Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

lajme:\07atsh02

26 views
Skip to first unread message

ata

unread,
May 7, 1999, 3:00:00 AM5/7/99
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/
Kosovapress http://www.kosovapress.com/
US Information Agency http://www.usia.gov/kosovo/
KOSOVA-INFO http://www.kosovainfo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
_____________________________________________________________________

-------> Want to help the people of Kosova?? <-------

KHAO (Kosova Humanitarian Aid Organization)
URL: http://www.khao.org/
United States: Phone: 1-714-892-7283
Fax: 1-714-898-0740
_____________________________________________________________________

Trupat spanjolle pergatisin ngritjen e nje kampingu te ri ne
Hamallaj te Durresit

TIRANE, 7 Maj/ATSH-Enkelejda Koraqi/.- Kontigjenti ushtarak
spanjoll i dislokuar ne Shqiperi, i cili eshte ne perberje te
misionit AFOR te forcave te NATO-s, eshte duke kontribuar ne
ngritjen e nje kampingu per te ardhurit nga Kosova.
Efektivi yne, i cili mberriti ne Durres ne 25 prill me
anijet e marines ushtarake, ka si mision ndihmen humanitare ndaj
popullsise kosovare te ardhur ne Shqiperi, tha per ATSH-ne
shefi i zyres se informacionit per trupat spanjolle, Manuel
Rodriguez.
Misioni yne humanitar, theksoi ai, perfshihet ne ndihmen qe
qeveria spanjolle ka vene ne dispozicion per ngritjen e kampingut
ne fshatin Hamallaj te Durresit. Aktualisht, kontigjenti spanjoll i
perbere prej 400 ushtaresh, eshte duke punuar per ndertimin e
kampingut me nje kapacitet prej 5 000 personash. Deri tani eshte
punuar per instalimin e pjeses ushtarake dhe krijimin e pavioneve
mjekesore, qe do t'u vijne ne ndihme refugjateve dhe popullsise
se zones perreth. Qe ne momentet e para, shpjegon Rodriguez,
shefi i trupave spanjolle Fernando Sanchez Lafuente, ka
kontaktuar me autoritetet lokale te prefektures se Durresit per
te koordinuar dhe bashkepunuar ngushtesisht me ta ne ngritjen e
kampingut.
Ne perberje te kontigjentit spanjoll eshte perfshire nje
grup i sherbimit shendetesor prej 80 vetesh, ne personelin e te
cileve punojne nje kirurg, nje gjinekolog, dy pediater, nje
traumatolog dhe nje farmacist. Njekohesisht, ne kete kontigjent
eshte perfshire edhe nje grup inxhinieresh, te ngarkuar me punen
per ndertimin e kampit te refugjateve. Ky grup eshte i
specializuar ne misione te emergjences civile si, pastrimin e
ujit, elektrifikimin e zones, kanalizimin e ujrave, rregullimin e
terrenit etj.
Kampingu i Hamallajt, tha Rodriguez, eshte i perbere prej
grupe zadrash, ku zdo grup do te permbaje rreth 400 persona
dhe ne zdo zader do te strehohen 12 vete. Grupi i pare i te
ardhurve, shton ai, do te jete gati per t'u pritur nga mesi i
muajit maj.
Ne bashkepunim me trupat spanjolle, per kujdesin e
refugjateve, jane perfshire edhe organizata humanitare, te cilat
do te kontribuojne qe ne momentin e pare te hyrjes ne kamping te
te ardhurve nga Kosova.
/A.KE/

