Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

lajme:\07atsh01

14 views
Skip to first unread message

ata

unread,
May 7, 1999, 3:00:00 AM5/7/99
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/
Kosovapress http://www.kosovapress.com/
US Information Agency http://www.usia.gov/kosovo/
KOSOVA-INFO http://www.kosovainfo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
_____________________________________________________________________

-------> Want to help the people of Kosova?? <-------

KHAO (Kosova Humanitarian Aid Organization)
URL: http://www.khao.org/
United States: Phone: 1-714-892-7283
Fax: 1-714-898-0740
_____________________________________________________________________

Nje oficer i MAPE-s gjendet i vdekur ne dhomen e tij

TIRANE, 7 Maj/ATSH- Th. Thanasi/.- Nje oficer i MAPE-s u
gjet i vdekur ne nje dhome te hotelit "Linza" ne Tirane, mesditen
e se enjtes.
Zedhenesi i Drejtorise te Policise te Prefektures te
Tiranes beri te ditur te premten per ATSH- ne se, rreth ores
13.00 te se enjtes, oficeri i MAPE- s, Helbert Seltier, me
kombesi dhe shtetesi gjermane, u gjet i shtrire pa jete ne
krevat, ne dhomen e prenotuar prej tij ne hotelin "Linza" ne
Tirane.
Kufoma ndodhet ne morg per ekzaminime te metejshme
mjeko-ligjore. Sipas te dhenave te para, mendohet qe vdekja te
jete shkaktuar nga semundje ne sistemin e frymemarrjes.
/led/

Pasqyra e shtypit

TIRANE, 7 Maj/ATSH- U. Bajrami/. - Pothuajse te gjithe
gazetat e se premtes kane trajtuar ne shkrimet e tyre deklaraten
prej pese pikash, te aprovuar dje ne Bon, ne mbledhjen e
ministrave te Jashtem te vendeve me te industrializuara te botes
dhe Rusise.
Gazeta "Koha jone", ne shkrimin me titull "Nje hap i
rendesishem", shkruan se "vendet e NATO- s arriten te enjten ne
Bon nje marreveshje per nje "permbledhje parimesh", ku te
pasqyrohen te gjitha propozimet e hartuar deri tani nga
drejtoret e tyre politike. Vendet e G-8 arriten nje marreveshje
parimore qe parashikon "dislokimin ne Kosove te pranive
nderkombetare efikase, civile dhe te sigurimit nen drejtimin e
Kombeve te Bashkuara, sipas tekstit te marreveshjes".
Ndersa "Gazeta Shqiptare, nen titullin "Rusia, dakord me
Perendimin" shkruan se "Rusia vihet ne krah te "karvanit"
perendimor per zgjidhjen politike te krizes se Kosoves, duke
marre "bekimin" e Keshillit te Sigurimit te OKB- se. Ky eshte
hapi me i rendesishem qe arriten te hedhin dje, qe ne mbledhjen e pare ministrat
e Jashtem te Grupit te te Teteve, qe nga fillimi i bombardimeve. Ne tekstin e h
artuar dje nga G- 8 nuk permendet
fjala NATO, as dhe togfjaleshi "forca ushtarake". Keto jane
koncensione qe Rusia ka arritur t'u shkepuse shtate fuqive me te
medha industriale per te hipur ne trenin e drejtuar nga
Uashingtoni dhe evropianet. Por pas kuintave, sipas burimeve
diplomatike, Moska tashme ka pranuar qe ne Kosove do te
dislokohet nje kontigjent i armatosur. "Duhet te jete nje force
me dhembe,- ka prere shkurt ministri i Puneve te Jashtme te
Britanise, Robin Kuk,- dhe dhembet do t'i furnizoje NATO".
Gazeta "Shekulli", lidhur me marreveshjen e arritur dje ne
Bon, ne shkrimin e saj te titulluar: "G- 8: Paqeruajtes te OKB-
se ne Kosove" e me nentitillin, Klintoni e NATO- ja pershendesin
qendrimin e Rusise, shkruan: "Ministri i Jashtem gjerman, Joshka
Fisher, i cili kryesonte takimin, tha se Aleanca nuk do t'i ndale
bombardimet, te cilat po perpiqen te detyrojne Milloshevizin te
terheqe forcat ushtarake nga Kosova, te akuzuara se po kryejne
spastrim etnik ne kete krahine. Nje zgjidhje politike, tha
Fisher,- do te thote plotesimi i pese kushteve qe ka vene NATO-
ja ndaj Jugosllavise. G- 8 tenton vetem te kerkoje sa me shpejt
te jete e mundur nje rezolute te OKB- se, e cila do te sjelle
paqen ne rajon".
"Zeri i Popullit", ne artikullin me titull: "Tete te
medhenjte presin Sllobon", shkruan se, Presidenti amerikan, Bill
Klinton e cilesoi marreveshjen ne parim te G- 8 per zgjidhjen ne
Kosove si "hap i rendesishem perpara", duke theksuar nevojen per
te vazhduar fuqimisht goditjet e NATO- s kunder Jugosllavise".
(vijon)

