Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

RE:Gjuha jonë e zënë në rrjetë

5 views
Skip to first unread message

NON-Microsoft-User

unread,
Apr 3, 2006, 3:24:36 AM4/3/06
to
> From: Sam Albaniensson - view profile
> Date: Tues, Nov 29 2005 5:10 pm
>
> Një fakt i hidhur? Apo një shkak i mundshëm prapa dukurisë së
> keqshkrimit dhe keqtrajtimit masiv të shqipes standarde dhe dialekteve
> të shqipes në internet?
>
> Pjesa më e madhe e atyre shqipfolësve që kanë lidhje me internet,
> janë emigrantë (të rinj), me vështirësi të mëdha në gjuhën
> shqipe, ose fëmijë baballarësh gjysëmpasanikë në trojet
> shqiptare; që nuk kanë nevojë të shquhen me dituri (e sidomos
> gjuhësore në shqipe), meqëse mendojnë se do të jenë në gjendje
> të "blejnë" një ardhmëri të mirë. Them pjesa më e madhe. Pra jo
> të gjithë.
>
> Ndër këta përdorues shqipfolës të internetit, ata më aktivët,
> që më shumë se tjerët hapin sajte, çate, "forume" dhe që merren
> me përkthime të gabueshme të mekanizmave që shënojnë standarde,
> dhe në këtë mënyrë e marrin përsipër rolin e mirëmbajtësve të
> gjuhës, edhepse mezi dinë të shkruajnë shqip, nuk janë entuziastë
> të vizioneve për një "utopi" kiberhapësirore, sepse koha e
> entuziastëve kaloi në fundin e të nëntëdhjetave; po janë
> kryesisht shkarkues filmash, programesh dhe skedarësh falas nëpër
> DC++, dhe surfues çatesh, që gjithashtu hapin sajte, forume, çate
> dhe lista e-postale, vetëm e vetëm sepse këto janë mundësitë e
> vetme ku munden të "shquhen" në mënyrë sociale dhe meritore,
> meqëse këtë mundësi nuk e kanë aspak IRL. Po ku tjetër mundet
> një njeri i rritur, që nuk di të shkruajë shqip më mirë se një
> parashkollor, të shquhet si "publicist" ose "letrar", "poet",
> "përkthyes", "debatues" ose si "përfaqësues" i kulturës kombëtare
> shqiptare; përveç në getot kulturore të internetit?
>
> Një komb si kombi shqiptar, ku akademikët e të diturit mezi fitojnë
> sa të mbijetojnë, e ku më të kenë para që të blejnë kompjuterë
> dhe abonime broudbandi, nuk ka prandaj mjaft mbartës të mirë të vet
> të kulturës dhe gjuhës në këtë medium, që të mundet ta
> pasqyrojë kulturën e vet në një mënyrë më përfaqësuese. Andaj
> ai shembëllim i kulturës dhe gjuhës shqipe me të cilin ndeshet një
> vizitor në mediumin e internetit, nuk është tjetër veç një
> shembëllim i një injorance, që pa i marrë parasysh përmasat e
> komunitetit që është bartës i saj, përsëri është masive dhe e
> tmerrshme me dominimin e vet të njëanshëm.
>
> Injoranca mbi gjuhën dhe mosnjohja e vrazhdë e saj, ndoshta edhe nuk
> janë mëkate të pafalshme kur bëhet fjalë për përdorues të
> zakonshëm, pa pretendime të veçanta, por ja që bëhen të
> shëmtuara kur hasen ndër të tillë që shtiren si "poetë",
> "publicistë", "përkthyes"; dhe bile me bollëk të tepruar edhe
> nëpër sajte revistash "serioze". Atëherë injoranca dhe të metat e
> mëdha në shkrimin dhe përdorimin e gjuhës, shndërrohen në një
> budallallëk morbid.
>
> S
>
> ----------------------------------------
> "Ati ynë që je në qiell... Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga
> shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!"
> --- Faik Konica


Z. Albaniensson,

ne kemi hyrë në një fazë dembelisë gjuhësore. Në fazë të varfërimit të
gjuhës jo me dashje por nga përtesa.
Jemi shëndërruar në një shoqëri e cila dëshiron ta kuptoj e tërë tregimin
vetëm me dy apo tri fjalët e para të fjalisë.
Ne nuk na intereson dhe nuk na vret veshin ndonjë fjalë e pa vend, e gabuar
apo e huaj derisa ne e kuptojmë porosinë. Prandaj edhe nuk e detyrojmë
folësin që ti përmbahet gjuhës dhe rregullave gramatikore të saj, Por edhe
nuk e përqeshim nëse gabon.
Për mua është shumë vështirë që në mungesë të ambijentit shqipfolës ta
pasuroj gjuhën time të shenjtë. Prandaj edhe mundohem që ti shoh programet
shqipe në satelit dhe të mos hidhërohem kur ata thonë p.sh. "stafi dhe
bordi gjatë konverzimeve bilaterale nuk akseptuan konditat e
njëri-tjetrit", pastaj blej DVD të dubluara në shqip, etj.

