BC-RINAS-BLLOKOHET VALUTE
Nje shtetasi iu bllokuan sasi te medha valute ne Rinas
TIRANE, 27 Janar/ATSH- Th. Thanasi/.- Nje shtetasi iu
kapen dhe bllokuan te marten ne Rinas sasi te medha valute.
Poseduesi i valutes, shtetasi I. Z., 33 vjez, banues ne
Tirane, do te udhetonte per ne Turqi, beri te ditur per ATSH-ne
zedhenesi i drejtorise te policise te prefektures te Tiranes.
Para nisjes, gjate kontrollit, policia kriminale dhe ajo e
doganes e aeroportit te Rinasit i kapi dhe i bllokoi sasi te
konsiderueshme liretash, dollaresh dhe frangash zvicerane e
belge.
Zedhenesi saktesoi se policia i bllokoi ketij shtetasi
118.970.000 lireta, 60.000 USD, 279.500 franga belge dhe 44.750
franga zvicerane.
I.Z. ka deklaruar se me valuten qe posedonte do te bente
tregti ne Turqi per llogari te firmes "Kent".
/pas/
BC-PRISHTINE-KISHE SERBE
Perfundoi faza e pare e ndertimit te kishes serbe ne kompleksin
universitar te Prishtines
PRISHTINE, 27 janar -Korresp. i ATSH-se, Behlul Jashari,
njofton: Ne Prishtine sot serbet peruruan mbarimin e fazes se
pare te ndertimit te kishes se tyre ortodokse, te ngritur ne
kompleksin universitar, ne qender te qytetit.
Pas debimit te sudenteve shqiptare, ne kompleksin
universitar jane ngritur edhe tri permendore te medha serbe,
ndersa jane shkaterrruar te gjitha monumentet shqiptare, nder te
cilat edhe nje permendore kushtuar mbi 100 patrioteve nga
Shqiperia te pushkatuar ne kampin nazifashist te Prishtines gjate
Luftes se Dyte Boterore.
/P.Ta/
BC-ekon-kursi i kembimit
Dollari kembehet me 140.1 lek
Tirane, 27 Janar/ATSH - Lolita Thanasi/ - Sot vlera e
dollarit ne tregun valutor te Tiranes nuk ka ndryshuar, krahasuar
me nje dite me pare. Nje USD kembehet perseri me 140.1 leke. DM
nga 83.4 leke qe kembehej dje sot kembehet me 83.3 leke,
LIT(1000) edhe sot kembehet me 83.5 leke, GRD(100) kembehet
perseri me 49.95 leke dhe EURO nga 161.3 leke qe kembehej dje sot
kembehet me 160.8 leke.
Kursi i kembimit te valutave
Lloji i valutes Kursi fiks i kembimit
USD 140.10
DM 83.30
LIT(1000) 83.50
GRD(100) 49.95
EURO 160.80
BC-TROPOJA-REPORTAZH
Tropoja e harruar
Reportazh nga Riza Hoxha
BAJRAM CURRI, 27 janar/ATSH/.- Sapo del ne qafe te Luzhes
duket qyteti i Bajram Currit. Megjithate, per te arritur atje
duhet nje ore rruge, nje rruge drejt shkaterrimit te plote.
"Tropoja eshte rrethi me i varfer dhe me problematik;
keshtu vleresohet edhe nga te tjeret", jane fjalet e para te
sekretarit te Keshillit te rrethit, Isa Kulici. Tropoja eshte
rrethi i vetem me afro 50 km. gjatesi te vijes kufitare qe nuk ka
pike doganore, me vetem rreth 40 km. rruge automobilistike te
asfaltuara, rreth pa ndonje zhvillim ekonomik dhe i izoluar nga
qendrat urbane.
"Me mbi 40 per qind te familjeve qe jetojne me ndihme
ekonomike dhe me mbi 4 600 te papune ky rreth konsiderohet pa
asnje perspektive qendrimi",-thote kryetari i deges se finances
ne zyren e punes e te perkrahjes se rrethit, Gjon Necaj.
Jane keto dhe arsye te tjera si, temperamenti i malesorit,
zakoni shekullor i gjakmarrjes etj., qe kane bere qe, pasigurua
per jeten te jete e pranishme aq sa fjalet e para qe i thone
njeri tjetrit te njohurit ne Bajram Curri nuk jane: si ia kalove
por.... allahile s'ke ike akoma?
Vete tropojasit kete shprehje e perserisin dhjetra here ne
dite. Eshte sinteza e jetes se atyre aneve. Mjafton te kujtojme
se gjate nje viti pati 30 te vrare, pati 16 grabitje te
automjeteve te shoqatave te huaja, vjedhje nga me te ndryshmet,
etj.
"E z'te bejme po te qendrojme ketu ?" -shprehet i riu
Bajram Haxhiu. Mendjen e ngritur per t'u larguar ne drejtim te
zonave fushore e kane te gjithe, po jo mundesite", shton Isa
Kulizi. Dhe, ai qe mundet, largohet.
Halimi, punonjesi i statistikes ne Keshillin e rrethit na
jep kete fakt: rrethi i Tropojes aktualisht ka 40 952 banore, ose
rreth 10 mije banore me pak ne krahasim me vitin 1995. Ndonese
gjate 11 mujorit te vitit te kaluar ne kete rreth pati 625 lindje
dhe 147 martesa. Pavaresisht nga kjo, popullsia shkon ne renie si
rrjedhoje e ritmeve te largimit.
Vetem mesues jane larguar mbi 80 vete gjate vitit te
kaluar, - thone ne drejtorine arsimore te rrethit. Po largohen
ekonomistet, inxhinieret, por edhe banore te fshatrave te thella
te rrethit.
Largohen se jo ralle ndjehen te harruar. Eshte krijuar
pershtypja se ne Tropoje nuk ka rend dhe dora e shtetit ndjehet
pak. Kjo eshte edhe arsyeja qe mjaft punonjes buxhetore te ketij
rrethi per 3 muaj nuk moren pagat. "Pas 2 vjedhjeve te deges se
bankes se kursimeve te rrethit ekziston frika se kjo mund te
perseritet", - pohon zedhenesi i komisariatit te policise se
rrethit.
Ankthi i pasigurise per jeten i pranishem me qytetin tone
prej kohesh na shtyn te largohemi- thone bajramcurrasit. Nje gje
e tille u duk qe ne fillimet e demokracise, kur mjaft persona
arriten te merrnin miliona leke kredi ne banke dhe me to ose u
zhduken pertej oqeanit ose krijuan biznese ne rrethet e zones
fushore.
"Rreth 70 per qind e kredive te marra ne kete banke, jane
marre nga persona qe aktualisht nuk u dihet adresa",-pohon nje
specialist i bankes. Nje fakt i tille ishte ne te vertete nje
sinjal se ky rreth kishte humbur edhe ate pak rendesi qe kishte
me pare nga zhvillimi i industrise minerare e pyjore.
Ne keto dite janari edhe zmimet sikur jane "zmendur".Janari
i ka gjetur tropojasit me cmime te larta per xhepat e tyre. Vaji
200 leke, sheqeri 80 leke, orizi 90 leke, mishi 600 leke, etj.
"Nuk jane zmimet e larta, por xhepat e shpuar te qytetareve",
thote tregtari Hysen Haxhiu. Ne te vertete janari i gjeti
bajramcurrasit borxhlinj te tregtaret. Dhe kete here lista e
borxhlinjve eshte teper e gjate.
Ndersa tregtaret ankohen: Udhetojme si i thone me koke ne
torbe. Largesia e madhe nga Tirana, po edhe pasiguria e rruges,
jane faktore qe fitimin ta konsiderojme te pakte. Po nuk nxirret
me teper se, siz thote populli, dhjame nga pleshti nuk del.
Atehere dhe per ne: te nxjerrim pak fitim e te largohemi ku
jetohet me mire.
Qendrimi ne mes te janarit ne hotel "Ermal" me kujtoi
janarin e vitit 1994, kur isha banori i vetem i nderteses 4
kateshe. Po kete janar ne katin e dyte vetem une jam bujtes se
banore te tij jane punonjesit e zyres se OSBE-se, te vetmit qe
ende qendrojne ne qytetin e Bajram Currit. Bile edhe me i sigurte
se kurre se 24 ore vazhdimisht ruajne 2 ushtare te FNSH, vec
rojes se hotelit. Bile ushtaret me shoqerojne deri ne dhome,
ndoshta nga mosbesimi.
Qofte edhe kjo copez tregimi flet per realitetin tropojas
te ketyre diteve. Edhe pse me e varfera ne kete rreth nuk ka
asnje shoqate humanitare. Ndonese ne veren e 1998 pati shume te
tilla. Pse u larguan ato?
Rendi i renduar krijoi nje mjedis te frikshem per te huajt.
Vjedhja e automjeteve te tyre u kthye ne nje biznes per disa.
Vitin e kaluar shoqatat e huaja "lane" ne Tropoje 16 automjete.
Vjedhja e ndihmave, apo kaosi qe shoqeroi shperndarjen e tyre ne
muajt e veres se shkuar, si dhe krismat e armeve etj, ishin
arsye te mjaftueshme qe ato te largoheshin nga Tropoja.
"Ato erdhen per te ndihmuar per perballimin e situates se
krijuar nga ardhja e mijera personave nga Kosova - thote Isa
Kulici. Iken te ardhurit ne vjeshte, iken dhe ata.
TREGIM I BINAK BEZHANIT NGA SMOLICA
"Me jane bere tropojasit vellezer", thote Binak Bezhani.
Ai eshte nje nder mijerat e kosovareve qe kaluan kufirin
veren e shkuar si pasoje e dhunes dhe terrorit serb."Kam ardhur
ne Shqiperi me 3 gusht, pasi ra ne duart e cetnikeve serbe fshati
im, Smolica. Ishim qindra kosovare ate dite ne fshatin Zogaj po
fshataret na priten si vellezer. Na lehtesuan dhimbjen. Ne Zogaj
kemi qendruar mbi nje muaj. Aty kemi marre edhe nje here ndihma
nga nje shoqate arabe. Pas nje muaji kemi ardhur ne qytetin e
Bajram Currit. Vete i tete jetoj ne nje shtepi me qera 10 mije
leke ne muaj. Me ndihmojne te afermit qe i kam ne perendim".
Binaku ka edhe nje hall. "Nga nentori ne te ardhurit nga
Kosova, qe qendrojme ne Bajram Curri, nuk kemi marre asnje
ndihme. Te tjere siz degjojme nga televizioni marrin ndihma te
shumta, po ne na kane harruar".
Ne Keshillin e rrethit pohojne se prej kohesh nuk kane
ardhur ndihma per te ardhurit nga Kosova. Bile edhe numri i tyre
nuk dihet sa eshte. Ne keshillin e rrethit tone se, ne kete rreth
vazhdojne te qendrojne rreth 2 000 te ardhur nga Kosova. Ndersa
ne prefekture na thone se nuk jane me shume se 600, pasi keshtu
u paska thene zyra e UNCHR-se(ne Tropoje nje zyre e tille nuk
ekziston).
Pavaresisht nga kjo, aq sa kane mbetur ne kete rreth nga
fluksi i te ardhurve kerkojne nje perkujdesje, nje ndihme dhe jo
ta ndjejne veten "te harruar".
Por per t'ia arritur kesaj duhet qe edhe strukturat
shteterore te mos e harrojne Tropojen. Qe ketu njerezit te mos i
thone njeri tjetrit: Allahile, hala s'ke ike ?
/s.s./
BC-KAKAVIJE-DOGANA,KONTRABA
Kater punonjes policie ne Kakavije shpallen ne kerkim per
favorizim kontrabande
GJIROKASTER, 27 janar/ATSH-Hysni aani/.-Tre oficere
policie dhe nje polic, punonjes ne piken e kalimit kufitar
te Kakavijes, jane shpallur ne kerkim nga komisariati i policise se
Gjirokastres per favorizim kontrabande.
Burimet policore thane sot per ATSH-ne se te kater personat
te shpallur ne kerkim qe dje, jane larguar nga vendi i punes.
Per arsye te fshehtesise se hetimeve emrat e ketyre
punonjesve nuk u bene te ditur, nderkohe qe nen hetim jane edhe
te pakten tete doganiere, njeri prej te cileve i ndaluar nga
prokuroria pas nje padije te depozituar nga Drejtoria e
Pergjithshme e Doganave.
Hetimet e specialisteve doganore te Tiranes dhe
informacionet e Divizionit XXI te Bashkimit Europian hodhen
drite mbi nje ngjarje te ndodhur me 6 janar 1999, kur nje sasi
hekuri eshte futur ne Kakavije pa kryer procedurat doganore.
/s.s./
BC-ekon-FMN,bordi i drejtor
FMN : Bordi i Drejtoreve diskuton sot per te ardhmen e ndihmave
ndaj Shqiperise
Tirane, 27 Janar /ATSH, M.Pupa/ - Bordi i Drejtoreve te
Fondit Monetar Nderkombetar do te diskutoje sot ne Washington mbi
ecurine e reformave ekonomike dhe per hapjen e transhit te dyte
te ndihmave ndaj Shqiperise. Nje pike e ketij diskutimi do te
jete edhe zbatimi i kodit te ri doganor, i cili pritet te
miratohet nga Parlamenti Shqiptar. Shtyrja e miratimit te ketij
kodi, sipas ministrit shqiptar te Financave Anastas Angjeli, i ve
ne rrezik keto ndihma ndaj Shqiperise.
Behet fjale per nje nga transhet e ndihmes prej 49 milion
USD, qe eshte parashikuar te jepet per Shqiperine sipas kushteve
te nenshkrimit te marrveshjes ESAF 2 me FMN, shume e ndare ne
gjashte transhe sipas viteve fiskale.
Deri tani Shqiperise i eshte levruar vetem transhi i pare
prej 11 milion USD.
Sot, bordi i Drejtoreve te FMN-se do te diskutoje per
kushtet ne te cilat ndodhen parametrat makroekonomike. E gjithe
ndihma eshte destinuar per mbeshtetjen e bilancit te pagesave dhe
mbajtjen e tij ne ekuiliber.
/pas/
BC-PS-DREJTUES,MBLEDHJE
PS: Prioritetet e qeverisjes, lufta ndaj krimit dhe trafiqeve
-Kryeministri Majko drejton mbledhjen me kryetaret lokale te PS
TIRANE, 27 Janar/- I. Luto/.- Partia Socialiste mblodhi te
merkuren, drejtuesit e saj te bazes, ne nje takim ku vez antareve
te Kryesise, ishte i pranishem edhe Kryeministri Pandeli Majko,
qe mban njekohesisht edhe funksionin e Sekretarit te Pergjithshem
te socialisteve shqiptare.
Mbledhja, sipas zedhenesit te PS-se, Adrian Myslymi, "eshte
nje takim i zakonshem pune ne lidhje me zhvillimet e fundit
politike ne vend dhe ne jeten e PS.
Myslymi tha se Kryeministri Majko e vuri theksin tek
prioritetet e qeverise, te cilat vazhdojne te jene: respektimi i
ligjit, lufta kunder krimit dhe trafiqeve te paligjshme,
kontrabandes, forcimi i dialogut politik brenda dhe jashte vendit
per zgjidhjen e zeshtjes kombetare, si dhe rritja e partneritetit
me institucionet nderkombetare.
Nje tjeter pike e rendessishme e fjales se Kryeministrit
ishte thellimi i reformes administrative. Majko tha se "po
punohet intensivisht per ngritjen nje administrate te
standartizuar sipas koncepteve nderkombetare, civile dhe
profesionale".
Po sipas zedhenesit te PS, ne takim u trajtuan probleme te
forcimit organizativ te partise.
/pas/
____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Zśri i Kosovśs (ZIK)"
http://www.zik.com
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu