Kesaj here po ju percjelli atyne qi kane deshire me lexue poezi disa
vargje te te ndjemit poet LUMJANE AGIM SPAHIUT.
KULLA E LUMES, 1912
"Gjith Evropa duhet ta dije,
lufton Luma per Shqipni;
Ky kral Pjetri po ban medet:
"Luma e kuqe m'faroi krejt|"
Mbi mua ju po shkelni rende-rende,
si asnjehere kush tjeter kemben s'e ka vene.
Brenda meje ndiej si nxihet e don te cahet guri,
te behet cope-cope.
Brinjet kercasin, lakohen si thupra
nga mijera kembe te huaja.
Kjo peshe e hatashme gjithe buje,
terbim reberuesish gjer ne cmenduri,
mbi vdekjen time te marshinte me mire,
se gjalli qenka shume veshtire.
I pashe djemte nga Qafe e Dules te vinin
helm e vrere e pa goje,
po thashe ditkan gje per fundin e botes
(me lehte se humbjen kete besova).
Ta dija keshtu do qepja qefinin,
ne ujerat e mi te vetvarrosesha.
Tash per gjithcka eshte vone...
Shtrengoj rropullite e mia, ha veten me dhembe
e me duket mes nofullave ju mbaj, ju copetoj
koke e kembe.
Dhe mendoj se patjeter nje dite, nje ore
poshte meje do kaloni pa fryme
copetuar nga malet me bore,
nen kembet e mia te shtrire...
Vetem keshtu duroj te paren shtypje
qe kur me ngriten bijte te lidh dy brigje,
(brigjet qe ju doni te m'i ndani)
dhe s'nxjerr as ze, as klithme;
vec pikellimin gjeme shkulma-shkulma nis per udhe,
kembeve te maleve te perplas kushtrim
qe ju te mbyteni ne tmerrin tim.
Me kushtrimin tone t'ju bejme cope-cope
e nga gjaku, nen mua c'rrjedh, ngjyre te nderroje...
___________________________________________________________________
Lexuesa te dashtun,
Vargjet e siperme kane te bajne me ngjarjen historike: LUFTEN E LUMES ne
vjetin 1912. Serbet u versulen per ta pushtue Lumen gjate vjeshtes se
vjetit 1912. Populli i Lumes u pergatit per kundersulm. Te gjithe burra
e gra, me kosa e me sopata, me kmesa e me latoshe, me fturq e me cka
kane munde kane luftue kundra ushtrise serbe. Per fat te mire, ato dite
bjen nji shi i madh. Lumi i Lumes, dy drinat i Bardh e i Zivi (qi mbledhen
tog ne Kukes), Sheja mbushen plot me uje. Rrunat binin gur, brena, lisa,
gjedhena, e cmos prej bjeshkes se Gjallices a prej bjeshkeve tjera, si te
Pikellimes e prej bjeshkeve te Kolesjanit. Me nji ane lumjanet tue luftue
me e me nji ane SHEJA e LUMA (lumej keto) e dy drinat qi pengojshin daljen
e ushtrise per ne drejtim te Zhurit (e Prizrenit) shkaktoi qi te jesin
12 mije serb ne rrafshe te LUMES.
THE POPULLI Kendoi:
"Sheja e Luma kullojne gjak
po i thone Drinit na ndohmo pak,"...
dhe
"Gjith Evropa duhet ta dije,
lufton Luma per Shqipni;
Ky kral Pjetri po ban medet:
'Luma e kuqe m'faroi krejt!'"...
dhe
"Kolesjani shtatedhete shpi
s duron zgjedhe
s duron robni"...
dhe
"Djemte e Lumes hic s kan dert,
kah nji lufte e bajne per vjet,
lufte me krala e lufte me mbret"...
"Lufte me krala e lufte me mbret" se jo shum gjate Luma kishte ba lufte
te ashper edhe kundra turqve. Xhavit Pasha qi pat hy e ne Kosove i qe
drejtue edhe LUmes (Luma -krahine e KOSOVES) me dhete tabore e e pat djege.
Mithat Gashi
_____________________________________________________________________
Opinions expressed/published on ALBANIAN do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions.
Lexuesa te dashtun,
Disa lajme te shkurta dhe disa komente
1. U zbulue e u kap grupi terrorist ne Shqipni.
SImbas lajmeve, u zbuelue edhe u kapen disa persona qi bajshin pjese
ne grupin terrorist ne Shqipni qi akuzohen per vjedhje, vrasje, e
per hedhjen e bombes ne Tirane. Ky grup, gjithashtu vrau Bujar
Kaloshin, shefin e Drejtorise s burgjeve te Shqipnise, nji shqiptare
me prejardhje te shqueme nacionaliste i cili kishte linde ne kampet
e perqendrimin komunist dhe ishte rrite po ne ato kampe.
Ky grup terrorist i paska rrajet te te bijte e nomenklatures
KOMUNISTE. Dhanderri i Enver Hoxhes, Kelmend Teki Koloneci akuzohet
si kryesori i ketij grupi.
2. E DJATHTA FITOI ZGJEDHJET LOKALE NE SHKODER.
Grupi i djathte, i perbame prej partise se Ballit Kombetar edhe Legalitetit,
fitoi zgjedhjet lokale ne Shkoder. Kjo asht nji hap drejt pluralizmit te
vertete. Shkodra, e njohun gjithnji si qendra e inteligjences shqiptare,
ka zgjedhe te DJATHTEN qi asht shque per aktivitetet komtare.
3. Federata Pan SHqiptare, VATRA, mbajti KUVENDIN e saj.
Federata Pan SHqiptare Vatra, organizate ma e vjeter shqiptare,
e krijueme prej Faik Konices edhe Fan Nolit, dy shqiptare te shquem,
mbajti KUvendin te shtunen me 2 nandor. Shum miq e dashamire te Vatres e
pershneten Kuvendin. NDer ta pershneten edhe Ambasador Lubjin Dilja dhe
i perndershmi Haxhi Iman Isa HOxha. Si kryetar i ri i Vatres u rizgjodh
Agim Karagjozi, i cili asht aktivist i Vatres per ma se 30-te vjete.
Vatra, gjithashtu nxjerre gazeten DIELLI qi asht gazeta ma e vjeter
ne boten shqiptare e cila ka dale pa u ndale per ma se 80 vjete.
Mithat Gashi
----------
mithat gashi
maria angela minchilli Email:minc...@spacelink.msfc.nasa.gov