Ne na mungon detyrimi i zbatimit të drejtë të gjuhës dhe rregullave të saj.
Ky detyrim është i dukshëm vetëm brenda mureve të shakollave, dhe mungon nga
çdo nivel tjetër në shoqëri.
Zbatimi i drejtë i gjuhës duhet të detyrohet në të gjitha nivelet shoqërore.

Qeveritë mund të fillojnë me angazhimin e gjuhëtarëve për krijimin e
dokumeteve të reja me zbatim të drejtë të gjuhës. Pastaj të refuzojnë
aplikacionet e pranuara nga populli të cilat kanë gabime gjuhësore.

Pse nuk organizojmë ndonjë Kongres Drejtshkrimi? I fundit ishte më 1968 në
Prishtinë dhe 1972 në Tiranë. Ka ardhë koha që të pastrohet shqipja, fjalë
të reja të futen në fjalorë dhe të gjitha të tjerat të emërohen si fjalë të
gabuara.
Pastaj ai fjalor të bëhet vegël e kontrollit të kualitetit të çdo libri,
gazete apo reviste ashtu siç i përdorë e gjithë bota.


NMU


Sam Albaniensson

unread,
Apr 4, 2006, 6:57:10 AM4/4/06
to
NON-Microsoft-User skrev:

> > From: Sam Albaniensson - view profile
> > Date: Tues, Nov 29 2005 5:10 pm

> Z. Albaniensson,
>
> ne kemi hyre ne nje faze dembelise gjuhesore. Ne faze te varferimit te
> gjuhes jo me dashje por nga pertesa.
> Jemi shenderruar ne nje shoqeri e cila deshiron ta kuptoj e tere tregimin
> vetem me dy apo tri fjalet e para te fjalise.

Në postimin të cilin e komentoni e kisha më tepër fjalën për
keqshkrimet masive edhe në rrethana më serioze se sajtet personale,
në internet (shiko ndj.tj. përkthimin shqip të Gugëll, që është
një e arritur me merita të diskutueshme, për të gjithë ata
"vullnetarë" që i janë përveshur kësaj sfide që kërkon më
shumë punë dhe nder se aq); si një dukuri subkulturore dhe anësore
e kulturës shqiptare ose shqipfolëse. Megjithate, gjuha shqipe, ashtu
si trajtat e ndryshme të kulturës së lartë, me art të përpunuar
dhe të tjera, është në një krizë edhe jasht këtij konteksti. E
pastaj se nga çka varet kjo gjë, mundet të diskutohet më gjerë e
më thellë se ç'është e zakonshme nëpër mediume të këtilla, po
sipas mendimit tim shkaqet e këtij rënimi kulturor mund të
përmblidhen në dy kategori: krizë ekonomike e politike, me pasoja
më akute dhe qenësore se ato të kulturës së lartë, dhe dekadencë
e përgjighshme, si reagim ndaj historisë së dhjetëvjeçarëve të
fundit dhe si shprehje e keqkuptimit kolektiv të kulturës së
popullarizuar (të mediave) që dominon sot në botë.

> Ne nuk na intereson dhe nuk na vret veshin ndonje fjale e pa vend, e gabuar
> apo e huaj derisa ne e kuptojme porosine. Prandaj edhe nuk e detyrojme
> folesin qe ti permbahet gjuhes dhe rregullave gramatikore te saj, Por edhe
> nuk e perqeshim nese gabon.

Nuk ka pse të përqeshet dikush që gabon, dhe komentimet,
këshillimet ose sugjerimet eventuale që parashtrohen me qëllim të
mirë, nuk mundet tjetër veç të i kontribojnë mirëmbajtjes së
gjuhës. Vetë ndeshem shpesh me probleme të shumta në përdorimin e
shqipes në shkrim, dhe i mirëpres prandaj të gjitha sugjerimet në
këtë drejtim. Megjithate, me sa kam mundur të vë re në internetin
shqipfolës, mungon thuajse tërësisht kultura gjuhësore dhe qasja me
modesti dhe respekt ndaj gjuhës shqipe. Sikurse kjo gjuhë të mos
ishte aspak e vlerë të meritojë përkujdesje dhe vëmendje. Sidomos
ndër shqiptarët që jetojnë në mërgim, mosinteresimi dhe
mospërfillja ndaj gjuhës fiton përmasa të një injorance groteske,
që nuk mundet të lihet pa u trajtuar; sidomos duke e marrë parasysh
faktin që shqipfolësit në mërgim janë ata që e dominojnë
internetin shqipfolës, thjesht duke i u falënderuar faktit që kanë
më shumë kompjuterë dhe lidhje interneti se shqiptarët në atdhe,
edhepse nuk munden të shquhen me më shumë shkollim dhe njohje të
gjuhës së vet.

> Per mua eshte shume veshtire qe ne mungese te ambijentit shqipfoles ta
> pasuroj gjuhen time te shenjte. Prandaj edhe mundohem qe ti shoh programet
> shqipe ne satelit dhe te mos hidherohem kur ata thone p.sh. "stafi dhe
> bordi gjate konverzimeve bilaterale nuk akseptuan konditat e
> njeri-tjetrit", pastaj blej DVD te dubluara ne shqip, etj.

Një mënyrë e mirë e pasurimit, përparimit dhe mirëmbajtjes së
shqipes në trajtë të shquar, duhet të jetë interneti; për ata të
cilëve u intereson kjo gjë, natyrisht.

> Ne na mungon detyrimi i zbatimit te drejte te gjuhes dhe rregullave te saj.
> Ky detyrim eshte i dukshem vetem brenda mureve te shakollave, dhe mungon nga
> edo nivel tjeter ne shoqeri.
> Zbatimi i drejte i gjuhes duhet te detyrohet ne te gjitha nivelet shoqerore.

Kjo gjë bëhet shpesh në shtete tjera. Në Suedi ka disa institucione
që merren me mirëmbajtje të gjuhës, dhe thuajse çdo autoritet
shtetëror, si dhe parlamenti e qeveria, kanë njësi të veçanta që
merren vetëm me përdorimin e gjuhës në raste zyrtare. Përdorimi i
gjuhës këtu rregullohet shpesh edhe me rekomandime zyrtare dhe
dekrete të veçanta. Sidoqoftë, Suedia ka kushte më të mira
ekonomike, që i mundësojnë shtetit një funksion të tillë, dhe ky
nuk është rasti me p.sh. Shqipërinë, që ballafaqohet me probleme
më akute e më të rëndësishme se kultivimi kulturor e intelektual i
masave; ndonëse edhe këto duhet të kenë një rëndësi të
veçantë në zhvillimin e përgjithshëm. Prandaj shqipja ka ardhur
në një gjendje ku varet tepër shumë nga amatorët entuziastë; dhe
kjo i vendos menjëherë të gjithë ata të cilëve u intereson gjuha
jonë, në një pozitë që kërkon më tepër përgjegjësi dhe
ndërgjegjshmëri se ç'eshtë treguar derimëtani, në raste si p.sh.
përkthimi i Gugëllit, ose përkthimi i disa programeve që hasen
nëpër internet.

> Qeverite mund te fillojne me angazhimin e gjuhetareve per krijimin e
> dokumeteve te reja me zbatim te drejte te gjuhes. Pastaj te refuzojne
> aplikacionet e pranuara nga populli te cilat kane gabime gjuhesore.

Më duket si një masë drastike, sepse populli, kur detyrohet të
parashtrojë kërkesa dhe ankesa në organe të ndryshme shtetërore,
ka probleme më të mëdha se aq. Megjithate, shteti duhet të
kërkojë nga vetë të punësuarit e vet, një qasje më të mirë
ndaj gjuhës, dhe të punojë për përhapjen e një kulture më të
mirë gjuhësore ndër p.sh. gazetarë dhe mediume informative. Si
është gjendja tani, konsiderohet thuajse turp dhe një dëshmi e
snobizmit, të shkruhet shqipja drejt në qarqe të tilla.

> Pse nuk organizojme ndonje Kongres Drejtshkrimi? I fundit ishte me 1968 ne
> Prishtine dhe 1972 ne Tirane. Ka ardhe koha qe te pastrohet shqipja, fjale
> te reja te futen ne fjalore dhe te gjitha te tjerat te emerohen si fjale te
> gabuara.
> Pastaj ai fjalor te behet vegel e kontrollit te kualitetit te edo libri,
> gazete apo reviste ashtu sie i perdore e gjithe bota.

Fjalorë gjuha jonë ka. Para do kohësh porosita një numër të
konsiderueshëm librash që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe, dhe
botimin më të ri të fjalorit të Akademisë, që i përmbledh
standardet themelore të shqipes së njësuar. Dihet se gjuhëtarët
duhet të jenë më aktivë në çështje të zhvillimit, me
përvetësim të rregulluar të fjalëve të huazuara dhe përshtatje
të ndryshme terminologjike në fusha të ndryshme; po ja që kjo nuk
ndodh në një shtet si Shqipëria, ku edhe shkrimtarët e njohur
detyrohen të shndërrohen në politikanë, me qëllim që të
mbijetojnë; se si shkrimtarë ose gjuhëtarë thjesht do të ishin të
dënuar të hiqnin gazepin e fukarallëkut.

S

0 new messages