KAPET NJE SASI E MADHE CIGARESH KONTRABANDE
SHKODER, 17 Tetor / ATSH-M. Malaj/.- Mbreme, ne oret e vona te
nates, forcat speciale te Ministrise se Brendeshme kapen nje
sasi te madhe cigaresh kontrabande ne fshatin Velipoje, 30 km
larg qytetit te Shkodres.
Nje anije i ishte afruar brigjeve te Velipojes dhe kishte
shkarkuar mallin kontrabande, por pas sinjalizimeve, forcat
policore shkuan ne vendngjarje duke kapur nje sasi te madhe malli
si dhe ndaluan dy shtetas jugosllave qe mendohet se mund te kene
lidhje me kontrabanden e cigareve.
Velipoja qe kur filluan trazirat e marsit ishte shnderruar ne
nje baze te kontrabandes se cigareve dhe te kalimit klandestin te
njerezve ne drejtim te brigjeve te Italise, ndaj ka me se 4 dite
qe akset rrugore, Shkoder-Velipoje dhe Velipoje Hani i Hotit jane
nen kontroll te forcave speciale te MB./kei
BEQIRI: ORGANIZATOR I INCIDENTIT ESHTE BERISHA
TIRANE, 17 Tetor /ATSH/-Idajet Beqiri kryetari i PUK, i
cili u godit para dy ditesh nga roje te liderit te PD-se Sali
Berisha, e akuzoi ate per krim politik.
Zoti Beqiri akuzoi liderin e PD-se si te vetmin organizator
te incidentit te ndodhur te merkuren ne daten 15 Tetor ne seline
e PUK-t.
"Kjo,-sqaroi ai, eshte shprehje e qarte e nje krimi te
organizuar me ekzekutore shoqeruesit e tij".
PUK shprehu indinjaten e saj te thelle ndaj ketij akti
tipik per politiken anti-shqiptare qe ka ndjekur e ndjek sipas
tij Sali Berisha dhe disa ekstremiste qe i shkojne per shtat
politikes se tij.
"Nuk jemi dhe nuk do te behemi kurre parti e ekstremeve, -
deklaroi te premten ne konferencen e tij te shtypit kryetari i
Partise se Unitetit Kombetar z. Idajet Beqiri.
Lideri i PUK-t i beri apel berthames pozitive te PD-se qe te
distancohet prej krimit.
Ai u beri thirrje te gjitha forcave politiko-shoqerore,
intelektuale progresiste, gjithe popullit shqiptar si dhe
pushtetit aktual qe doli nga zgjedhjet e lira te Qershorit 1997,
te jene pro shtetit ligjor se vetem keshtu mund te evitohet
perseritja e tragjedise qe solli aq viktima ne njerez, sa nuk
mundi t'i sillte as nje lufte edhe boterore.
/V.a/kei
REFORMISTET E PD: NE GJYQ KRYESIA E PD, ESHTE E PALIGJSHME
TIRANE, 17 Tetor /ATSH- Aurel Simoni/.- "Levizja
per reformimin e Partise Demokratike" do te kerkoje nga gjykata
shpalljen te paligjshme te kryesise aktuale te kesaj partie.
Kete e deklaroi te premten nje nga drejtuesit e "Levizjes",
Arben Meze.
Ish-deputeti Arben Meze, ne krye te nje grupi demokratesh,
i kishte kerkuar para pak ditesh ministrise se Drejtesise dhe
Komisionit te Verifikimit te Figurave te kontrolloheshin figurat
e kryesise se PD- se. Kryekomisioneri Bezhani u pergjigj dje, qe
kerkesa duhet te vije nga vete kryesia e PD- se.
Z. Meze tha se Kryetari i Komisionit kishte reaguar
ndaj kerkeses se reformisteve per verifikimin e figurave
te kryesise se PD-se, pasi kerkonte nga ajo (kryesia)
gjeneralitetet per te proceduar.
"Refuzimi i paraqitjes se gjeneraliteteve nga Sali Berisha
dhe kryesia e PD- se, vijoi Arben Meze, verteton perfundimisht
tezen qe ne kryesine e PD- se ka ish- agjente te Sigurimit te
Shtetit dhe te Sherbimeve te fshehta lindore".
"Levizja per reformim" po diskuton hapin ligjor per t'iu
drejtuar Gjykates me qellim nxjerrjen e prezences se
ish- bashkepunetoreve te Sigurimit ne kryesi te PD- se, shpalljen
e tyre si te perjashtuar nga PD- ja, ne baze te nenit 6 te
statutit (qe nuk lejon bashkepunetore te Sigurimit ne radhet e
partise) dhe shpalljen te paligjshme te te gjitha vendimeve te
marra nga personat e kryesise jo anetare te PD- se".
Arben Meze tha se deri sot jane mbi 2500 anetare te PD- se
qe kane firmosur "Thirrjen per reformim" dhe, se shpejti, do te
zhvillojne dhe aktivitete ne disa qytete te vendit.
/s.sh./kei
BASHKESIA NDERKOMBTARE VLERESON PAJTIMIN KOMBETAR NE SHQIPERI
-deklaron Vranicki-
ROME, 17 tetor/ATSH-Ilenja Mehilli/-Bashkesia nderkombetare
vleresoi me kenaqesi hapat e bera ne procesin e pajtimit kombetar
nga Shqiperia, pohoi te premten ne Konferencen e Romes per
Shqiperine i derguari i posazem, ish-kancelari austriak Franc
Vranicki.
Ai theksoi se "asistenca nderkombetare duhet pare e lidhur
me ngushte me pajtimin kombetar, normalizimin demokratik,
sigurine e brendshme dhe reabilitimin social dhe ekonomik te
vendit".
"Asistenca nderkombtare per Shqiperine mbeshtetet ne tre
shtylla kryesore: Qeverisja e mire e vendit, demokratizimi dhe
respektimi i te drejtave njerezore dhe ndertimi i institucioneve
demokratike, rindertimi dhe riperteritja e ekonomise dhe sigurimi
i rendit publik te brendshem", theksoi duke lexuar nje material
te paraqitur nga grupi i punes i Shqiperise, z. Vranitcki.
Duke pasqyruar materialin e grupit te punes, Vranicki
tha se OSBE-ja ka nevoje per nje forum te perhershem per te
ndjekur me mire dhe me nga afer zhvillimin e ngjarjeve ne
Shqiperi dhe per te shkembyer mendime me perfaqesuesit e vendeve
dhuruese./kei
QEVERIA NANO PO ECEN NE NJE RRUGE TE DREJTE
-deklaron Sekretari i Pergjithshem i OKB- se-
ROME, 17 Tetor/ATSH - I. Mehilli/.- Sekretari i Pergjitshem
i OKB-se eshte shprehur se qeveria Nano po ecen ne nje rruge te
drejte.
Kofi Anan e shpreh kete ne nje mesazh, drejtuar Konferences se
Ministrave te Jashtem, kushtuar Shqiperise, qe filloi te
premten ne Rome.
"Ajo (Shqiperia) e ka perqendruar punen e vet ne restaurimin e
ligjit dhe te rendit, si dhe ne rindertimin e sektoreve
ekonomike e financiare. Ne nje kohe te shkurter, qeveria ka
shenuar hapa te rendesishme perpara", thuhet me tej ne mesazhin e
lexuar nga drejtorja Ekzekutive e Programit Ushqimor, Katerina
Bertini.
Anan shprehet se sidoqofte situata politike ne Shqiperi
mbetet e pastabilizuar dhe e pasigurte.
Ai permend faktin se deri ne 30 shtatorin e kaluar, pas 6
javesh amnisti, u dorezuan vetem 45 mije arme, nga rreth 600 mije qe
duheshin mbledhur.
"Bashkepunimi i popullsise ishte minimal dhe Shqiperia
mbetet keshtu vendi me qytetare me te armatosur ne Europe",
vazhdon mesazhi.
"Ndihma nderkombetare do te vijoje te livrohet dhe do te beje
elementin thelbesor te rindertimit te vendit. Kjo kushtezohet
nga rezultatet e arrritura ne Shqiperi ne rrugen e pajtimit
kombetar, te reformave dhe te rehabilitimit te pergjithshem ne
vend", perfundon mesazhi i Sekretarit te Pergjithshem te OKB- se. /s.sh./kei
EKSPERTET E MBROJTJES TE FONDACIONIT "POPULLI" RREZIKOJNE NDJEKJE PENALE
TIRANE, 17 Tetor /ATSH-Manjola Hodo/. Ekspertet e
mbrojtjes se fondacionit Populli rrezikojne te ndiqen
penalisht per fyerje te trupit gjykues nese nuk do te paraqiten
ne seancen tjeter te gjyqit ndaj presidentit te ketij fondacioni
dhe bashkepunetoreve te tij.
Kryetari i trupit gjykues, Arjan Balliu e deklaroi kete ne
seancen e se premtes.
Gjyqi ndaj presidentit te fondacionit bamires "Populli",
Bashkim Driza dhe manaxhereve te tij u shty perseri, per shkak te
mosparaqitjes se 8 eksperteve te mbrojtjes.
"Ekspertet e prokurorise ishin 120 vete dhe punuan me
dokumentacionin e fondacionit per disa muaj keshtu edhe
eksperteve tane u nevojitet me shume se nje muaj kohe",
tha avokati i Drizes, Agim Tirana.
Fondacioni bamires "Populli" ka filluar veprimtarine e tij
te marrjes se parave me fajde ne prill te vitit 1996.
Gjykata e Tiranes ka firmosur urdherin e bllokimit te
aktivitetit te fondacionit me 16 Shkurt 1997.
Mbi Bashkim Drizen, Nuri Drizen dhe Adem aepelen rendon
akuza e vjedhjes me ane te mashtrimit, ndersa mbi Ardian Nakon e
Ramiz Hoxhen ajo e vjedhjes dhe e shperdorimit te detyres me
qellim perfitimi./kei
PERSONA TE PANJOHUR HEDHIN NE ERE TRE SHTYLLA TELEFONI
DELVINE, 17 Tetor/ATSH- Sh. Hajno/.- Persona te panjohur
hodhen ne ere mesnaten e kaluar tre shtylla betoni te linjes
telefonike kombetare, prane fshatit Kardhikaq, Delvine, Jug i
Shqiperise.
"Plasja e mbremshme e zoi ne 12 numrin e shtyllave te
demtuara", i tha ATSH- se drejtori i filialit te telekomit per
kete rreth, Dilaver Beqiri.
Fenomeni i demtimit te shtyllave me lende plasese e ka
zanafillen ne kohen e trazirave, me qellim per te marre hekurin e
per ta perdorur per konstruksione betoni.
Duke konfirmuar njoftimin e dhene nga ky filial, burime te
policise se rrethit, theksuan se, "autoret e kesaj vepre penale
duhet te jene banore te periferise se qytetit".
Vetem gjate muajve te fundit, ne linjen telefonike Sarande-
Skerfice- Ura e Kardhiqit jane shkaterruar rreth 2 mije shtylla
telefoni, gje qe ka nderprere nderlidhjen me kete rajon.
/s.sh./kei
______________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Council for the Defence of Human Rights and
Freedoms, Prishtina, Kosova"
http://www.albanian.com/kmdlnj/
______________________________________________________________________
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>> ALBANEWS Site of the Week <<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
! K O S O V A STUDENT PROTESTS '97 http://www.alb-net.com/ !
! Protests Against the Serbian Occupation of University Premises !
______________________________________________________________________
Opinions expressed/published on AlbaNews do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. AlbaNews does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.