Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

poezi

34 views
Skip to first unread message

Hajro Cini

unread,
Apr 30, 1996, 3:00:00 AM4/30/96
to

------------------------------------------------------------------------
<***> A L B A N I A N - Tue, 30 Apr 1996 23:26:52 GMT-05 <***>
------------------------------------------------------------------------

Te nderuar anetare te listes!
Kur isha vjet ne Shqiperi me ra ne dore nje botim i vitit 1917 i VATRES
ne te cilen ishte edhe nje poezi e Nolit. Une e pelqeva shume ate dhe e
kopjova qe ta kisha me vete. Kisha mese 10 muaj qe e kisha humbur dhe per fat
sot e gjeta ne nje pale libri. Eshte nje manifest qe ka vlere te vecante
per mua me prag te udhetimit tim per atdhe. Po e postoj kete poezi ne
liste me shprese se kjo do t'ju kenaqe te gjithve:

JEPNI PER NENEN

C'thote ajo e ve e gjore,
Mbretereshe pa kurore,
Faqe-cjerre, lesh-leshuar,
Shpirt e zemer perveluar,
Gjysme e vdekur: " O shqiptare,
Nenes mos ja beni varre".

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Qan e lutet nene e mjere,
Kerkon vatren edhe ndere,
Do lirin' e saj dhe mbrene,
Sic e pat me Skenderbene,
Bijt' e beses therret prane,
Kur i thirri dhe si vane?

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Cilet jane ata tirane,
Qe te prene e qe te vrane?
Qe te therne bij e bija,
Dhe tu nxi tu mbyll shtepia?
Derdhni plumba o shqiptare,
Gjakun nenes per te marre.

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Cilet bij te tradhetuan?
Dhe te ndoqne dhe te shuan?
Dhe te lane o shkab' e ngrate,
Pa fole, pa zogj, pa shpate?
Keta qena o shoke i mbytni,
Mbushni gjyle qe t'i shtypni.

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Sa kerkon e sa te duhen?
Burrat nga detyra s'druhen,
Trimi i mire do t'te jape,
Sot me vrap e neser prape.
Hidhni, Hidhni tok dollare,
Te mos mbetemi te share.

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Do te ndihim pa kursyer,
Per ty, nena jone e vyer,
Qe me drit' e nder te thuresh,
Dhe me bijt' e tu te mburresh.
Cila nene lyp parane?
Cilet bij me shpirt s'i dhane?

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Arme dhe fisheke mblidhni,
QESEN edhe SHPIRTIN hidhni,
Per lirine per mbretin* tone,
Sot,pa neser eshte vone,
Jepni, nenen te shpetoni,
Komb' e vatra te ndertoni.

Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.


* mbretin* Kjo vjershe eshte botuar me 1917 keshtu qe une mendoj se Fan
Noli aludon per princ Vidin dhe eshte shume e qarte se nuk ka te bej me
Ahmet Zogun.

PS. me 3 maj nisem per atdhe dhe me kete rast deshiroj qe nese ndonje
anetar i listes do te jete atje ta takoj.
Mund te me kontaktoni ne telefon (545) 3304 Elbasan.
Me nderime,
Hajro Cini

+-------------------------------------------------------------------+
| ALBANIAN Discussion List ALBA...@ubvm.cc.buffalo.edu |
| ftp:ubvm.cc.buffalo.edu/albanian Usenet:bit.listserv.albanian |
+-------------------------------------------------------------------+
| To signoff from ALBANIAN e-mail to: list...@ubvm.cc.buffalo.edu |
| In the body of the message include: SIGNOFF ALBANIAN |
+-------------------------------------------------------------------+

0 new messages