Pyetje Dhe Pergjigje Islame

1 view
Skip to first unread message

Odette Millian

unread,
Aug 5, 2024, 9:07:57 AM8/5/24
to berfdelikan
Kursedhenia e sadakas me qellim te mberritjes e kthimit shendoshe e mire nuk ka ndonje argument ne Islam, por ato qe duhen bere ne kete rast jane ndjekja e tradites se Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) ne udhetim, duke filluar qe prej faljes se dy rekateve namaz Istihara, e me pas lutjen e udhetimit, te hipjes ne mjetin e udhetimit, shkurtimit dhe bashkimit te namazeve gjate udhetimit, lutja sa me shume gjate udhetimit dhe lutja e posacme kur kthehesh nga udhetimi. Kurse kushtezimi i dickaje me qellim qe te kthehesh shendosh e mire, eshte dicka qe bie ndesh edhe me parimet e Islamit, i cili meson se jeta dhe vdekja jane ne dore te Allahut, kurse njeriu ka ne dore te lutet per shkak se nuk e di te fshehten, por jo te kushtezoje apo te jape garanci per dicka qe nuk e ka ne dore vecse Allahu. Allahu eshte i Gjithedijshmi.

Per te mesuar gjykimin e marrjes se muslimanit nenshtetesin e nje vendi jomusliman duhen plotesuar se pari kushtet qe i gjen ne pergjigjen e pyetjes 242, me poshte, dhe nese plotesohen ato kushte, atehere shtohet edhe kushti i domosdoshmerise se marrjes se neneshtetesise se atij vendi per te realizuar qellimin e qendrimit ne ate vend, sic eshte sqaruar ne pergjigjen e pyetjes se permendur me pare. E Allahu eshte i Gjithedijshem, i Urte.


Message: Esselamu Alejkum we Rahmetullahi we Berekatuhu, Allahu jua shperblefte me xhenet per punen qe beni. Un doja te pyesja nqs per femrat eshte e lejuar te perdori kremra pre fytyren ne te cilen thuhet se ka cetyl alkol ose alcool denaturato (i cili me sa kam lexuar nuk lejohet te perdoret ne ushqime por ne kozmetike, ku dhe thuhet te behet kujdes mos te gelltiten produktet me kete perberje). Allahu jua shperblefte!


Ne lidhje me nikabin, apo mbulesen e fytyres per gruan muslimane, ka mospajtim ne mesin e dijetareve, ku disa thone se eshte e detyrueshme e te tjere thone se eshte sunet dhe veper e grave te pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe e grave te sahabeve. Ka edhe te tjere qe e kushtezojne detyrueshmerin e mbulimit te fytyres me ngacmimin qe mund te shkaktojne nje grua tek meshkujt nese del me fytyren zbuluar. Ajo qe mendojme se eshte me e sakte ne kete ceshtje, eshte se mbulimi i fytyres per gruan eshte sunet, dhe ato gra qe e bejne kete per hir te Allahut, duke ndjekur rrugen e grave te zgjedhura te Islamit, shperblimi i tyre eshte tek Allahu, e Allahu eshte Bujar, kurse ato qe nuk e mbulojne fytyren, nuk kane ndeshkim thjesht per kete gje, pervec nese kane ne zemer gjera te tjera, por qe fytyra nuk eshte prej auretit qe gruaja urdherohet ta mbuloje ne sy te njerezve te huaj. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


Message: Selam alejkum

Doja te dija, alkoli etilik qe perdoret per pastrim, nuk eshte i pijshem por perdoret per motive dizinfektuese a hyn tek alkoli qe Profeti s.a.u.s e ka mallkuar trasportimin e tij ? Allahu ta shperblefte per pergjigjen!


Dijetaret jane pajtuar ne mendimin se alkooli etilik eshte dehes dhe perdoret ne pijet dehese, keshtu qe ai eshte i ndaluar ne Islam, dhe eshte i papaster, e nuk lejohet pastrimi apo disinfektimi me te, as transporti dhe as shitja e blerja e tij. Allahu eshte i Gjithedijshmi, i Urti. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te Derguarin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!


Message: Esselamu alejkum we Rahmetullahi we Berekatuhu,doja te pyesja per ceshtjen e mishit ne vendet joislame. Un ketu porosita mish pasi shitesi me tha qe eshte hallall (dhe fakti qe gruaja e tij ishte me shami e kuptova qe jane muslimane), por me vone pashe qe shiste dhe birra. A lejohet ngrenia e mishit nqs ai shet aty dhe gjera haram? Allahu jua shperblefte!


Nese ka dyqan tjeter ku mund te blesh mish hallall dhe ku nuk shiten gjera te ndaluara, atehere shko atje dhe lere kete dyqan, por nese nuk ka te tille dhe te gjitha dyqanet kane edhe harame, atehere te lejohet qe te blesh nga keto dyqane gjera te lejuara. E Allahu eshte i gjithedijshmi.


Pra, keto lutje behen kur shkon te varrezat apo kur kalon prane tyre, dhe asgje tjeter pervec ketyre nuk ka ardhur ne traditen profetike, nderkohe qe nese do te kishte lutje me te mire se keto, i Derguari i Allahut do i bente ato lutje, e askush nuk mund te jete me i mire se i Derguari i Allahut apo te dije e te beje lutje me te mira se ai. E Allahu eshte i Gjithedijshmi.


Message: selamu alejkum vella,ne radhe te pare doja te shprehja nje falenderim per punen e rendesishme qe po benei. ma beni hallall n.q.s pyetjet jane perseritje e asaj qe eshte thene me pare.1 doja nje sqarim te hollesishem persa i perket ceshtjes se votimeve ne vendin tone kam per qellim shqiperine sepse me sa kam degjur dhe lexuar mendimet jane dy i pari qe i lejojne duke u mbeshtetur ne rregullin e demit me te vogel dhe tjetri i ndalon rrepsisht te dy mendimet thone qe i kane nxjerur nga fetvate e dijetreve te medhenj si albani uthejmini e komisioni i perhershem e fetvave. 2. Doja nje sqarim per sa i perket ceshtjes aktuale qe ka kapluar vendet muslimane se si ka ndryshur gjendja para dhe pas demostratve psh shejh Luhajden cileson levizjen popullore ne siri si xhihad shume dijetare ne keto vende kane mbeshtetur popullin. ma bej hallall se u zgjata por doja nje shpjegim se shume here ne kto vende qe nuk kemi kush na keshillon ceshtje te tilla behen shkak per percarje midis nesh. Allahu te shperblefte.


Vizato dicka pa shpirt, dmth natyre, ose njerez pa fytyre e pa sy. Perndryshe, pergatitu per te dhene pergjigje para Allahut, sepse secili do te jape pergjigje per vetveten. Gjithnje ka nje zgjidhje, keshtu qe duhet ta gjesh.


Kamata nuk lejohet ne asnje menyre dhe ajo eshte prej mekateve te medha. Rasti i vetem qe mund te lejohet eshte vetem ai kur vihet ne rrezik jeta, qe dmth: ose jeta, ose kamata, atehere merr aq kamate sa per te shpetuar jeten, perndryshe nuk lejohet. Kurse blerja e shtepise nuk eshte e domosdoshme sepse shume lehte mundesh me jetu ne banese me qira. Lexoni ajetet 275-281 te sures el Bekare, qe flasin per kamaten, ne kete link.


Message: Selamu alejkum ue rahmetullah.

Kam dy pyetje:

1. Jam nje nene e vetme me dy femij vegjel, dhe per femijt depozoj cdo muaj nga nje shum te vogel para ne bank .Keto te holla jan te depozuara per 7 vite dhe shuma e tyre rritet nga banka dmth me cinc. A eshte hallall deponimi i parave me cin?

2. A e kam hallall te punoi ne nje shtepi krishtere qe aty ka alkool, por mua nuk me bie te kam asgje te bej me te, dmth ata e perdorin per vete, ndersa une veq kujdesem per mirmbatjen e hixhjenes?


Kujdes: nese dikush te pyet nese je muslimane apo e krishtere, e ti i thua se nuk je muslimane, dhe kjo per shkak te punes apo te nje ceshtje te dynjase, atehere ti je ne rrezik te daljes nga Islami, sepse keshtu e shet fene me dicka prej dynjase, dhe kjo nuk ndryshon nga rasti kur dikush te detyron te shprehesh mosbesimin se perndryshe te vret apo te demton fizikisht, ne kete rast lejohet te shprehet mosbesimi kurse zemren ta kesh te mbushur me besim, por ama per shkak te punes apo ndonje ceshtje te kesaj bote, nuk lejohet ne asnje menyre shprehja e mosbesimit dhe fshehja e Islamit, sepse perndryshe del nga Islami. Muslimanet duhet te krenohen me Islamin e tyre ne cdo vend qe te ndodhen, sepse vetem keshtu do te fitojne vendin e tyre ne mesin e njerezve dhe vetem keshtu do te respektohen edhe nga mosbesuesit me te medhenj, sepse kush e ben dicka qe pelqen Allahu, duke e ditur se njerezit nuk e pelqejne, atehere Allahu e do ate dhe i ben edhe njerezit qe ta duan kete njeri, e ne te kundert: kush vepron dicka per te kenaqur njerezit duke qene se ajo gje e merzit Allahun, atehere Allahu e urren ate dhe i ben edhe njerezit qe te mos kenaqen kurre prej atij njeriu. Kjo eshte keshilla jone per ju, e ju mbeshtetjuni Allahut me adhurim e lutje, se patjeter qe Allahu i ndihmon besimtaret e Tij.


Message: Pershendetje

Desha te pyes nese ka ndonje argument lidhur me mosfestimin e ditelindjeve te anetareve te familjes dhe a eshte e lejueshme qe thjesht te urosh personat qe kane ditelindjen apo te besh dhurate per to por te mos e festosh me shume se kaq. Ju faleminderit.


Festimi i ditelindjeve eshte shpikje e jomuslimaneve, qofshin ata te krishtere apo njerez te besimeve te tjera. Kurse muslimanet nuk festojne ditelindjen e askujt, madje as te Pejgamberit nuk lejohet ta festojne, sepse kjo nuk eshte prej fese Islame, kurse ata qe e bejne kete, e bejne me injorance dhe ne pasim te rruges se jomuslimaneve. Po keshtu, nuk lejohet te urosh dike qe feston nje feste te shpikur apo te marre nga jomuslimanet, qofte per ditelindjen personale apo per krishtlindje, sepse ne kete rast ke ndjekur rrugen e tyre dhe e ke aprovuar vepren e tyre qe eshte ne kundershtim me Islamin, fene e Allahut, i Cili ka caktuar per muslimanet dy festa: Bajramin e Fitrit qe eshte menjehere pas muajit te Ramazanit, dhe kurban Bajramin ne te cilin therren kurbanet.


Message: kam nji pyetje i nderuari hoxh:a eshte lejueshme te mbahen kafshet e ashtu quajtura kafsh shtepiake si psh. lepuri, dhe nji lloj i familjes te miut i ashtu quajtur hamsta ne gjuhen gjermane se ne shqip nuk e kam iden si quhet. po me e deshirueshme esht per vajzen time 6 vjecare te ket ket lloj te miut, All-llahu ju shperbleft per ket web faqe.


Mbajtja e lepurit ne shtepi nuk ka ndonje ndalese, njesoj si mbajtja e maces, kurse mbajtja e miut ne shtepi nuk lejohet ne Islam, sepse miu eshte nga kafshet e neveritshme qe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ka numeruar prej 5 kafsheve te pabindura e te demshme (fevasik) qe lejohet te vriten edhe ne haremin e Mekes, e ato jane: akrepi, qifti, sorra, miu dhe qeni i terbuar. [Buhariu dhe Muslimi].


Message: Esselamu alejkum,

M intereson t di se a lejohet apo si konsiderohet lshimi i ligjrats s hutbes n ditn e xhuma me z t lart, duke shfrytzuar edhe zmadhuesit e zrit n minare, q me kt t dgjojn edhe banort e atij vendbanimi.


Nese pushteti lokal nuk e ndalon nje gje te tille, atehere nuk ka ndonje ndalese qe hytbja te leshohet me zmadhuesit e zerit (autoparlante) ashtu si ezani, dhe kjo eshte dicka qe ndodh zakonisht ne vendet muslimane sot.

3a8082e126
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages