Bashkepunim i frytshem i Ministrise se Rendit me Misionin MAPE
TIRANE, 17 Dhjetor/ATSH- Urim Bajrami/.- Bashkepunimi i
forcave shqiptare te rendit me Misionin MAPE ka qene i frytshem.
Keshtu bene te ditur te enjten per ATSH-ne, burime nga Zyra e
Shtypit prane Ministrise se Rendit Publik.
Puna e Misionit MAPE filloi ne baze te analizes se bere,
nga misioni fakt-mbledhes, ne pranveren e vitit 1997 dhe
drejtimet kryesore te tij kane qene keshillimi dhe trainimi.
Seksioni i keshillimit, ne bashkepunim me Ministrine e
Rendit, mori pjese ne hartimin e nje plani strategjik per
policine shqiptare. Ai u ndertua sipas nje programi afat-mesem
teper efikas. Me vone u bene perpjekje te ndryshme, per ngritjen
e nje zyre efikase te Marredhenieve me Publikun, aktualisht Zyra
e Shtypit, e cila do te kete si detyre specifike dhenien e
informacionit te paanshem per ndryshimet ne proceduren e punes
dhe menyren e te menduarit.
Nisur nga detyra e rendesishme per vendosjen e stabilitetit
ne Shqiperi, mbeshtetje e vezante eshte dhene ne ndryshimin e
strukturave per Forcat e Nderhyrjes se Shpejte dhe Forcat
Speciale.
Ne kuadrin e ketyre ndryshimeve, kohet e fundit u hartua
"Projekti per percaktimin e se ardhmes se policise shqiptare".
Nder te tjera, qellimi i ketij projekti eshte te beje
ristrukturimin e policise shqiptare, bazuar ne qellimin e
pergjithshem te ndertimit te nje policie me parametra te vendeve
europiane perendimore.
Keshillimi logjistik, qe ne fillesat e Misionit MAPE, ka
konsistuar ne realizimin e projekteve te ndryshme, te financuara
nga Programi PHARE. Nje prej ketyre projekteve eshte realizuar.
Ajo eshte Qendra e Trainimit e Tiranes. Ndersa disa
nga projektet e tjera, te cilet jane ne proces, jane
te lidhura me keshillimet
mbi uniformat, mjetet, qendrat e trainimit etj.
Struktura e seksionit te trainimit perbehet nga Qendra e
Trainimit e Tiranes dhe e Durresit.
Programet e trainimit ne Tirane jane ndare ne dy pjese
kryesore; njohurite e pergjithshme baze te policise dhe trainimi
i specializuar, per llojet e ndryshme te specialiteteve te
forcave te policise.
Qellimi i kesaj strukture eshte qe ne mbarim te procesit
trainues, forcat e policise te jene te specializuara ne llojet e
ndryshme te aktivitetit te tyre. Deri tani seksioni i Durresit ka
trainuar vetem nje klase. Ne nje kohe te afert, bazuar ne nje
kurs pilot prej 8 javesh, do te ndertohet nje lloj i ri trainimi
jo vetem ne keto dy qendra trainuese, por edhe ne baze.
Hapi i pare, qe prej fillimit te Misionit MAPE, ishte
vleresimi i situates se logjistikes dhe personelit. Specialiste
te misionit kane vizituar vazhdimisht drejtori dhe komisariate
te ndryshme te vendit dhe te gjitha rezultatet jane te dokumentuara.
Faza e dyte e misionit ishte operacionale dhe kishte si
qellim, vleresimin e nevojave urgjente dhe evidentimin e
subjekteve, qe kane te bejne me trainimin dhe keshillimin.
Ndersa ne fazen e trete u operua ne baze te rezultateve te trainimit te
kryer dhe konsistoi ne trainimin 8 javor te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte.
Trainimi arriti te shtrihet ne te gjitha njesite e
policise se vendit ne fazen e fundit te misionit.
Ne te ardhmen, Ministria e Rendit Publik ne bashkepunim te
ngushte me Misionin MAPE, do te ndertojne nje plan strategjik ne
lidhje me nevojat aktuale te prezantuara nga dikasteri dhe do te
perqendrohet perseri ne keshillime e trainime, vezanerisht ne
Drejtorite e Prefekturave.
Misioni MAPE do te vazhdoje te mbeshtese policine shqiptare
edhe ne te ardhmen. Kete e konfirmoi vete Sekretari i
Pergjithshem i Bashkimit Europian Perendimor, Jose Cutileiro, me
viziten e tij me te fundit ne vendin tone, e cila ishte nje
vizite ne kuader te te gjithe rajonit.
/A.KE/
86 police te vrare ne krye te detyres gjate tre viteve te fundit
TIRANE, 17 Dhjetor/ATSH- Urim Bajrami/.- 86 police te vrare
gjate tre viteve te fundit. Kjo eshte shifra e publikuar te
enjten, nga Zyra e Shtypit prane Ministrise se Rendit Publik.
Sipas kesaj zyre, policia shqiptare eshte e angazhuar
totalisht ne luften e saj per vendosjen e rendit dhe te qetesise
publike. Por gjate viteve te fundit, ka patur mjaft raste te
vrasjes se punonjesve te policise. Keshtu, statistikat tregojne
se ne vitin 1996 jane vrare tre police dhe plagosur nje. Viti
1997, viti i trazirave, rregjistron numrin me te madh te policeve
te vrare e te plagosur; 65 police te vrare dhe 25 te plagosur,
ndersa viti qe po mbyllim ka rregjistruar 18 police te vrare dhe
3 te plagosur.
Duke pare shifrat, verehet nje rritje e madhe e numrit te
policeve te vrare ne krye te detyres. Si shkaqe kryesore mendohet
te jene 600.000 armet qe ndodhen ende ne duart e popullates, pas
grabitjeve qe u bene ne depot e armeve ne marsin e vitit te
kaluar, apo mungesat e theksuara ne kompletimin me logjistiken e
domosdoshme te policise.
Vrasja me e fundit e nje punonjesi policie eshte ajo e
ndodhur me 7 dhjetor, ku u vra polici Kastriot Cici, i cili
shoqeronte autobuzin e linjes Athine-Tirane.
/A.KE/
Shkolla tregtare fillon bashkepunimin me Fondacionin gjerman GTZ
VLORE, 17 Dhjetor/ATSH-Harilla Kozi/.- Shkolla e mesme
tregtare ne qytetin e Vlores do te hyje ne programet e
fondacionit GTZ (fondacioni gjerman i zhvillimit te biznesit dhe
arsimit profesional). Kjo gje u arrit pas nje vizite qe
perfaqesues te ketij fondacioni zhvilluan te enjten ne shkolle
dhe takimit me drejtorin Gezim Xhelilaj.
Gjate muajve te vitit te ardhshem, fondacioni gjerman do te
marre pjese ne zbatimin e nje projekti, i cili synon modernizimin
e shkolles dhe pershtatjen me parametrat bashkekohore. Ai do te
marre persiper pajisjen laboratorike pas krijimit te kushteve te
pershtatshme dhe rikonstruksionit te nderteses nga buxheti i
shtetit shqiptar.
Gjithashtu, ne takim u diskutua edhe per krijimin e nje
organizmi te perbashket te shkollave ekonomike te republikes dhe
mundesine e kualifikimit brenda dhe jashte shtetit te
specialisteve dhe stafit drejtues te shkolles tregtare.
Shkolla e mesme tregtare e qytetit te Vlores eshte nder
shkollat me te vjetra te vendit. aelja e saj daton ne vitin 1924
dhe vitin e ardhshem perkujton 75 vjetorin e krijimit. Ne bangat
e saj jane arsimuar figura te njohura patriotike te vendit si dhe
mjaft nga ish drejtuesit e larte te shtetit shqiptar te
periudhes 1944-1990.
Ne vitet e fundit, shkolla njohu nje nder periudhat me te
veshtira ne historine e saj, vec te tjerash edhe si pasoje e
kthimit te ndertesave te konvikteve ish pronareve, gje qe uli
edhe numrin e nxenesve konviktore. Sot ne te numerohen rreth 300
nxenes qe ndjekin procesin mesimor ne deget, ekonomik, turizem
(cikel 5 vjecar) dhe konfeksione (cikel 3 vjecar).
/A.KE/
Ne Panairin e Pare te Librit Shqiptar
"Piktura italiane" e botuar nga MaM aabej nje dritare njohese
TIRANE, 17 Dhjetor/ATSH- Erma Zagorzani/.- Nj njj kohj kur
nj treg vjrehet njj mungesj e librave historikj dhe studimorj tj
artit botjror dhe shqiptar, albumi "Piktura italiane" botuar nga
Shtjpia Botuese "MaM aabej", pjrbjn njj kontribut mjaft tj
rjndjsishjm nj kjtj sferj.
Promovimi i kjtij albumi nj kuadrin e Panairit tj Parj
tj Librit "Tirana '98" mblodhi tj enjten nj mesditj,
personalitete tj artit dhe kulturjs, botues, gazetarj, etj.
Kritiku dhe gazetari Tonin aobani duke nxjerrj nj pah
vlerat e kjtij albumi tha se, "ky album jep njj kontribut tj
rjndjsishjm, pjrsa i takon ciljsisj dhe analizjs studimore tek
lexuesit shqiptarj".
"Eshtj bjrj njj punj e kujdesshme, profesionale dhe e
plotj, duke dhjnj njj panoramj tj pikturjs italiane e shoqjruar
me analiza qj e ndajnj kjtj libjr nj periudhat e evoluimit tj
pikturjs italianj nga shekulli i XIV- XX, tj shoqjruar me
informacion tj dendur dhe kompleks", tha aobani.
130 piktorjt e pjrfshirj nj kjtj album tj ciljsuar si
"Mjeshtrit dhe kryeveprat e tj gjitha kohjrave", prezantohen
pjrmes 400 faqeve me njj biografi tj shkurtjr dhe konzize. I
pjrgatitur nga Brikena aabej, botimi nj fjalj jshtj njj riprodhim me ngjyra.
Tj gjitha pikturat shoqjrohen me komente tj cilat i japin
mundjsi atij qj e lexon tj marrj njj informacion, mbi
dimensionet, mjnyrat e pikturimit, karakteristikat e tyre.
Gjithashtu vjrehet njj pjrkthim ciljsor dhe njj terminologji
mjaft e saktj e pjrdorur nj faqet e tij.
Shtjpia Botuese Private "MCM Cabej", jshtj krijuar nj vitin
1994 dhe ka presidente tj saj, Brikena Cabej.Kjo shtjpi botuese
jshtj e prirur nj botimin e letjrsisj artistike nj pergjithjsi
si dhe botimin e letjrsisj pjr fjmijj.
Aktualisht, Shtjpia Botuese "MCM Cabej", gjzon tj drejtjn
e eskluzivitetit, pjr veprat e shkrimtarit Fatos Kongoli.
/f.n/
Njntor: Tj ardhurat nga lojrat e fatit nj vlera minimale
Tiranj, 17 Dhjetor/ATSH - D.Koza/ - Tatimet nuk realizojnj
planin e parashikuar pjr muajin Njntor. Sipas tj dhjnave
pjrfundimtare nga Drejtoria e Pjrgjithshme e Tatimeve, gjatj
kjtij muaji janj arkjtuar 1.649 miliardj lekj, nga 2.170 miliardj
lekj qj ishte plani, ose 76.03 %.
Ndjr zjrat e tatimeve, paraqitet mj mirj tatimi mbi fitimin
me 374.9 milionj lekj arkjtime ose 112.36 % e planit, ndjrsa nga
TVSH-ja janj arkjtuar 690 milionj lekj ose 68.49 % e planit
mujor.
Nga kjto tj dhjna, vjrehet se tj ardhurat nga lojrat e
fatit janj 5 milionj lekj, ose 15.7 % e planit tj parashikuar pjr
muajin Njntor. Ndjrkohj, zjrat e tatimeve pjr kjtj muaj kanj
arkjtuar akciza 95.76 %, tj ardhurart personale 95.46 %, biznesi
i vogjl 70 %, tatimi mbi ndjrtesat 673.73 % dhe taksat nacionale
44.14 %.
Tatimet 11 mujori: 19.103 miliardj lekj, nga 21 miliardj lekj qj
jshtj plani vjetor
Tiranj, 17 Dhjetor/ATSH - D.Koza/ - Megjithjse plani i
muajit Njntor, nga organet tatimore nuk u realizua sipas
parashikimit, nj fund tj vitit pritet njj tejkalim i tij.
Sipas tj dhjnave nga Drejtoria e Pjrgjithshme e Tatimeve,
pjr 11 mujorin e vitit 1998 realizimi i tj ardhurave jshtj 19.103
miliardj lekj, nga 19.471 miliardj lekj qj ishte plani, ose 98.11
% e planit tj periudhjs.
Rezultojnj me tejkalime, gjatj kjsaj periudhe, degjt e
tatimeve nj Tiranj 106.04 %, Durrjs 107.12 %, Lushnje 116.49 %,
etj. Ndjrkohj, nj disa degj tj tjera, si Berat, Elbasan, Vlorj,
arkjtimet e tj ardhurave nga tatimet janj nj nivele mbi
mesataren, duke arritur shumj pranj planit tj parashikuar pjr
kjtj periudhj.
Sipas specialistjve nj Drejtorinj e Pjrgjithshme tj
Tatimeve, megjithjse nj Njntor plani nuk u pjrmbush, krejt viti
qj ka si objektiv arkjtimin e 21 miliardj lekjve, jshtj i
mundshjm tj realizohet.
72 per qind zbulueshmeria per veprat penale te '98-es
- Drejtoria e Policise e Prefektures se Vlores zhvillon analizen
vjetore
VLORE, 17 Dhjetor/ATSH-Harilla Kozi/.- 72 per qind ka qene
koeficienti i zbulimit te veprave penale gjate vitit 1998 ne
komisariatet e Drejtorise se Policise te Prefektures se Vlores.
Kjo gje u evidentua ne analizen vjetore qe kjo Drejtori
zhvilloi te enjten ne prani te perfaqesuesve te komisariateve te
policise nr.1 dhe nr.2 te Vlores si dhe atyre te Sarandes e
Delvines. Ne kete analize u theksua se gjate ketij viti, ne te
kater zonat qe mbulojne keto komisariate jane kryer gjithsej 332
vepra penale, nga te cilat 250 jane zbuluar nga ana e policise
duke evidentuar shembullin e komisariatit nr.2 te Vlores, ku nga
160 vepra te regjistruara, jane zbuluar 133.
"Rritja e krimeve kunder personit, kryesisht per motive te
dobta, ka shkaqet e veta dhe ato lidhen kryesisht me punen e
pamjaftueshme te specialisteve te policise kriminale, te cilet
kane punuar pa fantazi dhe per me teper, ne zeshtje te vezanta ka
munguar edhe analiza", u vu ne dukje ne raportin e paraqitur nga
nendrejtori Rebani Memushi, por edhe nga diskutantet. Ne kete
ceshtje nuk kane munguar kritikat edhe per agjentet e policise
dhe specialistet e tjere te sektorit te kriminalistikes, te cilet
kane rene pre edhe e dizinformimeve nga burime te ndryshme.
Ajo qe eshte po aq e rendesishme, u nenvizua ne analizen
vjetore te drejtorise se policise te Vlores, eshte kapercimi i
problemeve te akumuluara nga periudha e veshtire e 1997-es. Ne
kete kontekst, rendi dhe qetesia kane shenuar nje evoluim te
dukshem dhe nga strukturat e policise jane kapur 22 persona te
cilesuar "te kerkuar" dhe "shume te kerkuar". Gjithashtu, jane
shoqeruar ne polici per armembajtje pa leje, 1.700 persona nga
te cilet 150 jane vene perballe akuzes. Nderkohe, jane aplikuar per
drejtuesit e automjeteve 7.374 gjoba me nje total 24.8 milione
leke dhe njekohesisht u bllokuan 369 mjete.
Drejtuesit e komisariateve dhe ata te drejtorise sikunder
edhe punonjesit e tjere, kane ngritur edhe nje sere problemesh
te cilat ne nje forme apo tjetren, kane ndikuar ne efektshmerine e
punes se policise. Keshtu, nuk eshte mohuar prezenca e
korrupsionit, por nuk jane etiketuar persona te vecante, nderkohe
qe eshte cilesuar negative levizja e shpeshte e drejtuesve.
Muajt e fundit, nga policia e Vlores jane bllokuar 4 raste
te kontrabandes se cigareve, ndersa vetem pak jave me pare edhe 9 tone kafe.
Ky eshte nje argument me teper, per rritjen e punes
ne sektorin ekonomik, i cili sikunder u nennvizua, do te jete edhe
nje nga drejtimet me te rendesishme ne te ardhmen.
/A.KE/
Qeveria miraton nje sere projektligje e vendime
TIRANE, 17 Dhjetor/ATSH-R.Xhuvani/. - Ne mbledhjen e sotme
te Qeverise, pas mesazhit te Kryeministrit Pandeli Majko per
opinionin publik per nxjerrjen e grupit te studenteve nga greva
e urise, Keshilli i Ministrave diskutoi dhe miratoi nje sere
projektligjesh dhe vendimesh.
Ne mbledhje u miratua nje pakete e projektligjeve fiskale
e perbere nga projektligji per akcizat, per tatimin mbi te
ardhurat dhe per sistemin e taksave ne Republiken e Shqiperise.
Kjo pakete eshte pjese e politikave dhe reformave fiskale te
Qeverise per vitin 1999. Kjo pakete, e cila do te ndikoje ne
zhvillimin e biznesit ne rritjen e te ardhurave ne buxhetin e
shtetit ne luften kunder kontrabandes, eshte negociuar me FMN dhe OBT.
Kjo pakete do te miratohet ne Parlament se bashku me
projektligjin per buxhetin e shtetit.
Gjithashtu, Keshilli i Ministrave vendosi qe zonjes Mirela
Elezi, qe pati nje lindje te pazakonte te 5 femijeve, t'i jepet
nje shperblim i manjehershem ne masen 5 milione leke te vjetra.
Secilit femije do t'i akordohet nje ndihme mujore ne masen prej
20 mije lekesh te vjetra deri ne moshen 18 vjez. Ky vendim hyn
ne fuqi menjehere.
Keshilli i Ministrave vendosi gjithashtu qe nxenesit dhe
studentet qe jane trajtuar ne vitet e meparshme me burse si ish-
te perndjekur politike, e perfitojne kete burse gjate gjithe
viteve te studimit ne shkolla.
Ne mbledhjen e Qeverise u vendos gjithashtu qe numri i
bursave per arsimin e mesem te ndryshohet nga 800 ne 900, pra
shtohen edhe njeqind bursa te reja per arsimin e mesem.
/A.KE/
Beogradi kercenon te ndaloje mediat shqiptare
BEOGRAD, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ - Autoritetet serbe
kercenuan te enjten te zojne perpara drejtesise gazetat
shqiptare te Kosoves, qe ata i akuzojne si "inkurajuese te terrorizmit".
"Koha ditore" dhe "Bujku", dy te perditshme ne gjuhen shqip
"inkurajojne terrorizmin, bejne thirrje per permbysje te rendit
kushtetues dhe nxisin urrejtjen" mes komuniteteve etnike me banim
ne Kosove, akuzoi Ministria serbe e Informacionit permes nje
komunikate te publikuar te enjten ne mbremje nga agjencia Tanjug.
Ministria paralajmeroi se ajo do te marre masa deri ne
ndalim "per zdo rast shkeljeje te ligjit per Informacionin" nga
shtypi kosovar.
Serbia votoi ne tetor nje ligj mbi Informacionin kunder
shkrimeve te vleresuara subversive dhe parashikon venien e
gjobave per shkelesit.
/EDK/
____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Republic of Kosova Government"
http://www.kosova-state.org
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu