Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

Shtypi: "Gazeta 55",7.5.1999, faqe 2

20 views
Skip to first unread message

GAZETA 55

unread,
May 7, 1999, 3:00:00 AM5/7/99
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/
Kosovapress http://www.kosovapress.com/
US Information Agency http://www.usia.gov/kosovo/
KOSOVA-INFO http://www.kosovainfo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
_____________________________________________________________________

-------> Want to help the people of Kosova?? <-------

KHAO (Kosova Humanitarian Aid Organization)
URL: http://www.khao.org/
United States: Phone: 1-714-892-7283
Fax: 1-714-898-0740
_____________________________________________________________________

- Fakte
- Komente

Per ata qe vuajne nga deliri i madheshtise sllave.

Albert Kotini

Ne dialogun me veteranin K.GJ. me theksoi edhe shqetesimin
aktual: Sllavet i luajne te gjitha kartat per te asimiluar
Kosoven. Pikerisht eshte ky shqetesim qe une kerkoj te mos
na riciklohet e kaluara e hidhur per Kosoven. Pse? Serbet
perdoren atehere dhunen, vrasjet etj zhdukje te
nacionalizmit shqiptar edhe ne prezencen e ushtrise
nacionalçlirimtare shqiptare. Ndersa nga ana tjeter na
perkedhelnin ne emer te vellazerimit se e mira e kosovareve
eshte brenda Serbise. Per analogji edhe sot varianti serbe
eshte kopje e se kaluares. Se pari, Sllobodani mbasi vrau e
preu dhe e çoi Kosoven ne kete gjendje dmth ne nje
gjendje me kosto mjaft te larte te fitimit te lirise dhe
se dyti "demokratet" moderatore te "opozites" po mbajne
degen e ullirit per nje Serbi te re demokratike... Keshtu
qe Kosova edhe mbas kesaj gjeme duhet te jetoje ne
kuadrin e nje "Serbie te emancipuar". Pikerisht te dy keto
letra te dhunes dhe te dipllomacise demokratike ne Europe
duan te pergatisin rifutjen e Kosoves brenda Serbise,
moralisht dhe shpirterisht. Duke perziere ne te dyja
kartat e lojes dyfytyreshe sllave premtimet per ti dhene
gjithe te drejtat kosovareve por me kusht qe ajo te jete
brenda Serbise. Kjo do te ishte - me thote veterani -
vetvrasja e dyte kombetare, sepse keshtu na e beri serbi ne
1945 ne emer te ideologjise komuniste dhe pastaj ja mori
gjithe te drejtat Kosoves. Kete do te beje perseri serbi (me
aleatet greket, ruset dhe gjithe komunistet e Europes ne
veçanti Itali - Gjermani), do te premtoje gjithshka ne
fillim per t'ia marre dalengadale me vone. Shpresa eshte
se kete koqe ulliri nuk e ha SHBA dhe Anglia, por ne duhet
te ndihmojme si shqiptare te vertete. Kush ben te kunderten
nuk ben gje tjeter veçse lojen serbe.
- Meqe ra fjala dua ta mbyll me disa ngjarje qe i kam
peng akoma nga lufta nacionalçliirmtare. Kam peng faktin qe
u dekoruan, bile u bene dhe heronj disa qe gjate luftes jo
vetem nuk treguan ndonje trimeri te veçante por jane fshehur
ferrave ose i kane mbushur ndonje gote uje Enver Hoxhes me
shoke. Pikerisht per kete po vijoj tregimin e episodit qe na
ndodhi ne shkallen e Tujanit... Pra, Çizja u plagos dhe une
e mora ne krah sepse ne celule ne kishim nje urdher te mos
i linim gjalle ne duart e armikut por me mire ti vrisnin.
Une as njeren dhe as tjetren nuk bera, Çizen e shpetova, sot
eshte çalaman dhe jemi miq te ngushte. Por fakti eshte se ne
maje te kodres Harito Çako dhe Haki Gjondeda jo vetem qe ja
kishin keputur gjumit tere naten por kur erdhi puna per te na
mbrojtur terheqjen tone, ja kishin mbathur. Nejse eshte nje
histori me vete kjo se ndersa Harito Çako u kritikua, Haki
Gjondeda me vone u be hero i popullit. Me kete ngjarje dua te
them se ne jo vetem s'kemi bere lufte te mirefillte klasike
por edhe ne keto sulme kemi deshtuar shume here. Leri
pallavrat qe tregojne disa veterane se i kane kapur rober
gjermanet me dore, bile jo keta por edhe ballistet sa
degjonin qe kishin partizanet perballe iknin jo nga frika
por te mos konfrontoheshin me ne. (Keshtu e kishin vijen edhe
edukaten ata te mos binin pre e vellavrasjes).
Nje episod tjeter ka te beje me faktin qe disa vrasje i
kemi bere kot se koti ne rradhet e partizaneve. Manush Myftiu
e shume te tjere si ai apo Shefqet Peçi kur vrane Ramize
Gjeberene eshte diçka qe edhe munden gjoja ta
"argumentonin" por rasti i vrasjes te Borizanit mjaft trim
te Br5S ishte per mua nje thike ne zemer qe s'me del
asnjehre nga gjumi pa e perfytyruar kete pabesi ndaj tij.
Si ndodhi kjo? Ishim ne Dumre. Ankohet nje grua tek komanda
ose me drejte tek Manush Myftiu duke akuzuar gjoja tentative
per çnderim nga borizani Seit i Br5S. Pa u sqaruar problemi
dhe siç ishim te raskapitur sepse kishim kaluar Shkumbinin (
maj-qershor 43) vene dhe arrestojne borizanin dhe pa gjyq as
te improvizuar partizan mu ne mes te fshatit rreshtojne
skuadren e ekzekutimit. Merre me mend ne kete skuader
therrasim edhe vellane e borizanit bile e detyrojne te
qelloje i pari mbi trupin e vellait. Nuk kishte gje me te ulet
dhe nuk mund te shpjegohet ne asgje shqiptare. Per hir te
ideollogjise komuniste te qellosh ne trupin e vellait dhe
i vellai qelloi aq here sa i ra te fiket nga kjo skene. Me
vone ky u vra nga marazi me armiqte, as 20 plumba te
armikut nuk e bene qe te ulesh ne toke. Me vone kur erdhen
te dhenat se kjo gruaja nga Dumreja e kishte provokuar vete
edhe s'kishte asnje baze, ishte vone. Por nga se u nisen
Shefqet Peçi dhe Manush Myftiu per ta vrare? Vetem e vetem
per te ruajtur sedren e "nderit" komunist dhe per te treguar
qe ata s'falin. Pra nje moral i imponuar. Edhe vellai tjeter i
treti i ketij burizani u vra ne luftimet e mevonshme. Raste te
tilla jane aq te shumta sa nuk ja vlen ti permendim por une
dua ta mbyll me faktin se ushtria nacionalçlirimtare
shqiptare do te kishte fituar nje reputacion shume me te
madh ne popull po mos te ndiqte vijen e sllavizmit. Se cila
qe kjo vije, per argumentim po ndalemi ne disa gazeta xhepi
te njesive partizane qe u shperndaheshin ne ate kohe.
- Oher. 2 korrik 1945. Dje, ne sallen e kinemase te qytetit,
u bene zgjedhjet e keshilles se Qarkut te Ohrit. Salla
ishte e zbukuar ne flamurin e Jugosllavise dhe te
Maqedonise, me fotografite e marshallit Stalin dhe te
marshallit Tito. Salla ishte mbushur me parrulla qe
ekzaltonin vellazerimin e popujve te Jugosllavise se re
federative demokratike, ushtrine heroike jugosllave,
marshallin Tito, ushtrine e kuqe etj. Fjalen e mbajti
komisari i D.6S major Isuf Keçi i cili theksoi
vellazerimin dhe çimentimin e miqesise me Jugosllavine e
re. Duke folur per ardhjen e D6S ne Maqedoni, theksoj
se:"Kemi ardhur per te mbrojtur interesat e perbashketa nga
çdo armik, çfaredo boje qofte.... Shovenistet maqedonas te
cilet kujtojne se ne kemi ardhur ketu per te krijuar
Shqiperine e madhe, gabohen ne menyre me trashanike. Pse ne
nuk jemi ushtri pushtuese, por jemi ushtri çliruese! Ta dijne
kete gje shovenistet, ta dine kete gje ata qe ndejten me
duar kryq atehere kur djemte me te mire te Maqedonise
luftonin per çliirmin e Dibres, atehere kur partizanet e
Maqedonise luftonin per çlirimin e Zagrebit, per çlirimin e
Triestes!" Pastaj komisari theksoi rendesine e gjedhjeve te
udheheqesve te popullit te qarkut te Ohrit. Fjalimi i tij
nderpritej nga parrullat per vellazerimin shqiptaro-
jugosllav. Ai vazhdoi:"Gjaku i derdhur se bashku me
partizanet trima te marshallit Tito, eshte rezultat i vijes
se drejte te PKJ-PKSH". Pastaj komisari foli per barren e
rende qe i binte popujve te Jugosllavise per zhdukjen totale
te mbeturinave te reaksionit. Komenti do te ishte i tepert
sepse ju fol popullit shqiptar ne Maqedoni per vlerat e
sllaveve dhe antivlerat e "reaksionareve" nacionaliste
shqiptare. Turp i madh!
Ne gazeten e xhepit "Flaka" te D6S, dosja 91 viti 45
percillen tek partizanet te tilla mesazhe, qe ne po i
ekspozojme pak telegrafisht... Ne shkrimin "Vellazerimi i
popujve" behet dialogu:"te jeni te sigurte se sa ju kane
dashtun kosovaret juve, ashtu na vjen keq qe te largohemi
prej jush - thote kosovari Hasan Zela".
- A jeni merzit dopak gjate ndenjes suaj ne ushtri? A ju ka
pelqyer ushtria jone? (Ben pyetje korrespondenti i gazetes
"Flaka"). Pergjigja:"Na ka pelqy shume ndejtja ne kete ushtri
- thote Isuf Rushiti - mund te them se me ushtrine qe ka
sot Shqipnia dhe Jugosllavia per ne ka rrezue dielli!
Mandej ma fort po merzitena sot qe po dahena prej ushtrie
se sa ate dite qe jena largue prej vllaznive, pse ne ushtri
kam ndeje barabar si shtepine teme". A ke pas ndonje
perfitim gjate ndejes ne ushtri? Pyes Qazim Xhemen.
Pergjigja: Ju e dini se ne çfare gjendje kena kane na
kosovaret nen kral Petrin. Sot nga te gjithe kosovaret qe
largohena prej D6S kena perfitue mendime te mira
demokratike qe te jemi te gjithe te lire e te vllaznuem
shtetet e ballkanit sikur jane Shqipnia me Jugosllavine
demokratike te marshallit Tito!
- Cili do te jete qendrimi juaj ne Kosove tashti qe po
ktheheni mbas sa muajsh? Domethene si do te silleni ju me
serbet e me Cernagoret , me te cilet ju jeni vra e jeni
pre gjithmone per hesap te te tjereve? Besa, shok komandant,
me pergjigjet Mysli Hajdar - sot ne na jane çil syte e po e
shohim se nuk na kane pase faj as serbet as cernagorace!
Fajin na e kane pas te dy palet qe ka kane rrejte, ata Kral
Petri e tjere dhe ne Shaban Pollushat, Xhafer Deva, Ferat
Dragat etj. Nuk ja vlen te lexojme sot kete demagogji -
hipokrizi prosllave qe eshte bere dje me partizanet
shqiptare kosovare.
Shqiptaret shprehen per bashkejetese,
kur edhe ndonje akademik serb e konsideron ate te pamundur

