UÇK është një realitet që tashmë nuk mund të mohohet, por kjo
është e vetmja mënyrë që mund të bëjë të efektshme bisedimet
shqiptaro-serbe të inicuara dhe të zhvilluara po nën hijen amerikane dhe në
të njejtën kohë, dhe mënyra më e mirë që amerikanët nëpërmjet Rugovës, "
"djalit " të tyre të përkdhelur, të kenë qoftë dhe një kontroll të zbehtë
mbi njësitet e UÇK-së. Vajtja e Rugovës në bisedime pa mandatin e
shqiptarëve të armatosur të cilët kanë nën kontroll 30% të teritorit të
Kosovës do të ishte donkishoteste, jo vetëm për atë vetë por edhe për
faktorin ndërkombëtar që shpreson në zgjidhjen e situatës nëpërmjet të
dialogut. ky hap i amerikanëve është dhe një përpjekje e fundit për të
shpëtuar reputacionin në rënie të Rugovës dhe mosdaljen e tij përfundimisht
nga skena politike. Ata e kanë lënë të hapur derën në të ardhmen për
kontakte dhe me elementë të tjerë", çka nënkupton se nëse Rugova nuk do të
jetë në gjendje të verë nën kontrollin e tij UÇK, ai mund të zëvendësohet
nga një shqiptar tjetër qoftë edhe me kallashnikov dhe me stemën e UÇK-së
në sup.
Një qëndrim të ngjashëm duket se po mban tash së fundi dhe qeveria
shqiptare. Kryeministri shqiptar Fatos Nano deklaroi para disa ditësh se
qeveria shqiptare është midis UÇK-së dhe Rugovës. Afrimi i Rugovës dhe
UÇK-së në një pikë do të sillte harmoni të vërtetë në radhë të parë midis
vetë UÇK-së që nuk ka një strategji të mirëfilltë kombëtare, shqiptarëve në
Kosovë në përgjithësi, por gjithashtu dhe një harmoni të plotë midis
qëndrimit amerikan dhe qeverisë shqiptare, harmoni që mund të jetë shumë e
rëndësishme për fatin e kosovës në të ardhmen.
Në faqen 11 botohet shkrimi: I DERGUARI I BUKOSHIT, VIKTIME E NJE SULMI NE
TROPOJE. PRITE PERFAQESUESIT TE QEVERISE SE KOSOVES. PLAGOSET NE BAJRAM
CURRI MJEKU NGA KAÇANIKU IMRI VISHI, POR SHPETON MUSA REXHA. NJE PISTE:
MENJANIMI NGA SHPERNDARJA DHE ADMINISTRIMI I NDIHMAVE
Sulm me armë ndaj përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës në Tropojë.
Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës në Tropojë, Musa Rexha, bashkë me mjekun
nga Kaçaniku Imri Vishi, janë sulmuar parmbrëmë në darkë në hyrje të
qytetit të Bajram Currit, ku si rezultat është plagosur mjeku Imri Vishi.
Ata kishin qenë për të vizituar të ardhurit nga Kosova, në komunat e
Tropojës, ku ata janë vendosur dhe në kthim kanë rënë në pritën e banditëve
të armatosur, të cilët kanë hapur zjarr ndaj makinës ku udhëtonin
përfaqësuesit e Kosovës, duke plagosur me plumbë në brinj mjekun Imri
Vishi. Burimet e Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Tropojë, bëjnë të se
ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e ditës së martë, rreth orës 21 në të hyrë
të qytetit të Bajram Currit, ku funksionarë të qeverisë së Kosovës bashkë
me kirurgun Vishi, po ktheheshin nga komuna e Tropojës, ku janë të vendosur
shumica e të ardhurve nga Kosova. Një breshëri automatike është bërë dhe në
drejtim të makinës tip "Fuoristrada" me të cilën ata udhëtonin, ku plumbat
kanë bërë shoshë makinën si dhe xhamat e saj, ndërkohë që njëri nga plumbat
e shumtë të zbrazur në drejtim të makinës nuk kanë lënë pa prekur dhe
mjekun kirurg. Menjëherë Vishi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Bajram
Curri, dhe pastaj është nisur drejt Tiranës, ku gjendet jashtë çdo rreziku
për jetën, theksojnë burimet e mësipërme. Mjeku kirurg Imri Vishi nga
Kaçaniku prej disa vitesh punon pranë Qendrës Spitalore Universitare të
Tiranës. Me ardhjen e refugjatëve nga Kosova, ai bashkë me katër mjek të
tjerë nga Kosova, shkuan në Tropojë në ndihmë të kolegëve të tyre, për të
përballuar situatën e rëndë të krijuar në spitalin e Bajram Currit nga
mungesa e mjekëve specialistë. pikërisht për t'iu ardhur në ndihmë të
ardhurve nga kosova dhe Qeveria e këtij vendi kishte çuar Musa Rexhën në
Tropojë, si përfaqësuesin e saj në këtë rreth. Mjekët kosovarë kishin kryer
qindra vizita mjekësore, si dhe kishin bërë disa ndërhyrje kirurgjikale pa
asnjë lloj shpërblimi ndaj të plagosurve ndaj të plagosurve nga Kosova.
Ndërkohë që organet e policisëdhe të Prokurorisë, nuk kanë dhënë asnjë
version ndaj atentatit. Burime të Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Tropojë,
bëjnë të ditur se njëra nga pistat e mundshme të krimit është se persona
ose klane të ndryshme, kërkojnë që të menjanojnë përfaqësuesit e qeverisë
së Kosovës nga shpërndarja dhe administrimi i ndihmave, ku sipas tyre ka
mjaft abuzime. Ndërkohë që abuzime të mëdha ku dhe në shpërndrajen e
ilaçeve, të cilat janë pa pagesë, por ato po iu shiten të ardhurve nga
Kosova. Abuzime me shpërndarjen e ndihmave kishte vërejtur dhe i
plotfuqishmi i Qeverisë Shqiptare, Taulant Dedja. Pikërisht për këtë
problem i dërguari i Qeverisë në Bajram Curri kishte kërkuar ndihmën e
kontrollit të Shtetit për të ushtruar një kontroll të imtë ndaj
dokumentaciuonit të mallrave të ardhur nga donatorë të ndryshëm në rrethin
e Tropojës.
P.S.Nuk është plagosur Dr.Imri Vishi por një djalë i ri tjetër kosovarë
por edhe ai është plagosur shume lehtë,nënvizimi im F.SH).
BASHKIM SHALA
REPUBLIKA
MESAZHI I PERENDIMIT PER KOSOVEN NESE DONI PAVARESINE LUFTONI
Editorial
Ditën e mërkurë,24.06.1998 ndodhën tri ngjarje, të cilat përbëjnë tri
komponente të një mesazi të vetëm.
