Shumë mirë e keni, por unë e kam një pyetje që e kam shtruar në
alt.languages.albanian dhe titullohet "Paskan qenë apo Paskëshin qenë" por
akoma nuk morra asnjë përgjegje.
Flm.
> Z. Albaniensson,
>
> Shumė mirė e keni, por unė e kam njė pyetje qė e kam shtruar nė
> alt.languages.albanian dhe titullohet "Paskan qenė apo Paskėshin qenė" por
> akoma nuk morra asnjė pėrgjegje.
>
> Flm.
Nuk i vizitoj këto grupe aq shumë, meqenëse nuk përdoren aq sa
duhet; por marr herë pas here mesazhe nga Gugëllgrups, në lidhje me
postime të reja edhe në këto grupe, që i abonoj. Mesazhin për
këtë postim e gjeta rastësisht, kur isha duke i fshirë mesazhet e
panevojshme nga kutia e-postare. Pashë se i ishit përgjigjur ndonjë
postimi të vjetër nga unë. Do të përgjigjem edhe unë, sa të kem
kohë për këtë. Më intereson të diskutoj çështje të gjuhës
shqipe, nd. tj. për të krijuar një kontekst për shkrim të lirë,
me qëllim të ushtrimit të shqipes sime të shkruar, e cila shpesh
kontaminohet me ndikime nga gjuhë tjera dhe dukuri dialektale.
S