TIRANE, 7 Maj/ATSH- U. Bajrami/.- Ne gazetat e se premtes
eshte pasqyruar gjeresisht konferenca per shtyp e Rugoves ne Rome dhe
e zedhenesit te UaK- se, Jakup Krasniqi, ne Tirane.
"Koha Jone" shkruan se, lideri i moderuar i shqiptareve te
Kosoves, Ibrahim Rugova, deklaroi te enjten ne Rome se duhet "te
instalohen ne Kosove forca nderkombetare, forca te NATO- s dhe
nga vende te tjera dhe te terhiqen forcat serbe". Nen titullin
"Rugova: Jam me Rambujene", gazeta shkruan: "Rugova shpjegoi se
ka "dale nga Kosova per te takuar bashkepunetoret e tij per te
ndertuar te ardhmen e Kosoves. Gjate qendrimit tim ne Kosove, kam
patur kontakte me autoritetet e Beogradit, eshte diskutuar per
nje proces per te gjetur zgjidhje politike dhe per te krijuar nje klime besimi.
Une perfaqesoj personin e zgjedhur nga kosovaret,
une perfaqesoj popullin kosovar, por ne zdo shoqeri pluraliste ka mosmarreveshje
". Ndersa ne shkrimin me titull "Per ne Ibrahim
Rugova vazhdon te jete tradhetar", gazeta shkruan se, zedhenesi i UaK- se, Krasn
iqi tha dje ne konferencen per shtyp se Rugova nuk
njihet me si President i Kosoves, por vetem si kryetar i LDK-se.
Zedhenesi i qeverise se perkohshme te Kosoves i ka kerkuar
Ibrahim Rugoves qe te shpjegohet publikisht per te gjitha
ngjarjet dhe rrethanat qe lidhen me te gjate qendrimit ne Beograd dhe Prishtine.
"Asnje presje nuk e terheqim per citimin
"tradhetar" ndaj Rugoves", deklaroi Krasniqi.
"Gazeta shqiptare", nen titullin: "Rugova, ja si e takova
Milloshevizin", shkruan se Rugova ka lene te kuptohet qarte se e
ka zhvilluar takimin me Milloshevizin me vullnetin e tij te lire. "Deklaratat qe
ka bere dje ne Rome e kane kthyer Rugoven me te
paqarte se z'ishte ne kohen kur ndodhej ne Prishtine "nen
ruajtjen e policise serbe". Ne shfaqjen e tij te pare publike ne
Evrope, Rugova nuk ka sqaruar nese e ka takuar Milloshevizin me
vullnet te lire apo nen presion". Ne shkrimin me titull :" UaK i
ve kushte Ibrahim Rugoves", ku pasqyrohet konferenca e djeshme
per shtyp e zedhenesit te UaK- se, Jakup Krasniqi, gazeta
shkruan:" Qeveria e perkohshme e Kosoves kerkon nga ai (Rugova)
qe, haptazi dhe pa ekuivoke te deklarohet per sa vijon: ne
perkrahje te aksioneve te NATO- s kunder objektivave serbe; te
permbushe obligimet e marra ne firmosjen e marreveshjes se
Rambujese, qe specifikon modalitetet e krijimit te qeverise se
Kosoves; ne perkrahje te qellimeve te te luftes; te terheqjes se
forcave serbe nga territori i Kosoves dhe vendosjes se trupave te NATO- s".
"Shekulli", nen titujt "Rugova: Po, une e kam takuar vete
Milloshevizin" dhe "UaK: Rugova duhet te njohe qeverine "Thazi",
shkruan se "Ibrahim Rugova ka zuditur perseri dje ne nje
konference shtypi ne Rome me kryeministrin italian, D'Alema, dhe
ministrin e Jashtem, Lambero Dini. Avancimi i tij, duke patur
parasysh deklaratat e meparshme, kishte te bente me faktin se
"pres qe ne Kosove te vendoset nje force nderkombetare, ku nje
rol te rendesishem te kete edhe NATO- ja", kur me pare kishte
thene se bombardimet duhej te ndalonin dhe te fillonin bisedimet. Mjaft i rezerv
uar ndaj interesimit te larte te shtypit, Rugova
eshte lene vetem te flase ne frengjissht, ndersa eshte lejuar t'i pergjigjej vet
em njeres prej pyetjeve te gazetareve te
pranishem".
Lidhur me konferencen per shtyp te zedhenesit te UaK- se,
"Shekulli" shkruan se, "nese Romen e dogji Neroni, do te jete
Roma qe mund te djege Rugoven. Ish- presidentit te Kosoves,
rikthyer ne skenaret politike me nje befasi te padurueshme, i
jane vene dje disa kushte nga njerezit qe luftojne per lirine e
shqiptareve".


Mesuesit kosovare njihen me konventat nderkombetare per te
drejtat e femijeve

DURRES, 7 Maj/ATSH- S. Gjordeni/.- Qendra Shqiptare per te
Drejtat e Njeriut, me seli ne Tirane, organizoi te premten ne
shkollen 8 vjecare "Bajram Curri" ne Durres nje seminar, ku moren
pjese 60 mesues te ardhur nga Kosova dhe mesimdhenes te kesaj
shkolle.
Objekti i ketij seminari eshte njohja e mesuesve me
konventat nderkombetare per te drejtat e femijeve, si dhe e vete
femijeve me keto te drejta.
Ahmetaj tha gjithashtu se, gjate ketij viti nga kjo qender
jane organizuar 36 seminare ne 12 rrethe te ndryshme te vendit.
Ai shton se jane ngritur 12 shkolla pilot per te drejtat e
njeriut ne Shkoder, Burrel, Kruje, Tirane, Durres, Korce,
Gjirokaster, etj.
Personeli mesimdhenes ne keto shkolla eshte trajnuar nga
punonjes te Qendres Shqiptare per te Drejtat e Njeriut dhe
specialiste te Institutit te Studimeve Pedagogjike ne Tirane.
/led/

Programi Boteror i Ushqimit ne ndihme te te ardhurve nga
Kosova

Tirane, 7 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- "Marreveshja e
nenshkruar midis Qeverise Shqiptare dhe Programit Boteror te
Ushqimit, do te ndihmoje ne zbutjen e krizes kosovare", bene sot
te ditur burime nga dikasteri i Bujqesise dhe Ushqimit.
Per palen shqiptare marreveshja u nenshkrua nga Ministri
Lufter Xhuveli, ndersa ne emer te Programit Boteror te Ushqimit ,
nga z/vdrejtori i pergjithshem i kesaj organizate Jean Jacques
Graisse.
Sipas tij bashkepunimi me Shqiperine ka filluar qe ne vitin
1997, por tani ky bashkepunim ngrihet ne nje stad me te larte,
duke zuar drejt Kukesit 1100 ton ushqime te gatshme.
Organizata Boterore e Ushqimit ka nje rezerve ushqimore per
6 jave per 350 mije te ardhur, nderkohe qe eshte nje fond prej 64
milion USD per nje periudhe tre mujore per Shqiperine, Maqedonine dhe
Malin e Zi te cilat mbajne peshen kryesore te te ardhurve.
Ky fond, sipas zotit Graisse mund te arrije deri ne 100
milion USD, ku donatoret kryesore te ketij programi emergjent per
kosovaret e shperngulur jane SHBA, Angli, Hollande, Suedi,
Gjermani, Japoni etj.
Gjate misionit te tij ne Shqiperi, zevendes drejtori i
pergjithshem i kesaj organizate do te vezhgoje operacionin e
shperndarjes se ushqimeve per te ardhurit nga Kosova.
/led/

Dollari ne kuoten 141,2 leke

Tirane, 7 Maj/ATSH - D.Koza/ - Sipas kursit te sotem
fiks te Bankes se Tiranes, nje USD kembehet me 141,2 leke.
Nderkohe, DM kembehet me 77,6 leke, LIT (1000) me 78,4 leke, GRD
(100) me 46,4 leke dhe Euro kembehet me 151,5 leke.

Kursi i kembimit te valutave

Lloji i valutes
USD 141,2
DM 77,6
LIT(1000) 78,4
GRD(100) 46,4
EURO 151,5

630 nxenes kosovare ne shkollat verore te Librazhdit

TIRANE, 7 Maj /ATSH- P. Shuteriqi/.- Ne rrethin e
Librazhdit deri tani jane evidentuar mbi 630 femije kosovare te
moshave shkollore. Drejtori i arsimit te ketij rrethi, Aziz
Lushi, tha te premten per ATSH-ne se, 120 prej tyre, jane
integruar tashme ne rrjetin arsimor ekzistues ne qytete dhe
fshatra te Librazhdit.
Ne baze te udhezimit te ministrit te Arsimit dhe Shkences,
javen e pare te qershorit per te gjithe nxenesit kosovare te
sistemit parauniversitar do funksionojne shkolla te posazme
verore, ne kampingjet e ngritura per te ardhurit nga Kosova.
Pas perfundimit te prozesit mesimor te reduktuar, por qe
permban lendet baze si gjuhe shqipe, matematike, histori,
gjeografi, etj. ne fund te gushtit nxenesit do pajisen me nje
dokument te rregullt shteteror, tha Lushi.
Nderkohe, femijet kosovare po aktivizohen sebashku me
moshataret e tyre librazhdas ne veprimtari te ndryshme si
olimpiada e kimise, per vitet e para te shkollave te mesme, etj.
Se shpejti ne kampingun e Togezit, ku jane akomoduar shumica e te
ardhurve nga Kosova, do te organizohet veprimtaria kulturore
"Te luftojme per paqen", ku do te aktivizohen dhe afro 300 nxenes kosovare.
/led/

88 462 tj ardhur nga Kosova ne prefekturen e Tiranes

TIRANE, 7 Maj /ATSH-P.Shuteriqi/.- Ka arritur ne 88 462
numri i kosovareve te debuar me force nga trojet e tyre etnike,
tj ciljt jane akomoduar deri tani ne prefekturen e Tiranes.
Zjdhenjsi i prefektures, Dashamir Pellumbi, tha pjr
ATSH-nj se shumica e te ardhurve, rreth 69 508 persona, jane
strehuar ne familje, ndersa nga prefektura trajtohen me artikujt
ushqimore me te domosdoshjm 18 954 veta.
Vetem ne rrethin e Tiranes jane strehuar deri tani 68 372
kosovare. Nj vendgrumbullimet masive si, nj kampingjet e ngritura ne
komunat e Mulletit, Ndroqit, Dajtit, ne godinat administrative te ish- minieres
se Valiasit, etj. numri i tj sistemuarve arrin
ne 10 504 veta.
Ne rrethin e Kavajes numri i te ardhureve nga Kosova arrin
ne 20 090 persona. Nga kjta, 11 640 vetj janj strehuar njpjr
familje, ndjrsa 8 450 tj tjerjt trajtohen njpjr kampingje tj
ngritura nj kjtj rreth.
Nj oret e vona te sj enjtes mberriten ne Tirane 601
kosovarj tj tjerj. 279 prej tyre u sistemuan njpjr familje,
ndjrsa te tjerjt nj qjndrjn e pritjes se perkoheshme tj tyre nj
mjediset e pallatit te sportit "Asllan Rusi" ne kryeqytet.
/led/

Masa higjeno-sanitare dhe antiepidemike per stinen e veres
-Urdher i Ministrit te Shendetesise, Leonard Solis-

TIRANE, 7 maj/ATSH-R. Xhuvani/.- Ministri i Shendetesise,
Leonard Solis ka urdheruar te premten "Forcimin e masave per
kontrollin higjeno-sanitar dhe antiepidemik" ne te gjitha rrethet dhe
vendgrumbullimet e te ardhurve nga Kosova.
Ky urdher ka si qellim parandalimin e fenomeneve te
padeshirueshme higjeno-sanitare dhe shperthimeve te mundshme te
semundjeve ngjitese gjate stines se nxehte. Per te kontrolluar
situaten do te kontrollohet cilesia e ujit te pijshem pjrmes
analizave fiziko-kimike dhe baktereologjike dhe do te fuqizohet
kontrolli sanitar ne objektet e ushqimit social ne drejtim te
paisjes se tyre me uje higjenikisht te paster.
Kontrolli higjeno-sanitar do te ushtrohet dhe ne objektet e
prodhimit, ruajtjes e magazinimit te produkteve ushqimore dhe
mjeteve te transportit te tyre. Vemendje do t'i kushtohet
produkteve ushqimore te importit dhe atyre te ndihmes per te
ardhurit.
Persa i perket sektorit te epidemiologjise ne rrethe, ai do
te bashkepunoje me sherbimin ambulator, repartet apo spitalet
infektive, per te marre nje informacion ditor per zrregullimet
gastrointestinale, virozat dhe patologjite me karakter ngjites.
/led/

Banka Boterore aprovon dhenien e 30 milione USD per buxhetin e
shtetit shqiptar

Tirane, 7 Maj/ATSH - D.Koza/ - Bordi i Drejtoreve te Bankes
Boterore (BB) aprovoi dhenien e kredise prej 30 milione USD per
mbeshtetjen e buxhetit te shtetit shqiptar. Kjo kredi tani duhet
te ratifikohet nga Kuvendi i Shqiperise per t'u bere efektive.
Pervez 30 milione USD, BB konfiroi se do t'i jape
Shqiperise edhe 45 milione USD ne kuadrin e Kredise per
Rregullime Strukturore (SAC). Shuma e kesaj kredie ishte
parashikuar 20 milione USD, por duke pasur parasysh nevojat
emergjente te Shqiperise ne keto momente, BB vendosi ta rrise
deri ne 45 milione USD.
Kjo shume do te levrohet me dy transhe. Transhi i pare prej 20
milione USD do te levrohet brenda muajit qershor, ndersa i
dyte prej 25 milione USD brenda vitit 1999. Sipas llogarive te
bera nga FMN-ja ne bashkepunim me Ministrine e Financave,
rezulton se Shqiperise i nevojiten deri ne fund te vitit '99,
rreth 167 milione USD per mbeshtetje buxhetore.
Qeverise Shqiptare pervez 75 milione USD ne total te BB, i
jane konfirmuar edhe dhenia e 65 milione USD nga Bashkimi
Evropian, rreth 2,7 milione USD nga qeveria finlandeze dhe rreth
3,2 milione USD nga ajo norvegjeze. SHBA do te vere ne
dispozicion te vendeve te prekura nga lufta ne Jugosllavi nje
fond prej 50 milione USD. Sipas zyrtareve te Ministrise se
Financave, Shqiperia shpresohet te marre me shume nga vendet e
tjera te prekura, pasi po perballon nje numer me te madh
kosovaresh.
Te enjten Kryeministri japonez Keizo Obuchi, i ka
konfirmuar Kryeministrit shqiptar Pandeli Majko, dhenien e 10
milione USD nga qeveria japoneze per nevojat financiare te
Qeverise Shqiptare.
/led/

5 maune me ndihma te bllokuara ne Kapshtice

KAPSHTICE, 7 maj/ATSH-B.Fejzullai/.-Ne doganen e Kapshtices ne
rrethin e Devollit qe prej 5 ditesh jane bllokuar 5 maune me
ndihma te UNCHR per shkak te mangesive ne dokumentacion.
Zedhenesi i kesaj dogane tha per ATSH-ne se, maunet jane
ngarkuar me dysheke dhe batanije per kampingun e Qatromit ne
rrethin e Korces, ndersa destinacionin e kane per ne Durres.
Sipas tij moskoordinimi i mire i puneve midis UNCHR dhe
komisionit qendror te ndihmave ka sjelle kete mosperputhje te
dokumentacionit me destinacionin, zka ka sjelle edhe vonesen e
tyre.
Pas kritikave qe u bene nje jave me pare per disa shkelje
te prozedurave te kalimit te automjeteve me ndihma humanitare ne
doganen e Kapshtices, kjo dogane e ka forcuar kontrollin per
zbatimin e procedurave ligjore.
/led/

5OO kosovare nga Vushtria mberrijne pas 5 ditesh ne Morine
-Kishin udhetuar per kilometra te tera me kembe-