Nga Kostaq Xoxa

Ne nje interviste ne "Alba", z.Tritan Shehu u pyet per
mundesine e bashkejeteses se shqiptareve me serbet tani, pas
debimit te te gjithe popullit kosovar dhe masakres ndaj
popullsise civile.
Pergjigjja:
"Popujt mund te bashkejetojne. Te keqijat nuk vijne nga
popujt. Nuk besoj se ka popuj te keqij e popuj te mire. Fajin
e kane ata qe e drejtojne popullin".
Nderkaq u dha ne ekran nje interviste e zotit Fatos Nano, ne
te cilen kerkohej opinioni per te njejten pyetje. Pergjigjja:
"Jo te gjithe serbet jane kriminele. Popujt jane viktima.
Bashkejetesa eshte e vetmja zgjidhje. Deshiroj qe fundi i
kesaj masakre te jete i aferm".
Vihet re se pergjigjet nuk ndryshojne shume nga njera-
tjetra.
Kjo eshte nje teze e majtizmit europerendimor.
Domethenia s'eshte e veshtire te deshifrohet:- Shqiptaret
vuajne, sepse Serbia nuk eshte demokratizuar si duhet, pas
renies se Perandorise komuniste. Nenkuptimi eshte i qarte:-
Sikur te mos ishte Sllobodan Millosheviçi ne krye te
serbeve, shqiptaret nuk do te keqtrajtoheshin!
Nuk eshte patur parasysh nje fakt historik: Se shqiptaret
gjithmone jane diskriminuar, edhe kur Millosheviçi ishte
kalama me pantallona te shkurtra, edhe para lindjes se tij!
Me shkoqur: Si T. Shehu, ashtu edhe F. Nano, nuk jane per
pavaresine e Kosoves. Ata jane per bahskejetese, domethene per
shqiptaret nen Serbi.
"Shqiptaret nen Serbi" eshte nje eufemizem. Po ta shohim
realitetin ne sy, pa iluzionet e frazave te sheqerosura, kjo
do te thote qe Kosova te jete e kolonizuar dhe kolonet serbe
t'i perdorin shqiptaret si punetore me meditje per
shfrytezimin e minierave te pasura te Kosoves veriore, t'i
diskriminojne ata ne arsim, qe te mos kete intelektuale
per t'i dale zot kombit, t'i trajtojne si qytetare te rangut
te dyte, ne trojet e tyre... Se ne ç'status do te behet
vazhdimesia e marrjes neper kembe te te drejtave te
shqiptareve ne Kosove, pak rendesi ka:"Autonomia
substanciale" apo ndonje etiketim me substancal (!) akoma, ka
efektin e llambes se ndritshme, se ciles flutura duhet
t'i ngjitet, per te djegur krahet!
F. Nano e T. Shehu jane te njemendjeje se, duke mos patur
popuj te mire dhe popuj te keqij, por udheheqes te mbrapshte,
po t'i bjere ndonje infarkt Millosheviçit e, ne vend te tij,
te vije ndonje liberal, shqiptaret e Kosoves duhet te
lumturohen, se gjaku i tyre nuk shkoi kot! Pale po te
demokratizohet Serbia! Atehere, serbeve te demokratizuar nuk
do t'ua lejoje ndergjegjja demokratike qe te majmen edhe me
teper nga trojet autoktone shqiptare, me shfrytezimin e
punes se paguar thuajse gratis, nga kolonet josllave!
Udheheqesit e Kroacise s'e hengren shapin per sheqer te ketyre
fabulave te vellezerve Grim! Kroacia u akuzua edhe per te
kaluaren e saj si kolaboracioniste, perkundrejt serbeve
antifashistw; por ajo as qe e çau koken per mallkimet, u
tregoi berrylin serbeve dhe fitoi pavaresine. Sllovenia,
ndonese me lidhje sllavogjenetike me serbet, s'i duroi dot
ata mbi kurriz. Po keshtu u shkeput edhe Maqedonia e Bosnje-
Herzegovina. Vetem shqiptaret s'duhet te nderrojne kufijte!
Perse Evropa ishte entuziaste per shembjen e murit te
Berlinit, per te bashkuar gjermanet me gjermanet? Perse ishte
dakord ajo per shkeputjen e sllaveve nga sllavet dhe tani
na qenka sakrilegj shkeputja e shqiptareve nga sllavet?
Sepse kemi te bejme me ate Evrope qe, me krushkun rus ne
sofer, po sfidon edhe NATO- n per te nderprere bombardimet,
me qellim qe bandave te Arkanit t'u ngrihet morali dhe ta
vazhdojne etnocidin antishqiptar te patrazuar dhe pa tmerrin
qe i ka mberthyer, se do te pergjigjen per krimet e
perbindshme!
I keni pare vendet evropiane sesi i drejtojne armçet njeri-
tjetrit per nje ishull ne Egje e si nje vend i pavarur e
kompakt si Italia duhet te ndahet medysh, sipas Umberto
Bossit, meqe Veriu i pasur po flijohet per Jugun e varfer!
Sa per serbet e thjeshte (Nano:"Popujt jane viktima"), i kemi
pare keta njerez te "popullit" sesi jane te njezeshem ne
bisedat e te gjitha stacioneve televizive, ku
antishqiptarizmin e shprehin me urrejtje, duke thene se
shqiptaret jane larguar nga bombardimet e NATO-s (!), se
UÇK-ja ka bere krime dhe eshte terroriste (duke fshehur te
verteten qe UÇK-ja eshte pasoje e terrorit shteteror), se
serbet po vuajne nga bombardimet po aq sa shqiptaret, se
goditja e propagandes serbe nga ajri eshte antidemokratike,
etj.
Evropa ka te drejte te mos na konsideroje me prononcime si
ato te F. Nanos e T. Shehut. Le te bejne keta zoterinj nje
shetitje tek kampingjet dhe e marrin pergjigjen per
bashkejetesen me mire se nga ky shkrim.
Mund t'u pergjigjen me thekshem vajzat e perdhunuara; mund te
hane ndonje batute nga grate pa burra, femijet pa prinder,
familjet e pergjysmuara...
Atehere, ne emer te kujt flasin keta, per bashkejetese? Ne
emer te europianizimit qe do t'i simpatizonte si "politikane
te moderuar e me mend", per t'u dhene pushtet?!
Po gjermani Stefan Shvarc, drejtor i Institutit te Studimeve
ballkanike, qenka kunder BE-se? Ai ka thene:
"S'do te lejohet qe shqiptaret te mbeten nen Serbi. Ata e
kane paguar me gak lirine qe kerkojne. Tremije vite me pare,
kur ne vareshim neper peme, te paret e tyre, iliret, kishin
kulturen e tyre...".
Me europeiste se eurodeputeti Bernd Posselt jane keta
shqiptare? Personi i nderuar te cilit i permendem emrin ka
thene:
"Pavaresia e Kosoves eshte, tanime, e pashmangshme".
Mos t'u japim ketyre teoricieneve te bashkejetes edhe citate
nga Silvio Berluskoni, Vitorio Sgarbi e shume
shqiptardashesve te tjere. Por keta shkojne, si duket, me
mendesite e komunistit Kosuta!
Per ta mbyllur, e per t'u vene kapak absurditeteve te
bashkejeteses hipokrite, te shprehura gjithashtu me
hipokrizi, po citojme edhe akademikun serb antishqiptar
Sllobodan Samarxhiç, qe eshte i mendimit se bashkejetesa
ndermjet serbeve dhe shqiptareve, tashme, ka marre fund! Ne
kete prononcim serbi eshte me i sinqerte se te dy shqiptaret
tane, pavaresisht se e shtjellon teorine e tij me ndarjen e
Kosoves ne dy pjese, gje qe eshte e papranueshme edhe nga
shqiptaret, edhe nga komuniteti euroatlantik.

Gil.Bushati

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Kosova-Info-Line (Germany)"
http://www.kosova-info-line.de/
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu

0 new messages