-------> Want to help the people of Kosova?? <-------
"Vendlindja Thërret"/"Homeland Calls"
United States: Phone: 1-718-563-7083
For bank accounts around the world visit:
http://www.alb-net.com/kosovahelp/fight.htm
_____________________________________________________________________
KOSOVAPRESS
Agjencia Shteterore Informative
Lajmet ditore date 6 Maj 1999
-------------------------------
. QEVERIA E PËRKOHSHME E KOSOVËS
Deklaratë
Pasi u infromuam për kalimin e z. Rugova, kryetar i Lidhjes Demokratike
të Kosovës dhe familjes së tij nga Beogradi në Itali, Qeveria e Kosovës,
vlerëson nevojë të ngutshme që ai tashmë lirshëm
të sqarojë pozicionin e tij politik, pas shumë deklaratave e
veprimeve të dyshimta.
Qeveria e Përkohshme e Kosovës pret që z. Rugova të vazhdojë
t’i përmbahet programit politik e kombëtar të partisë së tij
dhe të Lëvizjes sonë Kombëtare e Demokratike.
Qeveria shfrytëzon rastin t’i bëjë thirrje edhe njëherë LDK-së, që në
pajtim me marrëveshjen e 23 shkurtit të arritur në Rambuje, nënshkrues i
të cilës është edhe kryetari i saj, të participoj në Qeverinë e Re të
Kosovës dhe të ndikoi te z. Bukoshi të sillet konform marrëveshjes.
Qeveria e Përkohshme e Kosovës, tërheq vërejtjen dhe kërkon që në këto
qaste shumë delikate dhe vendimtare që po kalon Kosova, të sillet dhe të
veprojë në përputhshmëri me interesat historike të Kosovës dhe me
përgjegjësi qytetare, politike e kombëtare të kontribuoi për realizimin
e objektivave të popullit tonë dhe të bashkësisë ndërkombëtare në
Kosovë.
Çdo veprim arbitrar i kujdoqoftë nuk do të ketë asnjë vlerë dhe i tillë
do të hudhet poshtë me përbuzje.
Kosovë, 06. 05. 1999
Kryeministri
Hashim Thaçi
=================================================================
Forcat serbe evidentojnë popullatën civile shqiptare
Rahovec, 6 maj (Kosovapress)
Gjendja e popullatës në fshatrat e Anadrinit është shumë e vështirë.
Forcat serbe kanë filluar regjistrimin e popullsisë. Qytetarët janë të
obliguar të lajmërohen në çdo dy orë, në komandat e forcave serbe.
Robërit (250) shqiptar, në fshatin Drenoc, tani janë liruar por edhe ata
obligohen të lajmërohen çdo dy orë, në komandën e forcave serbe. në
fshatrat Ratkoc, Potoçan, Zoqishtë etj, forcat serbe kanë evidencuar,
gjithashtu, të gjitha familjet shqiptare dhe nuk guxon të shtohet e as
të pakësohet numri i tyre.
Në anën tjetër, çdo ditë kalojnë konvoje të vogla të popullatës civile
përgjatë magjistralës Gjakovë-Prizren, në drejtim të Shqipërisë.
Armiku është pozicionuar dhe përqendruar në Hoqë të Madhe, në Zoqishtë,
në Krushë të Madhe, në Has dhe në fshatrat për rreth, pastaj në Potoqan
të Poshtëm, në Senoc e në Pastasel.
Bisedë me Dr. Fadil Bekën Shef i Sektorit të
Shëndetsisë të UÇK-së
Maj (Kosovapress)
Në një spital të improvizuar, takuam Dr. Fadil Bekën mjek specialist dhe
shef i sektorit të shëndetsisë të UÇK-së, me të cilin bëmë këtë bisedë:
- Kosovapress: Çfarë është gjendja shëndetsore e popullatës sonë në
kushtet e luftës e të terrorit serb?
- Dr. Beka: Gjendja shëndetsore e popullatës, për shkak të kushteve të
rënda të jetesës, është katastrofike.
- Kosovapress: Cilat janë sëmundjet më të shpeshta që paraqitën te
popullata e zhvendosur?
- Dr. Beka: Për shkak të mungesës së ujit higjenik, të ushqimit kalorik
e mënyrës së jetesës në natyrë, sëmundjet më të shpeshta janë,
barkqitjet, vjelljet, sëmundjet e draftit tretës, sëmundjet infektive,
hepatiti, kolli i keq, tuberkulozi etj. Veçanërisht janë të rrezikuara
foshnjet dhe fëmijët, për shkak të dehidrimit- humbjeve të lëngjeve,
mungesës së vitaminave etj. Janë të rrezikuar edhe të sëmurët kronik,
gratë shtatëzëna etj.
- Kosovapress: Cilat janë pasojat e drejtpërdrejta nga lufta?
- Dr. Beka: Të gjitha këto janë pasoja nga lufta, por kemi edhe numër të
madhë të plagosurëve, qoftë nga granatimet e mitralimet civile, qoftë
nga masakrat që i bëjnë forcat serbe.
- Kosovapress: A është paraqitur uria te popullsia e zhvendosur?
- Dr. Beka: Mungesa e ushqimit shprehet zakonisht në gjendjën
shëndetsore të përsonit. Mungojnë ushqime për fëmijë, ushqimet kalorike,
por edhe ushqimet në përgjithësi. Ka edhe raste të vdekjeve nga uria.
Për shkak të urisë njerëzit nuk mund të lëvizin, shprehet nervozizëm,
kokëdhëmbje etj. Është koha të shpallet katastrofa humanitare, nga e
cila po pëson popullata jonë.
- Kosovapress: Cilat janë sot kushtet e mjekimit të sëmurëve e të të
plagosurëve?
- Dr. Beka: Furnizimi me barëra është bllokuar fare. Mungojnë edhe
mjekët sidomos specialist si dhe personeli tjetër shëndetsor. Nuk ka
aparatura sanitare të mjaftueshme.
- Kosovapress: Çfarë mesazhi do të kishit për kolegët tuaj që sot nuk
janë në mesin e popullit të tyre?
- Dr. Beka: Atyre do tu bëja thirrje që të kthehen sa më parë dhe të
vijnë këtu në mesin e popullit që po vuan aq shumë. Të këthehen sot o
kurrë, sepse populli ka nevojë shumë të madhe për ndihmën e tyre.
- Kosovapress: Sa është numri i mjekëve që është i angazhuar për ta
ndihmuar popullin sot?
- Dr. Beka: Nuk ka numër të mjaftuar, madje ky numër për fat të keq
është mjaftë simbolik, kurse nevojat janë shumë të mëdha, e gjendja
është alarmante.
- Kosovapress: Çka do të thoshit, për mjekët dhe përsenolin e angazhuar?
- Dr. Beka: Në emër të Sektorit për Shëndetsi të UÇK-së, atyre u
shprehim mirënjohje, jo vetëm për angazhim maksimal profesional, por
edhe për
sakrifica mbinjerëzore.
- Kosovapress: Po organizatatë humanitare a mund të ndihmojnë në këto
kushte të luftës?
- Dr. Beka: Ato janë bllokuar nga forcat serbe dhe nuk lejohet kurfarë
ndihme për popullsinë shqiptare. Mirëpo organizatat humanitare e
profesionale mjeksore të botës, duhet të gjejnë mënyra për ta furnizuar
dhe ndihmuar popullsinë shqiptare që po jeton në katastrofë. Thërrasim
me këtë rast Komesariatin e Lartë për Refugjatë të KB, Komitetin
Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq, Mjekët pa Kufijë, Mjekët e Botës,
Farmaceutët pa Kufijë etj, që ta ngrisin zërin dhe ta ndihmojnë popullin
shqiptarë sa më parë që është e mundur sepse koha nuk pret.
Konkluzionet e G-8:
Ndalja e menjëhershme e dhunës dhe represionit në Kosovë
Bon, 6 maj (Kosovapress)
Ministrat e jashtëm të G-8 adoptuan principet e përgjithshme, lidhur me
zgjidhjen politike të krizës së Kosovës, me sa vijon;
-ndalja e menjëhershme e dhunës dhe represionit në Kosovë;
-tërheqja nga Kosova e forcave policore, ushtarake dhe paramilitare
serbe;
-vendosja në Kosovë e një prezence efektikive ndërkombëtare civile dhe
të sigurisë, të adoptuar nga OKB-ja, e aftë për të garantuar arritjen e
objektivave të përbashkëta;
-Krijimi i një administrimi të përkohshëm për Kosovën, i vendosur nga
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, për të siguruar kushtet për jetë nomrale
dhe në paqe për të gjithë banorët në Kosovë;
-Kthimi i sigurtë dhe i lirë i të gjithë personave të zhvendosur dhe
hyrja organizatave humanitare në Kosovë;
-Një proces politik drejtë krijimit një baze për marrëveshtje të
përkohshme politike e cila do të krijonte një vetëqeverisje
substanciale, duke pasur plotësisht parasysh marrëveshtjen e Rambujesë
dhe principet e sovranitetit dhe integritetit territorial të RFJ-së dhe
të shteteve të tjera të regjionit dhe demilitarizimin e UÇK-së.
- Qasje për zhvillimet ekonomike dhe stabilitetit të regjonit në krizë;
1. Me qëllim të aplikimit të këtyre principeve ministrat e G-8 kanë
ngarkuar drejtorët e tyre politik që të pregatisin elementet për një
rezolutë të KS të OKB-së;
2. Drejtorët politik do të bëjnë një projekt për hapat e mëtutjeshëm
drejtë zgjidhjesë politike për krizën e Kosovës;
3. Kryesia e G-8 do të njohtoi qeverinë e Kinës për rezultatet e takimit
të
sotëm.
Ibrahim Rugova ka kërkuar prezencën e një force
ndërkombëtare në Kosovë, me NATO-n dhe shtetet e tjera
Romë, 6 maj (Kosovapress)
Pas shkuarjesë së papritur të Ibrahim Rugovës, nga Beogradi në Romë,
sot, ai ka mbajtur një konferencë për shtyp. Agjensitë Rojters dhe AFP
njoftojnë se I. Rugova, ka kërkuar prezencën e nji force ndërkombëtare,
ku do të mirrnin pjesë NATO-ja dhe vendet e tjera, si kusht për kthimin
e të deportuarëve shqiptarë nga Kosova.
Reuters, shkruan se Rugova në konferencën e sotme për shtyp ka thënë:
"Një kusht i qartë dhe esencial për kthimin e refugjatëve është një
forcë ndërkombëtare, në Kosovë, përfshirë NATO-n dhe shtetet e tjera, si
dhe tërheqja e forcave serbe"
Agjensia franceze e shtypit (AFP) shkruan:
"Duhet instaluar në Kosovë, një forcë ndërkombëtare, një forcë të
NATO-s dhe të vendeve të tjera dhe tërheqjen e forcave serbe"
"Gjëja e parë është për të krijuar sigurinë në Kosovë"
"Duhet një forcë ndërkombëtare e paqës në Kosovë, kjo është një kusht
esencial për të krijuar siguri për shqiptarët, të cilët e kanë lëshuar
Kosovën, por edhe për serbët"
Ai, ka sqaruar se ka " dalur nga Kosova për t'u takuar me
bashkëpunëtorët, për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës"
"Gjatë qëndrimit tim në Kosovë, kam pasur kontakte me autoritetet e
Beogradit, kemi diskutuar për një proces, për të gjetur një zgjidhje
politike e për të krijuar një klimë të besimit"
"Unë përfaqësoj të zgjedhurin e kosovarëve. Përfaqësoj popullin
kosovar, por në të gjitha shoqëritë pluraliste, ka divergjenca".
Në zonën kufitare u vranë 17 militarë serbë
Junik, 6 maj (Kosovapress)
Luftimet nuk kanë pushuar as gjatë tërë natës së kaluar përgjatë vijës
ku veprojnë njësitë e grupit të tretë operativ të UÇK-së. Në ballafqim
me grupet e fundit të forcave serbe, u arrit që ato të detyrohen t’i
lëshojnë përfundimisht pozicionet e tyre luftarake.
Gjatë këtyre luftimeve forcat serbe pësuan humbje në njerëz dhe në
teknikë luftarake. U arrit të konfiskohet në bazat e këtyre njësive,
materiale të ndryshme për lidhje të xhenios dhe në armatim. Vlen të
përmendet veprimi heroik i Jonuz Zejnullahut, nga Vitia i cili arriti të
dëpërtojë në bunkerin e armikut, duke ia hedhur bombatë brenda dhe duke
e shkatërruar atë.
Në luftimet e mbrëmshme dhe të sotme, armikut i janë vrarë 17 pjestarë
dhe shumë të tjerë janë plagosur, ndërsa në radhët e UÇK-së ka rënë një
dëshmorë dhe shtatë luftëtarë janë plagosur.
Armikut, gjithashtu, i është shkatërruar një automjet ushtarak në të
cilin ndodheshin oficerë të UJ-së.
Rusia i afrohet qëndrimeve të NATO-s për Kosovën
Bon, 6 maj (Kosovapress)
Në takimin e mbajtur në Bon , sot ministrat e jashtëm të shtatë shtetëve
më të industrializuara dhe Rusia janë pajtuar, për një strategji të
përbashkët, për zjidhjen e krizës së Kosovës. Disa burime perëndimore
thonë se Rusia është duke iu afruar, me qëndrimet të shteteve anëtare të
NATO-s sidomos, lidhur me nevojën ë prezencës ushtarake ndërkombëtare në
Kosovë.
Në pikat e miratuara në takimin e Bonit, është arritur pajtimi me
Rusinë, për prezencë civile ndërkombëtare dhe të forcave të sigurisë, me
pajtimin e OKB-së. Zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea, nji ditë më parë
lidhur me këtë kërkesë të NATO-s pat deklaruar se "principet e pesë
kërkesave të alenacës janë të padiskutueshme, dhe se rreth tyre NATO-ja
nuk do të bëjë kompromis me Milosheviçin, por modalitetet e tyre mund të
jenë fleksibile".
Takimi i Bonit, midis shtatë shteteve më të industrializuara dhe Rusisë,
nuk ka pasur ndryshime në principet e pesë kërkesave dhe qëndrimet
NATO-s.
Lidhur me prezencën ndërkombëtare është përdorur një gjuhë pak më e
butë. Sipas zyrtarëve të NATO-s, pesë kërkesat e shteteve anëtare ndaj
"RFJ-së" mbeten po ato të mëparshmet.
Një zyrtar perëndimor ka thënë, se zgjidhja e krizës së Kosovës, do të
duhet të përfshijë zhvillime të më tutjeshme të pesë kërkesave të bëra
ndaj "RFJ-së" nga ana e NATO-s dhe se grupi i tetë shteteve ka ndërmend
që të kërkoi sa më shpejtë që është e mundur nji rezolutë të OKB-së me
qëllim të sjelljesë së paqës.
Gjatë ofensivës së fundit serbe, mbi 20 civilë të ekzekutuar
Podjevë, 6 maj (Kosovapress)
Lëvizje të forcave serbe, ka pasur edhe sot në fshatrat Teneshdoll,
Vranidoll dhe Rimanishtë. Gjendja e popullsisë civile është mase
alarmante. Ajo po përjeton katastrofën humanitare. Dhjetra fëmijë e të
moshuar kanë vdekur nga uria, por edhe nga mungesa e mjeteve higjenike
dhe e barërave.
Njësitë e Brigadës 152, gjatë pastrimit të terrenit, rreth Qafës së
Kaqanollit dje dhe sot kanë gjetur mbi 20 përsona të ekzekutuar, të
gjithë civil,
identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Dyshohet se numri i të
ekzekutuarëve dhe i të masakruarëve, të jetë edhe më i madhë.
Forcat kriminale serbe, gjatë kësaj ofensive të shfrenuar nuk kanë
kursyer asgjë. Pos ekzekutimeve dhe masakrimeve, ata kanë djegur edhe
dhjetra shtëpi të shqiptarëve.
Armiku u detyrua të ndërrojë pozicionin
Gllogoc, 6 maj (Kosovapress)
Dje, një njësit i Brigadës 121 „Kumanova", ka ndërmarrë një aksion të
sukseshëm në pjesën e fshatit Krizharekë, komuna e Gllogocit, me ç’rast
armikut i janë shkaktuar humbje në njerëz. Goditja është bërë mbi një
grumbull serbë të përbërë prej rreth 15 vetash.
Poashtu dje rreth orës 19°°, një njësit tjetër i kësaj brigade, ka
ndërmarrë aksion nga vendi i quajtur „Quka" dhe armikut i kanë vrarë
disa militarë, si rrjedhojë e drejtëpërdrejtë e këtyre sulmeve forcat
serbe sot janë tërhequr në pozicione të tjera, në periferi të fshatit
Krizharekë.
Dëshmi për një varrezë masive
Gllogoc, 6 maj (Kosovapress)
Sipas një dëshmitari i cili ka shpëtuar nga pushkatimi, emëri i të cilit
nuk publikohet për shkaqe sigurie, në trekëndshin e fshatrave
Gllanasellë-Dobroshec-Çikatovë e Vjetër, të vendi i quajtur
„Shavarinatë", është një varrezë masive, ku janë të varrosur 42 përsona.
Dëshmitari, vet ka qenë i lënduar me thikë në qafë dhe ka shpëtuar kur
mbi të janë hudhur të vrarët e tjerë. Ishte tërhequr pasi kufomatë
bashkë me të ishin hedhur në një bazen uji, në vendin e gërmuar nga
nxjerrja e xehes, te vendi „Shavarinatë", në Çikatovë të Vjetër.
Përsonat e vrarë me 2 maj, janë zënë në fshatin Verboc të komunës së
Gllogocit dhe bashkë me të tjerët, ajnë dërguar në xhaminë e Qirezit.
Nga turma prej 176 vetave janë zgjedhur 42, kryesisht të rinjë, të cilët
janë ngarkuar në një kamion dhe janë dërguar te „Shavarinatë", ku janë
ekzekutuar. As për fatin e të tjerëve, nuk dihet gjë.
Më 3 maj, u zu edhe një grup, prej 25 meshkujve, të rinjë e të vjetër,
civil të pa armatosur, nga lagja Dobraj e Vërbocit. Nga këta dihet se
kanë ikur dy përsona, kurse për 23 të tjerët nuk dihet gjë.
Forcat policore dhe ushtarake serbe në Klinë strehohen në
shtëpinë e shqiptarëve dhe mbajnë së paku 100 qytetarë
Klinë, 6 maj (Kosovapress)
Qytetarët e Klinës, janë dëbuar tërësisht nga shtëpitë e tyre me 28
mars. Forcat serbe, ato policore dhe ushtarake, kanë ndërruar strehimet
e tyre dhe janë vendosur nëpër shtëpitë e banorëve shqiptarë. Të
deportuarit nga
Klina, që kanë arritur në Shqipëri dhe IRJM, kanë njoftuar, për djegie
shtëpish, vrasje individuale dhe masive në hyrje të Klinës, në fshatin
Perlina, përballë ndërtesës së ndërmarrjes „Mirusha", në anën tjetër të
rrugës, buzë lumit Drini i Bardhë.
Një pjesë e popullatës së Klinës, e zhvendosur së pari në fshatrat
Kralan dhe Këpuz, është sjellur përseri me dhunë në qytetin e Klinës dhe
tani, gjatë natës, përdoret për mburojë ndaj sulmeve ajrore të NATO-s,
ndërsa ditën detyrohet që të kryejnë punë të rënda fizike, për qëllime
ushtarake.
Rreth 100 civilë shqiptarë ndodhën në shtëpinë e Nebi Dushit, në rrugën
„Ganimete Tërbeshi", nr 9.
Supozohet se peng shqiptarë, ka edhe në lokalet e Shtëpisë së Shëndetit
në Klinë dhe në shtëinë trekatëshe të Ramë Zenelëve, në anën tjetër të
rrugës.
Pjesa e qytetit të Klinës, që nga rruga „Eduard kardeli", rrugët në
krahun e majtë të sajë, deri në rrugën „Ali Këlmendi", sipas të
dëportuarëve, është e mbushur me policë dhe ushtarë serbë.
Forca serbe ka edhe në rrugë të tjera të pjesëve të tjera të qytetit.
Në rrugën „Emin Duraku", poashtu në rrugën kryesore të Klinës, ku pas
dëbimit të familjeve shqiptare, janë instaluar familjet serbe.
Shtabi i forcave serbe, për regjionin e Klinës, në krye me Voja
Zajiçin, është i vendosur në hyrje të qytetit të Klinës, në shtëpinë
trekatëshe të Brahim Deskut (tek ura e lumit Klina).
D E M A N T i Grupit të tretë Operativ (forcat komando
"DELTA"), të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Dukagjin, 06.05 (Kosovapress)
Për hirë të informimit të drejtë të opinionit publik, komanda e Forcave
Komando "Delta" e sheh të arsyeshme të demantoj shkrimin e paraqitur në
gazetën "Albania" në numrin e saj 102. (1084), të datës 04.05.1999. Në
këtë numër në faqen e saj të parë ftohen lexuesit të lexojnë intervistën
ekskluzive me komandantin e Forcave Komando "Delta" Afrim Shurecin
"Leopardi". Kjo intervistë gjendet në faqen e tretë të këtij numri e
cila është e përmbushur me plotë fantazi dhe të pavërteta dhe njëherit,
e paautorizuar nga komanda e të përmendurit. Lidhur më këtë bëjmë këtë
demant: Nuk është e vërtetë se i ashtuquajturi "Leopardi" është
komandant i forcave speciale "Delta Forcë", për një arësye, ngase nuk
ekziston njësi e këtij tipi, me këtë emër. Ekzistojnë Forcat Komando
"Delta", komandant i të cilave është Anton Quni. I emëruari ka qenë
instruktor për stërvitje
kondicionale në këtë njësi, çka do të thot se nuk e ka gradën major e as
që ka ndonjë njohuri ushtarake. I përmenduri nuk ka marrë pjesë në
operacionin për çlirimin e Kosharës andaj, si i tillë as që mund të jap
kurrëfar informate sa i përket mënyrës së zhvillimit të këtij
operacioni. Eshtë marri që një person, kushdo qoftë ai, të thot se
operacioni i Kosharës ka pasë rëndësi për kthimin e moralit tek ushtarët
apo besimin e popullit në Grupin e tretë Operativ. Morali tek ushtarët
tanë gjithnjë ka qenë në nivel të lartë dhe vetëm një moral i tillë ka
mundë të sjellë deri tek një fitore kaq madhështore. Sa i përket besimit
të popullit- populli asnjëherë nuk e ka
humbur besimin tek njësitë e Grupit të tretë Operativ. Përveç të
pavërtetave që janë aq të tejdukshme, kjo intervistë është edhe përplotë
me kundërthënie, dhe personi në fjalë e përgënjeshtron disa herë
vetveten.
Kështu, në një pjesë të kësaj interviste ai thot se "... Forcat komando
i përkasin një vije vertikale dhe marrin urdhëra sipas hierarkisë së
ushtrisë.
Janë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes të qeverisë së Kosovës..." Po
të ishte e vërtetë se i përmenduri i bindet hierarkisë ushtarake,
atëherë nuk do të ishte paraqitur me gradë dhe detyrë e cila nuk është e
vetja. Në anën tjetër ai thotë se forcat komando janë nën Ministrinë e
Mbrojtjes, përderisa ai vet, si ministër të mbrojtjes e njeh në të
vërtetë ndihmësin e Ministrit të Mbrojtjës të Qeverisë së Përkohshme për
ndërlidhje dhe komunikacion. Si instruktor i stërvitjeve kondicionale,
Afrim Shureci nuk ka mund ta njoh as
formacionin e Grupit të tretë Operativ, andaj ai e përgënjeshtron
vetveten dhe herë thot se Forcat Komando janë në kuadër të GO-3 e herë
thot se janë nën komandën direkte të Ministrisë së Mbrojtjes. Pa hyrë
mëtutje në problematikën e kësaj interviste, lusim autorët e saj,
redaksinë e gazetës "Albania" dhe të gjithë gazetarët dhe redaksitë
tjera, që për hirë të paraqitjes së denjë të realitetit dhe luftës sonë
çlirimtare dhe për hirë të informimit të drejtë të lexuesve të vet, këtë
ta bëjnë në nivel dhe mënyrë të duhur, d.m.th. nga vija e frontit, ku do
të mund të marrin informata të dorës së parë nga komandantët e vërtetë
të luftës, e jo të bëjnë biseda dhe intervista në mesin e Tiranës me
persona të dorës së tretë, në stilin e gazetarisë sharlatane.
Komandanti i Forcave Komando "Delta":
Anton Quni
U vranë dy militarë dhe u konfiskue një kamion ushtarak serb
Deçan, 6 maj (Kosovapress)
Dje, pas dite dhe sot, në mes të Llugaxhisë dhe Jabllanicës së
Dushkajës, janë zhvilluar luftime në mes të njësive të UÇK-së dhe
forcave terroriste serbe.
Njësitë e UÇK-së kanë vrarë dy policë dhe kanë marrë një kamion
ushtarak të tyre.
Forcat ushtarako-policore serbe, kohëve të fundit janë shëndrruar më
tepër në banda plaçkitëse të shfrenuara pa komandë dhe pa kontrollë.
Lidhjet e tyre me qendrat e tyre i kanë pothuajse të shkëputura.
Edhe sot po vazhdon djegja e qytetit të Pejës
Pejë, 6 maj (Kosovapress)
Edhe sot forcat terroriste serbe, janë duke e djegur qytetin e Pejës.
Djegia ka filluar para një jave dhe çdo ditë flaka u vëhet 20-30
shtëpive të këtij qyteti. Më parë nga shtëpitë plaçkitet plotësisht
pasuria, që ka mbetur e pambrojtur sepse popullata për të shpëtuar nga
terrori serb, u detyrua të largohet nëpër fshatra apo jashtë Kosove.
Thirrje për pjesëmarrje në protestë
6 maj (Kosovapress)
Në thirrje të shumë organizatave dhe shoqërive të ndryshme françeze si
dhe të Komitetit Kosova, të shoqatës « Solidariteti Francë –Bosnje »,
Shoqatës së studenteve shqiptarë në Francë, Shoqatës së Shqiptarëve të
Francës etj. do të mbahet një protestë në Paris, të shtunën, me 8 maj,
në orën 15 në Sheshin Panthéon.
Në këtë manifestim do të kërkohet që menjëherë të dërgohen trupat
tokësore të Nato-së në Kosovë, të dërgohen ndihma në ushqim dhe ilaqe
për popullatën civile, që ka mbetur në Kosovë, si dhe të jipet ndihmë në
armatim luftëtarëve të rezistencës kosovare.
____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "KOHA Ditore"
http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu