Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

LM-Rexhep Qosja

28 views
Skip to first unread message

FATOS TARIFA

unread,
Jan 7, 1996, 3:00:00 AM1/7/96
to
------------------------------------------------------------------------
<***> A L B A N I A N - Sun, 7 Jan 1996 12:02:26 GMT-05 <***>
------------------------------------------------------------------------

Cilido te jesh ti qe quhesh "Loku", nuk kam as deshiren me te vogel te
komunikoj me ty perderisa pa pasur asnje njohje mes nesh, me
permend emrin ne nje kontekst te cilit ai absolutisht nuk i perket. Mua,
sidoqofte, nuk me cudit aspak zelli yt per te ngaterruar emra e subjekte
e per bere cilesime absolute per cdo gje. Gjithnje e me shume po habitem
qe prapa emrave si yti qendrojne figura te shquara intelektuale a politike
te kombit tone, te cilat, lumturisht, fale teknologjive moderne te
komunikimit po i behen gjithnje e me te njohura publikut te gjere.
Se cfare mendon zoteria juaj ne lidhje me ceshtjet qe permend,
nuk me intereson aspak. Ajo qe me le te kuptoj se c'mund te perfaqesosh ti ne
te vertete eshte permendja e emrit tim ne nje kontekst qe ti, duke mos me
njohur personalisht, nuk ke asnje te drejte morale ta percaktosh. Nqs
deshiron te njihemi e te kembejme mendime per ceshtje historike, politike,
apo sociologjike, apo thjesht per ceshtje te jetes se perditshme, adresa
ime vijon me poshte e mund te me shkruash personalisht, pa qene nevoja t'u
marresh kohen e vyer anetareve te tjere te listes, te cileve jo te gjitheve
u interesojne ato qe thua ti dhe u besojne epiteteve qe mundohesh t'u vesh
njerezve qe aspak si njeh.

Fatos Tarifa

P.S. Per ata qe jane te interesuar ne mbledhjen e thenieve te urta, sic
jam edhe vete, ketu eshte nje qe e lexova keto dite ne anglisht: "If an
ass goes traveling, he'll not come come a horse."


__________________________________________________________________________
Fatos Tarifa :
University of North Carolina : "What wisdom can you find that is
Department of Sociology : greater than kindness?"
CB#3210, Hamilton Hall :
Chapel Hill, N.C., 27599-3210 : Jean Jacques ROUSSEAU
fst...@email.unc.edu :
__________________________________________________________________________

+-------------------------------------------------------------------+
| ALBANIAN Discussion List ALBA...@ubvm.cc.buffalo.edu |
| ftp:ubvm.cc.buffalo.edu/albanian Usenet:bit.listserv.albanian |
+-------------------------------------------------------------------+
| To signoff from ALBANIAN e-mail to: list...@ubvm.cc.buffalo.edu |
| In the body of the message include: SIGNOFF ALBANIAN |
+-------------------------------------------------------------------+

Xhani & Hinemoa Xhori

unread,
Jan 8, 1996, 3:00:00 AM1/8/96
to
------------------------------------------------------------------------
<***> A L B A N I A N - Sun, 7 Jan 1996 17:26:49 GMT-05 <***>
------------------------------------------------------------------------

I dashur Z.Hajro Cini,

Te falenderoj per letren e derguar - LM-Rexhep Qosja.

Pershendetje,

Xhani
___________________________________
| Dr. & Mrs. K.X. & H.W. XHORI |
| 18 Gretel Place, Hillcrest |
| Auckland, New Zealand |
| Ph. 64 9 4185048 |
|___________________________________|

Hajro Cini

unread,
Jan 9, 1996, 3:00:00 AM1/9/96
to
------------------------------------------------------------------------
<***> A L B A N I A N - Tue, 9 Jan 1996 01:06:42 GMT-05 <***>
------------------------------------------------------------------------

>
> ------------------------------------------------------------------------

Te nderuar anetare te listes!
Mbas dergimit ne list te nje artikulli ne lidhje me disa mendime per ceshtjen
tone kombetare ku nder te tjera permendeshin edhe disa verejtje per
qendrimin e Rexhep Qoses kam marre dy mesazhe njeri mbas tjetrit nga
Fatos Tarifa. Njerin nepermjet listes, te cilin e keni me siper dhe tjetrin
personal. Kur lexova te parin, qe erdhi publikisht vendosa ta neglizhoja
dhe nuk ju pergjigja por kur mora te dytin mbushur me ofendime
atehere nuk kisha rruge tjeter vecse ti pergjigjesha. Per te ruajtur
rregullat e listes nuk po i pergjigjem atij qe mu dergua privatisht
megjithese ne kete leter do te sqaroj disa pika edhe nga ai mesazh.
Ne radhe te pare duhet te sqaroj se artikullin tim te pare e dergova
ne fillim ne liste por meqenese kiska gabuar dicka ne adrese ai mu
kthye prapsht dhe une atehere i kerkova nje shokut tim, Iljazit se si
ta korrektoja adresen dhe ai me tha dergoje tek une dhe une e nis.
Keshtu qe artikulli i nenshkruar nga une erdhi ne list nepermjet
adreses se tij e cila eshte: lo...@idirect.com.
Shumica e anetareve e kuptuan se nga kishte ardhur arikulli sepse ne
fund te tij ishte edhe emri edhe adresa ime.
Kjo nuk ndodhi me Tarifen. Ai u pergjigj sikur artikulli ishte anonim.
Sidoqofte po analizoj pergjigjet e tija.
Eshte fakt se une nuk e njoh personalisht ate. Por duke kujtuar qendrimin
mjaft te ekzaltuar te tij kundrejt historise, tradites dhe vlerave te kombit
tone ( mesa mbaj mend nga fundi i tetorit ku ngjalli indinjaten e shume
anetareve te listes) dhe duke ditur origjinen e tij kam arritur ne
konkluzionin se ai arritjet e demokracise ne Shqiperi i shikon me maske
saldimi dhe eshte i shqetesuar per to. Gje qe e permenda edhe ne artikull
duke ju referuar atij si tip. Besoj se duke jetuar ne boten e lire kam
te drejten morale, te cilen Tarifa sipas edukates se tij familjare
dhe shtresore kerkon te ma mohoje, te shpreh opinionet e mija dhe te
permend fakte pa pasur deshire te ofendoj njeri.
Ketu "shoku" Fatos e gjej te drejten morale qe ta permend emrin tend.
Bile duke perfituar nga rasti, dhe duke i kerkuar falje anetareve te
listes per rikujtimin e atyre artikujve te turpshem dhe te pavlere te
shkruar prej teje ne ate periudhe, po te sqaroj se:
Nuk ishin forcat demokratike qe e prune vendin ne prag te luftes civile
por partia jote e punes. ME GJAK E MOREM PUSHTETIN DHE ME GJAK DO TA MBAJME.
Ishte lejtmotivi i saj ne ate periudhe. Dhe dy fakte te tjere ishte Haxhi
Lleshi qe deklaronte nje sy e humba ne lufte dhe tjetrin do ta humb
kunder PD ose Sevo Tarifa me 1 prill 1991 ne kafene e piramides
tregonte revolen dhe shprehej se kam edhe dy te tjera ne shtepi gati
po te kishin fituar ata.
Shtypi i asaj periudhe i ka trajtuar ne detaje keto probleme.
Ne mesazhin tend te pare ti shpreh gadishmerine per te kembyer mendime
per ceshtje hisorike, politike etj, dhe une jam gati por duhet te te
kerkoj qe ti ti shohesh mire faktet ashtu sic jane dhe jo te vazhdosh
te na paraqitesh nje panorame per te cilen "teto" Nexhmia dhe "xhaxhi"
Enveri te indoktrinuan dhe ti me mjaft zell, krenari dhe medjemadhesi
i shpjegoje ne oret e HPPSH. Mesa mbaj mend ne nje nga letrat e tuaja
te tetorit ti me mjaft paturpsi u perpoqe qe fajin per ate gjenoci te poshter
50 vjecar t'ja hudhje pjeserisht forcave nacionaliste shqiptare te gjate
luftes duke aluduar se ato bashkepunuan me pushtuesin.
Nuk kam ndermend te mbroj nacionalizmin ketu, megjithese e konsideroj veten
time pjese te tij, sepse ai nuk ka nevoje per mbrojten time.
Por duke permendur deklaraten e dr. Ymer Dishnices, kryetarit te delegacionit
te PKSH ne mledhjen e Mukes shkruar ne RD, ku ai thote se pasi i raportova
Enver Hoxhes per rezultatet ai me perqafoi dhe shkoi ti raportoi
Miladin Popovicit qe ishte mbrenda ne dhome. Ate cast u degjua nje klithme
nga mbrenda " moj brate kjo eshte tradheti" dhe pas kesaj me nder me thane
Enver Hoxha e hodhi poshte ate duke shpallur keshtu zyrtarisht hapjen
e procesit te vellavrasje. Per cfare dr. Dishnica shkroi ai kerkoi qe
te prononcohej ne shtyp edhe Spiro Koleken qe kishte qene anetar i
delegacionit dhe te dikujt tjeter qe tani s'me kujtohet emri. Por ata
as e pergenjeshtruan dhe as u prononcuan.
Ti e di mire se cfare akuzash ngriheshin kunder marreveshjes se Mukjes
ne tekstin e historise se PPSH. Midis te cilave ishte dhe akuza se delegacioni
i PKSH ishte gjunjezuar presionit te borgjezise dhe kishte pranuar kerkesen
" demagogjike" te Shqiperise etnike. Mithat Frasheri i biri i Abdylit,babait
te nacionalizmit shqiptar, nenkryetari i Kongresit te Manastirit, sekretarit
te qeverise se Ismail Qemalit nuk mund te ishte demagog.
Idete e tij lapidare "S'KA SHQIPERI PA KOSOVE E CAMERI" do apo nuk do
ti do te kene jete te gjate ne kombin tone dhe do te jene fanar ndricues
drej realizimit te drejt te aspiratave tona kombetare.
Keshtu qe vetem duke ju referuar dokumentave te PPSH dhe ish antareve
te saj eshte me se e qarte se aludimi yt per ta gjetur fajtorin atje
ku nuk eshte eshte i turpshem. Po te kujtoj se mbledhja e Mukjes u be
me 1-2 gusht 1943 dhe u hodh poshte nga Enver Hoxha dy-tre dite me vone
dhe ushtria gjermane nuk kishte hyre akoma ne Shqiperi.
Prandaj kur te shprehesh here tjeter kujto se iku ajo kohe qe mund ti
ndryshoje librat e historise te shkruaje atje genjeshtra dhe askush te
mos guxonte te kundershtonte.
Pjesa e dyte e ketij mesazhi ka te beje me ato epitete qe ti me dergoje
ne letren private si alucinoz dhe homofil. If an ass goes travelling,
he will not come home a horse. Ne nje liber fetar kam lexuar
se kur te shan i keqi te lehteson gjynahet. Sipas ketij proverbi une
te falenderoj. Por njekohesisht edhe bej nje fare analize.
Profeti i madh Muhamet ka thene: " O njerezim neqoftese deshiron te
arrish lumturine merre jeten ashtu si te vi, duroje barren e saj dhe perpiqu
ta permiresosh".
Per ta bere me te plote analizen po te tregoj se jam i nipi i Hajro Ciniut
njeri nga 6 anetaret qe ka firmosur memorandumin e Cepos kunder
Portes se Larte. ( shih "AKTE TE RILINDJES KOMBETARE SHQIPTARE"
1878-1912 botuar ne Tirane 1978, faqe 227)
Dhe me aktivitet mjaft te dendur kombetar por qe regjimi i ndrydhi
dokumentat qe flisnin per te per 50 vjet ne arshiven e shtetit.
Jam gjithashtu edhe i nipi i Salih Cekes, drejtorit te dyte te
Normales se Elbasanit pas Luigj Gurakuqit, organizatorit dhe udheheqesit
te tre Kongreseve arsimore ne Shqiperi 1922-1923-1924. Themeluesit
te Revistes Pedagogjike Shqiptare dhe figures qe udhehoqi laicizimin
e shkolles shqipe, pjesemarres aktiv i Kongresit te Lushnjes, revolucionit
te qeshorit 1924 ku mbajti postin e sekretarit te qeverise dhe
viktimes se pare te kunderrevolucionit. (vrare me 1 shkurt 1925 ne Shqiperi
nje muaj para vrasjes se Luigj Gurakuqit) Pas vdekjes eshte dekoruar
pothuaj nga te gjithe presidentet shqiptar duke filluar nga dr. Omer
Nishani e deri tek dr. Berisha.
Ndersa im ate Guce Cini ka bere 7 vjet burg per mos denoncim 1948-1955
Per cka shkruaj me siper personalisht nuk kam asnje merite megjithese jam
krenar dhe duke krahasuar statusin tim familjar me ate tendin te pyes ty:
Kush nga ne eshte kalorsi dhe kush eshte zvarraniku?
Megjithe ate regjimi yt nuk me dha te drejte studimi per 8 vjet,
derisa vdiq Enver Hoxha dhe Piro Kondi iku si sekretar i pare.
E pata enderr shkollen dhe ZOTI i madh ma plotesoi me 1986.
Tani studioj dhe punoj ne Univerity of Toronto dhe si per ironi te faktit
Piro Kondi gjendet i arrestuar.
Sic e shikon sipas fjales se Profetit Muhamet une e mora jeten ashtu
si me erdhi dhe u perpoqa ta permiresoj. Rezultatet qe kam arritur me japin
nje fare lumturie. Bazuar ne keto nuk jam dakort me opinionin tend se
une jam alucionoz.
Nga ana tjeter duke menduar se teoria idiote e Enver Hoxhes se
"REVOLUCIONI NUK ESHTE ME NJE DESHIRE APO ASPIRATE PER POPUJT POR NJE
PROBLEM I SHTUAR PER ZGJIDHJE" deshtoi me turp ne nje hark kohor me
pak se 10 vjetesh si dhe humbja e privilegjeve qe ti i gezoje deri
me 1992 mendoj (nuk kam arritur ne konklusion) se per ty ekziston
nje probabilitet mjaft afer njeshit se mund te kesh probleme psiqike.
Problemi i fundit qe dua te prek eshte ai qe ne letren qe me dergoje
mu quaje klloun. Cdo kush qe me ka njohur nga afer do te qeshe me ty.
Dhe per fat ka disa njeres qe jane anetare te listes qe me kane
njohur qysh ne Shqiperi. Po te permend dy emra Edmond Biben dhe Roland
Sejkon.
Edhe per kete nuk te merzitem se ti i gjykon njerezit sipas pozicionit
qe paten gjate regjimit te Hoxhes. Per ty njerez te vertete jane ish
blokmenet femijet e tyre dhe padyshim zoteria jote. Ndersa te tjeret
jane someone called x or named y etc.( Me kujtohet se kur u ngriten
studentet me 1990 dikush nga sera juaj u shpreh:"U zgjuan kafshet")
Mirepo po ti shohesh gjerat realisht me duket se nje pozicion
tragjiko-komic i pershtatet me shume zoterise dhe familjes tuaj.
A ka njeri qe nuk e quan tani Enver Hoxhen Don Kishotin stalinist
dhe Don Kishoti kishte nje Sanco Panco ashtu si Enveri kishte tet
ate Sevo Tarifen.
Ose ne komedine me skenar te Koco Devoles "Gjahu i fundit" eshte dhe
per ty nje karakter
Po permend nje fragment : ...dhe ty te kemi marre si djalin e Selfo Qorrit
yt ate eshte themeluesi kryesor i shkolles sone te qenerve, ai ka lehur
qysh ne vitet e para te clirimit....
Ose me kujtohet historia e treguar ne internet nga z. Kallamata per
Shaban Qosen .... dha e mori Shabani dhe doli ne internet...
Besoj se aludimi i tij eshte i qarte.
Tani po te pyes perseri:
Kujt nga neve i shkon pershtat roli i kllounit???
Konklusion "shoku" Fatos je shume efikas ne shenimin e autogolave.
Te nderuar anetare ju kerkoj fajle qe e zgjata shume kete leter.
Me nderime,
Hajro

FATOS TARIFA

unread,
Jan 9, 1996, 3:00:00 AM1/9/96
to
------------------------------------------------------------------------
<***> A L B A N I A N - Tue, 9 Jan 1996 08:54:37 GMT-05 <***>
------------------------------------------------------------------------

Po te pergjigjem o Hajro Cini, vetem e vetem ngaqe mesazhi yt, i mbushur me
trillime te shemtuara me provoi edhe nje here se cilesimet qe te beja ne
mesazhin personal jo vetem qendrojne, por kane nevoje te plotesohen edhe
me te tjera, te cilat s'po t'i them publikisht, ngaqe respektoj rregullat
e listes. Sidoqofte, perpjekja tende e fundit me duket shume mjerane. U
hodhe nga dega ne dege, nga Mukja te nje fare P. Kondi, nga Tirana ne
Toronto, nga Cepoja tek Piramida dhe emri i nderuar i tim eti, te cilin mund
ta shajne vec ata qe s'e kane njohur, dhe i cili ishte vetem 14 vjec kur u
bashkua me partizanet e dolit malit me nje pushke me te gjate se c'ishte ai
vete atehere. Ti vete qofsh nipi i kujt te duash. Njeri s'te pyet i kujt je,
por cili je. Shume mire qe e ke marre dhe e merr jeten ashtu sic te vjen.
Vec mos u bej si ato femrat qe per shkak te difekteve dhe shemtise se tyre
trupore e shpirterore urrejne gjithshka ne boten qe i rrethon dhe po te
munden, perfundojne ne prostitucion. Ose, me thuaj ne se ke qene apo je
bashkepunetor i SHIK-ut qe paske interceptuar "fjale" te tim eti ne nje
lokal publik, fjale ose mendime qe une vete kurre s'i kam degjuar te
shprehen apo nenkuptohen as ne familje. Nuk do ta permendja kurre emrin e
tim eti, qe ka qene dhe mbetet nje njeri punetor dhe i nderuar ne nje mesazh
qe i drejtohet nje njeriu si ty, por kete e bej vetem e vetem sepse do te me
dukej e pamoralshme te mos i dilja atij ne mbrojtje, duke qene djali i
tij, cka e kam per shume nder. Ty mund te te njohin nje apo dy veta ne
kete liste, dhe t'u therresesh atyre per ndihme nuk tregon vecse pafuqine
e mendjes tende. Ajo permendje ne mesazhin tend, me kujton vitet e
femijerise, kur ndonje nga cunat e lagjes, te cilit i binin ne qafe ate
qe ishin me te rritur e me te forte, qante e hakerrohej duke thene "Ta
shikosh ti po s'i thashe X-it!", ose "ta kallzoj une tek zysha!"
Shiko or djale i mbare shkollen qe ke nisur atje ne Toronto, e me mos e
merr mundimin te me shkruar. Edhe nese me shkruan nepermjet listes, kjo
eshte hera e fundit qe te lexoj.
Tungjatjeta!
Fatos Tarifa

__________________________________________________________________________
Fatos Tarifa :
University of North Carolina : "What wisdom can you find that is
Department of Sociology : greater than kindness?"
CB#3210, Hamilton Hall :
Chapel Hill, N.C., 27599-3210 : Jean Jacques ROUSSEAU
fst...@email.unc.edu :
__________________________________________________________________________

+-------------------------------------------------------------------+

0 new messages