Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

SHTYPI: PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

42 views
Skip to first unread message

REPUBLIQUE DE KOSOVE

unread,
May 27, 1998, 3:00:00 AM5/27/98
to

____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
Radio 21 (Prishtine,Shqip) http://www.radio21.net/lajme.htm
Koha Ditore (Prishtina) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova Info Line (German) http://www.dardania.com/kosova-info/
____________________________________________________________________

REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM
Nr.219/98
Tiranë, 27.05.1998

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

1.Kukës, Presidenti Meidani gju më gju me ushtarët shqiptarë në kufi.
Meidani përballë luftës.Në Kukës Presidenti Meidani vizitoi përfaqësuesit e
pushtetit lokal meqë rast u foli për rëndësinë e ndërtimit të
shtetit,përkatësisht të institucioneve demokratike,Presidenti Meidani
inspektoi trupat kufitare.Për herë të parë pas 7 vjetësh, një personalitet
i lartë në Kukës. Ministri i Mbrojtjes Luan hajdaraga, i cili e shoqëronte
Presidentin Meidani deklaroi se :Nëse vijnë refugjatë, do të kenë
përkrahjen tonë. (Shekulli faqe 3).
2.Mbledhje e ashpër e Grupit Parlamentar socialist për financat: PS MERR NE
PROVIM MALAJN. "Nëse marrëveshja ESAF 2 nuk konkretizohet, ajo mbetet copë
letre." (Koha Jonë faqe 3).
3.Kryeministri italian Romano Prodi sot viziton Tiranën. Perëndimi shtron
urën drejt Ballkanit. Me një vizitë blic në metropolin shqiptar
kryeministri italian Prodi bashkë me homologun e tij shqiptar Nano, bashkë
sot në mesditë do të bëjnë inaugurimin e hapjes së Fiera del
Levante,panairi më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri.
Gjatë vizitës disaorëshe në Tiranë, kryeministri italian do të ketë takime
me Presidentin Meidani, kryeministrin Nano, dhe do të takohet me
sipërmarrës italianë që kanë investuar dhe operojnë në Shqipëri.
Kjo është vizita e tretë e kryeministrit italian Prodi në Shqipëri që prej
trazirave të vitit të kaluar.
Italia është një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë. Ajo
drejtoi operacionin" Alba", ndërmarrë nga komuniteti ndërkombëtar për
rivendosjen e normalitetit pas rebelimit antiberishë të pranverës së vitit
kaluar. (Zëri i Popullit faqe 6
4.Konferencë Europiane e Ministrave të Transportit. Shqipëria pranohet
anëtare me të drejta të plota,(Zëri i Popullit faqe 2
5.Deklaratë për shtyp e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë:
Millosheviçi po sfidon komunitetin ndërkombëtar. Duhet reagim i
menjëhershëm që dialogu të mos komprometohet në mënyrë të pandreqshme.
Ministria e Punëve të Jashtme, vëren me shqetësim të thellë se ditët e
fundit është rritur në mënyrë alarmante dhuna policore-ushtarake e
autoriteteve të Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Sipas njoftimeve të
findit dje dhe sot në Kosovë ka patur një numër të madh viktimash në radhët
e popullsisë së pambrojtur shqiptare, e cila po përballet me një valë të re
dhune në shkallë të gjerë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë deklaron se kjo situatë e
krijuar, shkon ndesh me dëshirën dhe vullnetin konstant të popullit
shqiptar të Kosovës, si dhe të bashkësisë ndërkombëtare, për ta zgjidhur
krizën me mjete paqësore. Dhuna e përdorur nga autoritetet serbe, përbën
një sfidë të hapur ndaj komunitetit ndërkombëtar të interesuar për
zgjidhjen e krizës së Kosovës dhe tregon se e ashtuquajtura
"përgjegjëshmëri e Millosheviçit" është thjeshtë një iluzion.
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje
vendeve të Grupit të Kontaktit dhe të gjithë Bashkësisë Ndërkombëtare, që
të ndërhyjnë ehe një herë tjetër me urgjencën që kërkon situata e krijuar,
për të vënë në zbatim vendimet që ata vetë kanë marrë ndaj krizës në
Kosovë në takimet e Londrës,Bonit dhe Romës. Tashmë duhen vënë në përdorim
të gjitha mjetet e duhura, për t'i detyruar autoritetet e Beogradit që të
ndalojnë menjëherë dhunën e terrorin e të tërhiqen trupat ushtarake,
paraushtarake e policore nga Kosova. Një reagim i tillë bëhet i
domosdoshëm, me qëllim që dialogu i brishtë i saponisur, të mos
komprometohet në mënyrë të pandreqshme.
6.Dosja Bombë tek Perikli Teta Ministër i Rendit.Fakte konkrete për
përfshirjen në tregëtinë ilegale. SHIK:Policia në Mafie."Komisarë dhe
oficerë në trafikun e drogës e kontrabandës.Agjentët e shërbimit sekretë
kanë mbledhur fakte mbi përfshirjen e shumë zyrtarëve të policisë në
trafiqet ilegale,(Koha Jonë faqe 7).
7.Skandali i doganave, rrufe të ish Ministrit Ceka mbi aleatët qeveritarë.
ZHDUKEN 100 MILIONE DOLLARE. Ceka: Fajtorë janë Arben Malaj dhe Bleta.
Ministri i Financave Malaj:"Janë vetëm fjalë".
Ceka kundër Malajt për kontrabandën. "Të largohet menjëherë nga posti i
Ministrit të Financave",ka deklaruar dje ish ministri i Brendshëm,lideri i
PAD, Neritan Ceka. Ceka ka qenë më i ashpër dje se kurrë më parë për
problemin e kontrabandës, që sipas tij bëhet në përmasa kolosale. Por edhe
Malaj ka pranuar t'i kundërvihet Cekës. "Unë nuk pranojë të merrem me
njerëz që dinë të bëjnë vetëm llafe dhe jo punë",tha Malaj dje për
Gazetën,pasi ka marrë vesh për akuzat e forta të Cekës. Kreu i PAD e ka
akuzuar se është përgjegjës kryesor për moszhdoganimin e cigareve dhe si
rezultat humbjen e mbi 100 milionë dollarëve. "Kontrabanda bëhet me rrugë
detare, andej nga duhet t'i mbronin Ceka dhe Brokaj",tha ministri
Malaj,duke kaluar menjëherë në kundërsulm. E sipas Malajt, Ceka duhet të
paraqes fakte konkrete. (Gazeta Shqiptare faqe 3).
8. Projektligji i ri mbërrin në Parlament.
Armët mblidhen me llotari."Mund të fitoni një shtëpi"
Çarmatimi i popullit do të bëhet me llotari. Në ligj janë në diskutim dy
forma shpërblimi, ku përfshihet edhe llotaria",tha dje Neritan Ceka, kreu i
Komisionit të Rendit. Mund të fitosh një shtëpi po të jesh i pastrehë dhe
të kesh pasur një kallashnikovë peshqesh nga koha e trazirave. Armët që do
të dorëzohen do të kenë numra serie dhe në bazë të këtyre numrave do të
hidhen edhe llotaritë. Kryetari i komisionit të Rendit, Ceka ka hedhur dje
dritë mbi një projektligj të ri për çarmatimin që pritet të miratohet nga
Parlamenti. Por shpërblimi do të jetë vetëm faza e parë, më pas vijnë edhe
shtrëngimet që kanë emrin ushtri, polici dhe pushteti lokal.Ligji
parashikon ngritjen e një Komiteti Qeveritar që do të kryesohet në nivel
zv-kryeministri. Në diskutim është edhe një variantë e kryeministrit Nano
për një vend pune në këmbim të një kallashnikovi. Por Ceka thotë se mund të
aplikohen edhe kreditë. (Gazeta Shqiptare faqe 2).
Një vit pas trazirave në popull 500 mijë armë. Janë mbledhur shumë më pak
nga sa mendohej.
9.Helikopterë dhe armë të të gjitha llojeve për aksione të rrezikshme.
Lindin policët e tipit "Rambo".Renea do të shndërrohet në superspecial.
Repart i ri superspecialësh. Diskutimet për ristrukturimin e forcave
speciale, janë mbështetutr nga ekspertë të huaj të policisë. Përqëndrimi i
disa reparteve ekzistuese në një qendër të vetme dhe pajisja e saj me armë
dhe mjete të teknologjisë së fundit, është këshilluar si përgjigje më
efikase ndaj krimit të organizuar dhe akteve terroriste.Njerëz të pajisur
më së miri do të veprojnë me shpejtësi në situata kritike. lindin
superspecialët kundër krimit. Shpejt repart i ri për aksionet më të
rrezikshme,(Gazeta shqiptare faqe 3).
10.Azem hajdari rrezikon 32 vjet burg. Mbi të rëndojnë 9 akuza.Kjo është
përllogaritja maksimale e denimeve që parashikohen nga nenet
përkatëse."Gjithsej mbi Hajdarin rëndojnë 9 akuza, shumica e të cilave janë
të njejta, por që janë përsëritur si vepra penale, thanë prokurorët e
çështjes. Shumë shpejt pritet të ndryshojë dhe masa e sigurisë, por
njerëzit e hetimit thonë se për këtë i duhet kërkuar leje Parlamentit
ndryshe është e pamundur.Deputeti Hajdari refuzon të mbrohet, Hajdari nuk
flasë për Gazetën,skam punë me gazetën tuaj. (Gazeta Shqiptare faqe 4).
11.Luftë mes du kandidatëve për bashkinë e qytetit Vlorës. Askush nuk
tërhiqet. PS:Të ikin që të dy, ose humbëm. Vlora fut në krizë
Nanon,(Shekulli faqe 2).
12.Mijëra kryeqytetas protestojnë në sheshin "Skenderbej" Tirana: ik,Fatos
Nano. Berisha:Protesta e mësuesve është protesta e kulturës shqiptare,
kundër regjimit të bllokmenëve të rinj".
Mijëra mësues, nxënës dhe studentë, në grevë të përgjithshme. Arsimtarët
trondisin qeverinë. Forcat speciale kundër gjimnazistëve,(Albania faqe 2).
Dhjetëra mijëra demokratë e sindikalistë në mitingjet e mëdha të Tiranës
dhe Shkodrës. Protestat dhe demonstratat trondisin themelet e regjimit.
Opozita pushton sheshet. Greva e arsimit shtrihet në të gjithë
Shqipërinë:Bashkë me mësuesit solidarizohen nxënësit dhe studentët e
universiteteve:"Nuk më në qeverinë e mashtrimit".(Rilindja demokratike faqe
2).
13. Grupi Parlamentar i PD-së kërkon interpelanc me Nanon. Gjinushi shkel
procedurat. Nano ka folur në Parlament për Bonin ku ishte vizitor dhe nuk
ka folur për Kretën ku ishte aktor tha Hajdari.Lideri i Dhjetorit, Azem
Hajdari, u përgjigjet akuzave nga organet e hetimit dhe shtypi i majtë.
Hajdari:"Nano do të arratiset së shpejti" . Akuzat ndaj nesh inkuizicion
politik kundër demokracisë,( Rilindja Demokratike faqe 2).
14.Deklaratë e partive politike të grupimeve "Bashkimi për Demokraci" dhe
"E Djathta e Bashkuar". E Djathta bashkohet për zgjedhjet lokale.: Partia
demokratike,Partia demokristiane,Partia Bashkimi Socialdemokrat, Partia
Lëvizja e Legalitetit, Partia e Ballit Kombëtar, Partia Lidhja Fshatare,
Partia Lëvizja për Demokraci,(Rilindja demokratike faqe e parë).
15, Antiamerikanei dhe Antikosovari Rexhhep Meidani i cili dje në një
deklaratë anatemoi bisedimet dhe Rugovën, pikërisht ditën që do të shkoj
tek Klintoni. Meidani vesh xhyben antidialog të recidivistëve
marksistë-leninistë të Kosovës. Nëse ka gjë nga e cila udhëheqësit
socialistë dhe Partia Socialiste nuk do të heqin dorë kurrë është
antiamerikanizmi,(Pesëdhjetëepesë,"55" faqe 3).
16." Biznesi" i Virgjërisë
"Për 5 mijë lekë (87 lekë=1DM),të bëj prapë vajzë
Elbasan. Mungesa e virgjërisë është kthyer në mjet biznesi për infermieret
e maternitetit dhe atë të kirurgjisë së spitalit të Elbasanit. Janë vetëm
infermieret e këtyre institucioneve të cilat pranojnë faktin se çdo muaj
qindra vajza nga Elbasani, fshatrat përreth, bile edhe nga rrethet e tjera
kërkojnë kryerjen e një ndërhyrje të tillë kirurgjikale kundrejt një shume
e cila siç thonë ata vetë është krejt simbolike. "Eshtë gjithmon e njejta
histori ka pranuar njëra nga infermieret. Vajzat e reja të shoqëruara nga
të afërmit e tyre paraqiten në maternitet gjoja për një kontroll mjekësor,
e më pas u kërkojnë inferimereve "një nder". Në fillim s'pranonin para por
veç ndonjë të qerasur-pohon infermierja, por më pas ata niseshin të
bëheshin aq shumë sa ne detyroheshim të kërkonim shpërblim me para.
"Qepjet" të cilat siç pohon ajo vetë bëheshin në shtëpitë e tyre, nisën të
sillnin fitime mjaft të mira. Kështu për pesë mijë lekë të vjetra (gjashtë
marka gjermane) ne i bënim përsëri të virgjëra, ndërkohë që ata ishin gati
të paguanin edhe më shumë-pohon ajo. Kam arritur të qep deri në gjashtë
vajza në ditë- thotë ajo me mburrje-bile një herë edhe njërën që martohej
pas një jave. Pas klinikave private të lindjeve të cilat janë hapur në
qytetin e Elbasanit nga vetë mjekët të cilët punojnë në maternitetin
shtetëror, ky është biznesi i dytë i cili vjen nga kjo fushë, dhe që sjellë
siç pohojnë fitime të mëdha, në krahasim më rrogën simbolike të cilën
marrin ato.
Republika faqe 6. Aranit Roshi

17.Intervistë flet Drejtori i Hetimit në Prokurori SHIK KA ZHDUKUR NJE
KOSOVAR". Agim Tirana:" Gazideden e kemi nën hetim"
Agim Tirana kreu i hetimit në Prokurori flet pas deklaratave të
politikanëve në shtyp, mbi hetimet për SHIK-n dhe Gazideden.
Gazeta Shqiptare: A ka dijeni Prokuroria për zhdukjen e një njeriu ng
SHIK-u?
Agim Tirana: " Po është më se e vërtetë. SHIK-u është implikuar në zhdukjen
e një njeriu. Bëhet fjalë për REMZI HOXHEN NJË KOSOVAR ME BANIM NE MAQEDONI
DHE ME PAS NE SHQIPERI.AI ISHTE NJE BIZNESMEN I MESEM, QE NJE DITE DHJETORI
ESHTE ZHDUKUR DHE FATI I TIJ KA MBETUR ENDE MISTER. HETIMET PER KETE RAST
VAZHDOJNE ENDE.
Mund të them se kohët e fundit kemi vërtetuar në dosje me prova shkresore
dhe jo vetëm me dëshmitarë se REMZI HOXHA ESHTE RREMBYER DHE ZHDUKUR NGA
SHIK-u. Deri pak muaj më parë, një fakt i tillë ndonëse i tillë ndonëse i
presupozuar nuk ka qenë i vërtetuar."
Gazeta Shqiptare: Pse nuk është zbuluar më parë një fakt i tillë...?
Agim Tirana:" Dosja ka sqaruar dhe rrethana të këtij lloji. Ish Kryetari i
SHIK-ut Bashkim Gazidede, bashkë me ish Drejtorinë e Përgjithshëm të
policisë Agim Shehu, kanë dhënë konfirmimin zyrtar se nuk kanë asnjë dijeni
për këtë rast. Ne disponojmë shkresat me këtë tekst, që janë firmosur nga
ata vetë. Nga ana tjetër është vërtetuar gjithashtu, se krerët më të lartë
të shtetit kanë qenë të informuar vazhdimisht për rastin në fjalë, por nuk
shihet asnjë iniciativë e tyre që kjo enigmë të zgjidhej".
Gazeta Shqiptare: Kush janë konkretishtë këta ish shtetarë?
Agim Tirana: "Nuk dua të përmend emra konkretë, por them se kanë qenë
personalitete të larta, duke filluar që nga ata të institucioneve më të
larta të shtetit. Mendojë se këta njerëz nuk kanë qenë të interesuar që e
vërteta të zbulohej një ditë. Ata kishin mundësi të plota për ta bërë këtë
gjë. Sa i përket dijenisë së tyre për zhdukjen e Hoxhës, ky duhet theksuar
se ka qenë një informacion zyrtar. Kjo çështje nga ana tjetër vazhdon të
jetë në hetim dhe tashmë po verifikojmë identitetin e personave të dyshuar.
Atë që s'bëri Berisha në dy vjet, ne e kemi bërë në pak muaj"...
18. Komisioni parlamentar i politikës së jashtme presionmbi qeverinë.
Godo:"Nano të jetë më aktiv për çështjen e Kosovës".Gjendja në Kosovë
kërkon përçapje më energjike të qeverisë shqiptare, qeveria duhet të
ndërmarr një hap konkret për t'i bërë të ditur botës se ç'po ndodh në
Kosovë.Qeveria shqiptare duhet kërkojë prej vendeve perëndimore të
ndryshojnë strategjinë që është ndjekur deri tani për bisedimet me
Millosheviçin.Godo ka theksuar se bisedimet po i shërbejnë Millosheviçit si
perde mbulimi për të vazhduar represaljet në Kosovë.Sipas Godos, bisedimet
nuk funksionojnë sepse u bënë pa tërheqjen e trupave policore ushtarake nga
Kosova dhe u bënë pa ndërmjetësues, siç kishte vendosur Grupi i Kontaktit.
Këto u bënë ndoshta për t'i dhënë një sinjal mirëkuptimi Millosheviçit, por
kjo ishte më tepër një nënshtrim ndaj tij.Nëse nuk reagon komuniteti
ndërkombëtar do të bëhet skenar më i shëmtuar se në Bosnje. Ne do të
vazhdojmë të përkrahim Rugovën, por edhe ta informojmë botën se çka po
ndodhë atje.Për këtë një përfaqësi nga Komisioni Parlamentar i Politikës së
Jashtme ka marrë kontakt me ambasadorët perëndimorë në Shqipëri dhe ka
ngulmuar për vendosjen e trupave të NATO_s brenda në Kosovë, si e vetmja
rrugë që mund të ndiqet për ndalimin e dhunës.Unë do të takohem edhe me
ministrin e jashtëm Milo dhe Kryetarin e Parlamentit Gjinushi për ti
njohtuar për aktivitetin e komisionit parlamentar 'për politikë të jashtme
të parlamentit shqiptar i cili ka nxjerrë dy rezoluta në përkrahje të
çështjes së Kosovës.
(Shekulli faqe 2).
18. Ministri i Jashtëm Shqiptar Paskal Milo priti një grup deputetësh të
Partisë Demokratike Shqiptare të FYROM.Jemi për zhvillimin e fqinjësisë së
mirë me shtetin maqedonas. Kordinatori i deputetëve të PDSH të maqedonisë
ishte Rahmi Tuda në krye të këtij delegacioni, meqë rast biseduan për
pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë dhe për marrëdhenjie të mirë
fqinjësie në mes të Maqedonisë dhe Shqipërisë.Ministri Milo tha se shteti
shqiptar i njeh problemet tuaja dhe asnjë etikë diplomatike nuk mund t'i
errësojë ato.Milo tha duam që përmirësimi i marrëdhenieve në mes dy
shteteve tona të ndikojë mirë në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në
Maqedoni.Lidhur me Kosovën bashkëbiseduesit theksuan se më dialog duhet
zgjidhur problemin e Kosovës por më parë duhet krijuar kushtet për dialog.

MJEGULLNAJA është titulli i editorialit në gazetën Shekulli
Tani në Perëndim nuk dijnë kujt t'i besojnë, Nanos apo Meidanit. I pari e
ka përshëndetur fillimin e dialogut Rugova- Millosheviç duke e cilësuar si
sinjal pozitiv e në drejtimin e duhur. I dyti, jo më larg se dje, e ka
konsideruar inisiativën, si një "fasadë për të përmirësuar imazhin e
Millosheviçit". Dhe kjo ndodh, paçka se inisiativa e ka burimin në
Uashington, aty ku të dy liderët shqiptarë mendojnë dhe shpresojnë se do të
dalë në një të ardhme jo të largët, edhe zgjidhja e shumëpritur për
Kosovën. Hollbruk dhe Gellbart, dy diplomatë që më së shumti u lodhën në
ecejaket mes Prishtinës e Beogradit për të bindur palët që të takohen, kanë
rastin e keq të konstatojnë se Shqipëria nuk ka ende një qëndrim unik për
rrugën e zgjidhjes së krizës. Të një krize që ndofta i prek më direkt dhe
rrezikshëm se çdo tjetër. Dhe është e lehtë të supozohet se kur shteti
shqiptar ofron shumë opsione dhe pak koherëncë qëndrimesh, pozicionet e
shqiptarëve të anës tjetër të kufirit, të jenë edhe më të përçara.
Por mjegullnaja në qëndrimet e institucioneve të shtetit amë nuk mbaron
këtu. Ndërkohë që Nano, e bashkë me Nanon edhe Gjinushi, deklarohen për një
prezencë të NATO-s në kufirin Shqipëri-Jugosllavi, Meidani preferon të
"shkel" i vetëm një pistë që e ndan nga pjesa tjetër e ngrehinës
shtetërore. Presidenti thotë se NATO duhet të vijë vërtetë për të zgjidhur
sherrin ballkanik serbo-shqiptar, porse trupat e aleancës nuk duhet të
vendosen në kufirin tonë, por brenda në Kosovë, aty ku është edhe vatra e
konfliktit. Një qëndrim i tillë, nuk merr parasysh realitetin në teren,
sesa dëshirat e një pjese të shqiptarëve për t'a parë NATO_n në rolin e
arbitrit mes palëve në teren. Por para së gjithash ky qëndrim nuk merr
parasysh pozicionin e pjesës tjetër të shtetit, e cila e ka thënë tashmë më
shumë se një herë fjalën e saj rreth pranisë ushtarake në krizën kosovare.
Ka disa muaj që Presidenti Meidani po përpiqet të afirmojë figurën e tij në
jetën politike aktuale të domuniar nga hija që lëshon një kryeministër-
kryetar i plotëfuqishëm. E nisur me disa kthime ligjesh në parlament vitin
e shkuar, shkëputja e butë e Meidanit nga shokët e armëve nuk qe më e
tillë, ditën kur atij i vunë përpara listën e ndryshimeve të qeverisë Nano.
Dihen pasojat që solli përplasja mes dy institucioneve të larta të shtetit,
përplasje që e ka lënë ende shijen e hidhur në gojën e anëtarëve të
kryesisë së PS dhe të vetë kryetarit. Ndofta i tillë duhet konsideruar edhe
pozicioni i tanishëm i presidencës ndaj ngjarjeve në Kosovë. Një përfundim
si ky, ka për bazë logjike faktin se qëndrimi i kreut të shtetit nuk
paraqitet si nuancë e qëndrimit të qeverisë së parlamentit, por si një
kundërshti e plotë e tyre,duke kërkuar zhvendosjen e trupave të NATO-s nga
kufiri ynë brenda në Kosovë, si dhe duke hedhur poshtë një dialog të
sponsorizuar nga amerikanët dhe të duartrokitur nga qeveria shqiptare.
Meidani jep mesazhin e thjeshtë që ka dhënë edhe herë të tjera në situata
krejt të ndryshme nga kjo e sotmja; presidenti është institucioni më i
lartë i shtetit, që ka të drejtë të mbajë qëndrime politike në lidhje me
bindjet që krijon në mënyrë të pavarur nga instancat e tjerë të shtetit.
Kjo tendencë që tani është bërë e lexueshme edhe për ata që nuk dinë shkrim
e këndim, po e shtyn Meidanin drejt pozicionesh gjithënjë e më të larguara
nga ato të qeverisë e të parlamentit.
Por rasti i Kosovës nuk duket të jetë më i përshtatshmi për të zhvilluar
gara institucionesh. Kjo është një lojë e brendshme, që kur flitet për
kriza të tilla globale si kjo e Kosovës, duhet të evitohen për t'i lënë
vend qëndrimeve që nuk mund të jenë veçse unike. Prandaj nëse duan të
grinden për qeverinë ose për partinë e tyre; Meidani e Nano janë të lirë
t'a bëjnë këtë sa herë të duan. Por s'mund ta bëjnë kurrsesi këtë kur
flitet për tema që detyrimisht duhet të bashkojnë dhe jo të ndajnë, Kosova
është njëra prej tyre.
Jakin Marena

Në shtypin e sotëm shqiptar zënë vend ngjarjet në Kosovë,masakrimet e
policisë dhe ushtrisë serbe mbi shqiptarët dhe konfliktet e armatosura në
mes shqiptarëve dhe serbëve në Drenicë, Deçan,Klinë,Gjakovë, poashtu
shkruhet edhe për planet e NATO-s në rast intervenimi në Kosovë.
Si zakonisht gjitha këto lajme merren nga burimet kosovare(QIK-u,KMDLNJ në
Prishtinë, gazetat kosovare, por më shumë nga mediat elektronike dhe
gazetat e huaja, si edhe nga agjencitë e huaja.
-------------------------------------------

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "KOHA Ditore"
http://www.kohaditore.com/
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu

REPUBLIQUE DE KOSOVE

unread,
May 28, 1998, 3:00:00 AM5/28/98
to

____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
Radio 21 (Prishtine,Shqip) http://www.radio21.net/lajme.htm
Koha Ditore (Prishtina) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova Info Line (German) http://www.dardania.com/kosova-info/
____________________________________________________________________

REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM

Nr.220/98
Tiranë, 28.05.1998

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Tema kryesore në shtypin e sotëm shqiptar ishin:
1.Prodi: Shqipëria nis të rilind. Hapet Panairi "Fiera del Levante". Marrin
pjesë në ceremoninë e përurimit kryeministri shqiptar Fatos Nano dhe
kryeministri Italian Romano Prodi.
Prodi:"Kam ardhur këtu në krye të 200 firmave italiane më të fuqishme, për
të dhënë sinjalin se këtu ka paqe, besueshmëri dhe se Shqipëria është më
afër me Italinë. Ky është sinjali i vazhdimësisë dhe thellimit të ndihmave
që Italia i ka dhënë vendit tuaj.Italia premton rritjen e fluksit të
investimeve në Shqipëri."(Zëri i Popullit faqe 2 e 3).

2.Fillon ndërtimi i superstradës Durrës-Rrogozhinë. Kjo rrugë do të lidhë
Shqipërinë me Maqedoninë,Bullgarinë,Turqinë etj. Pushteti lokal kishte
shkaktuar zvarritjen e fillimit të punimeve për Koridorin 8. në aksin
Durrës-Rrogozhinë.Pushteti lokalë ka kompensuar vetëm 50% të pronarëve të
tokave ku do të kalojë aksi rrugor. (Zëri i Popullit faqe 5.)

3.Arben Malaj Ministër i Financave: PD të kryesojë hetimin e piramidave.
Ndërsa PD nuk e pranon këtë,(Shekulli faqe 2).

Dritëro Agolli: Neritan Ceka si ish Ministër i Rendit meqë e akuzoi
Ministrin aktual të financave Arben Malaj, atëhere le të paraqesë provat
për implikimin e tij në korrupsion e kontrabandë.Agolli thotë ej politikanë
mjaft më me akuza, drejtojuni Prokurorisë, sepse kjo e ndihmon shoqërinë
shqiptare të lirohet nga keqëpërdoruesit që janë në pushtet.(Shekulli faqe
3).Polemikë pas akuzave për zhdukjen e 100 milionë dollarëve. Gramoz Ruçi
Sekretar organizativ i PS:"Ceka të nxjerr provat" Lideri i PS për
Malajn:Eshtë i suksesshëm.
Gramoz Ruçi del kundër Cekës dhe mbron Malajn për kontrabandën."Ministri ka
suksese ka arritur të sigurojë 90% të të ardhurave nga doganat dhe ky 10%
që mungon nuk duhet fryrë shumë duke dhënë të kuptohet se në Shqipëri nuk
bëhet tjetër gjë por vetëm kontrabandë. Sekretari socialist është shprehur
se suksesi i Malajt nuk shihet vetëm nga ngritja edhe një herë në këmbë e
financave të shtetit shqiptar, por së fundi në nënshkrimin e marrëveshjes
ESAF 2 me FMN."Dhe kur 120 vende tjera anëtare të FMN festojnë lidhjen e
Marrëveshjes, vetëm ne shqiptarët duket sikur nuk na bënë përshtypje dhe
grindemi., është shprehur lideri socialist. E më pas ka lëshuar një
shigjetë kundër vetë Cekës."Unë i besoj më parë fakteve se sa shifrave që
jep Ceka. Ai nuk ka bërë asnjë denoncim gjatë kohës që ishte Ministër i
Brendshëm kundër atyre që merren me kontrabandë ka deklaruar Ruçi.( Gazeta
Shqiptare faqe 3).

4.Boshatiset Divizioni i kryeqytetit. Vidhet armatimi i rëndë. Mortaja e
mitralozë në duart e trafikantëve. Tiranë, grabiten 100 mortaja. Grabitje
spektakolare në rezervat e divizionit, në Shkozë. Nën sulmin e trafikantëve
edhe mitralozat kundërajrorë 12,7 mm.
Trafikantë sulmojnë armët e rënda të ushtrisë. Afro 100 mortaja dhe disa
mitraloza kundërajrorë të Divizionit të Tiranës janë zhdukur në mënyrë
misterioze. Grabitja e madhe është konstatuar vetëm pardje, por nuk dihet
ende me saktësi se kur mund të ketë ndodhur. Armatimi i rrëmbyer në
magazinat e këtij divizioni ka qenë nën ruajtjen e rojave ushtarake. Sipas
të dhënave të para vjedhja e një sasie kaq të madhe, ku mund të jenë
përdorur edhe kamionët për transportimin e ngarkesës speciale, duket gati e
pamundur pa bashkëpunim me rojat e objektit, të cilët kanë qenë oficer.
Ndoshta joshja prej fitimit të madh i ka shtyrë ushtarakët të veprojnë pa
shumë hezitim për realizimin e biznesit të veçantë. Dje kuadro të lartë nga
Ministria e Mbrojtjes kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në Shkozë të
Tiranës, ku ndodheshin rezervat e këtij lloji armatimi. Gjatë kontrollit të
imtësishëm të armatimit dhe municionit që gjendej në depo, rezultoi se janë
zhdukur njëkohësisht edhe një sasi e konsiderueshme mitralozash
kundërajror,12,7 mm.
Sipas burimeve të rezervuara pranë Ministrisë së Mbrojtjes, mendohet se
grabitja e jashtëzakonshme është realizuar për qëllime shitjeje. Një nga
specialistët e armatimit mendon se mortaja 60 mm, me peshë rreth 13 kg.,
është shumë praktike në përdorim prej reparteve të vogla, që janë gjithmonë
në lëvizje. Çmimet e larta të ofruara prej trafikantëve të armëve, duket se
kanë joshur edhe ushtarakët e ngarkuar me ruajtjen e objektit. Vlera e një
mortaje duhet të jetë rritur shumë gjatë ditëve të fundit, shton
specialisti i armatimit.
Tregëtia e armëve është kthyer në një mjet fitimprurës për trafikantët
shqiptar qysh prej marsit të kaluar, kur depot e ushtrisë shqiptare u hapën
me forcë nga banorët, të cilët morën prej andej të gjithë armatimin e lehtë
dhe të rëndë. Kjo është megjithate vjedhja më spektakolare që ndodh pas
zhvillimit të zgjedhjeve të fundit politike, të cilat i dhanë fund anarkisë
dhe shenuan instalimin e shtetit pas periudhës së kaosit.
R. Sh. (Shekulli faqe 4).

