Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

lajme:27atsh

8 views
Skip to first unread message

ata

unread,
Aug 27, 1998, 3:00:00 AM8/27/98
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
Lajme nga TVSH Satelitor http://www.kaqo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
Kosova-Info-Line (German) http://www.kosova-info-line.de/
Koha Ditore (ARTA) http://www.kohaditore.com/ARTA/index.htm
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/html/kcc.html
____________________________________________________________________

8 milion leke per pastrimin e territorit para Kishes se Shen
Kollit

TIRANE, 26 Gusht/ATSH- K.Shehu/- Territori para Kishes se
Shen Kollit, ne qytetin e Lezhes, ku ndodhet edhe varri i Heroit
Kombetar shqiptar Gjergj Kastriotit (Skenderbeu), eshte zene nga
ndertime te paligjshme, te cilat bejne te pamundur rrethimin e
Kishes.
"Ministria e Kultures miratoi ditet e fundit nje fond
prej 8 milione lekesh per rrethimin e kishes dhe restaurimin e
memorialit te Skenderbeut" - i thane ATSH-se specialiste te
Institutit te Monumenteve.
Instituti i Monumenteve te Kultures i ka kerkuar organeve te
pushtetit lokal te Lezhes qe te nderhyjne per prishjen e kioskave te paligjshme
qe rrethojne Kishen.
Lezha (Veriperendim i Shqiperise) eshte nje nga qytetet me
te vjetra shqiptare dhe vend ku jane hedhur bazat e shtetit te
pare shqiptar nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu me krijimin e
Lidhjes se princave, shek. XV.
/mima/

80 per qind e emigranteve himariote ndodhen ne Greqi

HIMARE, 27 Gusht/ATSH-H. Kozi/- 80 per qind e te
emigruarve nga krahina e Himares ne rrethin e Vlores ndodhen ne
shtetin fqinj te Greqise dhe pjesa tjeter ne Itali.
Shifra u pohua per ATSH-ne ne bashkine e Himares, ku u
theksua se gjate 8 vjeteve te fundit, emigracioni eshte bere
burimi baze i te ardhurave te popullsise himariote. Nga 6 fshatra
te saj, me nje popullsi prej rreth 12 mije banoresh, jane larguar
rreth 6.500 vete. Sipas burimit te lartpermendur, nje pjese e
tyre jane sistemuar familjarisht ne Greqi, duke u ingranuar
teresisht me jeten e ketij shteti.
ado vere, nje numer i madh emigrantesh vijne per te kaluar
pushimet prane familjeve dhe bregdetit te bukur te Jonit. Ne kete
stine, bregdeti i Himares jeton nje gjalleri te vezante.
/A.KE/


Mbi 1 milione USD per fabriken e prodhimit te cigareve

GJIROKASTER, 27 Gusht/ATSH-H.Cani/- Firma e njohur greke e
prodhimit te cigareve "Karelia" do te akordoje 1 milion USD per
rihapjen e fabrikes homologe ne Gjirokaster (jug i Shqiperise) ne
baze te nje kontrate te nenshkruar midis dy paleve.
Sipas Arjan Spirit, anetar i bordit drejtues te fabrikes
shqiptare, kjo ndihme do te konsistoje ne pajisjen e kesaj
fabrike me makineri moderne.
Fabrika e cigareve ne Gjirokaster u mbyll para disa vitesh
per shkak cilesise se ulet te prodhimit si rezultat i amortizimit te pajisjeve.
Rihapja e fabrikes do te mundesoje punesimin e nje
numri te konsiderueshem punetoresh.
/mima/


Gjakove: Eshte paralizuar furnizimi i popullise me artikuj
ushqimore

PRISHTINE, 27 gusht /ATSH/- Nuk ka njoftime te plota lidhur
me pasojat e sulmeve te djeshme te forcave serbe ne zonen e
fshatrave te Hasit ne brezin kufitar me Shqiperine, per shkak
se e gjithe kjo zone mbahet plotesisht e rrethuar nga forcat
ushtarako-policore serbe, ben te ditur Qendra per Informim e
Kosoves (QIK).
Sipas burimit te mesiperm gjendja e popullsise se
shperngulur ne qytetin e Gjakoves, vezanarisht ne malet e
Dushkajes, paraqitet mjaft e renduar.
Forcat serbe sulmuan te henen 13 fshatra shqiptare, per here
te pare qysh nga shperthimi i konfliktit ne Kosove (90% e
popullsise shqiptare) duke shkaktuar te pakten gjashte te vrare
dhe nje fluks te ri te shperngulurish.
"Eshte paralizuar teresisht furnizimi i popullsise shqiptare
te kosoves ne Gjakove me artikuj ushqimore dhe po ndihet mungesa
e furnizimit me buke. Organizata shoqerore tregtare "Metohija
Promet" furnizon vetem popullsine serbe,- thekson QIK.
/P.Ta/mima/