KUKES, 7 Maj/ATSH- H. aani/.- Ne oret e para te dites se
premte mberriten ne piken kufitare te Morines ne rrethin e
Kukesit rreth 500 kosovare te debuar nga zona e Vushtrise, pasi
kishin udhetuar per gati 5 dite me kembe.
Te porsamberriturit ne Kukes, deshmojne per nje udhetim
raskapites dhe te frikshem. Vuajtjet e tyre, siz pohuan ata,
kishin nisur shume jave me pare, kur forcat policore serbe u
futen ne fshatra dhe i detyruan te largohen nga shtepite e tyre.
Enver Shabani, nga fshati Studime, tregon se, banoret e
zones se Vushtrise, jane nisur grupe grupe ne drejtim te
Prizrenit kete fillim jave dhe dy dite me pare nga Prizreni ne
drejtim te Shqiperise. Vajzat e tij 11 dhe 6 vjece kane qene te
detyruara te ecin ne kembe pasi karrocat ishin te ngarkuara me
batanije, ushqime dhe te moshuar.
Pas ndihmes se pare me ushqime, ata jane sistemuar
provizorisht ne nje zader prane sheshit qendror te Kukesit.
Nderkohe, vazhdon fluksi i te ardhurve kosovare ne piken
kufitare te Morines.
/led/

Ndihme franceze per sistemin spitalor dhe situaten emergjente

TIRANE, 7 Maj/ATSH- R. Xhuvani/.- Plotesimi i nevojave te
emergjences qe po kalon sistemi shendetesor shqiptar prej te
ardhurve nga Kosova dhe investimi prej 30 milione frangash
franceze per ndertimin e nje spitali brenda Qendres Spitalore
Universitare "Nene Tereza" (QSU) ne Tirane, ishin ne qender
takimit te ministrit te Shendetesise, Leonard Solis, me homologun
e tij francez, Bernard Kuchner, diten e premte.
Zedhenesi i Ministrise te Shendetesie, Artur Rada, njofton
se delegacioni francez, ofroi ndihme per sistemin spitalor pasi
vetem nje gje e tille do te jete efikase dhe do t'i rezistoje
kohes.
Per kete qellim, ne kuader te nje masterplani qe eshte
hartuar disa kohe me pare per QSU- ne, pala franceze angazhohet
te dergoje specialiste, te cilet ne bashkepunim me ata shqiptare, do
te hartojne nje projekt per ngritjen e nje spitali brenda
kesaj qendre, si dhe do te ndihmojne ne ndertimin dhe kompletimin e tij.
/led/

Ushqime, pije dhe duhan zene 30,8% te totalit te importeve

Tirane, 7 Maj/ATSH - D.Koza/ - Mallrat e konsumit te
importuara ne Shqiperi gjate muajit mars 1999, vazhdojne te zene
nje peshe specifike te konsiderueshme. Importi i grupit "Ushqime,
pije dhe duhan" gjate ketij muaji, zinte rreth 30,8 % te totalit
te importeve tregtare.
Sipas te dhenave te INSTAT-it, rreth 34,5 % te importit
tregtar te grupit "Ushqime, pije dhe duhan", e perben importi i
nengrupit "Produkte vegjetale". Importi i grupit "Makineri,
pajisje dhe pjese kembimi", gjate ketij muaji zuri rreth 11,3 %.
Ne eksportet shqiptare, mallrat e prodhuara me material
porositesi (tekstile e kepuce), gjate marsit zune perkatesisht
40,1 % dhe 28,6 % te totalit te eksportit. Me rendesi ishte edhe
eksporti i mallrave te grupit "Minerale, lende djegese dhe
energji elektrike", qe gjate ketij muaji zuri rreth 4,3 % te
ketij totali.
/pas/

Helikopteret "Apache" rifillojne stervitjen e tyre

RINAS, 7 Maj/ATSH- Besnik Meta/.- Diten e premte,
helikopteret e tipit "Apache" rifilluan stervitjen e tyre.
Siz dihet, kjo stervitje ishte nderprere perkohesisht per
shkak te ceremonise se varrimit te dy piloteve amerikane te vrare
ne nje incident te nje prej ketyre helikoptereve para disa
diteve.
Stervitja e dites se sotme eshte zhvilluar ne kushte mjaft
normale.
Siz tha per ATSH-ne nje nga oficeret e forcave te NATO-s te
dislokuara ne aeroportin ushtarak te Rinasit, ose siz quhet tani
"HAWK BASE (Baza Skifteri), megjithese dhimbja per dy koleget e
vrare eshte e madhe, morali eshte i larte dhe ata ndodhen aty
per te permbushur nje mision qe i eshte ngarkuar.
/A.KE/

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Kosova-Info-Line (Germany)"
http://www.kosova-info-line.de/
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu

0 new messages