E para: Zëdhënsi i Departamentit të Shtetit Amerikan,Rubin, tha se do të
dëshironin që UÇK të jetë nën kontrollin politik të Rugovës. Ky mesazh ka
kuptimin që Amerika dëshiron institucionalizimin e plotë të strukturave
kosovare. Njëherësh ky mesazh ka të bëjë mbi të dyja palët UÇK-së që të
identifikohet politikisht dhe Rugovës, që nëse nuk dëshiron të jetë
President fiktiv, të vihet në ballë të luftës.
E dyta Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Solana, priti Rugovën, ky i
kërkoi ndërhyrjen e NATO-s, por Solana iu përgjigj në një rast të tillë nuk
ka pavarësi për Kosovën. Mesazhi i Solanës është i qartë: Nëse doni
pavarësi luftoni. Nëse doni ndonjë gjë me pak sakrifica, pra nëse doni
ndërhyrjen e NATO-s, atëhere kënaquni me autonomi.
E treta, Hollbruk u takua në Junik me pjesëtarët e UÇK-së, Lum Haxhiu dhe
Gani Shehu.
Mesazhi i Hollbrukut ishte i qartë: Vazhdoni kështu nëse doni pavarësinë.
Por nëse doni ndihmën tonë, ne duhet të dimë se kush jeni dhe se çfarë
pavarësie kërkoni. Doni që kosova e pavarur të jetë si Shqipëria e pavarur
e Enver Hoxhës, apo doni që Kosova të jetë një shtet normal aleat i SHBA?
Sepse rruga që çon drejt pavarësisë sjell edhe llojin e pavarësisë së
Kosovës. Natyrisht, afrimi i amerikanëve me UÇK-në është dhe një mesazh
garance për shqiptarët se amerikanët do të jenë edhe pranë kësaj rryme që
tu hiqet argumenti shqiptarëve frikacakë, se nuk duan të luftojë me
arsyetimin se nuk duan t'i kontribuojnë asaj që UÇK-ja të na sjellë
sistemin politik enverist në Kosovë.
Njëkohësisht ky ishte edhe një kërcënim amerikan për Rugovën, që të mos
vazhdojë të tallet me aleatët:"edhe dua pavarësi për Kosovën edhe nuk dua
që të luftojë, por ejani luftoni ju për mua". Të trija këto mesazhe rrahin
në një: Shqiptarë nëse doni pavarësinë e Kosovës duhet ta çoni luftën deri
në fund me forcat tuaja. Nëse doni ndihmën tonë duhet të institucionalizoni
luftën tuaj. Nëse doni të jemi në krahun tuaj, jepni garanca se do të
mbeteni aleatët tanë edhe pas luftës. Dhe këto garanca nuk janë fjalët, por
veprat..Dhe së fundi ju nuk mund të jeni aleatët tanë, nëse prisni që
lirinë tua sjellim ne.
NEXHMEDIN SPAHIU
Në faqen 3 e 4 të kësaj gazete botohet komenti i redaksise me titullin
RUGOVA KOMANDANT I PERGJITHSHEM I UÇK-së
Hollbruk i qetë mes UÇK-së
Paqja do të vonojë edhe për disa muaj në Kosovë.(...) Diplomacia evropiane
ndodhet totalisht nën ndikimin rus, ndërsa SHBA-të janë ende të paqarta për
rrugën që do të shmangin një "Bosnje të dytë".Millosheviçi kupton vetëm
forcën. (...)SHBA duhet ta kenë të qartë se UÇK është faktor i rëndësishëm
kundërpeshe ndaj revanshit të Millosheviçit.Roli dhe potenciali luftarak i
UÇK-së mund të institucionalizohet nëpërmjet administrimit politik të
Dr.Rugovës për ta bërë më të vështirë qëndresën e Millosheviçit..UÇK duhet
jetë element ndihmë si diplomacisë ndërkombëtare. për sa kohë që Rusia
mbrojnë me fanatizëm pansllavizmin.
Rugova duhet të shpallet menjëherë komandant i forcave çlirimtare të
Kosovës.Vetëm atëherë mund ta përsëris me plotë gojën kërkesën për pavarësi.
Po në këtë faqe të kësaj gazete botohen opinione të politikanë shqiptarë në
lidhje me Lidhjen UÇK-Rugova. MEIDANI DEKLAROI SE PARLAMENTI I KOSOVES
DUHET TE KALOJE NE ROLIN E MEDIATORIT MES PRESIDENTIT RUGOVA DHE LIDEREVE
TE UÇK-së. Eshtë e rëndësishme që me pranimin e UÇK-së si palë të mos
mohohet roli i Rugovës dhe mbështetja politike e veprimtarisë çlirimtare të
Kosovës", mësohet të ketë thënë Presidenti Meidani, duke qenë i pari lider
i lartë i majtë që prononcohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë për statusin e
Kosovës dhe lidhjet e saj me drejtuesit e zgjedhur.
Sabri GODO deklaroi poashtu se për të realizuar këtë mision të plotë të
pajtimit të plotë mes Rugovës dhe UÇK-së, është e rëndësishme Mbledhja e
parlamentit të Kosovës."Ata janë njerëzit e zgjedhur dhe nuk duhet të
përsërisin gabimin e Parlamentit të kaluar që nuku mblodh asnjëherë.Ata
kanë mandat për një mision të tillë. tha Godo.
Po në këtë faqe botohet shkrimi: NANO DO TE TAKOHET ME KRYEMINISTRIN SERB?
LIDHUR ME KETE SABRI GODO THOTE DO TE ISHTE PAPERGJEGJSHMERI POLITIKE E
PLOTE E NANOS.
KASTRIOT ISLAMI DHE BASHKIM FINO ZEVENDESA TE NANOS E MOHOJNE NJE TAKIM TE
TILLE.
SHEKULLI
në faqe 3 botohet shkrimi; KRIZA KA MBLEDHUR ORGANIZMAT NDERKOMBETAR
KOSOVA DIGJET, PARLAMENTI SHQIPTAR KRIHET
KRYESIA JASHTE SHTETI. DEPUTETET DY MUAJ VAKANCE
deputetëve të parlamentit shqiptar nuk u ka mjaftuar dy javë pushim që po
bëjnë tani për zgjedhjet e pjesshme lokale. Ndërkohë që për krizën kosovare
po diskutojnë të gjitha forumet ndërkombëtare, deputetët do të zhvillojnë
vakanca pushim nga 27 qershori deri më 10 shtator...
Në faqen 7 botohet shkrimi: Sot dita ndërkombëtare e luftës kundër drogës.
Vlora epiqendra e re e narkomanisë.
SHQIPERIA: TANI ME MBI 25 MIJE PERDORUES DROGE
alarm në Administratën e Shërbimeve Sociale. Kërkohet ndihma e komunitetit
"Emanuel"
Vihet re nje ulje e moshës së fillimit të përdorimit të drogës. Mosha
aktuale e fillimit të përdorimit tani është nga 14 deri 15 vjeç nga 18-19
vjeç që ishte para dy viteve...
ALBANIA
UÇK-ja DHE LUFTA E FTOHTE NDAJ RUGOVES
editorial nga MERO BAZE
Në kulmin e interesit ndërkombëtar për Kosovën dhe mbështetjen parezerva
për faktorët politikë dhe rezistencën e saj, Rugova ndodhet, përballë një
lufte të ftohtë, të shpallur nga kundërshtarët e tij shqiptarë.
Njeriu që ka mundur të mbërrijë majat e mbështetjes ndërkombëtare për
Kosovën, tani duhet të tejkalojë problemet, që po përpiqen t'i hapin nga
brenda kundërshtarët politikë dhe aleatët e tyre jashtë Kosovës. Në qendër
të konfliktit që po i përgadisin Rugovës, është krijimi i një hendeku, mes
vijës politike dhe rezistencës në terren, tani që ende UÇK-ja nuk e ka një
komandë publike autoritare. Tirana zyrtare po përpiqet të përdor ftohjen me
Rugovën, si një rast për të nxitur kundërshtarët e tij për ta rrëzuar,
ndërsa opozita në Tiranë po përpiqet ta afrojë Rugovën me grupet autoritare
në terren, për të qenë të dy palët të sigurta në marrëdheniet me
Perëndimin. Po cilat janë problemet e Rugovës me UÇK-në dhe si lidhen fijet
politike të këtij hendeku?
Spekulimi me " nismëtarët" e UÇK-së
Kundërshtarët e parë tradicionalë të rugovës në Kosovë, janë ajo pjesë e
shqiptarëve të Kosovës, kryesisht jashtë saj që nuk e pranuan realitetin e
ri politik në Kosovë, pas vitit 1990 dhe nuk e njohën pluralizmin politik
të shoqërisë shqiptare atje. Kjo bërthamë pa autoritet publik, e grupuar
kryesisht në Zvicër dhe Gjermani, nën emrin Lëvizja Popullore e Kosovës, e
ka kundërshtuar qysh në start realitetin e "Republikës së Kosovës" dhe ka
ushqyer idenë e rezistencës së armatosur, jo aq si rrugëzgjidhje të
statusit të Kosovës, se sa si frymë kundërshtimi ndaj rrugës së zgjedhur
prej shqiptarëve në Kosovë. Aleatja politike e kësaj lëvizjeje politike në
Shqipëri, Partia Socialiste, po ashtu i ka qëndruar një kohë të gjatë në
distancë Rugovës dhe ka përkrahur aleatët e saj të LPK-së duke mos pranuar
realitetin politik në Kosovë. Në janar të vitit 1993, kryeministri i sotëm
shqiptar Fatos Nano dhe nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle ishin
mysafirë të këtij grupimi, ndërkohë që në Kosovë dhjetëra veprimtarë të
kesaj lëvizjeje ishin shpërndarë nëpër parti të tjera politike, përfshirë
dhe LDK, nga ku dolën së fundi. Ky grupim ishte poashtu i pari që shpalli
mbështetje politike për UÇK-në, kur ajo ende ishte një bërthamë ilegale në
Kosovë, duke ekspozuar në shtypin e saj fytyra luftëtarësh dhe shpesh
trakte të kësaj organizate, që çuan në burg dhjetëra veprimtarë shqiptarë
në terren. Fondi "Vendlindja thërret", i hapur nga veprimtarë të kësaj
lëvizjeje,më vonë u konsiderua si fond i UÇK-së, ndërsa ndonjë prej
veprimtarëve të saj, në Perëndim i cili shëtiste nëpër Tiranë, me telefonë
celularë të oficerëve të SHIK-ut, tentoi të shpallej edhe si zëdhënës i
UÇK-së.
Tashmë ky grupim politik ka fituar më shumë terren në Kosovë, për shkak se
zëdhënës të tij janë bërë dhe disa figura politike, dikur afër Rugovës si
dhe "patriotët" me honorare të Prishtinës.
UÇK në terren
UÇK tashmë është një realitet në terren dhe nuk është më një prodhim i
propagandës politike të këtij grupimi, të së majtës ekstreme shqiptare. Në
teren në Kosovë kanë influencë absolute ish ushtarakët shqiptarë të armatës
jugosllave dhe nacionalistët e Drenicës, ndërkohë që veprimtarët majtistë
të LPK-së po përpiqen të mbajnë nën kontroll zonën në kufi me Shqipërinë.
Sidoqoftë mes tyre në terren, ka një frymë të thellë bashkëpunimi dhe nuk
reflektohen kontradiktat dhe synimet që kanë disa nga krerët për të
pushtuar udhëheqjen e UÇK-së. Shumica e tyre janë djem dhe burra, të cilët
janë të vendosur të luftojë për çlirimin e Kosovës, si e vetmja alternativë
mbijetese për të ringritur nga e para jetën e tyre në ato troje. Ata që po
luftojnë, janë pak të interesuar për monopolet politike, ndërsa ata që po
rrin në Perëndim dhe kafeneve të Tiranës, natyrisht që janë më shumë të
interesuar për monopole se sa për luftë.
UÇK-ja nga organizatë klandestine në forcë kryengritëse
Përdërisa UÇK-ja ishte një organizatë klandestine, politikanët shqiptarë
ngurronin të shfaqeshin përkrah saj. Delikat ka qenë sidomos momenti i
startimit të saj, kur ndër aksionet më të dëgjuara ishin disa sulme mbi
"shumar pyjesh", apo aksione jo të suksesshme pa viktima mbi posta policie.
E para që theu mitin klandestin të UÇK-së, ishte familja Jashari në
Drenicë, nga e cila u masakruan 38 burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm.
Legjenda e kësaj familjeje Adem Jashari, në fakt ishte një prijës lokalë i
UÇK-së dhe pas martirizimit të tij, UÇK-ja shpërtheu skemën klandestine dhe
filloi rezistencën në Drenicë, si pjesë e mbijetesës dhe aspiratave të saj.
Nga ky moment fillojnë dhe përpjekjet e para të politikanëve shqiptarë, për
të qenë më afër saj. Kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi pranoi i pari në
një tubim në Bon se kishin një Ministri të Mbrojtjes, ndërsa disa udhëheqës
në Prishtinë, sidomos Adem Demaçi, doli gati hapur përkrah UÇK-së.
Në Shqipëri Fatos Nano e dënoi atë si organizatë terroriste dhe premtoi se
do të angazhohet të luftonte terrorizmin e dy palëve, ndërsa lideri i
opozitës Berisha, e pranoi atë si një realitet, që nuk e njifte nga afër.
Në një miting të përbashkët të opozitës me disa parti qeveritare, turma
brohoriti për UÇK-në dhe një muaj më vonë lideri i opozitës Sali Berisha,
theu i pari tabunë e UÇK-së, duke i bërë asaj thirrje që t'i bindej
mandatit politik të Rugovës. Deklarata e Berishës u pasua nga një aksion i
tërë politik kundër tij, duke kërkuar që UÇK-ja të jetë një forcë ushtarake
properëndimore dhe të afrohet me institucionet legale të Kosovës. Përpjekja
e Berishës u sulmua nga qeveria shqiptare dhe u paraqit tek diplomatët e
huaj si një thirrje për luftë, ndërkohë që nën zë qeveria po krijonte
opinione se Berisha po e organizon luftën në Kosovë.
Por një muaj më pas thirrjes së Berishës, që UÇK-ja t'i bindet Rugovës, iu
bashkua publikisht edhe SHBA-ja dhe disa kancelari perëndimore.. Së fundi
edhe kryeministri shqiptar iu bashkua kësaj thirrjeje.
Domethëniet e kontakteve ndërkombëtare të UÇK-së
Takimi i Hollbrukut me dy udhëheqës lokalë të UÇK-së shënon praktikisht një
fazë të re të legjitimitetit ndërkombëtar të UÇK-së. Hollbruk u takua me
UÇK-në në të njejtën ditë që NATO-ja pranoi në zyrat e saj Rugovën, çka do
të thotë se komuniteti ndërkombëtar paralajmëroi ashpër Millosheviçin, nga
terreni dhe nga zyrat e diplomacisë së forcës, se është në anën e
shqiptarëve në konfliktin me serbët. Nga ana tjetër kontaktet në terren me
UÇK-në, janë shprehja e shqetësimit perëndimorë për të patur një ushtri
shqiptare në terren, të orientuar drejt Perëndimit dhe jo pre e
makinacioneve politike të grupimeve ekstreme. Nga ana tjetër në të njejtën
ditë që Hollbruk takoi UÇK-në, Solana i tha Rugovës se NATO-ja nuk mund të
pavarësojë Kosovën, por vetëm mund të frenojë dhunën serbe atje, përmes
forcës. Në një farë mënyre ky është një inkurajim direkt i të dy palëve,
UÇK-së dhe Rugovës, për t'u kompaktësuar nëse duan një proces të
pavarësimit të Kosovës. Nëse procesin e afrimit të UÇK-së me Rugovën e
saboton Rugova, ai e pa qartë se sa popullor të bën komuniteti ndërkombëtar
brenda një dite dhe sa lehtë mund të eksportohet mbështetja e perëndimit
nga zyrat e Klintonit dhe Kohlit, në një lulishte të Junikut, ku zbret një
helikopter amerikan. Nga ana tjetër nëse liderët e UÇK-së do të sabotojnë
kompaktësimin e faktorit shqiptar dhe afrimin me institucionet legale të
Kosovës, ata po ashtu mund të kijtojnë jo takimin e fundit me Hollbrukun
por deklaratën e parë të Gellbartit që i quante terroristë.
Pra në një farë mënyre diplomacia perëndimore po punon për ta forcuar në
terren faktorin shqiptar si faktor properëndimorë, qoftë atë ushtarak,
qoftë atë politik.
"Gurë nën rrota" nga Tirana, për Rugovën
Distanca e Rugovës me qeverinë e Tiranës u bë e dukshme pas takimit të
Kretës nga ku Nano doli inferior dhe i paqartë për detyrimet e tij
diplomatike si kryeministër i shqiptarëve. takimi në vetvete nuk përbënte
ndonjë gabim historik, por përpjekja e Nanos për të vënë në jetë frymën e
bisedës me Millosheviçin, dëshmonte se Nano ishte bindur edhe "për rrezikun
e pushtetit paralel". edhe "për terrorizmin shqiptar" edhe për opsionet
integraliste jugosllave, që shpaloste për ditë pas takimit. Ftohja e
Rugovës me Tiranën erdhi duke u thelluar dhe përpjekja e fundit e Nanos,
për ta mbuluar këtë, u bë kur ai u përpoq ta kthente Rugovën në Tiranë pasi
kishte dalë nga zyra e Klintonit. Diferenca e mbështetjes ndërkombëtare për
Rugovën me mbështetjen ndërkombëtare për Nanon dhe Meidanin është e
pakrahasueshme. Megjithëse Rugova udhëheq një shtet të shpallur, por ende
të papranuar, ai është pritur nga Klinton, Bler,Shirak,Kohl,Kofi
Anan,Solana etj. ndërsa Nano dhe meidani vetëm sa i kanë parë në televizion
të gjitha këto personalitete. Për këtë arsye nga tirana po punohet, në
mënyrë konstante, për ta minuar mbështetjen ndërkombëtare të Rugovës dhe
për ta paraqitur atë si një udhëheqës pa mbështetje në terren. realisht në
terren ata që luftojnë nën emrin e UÇK-së nuk kanë armik Rugovën dhe as
pushtetin e tij, megjithë rezervat që mund të kenë për të. tirana zyrtare
po përpiqet të shfrytëzojë ish aleatët e saj majtistë në Zvicër e Gjermani,
të infiltruar në disa struktura të UÇK-së për ta bërë të vështirë afrimin e
Rugovës me rezistencën në terren dhe për ta libanizuar rezistencën
shqiptare. Kështu gazeta më proqeveritare në vend "Koha Jonë", si dhe
gazeta të tjera afër qeverisë po përpiqen të krijojnë idenë se nuk ka
shanse për afrim mes Rugovës dhe UÇK-së dhe, për më tepër nuk ka shanse që
Rugova të prodhojë politikë në favor të kësaj rezistence. Interes themelor
i Tiranës zyrtare është thellimi i kësaj kontradikte, si një mënyrë e
mbajtjes hapur të këtij problemi të Kosovës, e cila sipas llogarive që
bëhen në zyrat e këshilltarëve të Nanos do të thotë jetëzgjatje e pushtetit
politik në Shqipëri. Nga ana tjetër qeveria po përpiqet të përfitojë nga
angazhimi maksimal i Berishës në këtë çështje, për ta paraqitur atë si një
alternativë e paparashikueshme e pushtetit politik në Shqipëri ndaj
problemit të Kosovës. Këshilltarët e Nanos, por edhe deputetët socialistë,
po flasin për ditë e më me zë të ngritur se po u zgjidh problemi i Kosovës,
në pushtet do të kthehet Berisha dhe do të nisë lufta Jug-Veri. Me këtë
arsyetim politik Tirana zyrtare po përpiqet të përdor kë të mundë, për të
penguar një faktor kompakt shqiptar properëndimorë në Kosovë. Në Tropojë
ajo po përdorë policinë dhe SHIK-un, për të lënë pa bukë fëmijët e Kosovës
dhe për tua hedhur fajin Tropojanëve; në Kosovë po përdor veglat e
ndryshkura të kontigjentit të nostalgjikëve të Hoxhës, për tu veshur si
radikalë, ndërsa në pjesë tjetër të Shqipërisë po përdor rrezikun e kthimit
të Berishës në pushtet. Përballë kësaj përpjekjeje, shihet një afrim më
natyral i atyre faktorëve politikë, që e kanë pranuar realitetin politik
dhe orientimin properëndimorë të Kosovës, qysh më 1990. Kështu Rugova,
Berisha, Bukoshi por edhe Demaçi janë më afër një përpjekjeje serioze, për
të shmangur instrumentalizmin e rezistencës shqiptare nga institucionet
formale politike dhe për ta bërë atë më efektive.