Shperthim tritoli ne Gjirokaster - nuk ka viktima

GJIROKASTER, 27 gusht/ATSH-H.Cani/- Nje shperthim i
fuqishem tritoli tronditi, naten e se merkures duke u gdhire e
enjte, nje nga lagjet e qytetit te Gjirokastres (jug i
Shqiperise), por nuk shkaktoi viktima, vetem deme materiale,
beri te ditur per ATSH-ne shefi i policise se qytetit, Islam Qibini.
Sipas burimit te mesiperm nje mase tritoli, sasia e te ciles
nuk eshte percaktuar ende, ishte vendosur afro 20 metra ne afersi
te lagjeve te siperme te qytetit rreth ores 24.05 te se enjtes.
" Kemi te bejme me nje akt te paster terrorist. Keto jane
veprime te vezuara individuale dhe nuk lidhen me motive
politike"- tha Qibini.
Sipas Qibinit vetem pak minuta para shperthimit ne
vendngjarje ka kaluar nje autoveture tip "Benz".
Ne Gjirokaster qe nga muaji dhjetori '97 kane ndodhur mbi
20 shperthime me eksploziv, autoret e te cileve nuk kane dale akoma
para drejtesise. Shperthimi i nje sasie te madhe eksplozivi, para
pese ditesh, shkaterroi plotesisht nje ndermarrje per prodhimin e
materialeve te ndertimit "Arginert", nje nga me te medhate ne
Shqiperine jugore.
/mima/


Mundesohet reklamimi i barnave nga mjetet e informimit publik

TIRANE, 26 Gusht/ATSH-R.Xhuvani/- Me 1 shtator '98
do te hyje ne fuqi ligji qe i jep te drejten mjeteve te
informimit publik qe te reklamoje ilazet qe shiten ne
farmacite shqiptare, beri te ditur per ATSH, zedhenesi i
ministrise se Shendetesise, Artur Rada.
"Ne baze te ligjit, te miratuar para pak kohesh nga
parlamenti shqiptar, per llojin dhe sasine e barnave qe do te
reklamohen ka te drejte te vendose vetem ministri i
Shendetesise" - tha zedhenesi.
/mima/


amimi "Per te Drejtat e Njeriut" per QG-ne dhe shoqaten
"Refleksione"

TIRANE, 27 Gusht/ATSH-Rudina Xhuvani/- Qendra e Gruas (QG)
dhe shoqata "Refleksione", u vleresuan me zmimin "Per te Drejtat
e Njeriut", nga organizata "Mbrojtesit e Minesotes per te
Drejtat e Njeriut" (SHBA).
Motivacioni i zmimit ishte propagandimi i te drejtave
njerezore te grave ne Shqiperi pas viteve '90, te cilet u
karakterizuan nga ndryshime te medha ekonomike, politike e
sociale.
"Qendra e Gruas gjate kesaj periudhe u ka ofruar burime dhe
asistence teknike organizatave te grave ne vend, ndersa shoqata
"Refleksione" hapi qendren e pare mbi dhunen seksuale ne
Shqiperi, per t'u ofruar ndihme grave- viktima te dhunes", i tha
ATSH-se te enjten, perfaqesuesja e QG, Sonila Qirjaku.
/mima/


Maskat vrasin nje pjestar te forcave speciale te Dragotit

TEPELENE, 27 Gusht/ATSH-H.Cani/.- Vetem disa kilometra ne
hyrjen veriore te qytetit te Memaliajt, dy persona me maska
qelluan mengjezin e se enjtes mbi nje autoveture dhe per
pasoje mbeti i vrare nje shtetas, ndersa nje tjeter u plagos
rende.
Sipas burimeve te policise se Tepelenes, ne afersi te
fabrikes se tullave, ne segmentin dytesor rrugor
miniere-Memaliaj, te enjten ne mengjez nga plumbat e personave
te maskuar humbi jeten Artur Didaj, 27 vjez, nga fshati Izvor,
pjestar i forcave speciale te Dragotit, ndersa u plagos rende
Foto Zeka, 47 vjez, nga fshati Dragot. Viktimat udhetonin me nje
autoveture tip Fiat nga fshati Izvor per ne qytetin e Tepelenes
sebashku me dy persona te tjere, nje prej te cileve motra e te
riut te vrare. Nga deponimet e tyre ne polici eshte mesuar se ne
oren 9 e 30' dy persona me maska u kane bere thirrje atyre te
qendrojne, por ende pa ndaluar autovetura, jane qelluar me arme
zjarri prej maskave, qe pastaj jane larguar me shpejtesi.
Policia ende nuk ka dhene nje motiv te qarte per ngjarjen,
por si version te mundshem permend grabitjen. Ne segmentet
rrugore qe lidhin fshatrat me rrugen nacionale, policia ka
ndermarre nje sere kontrollesh te rrepta. Ne kete operacion
ndihmojne edhe forca te policise se Gjirokastres dhe specialet e
Dragotit.
/A.KE/


Grabitet nje autoveture e ambasades austriake

TIRANE, 27 Gusht/ATSH-Th. Thanasi/- Nje autoveture e
ambasades austriake ne Tirane u grabit te enjten ne mengjez nga
persona ende te paidentifikuar, beri te ditur per ATSH-ne
Zedhenesi i Drejtorise se Policise te Prefektures se Tiranes.
Sipas zedhenesit ne baze te deponimeve te Atasheut kulturor
austriak, Martin Gardner, dy persona te panjohur i dolen atij ne
prite, rreth ores 00.10 te se enjtes, dhe nen kercenimin
e armeve i rrembyen autoveturen tip "Nissan Terano".
Po sipas zedhenesit, te merkuren ne mbremje persona te
panjohur rrembyen makinen e shtetasit gjerman, Rals Paul Fehling,
punonjes i fondacionit GTZ.
"Policia po kryen hetime per identifikimin dhe kapjen e
autoreve te ketyre dy grabitjeve"- tha zedhenesi.
/mima/


Xhulia Taft viziton zonat e nxehta ne Kosove - nderkohe qe
masakrohen 11 shqiptare

PRISHTINE, 27 gusht- Korresp. i ATSH-se, Behlul Jashari,
njofton: Zevendessekretarja amerikane e Shtetit per refugjatet,
Xhulia Taft, arriti te premten ne Prishtine, prej nga u nis per
ne zonat e perfshira nga luftimet ne Kosove.
Forcat serbe dogjen te merkuren ne mbremje fshatrat e Kosoves
jugperendimore, nderkohe qe ky operacion ga goditur te enjten
rrethinat e Lipjanit, Gllogocit, Shtimjes, si dhe ato ne
rrethinat e Suharekes, Malisheves, Rahovecit, Klines dhe deri ne
zonen e brezit kufitar me Shqiperine, ne rrethinat e Dezanit dhe
te Gjakoves.
Nderkaq luftimet midis forcave shqiptare te mbrojtjes dhe
atyre serbe, kane vazhduar edhe gjate 24 oreve te fundit ne shume
rajone, ndersa luftimet me te ashpra jane zhvilluar te merkuren
ne mbremje ne rrethinat e Skenderajt, ne Drenice, por deri
tani nuk ka njoftime per pasojat e tyre.
Sipas Nenkeshillit per te Drejtat e Njeriut ne Suhareke
(Kosove) te merkuren nje predhe e nje tanku serb goditi per
vdekje tete femije dhe tri gra, pjesetare te familjes Asllani,
si dhe plagosi rende tre vellezer, te gjithe te hipur ne rimorkion
e nje traktori, i cili po shperngulte te siperpermendurit per t'i
shpetuar sulmeve serbe.
Personat e vrare jane Albiona Asllani, (6 muajshme),
Antigona Asllani (1 vjez), Xhafer Asllani (3 vjez) Shpend Asllani
(5 vjez), Luljeta Asllani (7 vjez), Ejup Asllani, (9 vjez),
Lumnie Asllani, (11 vjez), Burim Asllani,( 13 vjez), Aishe
Asllani, 27 vjez, Halite Asllani, 37 vjez dhe Jalldyze Asllani,
65 vjez.
/P.Ta/mima/


Zgjerohet aktiviteti i INSIG-ut ne Sarande

SARANDE, 27 gusht/ATSH-Sh. Hajno/.- "Aktiviteti i deges se
INSIG-ut ne rrethin e Sarandes ka ardhur duke u zgjeruar", tha
per ATSH-ne drejtori i kesaj dege, Hasan Haxhiu.
Duke permendur faktin se, nga 4000 automjete qe figurojne
ne kete rreth, me pak se 300 jane ende te pasiguruara, Haxhiu
shton se, pervez objekteve te pasurise shteterore si,
hidrocentrali i Bistrices, ndermarrja e ujesjellesit dhe
elektrikut ne Sarande e Delvine, etj, po sigurohen prane kesaj
dege edhe subjekte private te pasiguruara me pare.
Burime te kesaj dege bejne te ditur se, pas punes
informuese per domosdoshmerine e sigurimeve te pasurise dhe te
jetes shume subjekte private, si to te hotelerise, peshkimit,
perpunimit te bulmetrave, prodhimit te bukes, etj., jane
paraqitur per t'u siguruar.
"Per te perballuar fluksin e madh te sigurimeve nga
subjekte te ndryshme private apo edhe nga qytetare te ndryshem
po punohet edhe diteve te shtuna e te dielave", thote drejtori i
kesaj dege. Dega i INSIG-ut u eshte gjendur prane edhe shtetasve
qe udhetojne drejt ishullit grek te Korfuzit, duke bere ne nje
kohe te shkurter sigurimin e autoveturave dhe automjeteve te
tjera me te cilat ata udhetojne.
/s.s./

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Kosova-Info-Line (Germany)"
http://www.kosova-info-line.de/
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu

0 new messages