La Facoltà di Medicina

52 views
Skip to first unread message

Ina B.

unread,
Jul 12, 2018, 5:20:22 AM7/12/18
to ext-faq-unizkm
30 piket e mesatares si llogariten per ne fakulteti i mjekesise? Perfshihet mensa ne pagese, nese jo sa kushton afersisht?

ext-faq-unizkm

unread,
Jul 16, 2018, 11:20:12 AM7/16/18
to ext-faq-unizkm

Kandidatët që përzgjedhin në Portalin U-Albania programet e studimit në Mjekësi do të kryejnë konkursin e pranimit pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", i cili zhvillohet në gjuhën italiane dhe konsiston në:

1. Testim me shkrim në italisht, mbi njohuritë në shkencat natyrore (bazuar në lëndët si Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë) - (30 pikë)

2. Testim me shkrim mbi njohjen e gjuhës italiane - (20 pikë);

3. Përllogaritja e Mesatares së përgjithshme (30 pikë) ose mesatares së VKM-së që shprehet si mesatarja aritmetike e thjeshtë e dy treguesve të mëposhtëm:

- Mesatares së Përgjithshme të shkollës së mesme (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm)

- Mesatares së Maturës Shtetërore (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të detyruara dhe provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore) -

Në bazë të pikëve të grumbulluara bëhet edhe renditja e kandidatëve në portalin U-Albania. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës.


Kandidatet me mesatare te pergjithshme te shkolles se mesme (mesatare te VKM-se) 10.00 marrin 30 pike. Ne baze te mesatares se pergjithshme te kandidatit llogariten automatikisht nga sistemi edhe piket qe i takojne ne lidhje me mesataren. 


Tarifa vjetore e studimit (ketu nuk perfshihet pagesa per mense per te cilen na drejtoni pyetjen) per studentet shqiptare qe regjistrohen ne vitin akademik 2018-19 eshte 4685 Euro. 

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages