Ministri i Financave, Arben Malaj, gjate nje takimi te zhvilluar ne Paris me
zv/presidentin e Bankes se Keshillit te Europes (CEB), Krzystof J. Ners,
kerkoi rritjen e bashkepunimit ne programet e investimeve ne fushen e
strehimit. Burime zyrtare prane Ministrise se Financave bene te ditur sot se
pala shqiptare prezantoi para z. Ners kuadrin e ri ligjor dhe strategjine
kombetare te strehimit. Sipas burimeve te mesiperme, shume shpejt pritet te
nisin negociatat per nje kredi te vecante me CEB per programet e strehimit
duke perfituar edhe nga fakti qe CEB ka nje pervoje te vecante ne kete
sektor, sidomos ne vendet e Europes Juglindore. Aktualisht, Banka e
Keshillit te Europes per Zhvillimin eshte prezente ne Shqiperi duke
financuar nje projekt per pune komunitare si dhe rehabilitimin e spitalit te
Shkodres.