Opozita: Rugova mbetet pjese e politikes ne Kosove

TIRANE, 7 Maj /ATSH-A. Haxhiu/ - Parti politike te opozites
shqiptare, kane komentuar largimin nga Kosova te kreut te Lidhjes
Demokratike te Kosoves, Ibrahim Rugova dhe mberritjen e tij ne
Itali.
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, pasi
pershendeti daljen e Rugoves ne Europe, vleresoi veprimtarine e
deritanishme te Rugoves per nderkombetarizimin e problemit te
Kosoves.
"Ai ishte i pari qe kerkoi firmosjen e Marreveshjes se
Rambujese, tha Berisha i cili shprehu me pas besimin se Rugova se
bashku me faktoret e tjere politike dhe ushtarake do te ndihmojne
ne zgjidhjen e drejte te problemit te Kosoves".
Njekohesisht edhe kryetari i Partise Republikane Fatmir
Mediu, u shpreh se Rugova mbetet pjese e politikes, pasi
qendrimet e meparshme te tij kane ndihmuar ne zhvillimin e
proceseve politike qe kane te bejne me te ardhmen dhe statusin e
Kosoves.
Por, lideri republikan shtoi se me veprimet e fundit Rugova
ka dale jashte pergjegjesise se tij si drejtues dhe Presidenti i
Republikes se Kosoves, pasi pervez tij ne Kosove ka faktore shume
te ndjeshem, qofte politike qofte ushtarake, te cilet percaktojne ne
menyre logjike se si do te jete e ardhmja e vendit te tyre.
Po ashtu, Mediu shpreson se, Rugova pas gjithe asaj qe ka
ndodhur, duhet te kete nje moment reflektimi per te marre ato
pozicione qe i takojne si pjese e politikes se Kosoves.
Lideri politik i Kosoves, Ibrahim Rugova mberriti te
merkuren ne Itali, pas nje kerkese qe ai i kishte bere me pare
Milloshevizit per largimin e tij nga Jugosllavia. Gjate qendrimit te
tij ne Kosove ai pati zhvilluar takime me Milloshevizin dhe
drejtues te larte te RFJ-se, te cilat ngjallen polemika te shumta
brenda faktorit politik dhe ushtarak ne Kosove dhe jashte saj.
/y.pa/


Aleatet e PD-se do te rishikojne qendrimin e tyre ne parlament

TIRANE, 7 Maj/ATSH- A. Haxhiu/.- Partite aleate te Partise
Demokratike, te grupuara ne formacionin politik "Bashkimi per
Demokraci" deklaruan te premten se do te rishikonin qendrimin e
tyre ne Parlament.
Kryetari i Bashkimit Liberaldemokrat, Teodor Lazo, tha se
ne rast se merrej nje vendim per t'i hequr mandatin deputeteve te
PD-se, te cilen e cilesoi si nje shkelje fragrante e demokracise
dhe e statusit te deputetit, atehere edhe keto parti do te
bojkotonin parlamantin.
Njekohesisht ata denoncuan gjate konferences se sotme edhe
procesin kunder kryetarit te Partise levizja e legalitetit Ekerem
Spahia, i akuzuar per pjesemarrje ne ngjarjet e 14 shtatorit
te vitit te kaluar, duke e cilesuar kete proces si nje perpjekje
per destabilizim te situates.
Sipas Kushtetutes ne rast se deputetet e Partise
Demokratike nuk do te rikthehen deri ne fund te majit ne
Parlament, atehere atyre do t'u hiqet mandati i deputetit.
/y.pa/


Energji: Vihet ne pune nenstacioni elektrik i Tiranes

Tirane, 7 Maj /ATSH, A.Lila/ - U inaugurua te premten ne
mesdite nenstacioni i ri elektrik ne qender te Tiranes, i cili
pritet te sjelle nje permiresim te ndjeshem me furnizim te
energjise elektrike per banoret e Kryeqytetit. Ngritja e ketij
nenstacioni u arrit me ane te nje financimi te Qeverise Italiane
prej 7 miliard liretash. Ne ceremonine e inaugurimit merrte pjese
edhe Zv/kryeministri Ilir Meta.
"Ky nenstacion do te permiresoje furnizimin me
energji elektrike ne te gjithe Tiranen edhe per periudhen e
dimrit", tha drejtori i KESH-it, Alfred Paloka.
Nenstacioni eshte ndertuar provizorisht mbi toke dhe do te
funksionoje keshtu per nje periudhe 2 vjezare, e me pas do te
behet me instalime te nendheshme.
Ky nenstacion u ndertua nga kompania Italiane ENEL, per
nje kohe rekord prej 3 muaj.

Vendburimet Cakran-Mollaj dhe Ballsh-Hekal do te mbahen ne pune
nga Albpetroli

-Drejtuesit e kompanise Kitari Oil, jane larguar pa njoftim
paraprak-

Tirane, 7 Maj /ATSH, Manjola Pupa/ - Vendburimet e zonave
nafte dhe gaz mbajtese Cakran-Mollaj dhe Ballsh-Hekal ne
Shqiperine e mesme do te mbahen ne pune nga kompania Albetrol,
ka vendosur me ane te nje urdheri ministri i Ekonomise
Publike dhe Privatizimit, Ylli Bufi. Keto vendburime ne baze te
marreveshjes Hidrokarbure lidhur midis Sh.A Albpetrol dhe
kompanise australiane Kitari Oil, per Zhvillimin dhe Prodhimin e
Hidrokarbureve miratuar edhe nga Keshilli i Ministrave, eshte
caktuar Kitari Oil si operator i zbatimit te kesaj marreveshje.
Por gjate periudhes se zbatimit te Marreveshjes, ne
kryerjen e operacioneve hidrokarbure ne zonen e kontrates jane
konstatuar shkelje te perseritura te Licence Marreveshjes
Hidrokarbure nga ana e operatorit si ne permisimin e detyrimeve
kontraktuale, ne dorezimin ne Albpetrol te raporteve mujore dhe
te prodhimit, ne mungesen e pergjegjesise dhe predispozicionit
per zgjidhjen e nje sere problemesh te mbetura ne diskutim midis
paleve per nje kohe te gjate. Njekohesisht disa here jane krijuar
situata te humbjes se kontrollit mbi vendburimet, zka perben nje
rrezik mjaft serioz per keto te fundit. "Ne te njejten kohe ka
pasur nderpreje te njeaneshme te pajustifikuara te Operacioneve
te Hidrokarbureve ne Zonen e Kontrates, zka jane ne kundershtim
flagrant me praktiken e mire te industrise nderkombetare te
naftes", njoftojne burime nga dikasteri i Ekonomise dhe
Privatizimit"
Ne kushtet kur Drejtori i Projektit eshte larguar nga
Shqiperia pa njoftim paraprak dhe punonjesit e tij kane braktisur
punen ne zonen e kontrates, qe pervez demit ekonomik per shtetin
Shqiptar dhe vete palet ne marreveshjen Hidrokarbure, cenon rende
krahas aspekteve te reja inxhinierike, edhe sigurine e metejshme
te vendburimeve dhe cenojne interesat e shtetit Shqiptar,
Ministri Bufi urdheroi "caktimin e Sh.A, Albpetrol per kryerjen e
menaxhimit te Operacioneve Hidrokarbure ne zbatim te Marrveshjes
Hidrokarbure miratuar nga Qeveria Shqipatre, atribut qe do ta
kete deri ne eleminimin e mangesive dhe shkeljeve nga Kitari Oil
Shqiptar dhe zgjidhjen e mosmarrveshjeve.
Ky urdher sipas burimeve nga ky dikaster do te kete fuqi
deri ne daljen e nje akti tjeter juridik

Institucionet zyrtare pengojne evidentimin e te punesuarve

VLORE, 7 maj/ATSH-Harilla Kozi/.- Institucione zyrtare
lokale e ndermarrje shteterore te rrethit te Vlores "pengojne"
evidentimin e sakte te te punesuarve ne kete rreth. Kjo eshte
bere e ditur te premten ne nje konference shtypi nga drejtori i
Zyres se Punesimit, Sejmen Gjokoli.
Sipas tij, subjekte te tilla sikunder gjykata e rrethit,
keshilli i rrethit, ndermarrja elektrike, rajoni hekurudhor,
vajgursjellesi, dega e karburantit si edhe komunat, nuk kane
paraqitur listat emerore te te punesuarve, detyre kjo e
parashikuar nga ligji, por edhe e kerkuar zyrtarisht nga ana e
zyres se punesimit. Kjo per Gjokolin eshte nje arsye me shume qe
ky institucion te mos arrije te ndertoje nje skeme te sakte te
punesimit ne Vlore krahas shmangieve nga ky detyrim ligjor i
dhjetra subjekteve private, te cilat nuk bejne deklarimet e te
punesuarve per arsye te shmangies nga detyrimet fiskale. Per
kete, kreu i zyres se punesimit ka sjelle disa shembuj te tjere,
nder te cilet sektorin e aktivitetit detar privat, ku ne
peshkarexhat jane te punesuar 150 vete dhe ne tre tragete 70
persona qytetare vlonjate.
"Hartimi i sakte i skemave te punesimit eshte nje nga
detyrat paresore te Zyres se Punesimit, gje qe lehteson mjaft
edhe procesin e shperndarjes se ndihmes ekonomike ne baze te
vendimit nr.10 dt.14.1.1999 te Keshillit te Ministrave "Per
ndihmen ekonomike"", ka nenvizuar Gjokoli.
Aktualisht, ne rrethin e Vlores ka 12 700 te papune,
shifer kjo rreth 8 per qind me e ulet krahasuar me fillimin e
muajit janar te nje viti me pare.
/A.KE/

Programi Boteror i Ushqimit mban peshen kryesore ne ndihmat per
kosovaret ne Fier

FIER, 7 maj/ATSH-Harilla Kozi/.- Programi Boteror i
Ushqimit i OKB-se WFP, mban peshen kryesore ne ndihmat e
akorduara per te ardhurit nga Kosova ne prefekturen e Fierit.
Kjo eshte konfirmuar per ATSH-ne nga sekretari i pergjithshem i
kesaj prefekture, Ilir Dano, i cili ka vene ne dukje se ndihma e
shumanshme e akorduar nga ky organizem i njohur ka bere qe te
zgjidhen ne kohe problemet e ushqimit te te ardhurve nga Kosova
qysh ne ditet e para te mberritjes se tyre ne Fier.
Sipas Danos, pritet qe edhe ne ditet e ardhshme WFP-ja te
mbetet donatorja kryesore ne sjelljen e ushqimeve dhe sendeve te
tjera te nevojshme per nje jetese normale te te ardhurve nga
Kosova neper kampingjet e ngritura per ta ne rajonin qe
administron prefektura. Per kete eshte hartuar edhe nje program
konkret per akordimin e ndihmave qe do te jepen kryesisht per
kosovaret qe strehohen ne vendqendrimet e perqendruara, apo per
kampingjet e reja qe priten te ndertohen gjate diteve te
ardhshme.
WFP-ja, tha Dano, pasohet ne aktivitetin e saj bamires edhe
nga organizma te tjera humanitare, sikunder "Kafod", "Karitas",
PNUD-i etj.
Nje dite me pare, ne ministrine e Bujqesise e Ushqimit
eshte nenshkruar nje marreveshje midis qeverise shqiptare dhe
WFP-se, qe i hap rrugen asistences se metejshme nga Programi
Boteror i Ushqimit dhe zbatimit te projekteve te zhvillimit dhe
veprimeve emergjente bamirese ne Shqiperi.
/A.KE/

Komisionerja e Larte e Bashkimit Evropian, Ema Bonino, viziton
kosovaret ne Shkoder

