Google Groups Home
Help | Sign in
Recent pages and files
People of Festival / Njerezit e Festivalit    

Tirana International Film Festival
Cinema Short Film Festival

Fiction, Documentaries, Animation and Experimental
 


Sa here qe shkoj neper festivale te filmit habitem kur shoh kaq shume fytyra te njohura qe te pershendesin dhe te perqafojne duke pyetur per TIFF in dhe Tiranen.

 

Shpesh ndodh te mbulohem nga djerset kur mundohem te te sjell nder mend emrin e dikujt qe sapo ka permendundur emrin tim, por qe eshte e pamundur te kujtoj ku dhe kur e kam njohur kete person. Nganjehere jam une qe pershendes me intimitet  njerez qe kur mendohem mire kuptoj qe I njoh nepermjet kinemase, televizionit apo revistave kinematografike, por qe gjithsesi pershendetjen dhe buzeqeshjen nuk ma kursejne duke u perpjekur nga ana e tyre te kujtojne ne c’rethana mund te jemi njohur. E gjithe kjo atmosfere takimesh dhe pershendetjesh i ben qytetet ku organizohen festivalet te duken qytete te populluara nga njerez qe I perkasin nje race, asaj qe quhet “the People of Festival”

 

Jane te njejtet njerez qe levizin qytet me qytet dhe vend me vend, duke u perpjekur te krijojne kontakte te reja ne menyre qe te kordinojne ne festivalet e tyre ate cka gjejne me interesante ne festivale te tjera.

 

Deri ketu nuk ka asgje te re kur flasim per festivalet, po te kemi parasysh qe qarkullojne pak a shume te njejtet filma, te njejtet regjisore, te njejtet kritike, specialiste te sektorit. Por ka dy elemente qe benjne diferencen midis festivaleve: Programi me te ftuarit special nga njera ane dhe Publiku nga ana tjeter

 

Per mua kjo e fundit, “Publiku”, merr nje rendesi te dores te pare sepse ka te beje karakterin dhe personalitetin e vertete te festivalit, jane pikerisht banoret e qytetit ku zhvillohet festivali ata qe i ofrojne identitetin Festivaleve.

 

Jane pikerisht “the People of Festival” qe vendosin urat midis te ftuarve dhe miqve, qe tregojne qytetin, tregojne ceshte vendi ku zhvillohet festivali dhe cka qene me pare kur festivalet nuk egzistonin. Jane pikerisht ata qe lene mbresa te pashlyeshme miqve dhe te ftuarve qe kane qene present ne edicionet e kaluara duke i mahnitur me disponibilitetin dhe mikpritjen karakteristike. Jane ata, “the People of Festival” qe kane hedhur si gjithmone hapin e pare drejt integrimit me shoqerite e tjera, me raca dhe kultura te tjera, 

 

Pikerisht per kete, duke iu referuar situates ne vendin tone, mendoj se ai integrim aq i perfolur nga klasa politike shqiptare me pare mund dhe duhet te realizohet nepermjet shkembimeve kulturore qe mundt te gjenerohen nga fenomene te tilla qe quhen “Festivale” dhe politikave kulturore qe jane te lidhura ngushte me stimulimin e tyre.

 

Shpesh prej organizatoreve te festivaleve nga e gjithe bota kur takohemi marim ftesa insistuese per te ndjekur festivalet e tyre nga afer, nderkohe qe ne neper dhembe i pergjigjemi duke i ftuar nga ana jone ne Tirane per te ndjekur TIFF-in, te preokupuar gjithnje dhe me shume per buxhetin e reduktuar qe kemi ne dispozicion. Pra me pak fjale nuk dime si ti shmangemi ftesave dhe u druhemi vizitave te tyre, pasi mund te ndodhe qe ti paguajme nga buxheti familjar, gje qe ka ndodhur jo rralle.

 

Jane te panumurt ata qe kane kuriozitet te vizitojne shqiperine dhe e shohin festivalin si nje arsye me shume per te ardhur ne vendin tone. Turizmi kulturor eshte nga me te rekomandueshmit ne kushtet e nje vendi si yni qe eshte akoma ne procesin e ngritjes se infrastruktures bazike dhe qe nuk eshte akoma ne gjendje te afroje turizmin ne kuptimin klasik te fjales.

 

Marrim nje shembull, me nje buxhet sa ai i festivalit te Sarajeves mund te organizohen ne shqiperi nje festival nderkombetar ne muaj, duke e kthyer Tiranen dhe Shqiperine realisht metropol te kultures Ballkanike.

 

Eshte e pafund lista e festivaleve qe mund te organizohen, filmike, teatrore, muzikore, folklorike, arte vizuale, fotografike, etj.

 

Eshte nje fat gjithashtu qe ne kushtet e mungeses se nje strategjie kombetare lidhur me kete, inisiativa private kane arritur te krijojne disa aktivitete te rendesishme ne agenden europiane te kultures si Tirana International Film Festival, Festivalin e Teatrit Butrint 2000, Bienalen e Tiranes, Festivali i kenges lirike Marie Kraja, etj.  Eshte fat gjithashtu qe shteti shqiptar i ka mbeshtetur keto aktivitete qe gjithsesi kane mbajtur vulen e “Ministrise se Kultures” duke u bere keto aktivitete ambasadoret me te mire te kultures shqiptare.

 

Shkrirja e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve me Ministrine e Turizmit perkon plotesisht me hipotezen e nje politike agresve per sa i takon organizimit te festivaleve qe mund ta kthenin Tiranen dhe Shqiperine ne kryeqender te artit dhe kultures ne ballkan

 

Perfitimet e nje politike agresive per sa i takon festivaleve rezultojne te kene nje rikthim pozitiv jo vetem nga pikpamja e reputacionit por edhe nga ajo ekonomike.

 

Ne qoftese behet i mundur krijimi i nje festivali ne muaj, pra 12 festivale e vit me nje buxhet total prej rreth 2 milion euro, ne te cilet do te jene te ftuar rreth 300 vizitore per festival, pra rreth 3600 te ftuar ne vit te cilet do te shpenzojne minimalisht rreth 300 euro sherbime, konsum, dhurata etj., atehere normalisht mund te parashikojme nje fature pozitive prej afro 1 milion euro e cila do te shlyente nje pjese te investimit shteteror.

 

Per te gjithe ata qe shifra te tilla si 2 milion euro u duken te egzagjeruara, mund ti konfirmoj se me te gjithe hermetizmin qe mbreteronte ne ambjentet e festivalit te siperpermendur te Sarajeves, flitej per nje buxhet qe varionte nga 2 deri ne 4 milion euro. Pra nje shifer teper serioze per nje aktivitet nje javor ne nje vend si Bosnja e cila doli me nje ekonomi mjaft te demtuar nga lufta, ndersa mund te konsiderohet minimale per nje investim qe do te shtrihej ne harkune nje viti ne nje vend si Shqiperia.

 

Per skeptiket e numrit te te ftuarve besoj se nje shifer prej 3500-4000 vizitoresh nuk eshte aspak e egzagjeruar perkundrazi modeste po te marim ne konsiderate perseri festivalin e Sarajeves i cili pret ne harkun kohor te nje jave me shume se 700 te ftuar te cileve u ofron fjetjen dhe ngrenien.

 

Duhet theksuar ketu qe qyteti i Sarajeves ka rreth gjysmen e banoreve te Tiranes.

 

Vetem ne Tirana International Film Festival kane aplikuar ne kete edicionin, rreth 800 autore nga gati 70 vende te botes, shifer kjo qe po perseritet dhe konsolidohet nga viti ne vit gje qe tregon nje konstante interesi nga te huajt per festivalin por dhe per vendin tone.

 

Nje tjeter kontribuese ne kete buxhet mund te jete Bashkia e Tiranes si perfituese nga pikpamja e reputacionit dhe ajo ekonomike.

 

Duhet investuar shume githashtu qe biznesi shqipetar te gjeje atraksionin pikerisht ne keto aktivitete.

 

Ajo qe te bie ne sy ne shqiperi eshte fakti i pamohueshem i dinamikes ekonomike ne krahasim me vendet e tjera te rajonit. Investimet evidente private jane pasqyrim i nje fuqie financiare te konsiderueshme e cila shume mire mund mundt te luaje rolin e partnerit me shtetin ne mbeshtetje te strategjive dhe politikave kulturore.

 

Kjo mund te  realizohet nepermjet stimulimit qe mund ti krijohet botes se biznesit qe sponsorizon art dhe kulture duke mire interpretuar ligjin e shume perfolur te sponsorizimit i cili nuk arriti asnjehere te krijonte lehtesirat fiskale te premtuara per ata investitore private qe realisht kane mbeshtetur financiarisht jeten kulturore dhe artistike ne vend.

 

Gjithsesi une jam koshjent per pamundesine e dhenies se solucionit rreth problematikes se siperfolur nepermjet nje apo disa artikujsh. E rendesishme eshte qe nje argument i tille mundt te provokonte nje diskutim me te gjere dhe te zgjonte nga gjumi institucionet shteterore rreth alternativave kulturore, per te realizuar sa me pare dhe me efikasitet integrimin e kesaj shoqerie me realitete kulturore europiane.

 

Ushqej shpresen ne mundesine e kultivimit te nje populli qe ndjek me me kersheri festivalet sesa kongreset dhe pleniumet politike, “People of Pestival”

 

Ne fund do te ftoja ne sensibilizimin e te gjitha institucioneve shteterore, ekzekutive, lokale, shoqatat dhe fondacionet, boten e biznesit dhe te medias te mbeshtesin jeten kulturore dhe artistike ne vend ne sherbim te krijimit te nje kulture te qendrueshme per nje shoqeri qe tenton prej vitesh te dale nga tranzicion i tejzgjatur ku poltika ka qene dominante dhe pak politike eshte bere.

 

Te dashur miq,

bashkangjituni peticionit per te mbrojtur Tirana Internacional Film Festival.

 

Jepni kontributin tuaj per te duke firmosur dhe mundesisht duke shprehur konsideraten tuaj rreth ketij festivali e rendesise qe festivalet dhe aktivitetet kulturoro artistike kane ne pergjithesi.

 

Ju ftojme te reagojme se bashku ndaj prepotences se individeve qe jane ne krye te institucioneve per te ndihmuar dhe ofruar linfen vitale per jeten artistiko kulturore jo per ti thare e shkateruar ato. 

 

 ILIR BUTKA

 


PETICION

Festival People Groups
TIFF Yahoo Groups
Short Film Elite
Festival Petition Blog


TIFF
Tirana International Film Festival
P.O. Box 8361
Tirana, Albania
http://www.tiranafilmfest.com
info@tiranafilmfest.com

Version: 
Create a group - Google Groups - Google Home - Terms of Service - Privacy Policy
©2008 Google