-----------------------------------------
____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "KOHA Ditore"
http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
Have you called your government officials and asked
them to act against the Serb state terror in Kosova?
____________________________________________________________________
Radio 21 (Prishtina) http://www.radio21.net/
Koha Ditore (Prishtina) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova Info Line (German) http://www.dardania.com/kosova-info/
____________________________________________________________________
REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM
Nr. 240/98
Tiranë, 28. 06. 1998.
PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR
GAZETA SHQIPTARE
ÇMIMI I LIRISE
Napoleon Roshi
Dy ngjarje të këtyre ditëve përbëjnë ndër zhvillimet më pozitive:Ambasadori
i SHBA në OKB, Holbruk takohet me UÇK në Kosovë, ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë
së Bardhë e cilëson UÇK palë me të cilën duhet bisedohet për Kosovën. Dhe
kjo kur rreth dy muaj më parë veprimet e UÇK-së cilësoheshin si terroriste.
Meritë për kthesën 180 gradëshe në qëndrimin e fuqisë më të madhe botërore
kanë sa qëndresa burrërore e luftëtarëve të UÇK-së, aq edhe terrori dhe
spastrimi etnik i zbatuar nga forcat serbe. U dëshmua sërishmë se askush nuk
ta falë lirinë, se historikisht ajo që vendoset në tryezën e bisedimeve
është fryt i një raporti real të forcave në terren.. Prej vitesh në Kosovë u
ndoq rruga e zgjidhjes paqësore. U durua përtej caqeve të durimit. U
vlerësua ky durim nga Perëndimi si gandizëm edhe pse për hirë të së vërtetës
duhet thënë se gandistët (Mahatma Gandi apo Martin Luter Kingu), kanë mbetur
në histori si ndër organizatorët e lëvizjeve më të mëdha e më tëpandalshme
të protestës paqësore. Por i gjithë ky durim nga sa duket, u interpretua në
Beograd si shprehje frike e nënshtrimi. Në vend të gadishmërisë për të
negociuar realisht, në Kosovë u dërguan më shumë tanke e çetnik. Kur thika i
vajti shqiptarit aty ku nuk mban më, shpërtheu në revoltë të armatosur
popullore.
Pas fazës së parë të hezitimit të natyrshëm, sepse u kap në befasi,
komuniteti ndërkombëtar praktikisht e ka njohur legjitimitetin e kësaj
qëndrese të armatosur. Në reportazhet e masmedias nga fushëbeteja është
vështirë të vesh në vijë ndarëse midis reparteve të mirëfillta të UÇk-së dhe
burrave të fshatit që mbrojnë me vetmohim vatrat e tyre, duke mos iu
nënshtruar terrorit dhe dhunës çetnike për spastrim etnik. Falë dhe
kokëfortësisë dhe intrasigjencës serbe, mund të thuhet se në botë është
rritur shkalla e simpatisë dhe përkrahjes për Kosovën. E quaj se do të ishte
e pafalshme për klasën politike shqiptare që ta linte t'i shpëtojë nga dora
ky shans historik. Kur koha kërkon që kahjes proshqiptare të komunitetit
euroatlantik dhe atij botëror t'i vihet përballë një qëndrim i pjekur
mbarëshqiptar, e quaj se stonojnë përpjekjet për të gjetur "fajtorët" e
tejzgjatjes së rrugës paqësore. Këtu nuk bëhet fjalë për një Rugovë apo grup
drejtues politikë
kosovar, që mbi të gjitha kanë një mandat gati plebishitar. Në ndkjekjen e
rrugës tejet paqësore u synua të ecej në frymën demokratike, paqësore e
dialoguese të Helsinkit dhe Evropës. Shpresohej të kursehej derdhja e gjakut
të bijve të nënave. Pas katrahurës në Bosnje dhe Kroaci pakkush donte një
përsëritje në Kosovë. Si dëshmitarë okular i rrënojave katastrofike
shpirtërore e materiale të luftës në Bosnje e Kroaci, shkruesi i këtyre
radhëve nuk do të kishte uruar kurrë gjak, rrënime dhe lot në Kosovë.
Kosovari i mençur i duruar, i qytetëruar, përpara se të vendoste të
rrëmbente pushkën u mat shumë. Tani që e ka rrëmbyer vështirë se mund të
mendohet se do ta lëshoj pa arritur plotësimin e kërkesave të tij të drejta
që janë në përputhje me normat më elementare të së drejtës ndërkombëtare.
Qëndresa në Kosovë para dhe mbi të gjitha e don Shqipërinë të qëndrueshme;
një Shqipëri ku të mbretërojë rendi, qetësia dhe begatia, që do t'i japin
peshë fjalës së saj. Një Shqipëri ku për çështjen madhore do të ndihej një
qëndrim.
Në faqen 3 të gazetës shqiptare botohen reagime lidhur me një deklaratë të
Nanos. Gjinushi moderon qëndrimet e Kryeministrit:"S'ka thënë ashtu. Por
është e vërtetë se rritja e UÇK, uli të moderuarit. RUGOVA PA PUSHTET? PLAS"
LUFTA" NE TIRANE.
GODO kundërshton deklaratën e Nanos se Rugova ska autoritet më në Kosovë dhe
se është kundër pavarësisë së Kosovës.
Në faqen 6 botohet shkrimi nga Kruja. Kishte ardhur për të parë kusherinjtë
në Tropojë. VJEN NGA ZVICRA E KAPIN MASKAT, KOSOVARI MBAHET NE PUYLL PER TRE
DITE. IA MARRIN MAKINEN dhe 15 mijë marka e 60 mijë lekë (85 lekë=1 DM).
30 vjeçari Riza Hoti nga Kosova denoncon në polici por kot. Sipas të dhënave
të policisë bëhet fjalë për të njejtën bandë që është duke vepruar në aksin
rrugor Tiranë- Fushë Krujë, diku pa hyrë në Nikël.
ALBANIA
UÇK, KOMISAR APO KOMANDANT
Nga Mero Baze
Editorial
Një muaj pas kërkesës së opozitës shqiptare që UÇK-ja t'i bindet
institucioneve politike të Kosovës, debati mbi krahun politik të UÇK-së
është kthyer në një çështje ndërkombëtare. Por, sa më shumë që po shtohen
zërat për nevojën e krahut politik aq më shumë po shtohet zelli për të
prodhuar politikë., me këtë nevojë jetike për faktorin shqiptar në Kosovë.
Praktikisht, nuk mund të ketë një formulë, e cila do të përcaktonte rrugën e
krijimit të krahut politik, për rezistencën e shqiptarëve në Kosovë. Sipas
logjikës elementare, përderisa dhe institucionet qendrore politike të
Kosovës dhe rezistenca e armatosur në bazë, kanë një obsion politik, pra
pavarësimin e Kosovës, ata në një farë mënyre, plotësojnë të dy krahët e
nevojshëm të një lëvizje për pavarësi në Kosovë. I dyshimtë do të ishte
fakti nëse të dy këta faktorë, pra njerëzit që luftojnë në terren,
praktikisht UÇK-ja dhe njerëzit me mandat politik, Rugova, Bukoshi,Demaçi,
apo të tjerët, do të kishin objektiva të ndryshme politike.
Ai që është realisht problem, nuk është emërtimi i Rugovës si krah politik,
apo i UÇK krah ushtarak, por kordinimi i veprimeve mes këtyre dy faktorëve
realë në Kosovë. Pra, formulat duhet gjetur për të kordinuar politika me
forcën dhe jo për t'i bashkangjitur artificialisht politikës forcën.
Në një farë mënyre institucionet politike të Kosovës janë legjitimuar nga
vetë shqiptarët e Kosovës dhe janë rivotuar në kulmin e masakrave në
Drenicë, në mars të këtij viti. Poashtu në të njejtën kohë, UÇK-ja ka kaluar
nga një organizatë klandestine në një forcë kryengritëse.
E mira e të dy faktorëve është se ata janë formuar të pavarur nga njëri
tjetri dhe bashkohen tek objektivi i pavarësimit të Kosovës. Duke qenë se
janë formuar si faktor të pavarur, ata janë shumë më mirë kështu siqë janë,
pa qenë nevoja të etiketohen. Përpjekjet për ta afruar Rugovën apo ndonjë
lider tjetër me UÇK-në, do të mbesin artificiale, nëse ushtruesit në bazë të
politikës së Rugovës, apo gjithkujt jtetër, nuk bëhen pjesë e rezistencës.
Për të pajtuar Rugovën me Komandantin e UÇK-së është e lehtë, pasi mund të
gjenden faktor jashtë Kosovës. Problemi është se sa realiste ka qenë teza e
Berishës një muaj më parë, se sa ata që kanë votuar për Rugovën janë dhe
pjesë e UÇK-së. Nëse kjo është e vërtetë atëhere baza e UÇK-së është një
bazë kryengritëse, e cila nuk ka ngjyrë politike.. E vetmja mënyrë që UÇK-ja
të ketë një krah politik, është që ky debat të mos lidhet me parti politike,
por me bërthamat e institucioneve shtetërore në Kosovë. Kështu, një ide e
mirë është ajo që atje ku UÇK-ja ka shpallur mobilizimin, të ndalë dhe
veprimtarinë e partive politike shqiptare si pjesë e depolitizimit të
UÇK-së. Po ashtu LDK si parti më e madhe dhe më me ndikim në Kosovë duhet të
heq dorë nga pozitat e paternalizmit mbi politikën në Kosovë dhe duhet të
bëhet pjesë organike e rezistencës, si e vetmja mënyrë për të ruajtur
autoritetin real të Rugovës.
Nga ana tjetër një ushtri e depolitizuar shqiptare në kosovë, do të izolonte
përpjekjet e pacipa që po bëhen nga Tirana zyrtare, për të krijuar një
grupim revolucionar të majtë dhe për të instrumentalizuar me të rezistencën
shqiptare në Kosovë. Lehtësitë doganore për kontrabandë armësh për
veprimtarë kosovarë të lidhur me kryeministrin dhe pengesat që u nxirren,
për të njejtin qëllim, përfaqësuesve realë të UÇK-së, nga terreni, flasin
qartë se ka një përpjekje për ta politizuar UÇK-në nga Tirana. Kjo përpjekje
për fat të mirë nuk është popullore në Kosovë ende. Por rreziku vjen nga
debati publik rreth nevojës së një krahu politik të UÇK-së. Shumë njerëzve
që kanë rrëmbyer armët në Kosovë, është e natyrshme të mos u vijë mirë, kur
u thua që përfitimet politike të luftës do t'i marrë Rugova dhe nëse ua
përsërit për ditë këtë gjë, ata dhe mund ta rikthejnë me nervozizëm,"Jo". Në
luftë komandatët nuk emërohen, por lindin, ashtu si në situata kthesash të
mëdha politikanët shfaqen dhe bëhen popullorë. Në këtë aspekt Kosova do të
krijojë ushtrinë e saj si një proces natyral ashtu sikur ka krijuar klasën e
saj politike. Tani që UÇK-ja nuk ka ende një komandant legal, përpjekja për
t'i gjetur asaj komisarin, është një politikë që nuk prodhon krah politik
por politizim të saj.
REPUBLIKA
SABRI GODO
NANO ILUMINISTI QE RREH ERRESIREN ME GRUSHTA
-Kryeministri ëndërron për çmimin "Nobel"
editorial
Deklarimet e Nanos për Kosovën në Krans montana, qenkan të vërteta, ndryshe
duhej të ishte bërë përgënjështrimi të premten në mbrëmje ose të shtunën në
mëngjes. Nuk mbetet dyshim se z. Fatos Nano e sheh vehten fuqiplotë të
vendosë mbi çështjet kryesore të politikës shqiptare dhe fatet e kombit, pa
pyetur njeri dhe pa u ndalur nga asgjë. Atëhere duhet thënë se ndodhemi para
një situate politike të jashtëzakonshme për të cilën duhet të mendohemi
mirë.
Nga deklarimet e Nanos nxirren tre përfundime të qarta: ai e le Kosovën nën
pushtetin serb pa kufi kohore, merr përsipër të jap personalisht çdo ndihmë
që kosovarët të heqin dorë nga vetmbrojtja dhe i bën një sulm asgjësues
Rugovës. Më mirë se kaq nuk do të dëshironte as vetë millosheviçi, i cili
ndodhet në gjendjen më ekstreme me një Kosovë që po i del nga duart.
Nga se të ketë ardhur ky shpërthim befasonjës i Nanos?
Më e pakta që mund të thuhet është, se ky njeri i mbushur me vetveten deri
tek flokët, e morri për të vërtetë rolin që i atribuojnë politikanë të
ndryshëm, se ai, Nano, qenka një lider iluminist, i cili do ta bëjë
Ballkanin Evropë në një kohë të shkurtër dhe se, pas çmimit të lehtë të
Krans Montanës do të vijë për të çmimi Nobel për paqen. Në këtë rast mbetet
të themi se Nanon e morri në qafë dëshira për të parë të pasqyruar nën ujë
vetëm vetveten. Dihet se ç'ndodhë me njëriun e vënë në një gjendje të tillë,
një shkëputje totale nga realiteti dhe disponimi për tu bërë lojë e
gjithkujt. Kjo është me pasoja shumë të rënda kur ndodh që ky njeri të jetë
në krye të shtetit, siç është në fakt z.Fatos Nano.
Por Nano mund të jetë edhe i ndërgjegjshëm për ato që bënë dhe atëherë rasti
i tij është i pashpresë. Dyshimi se mund të jetë i ndërgjegjshëm vjen e
forcohet nga disa precedentë, takimi me Millosheviçin në Kretë dhe
intervista e gazetës italiane "La repiblika" me idenë e një protektorati
italian mbi Shqipërinë. Duke sjellë ndërmend këto mund të besohet se Nano ka
një koncept tërësisht pragmatist mbi kombin dhe se për të kanë rëndësi dy
gjëra, të sundojë në Shqipëri e të ledhatohet nga jashte si një djalë i
mbarë.
Po edhe kështu puna e tij nuk qëndron. S'mund të sundosh sot në Shqipëri
duke luajtur si i dehur me çështjet jetike të kombit dhe s'mund të gëzosh
respektin e vërtetë të kancelarive të botës duke shkuar si gjethja në erë e
me heqje dore nga interesat e mëdha të popullit që përfaqëson.
Nuk është dita të rrekemi më tej për të zbuluar personalitetin e vërtetë të
Nanos. Tani duhet të shqyrtojmë pasojat e menjëhershme të deklarimeve të tij
në Krans Montana.
E para: asnjë shqiptar me një fije nderi e mendje në kokë s'mund të heq dorë
nga lufta për të drejtën për vetvendosje të popullit të Kosovës. Në këtë
pikë të deklarimit të tij Nano bie ndesh me shqiptarët kudo që janë të cilët
e shohin Kosovën si kyçin e çështjes kombëtare dhe bie ndesh me tre
rezolutat mbi Kosovën, të Kuvendit Popullor nga i cili ka dalë qeveria Nano.
E dyta duke qenë figura më pak popullore në Kosovë, Nano s'mund të ketë
asnjë lloj ndikimi mbi UÇK-në dhe partitë politike të Kosovës. Kur thotë se
do të bëjë çdo gjë për të qetësuar kosovarët e armatosur. Nano i ngjet
njeriut që rreh me grushta në errësirë. Për sa kohë të jetë kryeministër ai
mund të bëjë vetëm një gjë, të ndalojë në kufi dyndjen e kosovarëve ose të
sillet lehtë ndaj tyre siç po bënë në të vërtetë shteti ynë.
E katërta asgjësimi i Rugovës sot e le Kosovën pa asnjë drejtim politik.
Sado të kritikohet roli i Rugovës në vitet që shkuan shqiptarët e njohin atë
si përfaqësuesin legjitim të Kosovës të rikonfirmuar në zgjedhjet e
dhjetorit 1997. Të thuash sot se Rugova ka humbur autoritetin e
përfaqësuesit, veç të tjerave krijon një kontradiksion të hapët: kur flet
për bisedime, kush do ta përfaqësonte sot në bisedime palën kosovare? A mos
fsheh kjo njëfarë dëshire që në mungesë të Rugovës, Perëndimi të njeh si
partner të vetëm z.Nano?
E katërta kur bota flet për një ndërhyrje të mundshme të NATO-s në Kosovë,
z.Nano hedh idenë e një rrethimi të ëmbël demokratik ndaj serbisë. Utopitë
politike të z.Nano shkojnë përtej përfytyrimit. Ai bëhet veçanrisht i
"këndshëm" e "modern" kur thotë se diskutimi i kufijve do të kthente
Ballkanin në shtartin e vjetër. Me këtë Nano hedh firmën e vet me traktatet
e vjetra që copëtuan kombin tonë.Përse e fut ai vehten në labirinthe të
tilla? Kush po kërkon ndryshimin e kufijve? Maqedonisë e deri Bosnjes? Tek e
dëgjon zotin Nano të flasë kështu, nuk mund të mos pyesësh veten se çfarë
shqiptari paskemi në krye të qeverisë.
Jam i detyruar t'i shkruajë gjërat siç mendojë, sepse deklarimet e Nanos do
të shkaktjnë ndërlikime më të thella, prandaj secili prej nesh duhet të
flasë qartë. Nuk jam i sigurtë se sa shkrova janë e vërteta e kulluar jashtë
çdo emocioni.
Mbi të gjitha askujt nuk duhet t'i behet gjyqi në mungesë. Prandaj si
deputetdo të kërkojë thirrjen e Nanos në interpelancë parlamentare dhe do të
ngulë këmbë që kësaj here ai të mos shmanget. Vete me shpresë që Nano të jap
shpjegime bindëse duke anulluar ato që ato që i atribuon agjencia Reuters.
Në të kundërtën Nano duhet t'i nënshtrohe. Ai ka shumicën dërmuese në
Kuvend, por mendojë se në rastin ekstrem deputetë që përfaqësojnë popullin
nuk do të lënë menjëanë interesat e kombit dhe në anën tjetër një individ.
Gjithsesi prap shpresoj të mos arrijmë deri aty në kohën më kritike për
shtetin dhe kombin.
Çdo gjë varet nga vetë z.Nano.
SHEKULLI
AKROBACITE ZVICERANE
Editorial
Fatos Nano i moderoi pak dje, pas takimit me Riçard Hollbruk, deklaratat e
lëshuara të Premten në Krans Montana. Sipas kryeministrit Shqipëria vazhdon
tu përmbahet kërkesave të saj për një status republike për Kosovën në kuadër
të federatës Jugosllave, do përcaktuar gjithashtu edhe modalitetet e
mosshkëputjes prej saj. Megjithëse Nano nuk e përmendi më idenë e hedhjes
poshtë të statusit të pavarësisë, furtuma që ai ka çuar në qarqe politike në
Tiranë dhe jashtë saj me deklaratat e tij rreth statusit të Kosovës, figurës
së Rugovës, rolit të UÇK dhe ndërhyrjes së NATO-s mjaftojnë për t'i dhënë
vizitës së delegacionit shqiptar në Zvicër ngjyrat e një skandali politik që
përsëritet shpesh kur Nano ndodhet jashtë Shqipërisë.
Tezat që Nano hodhi në intervistën e dhënë agjensive të huaja përbëjnë në
thelb një qëndrim të ri të qeverisë shqiptare.Të paktën të liderit të
saj,pasi dje ministri i Jashtëm Milo u shpreh me nota të ndryshme nga ato të
kryeministrit rreth rolit të UÇK.Duke atakuar hapur Ibrahim Rugovëndhe tezën
e tij maksimaliste të pavarsisë së Kosovës,duke folur për rolin civil të UÇK
si dhe duke u deklaruar pro lejës së OKBpër ndërhyrjet ushtarake të
NATO-s,Nano ka hapur një sherr të kotë me pjesën tjetër të politikës
shqiptare,por edhe me klasën politike në Kosovë që po sheh ghithnjë e më
shumë drejt radikalizmit.Tezat e Nanos nuk kanë të bëjnë me moderimin e tij
si lider politik i shumicës që drejton Shqipërinë.Ato u ngjajnë më shumë
gafave të hedhura pa kujdes,nën tendencën konstante që kryeministri ka për
të tingëlluar sa më i pranueshëm në veshët e perëndimorëve.Nano deklarohet
hapur kundër pavarësisë së Kosovës.Duke u shprehur kohë më parë për statusin
e republikës brenda RFJ,ai dhe qeveria shqiptare e kishin hedhur poshtë de
facto këtë opsion të Rugovës dhe UÇK.Por Nano e di mirë se tjetër gjë është
t'i nënkuptosh gjërat dhe tjetër gjë t'i thuash ato.Duket se pikërisht ky ka
qenë qëllimi i kryeministrit kur është shprehur kundër pavarësisë,ndërkohë
që arsyet që e shtyjnë atë drejt kësaj zbutjeje të mëtejshme nuk janë aspak
të qarta.Nga ana tjetër,duke ftuar UÇKpër "sjellje civile",Nano ka harxhuar
më kot kohën dhe vullnetin e tij per të parë një zgjedhje paqësore të
krizës.Së pari,një ushtri,dhe UÇK është e tillë,nuk mund të mveshë "sjellje
civile".Ky është një një nonsens që Nanos i ka shpëtuar,nëse nuk është
deklaruar për të dëshmuar distancim të mëtejshëm nga krahu radikal në
Kosovë.Së dyti ka fare pak gjasa që UÇKtë dëgjojë tani këshilla që vijnë nga
Tirana.Kjo për faktin se objektivat politikë të Ushtrisë Çlirimtare janë
tashmë të ndryshëm nga ato të qeverisë shqiptare,si dhe për arsyen e
thjeshtë se ky krah radikal është tani në kërkim të një udhëheqjeje politike
brenda Kosovës.
Nano mendon se NATO duhet të marrë mandatin e OKB për të ndërhyrë në Kosovë,
kjo është ndoshta deklarata më e nxituar dhe më e pasaktë që kryeministri ka
lëshuar në intervistën e tij për Rojters. Duke e ditur mirë se ky rivalitet
zbulon në fakt një përplasje amerikano-ruse për kontrollin e veprimeve të
NATO-s, Nano merr papritur anën e Rusisë, që sigurisht nuk është alternativa
që favorizon pozitën e vështirë të Shqipërisë. Nuk dihet nëse Nano e ka
pasur parasysh në momentin e dhënies së deklaratës faktin se afrimi i luftës
në kufijtë e Shqipërisë, mund të kërkojë një ndërhyrje që nuk mund ta presë
votën e Këshillit të Sigurimit. Së fundi konsideratat direkte që Nano ka
hedhur në drejtim të Rugovës, u ngjajnë grushtave mbi një derë të hapur.
Pozita e vështirë e Rugovës mbetet e tillë edhe pa sulmet ironike të
kryeministrit shqiptar, i cili i ka prerë kështu edhe zyrtarisht urat me
udhëheqjen kosovare.
J. MARENA
ZERI I POPULLIT
Takimi NANO- HOLLBRUK NE ZVICER
Nano dhe Hollbruk ndajnë mendimin dhe qëndrimin e përbashkët se tërheqja e
trupave ushtarake policore serbe nga Kosova është urgjente shoqëruar me
vendosjen e armëpushimit si dhe me fillimin e bisedimeve për të ardhmen
politike të Kosovës.
Në këto bisedime Nano tha se faktori politik shqiptar duhet të jetë i plotë
dhe të përfshijë rreth Ibrahim Rugovës të gjitha alternativat e lëvizjes së
Popullit të Kosovës.
Statusi aktual i Federatës Jugosllave nuk premton zgjidhje të qëndrueshme
për respektimin e të drejtave dhe lirive të barabarta të të gjithë popujve
në Jugosllavi. Ambasadori Hollbruk tha se misioni i tij në Kosovë nuk ka
dështuar dhe se ai vazhdon edhe në këto momente kur Ambasadori Amerikan në
Shkup, Kris Hill po takohet me Ibrahim Rugovën në Prishtinë. I pyetur nga
kryeministri shqiptar për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për të
bllokuar akinën serbe të luftës, Hollbruk theksoi se çdo alternativë është e
mundur, NATO përfundoi Hollbruk, nuk kërkoi mandatin e Kombeve të Bashkuara
gjatë operacioneve bombarduese në Bosnje...
----------------------------------------------
____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Kosova Info Line (Germany)"
http://www.dardania.com/kosova-info/