SHKODER, 7 maj/ATSH-M. Malja/. - Komisionerja e Larte e
Bashkimit Evropian, Ema Bonino, vizitoi diten e premte te
ardhurit nga Kosova ne qytetin e Shkodres.
Znj. Bonino, e shoqeruar nga kryetari i Njesise se
Menaxhimit te Ndihmave, Kastriot Islami dhe prefekti i Shkodres,
Jetmir Shpuza, vizitoi dy qendrat e pritjes te te ardhurve ne
fabriken e duhan-cigares dhe ne kampingun e ndertuar nga qeveria
austriake ne fshatin Shtoj, rreth 4 km. larg qytetit. Ne te dyja
keto qendra jane sistemuar rreth 6 mije kosovare.
Gjate bashkebisedimit me kosovaret e akomoduar ne keto
qendra, ajo tha se po behen te gjitha perpjekjet per zgjidhjen sa
me pare te zeshtje se Kosoves dhe kthimin ne trojet e tyre.
Aktualisht, ne rrethin e Shkodres jane sistemuar 30.000
kosovare, prej te cileve 18 mije ne 8 qendrat e pritjes, ndersa
pjesa tjeter ne shtepite shkodrane.
Eshte hera e dyte qe Ema Bonino viziton te ardhurit nga
Kosova ne Shqiperi.
Ajo erdhi sot nga Mali i Zi, ku ne piken doganore te Hanit
te Hotit u prit nga autoritetet me te larta te pushtetit lokal.
/A.KE/


Futboll: Bylis hyn ne luften per titullin kampion
- Partizani- Bylis 1-2

TIRANE, 7 Maj/ATSH- Besnik Meta/.- Diten e premte, me
takimin Partizani - Bylis kane nisur takimet e rradhes per
kampionatin e 60-te kombetar te futbollit.
Ne kete takim, skuadra ballshiote, nen drejtimin e
trajnerit Dedja, ka arritur te fitoje me rezultatin 2-1, nje
rezultat ky qe arrin ta mbaje ende skuadren e Bylisit ne korsine
e luftes per titullin kampion.
Siz u shpreh edhe trajneri i Bylisit, Hysen Dedja, lufta per
titull do te vendoset ne takimin qe do te zhvillohet te shtunen
ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" midis Tiranes dhe Vllaznise.
Megjithate, theksoi ai, Bylisi tashme meriton te jete nje skuader qe
per momentin mund te quhet elite e futbollit shqiptar.
/A.KE/


Unioni financiar hap dege te reja ne Tirane,Kavaje dhe Pogradec

Tirane, 7 Maj /ATSH, A.Lila/ - Agjencia private e
transfertave, Unioni Financiar e ka zgjeruar aktivitetin, duke
hapur dege te reja, ne Tirane, Kavaje dhe Pogradec. Krahas deges
ekzistuese ne Tirane, me rritjen e numrit te te ardhurve nga
Kosova, u be i nevojshem hapja e ketyre degeve te reja per
kryerjen e shpejte te transfertave ne valute nga jashte vendit
dhe anasjelltas.
Keto dege u hapen ne pergjigje te kerkesave gjithnje e ne
rritje te klienteve per kryerjen e transfertave. Volumi i punes
ne Kavaje dhe Pogradec ka qene i larte, kjo per faktin se ne keto
qytete jane vendosur kampe te sistemimit te kosovareve.
Aktualisht Unioni Financiar ofron sherbimet e tij ne 9
rrethe te vendit si ne Tirane, Durres, Korze, Berat, Fier, Vlore,
Kavaje,Pogradec etj.
Qe nga fillimi i shpernguljes ne mase te kosovareve nga
trojet e tyre, transfertat e Western Union jane rritur 50%,
pohojne drejtuesit e saj.
Kompania Western Union eshte me e madhja ne bote,me nje
rrjet prej 55 mije agjencish te perhapura ne te pese kontinentet
me reputacion per lehtesine, shpejtesine dhe sigurine e kryerjes
se dergesave te parave .Kjo kompani sherben aktualisht ne me
shume se 165 vende .

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Kosova-Info-Line (Germany)"
http://www.kosova-info-line.de/
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu

0 new messages