FW: Fundi I Botës Ndodhja e Kiametit

3 views
Skip to first unread message

arton bajrami

unread,
Mar 26, 2010, 3:31:27 PM3/26/10
to fjala...@googlegroups.com

 



Fundi I Botës Ndodhja e Kiametit

Shpërndaje me Postë Elektronike Shtyp PDF

Enjëte, 25 Mars 2010 20:41 Freskimi i fundit E Enjëte, 25 Mars 2010 20:44 Shkruar nga Dr.Shefqet Krasniqi



 

Cila është data e kiametit, çka i paraprinë kiametit?

“Vijon nga java e kaluar”

Kemi folur deri tani për shumë tema rreth fundit të botës dhe ajo çka na shtyu të shkruajmë për këtë temë është se: po bëhen disa spekulime nëpër media se kiameti apo fundi i botës do jetë në 2012, për çka janë xhiruar edhe filma për këtë temë, pastaj dikur më vonë lexova në një gazetë se një “magjistare” italiane paska thënë se kiameti kinse do të bëhet diku rreth 4006, gjë që as njëra e as tjetra nuk janë të vërteta, ngase 4006 nuk ka shans, sepse sipas të gjitha gjasave –Zoti e di më së miri- kiameti do bëhet më herët, e as 2012 nuk do jetë, ngase së pari ajo ditë është shumë sekrete dhe asnjë krijesë e Zotit nuk mundë ta dijë, dhe së dyti para asaj dite ka shenja apo sinjale të cilat i paraprijnë asaj dite të madhe.

 

Por para se të flasim për ato shenja ja vlen të përmendet se ashtu siç është vërtetuar shkencërisht se kjo botë dhe kjo gjithësi ka fillim, ashtu është vërtetuar se do të ketë edhe fund, me gjithë dilemat apo mendimet e kontradiktore sesi do ti vije ai fund kësaj bote. Natyrisht ne në Islam kemi mendimin tonë Kuranor për mënyrën e shkatërrimit të kësaj bote, e që në këtë mendim janë edhe fetë e tjera qiellore, ajo e krishtere dhe hebreje. E nga ana tjetër shumë fe njerëzore, e ide filozofike kanë mendime të ndryshme ndaj sonës, por kryesorja është se pajtojnë se kjo botë ka fund. Thamë se para ditës së kiametit ka shenja të cilat i ka caktuar Krijuesi për ta kuptuar se fundi i botës veç është ofruar, e ne do ti përmendim në pika të shkurtra disa nga ato në mënyrë që ta shohim se sa afër asaj dite jemi, për të vazhduar më pas me mënyrën e bërjes së kiametit: Përhapja e zinas- amoralitetit, lejimi kamatës, rritja e numrit të këngëtareve, konsumimi i madh i alkoolit, ndërtimi i ndërtesave të larta shumëkatëshe, vrasjet dhe mbytjet e shumta, afrimi i kohës apo kalimi kohës shumë shpejt, mos mbajta e lidhjeve familjare dhe farefisnore, sjellja e keqe me fqinjë, përhapja e koprracisë, tregtia e madhe, tërmetet e shumta apo të shpeshta, vdekja e njerëzve të mirë, ngritja e njerëzve të këqij apo marrja e tyre përgjegjësi të mëdha, përgënjeshtrimi i njeriut të drejt e të sinqertë, e në anën tjetër besimi i atij që gënjen, përhapja e femrave me veshje ekstreme, përhapja e madhe e rrenës, tradhtisë, mashtrimit, rritja e numrit të femrave dhe pakësimi i meshkujve, vdekja e shumtë befas e pa pritur, pa ndonjë sëmundje dhe shumë shenja tjera për të cilat ka paralajmëruar Pejgamberi (paqja e Zotit qoftë mbi të). se do të ndodhin afër kiametit dhe ja, ndalu e shiko me mua se sa nga këto shenja veç kanë ndodhur, për mos me thënë të gjitha?! E kanë mbetur shenjat e mëdha të cilat ende nuk kanë filluar e që janë në pika të shkurtra: dalja e Mehdiut, një njeriu të devotshëm e të mençur i cili i bashkon myslimanët dhe i udhëheq, pastaj dalja e Dexhalit i cili do të pretendoi se është zot dhe do të kërkojë nga njerëzit ta besojnë atë për zot, ku mjerisht shumë e njeriu do ta pasoi atë, pastaj zbritja e Isait (paqja e Zotit qoftë mbi të). nga qielli i cili zë vendin e Mehdiut për ti udhëhequr myslimanët, ku në kohën e tij dërgon Allahu bereqet të madh saqë nuk mbetet fukara në rruzullin tokësor, ku toka i nxjerrë bereqetet e saja dhe njerëzit bëhen shumë të pasur dhe në këtë kohë përhapet shumë siguria. Isai (paqja e Zotit qoftë mbi të) gjatë qëndrimit të tij e mbytë Dexhalin, më pas shfaqet dalja e Jexhuxh Mexhuxhët, të cilët janë një popull me një numër shumë të madh, ku vërshojnë botën dhe bëjnë kërdi duke shkatërruar çdo gjë, derisa ta lut Isai (paqja e Zotit qoftë mbi të) Allahun e ti zhduk atë popull, pastaj lindja e diellit nga perëndimi ,pastaj dalja e një shtaze të madhe nga toka e cila ju flet njerëzve se ata nuk janë duke gjykuar me fjalën e Allahut( ). Këto janë shenjat kryesore të ashtuquajtura “shenja të mëdha”, ku pa ardhjen e tyre nuk mundë të bëhet kiameti, mirëpo si të fillon shenja e parë, menjëherë pason e dyta dhe kështu me radhë derisa të ndodhin të gjitha, e ato mes veti nuk kanë ndonjë kohë shumë të gjatë, e më pas vdesin njerëzit e mirë dhe mbesin të këqijtë, e përderisa janë të zhytur në mëkate, të habitur krejtësisht, vjen urdhri i Allahut për ti fryrë borisë nga ana e melekut Israfil ku nga britma e madhe çdo krijesë e Zotit vdesë për tu shkatërruar më pas kjo gjithësi, për të pëlcitur e shpërthyer këto plante, për tu përzier mes veti dhe për të përfunduar çdo gjë pos Zotit i cili ka qenë para se të jenë të tjerët dhe mbetet pasi të zhduken të tjerët. E më pas, pas një kohe -Zoti e di sa,vjen koha për ringjallje ku Allahu fillimisht ringjall melekun Israfil për ti fryre serish asaj burie dhe për tu ringjallur të gjitha krijesat e për të dal para Tij për dhënien e llogaris dhe fillimit të një bote të re, të vërtetë e të gjatë e cila nuk përfundon më, por njerëzit do jenë ose në xhenet –parajsë, ose në xhehenem –ferr. E neve na mbetet që të punojmë për atë botë pavarësisht se kur do vije ajo kohë, ndërsa ata që nuk besojnë le të presin, le të durojnë, e kur do vije ajo ditë do ta vërtetojnë, e do të binden se a paska qenë rrenë apo e vërtet. Kaq sa për sot.

Deri javën e ardhshme me një temë tjetër, selam alejkum ve rahmetullah.

 


Hotmail: Trusted email with Microsoft’s powerful SPAM protection. Sign up now.

Hotmail: Trusted email with Microsoft’s powerful SPAM protection. Sign up now.
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages