Google Groups no longer supports new Usenet posts or subscriptions. Historical content remains viewable.
Dismiss

Lajme: KOSOVAPRESS 27 Prill 1999 (2)

5 views
Skip to first unread message

TRABOINI

unread,
Apr 28, 1999, 3:00:00 AM4/28/99
to
____________ALBANEWS: Albanian News and Information Network_________
Archives: http://listserv.acsu.buffalo.edu/archives/albanews.html
____________________________________________________________________
KCC (Kosova Crisis Center) http://www.alb-net.com/
Kosovapress http://www.kosovapress.com/
US Information Agency http://www.usia.gov/kosovo/
KOSOVA-INFO http://www.kosovainfo.com/
Kosova Information Center http://www.kosova.com/
_____________________________________________________________________

-------> Want to help the people of Kosova?? <-------

"Vendlindja Thœrret"/"Homeland Calls"
United States: Phone: 1-718-563-7083
For bank accounts around the world visit:
http://www.alb-net.com/kosovahelp/fight.htm
_____________________________________________________________________

KOSOVAPRESS
Agjencia Shteterore Informative
Lajmet ditore date 27 Prill 1999 (2)
-----------------------------------


Demonstratë e madhe e shqiptarëve të Amerikës

Washington DC, 27 prill (Kosovapress)
Komuniteti shqiptar i amerikës organizoi sot një demonstratë
masovike para Shtëpisë së Bardhë dhe Kaptol Hil-it. Demonstrata
u organizua nga Liga Qytetare shqiptaro-amerikane dhe Fondi "Vendlindja
thërret". Demonstratën e udhëhoqi Joe Dioguardi
dhe moto e kësaj proteste ishte njohja e Pavarësisë së Kosovës, dërgimi
i forcave tokësore dhe ndihma Ushtrisë Clirimtare të
Kosovës si të vetmes forcë që me sukses po i kundërvihet
makinerisë luftarake serbo-sllave. Këtë demonstratë e
përshëndetën dhe u solidarizuan me të një numër i madh i
kongresistëve dhe senatorëve amerikan.

Filloi rekrutimi i 33.000 rezervistëve amerikan.
Me kërkesën e Sekretarit të Mbrojtjes Z. William Cohen dhe me aprovimin
e Presidentit Bill Clinton, sot filloi mobilizimi
i 33.000 rezervistëve amerikanë të cilët në momentin e duhur
do të dërgohen në hapësirat ballkanike, gjegjësisht në Kosovë.
Ky mobilizim është indikativ dhe shpresëdhënës se ndër agjendat
e politikës ushtarake të Aleancës është edhe dërgimi i
trupave tokësore.

Një helikopter "Apache" gjatë ushtrimeve të djeshme
u rrëzua në rrethinën e Tiranës.
Pentagoni në një anë, dhe Wesly Clarck në anën tjetër,vlerësuan
se edhe përkundër motit dhe terenit të pa përshtatshëm
helikopterët janë të gatshëm për veprim, pritet vetëm aprovimi
i Presidentit Clinton dhe urdhëri i Gjeneralit Clarck.

Shefi i Shtatmadhorisë Britanike deklaroi:
Bilanci i deritashëm i sulmeve ajrore të NATO-s mbi
bazat ushtarako-strategjike është ky: 474 sulme kundër
227 objekteve, shkatërrimi i 9 nga 17 fushat ushtarake
të aviacionit jugosllav, 71 hangar ku mbaheshin aeroplanët
ushtarak, janë shkatërruar 70 aeroplan ushatak serb dhe
9 sisteme raketore strategjike të sistemit tokë-ajër, 20 ura hekurudhore
dhe automobilistike, 6 prej 9 urave qendrore mbi
lumin Danub.

Robin Kuk deklaroi:
Bashkësia Europiane miratoi 7 sankcione të reja kundër
jugosllavisë ndër të cilat embargo e naftës bhe bllokimi i
të gjitha llogarive bankare serbe dhe të Millosheviqit, të
familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Duke folur për
mediat serbe dhe sulmet e NATO-s mbi to, Robin Kuk vuri në
dukje se të gjitha mediat zyrtare serbe, Millosheviqi i ka
shëndrruar në pronë private të tij dhe familjes së tij përmes
së cilave fsheh të vërtetën dhe fabrikon gënjeshtra.
E vërteta e vret Millosheviqin njëjtë sikurse edhe bombat.

Mihajllo Mihajllov:
Profesor Universitar në Nju Jork, disidenti politik nga
ish-Jugosllavia titiste, akuzoi përëndimin dhe NATO-n për
neglizhencë dhe zvarritje të konfliktit si dhe deklaratat e disa
zyrtarëve përëndimor në zgjedhje të kompromisit me Jugosllavinë
e mbetur duke theksuar se Kosovës i takon indipendenca dhe se
është marrëzi që shqipatrët të kushtëzohen në një bashkëjetesë
me serbët të cilët terrorizuan dhe po terrorizojnë popullin
shqiptar.
Mihajllo Mihajllov ka vuajtur dënimin një kohë në burgjet
jugosllave me Z. Adem Demaçi.


E vranë pse nuk doli nga shtëpia e tij

Pejë, 27 prill (Kosovapress)
Terroristët serb, u kanë dhënë ultimatum fshatit Fushës e
Pejës, për t’u larguar nga Kosova. Mehmet Bajraktari nga ky
fshat ka kundërshtuar që të largohet nga shtëpia e tij. Më këtë
rast terroristët serb të uniformuar e vrasin atë në prani të
familjes, ndërsa familjen e deportojnë në Mal të Zi. Disa
familje të tjera të këtij fshati janë strehuar në Novergjan të
Pejës.

 
Forcat serbe lanë pas vetës vetëm shaktërrime

Malishevë, 27 prill (Kosovapress)
Dje nga Lladroci në drejtim të Tërpezës komuna e Malishevës,
kanë lëvizur forcat serbe me makineri të rëndë lufte; 9 tanke,
1 autoblindë etj. Dje në të njëjtin drejtim ka lëvizur edhe
këmbësoria serbe, me katër automobila, dy kamion, një xhip të
blinduar etj. Në kohën kur ishte shkaktuar rrëmujë në radhët e
armikut, ushtarët e kompanisë "Ali Zogaj", zhvilluan konfrontim
të armatosur me ta më ç’rast plagosën disa ushtarë serb.
Pas tërhqjes së djeshme nga Lladroci forcat serbe kishin lënë
disa mina të kurdisura nëpër dyer të oborreve e të shtëpive.
Prej tyre katër ishin vetëm në lagjen e Madhe të cilat edhe u
çmontuan. Kur armiku, këtu erdhi para një muaji, prapa la
shtëpi të djegura, bagëti të vrara, të therrura, e të ngordhura,
plaçkitje demolime, shkatërrime e granatime.
Ushtarët tanë në rrënojat e një shtëpie kanë gjetur të vrarë,
plakun 70 vjeçar nga Seniku Sahit Tahir Halitajn.

U asgjesuan disa banda terroriste

Istog, 27 prill (Kosovapress)
Në komunën e Istogut dhe në atë të Pejsë për çdo ditë
ndodhin vjedhjet, plaçkitjet e shtëpive të shqiptarëve. Edhe në
këtë gjendje barbarie, UÇK-ja po vepron me njësitet e veta
guerile nëpër të gjitha fshatrat. Njësite gueril i Policisë
Ushtarake i UÇK-së gjatë një vëzhgimi të terrenit, hasi në një
band plaçkitëse serbe, në rrugën Istog-Vrell, saktësisht në
fshatin Sercë, në lagjen e Rexhajve, me çrast e shkatërruan
bandën serbe prej katër pjesëtarëve. Përkundër numërit të
madh të ushtrisë e policisë vrastare serbe që arriti aty, njësiti
falë shkathtësisë dhe njohjes së terrenit u tërhoq me sukses të
plotë.
Një numër i madh i personave nga këto banda plaçkitëse janë
nga fshati Lubozhdë, serbë të cilët kanë humbur çdo gjë
njerëzore.
Njësitet guerile të Brigadës 133, po veprojnë ditë e natë dhe
armikut po i shkaktojnë dëme të konsiderueshme në teknik e në
njerëz. Mbrëmë njësiti gueril në rrugën Vrellë-Banjë e
shaktërroi një band serbe, e cila po plaçkiste e po digjte
shtëpitë shqiptare. Me atë rast mbetën të vrarë 8 terroristë serb.
Po ashtu njësiti komando i kësaj Brigade në qytetin e Pejës,
bredna disa ditëve ka asgjesuar disa gurpe të paramilitarëve të
Arkanit.


Aksione të suksesshme të UÇK-së në komunën e Gjakovës

Gjakovë, 27 prill (Kosovapress)
Dje, rreth orës 11.30, në fshatin Skivjan, në një aksion të
furishëm të një njësiti të Brigadës 134 të ZO të Dukagjinit,
është vrarë Zoran Gariq, punëtorë i sigurimit shtetëror serb.
Sot, policët dhe paramilitarët serb, në orët e hershme të
mëngjesit përzunë nga shtëpitë e tyre nga fshati Korenicë.
Burimet tona njoftojnë, se një numër i madhë i tyre janë
fëmijë, gra e pleq. Sipas deklaratave të të dëbuarve, policia
serbe ka marrë djemtë dhe burrat e këtij fshati dhe fati i tyre
nuk dihet ende. Supozohet se në mesin e tyre ka edhe të vrarë.
Nga të shtënat automatike në Lagjën e Vjetër në Gjakovë, ku
kanë gravituar të zhvendosurit thuhet se ka mbetur i vrarë një
shqiptar. Janë konfirmuar emërat e katër të vrarëve para katër
ditëve në Gjakovë. Ata janë: Teki, Agim dhe Fehmije Deda
dhe Bajram Krasniqi.
Sot janë djegur fshatrat Korenicë, Racaj, Baba i Bokës dhe
shumë shtëpi në Lagjën Bllku i Ri në Gjakovë.


Përparime të mëdha të UÇK-së në brezin kufitar
 
Junik, 27 prill (Kosovapress)
Sot duke filluar që nga orët e para të mëngjesit, në rajonin ku
vepron Grupi Operativ III, kanë filluar luftime të rrepta në mes
njësiteve të UÇK-së dhe forcave ushtarako-policore terroriste
serbe. Luftimet po zhvillohen në vijën e frontit "Guri i gjatë",
Zhare, Koshare, Shkozë.

Forcat serbe që në ballafaqimin e parë kanë pësuar humbje të
mëdha, duke lënë në fushëbetejë shumë të vrarë e të
plagosur, por edhe braktisje të pozicioneve të tyre. Më këtë rast
njësit tona konfiskuan një bateri të minahedhësve 82 mm dhe
armatime e municione të tjera.

Ndërsa mbrëmë janë zhvilluar luftime në regjionin e "Gurit të
gjatë" në Zhare, më ç’rast armikut i është asgjësuar një njësit i
snajperistëve. Përpos ushtarëve të vrarë të armikut ushtarët
tanë zunë një ushtar serb rob të quajtur Tahiroviq Shefkija. Në
këto luftime u dalluan njësit e komandos, njësiti alpinist i
komandos u ballafaqua me forcat elite serbe, duke i shkaktuar
atyre viktima në regjionin e "Gurit të gjatë".
Forcat e UÇK-së sot në orët e pasditës kanë shkatërruar
karakollën 7 korriku (7 julli), në pjesën rrugore
të vijës kufitare.


Wesli Clark:
- Fushata ajrore e NATO-s do të intesifikohet edhe më shumë.
- Ne po fitojmë Millosheviçi po humb

Bruksel, 27 prill (Kosovapress)
Samiti i Washingtonit, ka konfirmuar vendosmërinë e shteteve
anëtare të aleancës për vazhdimin e operacioneve ajrore
kundër forcave të "RFJ-së".
Këto qëndrime të NATO-s janë rishprehur sot edhe nga
Komandanti i Forcave të NATO-s për Evropë, Gjenerali Wesley
Clark, i cili ka paralajmëruar se edhe përkundër intenzitetit të
shtuar të sulmeve ajrore të forcave të aleancës, ndaj atyre
jugosllavo-serbe, në të ardhmen ky intenzitet do të shohet
edhe më shumë.
"Liderët e NATO-s, në Samitin e Washingtonit, kanë kërkuar që
të intensifikohet fushata ajrore dhe ajo do të intensifikohet
edhe më shumë", ka theksuar sot Gjenerali Clark, në
konferencën për shtyp, të mbajtur në Bruksel.
Ai sot ka elaboruar dhe ka paraqitur rrjedhat e deritashme të
sulmeve ajrore, kundër forcave ushtarake, policisë speciale
dhe atyre paramilitare si dhe ndaj strukturave, objekteve të
tyre.
Shkatërrimi i dalëngadalshëm, por sistematik, e bënë
komandantin e NATO-s, shumë optimist se makineria e luftës e
Millosheviqit, dalëngadalë do të gjunjëzohet.
" Ne po fitojmë. Millosheviçi po humb dhe ai e di këtë", ka
qenë optimist Wesly Clark, për rezultatin e fushatës ajrore të
trupave të tija ndaj atyre të Millosheviqit. Mirëpo, ai nuk ka
qenë në gjendje që të parashikoi se edhe sa kohë do të
mposhtet makineria e Millosheviqit.
"Nuk mund të parashikoi se edhe sa kohë, forcat e Millosheviçit
do të qëndrojnë", ka thënë Clark.
"NATO-ja nuk mund të humb. Millosheviçi nuk mund të fitoi"
ka qenë bindës gjenerali amerikan i forcave të NATO-s për
evropë dhe ka shtuar "Ne po fitojmë Millosheviqi po humb".
Prishja e pothuajse të gjitha urave në Kosovë, nga aeroplanët
e NATO-s me qëllim të prerjesë së të gjitha rrugëve të
mundshme për lëvizje dhe zhvendosje të forcave
jugosllavo-serbe, megjithatë sipas Wesley Clarkut, nuk do të
paraqiste problem për tërheqjen e automjeteve ushtarake. " Ai
do t'i parkonte ato dhe të tërhiqte trupat (ushtarët dhe policët)
nga Kosova" ka thënë Clark, duke sqaruar mënyrën teknike të
tërheqjes së forcave të Millosheviqit nga Kosova, pasi që ato
do të mposhteshin nga forcat e NATO-s.

____________________________________________________________________
ALBANEWS Site of the Day: "Yahoo! Full Coverage of Kosova"
http://headlines.yahoo.com/Full_Coverage/World/Kosovo/
____________________________________________________________________
ALBANEWS is not affiliated with the Albanian Government, the Kosova
Government, any association or organization, nor any information or
news agency. Reports, articles and news items from various sources
are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE purposes only.
Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT necessarily reflect
the views of the owner and the co-owners and/or moderators, nor any
of their host institutions. ALBANEWS does NOT guarantee the accuracy
of the reports, articles and news items distributed via the list.
____________________________________________________________________
ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can be contacted at:
ALBANEWS...@listserv.acsu.buffalo.edu

0 new messages