MAASBESA New Executive Director -- in Shqip

1 view
Skip to first unread message

Mark Kosmo

unread,
Mar 10, 2014, 6:01:08 PM3/10/14
to Massachusetts Albanians, alb-boston-v...@googlegroups.com



---------- Forwarded message ----------
From: MAAS BESA <edi...@maasbesa.org>
Date: 2014-03-09 23:19 GMT-04:00
Subject: [buletini] Lajme mbi shoqaten
To: bule...@maasbesa.org




Te dashur miq,

Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Masacusetsit “BESA” deshiron t’ju njoftoje se Sidita Hasi do te jete Drejtoresha e pare Ekzekutive e shoqates, duke filluar nga data 1 prill. Sidita eshte me origjine nga Shkodra dhe aktualisht punon per kompanine Fedex Trade Networks si analiste produkti. Ajo ka mbaruar studimet per Biznes dhe Ekonomi prane Universitetit te Peruxhias ne Itali si dhe ka marre nje Master per Lidership Organizativ nga Universiteti Gonzaga ne Spokein te shtetit Uashington.

 

Gradualisht Sidita do te perfshihet gjithnje e me teper ne organizimet e aktiviteteve te MAASBESA, ne marredheniet me publikun si dhe dergimin e njoftimeve te ndryshme, keshtu qe se shpejti do te lexoni me teper prej saj. Disa prej jush patjeter qe e njohin Siditen duke qene se ajo eshte perfshire ne menyre aktive me Rrjetin e Profesionisteve Shqiptaro-Amerikane ne Boston. Shpresojme qe shume nga ju do te vini per ta takuar Siditen gjate mbledhjes vjetore te MAASBESA ne prill.

 

Gjithashtu, per te sqaruar ndonje keqkuptim apo dizinformim, po ju bejme te ditur se Sidita ka ofruar te jete Drejtoreshe Ekzekutive pa pagese. Keshtu qe ajo me vendosmerine e saj do te jene nje ndihme e madhe per ne, jo vetem duke ofruar disa ore ne jave ne menyre vullentare per komunitetin shqiptaro-amerikane te Masacusetsit, por gjithashtu duke na ndihmuar te ruajme burimet tona te pakta financiare e t’i perdorim ato per qellime te tjera.

 

Ju faleminderit dhe shihemi gjate pranveres.

Sidita mund te kontaktohet ne adresen e emailit: Sidit...@maasbesa.org

 

 Per te qene ne kontakt me ne dhe per te reja e perditesime mos harroni te "pelqeni" faqen tone ne Facebook.
Faleminderit the shpresojme te shihemi se shpejti

Sinqerisht,
MAAS BESA

Nese deshironi TE MOS MERRNI me emaile nga ne, ju lutem dergoni nje email te buletini+u...@maasbesa.org


To unsubscribe from this group and stop receiving emails from it, send an email to buletini+u...@maasbesa.org.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages