Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

Tahir Zemaj ka ndihmuar mbrojtjen e v ëllait tim, thotë Ramush Haradinaj

43 views
Skip to first unread message

im...@mulakaj.com

unread,
Jan 7, 2003, 1:58:03 PM1/7/03
to

Kryetari i AAK-sė nė njė intervistė tė dhėnė tri ditė pas vrasjes sė
trefishtė nė Pejė

Njeriu tek i cili heshturazi mund tė bėjnė me gisht tė gjithė ithtarėt e
Tahir Zemajt tri ditė pas vrasjes sė trefishtė nė Pejė ka thėnė se nuk ka
pasur kurrfarė motivi qė ta vrasė Zemajn dhe i ka shprehur ngushėllime tė
thella dhe tė sinqerta familjes sė ish-kolonelit Zemaj. Ramush Haradinaj,
vėllai i tė cilit, Dauti, ėshtė dėnuar me pesė vjet burgim nė procesin
gjyqėsor nė fund tė vitit qė shkoi nėn akuzat se bashkė me katėr
ish-pjesėtarė tė tjerė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės kanė vrarė katėr
ish-oficerė tė FARK-ut, ushtarė tė kolonelit Tahir Zemaj, i ka deklaruar
³Kohės ditore² se nuk ka pasur kurrfarė motivi pėr tė dėrguar njerėz qė tė
sulmojnė e aq mė pak pėr ta vrarė Zemajn me tė cilin ėshtė thėnė kaq herė nė
opinion se ka qenė nė armiqėsi qė nga vjeshta e vitit 1998. ³I shpreh
ngushėllimet mė tė sinqerta nė emėr tė Aleancės dhe nė emrin tim personal
familjes Zemaj², ka deklaruar Ramush Haradinaj, lideri i Aleancės pėr
Ardhmėrinė nė njė intervistė telefonike dhėnė ³Kohės ditore². Ai ka bėrė
thirrje qė tė mos nxitohet me vlerėsime tė parakohshme dhe ka theksuar se
krimi qė ka ndodhur mund tė jetė dorė e shėrbimeve sekrete. ³Kushdo qė mund
tė ketė qenė vrasėsi mund tė them se qėllimi i kėtij akti brutal ėshtė qė tė
prishet imazhi i qetėsisė qė tashmė po realizohej nė Kosovė nė kėto katėr
vitet e fundit tė pasluftės², ka thėnė Haradinaj.
Vrasja ėshtė bėrė nga eskpertė, e dėmton mė sė shumti AAK-nė, thotė
Haradinaj
³Jemi nė dijeni tash sa kohė se nė rrethinėn e Dukagjinit janė shpeshtuar
vrasjet enigmatike dhe mund t¹u them se e kam tė vėshtirė tė besoj. Atė
vrasje nuk ka mundur ta bėjė njė individ i vetėm, vrasja duket qartazi se
ėshtė bėrė nga profesionistė tė trajnuar. ³Kjo vrasje para sė gjithash nuk
mund ta dėmtojė askėnd mė tepėr sesa Aleancėn², ka thėnė Haradinaj. Ndėrkohė
e pėrditshmja zvicerane ³Neue Zuricher Zeitung² duke i kushtuar hapėsirė
vrasjes sė ishkolonelit Zemaj ka theksuar duke u mbėshtetur nė burime lokale
se vrasja ėshtė bėrė nga kosovarėt. Aty po ashtu ėshtė ndėrlidhur kjo vrasje
me dėshminė potenciale qė Tahir Zemaj do tė kishte mundur tė japė pėr
Tribunalin e Hagės dhe ėshtė theksuar se vrasja e Zemajt s¹ka kurrfarė
dyshimi qė do tė duhej tė ishte edhe njė vėrejtje pėr kosovarėt e tjerė, tė
cilėt nė procese tė tjera do tė merrnin guximin tė dėshmonin. Edhe Zyra
amerikane nė Prishtinė ka aluduar nė dėshminė e kohėve tė fundit tė Zemajt
si motiv pėr vrasjen e tij. ³Eshtė posaēėrisht problematike qė kjo vrasje
ndodh pas gjykimit nė tė cilin Z. Zemaj ishte nė cilėsinė e dėshmitarit. Njė
vrasje e tillė, nė kėtė kohė, nuk mund tė ndihmojė, por frikėson tė tjerėt
tė cilėt do tė mund tė bashkėpunonin me autoritetet ligjore nė vendosjen e
sundimit tė ligjit nėpėr rrugėt e Kosovės², ėshtė thėnė nė kumtesėn e dalė
nga Zyra amerikane. Nė deklaratėn, tė nėnshkruar nga Alec Mally,
pėrkohėsisht shef i Misionit pranė Zyrės sė SHBA-sė nė Prishtinė,
ngushėllohen familjarėt e tė vrarėve, ndėrkohė qė forcave politike u bėhet
thirrje pėr tė marrė ³njė qėndrim tė fuqishėm kundėr frikėsimeve, dhunės dhe
terrorit politik². ³Dhuna politike ishte dashur tė ndalej shumė kohė mė
parė. Njerėzit e involvuar nė dhunė, qoftė ajo e natyrės sė terrorit politik
apo aspekt i krimit tė organizuar, janė armiq tė demokracisė², thuhet aty.
³Dhėnia e njė opinioni nga kushdo qoftė nuk nėnkupton licencė pėr vrasje²
Sido qė tė jetė Haradinaj ka hedhur poshtė nė tėrėsi aludimet pėr thellim tė
konfliktit midis atij dhe Zemajt pas dėshmisė qė i ndjeri Zemaj ka bėrė nė
gjyqin qė ėshtė bėrė ndaj vėllait tė tij Daut Haradinajt. ³Tė gjithė ata qė
e kanė ndjekur dėshminė e tė ndjerit Tahir Zemaj mund ta kuptojnė se ajo ka
qenė mesazhi mė i fuqishėm i afrimit qė do tė kishte mundur tė jepej nga
Tahir Zemaj. Ai dha mesazh tė fortė nė favor tė mbrojtjes sė Dautit duke
mohuar tė ketė pasur konflikt midis dy palėve. Avokatėt mbrojtės nė gjyqin
ndaj vėllait tim e kanė pėrdorur si ndihmesė tė madhe dėshminė e Tahir
Zemajt nė mbrojtjen e tyre², ka thėnė Ramush Haradinaj. Ai po ashtu ka
hedhur poshtė aludimet se fejtoni i botuar gati pėr njė muaj rresht kohėve
tė fundit nė gazetėn ³24 Orė² e nė tė cilin Tahir Zemaj ėshtė cilėsuar
mafioz, tradhtar e spiun tė ketė motivuar ndonjė nga ithtarėt e tij qė tė
ngrejė tytėn nė drejtim tė Tahir Zemajt. ³Fejtone tė tilla janė botuar
vazhdimisht nė disa media dhe publikime tė tjera. Nė disa raste kam qenė
edhe vetė objekt i fyerjeve dhe shpifjeve tė rėnda tė bėra nė adresėn time.
Por mendoj qė dhėnia e njė opinioni nga kushdo qoftė nuk nėnkupton licencė
pėr vrasje², ka thėnė ai. Ndėrkohė policia ėshtė duke hetuar rrethanat dhe
motivet e kėtij krimi brutal dhe deri tani nuk ka arritur tė zbulojė dorasit
ndėrkohė qė ėshtė duke mbajtur nėn arrest njė dėshmitar tė rėndėsishėm, i
cili sipas policisė pohohet se ka mundur tė jetė dėshmitar okular i sulmit,
i cili la tė vdekur kolonelin Tahir Zemaj, tė birin e tij, Enisin, dhe
kushėririn e tyre, Hasan Zemaj, kryetar i FR tė LDK-sė nė Deēan.
Tahir Zemaj, varroset tė mėrkurėn, pas komemoracioneve nė Presidencė
Varrimi i ish-komandantit tė UĒK-sė, Tahir Zemaj, tė vrarė sė bashku me tė
birin dhe njė kushėri tė shtunėn mbrėma nė Pejė, do tė bėhet mėrkurėn nė
vendlindjen e tij nė Strellc tė Deēanit, ndėrkohė qė martėn nė rezidencėn e
kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, do mbahet njė mbledhje komemorative.
Kėshtu i ka deklaruar ³Kohės ditore² Lulzim Zeneli, kryetar i Forumit Rinor
tė LDK-sė, organizatės tė cilėn nė Deēan e ka kryesuar Hasan Zemaj,
kushėriri i Tahirit, i vrarė sė bashku me tė. ³Tė martėn nė orėn 11:00, nė
rezidencėn e kryetarit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, do tė oragnizohet nė
mbledhje komemorative, organizator i sė cilės ėshtė FR i LDK-sė², ėshtė
shprehur Zeneli.

0 new messages