5.Kapen tre IFA me armë. Kallashë, fishekë e mortaja. Ishin destinuar për
në tregun malazez. Bllokohen nga policia në Fushë Krujë
Bllokohen sërish kamiona me armë që shkonin drejt Veriut. Uniformat blu të
Krujës, bllokuan pardje tre automjete me qindra automatikë, granata, bomba
dhe deri edhe mortaja. Ndërsa tre shoferët e mjeteve, kanë braktisur
makinat dhe kanë ikur në drejtim të paditur. deri dje në orën e paraditës,
zyrtarisht ky informacion është mbajtur sekret."I kishin blerë me një çmim
të ulët në tregjet private të shqiptarëve dhe po i transportonin për t'i
tregëtuar matanë kufirit, ku prisnin pronarët e blerjes së mallit",thonë në
Ministrinë e Rendit Publik. Ndërkaq kreu i policisë shqiptare ka pranuar
dje të phojë se çështja është në hetim e sipër nga një grup ekspertësh
kundër trafikut të jashtëligjshëm, pasi ky rast, ato që u kapën në Lezhë
para disa ditësh dhe një rast në Kukës, janë pjesë përbërse të trafikut të
armëve që kryhen në Veri të kufirit shqiptar.
Duket se policia është hedhur në sulm për të ndaluar tregëtinë ilegale të
armëve."Askush nuk do të guxojë për të shkelur ligjin, policia do të
bllokojë çdo armë që niset për tu tregëtuar në mënyrë të
kundërligjshme.,thotë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Autoritetet
ndërkombëtare pak kohë më parë dhanë ultimatumin qeverisë shqiptare që të
pengonte trafikun e armëve në veri, në këtë situatë lufte që është në
Kosovë dhe aksioni policor duket se tashmë ndodhet në një fazë
jofillestare. Dje burime të Ministrisë së Rendit Publik, konfirmuan
suksesin e dytë të policisë, pas atij që u realizua në Lezhë pak ditë më
parë. me kapjen e mbi 200 automatikëve dhe qindra mijëra fishekëve e
granatave. Policia e Krujës ka bërë të mundur bllokimin e qindra armëve të
zjarrit të destinuara për tu tregëtuar në Mal të Zi.
Ka qenë orët e vona të natës së pardjeshme kur tre automjete tip IFA me
targë të Tiranës, janë përballur me patrullën e policisë në dalje të Fushë
Krujës me drejtim për në zonat veriore. Sapo kanë parë patrullën e policisë
IFAT janë ndaluar në rrugë dhe shoferët i kanë braktisur makinat. Ndërkaq
pas kontrollit që u bë, policia ka gjetur mbi 500 copë automatikë, qindra
arka me fishekë, qindra granata difensive e ofensive, krehër automatike dhe
mortaja. I gjithë malli është bllokuar në komisariatin e policisë në Krujë.
Nga hetimet paraprake mësohet se mjetet ishin nisur nga kryeqyteti.
Anila Prifti Koha Jonë faqe 6).

6. Përfundojnë tratativat për kandidatët e zgjedhjeve. PS:Vlora është
zgjidhur,aleanca për shtetin i ka miratuar emrat për zgjedhjet lokale në
Vlorë. (Koha Jonë faqe 3).

7.Një studim amerikan mundohet të shpjegojë fatin apo fatkeqësinë. Kush i
ka mallkuar shqiptarët. Urë mes Perëndimit e Lindjes fat apo fatëkeqësi.
Më 1937, Stadmulleri një gjerman pohonte se për 200 vjet roli gjeopolitik i
Shqipërisë kishte qenë ai i një urëkalimi nëpërmjet Detit Adriatik dhe
Gadishullit të Ballkanit.Më 1990 Cohen një gjeograf amerikan vinte në dukje
rëndësinë e konceptit të urëkalimit për botën gjeopolitike në
ndryshim.Mbizotërimi i fuqive të huaja mbi këto shtete të vogla të Evropës
Lindore ka qenë një temë e njohur për këto vende..Kjo temë u paraqit mbi
gjysmë shekulli më parë nga studiuesja e gjeopolitikës Harrijet Vanklyn. A
mund të sigurojnë ekzistencën e tyre vendet e vogla pa u bërë vegla në
politikën botërore? (Gazeta Shqiptare faqe 12)

8.Spartak Braho anëtari socialist në Komisionin për hetimin e ngjarjeve të
vitit të kaluar. Braho: Ka përgjegjësi politike edhe mes njerëzve të
pozitës". Berisha para Drejtësisë. 20 faqe sekrete të relacionit
përfundimtar të Ngjelës. Gjithë emrat fajtorë të tragjedisë së
Marsit.Avokati socialist ka pohuar se ky raport pritet të miratohet në
Parlament dhe të dorëzohet në Prokurori për ndjekje të mëtejme duke filluar
Nga Berisha, Gazidede, Zhulali etj.
( Gazeta Shqiptare faqe 3).

9. Republikanët, miq në Athinë. Sotkryetari i PR Fatmir Mediu takon
kryebashkiakun e Athinës dhe Kosta Karamnlis,Mediu, Moisiu dhe Çeku miqtë e
Neo demokracisë,(Republika faqe 3).

10. Dritëro Agolli i deklaroi gazetës republika se Edi Rama ministër i
tashëm i kulturës është një çomange e Nanos.Edi Rama dhe Fatos Nano
bashkohen tek komunizmi tha Agolli.Ky farë ministri Edi Rama vetë është
kundër kulturës dhe kundër traditës.Ky e sulmoi poetin Xhevahir Spahiun kur
e përmend Naim Frashërin duke i thënë ti akoma me Naim Frashërin, pra ky
farë ministri e shan Naimin gjë të cilën nuk e kanë bërë asnjë ministër
kulture përpara.Xhevahir Spahiu i thotë po ti Edi rama në saje të naimit ke
mësuar të flasësh shqip. Zoti Agolli si e shihni" tragjedinë" kosovare.
Dritëro Agolli:Ju me zgjuarësi keni vënë fjalën tragjedi në thonjëza, unë
nuk do ta quaja tragjedi por e quaj zgjimi për liri dhe pavarësi të
Kosovës, heroizëm në luftë kundër pushtuesit 85 vjeçar serb. Mbaroi paqja
pasive në Kosovë. Tani atje gjëmon kushtrim i luftës finale dhe i çlirimit.
Çdo shqiptar është me luftëtarët e lirisë dhe përulet para heroizmit të
tyre. Kosova ka zot popullin i cili i thotë Evropës e botës të mendohen
mirë dhe të korigjojnë padrejtësitë historike të nisura më 1913-n. Mjaft më
me sentimentalizma:"obobo, do të marr zjarr Ballkani" Për hir të kësaj
obobo-je nuk mund të rrijë një popull i tërë në skllavëri deri në
shek.21-të. Shekulli 21 -të Kosovën duhet ta gjejë të lirë dhe çështjen
shqiptarë te zgjidhur (Republika faqe 16).

11.Prokuroria shqiptare kërkon eliminimin e liderit të dhjetorit. UDB-ja,
atentat Azem Hajdarit. Ministri Teta i kërkon deputetit Hajdari që të mos
dalë nga Tirana pa e njoftuar atë, në mënyrë që t'i verë në dispozicion
eskortë, pas egjentura serbe ka përgatitur një atentat tjetër ndaj
tij,(Albania faqe 3).

12. Si humbi vula e Grupit të Kontaktit. Xhelozia e llobit serb brenda
Grupit të Kontaktit ndaj diplomacisë amerikane në Kosovë.Parulla komuniste
"uniteti më i rëndësishëm se kriza kosovare" doli se nuk ishte as unitet e
as zgjidhje e krizës,(Pesëdhjetë e pesë "55", faqe 3).

13. OSBE detyron socialistët të votojnë dekretin e Presidentit Meidani. Në
komisionin Qendror të Zgjedhjeve i mbyllen shtigjet pushtetit për të
grabitur votat. Socialistët tallen me Presidentin Meidani në Parlament.
Gjinushi bënë hilera gjatë votimit. PS i heq të drejtën Presidentit që të
bënte kompromise në kundërshtim me vullnetin e partisë që e ka
pjellë,(Rilindja Demokratike faqe 3).

14.Kombi mbledh penat e mendimit.Kombi solli dje në kryeqytet Ismail
Kadarenë, Rexhep Qosjen si dhe intelektualët e tjerë nga Kosova, Maqedonia
dhe diaspora.. Në Muzeun Historikë Kombëtar u organizua dje ceremonia e
promovimit të librit që ka si bosht bashkimin kombëtar, në të cilën kanë
shprehur mendimet e tyre 25 penat më në zë shqiptare.Libri i ka 500 faqe,
është botuar në 6000 kopje , në Tiranë shitet nën çmim 750 lekë (87 lekë=1
DM).1000 kopje do të nisen në SHBA.Në promovim morën pjesë Presidenti
Meidani, Zekeria Cana, Fatos Arapi, Kristo Frashëri,Sabri Godo,Besnik
Mustafaj etj.Duhet theksuar se 130 libra u shitën gjatë promovimit. Kadare
tha se libri është premisa për ringritje shpirtërore. Qosja tha se
shqiptarët duhet të bashkohen,tani kur e kanë bashkuar trimërinë,dijen dhe
pasurinë..."

Intervistë në gazetën, Shekulli. QOSJA : RUGOVA KA DESHTUAR

Shekulli: Z. Qose, cili është komenti i juaj mbi ngjarjet e fundit në
Kosovë?
Qosja: problemi i Kosovës ka hyrë në një fazë të re dhe me këtë fazë është
deshmuar se politika që ka bërë udhëheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës
ka pësuar disfatë të plotë. Një politikë, një udhëheqje që s'ka qenë në
gjendje të organizojë asnjë protestë, as kur janë mbyllur institucionet
kombëtare, sikurse është mbyllur Universiteti apo Instituti Albanologjik,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve,, as kur janë nxjerrë njerëzit prej punës
dmth. një politikë e tillë pasive, e cila është shëndrruar në një rojtare
të Serbisë në Kosovë, ka pësuar praktikisht disfatë. Tashmë jemi në një
gjendje të re dhe në një fazë të re. Në këtë fazë të re forcat tona nuk
janë ende të konsoliduara. Në Kosovë sot për sot ecet në dy binarë. Në një
binar është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në të cilën bashkohet populli
gjithënjë e më shumë, e cila siç po shihet, ka simpatinë e masave të gjëra,
e cila e shtrin ndikimin e vet gjithënjë e më shumë, dhe në anën tjetër
janë forcat politike, ose në radhë të parë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe
disa parti të tjera satelite të saj. Kjo ecje në dy binarë nuk është e
parrezik për Kosovën dhe as për mundësitë për zgjidhjen e drejtë të
çështjes së Kosovës. Kjo ecje në dy binarë është e nevojshme që të
tejkalohet dhe të mbërrihet te bashkëmarrveshja, të arrihet komunikimi mes
këtyre dy forcave. Si do të bëhet dhe kur do të bëhet kjo gjë do ta shohim.
Shekulli: Ç'mund të na thoni për politikën e shtetit shqiptar?
Qosja: Ç'është e vërteta ne nuk mund të themi se këtu nuk kemi një njohje.
Janë forca politike edhe në Ballkan edhe forcat politike vetë kombëtare që
e përkrahin vijën politike që ne e kemi quajtur vijë politike pasive, e
cila s'ka dhënë rezultate. Edhe formimi i Grupit të Kontaktit e dëshmon
këtë. Edhe Kuvendi i fundit i Lidhjes demokratike të Kosovës, në të cilën
prej organeve udhëheqëse të saj u përjashtuan, u larguan pothuaj në mënyrë
të organizuar njerëzit më të përkushtuar ndaj Kosovës dhe çështjes së saj.
U larguan ish të burgosurit politikë dhe shumë veprimtarë të tjerë.
Dëshmonte se do të përkrahej ajo vijë e politikës pasive. Ne shtrojmë
pyetjen pse? Sepse ajo vijë politike do të pranojë obcionin më të ulët për
zgjidhjen e çështjes kombëtare, për të cilën janë deklaruar edhe disa
shtete ballkanike si dhe disa të tjera në skenën politike ndërkombëtare.
Edhe Grupi i Kontaktit e tregoi këtë. Në të kanë hyrë kryesisht njerëz të
cilët janë deklaruar për pranimin e një zgjidhjeje të mesme, siç është
autonomia apo statusi special. Kjo është në kundërshtim me vullnetin e
proklamuar të popullit në referendum.. Gjithësesi ne kemi hyrë në një fazë
të re, të cilën ende nuk e dimë se ç'të re do të sjellë.
Shekulli: Si e mendoni zgjidhjen e Kosovës?
Qosja: Ne mendojmë se njerëzit që janë në Grupin e të Pesëmbdhjetëve,
tashti kanë mbetur 12, se tre kanë dalë- Adem Demaçi, Hydajet Hyseni dhe
përfaqësuesi i Unionit të pavarur të Studentëve, sepse nuk janë pajtuar me
konceptin e Grupit të pesëmbëdhjetëve të cilët nuk mund ta zgjidhin
çështjen e Kosovës, sepse është i madh edhe numri i atyre forcave politike
që kundërshtojnë konceptin dhe sjelljen e tyre. Hapi i parë që kanë bërë
nuk mund të përfaqësojë as dinjitetin dhe interesin politik të shqiptarëve.
Mënyra se si kanë shkuar te Millosheviçi, se si janë paraqitur dhe se si
janë sjellë atje, dorëheqja nga kushtet që Grupi i Kontaktit i kishte vënë
Jugosllavisë së mbetur për fillimin e bisedimeve me shqiptarët, e dëshmojnë
se ky grup nuk mund të premtojë shumë dhe se është vështirë të supozohet se
do të mbahet deri në fund.
Unë tashmë jam kryetar i Këshillit për Organizimin e Lidhjes së Re
Demokratike të Kosovës ose do e shikojmë në Kuvend se si do quhet. Ende nuk
është parti, ende nuk është lëvizje, ky është një këshill për formimin e
asaj që do të quhet Lidhja e Re Demokratike e Kosovës apo ndryshe. A do të
jem më tutje do ta shohim në Kuvend.
Dua dhe besojë se do të jetë lëvizje e gjerë në të cilën do të bashkohen
shumë forca politike.(Shekulli faqe 6).
Intervistoi Pandi Gjata

po në këtë faqe të gazetës botohet shkrimi Parlamenti shqiptar ka kërkuar
dje vendosjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

BASHKIMI KOMBETAR NE PRITJE TE ZGJIMIT ETNIK, është titulli i editorialit
në gazetën Republika
Shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen. Intelektualët shqiptarë, të
mbledhur dje në promovimin e librit "Kombi", e cilësuan bashkimin kombëtar
si një paralajmërim urgjent dhe jo thjeshtë si një alternativë të mundshme.
Tubimi për bashkimin kombëtar ishte pjesërishtë diagnozë, pjesërisht
prognozë dhe pjesërisht mbrojtje. në epokën e një zgjimi politiko-etnik
masiv është e pamundur të trajtosh ecurinë historike të Shqipërisë, pa
marrë në konsideratë bashkimin kombëtar. Sado e vonuar, një lëvizje masive
për bashkimin kombëtar do të përbënte një pikënisje për një qëndresë të
vërtetë kombëtare. Joshjet politike të kaheve të ndryshme e kanë
shfrytëzuar vetëdijen kombëtare për interesa jashtëkombëtare. Tani që
krijimi i një kombi shtet është parashikuar edhe në projektin e ri të
Kushtetutës, ndërgjegja kombëtare që po lind ka doza të fuqishme të
idealizmit kundër prirjeve kozmopoliste. Por, fatkeqësisht kanë gjetur një
gjuhë të unifikuar për ta patur si udhërrëfyesen e vetme drejt qëllimit
përfundimtar të bashkimit. Tipike janë reagimet instiktive mbi luftën në
kosovë, ku mbizotërojnë linja të ndryshme dhe qëndrime alternative.
Lëvizjet regjionaliste autonomiste të të majtëve përpiqen të dobësojnë
autoritetin e korpuseve vendimtare kombëtare. Versioni euro-komunitar i
socialistëve e shikon pluralitetin etnik si elementë të një pafundësie të
keqe.
Nga e majta shqiptare bëhen përpjekje serioze për të krijuar metafizikën
etnike, për të cunguar botëkuptimin kombëtar dhe për të sugjeruar se qasja
universale është tmerrësisht e destinuar nga historia e jonë e veçantë..
Metafizika etnike është e frymëzuar jo vetëm nga mllefet antishqiptare, por
edhe antiperëndimore. Askush nuk mund të respektojë një shtet që nuk nderon
identitetin e vet kombëtar. Atje ku nuk mbizotëron ndjenja kombëtare,
zotëron një armiqësi e thellë ndaj institucioneve të tilla si shteti
ligjor. Në këtë kuptim lëvizja për bashkimin kombëtar, që sot për sot
mbrohet prej individësh të vetmuar, nuk është një rebelim kundër
modernitetit, por shenjë treguese e besimit tek demokracia dhe shenjë e
vazhdimësisë historike. Ashtu si në gjithë Europën Lindore edhe në Shqipëri
ka ndodhur një revolucion demokratik, por demokracia që rezultoi prej tij
është e përshkruar nga miti i vjetër komunist i internacionalizmit. Në të
ka shumë pak gjëra kombëtare që nuk pajtohen me një ndërgjegje të vërtetë
kombëtare. Fryma që përcjellin intelektualët e mëdhenj shqiptarë le të
shpresojmë se do të ndikojnë sadopak në filozofinë bashkëkohore të
bashkimit.

Si zakonisht edhe sot në shtypin shqiptar botohen shkrime për
luftime,viktima në Kosovë, të marra nga burimet kosovare, por edhe të huaja.

REPUBLIQUE DE KOSOVE

unread,
Jun 2, 1998, 3:00:00 AM6/2/98
to

____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
Radio 21 (Prishtina) http://www.radio21.net/

Koha Ditore (Prishtina) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova Info Line (German) http://www.dardania.com/kosova-info/
____________________________________________________________________

REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM

Nr.225/98
Tiranë, 02. 06. 1998


PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Tema kryesore në shtypin e sotëm shqiptar ishin:

1.Kongresi ndanë në dysh ballistët.Ngrihet temperatura në sallë. Të
tregojmë se jemi ndryshe. Ovacione në sallë për Kosovën.Të tregojmë se jemi
ndryshe.Përshëndetje e Fatmir Mediut kryetar i PR në kongres.(Republika
faqe 4.) Dje në kongres, mbi 30 vetë përleshen, ndërhyn policia. Ballistët
zihen me grushta.(Koha Jonë faqe 4).SHIK-u voton për Ermenjin në Kongresin
e ballistëve.Sigurmisat dhe policët godasin përkrahësit e Selfos.
Kandidohen Ermenji dhe Selfo,(Albania faqe 3)
2.Gjinushi : Ka pasur një marrëveshje 1992 që asnjë nga drejtuesit e
partive politike dhe shtetit nuk do të denoheshin me burg, pra as Nano e as
Ramiz Alia, Berisha siguroi për këtë por...(Gazeta Shqiptare faqe 8).
3.Ngjarjet e marsit dhe penalizimi i ish presidentit "Ngjela", sot vendoset
për fatin e Berishës.(Shekulli faqe 3)
4. Refugjatët" zgjojnë" qeverinë shqiptare.SHBA të ndërhyjë për të ndaluar
spastrimin etnik.(Shekulli faqe 2).
Tropoja hap duert për vëllezërit nga Kosova,( Rilindja demokratike faqe 4).
5. Perikli Teta Ministër i Rendit jep ultimatumin: Do heqë të korruptuarit.
Policia pengu i politikanëve.(Koha Jonë faqe 7).
6. Deklaratë e Bashkimit për Demokraci: Shqiptarë në Kosovë vetëmbrohuni!
Komuniteti Ndërkombëtar: Shpëtoni Kosovën nga sindromi i Bosnjes.(Albania
faqe 2)."Bashkimi për Demokraci" dënon shkallëzimin e genocidit serb ndaj
shqiptarëve në Kosovë. Beogradi me artileri kundër dialogut. Opozita i bën
thirrje shqiptarëve të Kosovës që në këto momente të vështira për ta,
vatrat e tyre dhe Kosovën, të vetëmbrohen përballë platformës së masakrave
dhe spastrimit etnik që po zbaton Beogradi. ( Rilindja Demokratike faqe 3).

7. Deputeti Hajdari i bën thirrje popullit të Tropojës: "Ndani kafshatën me
vëllezërit kosovarë". Shteti nuk e ka infrastrukturën e mundshme për t'i
ndihmuar.(Albania faqe 2)
Të ikurit nga lufta deklarojnë se do të kthehen menjëherë në shtëpitë e
tyre posa të përfundojnë bombardimet serbe.Albania po aty).
8.Deklaratw e Qeverisw sw Republikws sw Shqipwrisw. Qeveria Shqiptare
kwrkon ndwrhyrje pwr ndalimin e spastrimit etnik nw Kosovw.
Deklaratw e zwdhwnwsit tw Partisw socialiste shqiptare mbi pwrshkallwzimin
e dhunws sw Beogradit nw Kosovw. Apel faktorit ndwrkombwtar pwr ndwrhyrje.
(Zwri i Popullit faqe 2).

KOHA JONE
Masakër në Kosovë, mbi 2 mijë refugjatë në Shqipëri. Priten edhe 5 mijë të
tjerë. Nano:Lufta po afron lufta e përgjakshme. Reagon qeveria shqiptare.
Masa të jashtëzakonshme në Veri për të pritur refugjatët. Dialogu i
filluar, rrezikon të dështojë në mënyrë të pariparueshme.
Tregon studentja 24 vjeçare, Ganimete Kadria:Ikëm nga tmerri i luftës.
Koha Jonë: Cilat janë arsyet që një numër i amdh qytetarësh nga Kosova, pas
tre muaj luftimesh, vërshuan drejt Shqipërisë?
Ganimete Kadria: Arsye e vetme që ne braktisëm vatrat tona është lufta e
përgjakshme që po zhvillohet në komunën e Gjakovës dhe rrafshin e
Dukagjinit. Të premten në mëngjes, forcat serbe sulmuan në befasi me
artileri dhe armë të këmbësorisë. Atëherë ne jemi futur nëpër bodrume, por
edhe atje ishte e pamundur t'i shpëtonim zjarrit të ushtrisë serbe. Në këtë
kohë me ne janë bashkuar edhe banorët e Junikut dhe prej aty kemi marrë
arratinë drejt maleve të Jasiçit në kufi me Shqipërinë. Por edhe aty forcat
serbe na kanë sulmuar nga Podi i Gështenjave në drejtim të Bjeshkëve të
Jasiçit me granata hedhës dhe artileri. Atëhere nuk na mbeti gjë tjetër
vetëm të kalonim në Shqipëri rreth 53 orë rrugë pa ushqime dhe në një kohë
me shi kemi arritur në fshatin Shipshan të Tropojës, në orën 21 të së
shtunës. Të dielen në mëngjes me makina jemi vendosur në fshatin Tropojë e
Vjetër ku na është dhënë ndihma e parë me ushqime dhe ilaçe. Nuk e dimë as
vetë se si mundëm të vijmë gjallë.
Koha Jonë: A ekziston mundësia e dyndjes së refugjatëve të tjerë në drejtim
të Shqipërisë ?
Ganimete Kadria: Po. Me mijëra qytetarë nga Kosova janë në male të lodhur
dhe pa ushqime dhe grupe grupe po nisen drejt kufijve shqiptarë.
Koha Jonë: Çfarë kërkoni ju nga autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare?
Ganimete Kadria: Ne nga autoritetet shqiptare kërkojmë strehim, ushqim dhe
ndihmë mjekësore. Shteti shqiptarë duhet të ndihmojë vëllezërit e vet të
një gjaku pasi ne jemi një popull. Ndërsa nga Bashkia Europiane dhe SHBA,
kërkojmë që të ndalet dora gjakatare e agresorit serb mbi popullsinë e
pafajshme të Kosovës.
Çfarë po bën UÇK-ja në fshatrat tuaja?
Ganimete Kadria: Shpresojmë ende në dialog, por shanset janë shumë të
pakta, prandaj forcat e UÇK-së po bëjnë ç'është e mundur për të mbrojtur
trojet dhe për të zbrapsur forcat e armikut, por mundësitë janë të vogla
pasi nuk kanë armatim të mjaftueshëm. Ndërsa shteti serb është një shtet
militar me forca dhe armatim të shumtë. Megjithatë UÇK po lufton për të
mbrojtur Kosovën me një trimëri të madhe ku së shpejti dhe ne vajzat do të
bashkohemi me të për të luftuar deri në pikën e fundit të gjakut për
çlirimin e Kosovës.
faqe 2. B.SHALA

ALBANIA
LUFTA NE KOSOVE DHE " PARALIZA" SHQIPTARE
Nga MERO BAZE

Qindra shqiptarë të Kosovës, kryesisht fëmijë e pleq, kaluan dje dhe pardje
kufirin dhe po kërkojnë strehim në rrethin verior të Shqipërisë, Fillimi i
valës së të ikurve nga lufta, është plotësimi përfundimtar i skenës së
luftës në Kosovë. Në mënyrë të qartë dhe shumë superiore, ushtria
jugosllave po fillon spastrimin etnik të Kosovës me një plan të
paradeklaruar. Shqiptarët po përpiqen të rezistojnë me mjete artizanale dhe
pa një udhëheqje politike dhe shtetërore. Ajo që është më e patolerueshme
në luftën që ka filluar, është dalja jashtë loje e qeverisë shqiptare, si
një pjesë e faktorit shqiptar në zgjidhjen e krizës. Duke menduar me
mendjelehtësi se të afroheshe me qëndrimet serbe ishte një dëshirë e
Komunitetit Ndërkombëtar, qeveria shqiptare është sot një pjesë e
paralizuar e faktorit shqiptar e cila, jo vetëm që e ka të vështirë të
riaktivizohet në anën e shqiptarëve, por e ka gati të pamundur të riparojë
edhe imazhin e saj në diplomacinë botërore për të qenë një faktor me ndikim
në këtë krizë. Kryeministri shqiptar i cili filloi ti priste kostumet e
statusit të Kosovës sipas sallës ku pinte uiski, tani është fare jashtë
loje dhe nuk llogaritet as si një shqipfolës që mund tu tregojë monitorëve
të OSBE-së rrugët për në kufirin verior. Fakti që presidenti amerikan, Bill
Klinton, ftoi në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësit shqiptarë të Kosovës dhe
përjashtoi aleatët e kryeministrit shqiptar në Kosovë nga procesi i
bisedimeve dhe përpjekjeve për pavarësimin e Kosovës, është një tregues i
qartë se bashkë me veten, qeveria shqiptare ka nxjerr jashtë loje dhe
aleatët e saj në Kosovë të cilët u përpoqën herë si nacionalistë dhe herë
si internacionalistë, të nguliten në skenën politike atje me çdo çmim.
Ajo që është precedent tani për diplomacinë perëndimore është një shtet në
kufi të të cilit rrafshohen përtokë fshatra dhe shtëpi, digjen fëmijë
brenda shtëpive dhe shpohen gra në bajoneta, rri i qetë dhe përpiqet të
shtojë artificialisht numrin e të ardhurve nga kufiri me shpresë se i
shtohet një rast tjetër për kontrabandë dhe korrupsion. Tashmë qeveria
shqiptare mendon se do të jetë e respektuar para amerikanëve apo francezëve
nëse u thotë që të vijnë të vriten djemtë e amerikanëve në kufirin me
Kosovën dhe jo djemtë shqiptarë. Kjo logjikë, e cila përpiqet të mbulohet
me dokrra të pacifizmit formal, është në thelb politika më me shumë telashe
dhe më zjarrëvënsja për rajonin e cila nuk e bënë as dinjitoze, as normale
dhe as paqësore politikën e Tiranës zyrtare. Qeveria e një vendi e cila ka
në kufirin administrativ të saj një konflikt që merr jetë të bashkëkombasve
të vet, mund të përjashtohet si faktor nga përpjekjet për zgjidhjen e
krizës vetëm në dy raste, kur është një qeveri jolegjitime, ose kur është
një qeveri ultranacionaliste që fuqizon më shumë se ç'duhet faktorin
shqiptar. Qeveria jonë e cila megjithëse ka disa cene në legjitimitetin e
saj, nuk është një qeveri ultranacionaliste, por është një qeveri që ka
toleruar dhe po toleron në mënyrë ekstreme ultranacionalizmin serb dhe kjo
në një farë mënyre është e barazvlershme me të qenit vetë një qeveri e
tillë.. Në këtë rast kjo qeveri e ka fuqizuar më shumë se ç'duhet një
faktor të cilin Komuniteti Ndërkombëtar po përpiqet ta frenojë. Tani që
lufta po arrinë kulmet e saj dhe vala e të ikurve nga vatrat e djegura po
kalon Bjekshkët e Nemuna, ajo që kryeministri i ynë e quajti pushteti i
paligjshëm paralel në Kosovë, është dhjetëra herë më i ligjshëm për Bill
Klintonin se vetë qeveritarët e Shqipërisë, të cilët ende nuk i ka parë as
në fotografi.. Në luftën mes shqiptarëve dhe serbëve faktori ndërkombëtar
po mbështet presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, të cilët Tirana
zyrtare dhe Beogradi zyrtar i quajnë ilegjitimë dhe po lë jashtë derës, ata
që u përpoqën të marrin monopolin në këtë betejë qysh në Kretë. Kjo,
megjithate nuk është një lajm i gëzuar për shqiptarët, pasi në betejën
historike me serbët, ata po luftojnë me një trund amëtar të paralizuar. Dhe
kjo paralizë nuk kalohet as duke censuruar qëndrimet e ashpra ndërkombëtare
kundër frymës proserbe të qeverisë shqiptare, sidomos tezës së vendosjes së
NATO-s në kufi, as duke u përgatitur për takime të reja me Millosheviçin në
Antalia të Turqisë. Paraliza kalohet së paku duke hequr dorë nga shkaku i
saj, përulja para serbëve, e cila në këtë rast, nuk fyen vetëm shqiptarët
por dhe miqtë e tyre në Perëndim dhe SHBA.

SHEKULLI
LUFTA NE KOSOVE, FRIKA NE VALIXHE

Lufta në Kosovë filloi të pjellë tragjeditë e para njerëzore. Mbi dy mijë
civilë, kryesisht gra e fëmijë,kanë kaluar kufirin shtetëror të Shqipërisë
në dy ditët e fundit., në atë që pritet të jetë preludi i një fenomeni sa
të papërcaktuar, aq edhe të rrezikshëm për të ardhmen e krizës që po
konsumohet nën sytë e perëndimorëve dhe të shtetit amë. Ka më shumë se një
arsye për ta konsideruar si alarmant fillimin e fluksit të refugjatëve të
luftës drejt anës tjetër të kufirit. Në eksperiencën e përgjakur të
Bosnjes, ky ka qenë një ndër fenomenet më tragjikë në planin njerëzor dhe
më me pasoja në aspektin e problemeve që ka lënë pa zgjidhje në të tashmen
dhe në të ardhmen e konfederatës së Izetbegoviçit.
Por Kosova është diçka tjetër dhe për këtë tashmë janë dakort të gjithë.
Këtu gjithçka po luhet më fort, më egër dhe me kosto më të lartë njerëzore.
Dy mijë refugjatët e 48 orëve të fundit janë një këmbanë që bie për shumë
vesh njëherësh. I pari vesh ai i qeverisë shqiptare. E ndodhur në pozitën e
vështirë të një ringritjeje plot pengesa nga kriza e vitit të shkuar,
Shqipëria e ka financiarisht një luks të tepruar financimin e strehimit dhe
të sistemimit të disa mijëra njerëzve pa strehë, shumica gra dhe të mitur.
Ndihma e ofruar nga organizmat ndërkombëtare, pikërisht Komisariati i lartë
i Refugjatëve pranë OKB, parashikon një mbështetje teorike financiare për
një masë të ardhurish deri në njëzetmijë vetë. Brenda kësaj shifre Tiranës,
i ofrohen kushte lehtësuese për të ngritur kampet e refugjatëve dhe
strukturat tjera anësore. Por rebusi kosovar është në gjendje "ti befasojë"
palët, sepse askush nuk e di tani se ku do të ndalet fluksi i saponisur.
Muajt e parë të konfliktit, menjëherë pas ngjarjeve të Drenicës, mediat
shkruan për këmbënguljen e shqiptarëve, të cilët nuk pranonin të
shpërnguleshin nga fshatrat e tyre, duke lëvizur nga një lagje në tjetrën.
Ikja e detyruar e refugjatëve, flet se situata ka ndryshuar për keq,
ndërkohë që nga ana tjetër e kufirit zyrtarët e lartë të Tiranës kanë
shpejtuar të paralajmërojnë se destinacioni i fundit i të ikurve do të jenë
shumë shpejt shtetet perëndimore.
Ky pra, Perëndimi është veshi i dytë ku këmbana e lëvizjeve masive të
kosovarëve ka filluar të dëgjohet tashmë fort. Eshtë i njohur sensibiliteti
i lartë që kanë treguar perëndimorët, gjermanët të parët, ndaj prezencës së
të huajve në vendin e tyre.
Rreth 400 mijë të ardhur nga ish Jugosllavia janë mjaftë për të shqetësuar
qeverinë federale të Kolit, i cili ndodhet tani në një fushatë elektorale
ku tema e të huajve është nga më të nxehtat. Por problemi i refugjatëve të
luftës, me anët e tij të veçanta, do të ishte shumë i vështirë për tu
trajtuar në skemat tradicionale të trajtimit të problemit të emigracionit.
Shembulli i Bosnjes është serish shumë prezent në situatën e re që po
krijohet.
Pala e tretë e cila preket direkt nga emergjenca "refugjatë', janë padyshim
fqinjët ballkanikë. Deri tani kufiri Kosovë-Maqedoni ka qenë krejt i qetë.
Koshientë për rrezikun që mbart acarimi i kësaj linje, përtej së cilës
ruajnë trupat e UNPREDEP-it, pra Kombet e Bashkuara, i ka shtyrë serbët të
mos kryejnë operacione luftarake pranë kufirit, i cili ka ruajtur lëvizjet
e zakonshme të mallrave dhe njerëzve. Fillimi i fluksit të ikjes drejt
Shqipërisë, sjellë rritjen e frikës se diçka e tillë mund të ndodhë së
shpejti me Maqedoninë, e cila konsiderohet nga shumë anë, si"detonatori" i
të gjithë krizave. Megjithëse Gligorovi ka deklaruar se është i gatshëm të
hapë koridorin e tij për kosovarët që dëshirojnë të kalojnë në Shqipëri,
askush nuk e di se cilat mund të jenë efektet e një fenomeni të tillë, parë
edhe faktorin shqiptar tepër të fuqishëm brenda shtetit të Shkupit.
Kriza e refugjatëve përbën hallkën e fundit që i mungonte krizës së
Kosovës. " Mos prisni që ne t'i pengojmë ata që të shkojnë drejt Italisë
dhe Gjermanisë", paralajmëronte para pak ditësh në shtypin francez, njëri
nga këshilltarët e Nanos (Gramoz Pashko nënvizimi im F.SH). Një frazë që
transmeton qartë idenë e thjeshtë se kjo e refugjatëve do të jetë ndofta
karta finale që do të përdorin shqiptarët për të sensibilizuar një
komunitet ndërkombëtar që vazhdon të shpresojë tek zgjidhjet e momentit të
fundit, Ndofta vetëm tani, opcioni i trupave të NATO-s në kufi do të dalë
nga faza e "studimit", për të kaluar në atë të zbatimit të shpejtë. Kjo
pasi, bashkë me refugjatët, tani në Shqipëri mund të kalojë edhe konflikti,
që do të shenonte hapin fatal drejt një lufte ndërshtetërore. Dhe atëherë
fraza e Klintonit se nuk do të lejojë "një Bosnje të dytë", do t'i ngjante
një paralajmërimi të kotë dhe të vjetëruar...

REPUBLIKA

KOSOVE, PRITET OPSIONI I LUFTES, editorial

Kolona të tëra refugjatësh nga Kosova drejt Republikës së Shqipërisë. 2000
vetë ishte shifra e përafërt që u regjistrua dje. Spastrimi etnik ka
filluar me shpejtësi të llahtarshme. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për
Refugjatët, në Tiranë, pati mirësinë të deklaroj mbështetjen të një
programi emergjent ndihme. Mbi varrin e jugosllavisë së mbetur,
Millosheviçi kërkon të tërheq me shpejtësi edhe Kosovën. Ai është i bindur
patologjikisht se shqiptarët janë të dënuar të bashkëjetojnë nën sundimin
serb. Duke bllokuar Marrëveshjet politike të Fuqive të Mëdha, Millosheviçi
po bën çmos që jo vetëm të shmang pretendimet e shqiptarëve për
vetëvendosje, por të arrijë deri në shkombëtarizimin e plotë të tyre.
Shpërnguljet masive të popullsisë së pambrojtur tregojnë se presioni i
shtuar nga Komuniteti Ndërkombëtar është fare i papërfillshëm. Racizmi dhe
paranoja kriminale e Serbëve ka kaluar çdo përfytyrim. Janë therrur
meshkujt në sy të grave dhe fëmijëve, krime që ua kalojnë krimeve naziste.
Ndërkohë qeveria shqiptare po mbënë një qëndrim minimalist dekurajues për
shqiptarët e sapoardhur nga Kosova dhe të vendosur në Tropojë. Në
deklaratën e djeshme të qeverisë nuk thuhej asgjë për masat e marra për
sistemimin e refugjatëve dhe marrjen nën mbrojtje të njerëzve të lënduar.
Administrata e Nanos ende nuk është e bindur se forca serbe mund të ndalet
vetëm nga një kundërforcë urgjente e NATO-s. Millosheviçi i detyron
shqiptarët të largohen për të prishur balancën e forcave. Ushtria
Çlirimtare e Kosovës po vepron pa pyetur për koston e lartë të luftës dhe
reagimet e tërthorta të diplomacisë ndërkombëtare. Në rrethanat e krijuara
duket se nuk mund të ketë asnjë kompromis. Kosova është një rast i qartë
agresioni që po shëndrrohet në një kazan të shkrirjes etnike. Për të
ruajtur mbijetesën e shtetit të tij artificial, Millosheviçi nuk mund të
tolerojë një grup etnik që ka energji politike për të fituar pozitën që i
takon në ish Jugosllavi.
Si pasojë tërbimi nacionalist vret e pret në Kosovë në format më barbare.
Këtë sfidë po e përballojnë në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara. Një
luftë e re etnike në ish Jugosllavi rrezikon të kthehet në luftë fetare, e
cila do të përfshinte gjithë rajonin ku ndërthurren interesat
gjeostrategjike të SHBA-së. Por ende nuk është gjetur formula që do të
siguronte armëpushimin me stë dya palëve, SHBA ende nuk ngulmojnë për të
gjetur një zgjidhje paqësore, ndërkohë që situata nuk është më civile, por
ushtarake.
Tani pritet një opsion lufte.

PESEDHJETEEPESE "55"
RUSIA OSE ANTIKOSOVA PER TE CILEN HESHT EDHE QEVERIA EDHE PSEUDOPATRIOTET
Rusia Cariste, staliniste, brezhnjeviane,gorbaçoviane dhe jelciniane, ka
përkrahur dhe përkrah gjithmon Serbinë kundër shqiptarëve.
Kupola e përgatitur në uçilishten ruse, megjithëse në pension, përpiqet ta
çojë anijen shqiptare në limanet e politikës ruse.
Heshtja ndaj politikës ruse është heshtje ndaj politikës serbe, ose
komplisitet me të dyja.
faqe 3.
------------------------------

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "REENIC Index - Albania"
http://reenic.utexas.edu/reenic/Countries/Albania/albania.html

Republique de Kosove

unread,
Jun 3, 1998, 3:00:00 AM6/3/98
to

____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
Radio 21 (Prishtina) http://www.radio21.net/
Koha Ditore (Prishtina) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova Info Line (German) http://www.dardania.com/kosova-info/
____________________________________________________________________

***********************************************
***********************************************
ADRESA E JONE E RE : http://www.kosova-state.org
***********************************************
***********************************************


REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM

Nr.226/98
Tiranë, 03. 06. 1998


PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Tema kryesore në shtypin e sotëm shqiptar ishin: 1.Lideri i PAD:Nano s'po
drejton siç duhet qeverinë. Socialistët përgjigjen. Ceka njësoj si
Berisha,(Koha Jonë faqe 3).

2.Demokratët hapin fushatën në qytetin e rebelimit. Genc Pollo dy herë në
Vlorë.(Po aty).

3. Historia e francezit që pardje vrau studentin shqiptar: Do të luftoja
për UÇK-në.(Koha Jonë po aty).

4.Përfundon Kongresi i Ballit Abaz Ermenji sërish kryetar.(Koha Jonë po aty).

5.Mbrëmë në selinë e socialistëve mbërrin letra e ish nënkryetarit Servet
Pëllumbi i cili kërkon të mblidhet Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS. Partia
e kërcënuar nga politika e klaneve dhe kafeneve.(Koha Jonë dhe Zëri i
Popullit).Arta Dade deputete ish ministre kulturës del në sulm:
Intelektualët viktimë e meritokracisë të PS.Arta dade akuzon Gramoz Ruçin
sekretarin organizativ të PS-së se po i largon intelektualët nga PS
(Republika faqe 4)

6. Neritan Ceka: Pse u prisha me Berishën. "Unë i premtova imunitetinë
Ramiz Alisë"po ka pasur një marrëveshje për mos me e burgosur Ramiz Alinë
por Berisha e shkeli.(Gazeta Shqiptare faqe 2).

Vazhdon fluksi i refugjatëve në kufi. Nano mbledhë qeverinë. refugjatët në
Tiranë. Dje mbledhje urgjente e qeverisë për situatën në Veri të vendit.
Nano: Do mbrojmë Shqipërinë. "Në Kosovë, njerëzit kanë marrë armët në dorë
dhe organizimi i tyre në struktura është një realitet i cili nuk duhet
injoruar". Berisha kërkon të plagosurit të mjekohen dhe t'i kthehen
betejës.Majko dhe Arbnori seancë për Kosovën.Vazhdon vala e të ardhurve nga
Kosova. Qindra të tjerë janë strehuar dje në fshatrat e Tropojës. Krizë në
Veri, refugjatët drejt Tiranës. Priten rreth 20 mijë të tjerë. Mungojnë
ushqime dhe ilaçe. Një fëmijë kishte vdekur gjatë rrugës dhe prindërit e
kishin varrosur në Bjeshkët e Junikut. Policia tha se ka gjetur në përrenj
fëmijë të braktisur që kishin ikur vetëm nga fshatrat e djegur. Dje, 200
refugjatë në Tiranë dhe Durrës.Kreu i Policisë së Tropojës thotë se 60
persona familjarë e kanë braktisur Tropojën dhe pretendojnë se kanë miq në
Tiranë dhe Durrës. (Koha Jonë faqe 3- 4).Shtohet numri i të ardhurve nga
fshatrat perëndimorë të Kosovës. Në Tropojë, Kukës dhe Has strehohen qindra
shqiptarë të përtej kufirit. Veriu mbledh dhimbjen dhe tmerrin e Kosovës.
Qeveria shqiptare mbetet në caqet e përkujdesjes humanitare. Mijëra
qytetarë të Tiranës mbledhin ndihmat e para për vëllezërit e dëbuar nga
Kosova.Ndihma për të ardhurit nga Kosova. Medikamente mjekësore drejt
Tropojës dhe Hasit.Solidaritet i madh në Tiranë për Kosovën. Qindra
qytetarë i janë përgjigjur dje thirrjes së një fushate ndihmash nga Radio i
pavarur Kontakt me Kosovën.10 minuta pas thirrjes së radios për një fushatë
solidariteti qytetarët kanë mbushur ambientet e radios me me mundësitë e
tyre. Miell, sheqer, vaj, rroba të ndryshme për të veshur dhe rroba për të
fjetur kanë sjell qindra qytetarë gjatë gjithë ditës deri në orët e vona të
natës.
Një tregëtar nga Mallaksatra ka dhuruar në ndihmë të shqiptarëve të Kosovës
një maune me miell. Gjithashtu qytetarë të tjerë kanë sjellë ndihma edhe në
të holla, sipas mundësive të tyre. Sot një karavan makinash nga individë që
janë solidarizuar me aksionin dhe i kanë vënë në dispozicion të shoqërimit
të ndihmave me ndihmat e mbledhura do të nisen për në Tropojë të shoqëruar
nga një grup gazetarësh.
Fatos Nano vazhdon t'i bëjë shërbimet e fundit Millosheviçit. Përgjegjësia
për Kosovën. Siç duket Fatos Nano në postin e uzurpuar të kryeministrit
shqiptar po i qëndron deri në fund marrëveshjes së Kretës me Millosheviçin,
përndryshe tradhëtisë së rëndë kombëtaretha Mujë Buçpapaj në gazetën
Rilindja Demokratike. Kryetari i PD Berisha ka vlerësuar qëndresën e
shqiptarëve të Kosovës për të mbrojtur shtëpitë dhe çdo pëllëmbë të tokës
të tyre duke mos ia lënë atë armikut."Ushtria Çlirimtare e Kosovës i ka
shkaktuar dhe po i shkakton dëme të mëdha ushtrisë serbe. Po vërehet një
dekurajim moral i ushtarëve serbë, dezertimi i fallangave serbe është i
konsiderueshëm",u shpreh Berisha."Kjo është përballja përfundimtare e
shqiptarëve me pushtuesit dhe lufta do të fitohet nga shqiptarët u shpreh
Berisha. Ky objektiv tha Berisha do të arrihet me kordinimin e veprimeve
mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit si dhe me kordinimin e veprimeve me
komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë me SHBA.Berisha ka
sulmuar qëndrimin e qeveisë shqiptare lidhur me çështjen e Kosovës."Kjo
qeveri flet shqip por nuk mendon shqip u shpreh Berisha. Kryetari i PD iu
drejtua gazetarëve duke i kërkuar që të heqin nga fjalori i përditshëm
fjalën refugjatë kosovar dhe ta zëvendsojnë ate në faqet e gazetave me
fjalët vëllezërit dhe motrat tanë nga Kosova. Kështu ju mund t'i bëni një
shërbim çështjes kombëtare tha Berisha. Deklaratë e deputetit Pjetër
Arbnori në emër të grupit të PD-së dje në Parlament. Qeveria të marrë masa
për shqiptarët e larguar nga lufta.(Rilindja demokratike faqe 2). Serbët
kanë filluar spastrimin etnik. Kryqi i Kuq Shqiptar apel për të ndihmuar të
ardhurit nga Kosova. Kryqi i Kuq shqiptar menjëherë ka filluar të dërgojë
ndihma në ushqime, ilaçe dhe batanije.Kryqi i Kuq shqiptar u bënë thirrje
firmave apo individëve të shprehin gatishmërin e tyre me të holla e
materiale në ndihmë familjeve të ardhura.Për këtë është vënë në dispozicion
nr. i llogarisë në lekë dhe valutë në bankën e kursimeve.Edhe për ata që
duan të japin ndihma të ndryshme materiale Kryqi i Kuq e ka shpallur
adresën e vet të grumbullimit.

GAZETA SHQIPTARE

Arrijnë 3500. Tre fëmijë vdesin në rrugë. Papritmas lind një tjetër.
Tropojë refugjatët në ferr.Nga i dërguari i G.SH.në Tropojë Deri në orët e
vona të mbrëmjes kanë mbërritur 35oo refugjatë, shumica e të cilëve
mbërrijnë nga mali i Padeshit.Shifrat zyrtare janë më të ulëta e kjo pasi
një pjesë e të ardhurve nuk pranojnë të regjistrohen. Krerë të OSBE-së
konfirmojnë vdekjen e tre fëmijëve, ndërkohë që pushtetarët lokalë thonë
vetëm dy. Në spitalin e Tropojës janë të shtruar dhjetë të plagosur, ndërsa
shumë të tjerë sapo kanë marrë ndihmën e parë janë larguar. Nuk ka ilaçe
dhe ekziston frika e përhapjes së epidemive. Dje në Tropojë ka qenë vetëm
një grup i Ministrisë së Shëndetësisë. Asnjë organizatë humanitare nuk ka
dërguar ndihma dhe gjendja duket tepër e rëndë. Tropojanët kanë hapur
dyert, por ata janë shumë të varfër e nuk janë në gjendje të përballojnë
një fluks kaq të madh.Tropojë tmerri Kosovar në mëshirë të fatit.Në
spitalin e qytetit thonë ne nuk jemi në gjendje të trajtojmë vendasit e jo
më 3000 të ardhurit,sepse spitali është shkatërruar vitin e kaluar nuk ka
ilaçe.

AZEM HAJDARI LESHON SHTEPINE
Një pjesë e refugjatëve janë nëpër fshatra një pjesë në objekte shtetërore
si bashkia dhe godinat e tjera shtetërore.Ndërsa në qendër të qytetit kanë
qëndruar një grup i madh ata ende nuk dinin se kujt do t'i binin në
pjesë.Më e fundit ishte fjetja jashtë me shpresën se të nesërmen dikush do
të mendonte për ta.Deputeti Azem Hajdari nuk ka ngurruar të hap shtëpinë e
tij për mysafirët. Të tjerë vazhdojnë të arrijnë. Njerëzit e ardhur nuk
duan gjë tjetër vetëm një shtrat e pak bukë, por duket se edhe për këtë të
fundit nuk kanë pikë fuqie.

Nga shiu në breshër
Ata kanë lënë vendin e tyre të tmerruar nga lufta, por të bindur se do të
kthehen serish. Në këtë fragment kohe kanë preferuar atë që gjithmon duan
të thërrasin "shteti amë". Në Tropojë janë përballur me të papriturën.
Kishin dëgjuar për varfërinë e fqinjve, por nuk ua merrte mendja se do të
ishte kaq e thellë. Shumica e tyre mbrëmë kanë ngrënë vetëm bukë e çaj.Një
qytet me 3000 të papunë e me 700 të pastrehë kurrë nuk është në gjendje të
përballojë një fluks të tillë.. Nëse qëndron 24 orë në Tropojë vërtetë të
zë tmerri. Sado që ne Veri jeton ende mikpritja e bujaria, sado që
kosovarët vinë vetëm për të shpëtuar kokën, gjithçka e ka një masë. Fjalët
e "shtetarëve" për ndihma dhe për dërgata mjekësh duket se janë një vrimë
në ujë përballë armatës së refugjatëve, numri i të cilëve pritet të
shtohet. Nuk dihet se çdo të ndodh sot, pritet vizita e pesë ministrave,
por askush nuk beson se kjo do të sjellë ndonjë ndryshim, përveç fjalëve të
mira që ata nuk harrojnë të thonë në të tilla raste.

Rrëfim i Ministrisë së Shëndetësisë: Kampet refugjate s'kanë ekzistuar Nuk
ka kampe për shqiptarët e ardhur nga Kosova.të gjithë kosovarët e ardhur
janë strehuar në familjet e banorëve si dhe disa në institucione publike të
zonës pasi kampet e refugjatëve nuk kanë ekzistuar ndonjëherë.Edhepse është
folur shumë për ngritje grupesh pune, hartime projektesh që nuk u zbatuan
kurrë dhe mbledhje të njëpasnjëshme, ku u fol për gjithçka, por nuk u morrë
ndonjë masë konkrete.

Pas tensionit në kufi molilizohen rezervistët në Tropojë.

ZERI I POPULLIT

KOSOVA SHKON DREJT BOSNJES
Sa nuk është vonë ndalë masakrës serbe!

Zhvillimet në Kosovë janë shumë dramatike. Regjimi i Beogradit duke
përshkallëzuar një luftë të pashpallur, po kryen një masakër të vërtetë.
Dhuna serbe është shtrirë deri në atë shkallë saqë flitet për dhjetëra të
vrarë në ditë, po për kaq të zhdukur e deri për pamundësinë e varrosjes së
njerëzve. Një regjim "karantinë informative" është vendosur nga agresorët
serbë mbi shumë komuna e fshatra ku po luftohet. Edhe shtypi botëror që i
ka vendosur ngjarjet në krye të emisioneve të lajmeve, e ka të vështirë të
raportojë për çfarë po ngjet realisht në teren. Zhvillimet kanë arritur në
një fazë të tillë që kujtojnë Bosnjën. Prandaj krejt natyrshëm shtrohet
pyetja: A do të lejohet të përsëritet një Bosnje tjetër në Ballkan? Po të
jetë fjala për shqiptarët, ata e kanë thënë dhe po e thonë çdo ditë me
forcë fjalën e tyre. Ata janë deklaruar për rrugën e bisedimeve, si mjeti
më i vlefshëm politik me kosto më të ulët për të arritur që të realizohen
aspiratat e tyre si popull. Por, ndërkohë askush nuk duhet të gënjehet se
ata mund të presin agresorin me lule. Eshtë ky shkaku që ata po i bëjnë
edhe këto ditët e fundit një rezistencë të fortë maqinës ushtarake policore
serbe.
Kjo rezistencë e tyre me arme, që i është imponuar as nuk mjafton për të
çuar në një zgjidhje përfundimtare të dramës kosovare, dhe as është rruga
më e mirë për të gjetur një zgjidhje për më tej. Dhe kjo sepse, pavarësisht
se tashmë në skenë ka dalë një faktorë determinues e që nuk mund të lihet
me një anë, siç është UÇK, shqiptarët nuk i kanë potencialet e nevojshme që
t'i bëjnë ballë maqinës ushtarake policore që ka marrë përsipër planin serb
i pastrimit etnik të Kosovës dhe shtypjes me dhunë të egër të ëndrrës
legjitime kosovare për ta parë veten të lirë. Këto të gjitha i llogaritë
mirë kreu i Beogradit, Millosheviç, i cili për më tepët te rezistenca
aktuale e popullit shqiptarë në Kosovë po sheh edhe rrezikun e" forcës së
shembullit" , që edhe malazeztë të mos diktojnë më tej diktatin e pushtetit
të tij autoritarist. Në këto kushte është imperative angazhimi në skenën
kosovare i faktorit ndërkombëtar. Ishte edhe kjo një arsye më shumë nga
shqiptarët kudo që janë u prit me interesim të jashtëzakonshëm takimi
Rugova-Klinton. Eshtë po kjo arsye që shqiptarët kërkojnë rezultate më
konkrete nga puna tashmë disamujore e Grupit të Kontaktit, qëndrime më të
prera të NATO-s etj.Por përtej deklaratave shpeshherë të forta, komuniteti
ndërkombëtar deri tani po tregohet me mëdyshje, i përçarë dhe për pasojë i
pavendosur për të ndërmarrë hapa të atillë që ta detyrojnë Millosheviçin të
tërhiqet nga ky agresion.
Mbi këtë faktorë është bërë determinuese një tezë, origjina e së cilës nuk
është e vështirë të quhet serbe, sikur janë shqiptarët ata që provokojnë
luftë, se është UÇK ajo që po sjellë viktima etj.Kjo nuk i përgjigjet së
vërtetës. Edhe pa qenë në jetë UÇK, kështu janë sjellur vazhdimisht serbët
në Kosovë. Këtë e provon me mijëra shembuj historia. Por edhe sikur të jetë
e vërtetë se UÇK është bërë një faktor përcaktues, ajo nuk ka as tanke, as
avioacion e as topa, siç kanë serbët e që po rrafshojnë aktualisht fshatra
të tëra në Kosovë. Ndonëse kupa e tyre e durimit ka arritur kulmin,
shqiptarët ashtu siqë kanë treguar se e kanë të shtrenjtë çdo pikë gjaku,
ashtu janë treguar të vendosur për rrugën paqësore për sigurimin e të
drejtave të tyre njerëzore e kombëtare. Por edhe durimi e ka një kufi.
Komuniteti ndërkombëtar e sidomos opinioni publik akoma nuk është bërë i
ndërgjegjshëm se lufta tashmë në këtë rajon ka filluar, përderisa veprimet
e maqinës luftarake serbe po paraqiten si disa ekspedita ndëshkimore dhe
kaq. Kjo nuk i përgjigjet së vërtetës. E çfarë duhet të ngjasë tjetër, më
shumë se vrasja e dhjetëra njerëzve të pafajshëm në një ditë, që të
tronditet Evropa që noton në paqë? Nëse sot ngrejmë zërin se jemi përpara
një lufte të vërtetë, këtë nuk e themi për panik, por sepse kjo e bënë edhe
më imperative një angazhim më të plotë të faktorit ndërkombëtar në
zhvillimet në Kosovë. Sepse dihet: më lehtë është të parandalohet një
kasaphane kur ajo është ende në fillimet e saj, sesa kur mali i krimeve të
Beogradit në Kosovë të ketë kapur atë nivel që të mos arrijë të shpaguhet
me 100 vjet të tjera lufte kundër tij.
Lufta në Kosovë ka formën e plotë të një fushate të egër të spatrimit
etnik. Madje pa e tepruar mund të themi se jemi përpara një fushate më të
egër të spastrimit që ka njohur Kosova pas luftës së fundit botërore. Në
këto kushte problemet nuk zgjidhen duke kërkuar prudencë in ekstremis
ngashqiptarët. Kjo prudencë në kushtet kur përpara kosës vrasëse të maqinës
ushtarake serbe nuk kursehen as fëmijët shqiptarë të çdo moshe merr një
tingëllim hipokrit.
Millosheviçi e njeh mirë" hartën" e interesave të fuqive të ndryshme në ish
Jugosllavinë e mbetur. Atij po i lot mendja nga zhvillimet tronditëse në
Mal të Zi, që së shpejti e jashtë çdo parashikimi mund t'i dalë nga dora,
prandaj me dhunën e pafre që po e ushtron në Kosovë, realizon në praktikë
ndërkohë edhe planin se si do ta mbajë në dorë të hekurtë pa u shpërbërë
çfarë ka mbetur nga ish federata që drejton. Por kjo nuk tregon forcë.
Çmimi i lirisë dhe i pavarësisë për kosovarët është shumë i lartë përderisa
po paguhet me çmim gjaku. Por plani serb i pastrimit etnik të Kosovës, sado
i egër që të jetë e sado kohë që të zgjasë, nuk mund të zhbëjë një popull
të tërë. Ky plan ka mëse 100 vjet që zbatohet dhe sa herë ai ka marrë
zjarr, siç po ngjet aktualisht, aq herë ka dështuar. Zhbërja e Kosovës nga
populli i saj, ëndërr që ka marrë përsipër të realizojë Millosheviçi, është
një objektiv i çmendur.
Duket se era e ndryshimeve, si pasojë e bisedimeve shqiptaro-serbe, është
shumë larg, ashtu siq duket se këto bisedime janë të kota të vazhdojnë.
Faktori shqiptarë është në dilemë. Ai nuk heqë dorë nga kërkesa që t'i
ndalet dora agresorit. Ai do paqë por jo paqe të imponuar nga predhat
vrastare të tankeve serbe. Një luftë në përmasat e Bosnjës në fushëbetejën
e Kosovë do të thotë të mos ketë fitimtarë e të mundur, por vetëm gjak e
ferra.. E kujt i konvenon kjo? Athua shqiptarë e serbë që jetojnë në
Kosovë, në raport 9 me 1, ndryshe nga e gjithë bota eemancipuar, nuk do të
dinë të gjejnë rrugën e bashkëjetesës? A thua vallë "krushqit" do të
qëndrojnë përtësisht të ngrirë? Këto nuk janë thirrje me frymëzim
romantizant. Ndonëse shqiptarëve u janë imponuar ditë shumë të vështira,
shqiptarët nuk e humbasin busullën. Ata e dinë se rruga e tolerancës dhe e
bashkëjetesës është i vetmi shteg që të shmanget në Kosovë një Bosnje e
dytë.

RILINDJA DEMOKRATIKE

KOSOVA DREJT ENKLAVES, editorial

Fëmijët gratë dhe pleqtë nga Kosova që kanë lënë tre ditë e fundit fshatrat
e tyre kanë marrë me vete tryezën e dialogut që kishte nisur në Beograd dhe
bitisur në Prishtinë. Këto tre ditë aq shumë është larguar ideja e paqes sa
është gati e pamundur të konsiderohet tryeza e së premtes planifikuar disa
ditë më parë. Mbi atë tryezë nuk ka mbetur më asnjë element dialogu përveç
pasojave të genocidit serb mbi shqiptarët e pafajshëm dhe të pambrojtur
qoftë nga tryeza e qoftë nga zgjidhja paqësore. Qindra banorë të fshatrave
perëndimorë të Kosovës kanë lënë trojet e tyre. Ka pasur edhe të vdekur
rrugës, ndërsa mijëra të tjerë mund të arrijnë nga çasti në çast. Siç duket
edhe durimi, edhe përpjekja janë lodhur aq shumë sa detyrohen t'i rikthehen
si më 1913 vendit të tyre amë që as kanë patur dëshirë t'i rikthehen.
Ata që vijnë në Shqipëri vijnë me gjysëm zemër, së pari sepse e dinë që
Shqipëria nuk ofron kushedi çfarë për nevojtarët dhe së dyti ka kohë që nuk
ndiejnë afrin e duhur të nxitur fillimisht nga rebelimi dhe së dyti nga
Tirana zyrtare që drejton vendin që prej një viti. Në Prishtinë kanë
paqësorët e mëdhenjë të cilët ende nuk kanë marrë guximin të deklarojnë
përgjegjësinë e tyre për mbrojtjen e shqiptarëve. Nëse një situatë e tillë
do të vazhdojë ndërkohë që as Tirana dhe as Prishtina nuk deklarohen për
mbrojtjen e qytetarëve dhe të bashkëkombasve të vet, atëherë duhet
rishikuar tërësisht tek morali i atyre që drejtojnë qoftë në Tiranë, qoftë
në Prishtinë. Nëse për të parët përgjigja është marrë në Kretë për të dytët
përgjigja nuk duhet të vonojë. Politika që bart viktima dhe jo pak nuk
është politikë. Ajo është luftë dhe në këtë luftë ose je i humbur ose je i
fituar.
Duket se qëndresa e llojit për të mbrojtur shtëpinë, trojet, kopshtin,
arat,fshatin, rrugët nuk i ndalon dot fallangat mesjetare të ushtrisë
serbe. Qëndresa si të fortë apo si të rinj, si fshat apo si grup
fshatarësh, si patriotë apo si të vendosur për të vdekur nuk përbën një
gardh të pakapërcyeshëm për armikun.Eshtë sinjali për një mbrojtje tjetër e
cila nuk është më fshatarçe, por me dimensione mjaft më të mëdha, që
përfshin edhe politikën edhe forcën ushtarake, edhe mobilizimin edhe
qëndresën. Një mbrojtje që nuk duhet të ndahet në Tropojë apo Ponashec por
një mbrojtje që të kuptohet njësoj si në Tiranë, Sarandë, Prizren apo
Drenicë. UÇK e shfaqur si forcë ushtarake duhet të ketë edhe mbulojën e
vet. Ajo nuk mund të mbetet thjeshtë simbol i gadishmërisë së të tjerëve
për të mbrojtur vendin dhe vetvehten por si realitet që ka përmasat e
mbrojtjes kombëtare.
Kur njerëzit lënë shtëpitë e tyre, ecin me dhjetëra orë në këmbë e të
ndjekur nga serbët, do të thotë se ata janë këmbyer me vdekjen. Pra nuk
është fjala më për një inat apo procesion ushtarak serb, as për një
operacion ndëshkimor por për një pastrim etnik që ka si synim eliminimin
fizik të të gjithëve.
Me siguri Tirana zyrtare këto tre ditë ka menduar edhe një herë për
vendosjen e trupave në kufi me Kosovën. Bile ka menduar më shumë se sa kur
i nisi kërkesën për sjelljen e tyre në Shqipëri. Por nuk ka menduar aspak
se si mund të ndodhë nëse NATO edhe nuk sjellë trupa. Kjo duket qartë edhe
nga fakti i thjeshtë se në Tropojë po mbaron mielli dhe vaji për tre ditë.
Lëre më të mendohet për më gjatë, tek ai moment kur trupat e NATO-s nuk do
të jenë as në Kosovë e as në Shqipëri, kur pastrimi etnik do të vazhdojë,
kur në tërë fshatrat perëndimorë të Kosovës do të zbatohet rripi i
populluar me serbë dhe do të sanksionohet ndërtimi artificial i enklavës
shqiptare nga Deçani në Podujevë. Qeveria shqiptare dhe politika në
Prishtinë duhet të mendojë se tre ditët e fundit serbët kanë arritur të
ngrejnë nga shtëpitë e tyre banorët e fshatrave me një rëndësi strategjike
për kombin shqiptar. serbët kanë goditur pikat e lidhjes fizike mes
shqiptarëve gjë që nuk kanë mundur ta bëjnë as në '13, as '45, as' 68, as
'81 as në '89. Ata tani po godasin në vazhdimësinë teritoriale të
shqiptarëve duke tentuar të godasin fortë natyrshmërinë e zhvillimit
mijëravjeçar të shqiptarëve si entitet, tërësi dhe komb kompakt.
SAMI NEZA

ALBANIA

AGRESIONI MILLOSHEVIÇ-NANO, KUNDER SHQIPTAREVE

Agresionit serb kundër shqiptarëve i është bashkangjitur në të gjitha
veprimtaritë dhe madje në disa drejtime i ka paraprirë agresioni i Fatos
Nanos, tani kryeministër në Shqipëri.
Nano dhe qeveria e tij iu bashkangjit hapur edhe me forcat e veta
ushtarako-policore të Shqipërisë që ende u binden urdhërave të tij
veprimtarisë ushtarako-policore të Millosheviçit për ndalimin e armatimit
dhe çarmatosjen e shqiptarëve të Kosovës që janë ngritur në luftën
mbrojtëse dhe çlirimtare kombëtare.
Nano njëlloj si Millosheviçi, dhe media e tij mburret se ka kapur kaq e kaq
armë që shkonin nga Shqipëria në Kosovë, se ka çarmatosur aq e kaq
shqiptarë, ose thënë ndryshe, ka marrë aq e kaq jetë shqiptarësh duke u
hequr mundësinë të mbrohen nga thika dhe bajoneta shoviniste serbe. Me këtë
Nano ka krijuar një situatë të re, sepse lufta çlirimtare mund të bartet në
Shqipëri, sepse derisa forcat ushtarake-policore të Nanos sillen njëlloj
dhe kryejnë të njejtën veprimtari si forcat ushtarako-policore të
Millosheviçit nuk ka asnjë arsye pse edhe forcat çlirimtare patriotike
shqiptare të mos sillen ndaj forcave ushtarako-policore të Nanos njëlloj si
forcave të njëllojta të Millosheviçit.
Nëqoftëse Nano e barazon veten me Millosheviçin, të tjerët nuk kanë arsye
ta dallojnë prej tij.
Kështu lufta e shqiptarëve për çlirimin e Kosovës dhe bashkim kombëtar mund
të fillojë edhe brenda Shqipërisë, aty ku forcat çlirimtare takohen me
forcat ushtarake-policore besnike të Nanos që u janë bashkuar si pararojë
forcave ushtarako-policore të Millosheviçit. Me këtë politikë Nano e
shëndërron luftën kombëtare shqiptaro-serbe në luftë civile ndërmjet
shqiptarëve besnikë të tij dhe luftëtarëve të lirisë së shqiptarëve besnik
të kombit dhe atdheut. Nano e di se kjo nuk është luftë ndërmjet
shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, sepse çlirimtarët e Kosovës i janë
bashkuar në mënyra të ndryshme edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve nga
Shqipëria që duan lirinë dhe zhvillimin në vend të nënshtrimit dhe
varfërisë nën ndikimin serbo-grek të ofruar nga Nano. Ky bashkim nuk është
më sekret as për Serbinë dhe as për opinionin ndërkombëtar. Po ashtu Nano e
di se besnikët e tij nuk janë vetëm disa oficerë nga Shqipëria por edhe
nanoistë nga Kosova. Nano e di dhe ka informacion se një pjesë e madhe e
oficerëve patriotë shqiptarë janë gati në prag të rebelimit nga
ndërgjegjëja e vrarë për pjesëmarrje qoftë edhe të tërthortë në vrasjen e
bashkëkombasve të vet. Politika e Nanos është kopje e strategjisë së
komunistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore që u bashkua me serbët në luftë
kundër shqiptarëve antiserbë, që e shëndërruan luftën për çlirim kombëtar
në luftë civile për t'i siguruar vehtes pushtetin në Shqipëri dhe
Shqipërisë të zezën e saj pesëdhjetvjeçare. Nano duhet ta dijë se
shqiptarët, edhepse jo plotësisht, diçka kanë mësuar nga dëgjueshmëria ndaj
politikës së tillë dhe se tani nuk ekziston "armiku i përbashkët" i serbëve
dhe shqiptarëve por në luftë janë serbët e shqiptarët prandaj mbetet vetëm
një mundësi zgjedhjeje: ose me shqiptarët ose me serbët. Më parë se të
bashkojë armët dhe ushtritë me Millosheviçin kundër shqiptarëve Nano i
ishte bashkuar propagandës parapërgatitëse të Millosheviçit për operacionet
në terren duke i cilësuar luftëtarët e lirisë shqiptarë si terroristë. Tani
bashkë me Millosheviçin dhe veprimtarinë ushtarako-policore kundër këtyre
luftëtarëve të lirisë. Një vit më parë, Nano, me ndihmën e forcave
ushtarake greke, të dipl;omacisë dhe medias greke e ndihmave serbe arriti
të djegë e të vrasë një numër të madh shqiptarësh dhe të pushtojë postin e
kryeministrit në Shqipëri. Qeveritarët e Nanos ishin njerëzit më luftarak
kur ishte fjala për të shtyrë shqiptarët në luftë civile kundër njëri
tjetrit ndërsa hiqen si kampionë të paqes kur është fjala për luftë
çlirimtare kundër pushtuesve të huaj serb. Nano dhe qeveria e tij janë të
pamëshirshëm ndaj jetës së shqiptarëve dhe shfarosjes së tyre të cilën e
nxisin me të gjitha mjetet që ka në dispozicion dhe në postet që mbajnë nuk
kanë pak ndërsa bëjnë të gjitha përpjekjet të shpëtojnë jetën e çdo serbi
vrastar që mund të rrezikohet nga ndonjë kallashnikov gati i prishur në
duart e shqiptarëve. Mbasë gjithë këtyre veprimeve shkatërrimtare kundër
shqiptarëve kudo që ndodhen jo vetëm Shesheli duhet të ketë marrë
përgjigjen se ku shkuan 17 milionë dollarët e ndara nga Parlamenti i
Serbisë për të destabilizuar Shqipërinë.
HYSAMEDIN FERAJ

KOHA JONE

TE GJITHE NE FUSHE
Nga Frrok Çupi

Kosova sot i ngjan një dite mortore, që e mbledh tërë familjen në shtëpi.
Shqiptarët, me rastin e vrasjes së Kosovës, kanë zbritur të gjithë në
fushë. Të gjithë në fushë por secili me mënyrën e tij dhe qëllimin e tij:
Kanë zbritur nacionalistët e rremë. Këta e quajnë veten shqiptarë të
thellë, por në fakt janë qytetarët më të cekët të Botës. Shumica e tyre
janë njerëz që nuk kanë asnjë përgjegjësi, por që kanë të gjithë mbrojtjen
e jetës së tyre e të familjes, prandaj thërrasin më shumë "Luftë" Të tjerët
vriten, këta mbeten duke thërritur.
Kanë zbritur në fushë të mashtruarit. Këta ose janë bërë anëtarë të UÇK,
ose janë fëmijë e naivë që për pesë minuta lënë jetën e tyre "për Kosovën".
Në fushë kanë zbritur "Mafiozët". Këto ditë të gjithë mafiozët brenda
Shqipërisë si dhe ata që ndodhen në Perëndim, kanë ndryshuar planet e
"biznesit" dhe janë kthyer nga "patriotizmi". Ata kanë formuluar
frazën:"duhen armë për Kosovën" dhe kanë hapur llogaritë bankare për të
shitur armë. Me siguri, kapitali i tyre do të shumëfishohet duke derdhur
gjak njerëzish të pafajshëm në Kosovë.
Në fushën e "Kosovës" kanë zbritur edhe Berisha me shokë që shkaktuan
tragjedinë më të madhe ndaj shqiptarëve vitin e kaluar. Këta të ndihmuar
nga qeverisja aktuale, kanë pritur ditën e sotme të cilën e dinin se do të
arrinte. Ka ndodhur njëlloj si me të burgosurit e vitit të kaluar që dogjën
nga burgjet dhe u bashkuan me të pafajshmit:"Hyni në radhët e të tjerëve të
gjithë të pafajshëm". Në luftën që po i shkaktohet Kosovës dhe ndoshta më
gjerë, këta do ta ndiejnë vehten si në detin që lanë të gjitha krimet. Pas
luftës në Kosovë, Berisha me shokë mund të shpallen heronj. Ka zbritur në
fushë edhe qeveria aktuale. Kjo është fshehur prapa slloganit të Berishës
"Një komb një qëndrim", për të treguar patriotizëm. Ndërsa për të treguar
modernizim qeveria paraqet formulat e ditës. Megjithatë ngjarja e kobshme
në Kosovë përbën një shansë edhe për qeverinë Nano, e cila është shpallur
si e dështuar. Kjo, me anë të "luftës për Kosovën" mund të mbulojë dobësitë
e saj qeverisëse...
Tanimë të gjithë ndodhen në fushë. Kush do të fitojë?kjo është çështja.
Gjithçka i ngjan xhunglës ose edhe fitores prej fatkeqësisë. Por ndërkohë
kjo "fushë" i ngjan Pranverës së vitit të kaluar. Vitin e kaluar historia e
jonë kombëtare kishte zbritur në fushën e luftës, por nuk dihej se cili do
të fitonte. A fitoi alternativa më e mirë për popullin shqiptarë, Pranverën
e kaluar?! Dihet se u vranë mijëra njerëz por nuk dihet se kush fitoi.
Kështu mund të ndodhë edhe këtë herë fatkeqësisht me shqiptarët.
----------------------------

REPUBLIQUE DE KOSOVE
CENTRE D'INFORMATION
------------------------------------
Case postale 6376
CH-1211 Geneve 6
Tel. + 41 22 7001140
Telecopie + 41 22 7001150
E-Mail: kos...@dial.eunet.ch
http://www.kosova-state.org

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Kosova Information Centre (KIC)"
http://www.kosova.com/

REPUBLIQUE DE KOSOVE

unread,
Jun 4, 1998, 3:00:00 AM6/4/98
to

____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
Radio 21 (Prishtina) http://www.radio21.net/
Koha Ditore (Prishtina) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova Info Line (German) http://www.dardania.com/kosova-info/
____________________________________________________________________

*************************************************************************
http://www.kosova-state.org
*************************************************************************

REPUBLIKA E KOSOVES
MINISTRIA PER INFORMIM
Nr.226/98

Tiranë, 04. 06. 1998

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

KOHA JONE
Nano i shkruan Solanës: NATO duhet të ndërhyjë me forcë, lufta po shpërthen.
Partia Sosialiste: JEMI ME UÇK-në.Konferencë shtypi e drejtuesve
socialistë:-Maqo Larkrori dhe Petro Koçi. Përshëndesim rezistencën
kosovare."Rezistenca në kushtet e vetëmbrojtjes, është pengesë për
spastrim".(Koha Jonë faqe 3).

KAOS DHE LUFTË,është titulli i editorialit të kësaj gazete.
shkruar nga Andi Bejtja

Intensifikimii dhunës serbe në Kosovë, masakrimet ndaj popullsisë
shqiptare, shkatërrimi dhe djegija e fshatrave, sikur të ishin pulari të
infektuara, i dhanë fund përfundimisht idesë se shqiptarët mund të jetojnë
në një republikë me serbët, hodhën në kosh bisedimet e saponisura
Rugova-Millosheviç dhe në të njejtën kohë projektuan hije të mëdha dyshimi
ndaj ndërmjetësimit amerikan, pas të cilit shqiptarët u ulën në bisedime
duke bërë shumë lëshime ndaj palës serbe.
Pas rritjes së vërshimit të refugjatëve kosovarë në Shqipëri, autoritetet
shqiptare ndodhen në pozitë mjaft të vështirë dhe kaotike. Të gjithë e dinë
se Shqipëria nuk është në gjendje të përballojë një dyndje të madhe mbi 20
mijë vetësh, sikurse nuk është e aftë t'i shkojë në mendje ndonjë aventurë
ushtarake. Por, të paktën institucionet shtetërore i kanë të gjitha
mundësitë të dalin përpara Evropës me kërkesa unanime dhe jo Presidenca të
kërkojë ndërhyrje ushtarake në Kosovë dhe kryeministria prani
ushtarake-ndërkombëtare në kufirin shqiptaro-serb.
Megjithatë duket se jo vetëm autoritetet shqiptare janë në kaos.
Të gjithë fuqitë perëndimore thonë se nuk do të lejojnë një Bosnje të dytë,
por në të njejtën kohë askush nuk e ka të qartë se si do të operohet në
rrethanat konkrete. NATO-s i duhet kohë dhe duhet të kalojë disa procedura
burokratike për të arritur në një mendim unanim dhe efektiv. SHBA nuk po e
vë në jetë kërcënimin e ish Presidentit Bush për vijën e kuqe në Kosovë,
madje e ndryshoi qëndrimin e saj në Grupin e Kontaktit duke u bërë promotor
i heqjes së një prej sanksioneve më të rëndësishme ndaj Beogradit: atë të
ndalimit të investimeve të huaja. Eshtë shumë i dyshimtë fakti, që pas
takimit Rugova-Klinton dhuna serbe morri akoma më shumë zemër. A është
vërtetë Millosheviçi kaq i çmendur sa të sfidojë gjithë komunitetin
Ndërkombëtar apo ai ka marrë një lloj gjysmë miratimi në heshtje për
veprimet që po bën? Apo ndoshta 300 të vdekur dhe rreth 10 mijë refugjatë
kosovarë në Shqipëri nuk i plotësojnë parametrat burokratike për ndërhyrjen
ushtarake perëndimore në Kosovë?
Sido që të jetë e vërteta, në gjithë këtë mjegull, të qartë se çfarë duhet
bërë e ka vetëm UÇK. Kjo forcë nuk mund të quhet më organizatë terroriste.
Këtë e ka kuptuar edhe vetë PS e Shqipërisë, e cila në një konferencë për
shtyp "përshëndeti qëndresën e vëllezërve kosovarë". Bosnja nr.2 po bëhet
realitet. Këtë, shqiptarët e Kosovës e ndiejnë më shumë se europianët dhe
pas gjithë këtyre masakrave e kanë gojën plot të luftojnë për pavarësi.
Në faqen 9 botohet shkrimi: PROKURORIA NIS HETIMIN PER TRAFIKUN E ARMEVE;
KU U ZHDUKEN 120 MORTAJA
Prokuroria ushtarake e Tiranës do të hetojë të gjitha rastet në vend, kur
forcat e policisë kanë bllokuar kamionë dhe makina, brenda të cilave janë
gjetur armë, qëllimi i të cilave ka qenë trafiku ilegal në Veri të
vendit.120 mortaja dhe disa topa të vjedhur në fshatin Shkozë afër Tiranës
po hetohen, si dhe raste të tjera.Në këtë trafik janë të përfshirë dhjetëra
persona ushtarak dhe civilë, trafik i organizuar shumë mirë.(...) 10 ditë
më parë policia e Krujës kapi 3 kamionë me armë dhe disa mortaja,drejtuesit
e automjeteve ikën. Poashtu në Burrel u kap një kamionë me mbi 200
automatikë dhe mijëra fishekë.Për hetuesit e rëndësishme është se ku kanë
përfunduar armët e rënda si dhe kapja e personave përgjegjës të implikuar
në këtë histori.Emrat e të arrestuarve në mungesë i janë shpërndarë të
gjitha komisariateve të vendit, kapja e të cilëve do të zbërthente të
gjithë misterin se ku shkuan 120 mortaja, sikur të ishin mall pa zot.
ROLAND QAFOKU

Në faqen 5 botohet shkrimi:TROPOJA METROPOLI I REFUGJATEVE. Mbrëmë ka
shkuar numri rreth 10 mijë. Të tjerë janë në male.
Pesë gra kanë lindur fëmijët në male. Të lindësh ndërsa ikën për t'i
shpëtuar vdekjes.
Po në këtë faqe botohet shkrimi: REFUGJATET DHE INDIFERENCA
nE JEMI TË VARFËR PËR TI PRITUR GJITHË KËTA REFUGJATË EDHE NUK KEMI PËRVOJË
MIRËPO, QË NJË ZYRTAR I LARTË I QEVERISË TË SHKOJE MES REFUGJATEVE KUR
NUMRI I TYRE KA SHKUAR NE TETE MIJE KJO NUK DUKET SERIOZE.
Në faqen 32 botohet shkrimi KOSOVA TOKA QE DIGJET. IKJET E MEDHA TE
KOSOVAREVE NGA TROJET E TYRE.
(...)kështu si tani në vitet 20 dhe 30 do të kishte herë pas here vale të
ardhurish nga Kosova dhe që vendoseshin ne Shqipëri. Në gjysmën e dytë të
viteve 20, AHMET ZOGU nuk mungoi të caktonte edhe toka që duhej tu jepeshin
emigantëve kosovarë, siç janë ato në zonën e Shijakut apo Rroshbullit
(Durrës). Po në atë periudhë pjesa dërmuese e shqiptarëve që ikën nga
Kosova merrnin rrugën për në Turqi. (...) Në atë kohë është për t'u
përmendur një letër prekëse e Ahmet Zogut drejtuar "babait" të Turqisë
moderne, ku duke i përmendur origjinën e tij shqiptare, i lutej të
shfuqizonte një marrëveshje me jugosllavinë për shpërnguljen e shqiptarëve
në Turqi...Në kohën e Enver Hoxhës pak veta apo grupe u nisën nga Shqipëria
sepse ato që erdhën shumicën i ktheu tjerët i persekutoi, kjo në anën
tjetër u ka ndihmuar kosovarëve të mos e lëshojnë tokën e vet, edhepse
Hoxha nuk ka pasu qëllimtë tillë, fakti se Shqipëria ishte e varfër dhe e
izoluar ndoshta u ka bërë mirë kosovarëve që të mos lakmonin ta lëshonin
Kosovën...
Gavrosh Levonja

ALBANIA
SHQIPERIA NE ANEN E SERBISE,është titulli i editorialit, shkruar nga Albert
Rakipi
Qeveria shqiptare u kërcënua se do të rishikojë qëndrimin ndaj konfliktit
në Kosovë, kjo nuk zgjon ndonjë kërshëri tek perendimorët sepse ata kanë
investuar shumë në zgjidhje të negociuar të konfliktit në Kosovë. Ky
kërcënim i qeverisë shqiptare aq më pak zgjon kërshëri në Beograd.Qeveria
shqiptare ka shpreh qëndrime të njejta për Kosovën:Si Franca, Gjermania,
Italia edhepse këto në mes veti kanë pasur qëndrime të ndryshme.Asnjë ide
aq më pak platformë nacionaliste nuk është inkurajuar nga administrata
shqiptare e pas vitit 1992.Qeveria e sotme vetë e ka përjashtuar vehten nga
faktori relevant në krizë ballkanike...

Radio Kontakt grumbulloi 50 tonë ndihma.Një grup deputetësh të opozitës, në
Tropojë:Jozefina Topalli,Liri Berisha (gruaja e Sali Berishës), Azem
hajdari,Pjetër Arbnori,Shaban Memia etj.

Në faqen 2 botohet shkrimi i MERO BAZE
PAQJA VJEN, KUR FITOHET LUFTA
(...)Mbështetja ndërkombëtare dhe paqja në rajon tani ruhen vetëm nëse
luftohet nga shqiptarët në Kosovë dhe për Kosovën.Të gjitha qëndrimet tjera
moderatore apo të honorarxhinjve kozmopolitë vlejnë për ta mbajtur gjallë
luftën kundër shqiptarëve, por jo për t'i shpëtuar ata prej luftës.Të
rrezikshëm posi honorarxhinjtë e Sorosit janë edhe honorarxhinjtë e
"patriotizmit" të cilët bëjnë fjalime duke spekuluar me dhimbjet e luftës.
Të ardhurit duhet të sigurohen jo vetëm materialisht por edhe fizikisht dhe
moralisht nga rrugaçët të cilët policia nuk i ndjek.Neritan Ceka para dy
viteve deklaroi se do ti merrte tre serbë në shtëpi e tani...Në Tropojë
duhet vendoset një qeveri shqiptare.
Opozita duhet heq dorë nga retorika dhe mitingjet për Kosovën, duke
dëshmuar se ka pushtet real mbi shqiptarët. se paku oficeret dhe gjeneralet
e papune, të hequr nga koalicioni i majtë, si përkrahës të Berishës, kanë
rastin e vetëm që të dëshmojnë se janë njerëz që dijnë të përballojnë dhe
privatisht si qytetarë detyrat e një ushtaraku në rast lufte.Në Tropojë të
ardhurit nuk kanë nevojë vetëm për bukë, fëmijët kanë nevojë për qumshët,
vajzat kanë nevojë për siguri, gratë kanë nevojë të mos ndjehen refugjate,
por djemtë dhe burrat që janë me to mund të kenë nevojë të kthehen sërish
për të mbrojtur ç'të munden në trojet e tyre. Më mirë se kushdo tjetër
detyra të tilla humanitare dhe ushtarake në rast lufte, mund t'i
përballojnë ushtarakët.

Informimi dhe lufta në Kosovë
Në rast lufte viktima e parë është e vërteta. Televizioni shtetëror jep
program bajat dhe nuk informon realisht çka ndodh në Kosovë.Reporterët nga
Kosova japin lajme bajate dhe jo profeionale dhe duket se u kanë ngjitur
këtë sëmundje dhe dëshmitarëve që thërrasin me telefon nga terreni.Ka një
përpjekje për të mbyllur informacionin mbi luftën, thua se shqiptarët e
kanë gjithçka nën kontroll dhe problem u ka mbetur të bëjnë luftë speciale
në lajme.Nga deçani del një dëshmitarë dhjetë ditë rresht dhe thotë
"gjendje dramatike" dhe unë nuk kuptojë kur është rrafshuar Deçani, kur tha
gjendje dramatike ditën e parë apo dje.. Nga ana tjetër lufta nuk po
filmohet ose po filmohet fare pak. Gazetarët shqiptarë në Prishtinë që për
100 marka mund të shoqërojnë ndonjë gazetarë të huaj, s'paku, të marrin
ndonjë kamerë me vehte e tu sjellin shqiptarëve ndonjë pamje nga lufta.
Opinioni ndërkombëtar nuk zgjohet me propagandë dhe retorikë patriotike,
por me informacion dhe dinjitet.Nëse vdes të gjithë qajnë vetëm një
ditë;nëse qëndron, është e natyrshme që me ty të flasin çdo ditë. Nga ana
tjetër shtypi i shkruar në Tiranë ka një mungesë vemendje historike ndaj
luftës në Kosovë, thua se ajo po ndodh në Zimbabve. Ka një mungesë kulture
të hatashme nga reporterët shqiptarë për Kosovën dhe të shqiptarëve të
Kosovës, thua se ata janë nga një planet tjetër. deri tani shtypi shqiptar
nuk ka reporter nga fronti i luftës dhe boton lajme të shtypit botëror të
cilat janë standarde për një lexues, i cili nuk e di as ku bie
gjeografikisht Kosova.
Gazetarët në Shqipëri duhet bien dakort për një kod etik kombëtar dhe t'i
japin prioritet luftës në Kosovë, pasi kështu do të fitojë betejën për
mbijetesën e tij. Nëse dikush mendon se do t'i ulet tirazhi, duke botuar
raporte për Kosovën, duhet të mendojë qartë se e nesërmja do të jetë edhe
më e zezë, pasi këtë shtyp më nuk do ta lexojnë as shqiptarët e Shqipërisë
e as ato të Kosovës.Nëse fitohet beteja për të informuar për Kosovën,
shtypi shqiptar s'paku do të fitojë betejën për tregun kombëtar dhe jo
betejën për të gjetur një vend pune i mercenarizuar nga vizat e një
ambasade, shijet e zyrtarëve të korruptuar të Sorosit në Tiranë dhe racës
së tyre.
Hqja dorë nga propaganda ia mundëson shtypit shqiptar të konkurojë me
dinjitet me median ndërkombëtare për të informuar për luftën në Kosovë.Kjo
është një detyrim për të mbijetuar., pasi nesër kur të mbarojë lufta askush
nuk do të lexojë një shtyp të verdhë i cili gjatë kohës së luftës shkruante
përralla për ti vënë shqiptarët në gjumë.
Rreziku i formalizimit të mbështetjes së shqiptarëve ekziston në një
politikë që prodhon retorikë dhe jo aksion.Së pari duhet kordinuar veprimet
që çojnë në përballimin e agresorit serb..Qeveria e Kosovës me seli në
Gjermani është mirë të afrohet me seli rreth Tiranës., jo për të
zëvendësuar këtë qeveri që nuk kontrollon asgjë por për të qenë më afër
detyrimeve të veta. Përfaqësia e Kosovës në Tiranë nuk mund të lihet me një
përfaqësues dhe dy zyrtarë, kur vetëm NATO-ja ka sjellë 50 ekspertë lufte
në kufi. Logjika se luftën do na e bëjnë të huajtë dhe fitoren do ta marrim
ne duhet të marrë fund.. Shqiptarët do të marrin atë që meritojnë.Partitë
politike dhe personalitetet e saja duhet konkretisht të ndihmojnë ata që
kanë nevojë për bukë dhe për fishekë, kjo vlen për ata politikanë që bëjnë
biznese dhe ndërtojnë pallate të tregohen tani.Duhet forcuar ata që janë
përballë serbëve. Mbështetja e vetme që politika shqiptare duhet t'i japë
politikës ndërkombëtare, është të fuqizohet si faktor shqiptarë në mënyrë
që të bëhet pjesë e llogarisë për zgjidhjen e konfliktit. Logjika
"pacifiste" e atyre që thonë se duhet t'i ikim luftës tani që ajo filloi
nga armiku, është një logjikë më kriminale se ajo e atij, që ka nisur
luftën. Nëse nuk ndihmohen ata që po luftojnë, ATA nuk do të humbasin të
vetëm, por do të humbasim së bashku. Nëse dikush mendon se mospërzierja në
luftë "na shpëton prej kosovarëve", duhet të kuptojë së pari se nëse
vonohemi ende, Kosova do të mbetet atje, kurse ne dhe "kosovarët", të
ngjeshur bashkë këtu. Ky është shpjegimi më i thjeshtë pse lufta nuk ka
nisur tek "kosovarët",por tek shqiptarët.

Në faqen 3 botohet shkrimi i Arjan Starova,me titullin A DO TE PERSERITET
SKENARI SERB I BOSNJES NE KOSOVE?
(...)Lidershipi politikë i Kosovës nuk duhet të presë që SHBA, i vetmi
faktor real ndihme për të të thotë se ju shqiptarët meqë doni pavarësi
duhet të luftoni.Gjëra të tilla nuk thuhen por kuptohen nëse kjo është e
mundur.(...) Ka ardhur koha pra që Rugova të vendosë lidhjet me UÇK-në për
tu harmonizuar politika e vëllezërve tanë në Kosovë.që as gjak të mos
derdhet kot, por as të vazhdojmë të shohim ëndërra me sy hapur., se si një
ditë do të na e japin çelësin e Kosovës së pavarur.Qeveria shqiptare nuk
duhet kërkojë NATO në kufi me Kosovën por në Kosovë.Kjo qeveri shqiptare
duhet ndërruar...

SHEKULLI
Çadra, ilaçe dhe 10 mijë dollarë ushqime në ditë. LUMI I REFUGJATEVE
KOSOVARE , 65 MIJE VETE DREJT SHQIPERISE.
HETIME TE HUAJA PER ARMET: UÇK-ja NUK FURNIZOHET NGA SHQIPERIA.Tereni
malor e bënë të pamundur furnizimin masiv me armë të shqiptarëve të
Kosovës, kështu ka deklaruar një atashe ushtarak, i cili sapo ka kryer
hetime në Veri..Sipas tij "Nuk është e mundur një luftë në mes të
Shqipërisë dhe Jugosllavisë".

ZERI I POPULLIT
Zhvillimet dramatike të ngjarjeve në Kosovë. Kërkohet mbështetja e NATO-s
ARRIN NE 10 MIJE NUMRI I TE ARDHURVE NGA KOSOVA.
Mbledhje urgjente e Kuvendit Popullor: MOMENT I VESHTIRE PER KOMBIN
SHQIPTAR.
Sekretari i Shtetit për integrimin Evropian Ilir Meta, pret ambasadorët e
vendeve të NATO-s dhe Ballkanit të akredituar në Shqipëri.NESE NUK
USHTROHET PRESION MBI BEOGRADIN, PASOJAT E KONFLIKTIT DO TE PREKIN GJITHE
BALLKANIN.
NANO FTON RUGOVEN NE TIRANE: DUHET TI BASHKERENDOJME QENDRIMET TONA PER
SITUATEN E RE
REXHEP SOSJA OPEROHET NE TIRANE.Kushte speciale për "Rilindasin e mbramë"
shqiptarë.

REPUBLIKA
40 SNAJPERE NE DUART E BANDITEVE, 35 DOLLARE ÇMIMI I NJERES.
PERSE NATO NGURRON TE HYJE NE KOSOVE ,është titulli i editorialit
Ka pak entuziazëm brenda NATO-s për ndërhyrje të drejtëpërdrejtë ushtarake
në Kosovë>NATO po diskuton formulën definitive.Politika amerikane po bëhet
më aktive, duke e ngritur çështjen e Kosovës në karakterin e çështjes më të
ngutshme ndërkombëtare, eurodiplomacia pothuajse ka bërë armëpushim. me
Millosheviçin, duke bërë vetëm deklarata konvencionale.Eshtë hipokrizi të
mbyllësh sytë përpara fakteve.NATO ka shumë arsye për të ndërhyrë.NATO ka
tashmë një përvojë në Bosnje.Disa vende të Evropës kërkojnë që Evropa ta
shpallë veten kundër Amerikës.
E vetmja shpresë mbetet Amerika, e cila këmbëngul për një identitet të
vërtetë politiko-ushtarak evropian, për të inkurajuar një politikë të
mëvetësishme, veçanrisht kundrejt Rusisë.
E DJATHTA E BASHKUAR SHQIPTARE: " NANO TE HEQ DORE NGA HIPOKRIZIA PER
KOSOVEN.
nënkryetari Republikan Maksim Begeja të ndërhyjmë në Kosovë nën inkuadrimin
ndrëkombëtar".
Sot tryezë e politikës për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Sabri Godo dje në parlament deklaroi "Të ndryshojmë gjuhën. Duhet thënë e
vërteta siç është siç qëndrojnë punët. Kështu mund të marrë vesh më mirë
populli shqiptar se ç'po ndodhë. Dhe të bëhet debat i lirë, të shfaq secili
mendimin e tij. Të jetë vetë qeveria më e qartë, në atë që thotë dhe
njëkohësisht më konsekuente.Këto janë elemente të cilat i kërkon koha
medoemos. Qeveria duhet t'i kishte vënë veshin më mirë atyre që thotë
Parlamenti.Eshtë e detyruar ta bëjë këtë dhe jo ta quajë veten të lirë nga
rezolutat dhe vendimet që merr parlamenti. Nuk jam për atë që duhet
përdorur gjuha e forcës. Duhet përdorur gjuha e fakteve.(Republika faqe 4).
---------------------

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "University of Calabria, Faculty of Albanology"
http://www.arber.unical.it/

0 new messages