*Tung:*
**
*Nje lajm interesant ne lidhje me Teuta Koco (Soprano) i pasuar nga
AlbMuzika.com*
**
*Cdo te mire,*
**
*Gjoni*
*
___________________________________________________________________________ _____-
*
**
*Te dashur miq, *
*Ju lutemi t'ia kaloni kete mesazh te gjithe te njohurve tuaj ne New York. *
*Sopranoja e re shqiptare ka nevoje per sa me teper mbeshtetje nga publiku
shqiptar atje.*
**
*Radio AlbMuzika
*
Nese faqja e meposhtme nuk hapet sic duhet klikoni ketu
<http://www.albmuzika.com/interviste_teuta_koco.htm>
http://www.albmuzika.com/interviste_teuta_koco.htm
<http://www.albmuzika.com/interviste_teuta_koco.htm+>
**
*Kontakt <http://kontakt.htm/>*
*Projekti Ynė <http://albmuzikafond.htm/>*
*Ndihmoni <http://dyqani.htm/>*
*Info <http://info.htm/>*
*Alb-Shop <http://albanianstore.htm/>*
28 Janar 2006
*Teuta Koēo, mbesa e Tefta Tashko Koēos kėndon nė New York
*Recital nė Carnegie Hall tė Premten e ardhshme, 3 Shkurt, Ora 20:00
Nese faqja e meposhtme nuk hapet sic duhet klikoni ketu
<http://www.albmuzika.com/interviste_teuta_koco.htm>
http://www.albmuzika.com/interviste_teuta_koco.htm
<http://www.albmuzika.com/interviste_teuta_koco.htm+>*
**
[image: Teuta Koco]
*Teuta Koēo*
*
Teuta Koco ėshtė sopranoja e re shqiptare qė me zėrin e saj do nderojė
komunitetin shqiptar nė New York nė daten 3 Shkurt 2005. Teuta nuk ėshtė
thjesht njė soprano shqiptare, ajo ėshtė gjithashtu vajza e dirigjentit tė
mirėnjohur shqiptar Eno Koēo dhe pa harruar patjetėr, mbesa e Tefta Tashko
Koēos. Tradita e vjetėr muzikore e familjes Koēo merr trajtė moderne
nėpėrmjet zėrit tė Teutės dhe aktiviteteve tė saj. Zėri i saj udhėton nga
sallat e Francės tek filmi hollivudian qė ajo po xhiron momentalisht nė
Londėr dhe sė shpejti nė Carnegie Hall nė Nju Jork. Me kėtė rast, Teuta Koēo
na akordon njė intervistė ekskluzive tek Radio Albmuzika. Ju ftojmė qe tė
ndani disa ēaste kėnaqėsie me sopranon e re shqiptare.
*Teuta, mirė se keni ardhur tek Radio AlbMuzika. Njihemi me punėn e gjyshes
si dhe tė babait tuaj por do dėshironim tė dinim se kush ėshtė Teuta? *
Teuta ėshtė vajza e Enos, mbesa e Teftės, keshtu qė ardhmja ime ishte paksa
e vendosur qė nė fillim. Gjithashtu unė jam njė vazjė qė u rrita gjysmėn e
jetės nė Shqipėri dhe gjysmėn tjetėr nė Angli, dhe shumė vendime tė jetės si
pėr shembull pėr tė kėnduar, i mora vetė. Pra ishte fati im qė tė kėndoj
duke patur parasysh traditėn muzikore nė familjen time por nė tė njėjtėn
kohė ishte edhe zgjedhje e imja. Njė kompleks ose bashkim gjėrash ėshtė
Teuta, diēka e trashėguar dhe dicka e krijuar nga unė vetė.
*Ju momentalisht jeni nė Londėr ku po realizoni njė film tė njė karakteri tė
veēantė. Mund tė na tregoni pak mė tepėr rreth kėtij projekti? *
Eshtė film i njė opere, i 'Flautit Magjik' tė Moxartit. Eshtė film i vėrtetė
nė kuptimin e fjalės. M'u desh tė bėja konkurse tė shumta pėr tė marrė rolin
e "First Lady" ose tė Zonjės sė Parė dhe ėshtė njė film qė realizohet nga
njė regjizor dhe aktor i famshėm hollivudian, Kenneth Branagh. Gjithashtu
incizuam operėn nė Abbey Road Studios qė ishte njė fat i madh pėr ne
muzikantėt, nėn dirigjimin e James Conland, po ashtu njė emėr tjetėr i
njohur Amerikan. Momentalisht jemi ende nė fazė provash dhe nė datėn 18
Janar fillojmė filmimin. Eshtė njė eksperiencė krejt e re dhe jemi tė gjithė
tepėr tė lumturuar nga ky projekt. Filmi xhirohet nė Shepherton Studios ku
janė filmuar 'James Bond' dhe filma tė tjerė tė famshėm. Gjithnjė duke
qėndruar nė lidhje muzikore patjetėr, sepse ėshtė njė film i operas.
*Ju sė shpejti, nė datėn 3 Shkurt do tė jeni pranė publikut Njujorkez
nėpėrmjet njė recitali nė Carnegie Hall, njė nga sallat mė tė famshme
botėrore. Do donim tė dinim pak mė tepėr rreth kėtij recitali... si u krijua
mundėsia, pėrse nė New York dhe ēfarė shpresoni mė konkretisht prej kėtij
recitali? *
Recitali, ashtu si shumė gjėra tė mira nė jetė erdhi papritur. Bėra njė
konkurs nė Manchester ku fitova njė ēmim dhe m'u dha mundėsia qė tė
shpenzoja njė sasi parash nė njė shtet jashtė Anglisė, duke m'u hapur kėshtu
mundėsia tė provoja shansin tim si kėngėtare jashtė Europės. Zgjodha njė
konkurs tė muzikės kontemporane nė New York dhe dėrgova njė CD me tė cilin
kalova fazėn e parė. Pėr fazėn e dytė m'u desh tė shkoja nė New York dhe
pėrfundova nė finale ku fitova ēmimin e dytė. Pjesė e ēmimit ėshtė njė
recital nė 'Weill Recital Room' ne Carnegie Hall. Kėtė recital e ndaj me
fituesen e ēmimit tė parė, Helena nga Suedia dhe gjatė gjithė pėrgatitjes sė
recitalit nė Amerikė mė kanė mbajtur mend si shqiptare. Pra i gjithe
publiciteti ėshtė bėrė si soprano shqiptare gjė qė mė gėzon pa masė, duke
patur parasysh qė vitet e shkollės i kam kaluar nė Angli.
<http://www.albmuzika.com/img/Teuta_Koco_Poster.jpg>
Kliko per te zmadhuar <http://img/Teuta_Koco_Poster.jpg>
*Dihet qė Nju Jorku ėshtė njė qendėr e vertetė e diasporės shqiptare nė
botė, dhe patjetėr qe ju i prisni ata nė sallė. Ēfarė shpresoni prej
publikut shqiptar atje? *
Shpresoj sė pari tė ketė publik....(Qesh) E di qė pėr mua do ishte shumė
nostalgjike tė takoja shqiptarė tė tjerė nė New York, ku nuk kam asnjė tė
njohur. Prindėrit e mi do mė shoqėrojnė gjatė kėtij recitali dhe shpresoj qė
tė mbahet mend si eksperiencė si nga mua por edhe nga familja. Eshtė njė
lloj krenarie pėr mua dhe pėr familjen time duke patur parasysh qė ėshtė
falė babait tim qė unė studiova kanto.
*Ēfarė pėrmban recitali? *
Recitali pėrmban sigurisht muzikė kontemporane meqė vetė konkursi ishte i
tillė. Do ketė pjesė nga kompozitorė Anglezė si William Walton, Nicolas
Small dhe Thomas Ades. Por kėndoj gjithashtu edhe muzikė kontemporane
shqiptare tė kompozitorėve Aleksander Peēi, Vaso Tole, Shpėtim Kushta dhe
pėrfundoj me njė duet me sopranon tjetėr. Do ketė gjithashtu edhe pak muzikė
Amerikane nga Bernstein meqė jemi nė New York . Recitali do zgjasė rreth
40-45 minuta dhe do kombinojmė me sopranon tjetėr me tė cilėn e ndaj kėtė
recital.
[image: Carnegie Hall]
Carnegie Hall ne New York
*A nuk do tė ishte mirė qė njė ditė tė realizohej njė regjistrim modern i tė
njėjta kėngėve tė kėnduara nga Tefta Tashko... por kėtė radhė tė kėnduara
nga ju? *
Po, mė ka shkuar nė mendje dhe jam e sigurt qė babait tim i ka shkuar edhe
mė tepėr nė mendje. Do ishte njė ide shumė e mirė por si gjithmonė, problemi
ėshtė tek sponzorizimi. Inēizimet nuk janė as tė lira dhe as tė lehta. Do
duhej qė tė bėhej saktė dhe duhet zgjedhur repertori dhe studioja korrekte
pėr nje projekt tė tillė. Tė them tė drejtėn kam patur shumė impenjime kohėt
e fundit qė kur kam pėrfunduar studimet dhe realizimi i njė albumi tė tillė
me kėngė shqiptare ėshtė nje lloj luksi pėr mua nė kėtė periudhė tė jetės
sime.
Teuta, ju kendoni nė Francė, Angli dhe sė shpejti nė New York . Po nė sallat
e Shqipėrisė kur do t'ju shohim?
Kur tė mė ftojnė... Kam bėrė dy koncerte orkestrale me babain. Mendoj se
kėtė vit mund tė ketė njė lloj bashkėpunimi tjetėr. Pas nje letre qė i
shkruajta Z. Zhani Ciko kam marrė njė pėrgjigje shumė tė ngrohtė ku ai
shprehte dėshirėn e tij pėr tė mė ftuar.
*Pra jeni e hapur pėr Tiranėn... *
Po , Patjetėr!
*Sė fundi, kur do kemi kėnaqėsinė t'ju shohim nė sallat kinematografike, pra
kur do tė jetė gati filmi "Flauti Magjik"? *
Mendoj qė do dalė midis fundit tė 2006 dhe fillimit tė 2007!
Teuta, ju falenderoj pėr kėto momente kėnaqėsie qė na keni dhėnė nėpėrmjet
kėsaj interviste dhe ju urojmė suksese nė recitalin e Nju Jorkut si dhe nė
karrierėn tuaj muzikore.
Shumė faleminderit edhe juve dhe njė 2006 tė mbarė!
------------------------------------------------------------------------
[image: Degjoni Intervisten tek Radio
AlbMuzika]<http://www.albmuzika.com/radioalbmuzika.ram>
Degjoni Intervisten e Plote tek Radio
AlbMuzika<http://www.albmuzika.com/radioalbmuzika.ram>
*________________________________________________________________________*
*AlbMuzika.Com
*
<http://index.html/> <http://religion.htm/>
<http://albaniaphotos.htm/><http://albmuzikafond.htm/><http://comments.htm/>
<http://albanianstore.htm/> <http://links.htm/>