Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

Komunikate nga UPSUP

4 views
Skip to first unread message

Students Independent Union of the University of Prishtina

unread,
Mar 7, 1998, 3:00:00 AM3/7/98
to

____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
--------------------------------------------------------------------
********************************************************************
! STOP the Serb State Terrorism on Innocent Civilians !
! Kosova Crisis Center http://www.alb-net.com/html/kcc.html !
! KOSOVA Information Center http://www.kosova.com/ !
! Koha Ditore http://www.koha.net/ !
!------------------------------------------------------------------!
! Will the UN, US, EU and the World allow another Bosnia? !
********************************************************************

UNIVERSITETI I PRISHTINËS
UNIONI I PAVARUR I STUDENTËVE

Tel&Fax: ++381 38 33 843
e-mail: up...@albanian.com

Prishtinë, 06 mars 1998
KOMUNIKATË

Për shkak të terrorit dhe masakrave që po i bëjnë forcat policore dhe
ushtarake të regjimit serb ndaj popullatës civile shqiptare tani më jo
vetëm në Drenicë, por edhe në vise të tjera të Kosovës;
Për shkak se popullit shqiptar të Kosovës po i kanoset rreziku me
përmasa të paparashikueshme nga makineria ushtarake serbe, gjë që do të
rezultojë në një luftë të gjithmbarshme e cila asesi nuk do të
lokalizohet vetëm në Kosovë por do ta përfshijë tërë rajonin;
Për shkak se Shqipëria është unike dhe e gatshme ta ndihmojë Kosovën, e
poashtu edhe shqiptarët në Maqedoni, diasporë e gjetiu, kurse subjekti
politik në Kosovë është i shkapërderdhur dhe i paorganizuar si mos më
keq;
Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës fton:
Presidentin e Republikës së Kosovës Ibrahim Rugovën, Qeverinë e
Republikës së Kosovës si dhe institucionet e tjera të Republikës së
Kosovës, që urgjentisht të formojnë Shtabin Qendror të Krizës me qëllim
që të koordinohemi, bashkërenditemi dhe ta shfrytëzojmë unitetin e
krijuar të popullit shqiptar për të vepruar ashtu siç duhet në këtë
moment të rëndësishëm historik jo vetëm për ditët e sotme por edhe për
ardhmërinë e popullit tonë.
Në të kundërtën Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të
Prishtinës do të konsiderojë se organet dhe institucionet e
lartëpërmendura të Republikës së Kosovës nuk janë duke i ndihmuar dhe
shërbyer popullit në situatën në të cilën ndodhet ai sot.

UPSUP

--
-----------------------------------------------------------------
SIUUP - STUDENTS INDEPENDENT UNION OF THE UNIVERSITY OF PRISHTINA
e-mail: up...@albanian.com Tel&Fax: ++381 38 33 843
***************************************************************
* >> Students' Protests in Kosova: http://www.alb-net.com << *
* >> University of Prishtina page: http://www.uni-pr.edu << *
***************************************************************
-----------------------------------------------------------------

____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu

Students Independent Union of the University of Prishtina

unread,
Mar 10, 1998, 3:00:00 AM3/10/98
to

____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
********************************************************************
********************************************************************
**
* *
* STOP MASSACRES, ETHNIC CLEANSING, GENOCIDE, RAPES STOP *
* *
* STOP the Serb State Terrorism on Innocent Civilians *
* *
* KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html *
* KOSOVA Information Center http://www.kosova.com/ *
* Koha Ditore (Prishtina) http://www.koha.net/ *
* Kosova Info Line (Germany) http://www.dardania.com/kosova-info/ *
*------------------------------------------------------------------*
* Will the UN, US, EU and the World allow another Bosnia? *
**
********************************************************************

UNIVERSITETI I PRISHTINËS
UNIONI I PAVARUR I STUDENTËVE

Tel&Fax: ++381 38 33 843
e-mail: up...@albanian.com

Prishtinë, 10 mars 1998

KOMUNIKATË

Sot në Zyrën Amerikane në Prishtinë udhëheqës të UPSUP-së në përbërje:
Bujar Dugolli, Driton Lajçi, Albin Kurti dhe Ardian Kastrati u takuan me
z. Robert Gelbard, i dërguari special i Presidentit Klinton për çështje
të Ballkanit. Fillimisht z. Gelbard dënoi ashpër dhunën të cilën forcat
policoro-ushtarake serbe e ushtruan ndaj popullatës së pafajshme të
Drenicës, duke i siguruar studentët se këtë ia ka bërë me dije edhe
kryetarit serb Millosheviq, në takimin e mbrëmshëm, gjatë së cilit atë e
ka bërë përgjegjës kryesor për masakrën në Drenicë.
Duke iu qasur me një interesim të shtuar mbledhjes së Grupit të
Kontaktit të mbajtur dje në Londër, Gelbard iu tha studentëve se masat
të cilat dje u nxorrën nga ky takim për të sanksionuar autoritetet serbe
ishin kryesisht rezultat i angazhimit të SHBA-ve dhe presionit që zonja
Albright i bëri homologëve të saj evropian për të kuptuar problemin si
duhet. Pastaj vazhdoi diplomati amerikan ideja për formimin e një grupi
të mjekëve ngqa OSBE-ja, i cili do të bënte ekzaminimin e kufomave të
masakruara në Drenicë, është ide të cilën e hodhi diplomacia amerikane.
Poashtu, tha Gelbard, pas provave të cilat do të dëshmonin masakrën në
civilë, do të kërkojmë që ata kriminelë t'i përgjigjen Tribunalit të
Hagës. Përkundër të gjitha këtyre masave ndëshkuese ndaj autoriteteve
serbe, vazhdoi Gelbard, jam skeptik se ka kushte për fillimin e
dialogut, i cili do të shpiente në zgjidhjen e problemit pa konfrontime.
Për këtë, tha ai, fajtor kryesor e bëjë udhëheqjen politike të Kosovës
në krye me dr. Rugovën, e cila duke qenë shumë pasive po krijon një
vakuum në këtë aspekt. Kryetari i UPSUP-së Bujar Dugolli e informoi
diplomatin amerikan mbi aktivitetin e organizatës studentore, si dhe
rrugën paqësore të cilën ajo ende e preferon për zgjidhjen e problemit
pa dhunë, nënkuptohet duke qenë shumë më aktiv, siç është organizimi i
protestave paqësore gjithëpopullore me kërkesa për paqe kundër dhunës
dhe luftës. Aktualisht, vazhdoi Dugolli, ne duhet të angazhohemi më
shumë për ndaljen e luftës dhe masakrave se sa për kërkesat tona të
mëhershme për arsim. Në fund z. Robert Gelbard tha se falë angazhimit
tonë, autoritetet e Beogradit do t'i presin sanksione edhe më të ashpra
nëse nga ana e tyre nuk do të ketë hapa konkretë në përmirësimin e
situatës, si dhe shtoi ai se Beogradi tani më e ka të qartë qëndrimin
tonë ndaj çështjes së Kosovës.


Shërbimi për informim

Students Independent Union of the University of Prishtina

unread,
Mar 12, 1998, 3:00:00 AM3/12/98
to

____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________

********************************************************************
**
* *
* STOP MASSACRES, ETHNIC CLEANSING, GENOCIDE, RAPES STOP *
* *
* STOP the Serb State Terrorism on Innocent Civilians *
* *
* KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html *
* KOSOVA Information Center http://www.kosova.com/ *
* Koha Ditore (Prishtina) http://www.koha.net/ *
* Kosova Info Line (Germany) http://www.dardania.com/kosova-info/ *
*------------------------------------------------------------------*
* Will the UN, US, EU and the World allow another Bosnia? *
**
********************************************************************

UNIVERSITETI I PRISHTINËS
UNIONI I PAVARUR I STUDENTËVE

Tel&Fax: ++381 38 33 843
e-mail: up...@albanian.com

Prishtinë, 12 mars 1998

KOMUNIKATË

Për protestat e paralajmëruara për datën 13 mars 1998, Unioni i Pavarur
i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, sot në një mbledhje
konsultative së bashku me partitë politike të Kosovës, me Bashkimin e
Sindikatave të Pavarura të Kosovës si dhe me Këshillin për Mbrojtjen e
të Drejtave dhe Lirive të Njeriut vendosi që nesër në Prishtinë, në
orën 15:00 të mbahet një tubim protestues në lagjen e Dragodanit.
Me këtë rast ftohen qytetarët që gjatë këtij tubimi protestues të jenë
të qetë, paqësor dhe dinjitoz. Motoja e këtij tubimi do të jetë: Për
paqe kundër dhunës, luftës dhe terrorit serb.

UPSUP

Students Independent Union of the University of Prishtina

unread,
Mar 13, 1998, 3:00:00 AM3/13/98
to

____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
********************************************************************
**
* *
* STOP MASSACRES, ETHNIC CLEANSING, GENOCIDE, RAPES STOP *
* *
* STOP the Serb State Terrorism on Innocent Civilians *
* *
* KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html *
* KOSOVA Information Center http://www.kosova.com/ *
* Koha Ditore (Prishtina) http://www.koha.net/ *
* Kosova Info Line (Germany) http://www.dardania.com/kosova-info/ *
*------------------------------------------------------------------*
* Will the UN, US, EU and the World allow another Bosnia? *
**
********************************************************************

UNIVERSITETI I PRISHTINËS
UNIONI I PAVARUR I STUDENTËVE

Tel&Fax: ++381 38 33 843
e-mail: up...@albanian.com

Prishtinë, 13 mars 1998


KOMUNIKATË

Sot, më 13 mars 1998, në Prishtinë u mbajt tubimi protestues paqësor me
moton: Për paqe, kundër dhunës, luftës dhe terrorit serb. Ky tubim
protestues ishte dinjitoz, masiv dhe i organizuar mirë. Ai pati një
porosi të fuqishme dhe të qartë si për regjimin serb poashtu edhe për
opinionin dhe faktorin ndërkombëtar.
Me anën e parollave dhe brohoritjeve: "Liri - Demokraci", "Liri, Paqe,
Pavarësi", "Jemi nën terror - E jo terroristë", "Evropë - Ne jemi
Evropë", "Fitore - Në rrugë paqësore", "Policia serbe - Jashtë Kosovës"
dhe "Stop terrorit serb" si dhe me vendosmërinë dhe qëndrimin dinjitoz,
populli shqiptar i Kosovës edhe një herë dëshmoi se është i papërkulur,
i pathyeshëm dhe unik në rrugën e tij paqësore për t'i realizuar
qëllimet e veta madhore kombëtare.
Me këtë rast Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të
Prishtinës, partitë politike, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të
Kosovës dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut,
u shprehin mirënjohje, pjesëmarrësve të tubimit të sotëm protestues, dhe
e inkurajojnë gjithë popullin në vazhdimin e rrugës së filluar që
medoemos do të na shpie në liri dhe pavarësi.

0 new messages