Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

Shtypi: "Gazeta 55", 28.4.1999

27 views
Skip to first unread message

GAZETA 55

unread,
Apr 27, 1999, 3:00:00 AM4/27/99
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/
Kosovapress http://www.kosovapress.com/
US Information Agency http://www.usia.gov/kosovo/
KOSOVA-INFO http://www.kosovainfo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
_____________________________________________________________________

-------> Want to help the people of Kosova?? <-------

KHAO (Kosova Humanitarian Aid Organization)
URL: http://www.khao.org/
United States: Phone: 1-714-892-7283
Fax: 1-714-898-0740
_____________________________________________________________________

Ne kete numer te Gazetes 55 do te njiheni me:
- Editorial
- Aktualitet
- koment
Pse hesht Janullatosi për krimet serbe?

Gilmana Bushati

Bota e qytetëruar gjithnjë e më me forcë po dënon ushtrinë
jugosllave, paramilitarët dhe faktorin ushtarak serb për
krimet ndaj civilëve të paarmatosur shqiptar. Zhvillimet e
përditshme nxjerrin të qartë qëndrimet e shteteve ndaj luftës
në Kosovë, ku ka pro dhe kundër. Por në këtë luftë mbështetje
apo jo për kombin shqiptar ka fituar pro-ja ndërkombëtar që
është unanime.
Po kështu ndodh në Shqipëri. Politika dhe institucionet e
tjera, politike, shpirtërore, apo dhe ato shoqërore janë
shprehur pro kësaj lufte, dhe kanë dhënë votën e tyre për
vazhdimin e saj deri në një fitore të plotë.
Por ajo që bie në sy, është se në prononcimet publike, për të
dënuar dhunën dhe masakrën serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
mungon Janullatosi, kryepeshkopi ortodoks i Shqipërisë. Pse
hesht Janullatosi për krimet serbe, kur këtu në Shqipëri janë
më të prekshme, pasi të ardhurit nga Kosova dëshmojnë se atje
ndodhin masakra nga më barbaret, dhe këto dëshmi i japin me
fakte? Pra nuk ka një qëndrim të qartë të këtij udhëheqësi
shpirtëror, që natyrisht nuk përfaqëson ortodoksët shqiptarë,
por duam apo s'duam ne, përfaqëson një institucion të
respektueshëm.
Janullatosi sapo filloi konflikti në Kosovë, bëri një dhuratë
të çuditshme. Doli nga kulla e fildishtë dhe dërgoi në
Akademinë e Shkencave ca kompjuter, për të cilat i falenderoi
Ylli Popa. Nga Akademia, si institucioni më i rëndësishëm i
intelektualëve shqiptarë, pra e kokave, nuk është dhënë ndonjë
deklaratë e përbashkët për konfliktin në Kosovë. Prononcime
individuale ka pasur, por si intelektualë të thjeshtë dhe jo
si institucion.
Veprimtaria humanitare e kishës ortodokse shqiptare me në krye
Janullatosin mbyllet me një kronikë të vogël në televizion ku
na shfaqet ndihma e Janullatosit, vetëm një maune. Për këtë u
falenderua.
E njëjta gjë ndodh dhe me fushatat antishqiptare që po bëjnë
klerikët ortodoksë nëpër botë. Janullatosi nuk jep asnjë
deklaratë apo prononcim për t'i dënuar ato.
Kryepeshkoi i Qipros deklaron se "Kosova i takon Serbisë", apo
me inisiativën e metropolitanit të Pafosit mblidhen mijëra
dollarë në ndihmë të serbëve. Këtu ndihma i dorëzohen
Patriarkës serbe nga peshkopi Asinos së Pafosit, Gergios
Papahrisostomu. Ky peshkop gjatë qëndrimit në Serbi ka
deklaruar se është mrekulluar për qëndresën e popullit serb
ndaj bombardimeve të NATO-s. Ai paska parë shkatërrimet në
Serbi si shkak i bombardimeve të NATO-s, pra ka dalë në
terren. Pse ky zotëri nuk shkoi të shihte tokën e shkretuar,
Kosovën, e kjo ka ardhur nga ato serbë që bekohen nga po këta
priftërinj. Ku është Janullatosi, kjo deklaratë është krim
psikologjik që bëhet ndaj shqiptarëve, ky peshkop as nuk i ka
përmendur viktimat shqiptare të pafajshme, ndaj të cilave
ushtrohet një dhunë nga më mostruozet. Kurse një përfaqësues
tjetër ortodoksëve serb, në dioqezën e Worcester-it në
Amerikë, dënon sulmet e NATO-s dhe dënon Washingtonin pse nuk
merret me viktimat e agresioneve tjera si ruandezët dhe
qipriotët grekë (!?). Po kështu dhe vizita e Aleksijosun,
patriku i Moskës, i cili deklaroi po të njëjtën gjë, dënoi
NATO-n, tërhoqi vëmendjen që serbët po vuanin, por nuk e
theksoj se serbët po vuanin dhe po bombardoheshin për faj të
serbit.
Kjo veprimtari bie në sy, pasi në përgjithësi të gjitha
tregojnë vijën e ortodoksisë serbe e cila është antishqiptare.
Të gjitha këto veprimtari kërkojnë përgjigjen e tyre të duhur.
Dhe këtë përgjigje mund ta japi vetëm Janullatosi. Aleksijosun
dhe Papahrisostomu kanë vizituar shkatërrimet e ndodhura në
Greqi, vetëm e vetëm të bënin deklaratat e mësipërme, kurse
Janullatosi shkon në Kukës vetëm për të shoqëruar ministrin
grek të mbrojtjes. Ai është klerik i rangut të lartë, ka
vendin e vet, të cilin duhet të dijë ta mbajë, Janullatosi nuk
ka ardhur me misionin si shoqërues i qeveritarëve grek në
Shqipëri. Ishte në Kukës, me mision politik, ushtarak, a vetëm
si përkthyes po e lëmë mënjanë, por ai pas ardhjes në Tiranë,
nuk dënoi dhunën dhe terrorin serb. Atij nuk do t'i ketë
shpëtuar shprehja e fytyrës së kosovarit (e cila përfaqëson
dhimbjen e mbarë kombit), që strehohej në çadrat greke, të
ngritura nga italianët. Dhe asnjë deklaratë për shtyp.
Janullatosi heshti dhe këtë radhë. Dhe heshtja e tij duket do
të vazhdojë gjatë. Me këtë heshtje Janullatosi e jep
deklaratën e vet për luftën e Kosovës. Jep pro-në e vet në
mbështetje të qeverisë greke, që është mike e qeveris serbe,
jep pro-në e vet për veprimtarinë antishqiptare të
përfaqësueve të klerit ortodoksë. Pra Janullatosi hesht dhe
pranon politikën shfarosëse të kombit shqiptar.
Nuk duhet të ngatërrojmë Janullatosin me ortodoksët shqiptarë,
ai është vetëm një njeri i importuar nga jashtë dhe jo një
klerik i vërtetë i ortodoksisë shqiptare.
Ja si deklaron përfaqësuesi i ortodoksëve shqiptarë në kishën
Worcester të Amerikës Spero Page, për deklaratat e peshkopit
ortodoks serb po në këtë vend, që është një përgjigje dhe për
Janullatosin: "Ato nuk po praktikojnë mesimet e Krishtit".

Si pretendon Maqedonia te hyje ne NATO, kur atje ndermerren atentate
terroriste kunder NATO-s
Xhem Gostivari
-Sulmohen trupa te NATO-s qe jane atje per te mbrojtur Maqedonine
-Gligorovi kercenon te dielen NATO-n ,kurse diten e marte bandite
serbomaqedonas sulmojne dislokimet e NATO-s

Nje atentat terrorist u ndermor diten e marte kunder njesive te forcave
ushtarake franceze, te dislokuara ne Maqedoni ne kuadrin e forcave ushtarake
te NATO-s. Sulmi me granata kunder venddislokimit francez prane
Kumanoves eshte i dyti, qe ndermerret kunder ushtareve frances, te cilet edhe
para disa ditesh u sulmuan nga disa bandite maqedonas, qe dogjen makinat
franceze. Atentati i djeshem eshte nje akt i armatosur ,i rende frut i nje
strukture te organizuar, e cila po ndermerr prej disa javesh atentate dhe sulme
terroriste kunder objekteve dhe ushtareve te NATO-s ne Maqedoni.
Duket qarte se ka nje program terrorist te organizuar, i cili, siç eshte e
njohur ndermori sulmin banditesk kunder ambasades amerikane para nje
muaji.
Ajo qe terheq vemendjen ne kete program terrorist te armatosur kunder
forcave te NATO-s ne Maqedoni eshte fakti se po sulmohen trupat e vendeve
anetare te NATo-s, qe jane dislokuar ne kete shtet te vogel pikerisht per te
mbrojtur ate nga ndonje agresion i mundshem serb. Eshte vete qeveria
maqedonase, qe i ka kerkuar mbrojtje vendeve te NATO-s nga kercenimet e
Millosheviçit per agresion dhe tani pothuajse çdo dite dhe ne mes te dites
terroriste dhe banda te organizuara çetnikesh sulmojne ushtaret dhe njesite e
NATO-s.
Eshte vertet e habitshme se si bandat terroriste ne Maqedoni sulmojne trupat
e NATO-s, te cilat jane atje per te mbrojtur Maqedonine. Me teper e
habitshme eshte neglizhenca e qeverise dhe e shtetit maqedonas ndaj
veprimtarise se bandave terroriste. Shteti maqedonas, i cili eshte nje shtet
policor qe ka ne kembe nje ushtri policesh prej afer 20 mije vetesh
çuditerisht po tregohet i paafte per te mos lejuar, per te neutralizuar dhe
asgjesuar bandat terroriste, qe po sulmojne ushtaret dhe njesite e NATO-s.
Per nje njeri, qe nuk ka qene ndonjere ne Maqedoni, mund te krijohet
pershtypja sikur shteti i vogel maqedonas nuk eshte ne gjendje qe t'i
kontrolloje dhe shtype ato banda. Kjo nuk eshte aspak e vertete, sepse, si
eshte e mundur qe bandat terroriste dolen ne skene pikerisht tani gjate muajit
prill dhe nuk jane bërë gjallë gjatë 8 vjetëve të krijimit të shtetit të vogël
maqedon.
Kur bandat terrorizte sulmuan ambasadën e SHBA në Shkup dhe disa
ambasada të tjera perëndimore pas fillimit të bombardimeve të NATO-s
kundër kriminelit Millosheviç, ne parashtruam në gazetën tonë se këto
atentate janë të organizuara nga shërbimi i fshehtë i Serbisë në bashkëpunim
me shërbimin e fshehtë maqedonas. Dhe pas disa ditësh zëra autoritarë të
politikës ndërkombëtare, si ministri i jashtëm, i Norvegjisë dhe kryetari i
radhës i OSBE-së, Kurt Vollebek, apo ministri i jashtëm britanik Robin Kuk,
pa përmendur komandantin e përgjithshëm të NATO-s gjeneralin Vesli Klark,
denoncuan se atentatet dhe demonstrimet antiamerikane dhe antiperëndimore
në Shkup ishin të organizuara nga shërbimi i fshehtë i Beogradit. Për kortezi
diplomatike ata nuk e përmendën bashkëpunimin e fshehtë maqedonas, por e
vërteta është se ai është filial i shërbimit të fshehtë serb.
Të njëjtën natyrë dhe atentatet terroriste si ai kundër njësiteve franceze të
NATO-s dje në Kumanovë. Ato i organizon shërbimi i fshehtë serb, i cili ka
ikuadruar forca dhe banda për këto qëllime dhe po i vë vazhdimisht në
veprim për goditur praninë e NATO-s në Maqedoni.
Kjo veprimtari e çetnikëve dhe spiunëve serbë nuk mund të realizohet pa
pjesmarrjen dhe bashkëpunimin e strukturave të fshehta maqedonase të cilat,
kur duan janë në gjendje që të neutralizojë këtë veprimtari.
Qëllimi i planeve të Beogradit dhe të veglave të tij në Shkup është që të
paraqesin këto akte gjoja si rritje e protestë popullore në Maqedoni kundër
pranisë së NATO-s. Nga ana tjetër, ata duan të destabilizojnë Maqedoninë
dhe të krijojnë vatra shpërthimesh etnike atje. Dihet se në Maqedoni ka një
popullsi shqiptare prej 40 % të popullsisë së vendit, e cila është e lidhur
shpirtërisht me atë që po ndodh në Kosovë dhe e cila ka mbështetur
fuqimisht dhe plotësisht misionin e NATO-s në Maqedoni si dhe
bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Kjo popullsi shqiptare nuk do të
lejonte që të dëmtohesh misioni i alenacës atlantike në Maqedoni dhe
Kosovë.
Në gjithë këtë klimë është i habitshëm dhe tepër i errët qëndrimi i qeverisë së
Maqedonisë.
Kur nisi konflikti në Kosovë dhe kur NATO po angazhohej gjithnjë e më me
forcë, qeveria maqedonase dhe presidenti i saj, Kiro Gligorov, nuk kanë lënë
ditë pa përsëritur se nuk do të lelojnë që nga territori i Maqedonisë të kalojnë
forcat e NATO-s për në Kosovë. Edhe ditën e dielë, sapo përfundoi samiti i
NATO-s në Uashington , Kiro Gligorov, deklaroi se Maqedonia nbuk do të
lejojë të përdoret territori i saj kundër Serbisë.
Presidenti maqedonas shprehu zemërimin e tij pse samiti i NATO-s i
Uashingtonit nuk kishte pranuar Maqedoninë si anëtare të saj. Dihet se para
një muaji pas bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, qeveria maqedonase
ripësëriti kërkesën e saj për anëtarësimin në NATO. Mirpo nga një anë
kërkon anëtarësimin në NATO, e nga ana tjetër nuk lejon NATO-n të
shfrytëzojë territorin e saj.
Eshtë e vërtetë paradoksale se si gjykojnë qeveritarët maqedonas të pranohen
kërkesa për anëtarësimin, kur nuk kanë asnjë preidispozicion për të pranuar
detyrimet, që lindin nga kërkesa për anëtarësimin, siç është rasti i përdorimit
të territorit.
Nga ana tjetër, si mund të kërkojë anëtarësimin në NATO një qeveri dhe njçë
shtet, që lejojnë hapur atentate terroriste kundër njesiteve të NATO-s dhe
ambasadave të vendeve të NATO-s.
Nuk duket si rastësi fakti që presidenti Gligorov arriti deri atje sa ditën
e diel kërcënoi NATO-n se populli ynë maqedonas do të jetë shumë i pakënaqur
nga qëndrimin i NATO-s dhe menjëherë kjo e ashtuquajtur pakënaqësi mori
formën dje me atentatin terrorist kundër forcave franceze të NATO-s.
Strukturat shtetërore maqedonase, të cilat janë të lidhura ngushtë me ato
serbe, ndërmarrin veprime që krijojnë turbullira në Maqedoni, për të
lehtësauar e ndihmuar sado pak kriminelin Millosheviç.
Duhet theksuar se veprimet e segmenteve proserbe në qeverinë maqedonase
bien ndesh me vetë interesat e popullit maqedonas, i cili nuk mund ta shohë
të ardhmen e tij nën kthetrat e diktatorit Millosheviç, por në një integrim në
strukturat euroatlantike. Të paktën kjo është politika e shpallur zyrtare e
qeverisë aktuale maqedonase, të cilën ajo ka detyrë dhe ta mbrojë. Dhe kjo
mbrojtje fillon që nga goditja ndaj bandave dhe strukturave çetnike, të cilët
po insistojnë ta shkrijnë luftën në Maqedoni. Vetëm po të bëjë këtë, qeveria
maqedonase do të provojë se ajo nuk ka lidhje me programin terrorist
antiperëndimor, që po zbatohet aktualisht në Maqedoni.

Nje delegacion qeveritar italian ne Tirane
- Pritet nenshkrimi italo-shqiptar i marreveshjes ne shendetesi

Nje delegacion qeveritar italian do te vizitoje Shqiperine me 28 dhe 29
prill,ben te ditur ne nje njoftim te sajin ambasada italiane ne Tirane.
Delegacioni italian do te takohet me kryeministrin Pandeli Majko dhe me
qeverine shqiptare per te vleresuar bashke situaten emergjente te krijuar ne
vend nga ardhja e kosovareve.
Delegacioni qeveritar italian perbehet nga Ministrja e Brendshme Jervolino,
Ministrja e Shendetesise Bindi, Ministrja e Çeshtjeve Sociale Turco,
Nensekretari i Kryesise se Keshillit,z.Minniti, Nensekretari i Mbrojtjes
z.Abate dhe nensekretari i mbrojtjes civile prof.Barberi.
Bashke me delegacionin do te vijne ne Shqiperi edhe Komisari i
Jashtezakonshem ten.gen Angioni, Komisari prof.Valente, Keshilltari i
Kryeministrit Caprara dhe Presidenti i Kryqit te Kuq Italian dhe
nenpresidente e Kryqit te Kuq Nderkombetar dott.Garavaglia.
Delegacioni italian do te kete nje takim me kryeministrin Majko dhe me
anetare te qeverise shqiptare. Ne fund te takimit te tyre Bindi dhe Solis do te
nenshkruajne nje marreveshje bashkepunimi ne fushen e shendetesise.
Ne program jane parashikuar edhe takime bilaterale midis ministrave Bindi
dhe Solis dhe Turco e Rrapi.
Nje takim i veçante eshte parashikuar edhe me komandantin e "AFOR" dhe
me berthamen italiane te kontigjentit te NATO-s.
Delegacioni italian do te vizitoje gjithashtu disa kampe te te ardhurve nga
Kosova te ngritur nen kujdesjen e misionit "Ylberi" dhe spitalin ushtarak
italian ne Durres.

Pëllumbi dhe Legisi: Nano mendon të shkelë statusin

Nano përgatit rebelim edhe për PS-në

KPD-ja nuk mund të zgjedhë kryetar, këtë e bën kongresi

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshem Drejtues socialist
në të cilin ishin mbledhur rreth 35 firma të antarëve të KPD-
së, këta antarë kanë filluar një tjeter fushatë firmash.
Anëtaret e KPD-së përkrahës të Nanos kanë dalë për të mbledhur
firma nëpër PS që të rimblidhet përsëri Këshilli i
Përgjithshem Drejtues, i cili të votojë për rikthimin e Nanos
në krye të PS-së.
A mund të rimblidhet KPD-ja edhe një herë brenda një kohe kaq
të shkurter? Kësaj pyetje iu përgjigj sekretari organizativ i
PS-së Nder Legisi, si dhe socialist të tjerë antarë të KPD-së.
Në statusin e partisë thuhat qartë tha Legisi, se KPD-në mund
ta mbledhë vetem Kryesia e PS-së, kryetari ose mbi 1/3 e
anëtarëve të KPD-së. Rikthimi i Nanos në krye të PS-së nuk
mund të votohej në mbledhjen e së shtunes. Gjithashtu rikthimi
i Nanos në drejtimin e partisë pushtet nuk mund të pranohet me
votim nga KPD-ja pasi një gjë të tillë nuk e përmban statusi.
propozimi i ministrit të rwendit Koçi që Majko të mbetet vetem
një sekretar politik në PS tha Legisi ishte vetem propozim dhe
nuk është e thënë që çdo propozim të realizohet ose të
përkrahet. Në PS është krijuar një ngatrresë e kotë tha Servet
Pëllumbi. Vet ish kryetari i PS-së Nano e ka zgjidhur këtë
problem, kohë më parë me dorheqjen e tij, vazhdoi Pëllumbi.
Debatet në PS si dhe kërkesa e një grupi antarësh të KPD-së
për të rimbledhë Këshillin më të lartë socialist, a përbëjnë
krizë dhe çarja në dy pjesë të socialistëve?
Debatet brenda një partie asnjëherë nuk përbëjnë kriza, aq më
teper kur flasim për PS-në u shpreh Pëllumbi.
Por nga ana tjeter dalja e një psese të antarëve të KPD-së si
lypsarë për të mbledhur firma socialistësh që të rikthejnë
Nanon në krye të PS-së me anën e një rimbledhje të KPD-së e
cila të votojë jashtë rregullores së statutit të PS-së nuk
është normale, nënvizon Pëllumbi. Pra sipas z. Pëllumbi nuk
është normale që antarët e KPD-së të merren me peticione të
tilla, aq më teper kur nuk ka asnjë arsye për tu rimbledhur
KPD-ja. Ndërsa kërkesa e Ministrit Koçi hidhet poshtë nga z.
Pëllumbi, i cili shton se z. Majko po i kryen me sukses që të
dy postet që ka. Përkundrazi, propozimi i Koit bëhet i pavlerë
duka parë se Kryeministri nuk ka asnjë problem me partinë e
tij e cila ka mazhorancen në parlament.
Ishte i çuditshem prononcimi i fundit i kundershtarit politik
të Nanos, z. Pëllumbi i cili sikurse asnjëherë tjeter ka folur
me terma shumë të butë ndaj ish Kryetarit. Mesaduket kjo ndodh
duke e parë se Nano tanimë s'vlen as për komente.
xhevahir OSMANI

Trupat e NATO-s në Kosovë javen e ardhshme

Thaçi së shpejti në Tiranë

Godo: Për Kosovën vetem një opsion, Pavarsia

Dade: Ndërhyrja toksore e NATO-s nuk ka lidhje me "Apachet"

Problemet e krijuara në politiken e shqiptarëve të Kosovës e
kanë shqetësuar edhe komisionin parlamentar për politiken e
jashtme, i cili u mblodh dje paradite në kryesinë e Kuvendit
Popullorë.
Kjo mbledhje sipas kryetarit të këtij komisioni z. Sabri Godo
bëhes si rezultat i disa mosmarrveshjeve në politiken kosovare
e sidomos në qeverinë e përbashkët. I bëj thirrje qeverisë dhe
politikes së Tiranës tha Godo të mos i mbajmë krahun njërës
apo tjeteres palë si dhe i kërkojmë asaj të organizojë një
takim urgjent mes politikes së Kosovës në Tiranë. Duke e parë
vështersinë e ardhjes së krerëve kryesor ose përfaqësuesve
politik të Shqiptarëve të Kosovës në Rambuje z. Godo u shpreh
se një forcë e caktuar politike apo ushtarake nuk përbëhet nga
një përson i vetem. Secila forcë mund të dërgojë përfaqësuesit
e saj në pamundësi të ardhjes së kryetarëve.Kurse problemit të
ngritur shumë kohet e fundit për futjen e trupave toksore të
NATO-s në Kosovë, Kryetari i Komisionit Parlamentar për
Politiken e Jashtme z. Godo u shpreh: ato do të hyjnë javen a
ardhshme në të njëjten kohë kur helikopteret "Apash" do të
fillojnë sulmet. Përsa u përket opsioneve të shumta për
zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Kosovës, Godo tha: i
vetmi opsion është ai i pavarsisë.
Ndërsa zonja Arta Dade sekretare për marrdhënie me jashtë në
PS si dhe antare e komisionit të jashtem parlamentar,
nderhyrjen e trupave toksore të NATO-s nuk e lidh me
helikopterët "Apache", as me forcat e aleances këtu në
Shqipëri.Për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës
Rambujeja është tejkaluar, populli i Kosovës sipas saj duhet
të vendosë vet për statusin politik.
xh. OSMANI

Atje ku mbaron shteti punojne "qeveritaret"

- Qeveritarë qe nisin gomone dhe vjedhin ndihma
- Si do t'i pergjigjen shtetarët hajdute dhe te papergjegjshem te "Aleances per
shtetin" interesimit dhe ndihmës italiane ne nje kohe qe nuk kane berë asgje
per te ndaluar trafikun klandestin?
- Ministri Koçi i sherben karrieres ne parti dhe mbron kontrabanden

Kledi Shegani

Te përfolur per mosmirenjohjen ndaj miqve reale te Shqiperise,qeveritaret
tane nuk jane shqetesuar shume nga fluksi i madh i te debuarve me dhune
nga Kosova ne Shqiperi.Madje ata perpiqen te perfitojne sa më shume te jete
e mundur ne situaten e krijuar.
Si ne çdo situate te veshtire per Shqiperine, Italia po paguan serish faturen e
rende te papergjegjshmerise dhe te mosmirenjohjes se shtetareve shqiptare qe
e kane mendjen vetem te marrin perqindjen e tyre nga vjedhja e ndihmave
dhe nga trafiku me jete njerezish i gomoneve.
Perballe interesimit dhe kujdesit italian per te ardhurit nga Kosova,
qeveritaret shqiptare nuk kane bërë asgje per te ndaluar trafikun klandestin
dhe gomonet qe nisen çdo nate drejt brigjeve italiane.
Sipas te dhënave nga mediat italiane 1500 ka qene numri i klandestineve qe
kane prekur brigjet e Puglias naten e kaluar. Situata tepër e rende e krijuar
nga fluksi ilegal i klandestineve nuk eshte çmimi i vetem qe duhet te
paguajne italianet.Bashke me klandestinet,shumica kosovarë, ne brigjet
italiane zbresin droga dhe prostitucioni.
Ministri i rendit Petro Koçi ka vazhduar te krijoje struktura brenda
ministrise se vet per te perballuar situaten e krijuar ,e megjithate nuk ka bërë
asgje per te ndaluar gomonet qe nisen çdo nate drejt Italise.Madje, Sokol
Koçiu, numri nje i policise se Vlores(vetem me firmen e Majkos deri tani) ne
nje prononcim te tijin dje, ne nje nga stacionet televizive e ka nxjerre zbuluar
ministrin Koçi .Ministri i rendit ka firmosur per shkarkimin e shefit te
policise se Vlores,por shkarkimi i Koçiut nuk eshte firmosur akoma nga
kryeministri Majko. Shefi Koçiu e ka lidhur shkarkimin e tij me lojen politike
te ministrit Koçi per te fituar pike ne mbledhjen e Keshillit te Pergjithshem
Drejtues te PS-se.Madje Koçiu ka shkuar më larg me akuzat per kreun e
rendit, i cili sipas tij ka shkarkuar edhe shefin e policise se Sarandes i
cili ,te
pakten paska ndaluar pese anije me mall kontrabande. Atehere nga veprimet e
ministrit te rendit konkluzioni eshte i thjeshte.Ne vend qe ta luftoje
kontrabanden, Koçi perkundrazi eshte ne pozicione favorizuese ndaj saj.
Normalisht Koçi ne karrieren e tij si kryerendas nuk ka shenuar deri më sot
asnje punë për të qenë. Nuk figuron asnje emer skafisti,asnje gomone e
ndaluar, pale më te pretendohet më shumë. Te vetmet shifra apo veprime per
ndalimin e gomoneve vijne nga "Guardia di Finanza".
Sidomos ne situaten e krijuar duheshin marre masa ekstreme nga autoritetet
shqiptare per parandalimin e ketij trafiku me jete njerezish qe mbart me vete
rrezikun dhe pasojat ne te njejten kohe.
Shtetaret shqiptare,te përfolur per implikime në trafikun klandestin dhe ne
kontrabande, madje dhe nga shtypi i huaj merren vetem me perqindjet e tyre
te fitimit nga ky trafik dhe paturpesisht dhe ilegalisht i faturojnë Italisë
klandestine,droge dhe prostitucion.
Nje delegacion qeveritar italian do te jete sot dhe neser ne Shqiperi. Me
çfare guximi do t'i pergjigjen shtetaret hajdute dhe te papergjegjshem te
"Aleances per shtetin" interesimit dhe ndihmës italiane ne nje kohe qe nuk
kane berë asgje per te ndaluar trafikun klandestin? Deri kur do te vazhdoje
ky vend te kete ne krye njerez te rendomtë qe i sherbejne vetes se tyre më
shumë se gjithçkaje tjetër?!
Historia e akuzave per trafikun klandestin dhe përfitimin personal te
qeveritareve shqiptare nuk i takon vetem gjendjes se krijuar nga ardhja e
kosovareve ne Shqiperi. Jo pak here u eshte kerkuar autoriteteve shqiptare
dhe më pare nga pala italiane te ndalojne qe ne breg, nisjen e gomoneve drejt
Italise. E megjithate Ruçi apo edhe ndonje tjeter eksponent i lakuar per
implikim, nuk ka nguruar te akuzoje, madje edhe deri te djathten italiane per
trafikun klandestin.
Gjithesesi, te mësuar tashme me qeveritaret socialiste te Shqiperisë, me
implikimin e tyre ne korrupsionin, kontrabanden dhe sidomos trafikun
klandestin shqiptareve,madje dhe te huajve nuk u bën më kaq shume
pershtypje zelli per ndihmat(per vjedhjen e tyre) dhe mosmirenjohja ndaj
miqve reale te Shqiperisë.
Atje ku mbaron shteti, punojne "qeveritaret" shqiptarë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës analizon situatën

Kryqi i Kuq abuzon me ndihmat, të huajt të sjellin pako të
gatshme 20 kg

Nga ana e Bashkisë Tiranës kërkohet që shpërndarja e ndihmave
nga kryqi i Kuq të bëhet sipas listave të Njësive
Administrative, ku kërkohet nga të huajt që ndihmat të vijnë
në pako të gatshme 20 kg. Bashkia merr përsipër edhe
shpërndarjen e ndihmave meqë Kryqi deklaron se nuk ka
personel.

Mina HYSA

Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e tij të fundit pasi
ka analizuar situatën në të cilën ndodhen të ardhurit nga
Kosova dhe duke u njohur me problemet shqetësuese me të cilët
përballen kosovarët, jo vetëm ato që janë të strehuar në
kampingje por edhe ata që janë në familjet kryeqytetase, ka
kërkuar edhe marrjen e disa masave për përmisimin e situatës
dhe eleminimin e defekteve gjatë punës.
Kështu janë vënë re disa shqetësime dhe këtoj vijnë nga
kryetarë të Njësive Administrative si dhe qytetarë të ndryshëm
të qytetit të Tiranës.
Vet kryetari i Njësisë Administrative Nr.4 Ramazan Shushku
deklaron se, ka mjaft probleme në shpërndarjen e ndihmave nga
ana e kryqit të Kuq pasi kjo organizatë po shpërndanë sipas
kokës së vet dhe jo bazuar mbi listat e bëra nga ana e Njësisë
Administrative. Kopetent për hartimin e listave janë vet
Njësitë Administrative.
Pra përfaqësuesit e kryqit të Kuq kategorizojnë personat të
cilëve sipas tyre iu takojnë apo nuk iu takojnë ndihma.
Biles nuk është ky i vetmi shqetësim, mjaft prej kosovarëve
ankohen se në momentin e marrjes së pakove atyre iu është
kërkuar para. Kjo është mjaft absurde.
Përveç këtyre ankimeve, vet kosovarëve iu ka kushtuar më shumë
pagesa e makinës për marrjen e pakos se sa vet vlera e pakos
brenda. Pra transporti i pakos është më i shtrejtë se sa vet
vlera e ndihmës.
Ndaj Këshilli Bashkiak në mbledhjen e tij ka kërkuar që pakot
të vijnë tëgatshme. Eshtë menduar pëpr të lehtësuar jo vetëm
punën e Kryqit të Kuq por edhe të kosovarëve.
Kështu nëse kosovarëve iu kushton shumë trasporti, dhe nga ana
e Kryqit të Kuq ka ankesa për mungesë personeli për
shpërndarjen e 40 mijë pakove, Bashkia merr përgjegjësinë për
të bërë vet shpërndarjen nëpër Njësitë Administrative.
Ndaj për këtë problem është ngritur edhe një Grup prej tre
anëtarësh i përbërë nga ana e Kryetarit të Këshillit Bashkiak
të, Kryetari i grupit të PD-së, Kastrati, si dhe kryetari i
grupit të PS Shahollari.
Ky grup i ngreitur nga Këshili Bashkiak, do të marë kontakt me
drejtuese të Kryqit të Kuq për të shqyrtuar problemet me të
cilat po përballen si Njësitë Administrative ashtu edhe vet
kosovarët për marrjen e ndihmave.
Shpresohet se probleme në ditët e ardhshme të mos ndeshen, dhe
të gjithë kosovarët që janë strehuar në familjet tiranase të
marin ndihmën për t'u ushqyer dhe për të mos u përbalur me
krizën.

Kërkohen ambienet të reja për kosovarët e sëmurë


Bashkia i kërkon Prefekturës Maternitetin e Ri

Kjo kërkesë vjen pas kërkesësë që Ministria e Shëndetësisë dhe
Drejtoria e Spitalit i kanë bërë autoriteteve vendore të
qytetit të Tiranës.


Dihet se mjaft kosovarë të civilët kanë ardhur nga lufta janë
shtruar në spitale ku po mjekohen për plagët dhe sëmundjet e
ndyshme që ata kanë.
Nuk janë pak por janë një numër i konsiderueshëm i tyre të
cilët prej ditëash në mos prej javësh qëndrojnë në pavionet e
spitalit civil por edhe atij ushtarak të Tiranës.
Një numër i konsiderueshëm janë gra dhe fëmijë të cilët
menjëherë pas daljes nga spitali rekomendohet një strehim në
kushte të mira dhe jo në të ftohtin e madh.
Por pas mjekimi apo kurimit dhe daljes nga spitali për këtë
kategori të ardhurish nevojitet një përkujdes dhe jo plasja e
tyre në çadra apo pallatin e sportit.
Për këtë Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e spitalit i
ka kërkuar Bashkisë së Tiranës gjetjen e një ambient të
përshtatshëm për të strehuar të sëmurët.
Nga an e saj BAshkia i ka propozuar Prefekturës për miratim 9
për strehim kosovarësh) maternitetin e ri ku ka mbaruar si
konstrukt ku nevojiten vetëm disa dritare dhe pajisje të
brendshme.
Vënia e këtij objekti në përdorim, për të strehuar të sëmurët
dhe dhënia për rregulim infrastrukture një shoqate të huaj do
të bënte të mundur që menjëherë dhe së shpejti të gjithë
kosovarët që ndodhen në spitale pas kurimi dhe mjekimit të
ktheheshin në një vend të përshtatshëm banimi për të sëmurët.
Megjithatë shpresohet që Prefektura ta mirtojë këtë kërkesë të
Bashkisë. Themi kështu pasi Prefektura Tiranë disa herë ka
qenë bllokuese e punës së Bashkisë dhe përmisimit të kushteve
të të ksovarëve që banojnë në kampet e ngritura për ta në
Tiranë. Edhe kësaj here duhet të qëndrohet në kufinjët e
shpresës nëse Prefektura do ta miratojë dhe kur do ta miratojë
kërkesën e Bashkisë. Qoftë zoti që shkresa e nisur për në
zyrat e Çeços të mso qëndrojë në zyrtaret e Prefekturës apo të
mos humb fare. Kosovarët e sëmurë, Ministria e Shëndetësisë,
Drejtoria e Spitalit, dhe Bashkia e Tiranës sytë dhe mendjenne
kanë nga zyra e Makbute Çeços.
M.Hysa

Përveç shtëpive, ja sa janë strehuar në pikat e grumbullimit

Në Kampingjet e Tiranës ndodhen 8400 kosovarë

Vendet ku janë ngritur kampingje janë Pshinat tek Liqeni
artificial, tek Pallati i Sportit, Shkolla e Hanidikapatëve,
Fabrika e Porcelanit, Uzina Dinamo.

Në qytetin e Tiranës përveç numrit të madh të të strehuarëve
në familjet kryeqytetase, për të iu ardhur në ndihmë
kosovarëve janë ngritur edhe pika grumbullimi, të cilat
vazhdojnë të shtohen nga dita në ditë.
Kështu numri i përgjithshëm i të strehurëve në kampigje sipas
shifrave zyrtare, është 8400 veta.
Kështu tek Pishinat tek Liqeni artificial, janë strehuar 4700
veta. Këta banorë janë të strehuar kështu. Në 200 çadra janë
strehuar 2200 veta, nga 12 veta për çadër.
në rulota janë strehuar 2000 veta plus 14 të reja.
Në palestër janë strehuar 500 veta.
Tek Pallati i sportit janë strehuar 2500 veta. Tek shkolla e
Handikapatëve janë strehuar 600 veta. Tek Fabrika e Procelanit
janë strehuar 100 veta. Te uzina Dinamo janë ngritur 25 çadra
dhe do të ngrihen edhe 25 të tjera, ku janë strehuar 500 veta.


Bashkia, ja trasparenca për ndihmën që kemi marrë

Brojka: Ja ku ka shkuar ndihma që më është ofruar

Bashkia e Tiranës për disatën herë u jep leksione
qeveritarëve. Ajo ka bërë trasparencën, duke publikuar për
median dhe për gjithë opinionin publik ndihmën dhe
destinacionin e saj.
Këpshtu sajo publikon mallrat dhe shërbimet e BAshkisë në
nmdihmë të Kosovarëve. Të gjithë ndihmës së ofruar nga
subjekte private, fondacione apo shoqata autoritetet vendore
të Tiranës, i kanë bërë trasparencë.
Kështu nga fondi prej 10.000.000 lekësh lëvruar nga BAshkia e
Tiranës janë blerë 4.800 dyshek dhe 200 jastëk.
Nga Buxheti i Shtetit është dhënë një fond prej 2.000.000,
përdorur për rregullimin e ambienteve të kampingjeve.
Shuma prej 2.900.000 dhuruar nga Karitasi është përdorur për
regullimin e ambienteve të kampingjeve.
Nga UNHCR janë dhuruar 6.355 batanije, ku 3830 janë çuar në
kampingje, dhe 2.525 në familje.
Nga FUFARMA janë dhuruar 1.710 kg ilaqe, nga Kisha Ortodokse
12 ton ushqime ku janë shpërndarë në 1200 familje me pako 10
kg. Shoqata VAKEF ka dhuruar 600 pako ushqime, shpërndarë në
familje me pako 18 kg.
UNHCR me datë 26.04,1999 ka dhuruar 2.200 batanije.
Nga qeveria janë dhuruar 33 ton ushqime.
mina hysa

DEKA COMPANY 10 ton detergjentë me vlerë 1.000.000 lekë të
reja për kampingjet


Shoqëria "DEKA COMPANY" për mbështetje dhe ndihmë të të
ardhurëve nga Kosova pas largimit me dhunë nga vendi i tyre
për në Shqipëri në datë 30.03.1999 vendosi që të kontribojë
për një qëllim të tillë me detergjentë , prodhime të fabrikës
së saj ,në sasinë 10 tone, sasi kjo që kap një vlerë leku prej
1.000.000 lekë të reja.
Sipas vendimit të marrë nga DEKA COMPANY kjo sasi detergjenit
do të shpërdnahet në rrethet Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan,
Fier, Shkodër. Deri tani është realizuar shpërndarja e rreth
85 % të sasisë.
Për Tiranë janë dhuruar 5 ton me vlerë 1000000 lekë.

Ylber Merdani


Në vazhden e monstruoziteteve të Millosheviçit

(Tregojne të ardhur ne Korçë)

Nga 35 të strehuar ne ambjentet e bijve të Shaban Gishtos
dhe nga Demirali e Namik Larti ne Bulgarec të Korçës, vetem
6 janë burra të tjeret janë gra dhe kryesisht femije.
Gjithsecili prej vellezerve e motrave kosovare krahas
falenderimeve për pritjen vellazerore nga korçaret, të sjell
dhe diçka nga ajo fatkeqsi aq e përbindshme që po ndodh ne
Kosovën tonë ne kete fund shekulli. Qe te aplikosh metoda
mesjetare ne shekullin kibernetik do te thotë se ende ka
inkuizitorë që nuk duan përparim e demokraci dhe keta
zvarranike të kuq edhe vete jane të sigurt për fundin e tyre
të turpshem.
Flet Ramiz Kryeziu nga Pagarusha e Malisheves, tregon për
rrahjet e burrave ne sy te femijeve dhe grave, për pushkatime
deri ne therje, për djegie të shtepive me gjithshka kishin
brenda, tregon... dhe ketij të moshuari dy lot i shkelqejne
si margaritare, ata shprehin urrejtjen për shkjaun dhe
mallkin për Pagarushen, Malisheven, për Kosovën e shtrenjte,
shprehin besimin se shpejt, shume shpejt do kthehen në
trojet stergjyshore.
Fazlli Baftjari vjen nga Fushica e Ulët e Gllogofshit
komuna e Klines. Nga 13 pjesetare të familjes 2 i mori
policia serbe (djalin Ymer Baftjari 27 vjeç dhe nusen
Baftjari 22 vjeç) Ofshan burri dhe shpreh dhimbjen per
birin e tij që nuk e di ku eshte. Ata vijne nga Maqedonia të
zhgenjyer per trajtimin e keq nga policia maqedonase, por
flasin me mirenjohje per ndihmesen qe paten nga vellezerit
shqiptare të trojeve shqiptare ne Maqedoni.
Bahrie Gashi nga Sferka e Gashit tregon se nuk di se ku
ndodhet bashkëshorti i saj i cili me 70 burra të tjere u
ndane nga familjet e tyre.
Xhevrie Fejza nga Drenovci i Klines, me femijet të gjithë
të vegjel, (me të voglin e mban ne krah). Ajo duke derdhur
lot me tregon se ne Gjakove u detyrua të ndahet nga vjehri
Muhamet Fejza dhe nga i shoqi me të vellane.
Dhe keshtu kudo të tregojne skena renqethese. Në familjen e
tij Gezim Mullalli ka marre femijen 13 vjeçar Ramadan
Kryeziun me motren e tij Hajrije, nga Suhareka. 5 dite
rruge nga Suhareka ne Kukes, të ndjekur nga ankthi dhe
tmerri që ju pane syte. Në fshat u gjend nje serb i vrare
(a ndoshta u sajua kjo për të përligjur reprezaljet, qe
nuk mundet të përligje). Kjo u quajt e mjaftueshme qe
ekspedita ndeshkimore të sulej si bishe ne shtepite e
Suharekes. Te dy femijet nga tavani ku ishin fshehur pane
me syte e tyre se si ua theren babane, i cili ju
kundershtoi qe tu jepte kohe femijeve të iknin. Ata ende
jane të terrorizuar kur kujtojne se memen e tyre e hoqen
zvarre për flokesh dhe nuk dine me se ç'u be me te. Ende duke
u dridhur tregojne se shkjate iken vetem mbasi i vune
zjarrin shtepise, nga e cila kishin plaçkitur sendet qe
deshin. Ata thonë se vetem Zoti e di se si munden të delnin
midis flakeve te shtepise qe po rrenohej. Ik dhe kthe koken
prapa. Vrapo mbas turmes qe vetem pleq, gra dhe femije e
përbënin, ndersa rruga ndriçohej nga flaket e shtepive që
ndiznin zjarrvenesit e Millosheviçit. Tym kudo tym, fshat me
fshat, dhe gjithandej kufoma.
Dhe keshtu ne Pallatin e Sportit të tregojne nje djale 6
vjeçar që të pese motrat e tij i kapi e i theri shkjau,
ndersa djali me miturine e tij kish mundur të fshihej e për
prindet as qe dinte gje.
I lexon keto dhe shpirti të ofshan, ti degjosh eshte dhe me
prekse, po ti jetosh eshte e tmerrshme, ndersa ky tmerr pë
femijet kalon ne llahtari. (Ndersa të vjedhesh ndihmat e
tyre eshte me tej se poshtersia).
"O Zot që je ne qiell dhe ti Amerike me NATO-n që je ne toke,
për llahtari ta besh Millosheviçin dhe rracen e tij
kafsherore".
Keshtu u shpreh nje 80 vjeçar nga Kosova.


Nji inisiative shume kuptimplotë e korçareve

(Vellezerit kosovare kane nevoje dhe për ushqim shpirteror)

Shoqata e Gazetareve të Pavarur dhe për bashkepunimin
gazetaresk Korçë - Shkup e Korçë - Selanik si dhe për
mbrojtjen e gazetareve se bashku me Klubin e Shkrimtareve
"Bota e Re" Korçë, muaren nje inisiative kuptimplotë. Ata
iu bene thirrje publicisteve dhe krijuesve letrare të Korçës
për t'iu dhuruar vellezerve kosovare qe jane strehuar ne
Korçë, gazeta dhe libra të botuara gjate vitit 1999, keshtu
ata diten e merkure u ngjiten te ish kampi i Punetoreve ku
eshte nje pjese e të ardhurve kosovare dhe mbasi u takuan
dhe biseduan me ta iu dhuruan libra dhe gazeta si librat me
tregime "Çobanka" dhe "Tre refenjeza të verteta" të
publicistit dhe shkrimtarit Vehbi Furxhi, librin me poezi
"Nje fije bari" të poetit Kostaq Duka, poemen "Ja vdekje ja
liri" të Y. Merdanit, librin me poezi "Syte e jetes" të
poetes dhe gazetares Irena Vreto, si dhe të poetit të
moshuar Enver Hasa "Kur sundonte urrejtja", ndersa poetja
e re Alma Kolaneci dhuroi vellimin me poezi "Flas me Globin",
gjithashtu u nda nje numer gazetash dhe revistash per femije
si revista "Korçari i Vogel". Për tu theksuar eshte se për
çdo titull libri secili autor dhuronte nje sasi që shkonte
nga 20 deri ne 40 kopje.
Po keshtu poetët dhe shkrimtaret kanë shpërndare libra dhe
janë takuar me vellezerit kosovare ne vend qendrimet e tjera
apo ne fshatrat e rrethit, si shkrimtaret Hysen Kopellari,
Kristaq Turtulli, Sotir Lashova etj etj, qe kanë vajtur ne
Lozhan, Bulgarec, Pallati i Sportit Korçë.
Kjo inisiative do thellohet akoma me tej jo vetem me libra
e takime por dhe me shkrime publicistike.
Nje shembull konkret dhe domethenes eshte telefonata e
gazetarit dhe fabulistit Skender Demolli nga Opoja e Greqise
ku ka shkuar si emigrant mbas pushimit nga puna ne vitin
1994, si gazetar ne radio Korça dhe qe ende nuk po i jepet e
drejta. Ai ve ne dispozicion të shkrimtareve dhe publisiteve
kosovare shtepine e tij ne Maliq të Korçës dhe nje sasi
librash me fabula të cilat keto dite dalin nga shtypi.

Ylber Merdani
Zv/kryetar i Sho.Gazet.Pavarur Korçë
dhe
Sekretari i Klubit Shkri."Bota e Re" Korçë

Flasin veteranet e burgjeve komuniste te Korçës

Skender Xhemal Kulla datelindja 1919, ka fituar statusin e
grupit "B" (i burgosur politik), me vendimin 12 te dates
21.7.1994 me nr. rendor 52.
Skenderi, ky plak i ndershem, me nje fisnikeri të admirueshme
të trasheguar nga te paret e tij, ky tetedhjetevjeçar ka
perjetuar familjarisht persekucionet dhe torturat nga me
monstruozet. Babai i tij Xhemali, i njohur me emrin Becja i
Turanit, u be njeriu legjende. Kulla e tij gjate luftes u
rrethua mbi 30 here nga komunistët e drejtuar nga Agush
Gjergjevica apo nga Teki Kolaneci, por Becja i denuar me
vdekje nga Turqia, i burgosur ne Levathe të Greqise,
bashkelufterar i Themistokli Germenjit, mundi të dy heret të
arratiset. Ishte 75 vjeç, me nje bagazh aktiviteti
patriotik, shok i Kajo Babjenit, Spiro Bellkamenit, Sali
Butkes etj, kur u rrrethua nga komunistët, të cilët sapo
kishin kryer masakren e Teqese se Turanit ku masakruan me
thika Baba Zylfon, Sabri Panaritin, Refat Goskoven etj,
nacionaliste të cilët i kapën me pabesi, me tradheti dhe
mashtrime. Ajo nate nentori 1943, nje nate e erret me shi,
nje nate kusaresh, ju shtoi etjen për gjak vampireve
komuniste ndaj u sulën dhe Kulles legjendare të Beces
legjende ketij bastioni nacionalist. Por tradhetia nuk piu
uje sepse "Bijte e Beces si pellumba i priten me barot e
plumba". 4 ore lufte deri sa agoi dita. Becja me 4 djemte
e tij dhe 3 vajzat duke mbrojtur kullëpn mbronin
nacionalizmin nga komunistët, Shqiperine nga antishqiptaret,
nderin nga të pandershmit, fene nga te pafete. Djali i tij 16
vjeçar u verbua nga nje bombe, por frengjime e tij e zuri e
motra. Hijenat u larguan të mundur duke lene pas
shkaterrimin, djegiet, dhe mizoritë, e duke marre me vete
turpin dhe disfaten. Populli e përjetoi kete ne kenge "he bre
Agush Gjergjevica s'ben për pushke por për plevica". Ja se
ç'kujton Skender Kulla, biri i Beces legjende:
"Me 1 nentor 1944 mua dhe dy vellezerit e mij Fetiun dhe
Islamin 13 vjeç se bahsku me motrat Hatixhene dhe Diturine na
arrestuan. Nga torturat motra Hatixhe dha shpirt po sa e
sollën ne shtepi. Dituria nje vit u dergj hetuesive, une me
Feritin, u denuam me burgim të përjetshem. Na shpune ne
Burrel, aty ishim 640 vete nga keta 105 ishin te burgosur
nga rrethi i Korçës. Aty u njoha me shqiptaret fisnike, me
intelektualët e vertete nacionaliste si Isaf e Alo Velçani,
Mihal Bellkameni (vellai i patriotit Spiro Bellkameni), Koço
Kotën, Qemal Vironin, Osman Kazazin. Gjithashtu oficeret
besnike akademiste të Mbreterise Osman gazepin, Enver Hasen
apo Zenel Kazazin etj. Por ne Burrel kam njohur dhe Kudret
Kokoshin. Nga ai ferr, nga ajo furre vdekje mbas nje viti
mbetem me pak se gjysma. Nga torturat, vuajtjet, uria, etja
vdiqen 350 vete brenda nje viti. Në kampet burgje të tjera
jam njohur me shume nacionaliste të ndershem që ish denuar
për bindjet e tyre, të tillë ishin Veli Ballolli, Shaban
Stropani etj.
Ne Burrel Koço Koten dhe Qemal Vrionin për dy jave rresht
kriminelet ju hapnin plage me thika dhe i lane pa ngrene dhe
të lidhur ne biruce deri sa dhane shpirt. I degjonim
renkimet e tyre, shpirti gjak e lot na pikonte, por dhe ne
prisnim të njejtin fat. Mihalin, vellane e luftëtaret Spiro
Bellkameni e vrane jashte burgut me tortura. kete fat të mjere
dhe kete vdekje mizore por të lavdishme e paten shume e
shume nga intelektualët nacionalisten nga patriotët
antikomuniste që ende varret nuk ua dime por qe i kemi ne
zemrat dhe mendiet tona. Ata jane ne altarin e nderit të me
të mireve të kombit.
Ne mes të oborrit të burgut ish nje pus qe kish vetem
lageshti e jo uje që kur e shihnim na shtonte me shumë
etjen. Na nxirrnin për ajrim nje here ne dite. Ne lagnim
shamite dhe vetem sa freskonim gojen, uje tjeter s'kishte.
Ushqimet qe sillnin familjet i hanin policet, ne na jepnin
vetem 200 gr. buke të mykur misri....."
Ketu 80 vjeçari nacionalist ngasherehet, shoh dy lotë si
margaritare ne syte e tij qe ende e kane gjallerine dhe
miresine e dikurshme. Djali i tij Xhemali (ka ngjallur te
atin) i therret nuses të sjelle kafete dhe kjo nderhyrje
disi na shkeputi nga kujtimet e dhimbshme të Skender Xhemal
Kulles. Nuk e lash të vazhdonte me kalvarin e internimeve
mbasi doli nga burgu, me 1958. Ai me vellezerit e motrat
familjarisht u zvarriten getove të internimit për vite e
vite me rradhe.
Në ndarje xha Skenderi na përcjell deri tek dera jashte me
gjithë kundershtimin tonë. Na përqafon dhe belbezon i
mallengjyer:"Ndoshta nuk shihemi me. Behuni të mire, të
ndershem dhe shqiptare sa prinderit tuaj të ndjere" dhe me
pas "vellazerohuni dhe të jemi të bashkuar si dikur nepër
burgjet e internimet".

Shpifjet janë tipike vetem për pseudo intelektualët

(Replike ndaj disa shkrimtareve)

Nga Dr. SH. M. Gazmend Velçani

Te thuash të verteten, kjo s'ka asgjë të keqe. Në të kunderten, apo të
qendrosh edhe indiferent, duhet ta kesh te qarte se i ben nje dem të madh
demokracise, kombit shqiptar dhe popullit te vet.
Çdo intelektual, pavaresisht nga specialiteti qe ka, duhet te shkruaje
lirshem dhe te shpreh mendimet e veta. Sepse vetem keshtu, ai i jep
kontributin e tij modest në forcimin e demokracise se brishte shqiptare.
Te kuptohemi, une nuk e kam fjalen për intelektualët e krahut të djathte
por edhe për ata të krahut tjeter. Shqipërine e duan të gjithë. Ketu unë
përjashtoj ata intelektual qe shkruajnë apo diskutojnë me nervozizem,
ofendime dhe qellime denigruese. Psh, a nuk eshte mekat i madh te
shkruash, gjoja për mendimet perparimtare të diktatorit Enver Hoxha.
Përkundrazi, ato duhen goditur rende nga çdo qytetetar i ndershem. Sepse
eshte ai dhe vetem ai qe e katandisi kete vend dhe popullin e tij me nje
varferi të pashembullt.
Prandaj, zoteri intelektual, shkruani. Argumenta ka me bollëk. Shoqeria
shqiptare vetem keshtu do te rregullohet.
Kam shkruar edhe me pare. Kam përmendur disa here se shkrimet
perparimtare te shumë intelektualëve pa parti, të tillë si të Agim Shehut,
Bardhyl Londes, Zija Çelës, Sherif Delvines, Mero Bazes, etj personalitete.
Mirepo, ka disa pseudointelektualë, psaeudoshkrimtare ose
pseudopolitikanë qe shkruajne si rrugaç duke humbur keshtu çdo arsye
ne problemin qe gjoja deshirojnë të shtjellojnë.
Dhe mbi të gjitha, nuk kanë fare turp as nuk u nxihet faqja për të
kaluaren e tyre. Këta e kanë humbur kaq shumë llogjikën, sa qe nuk e
kuptojnë se sistemi i vjeter i tyre, kaloi një herë e përgjithmonë. Dhe të
jeni më se të sigurtë se s'ka për t'u kthyer kurrë ky sistem përbindesh.
Esenca e ketij shkrimi, konsiston ne faktin se ky "grumbull"
intelektualesh prapanik, sa here qe duan të shkruajne për opoziten gjuha
ju shkon tek lideri me karizmatik i Partise Demokrati z.Sali Berisha.
Le të marrim shkrimet e shokut Blushi "shkrimtar" dhe Blushit gazetar
(qe ka nderruar deri tani 3-4 parti) se sa me harbutllëk shprehen për
zotin Sali Berisha. Pse more zoterinj nuk merreni me veten tuaj me ish
kryetarin tuaj dhe ne fund me partine tuaj. Ju i qani hallit kaloresit pse i
varen kembet. Mos u beni gazi i botes me ne fund kaq naiv qenkeni? A
nuk arrini ta kuptoni qe populli ka nje urrejtje ndaj jush?
Më shume për ju Blushet, nuk kam ndermend të zgjatem, se me shume
sa u shpreh për ju zoti Alfons Zeneli ne radio "Kontakt" nuk besoj se do
të kete shkrimtar qe t'ju karakterizoj juve si lloji i veçante ne kete
shoqeri.
Unë nje gje mund t'ju them mblidheni nje here e përgjithmonë mendjen
se Sali Berisha eshte nje burre shteti, qe edhe shume nga pozita kane
nje respekt te veçante për të, sepse kontributin qe ka dhene dhe qe jep
ky lider i opozites për forcimin e shoqerise demokratike eshte tashme i
njohur nga i gjithë populli shqiptar.
Nuk mund të qendroj pa përmendur edhe ndaj zonjes Diana Çuli. Për
mendimin tim zonja Diana duhet te menjanoheni teresisht nga
profesioni juaj dhe nga jeta politike. Gjynahet tuaja janë aq të medha sa
qe edhe ne boten tjeter nuk do të gjeni kurre qetesi shpirterore. Djalli
do t'ju ndjek nga pas sepse ju Diana Çuli keni larguar nga kjo jete, dy
poetët e bukur dhe të njome nga Librazhdi. Më kujtohet thirrja e nje
poeti te degjuar shqiptar, qe bente fjale për pushkatimin e poetit të ri
Trifon Gjagjika "se nuk pushkatohet shkrimtari o te mjere!"
Prandaj mbylle karrieren tende me kaq zonja Diana! Pavaresisht se
historia neser do ta thotë fjalen e vet.
Para se ta mbyll deshiroj te shkruaj mendimet e nje ish komunisti -
oficer -, i cili si me ndrojtje me tha, degjo doktor, shyqyr qe na erdhi
Amerika ne Shqipëri, se si shteti me demoktatik ne botë, do ta
demokratizoje edhe vendin tonë.
Jam i bindur se do te arrij nje dite, qe politikanet tane do te merren
vesh njeri me tjetrin, pavaresisht nga bindjet e tyre. Mjaft u grindem
dhe u vrame...
U ndame si miq me zotin T.GJ. duke me thene naten e mire doktor. Me
kete miresjellje ju drejtova edhe une atij. Por ai në ikje e sipër u shpreh:
ne u plakem, por ta gezojnë femijet tane jeten e bukur demokratike qe
do te ndertohet ne Shqipëri!

Bashkimi Liberal:Qeveria të heq dorë nga propaganda dhe të hap
rrugët e bashkëpunimit politik

Laço: Qeveria të menaxhojë krizën, e jo propogandën

Për sa kohë që shteti shqiptar vazhdon të bëjë politikën e paqes
në një kohë luftën, për aq kohë rreziku për tu përballur me një
të keqe befasuese është prezent

A.Vataj

Momentet historike në të cilat kalon Kosova, Shqipëria dhe në
tërësi ekzistenca shqiptare, kërkojnë një përgjegjësi të lartë
nga ana e qeverisë shqiptare.Eshtë ajo që duke hapur rrugët
bashkëpuinimit me forcat e tjera politike do të ketë më shumë
garanci në çdo përballje të mundshme. Kështu është shprehur
lideri i Bashkimit Luiberal z. Teodor Laço, i cili nënvizon se
përgjegjësitë që lipsen nuk mund të mbeten vetëm në kuadrin e
interpelancave parlamentare, deklaratave apo stërvitjeve
demonstrative dhe spektatorëve, të cilët i shohim në TV. Ka qënë
opozita shqiptare ajo që duke ofruar gadishmërinë për
bashkërëndimin e punës, dhe kjo jo për të marrë lavdinë e
trumfit, por duke rriskuar përgjegjësinë, dhe duke vënë një front
më unik në përballimin e stiuatës, ajo që ka vënë para një lloj
okupimi përgjegjësie qeverinë. Okupim i cili bëhet prezent në
saje të ecjes në mendësitë e vjetra të krahut politik qeveritar.
Atij krah, që me hezitimin për të parë vizionin e bashkëpunimit
si një garanci, shkëmben me çmim veresi atë pjesë të
kredibilitetit politik, që ka mundur të mbijetojë falë afytësisë,
për të mashtruar dhe për të qënë të besueshëm. Për Laçon hezitimi
i qeverisë shqiptare për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme,
të paktën në veri-lindje të vendit, atje ku situata paraqitet e
vështirë, përbën një papërgjegjshmëri të saj. Jo vetëm kaq, çdo
lejim i cënimit të integritetit të vendit tonë, duhet të kuptohet
si një garanci më shumë për Millosheviçin, për ta importuar më
lehtë konfliktin, sikurëse për të mposhtuar dhe përshtypjet që
jepen për moral, se ai nuk paraqet rrezikshmëri. Gjithashtu
problematike për Laçon dhe Bashkimin Liberal mbetet edhe evakuimi
i të dëbuarve nga Kukësi dhe Tropoja, vendet pritëse.

Bashkimi Demokrat: Shteti duhet të jetë më transparent me
shtetasit

Që papërgjegjshmëria të mos jetë ndoshkim

Vazhdon të mbetet i sunduar nga mentaliteti politik problemi i
përgjegjësisë për gjithçka ndodh në kufirin tonë veri-lindor

Në kufirin veri-lindor serbët vazhdojnë të cënojnë integritetin
teritorial të Republikës së Shqipërisë. Sikurëse dhe shteti
vazhdon t'i shohë këto cënime me një sy jo dhe aq përgjegjës,
ç'ka tregon, nga njëra anë paaftësinë për të vepruar ndryshe, nga
ana tjetër stepjen për ta reklamuar këtë paaftësi karakteristike.
Ecja me këtë kut, në një moment jo dhe aq tolerant do të jetë
padyshim provokues.
Fakti se gjëndja në kufirin veri-lindor sa vjen dhe ngakohet me
situata që mund të shpërthejnë nga momenti në moment dhe shteti
shqiptar preferon të qëndrojë indiferent, shprehin
papërgjegjshmërinë që do të detyrohemi ta paguajmë me ndëshkim.
Në këtë konteks e sheh lideri i Bashkimit Demokrat z. Remzi Ndreu
strategjinë politike që ndjek qeverisja aktuale në lidhje me këtë
problem kaq e delikat, e sheh si një hap tepër me pasoja për të
sotmen shqiptare. Opinjonit duhet t'i bëhet e ditur në lidhje me
të gjitha situatat deri nmë detaje. Dhe kjo nuk kërkon asgjë më
shumë se transparenc, që duhet të karakterizojë rolin e qeverisë
në këtë drejtim. Më tej Ndreu ka vënë theksion tek problemi i
mbipopullimit të zonave që mjaft mirë mund të kthehen në vende
që provokojnë rrezikun.
A.V

Baderdi mbi vlerat historike ne Gjirokaster

Z.Edi Rama Minister i Kultures, Rinise e Sporteve Tirane
Z.Sotiraq Manthjo, prefekt i prefektures Gjirokaster
Z.Jani Dako, Kryetar i Keshillit të Rrethit Gjirokaster
Z.Ylli Asllani, Kryetar i Bashkise Gjirokaster

Peticion

Dega e shoqates Çajupi" ne rrethin e Gjirokastres, që mban
emrin e Poetit të madh të Rilindjes Kombëtare, demokratit të
shquar A.Z.Çajupi, ne mbledhjen e saj plenare pak kohe me
pare, mesoje e indinjuar se busti i tij ne qender të
qytetit, përballe prefektures, qendron i përdhosur, i
dhunuar, me mjete të forta ne kraharor, në goje e buze, ne
sy e vesh... Për ta përçmuar me tej: kane nxire dhe fytyren.
Piedestali i bustit eshte i rrethuar me ferra, gjemba,
hedhurina, ujra të pista.
Jo vetem busti i poetit A.Z.Çajupi, po edhe varri ku prehen
eshtrat e tij te memoriali ne "Kodren e rilindasve", bashkë me
varret e shqiptareve të tjere të ndritur, martireve të
shkolles ne gjuhen shqipe, Koto Hoxhit e Pandeli Sotirit dhe
heronjve të popullit, vellezerve Çerçiz e Bajo Topullit janë
përdhosur, dhunuar, e shkaterruar mbi dy here ne keto vitet
e fundit nga nje dore e "stervitur" për të asgjesuar vlera
të identitetit tonë kombëtar. Mjedisi rreth memorialit e
varreve përmblidhet me nje fjale "pleherishte".
Kudo baderdi mbi vlerat historike.
Ne mure, as 100 m me tutje, rrine e veshtroj ne kete
"baderdi" Shoqatata "Çajupi" duke pare pasojat ne kete
peticion kerkon:
1. Te restaurohet busti i A.Z.Çajupit.
2. Busti i A.Z.Çajupit, sipas propozimit tonë të bere dy
vjet me pare, të vendoset e piedestalin e gatshem ne kthesen
e rruges kryesore ne hyrje të qendres se qytetit.
3. Kompleksi Memorial, ne veçanti varret ne "Kodren e
Rilindasve" bashke me mjedisin për rreth të kthehen ne
gjendjen e pare dhe të vihen nen kujdes të veçante.
Kerkojme përgjigjen tuaj ta botoni ne organet e shtypit ku do
të botohet ky peticion.
Gjejme rastin të falenderojme studentet e universitetit
"Eqerem Çabej" dhe shoqata të tjera atdhetare që përkrahen
kete peticion dhe inkurajojmë të na mbështesin të tjere.

Nga mbledhja e Përgjithshme e Shoqates "Çajupi"
Dega Gjirokaster
Vazhdojne firmat
Gjirokaster

Gil.Bushati

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Albanian Telegraphic Agency"
http://www.telpress.it/ata/ata.htm
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu

0 new messages